Kthehu   DForum > Kulturė > Kulturė dhe Letėrsi / Kultur und Literatur

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #1  
Vjetėr 04.06.2006, 13:03:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard

TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - KODIKĖT E SHQIPĖRISĖ

Dr. Shaban Sinani

Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi 888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon Vladimirit (Durrės). Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit mesjetar nė Korēė.
Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė gjuhėn greke i peshkopit tė Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Nė vitin 1886 njė studiues francez (P. Batiffol) pėrshkroi shkurtimisht nė njė katalog 16 kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe bibliotekat e kishės ortodokse tė Beratit. Batiffol, i cili u ankua nė artikullin e tij se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė dorėshkrime tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė Shqipėrisė: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artė i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atėherė, nė listėn botėrore tė letėrsisė sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se njė dyzinė dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės nga kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike, duke pėrfshirė edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qė gjendej nė Shqipėri.
Kodikėt e Shqipėrisė janė njė fond me rėndėsi botėrore pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtė"). Kėto kodikė kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė (prej shekullit tė 6-tė - deri nė shekullin e 18-tė).
I shkruar vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s", pėrkthimi latin i Biblės sipas shėn Jeronimit tė Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike. Sipas dijetarėve bibliologė dhe paleografė, duke iu referuar teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i vonshėm se shekulli i 6-tė pas Krishtit. Ai ėshtė njė ndėr katėr kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn. Bashkėkohės me dorėshkrime tė tilla tė famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtė shkruar me germa tė derdhura prej argjendi, sipas vlerėsimit tė ekspertėve, "nė fletė tė ngjashme me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė prodhuar nga ngjeshja e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore, siē janė fletėt e papirusit". Por bizantologėt mendojnė se lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur germat ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, ėshtė zbehur. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Germat e aplikuara janė kapitale tė vogla (majuscule). Kapaku i dorėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime biblike, por duhet tė jetė disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" ėshtė shkruar nė stilin antik scripta-continuae, domethėnė pa ndarje tė fjalėve nga njėra-tjetra, pa thekse dhe shenja tė tjera tė veēimit tė fjalėve. Ai ėshtė vendosur nė njė sfond qė pėrmban zemra tė stilizuara. Nė brendėsi tė zemrave qė zbukurojnė fletėn gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden nė kufijtė e dy vijave paralele vertikale, qė kthehen nė kėnd tė drejtė horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjėzim i fatit vdekėtar-kalimtar tė njeriut. Bibliologėt mendojnė se ky motiv, qė rimerret edhe nė dorėshkrimet e mėvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtė) qė janė ruajtur nė Shqipėri, paraqet ekuilibrin shpirtėror tė individit.
Pėr herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus" bėhet fjalė nė "Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė gjendej nė kalanė e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr rrezikun qė i pati ardhur rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur ushtritė serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit. Sipas kėtij shėnimi, me kujdesin e njė murgu, njė nga parėsia e Beratit, "sė bashku me zonjėn konteshė", besimtarė tė denjė tė krishtėrimit, morėn pėrsipėr tė shpėtonin kėtė thesar, duke i fshehur nė njė kullė nė kala, pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė komandantėve tė ushtrisė sė huaj.
Nė shkrimet e botuara pėr "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite mė vonė, mė 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisė sė Beratit, nė artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - pėrshkroi me tė dhėna tė hollėsishme informuese dhe shkencore pėrmbajtjen e kėtij dorėshkrimi. Nė fakt, Batiffol ėshtė transkriptuesi i parė dhe madje pagėzuesi i kodikut mė tė hershėm tė Shqipėrisė. Qysh prej botimit tė katalogut tė tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologėt shqiptarė, nė studime tė krahasuara, mbėshtetur nė ligjet e ndryshimit tė fonetikės historike tė greqishtes nga antikiteti nė periudhėn e paleokrishtėrimit e mė kėndej, i kanė interpretuar nė njė semantikė tjetėr vlerat tingullore tė disa prej grafemave tė kėtij dorėshkrimi, pėr rrjedhim edhe tė pėrmbajtjes sė tij. Nga autorėt vendės veēohen pėr studime tė posaēme pėr kodikėt Theofan Popa, Ilo Mitkė Qafėzezi, Aleks Buda, Kosta Naēo.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artė i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-tė pas Krishtit) ishin dy prej veprave qė gjendeshin nė listat e objekteve tė shpallur "nė kėrkim" nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar (sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i menjėhershėm i dy kodikėve, vendosėn tė bėjnė ēdo sakrificė dhe tė mos e tregojnė vendndodhjen e tyre, nė ēfarėdo rrethane. Ato u fshehėn nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike. Pėr njė kohė, nė vitet qė pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė qytetit nė vitin 1968, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar.
Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, "Codex Purpureus Beratinus" u dėrgua pėr restaurim pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua njė riprodhim identik, plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Vetė origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetėgjatėsi, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, tė cilat ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
Nga ekspertimi prej specialistėve tė Universitetit tė Tiranės rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar nė "lėndė me natyrė shtazore", albuminoide, domethėnė nė pergamenė; kurse "Beratinus-1" nė "lėndė celuloidike me natyrė bimore", homogjenizuar pėrmes ngjeshjes sė fletėve tė papirusit njė mbi njė deri nė formimin e letrės sė shkrimit. Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, dy kodikėt e Beratit u dėrguan pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua restaurimi i tyre, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, kurse "Beratinus-2" nė 21 vėllime. Nga studimet e mėvonshme ėshtė konstatuar se tė dy kodikėt janė shkruar nė pergamenė (lėkurė keci e regjur dhe e ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua tė paraqitet jashtė vendit nė ekspozitėn "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, nė jubileun e madh tė 2000-vjetorit tė krishtėrimit. Brenda vendit ėshtė ekspozuar vetėm dy herė, me lejen e autoriteve mė tė larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet ndėr veprat themeltare tė letėrsisė ungjillore, si dorėshkrim me rėndėsi tė posaēme pėr kulturėn e krishtėrimit. Ai ēmohet gjithashtu pėr historinė e shkrimit, pėr vlerat evidente kaligrafike, si pėrmendore e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve.

“Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej tė ishte shkruar “me dorėn e shėn Gjon Gojartit”. Mirėpo Batiffol mendon se “nuk ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr njė vlerė mė tė rėndėsishme prej faktit se ėshtė shkruar nė njė periudhė kur lėnda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtė qė pėrmban kanė shmangie prej teksteve standarte. Kjo ėshtė arsyeja qė vetėm njė herė nė vit, njė pjesė e tij, mund tė lexohej nė meshė publike.
Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorėshkrime tė tipit "kodik", nė tė cilėt janė kopjuar gjatė 12 shekujve me radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr", ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Hapėsira iliro-biblike gjendet brenda asaj qė zakonisht quhet "hapėsirė biblike". Nė librat e shenjtė shėn Pali citohet tė pohojė: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit nė Illyricum". Faltoret e para tė krishtėrimit nė kėtė hapėsirė u ngritėn qysh nė mesin e shekullit tė parė pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
Nė hapėsirėn e iliro-shqiptarėve u formuan edhe disa personalitete qė themeluan letėrsinė e krishterė tė ritualit roman. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor "Ty zot tė lavdėrojmė" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shėn Niketa i Dardanisė (ose shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Europėn Perėndimore pas vitit 525 dhe ėshtė edhe sot njė prej vlerave kryesore tė krishtėrimit. Sipas burimeve serioze tė arkeomuzikologjisė, duke pėrfshirė ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndėrsa pėrkthimi i parė i Biblės prej hebraishtes nė latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit nė vitin 405, nga njė ilir tjetėr i shenjtėruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shėn Gjeri"). Shėn Niketa dhe shėn Jeronimi, qė pasuruan kulturėn e krishtėrimit tė Perėndimit, patėn bashkėkohės e pasues qė dhanė tė njėjtėn ndihmesė historike pėr pasurimin e letėrsisė sė krishtėrimit lindor, pėrmes pėrkthimeve nė greqishte tė vjetėr tė ungjijve nė dorėshkrimet e tipit "kodik".

"Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botės") dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė, kurse "Beratinus-2" pėrmban 420 fletė.
Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - pėr shkak tė germės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shekullit tė 9-tė. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katėr shembėllime tė ungjillorėve, nga tė cilat kanė mbetur vetėm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukės), kurse figura e Matheut ėshtė zhdukur. Figurat e ungjillorėve kanė korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathė dhe lule). Stilistikisht krahasohet me njė kodik qė ruhet nė Bibliotekėn e Petersburgut dhe qė u identifikua si dorėshkrim i shekullit tė nėntė nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".

"Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me rėndėsi edhe pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por dhe tė letrarėsisė nė pėrgjithėsi.
Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė zbuluar ("Kodiku i Vlorės", afėrsisht shekulli i 10-tė; "Kodiku i Pėrmetit", i shekullit tė 14-tė; "Kodiku i Shkodrės", i tė njėjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrės", i shek. tė 16-tė; "Kodiku i Fierit" - ose i shėn Kozmait, i fillimit tė shek. tė 19-tė). Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shekullit tė 12-tė e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė. Nė dorėshkrimet e dy shekujve tė fundit marrin mė shumė rėndėsi ēėshtjet laike. Nė njėrin prej kodikėve tė vonėt tė Korēės (shek. i 18-tė) disa prej problemeve themelorė qė zėnė vendin qendror janė: dallimi i tė urtit prej tė diturit; ē'mendojnė i urti dhe i dituri pėr Perėndinė; mendimi i tė diturit pėr fenė, amshimin dhe lirinė; mendimi i tė diturit pėr njeriun e mirė dhe virtytin.
Kodikėt e Shqipėrisė janė pėrmendore tė kulturės dhe qytetėrimit tė krishterė dhe mbajnė vulėn e hapėsirės biblike-ekumenike ku kanė jetuar shqiptarėt dhe tė parėt e tyre. Ato janė burim krenarie pėr bibliologėt, pėr njohėsit e shkrimeve tė shenjta e pėr kishėn, por edhe objekt studimi pėr etno-psikologjinė, pėr gjuhėn dhe teknikėn e shkrimit, pėr kaligrafinė, pėr artet e zbatuara figurative dhe pėr ikonografinė. Kodikėt janė enciklopedi tė vėrteta tė mendimit tė krishterė.

Dr. Shaban Sinani

Bibliografi:
1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kolė Popa, "Ekspertizė e kampionėve tė dy kodikėve tė vjetėr kishtarė", dorėshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorėshkrimeve tė kodikėve", ruhet pranė AQSH.
4. Liljana Bėrxholi, "Vlera e kodikėve mesjetarė dhe puna pėr evidentimin e tyre", botuar nė "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranė 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa tė dhėna pėr restaurimin e dy kodikėve mė tė vjetėr", dorėshkrim, Tiranė 2000, ruhet pranė AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikėt e Shqipėrisė dhe 2000-vjetori i krishtėrimit", nė "Media", 2000/6.


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Liora mė 2007-02-27 11:07 ]</font>
Mit Zitat antworten
  #2  
Vjetėr 04.06.2006, 13:04:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - EPOSI I SHQIPTARĖVE - KRESHNIKĖT

Dr. Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikėve, erdhi nė vėmendjen e studiuesve para njė shekulli. Ai u shfaq pikėrisht nė pėrmbyllje tė epokės sė Rilindjes Kombėtare, qė me tė drejtė ėshtė quajtur shekulli i “kultit tė epopesė”.
Letėrsia shqiptare lindi e u zhvillua pėr njė kohė tė gjatė si letėrsi heronjsh. Ata qė nuk e dinin se ekzistonte nė formėn tradicionale gojore eposi i kreshnikėve u pėrpoqėn tė krijojnė vetė “epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin si trashėgime orale. Mė pas pati pėrpjekje pėr rikrijimin e njė epopeje integrale, sipas modeleve tė poemave antike.
Nė eposin shqiptar, si nė ēdo epos tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė tė kujton mendėsinė e “Epit tė Gilgameshit”, ku njė ditė nė kohėn e hyjnive ėshtė sa njėmijė vjet nė kohėn e njerėzve. Heronjtė mitologjikė tė eposit shqiptar mbeten tė vdekur nė mejdan pėr njėqind vjet dhe kur zgjohen thonė: “paskam marrė nji sy gjumė”. Kur Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”. Nė epos ka vetėm tė shkuar tė largėt dhe tė papėrcaktuar. Koha nė pėrfytyrimin mitologjik nuk i bindet orės njerėzore.
Hershmėrinė e thellė tė eposit shqiptar e dėshmojnė dy tipare tė rėndėsishme tė figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njėra anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė autoktonisė - gjegjėsisht aloktonisė - sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Ato bashkėjetojnė e ndeshen, fitojnė e mposhten, kėrkojnė parėsinė dhe e mbrojnė atė. Cikli i Artridėve pėrmbyllet me dilemėn tragjike tė Orestit, qė duhet tė thyejė njė traditė e tė themelojė njė tė re: tė mbrojė tė drejtėn e atėsisė kundėr asaj tė mėmėsisė. Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtė" qė kėshillon flijimin e nuses nė urė tė kujton patriarkun, nė epos nuk ka patriark. Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit, nė raport me Omerin (ose "shtatė Omerat"). Nė njėrėn prej kėngėve Omeri duhet tė lirojė "babė e axhė" nga burgu i krajlit. Kėngėn rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky ėshtė rasti i vetėm kur shfaqet njė hije patriarku. Figurė qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave. Pas Omerit nuk ka mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashėgohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Zakonisht ėshtė thėnė se nė kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē ishin ligjet e administratės sė perandorisė. Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė shpėtuar njė epokė nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu mund tė flijohej i gjallė - siē ndodh me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, qė kėrkon natė pėr natė "ka 'i dash t'pjekun", natė pėr natė "ka 'i vashė tė re". Mundja e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė e pėrligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore, gjysmėtokėsore - Persefoni e kalon gjysmėn e vitit nėn tokė dhe gjysmėn mbi tokė- ktonike dhe uranike - qiellore), nė eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike tė botės shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė epin dhe pėrrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "tė bukurėn e dheut" (tė kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato tė lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike tė eposit shqiptar pėrkon me atė stad tė mendimit, kur nė letėrsinė antike helene "perėnditė zbritėn nga Olimpi", por, megjithatė, mbetėn figura tė rėndėsishme tė ndėrgjegjes sė besimit. Kjo ėshtė mė e vonėt se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, mė e hershme se ajo kohė kur perėnditė greke u bėnė pėr t'u pėrqeshur nė komeditė e Aristofanit.
"Dy kalendarėt" e kohės (jashtėkohėsisė) nė epos dhe nė historinė e jetės njerėzore lidhen me dallimet ndėrmjet pėrfytyrimit mitologjik pėr kohėn nė mendėsinė e lashtė dhe nė mendėsinė moderne. Njė prej fakteve folklorikė interesantė pėr kėtė ėshtė pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas, qė shihet si tipar universal i eposit. Nė eposin shqiptar, pėr tė treguar largėsi, zakonisht thuhet “nantė konaqe larg” ose "nantė vjet udhė". Kjo ngjan me idiomėn letrare tė eposit tė shumerėve, ku largėsia tregohet jo me njėsi tė hapėsirės, por me njėsi tė kohės: "Mė zuri shqiponja me kthetra tė hekurta,/ Dhe katėr orė nė lartėsi mė ngriti". Ose: "Shkuan mė tej, dy herė nga njėzet orė,/ Derisa nga larg dalluan njė cep toke". Pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas ka lidhje me atė shkallė tė zhvillimit mendor tė botės njerėzore, kur ende procesi i lėvizjes prej sė shkuarės nė tė ardhmen pėrfytyrohej si njėdimensional. Nė kėtė pėrmasė njėsoheshin deri nė padallim koha dhe hapėsira.
Kėto mendėsi tė njė stadi tė lashtė antik pėrbėjnė argumente artistikė parėsorė pėr debatin mbi burimin kohor tė eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre europianė tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antikė se tė atyre mesjetarė. Ekzistojnė njė varg argumentesh folklorikė nė favor tė njė pėrcaktimi kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve tek shqiptarėt, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit nė pėrballjen me dyndjet sllave.
Nė shkencėn sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve tė eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv tė shqiptarėve, dikur nga shekulli i 18-tė e kėndej. Disa nga dijetarėt vendės janė bashkuar nė mendimin se eposi shqiptar ėshtė "i periudhės bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohėn e krijimit tė "Digenis Akritas" tek grekėt. Kėto pikėpamje, herė hapur e herė tėrthorazi, herė me qėllime tė caktuara e herė nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtėzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose tė atij bizantin, e vonojnė mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.

Tė dhėnat e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor tė shqiptarėve tregojnė se eposi verior ėshtė krijuar nė njė periudhė zhvillimi divergjent. Kjo ėshtė periudha e ndarjes mė tė madhe etno-krahinore tė viseve shqiptare (Gegėri e Toskėri) - fakti ėshtė se nuk gjenden gjurmė tė eposit nė jug tė Shkumbinit. Kjo ėshtė periudha e ndarjes sė polifonisė nė jug prej homofonisė nė veri. Kjo ėshtė periudha e rotacizmit nė jug dhe e nazalitetit nė veri. Kjo ėshtė periudha e ruajtjes sė a-sė nė gegėrishte dhe e kthimit tė saj nė "ė" nė toskėrishte. Nga pikėpamja kulturore eposi ka lindur nė kohėn kur u vėrtetuan ndryshimet mė tė rėndėsishme dydegėshe tė kulturės shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do tė thotė se eposi ėshtė njė traditė e mbyllur folklorike nė veri. Ka shumė tė dhėna qė provojnė se cikli verior nuk ėshtė aq verior, sa tė mbetet i vetėveēuar. Motive themelore tė tij gjenden tė zhvilluara nė folklorin e viseve jugore nė formėn e rrėfimeve, pėrrallave apo legjendave.
Nga pikėpamja historike, eposi nuk mund tė lindė nė ēdo kohė dhe nga ēdo ngjarje. Vetė eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartėsve tė tij me popullsinė e ardhur nė Ballkan, mban vulėn e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e pėrjashton krijimin qysh nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur, duke paralajmėruar audiencėn se tė tjera gjėra ndodhnin “kur kem’ pas’ besė me krajli”. Nga njė kėrkim nė njė mėnyrė pak tendencioze mund tė hetohen edhe tė dhėna qė shfaqen si dėshmi tė njė rreziku qė vjen nga deti dhe qė nė nėnshtrat mund tė lidhet edhe me jehonėn e njė kohe tė pushtimeve romake. Kėto fakte e arsyetime lejojnė tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht nga karakteri i tij shumėshtresor, megjithatė, ekziston njė “kohė e parė”. Ajo pėrkon me shek. 7-8-tė, kur ndodhin proceset mė tė rėndėsishme divergjente tė brendshme nė kulturėn etnike, kur vėrtetohen shndėrrime cilėsore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (nė vend tė tė folmeve tė ngushta tė fiseve). Ky proces divergjence ishte pėrparimtar, sepse, duke ndarė koinenė kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencėn brenda tyre, njėsoj si kishte ndodhur nė antikitet me katėr dialektet e greqishtes. Pikėrisht nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen me dyndjet sllave nė Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv tė tyre.
Edhe tė dhėnat rreth nocionit tė njė hapėsire mitologjike nė epos janė favorizuese pėr kushtėzimin e burimit tė tij me periudhėn e kėtyre shndėrrimeve tė mėdha. Nėse studiuesi do tė vihej nė kėrkim tė njė “habitat-i” prehistorik tė botės sė personazheve dhe ngjarjeve tė eposit, tė njė "atdheu shpirtėror", tė njė "patria poesis", kjo do tė gjendej nė kultin e dheut tė tė parėve, nė mitin e vendlindjes, nė shenjtėrimin e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė atė kuptim qė gjermanėt e pėrdorin kėtė fjalė kur thonė "land". Ndonėse tė kufizuara, nė epos ka tė dhėna tė tilla me karakter etnoveēues, qė gjenden tė trashėguara nė botėn shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė me dallimin “tė vetėt - tė tjerėt”, qė ėshtė nga shenjat mė tė hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė. Ka tė ngjarė qė nė opozicionin “kreshnikė - shkje” ėshtė po ai opozicion qė gjendej tek grekėt e vjetėr nė formėn “helenė - barbarė”. Ndonėse mė shumė mund tė flitet pėr njė nocion landi, vendlindjeje, pėr njė Itakė shqiptare, sikurse ėshtė Moreja tek arbėreshėt (nė kėngėt historike, se pėr njė hapėsirė tė pėrcaktuar qartė, prapė vetėdija e njė atdheu qė i bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre "tė vetėt" del aty-kėtu. Eshtė me vend tė kujtohet se edhe nė eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhės, por ai nuk gjen prehje pa mbėrritur "atdheun e ngushtė", Itakėn.
Dėshmitė e pranisė sė kulturave tė vjetra antike nė lėndėn shqiptare, sidomos tė kulturės greko-romake, janė edhe dėshmi hershmėrie dhe fqinjėsie prej antikitetit. Lamberci argumenton se nė eposin verior ka "mbi 40 tema tė ngjashme" me ato tė kėngėve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcė a don gja") ėshtė si zgjedhja e Heraklitit. Nė njė kėngė tė njohur shqiptare Omeri i vogėl duhet tė lirojė "babė e axhė" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogėl) tek kėngėt akritike. Kėto gjurmė janė inkurajuese pėr tė shkuar drejt pėrfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke e parė nė lidhjet e tij artistike me gjithė folklorin e vendit, nuk ėshtė dhe aq verior dhe i kufizuar sa ėshtė paraqitur nėpėrmjet termit. Kėtu edhe gjeografia historike pak hyn nė punė.
Veēohet pėr nga rėndėsia shtresėzimi i eposit mbi bazėn e tipeve tė personazheve. Mė nė hollėsi duan vėmendje personazhet mitologjikė, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fėmijėrisė sė njerėzimit. Heronjtė kryesorė tė eposit (Muji) pėrfaqėsojnė kultin e fuqisė, sikurse Akili nė veprat homerike; kurse kalimi nė stadin e kultit tė diturisė - dinakėrisė (kulti i Odiseut) nuk ėshtė aq i vėrtetuar. Eposi shqiptar ka nė qendėr heroin e luftės, ndėrsa heroi i paqes, "heroi i dytė" - Halili - mė shumė anon nga kulti i bukurisė. Nė eposin helen Odiseu duhej tė mposhtte joshjet e aventurės dhe tė arratisė, duke qenė larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat menēurisht, kurse nė eposin shqiptar Halili ėshtė nė atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojė zemrat "devojkave" me hijeshinė burrėrore.

Dr.Shaban Sinani

Bibliografi:
1. Albert Lord, "The Singler of Tales", 1962.
2. Maximillian Lambertz, "Die Volksepik der Albaner", Leipzig, East Germany, 1958.
3. "Epi i Gilgameshit", 1999.
4. "Shah Name", pėrkthim i Vexhi Buharasė, dorėshkrim.
5. "Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar", 1-6.
6. Fatos Arapi, "Kėngė tė moēme shqiptare", 1986.
7. Berndardin Palaj - Donart Kurti, "Visaret e Kombit"-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, "Vargu i kėngėve tė kreshnikėve”, 1987.
9. Eqrem Ēabej, “Problemi i autoktonisė sė shqiptarėve nė dritėn e emrave tė vendeve”, 1958/2.
10. Faik Konica: "Shqipėria -kopėsht shkėmbor nė Europėn Juglindore", 1993.
11. Stavro Skėndi, “Albanian and South Slavic Oral Poetry”, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, "Morfologija skaskih",1958.
13. Shaban Sinani, "Mitologji nė eposin e kreshnikėve", 1998.
14. “Bernardin Palaj - opere”, Roma 1969.
15. Celentano. L. “Letteratura greca”, Napoli 1995.
16. Clarotti-Crussi, “Viaggio nell’epos”, Torino 1996.
17. Robert Elsie, “Albanian folktales and legends”, Tiranė 1994.
18. Vladimir Propp, “Ruskij geroiēeskij epos”, M. 1958.
19. Sigmund Freud, “Psicoanalisi dell’arte e della letteratura”, Roma 1993.
Mit Zitat antworten
  #3  
Vjetėr 04.06.2006, 13:18:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - KULTURA TRADICIONALE NĖ SHQIPĖRI

Prof. Dr. Andromaqi Gjergji

Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.

Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone

Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.
Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek.XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.
Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri, mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.
Gjatė shek.XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.
Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.
Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (kėngė mortore).
Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė herėshme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

Mite e besime popullore

Njė aspekt me interes i kulturės popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi tė pėrhapej ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė. Ungjillėzimin e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e krishterė ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė veēanta, si kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit (nė krahinėn e Shpatit), qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje fetare: disa pjesėrisht katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė Botėrore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė pėrzierje e traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e tė myslimanizmit.
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte sigurisht kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale (sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si “maja tė diellit”. Kėshtu, nė data tė caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė “kulti tė gjarpėrit”, veēanėrisht, pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet mbrojtės.
Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme. Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej, se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra shkatėrruese tė natyrės. Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qė mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera interesante nė mitologjinė shqiptare, qė nuk mund tė arrijmė t’i pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitė, syrin e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.

Arti fshatar e zejtaritė artistike

Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e fundit nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore tė vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan fetar e kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij sundimi tė huaj, etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit nė shumė fusha, si nė arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe e ndrydhėn pėr njė kohė artin vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė artet minore. Nė pamundėsi pėr tė trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim shkurtimisht vetėm pėr disa prej tyre.
Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit tė objekteve tė vogla prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės sė pėrditshme, aty-kėtu, u ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė zbukuronin krraba e kupacė, furka, boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė Dukagjinit, tė Pukės, tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e sidomos arka pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe sot admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė padyshim ikonostasi i kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i punuar nė fund tė shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta, ndėrthuren edhe figura kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme kristiane.
Punime tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane, dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė njė cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė, kapakė ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtėpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė shekujve XVIII-XIX, kanė punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata, koburesh, jataganėsh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo burri, nga tė cilat, njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje, ka shumė prej tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme (me tė rrahur, me tė derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me filigranė, qe ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve tė veriut se sa i atyre tė jugut.
Gratė fshatare nė Shqipėri, prej shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė ndryshme, qė shėrbenin qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė, peshqirė, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri, pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende tė tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur mani i bardhė.
Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg teknikash tė ndryshme pune, pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė karakteristika lokale, qė i bėnin punimet e njė krahine tė dalloheshin nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari tė mjeshtrave qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve tė kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė rasti i Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn 1373, si dhe tė tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.

Kostumet tradicionale

Veshjet popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė kulturės tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė elementėve, qė vijnė nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė njėkohėsisht edhe shprehje e marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė gjatė shekujve.
Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė: kostumi me fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun), sipėr kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te gjuri). Pra, nė Shqipėri, burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė formė pantallonash, por tė parat kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat. Pjesėt mė tė zbukuruara ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat shqiptarė mbanin edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.
Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin: kostumi me xhubletė (njė fund nė formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy futa tė vendosura mbi kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės. Pėr tė vegjėlit e tė rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė vishej thjeshtė e pa stoli, flokėt t’i mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos vishte rrobė tė kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike ishin tė pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me sa duket, kishte rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qė u atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte zbukurimi i kokės. Disa vjet pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej nga zbukurimet.
Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat mė tė mira. Nė veshjet popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė mund tė vishnin praptas ndonjė nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit, psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se pjesėt pėrbėrese tė veshjeve tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire. Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe “dalmatikės” ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė.

Prof. Dr. Andromaqi Gjergji
Etnologe
Mit Zitat antworten
  #4  
Vjetėr 04.06.2006, 19:52:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - KANUN E KUVEND

Dr. Shaban Sinani
Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.
Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt’ gur", "pėr kėt’ peshė", "pėr kėt’ bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

1. Barazia dhe Pabarazia nė Kanun

Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lėshojė n’dorė tė pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.

2. Mikpritja nė Kanun

Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtėpisė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.

3. Nderi nė Kanun

Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
"Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.
Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.

4. Besa nė Kanun

Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

5. Kanuni ose "Jus Albanicae"

Shqipėria qe e pushtuar pėr pesė shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nėnshtrojė. Nė shekullin e 19-tė nė Shkodėr funksiononte njė zyrė e veēantė, qė njihej me emrin "Xhibali", dhe qė kishte pėr detyrė tė hetonte se ku nuk pėrputheshin ligjet e perandorisė dhe tė sheriatit me kanunin, pėr t’u tėrhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund tė jetė e vetmja ndėr ato tė popujve ballkanikė qė mbeti si e drejtė paralele. I. Kadare, nė njė ese tė tij, figurativisht kėtė e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni ėshtė njė "opus finita" njė herė e pėrgjithnjė, ėshtė "njė botė e mbyllur". E. Ēabej, qysh nė vitin 1935, nė veprėn "Elemente tė literaturės dhe tė gjuhės shqipe", e pėrfshiu Kanunin nė antologjinė e vlerave letrare tė pėrzgjedhura pėr nevojat e shkollės. Nė kėtė parashtresė Kanuni gjithashtu do tė shihet si njė botė juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u pėrcoll nga brezi nė brez me tė njėjtin mekanizėm si gjuha apo folklori, si njė traditė orale, nė qarkullim tė shumėfishtė gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri nė dekadat e para tė shekullit qė jetojmė. Kjo ka shpjegimin e vet. Nė radhė tė parė, nuk duhet harruar qė e drejta zakonore e malėsisė pothuajse gjithnjė ka qenė njė e drejtė ilegale, qė nuk njihej nga pushtetet zyrtarė, sado kalimtare qė kanė qenė. Pėrveē kėsaj, kanuni mėsohej pėrmendėsh si njė trashėgim kulturor i madh, njėsoj siē mėsoheshin rapsoditė, legjendat, rrėfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndėrgjegjja juridike e malėsorėve, zgjedhja e pėrbashkėt e mėnyrės sė jetesės. Mbi bazėn e tij ndėrtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehėse tė bisedės nė odėn e miqve, i frymės sė pėrcaktuar tė procedurės dhe rregullave tė saj tė brendshme, duke dėshmuar qytetėrimin e popullit tonė, mbron historinė e sulmuar tė tij, pra, mbron tė drejtėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė lirė tė tij.
Njė popull qė e ka rregulluar me norma tė njėsuar bashkėjetesėn qė sė lashti, njė "popull me aftėsi tė shquara ligjvėnėse", siē do tė shprehej Kadareja; tregon se ai di tė vetėqeveriset, pa pasur nevojė tė marrė mėsime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizės. Shansi i tij mund tė jetė pėrpara.
Vepėr e pėrbashkėt e njė populli tė tėrė, e pėrvojės historike shumėshekullore tė tij, kanuni ėshtė lidhur ngushtė me emrin e njė duke tė pėrmendur tė arbėrve tė shekullit tė 15-tė, me emrin e Lekė Dukagjinit. Kronikat e kanė treguar atė si njė nga figurat e shquara tė qendresės antiosmane, prijės e komandant tė malėsorėve, bashkėluftėtar tė Skėnderbeut. Por edhe pa kėto cilėsi, pa trimėrinė dhe titujt e fisnikėrisė qė i atriubon historia, pa pjesėmarrjen nė luftėrat pėr mbrojtjen e trojeve arbėrore dhe vetėdijen e tė qenit arbėr, Lekė Dukagjini do tė mbetej njėsoj i lavdishėm nėpėr kohėra vetėm me atė nder qė i bėri populli duke preferuar nė vend tė anonimatit emrin e tij si autor pėr kanunin e malėsisė.
S’ka dyshim qė as Lekė Dukagjini dhe as ndonjė individ tjetėr nuk mund tė kishte njė aftėsi tė tillė prej ligjvėnėsi, sa tė hartonte njė - asnjė fjalė tjetėr nuk do tė ishte kuptimisht e mjaftueshme - njė univers tė tėrė juridik, lakonik e tė kompletuar, siē ėshtė kanuni i malėsisė. Shumė-shumė, ai mund tė ishte njė Gjeēov i pesė shekuj tė shkuar, por njė Gjeēov qė e sistemoi me gojė e jo me shkrim tė drejtėn arbėrore. Ajo u pėrcoll nga njė shekull nė tjetrin si njė testament juridik. Nė mesjetė, nė epokėn e qendresės sė madhe ndaj perandorisė otomane, ndoshta u bė normimi i parė i saj, duke e ngritur atė mbi kanunet me pėrdorim tė ngushtė krahinor. Integrimi politik i arbėrve pėrballė rrezikut tė pėrbashkėt sigurisht e lehtėsoi kėtė proces.
Njė karakterizim lakonik i ka bėrė kanunit gjuhėtari i shquar E. Ēabej, nė njė nga punimet e tij mė tė hershme, pikėrisht nė tekstin "Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe", botuar mė 1935. Nė kėtė libėr ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lėnė edhe ky njė vepėr dorėshkrim mbi kanunin. Pas kėtij dijetari burimi i kanunit duhet kėrkuar nė ligjet gjermane tė Langbardėve, tė cilat hyjtėn nė Shqipėri me anėn e Venetikut. Mirėpo ne jemi tė mendimit se nga ekzistenca e gjurmėve tė forta tė kanunit nė Labėri na del njė vatėr e re e kėtij ligji nė Shqipėrinė Jugore. Me kėtė del i besuarshėm njė burim mjaft i vjetėr dhe shqiptar i kėtij kanuni. Pėrveē kėsaj ky kanun duhet krahasuar, besojmė, jo vetėm me ligjet gjermane tė Italisė, por edhe me ligjet e popujve tė Ballkanit".
Pėr herė tė parė kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua nė shqip prej at Shtjefėn Gjeēovit nė vitin 1933. Gjeēovi ishte njė prelat i shquar i kishės romane, prift i urdhėrit franceskan, qė jetoi midis malėsive tė veriut dhe ishte nė kontakt me veprimin e sė drejtės sė kanunit mbi marrėdhėniet nė shoqėri. Kanuni kishte pushtet jo vetėm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishėn, sido qė tė pjesshėm. Gjeēovi kishte kulturė tė shėndoshė filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai pėrktheu vepra tė letėrsisė botėrore nė shqip dhe shkroi letėrsi origjinale vetė. Ishte njė prej koleksionistėve tė parė tė gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit tė tij nuk dihet. Kanuni i Lekė Dukagjinit u pėrkthye fillimisht nė gjuhėn italiane, pastaj serbisht, frėngjisht, rusisht, anglisht dhe nė ndonjė gjuhė tjetėr.
Mit Zitat antworten
  #5  
Vjetėr 04.06.2006, 19:53:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE – LETĖRSIA SHQIPTARE

Prof. Jorgo Bulo

Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit, pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmane, duke u kthyer nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe ortodoks nė jug.
Reforma protestante gjallėroi shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendėse kur prifti Gj. Buzuku solli nė shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė bėjė pėr shqipen atė qė bėri Luteri pėr gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė 1555, mbahet deri mė sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli i pėrpunuar i gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė rezultat i njė tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė qė nuk njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme se vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė paktėn nga shek.XIV:
E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili nė njė relacion latinisht shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim nė librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi tė vecantė jane: njė formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli i Shėn Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve s’duhet tė kenė qenė vetėm tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet humanisti M. Barleti, i cili nė librin e tij “Rrethimi i Shkodrės” (1504) pohon se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė shkruara nė gjuhėn e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e gjuhėve nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u ndėrpre. Gjatė shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma “E mbėsuame krishterė” (1592) e L. Matrėngės, “Doktrina e krishterė” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) tė P. Budit, shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe njė fjalor e lėndė folklorike, traktati teologjik-filozofik “Ēeta e Profetėve” (1685) i P. Bogdanit, mendja mė universale e mesjetės shqiptare.
Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton me origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, astronomisė, pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me veprėn e tij tė shkruar me njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė kthesė nė historinė e letėrsisė shqipe.
Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė anonim prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re”. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė tekstit integral tė “Dhjatės sė Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit (1830-1895), nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė bazat pėr krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me liturgjinė nė gjuhėn e tyre.
Ndonėse nė kahje tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e madhe qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė Akademi e shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes sė shqipes.
Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė, ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t’i vėnė gardh islamizmit, bėn tė domosdoshme edhe pėrdorimin e gjuhėve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn dhe arumanishtja e shqipja pėr mėsimin e greqishtes, kurse nė shtypshkronjėn e saj u shtypėn edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė disa elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari ndėr ta, Teodor Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas dėshmive tė profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė mbeti e pabotuar, nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje pothuajse nga tė gjitha degėt e shkencės filozofike. Nė tė ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit, ishte formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab. Autorė tė saj si: N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh Mala, e tė tjerė, trajtuan nė veprat e tyre motive tė huajtura nga letėrsitė orientale, shkruan mevludė e divane me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo shkollė nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė zhvillimet e pastajme letrare.
Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor tė Shqipėrisė nė shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga autorė vendės vepra tė shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė pikturės ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) tė cilėt vazhduan traditėn e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Nė fushė tė artit islam mund tė pėrmenden kryesisht ndėrtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i gjente shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit shtetėror, gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi individualiste dhe regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, pėr pajosė me njė vetėdije kombėtare tė pazhvilluar, por me njė shpirt rebelimi spontan. Nė kėtė situatė historiko-kulturore nisi tė merrte jetė njė lėvizje e organizuar mendore dhe letrare qė mori emrin Rilindja Kombėtare Shqiptare. Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje tė ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199), lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė romaantizmit perėndimor.
De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė stilin e rapsodive shqiptare: “Kėngėt e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skėnderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin e pėr kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin etnografik. Veprat e tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me zakonet dhe mendėsinė e saj karakteristike, si dhe dramėn shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i panėnshtruar ra nėn zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė individit dhe tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė qė mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė hollė, ja ē’ėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė klimėn politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė klimėn letrare tė romantizmit kalabrez.
Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (“Bagėti e bujqėsia”, 1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verės” 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė (“Histori e Skėnderbeut” 1898) njė poemė epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (“Tehajylat” - Ėndėrrime) dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve.
Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė frymėn e “Bukolikėve” e “Gjeorgjikėve” tė Virgjilit, ai nė poemėn “Bagėti e bujqėsia” u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut duke i thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke shprehur nostalgjinė e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies shqiptar. Nuk ėshtė ēudi qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė sė osmanėve, nė Stamboll, tė pėrjetonte aq thellė fatin e atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė, i japin forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin poetik tė shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike tė Frashėrit njė dimension human e filozofik universal. Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes “Lulet e verės”, janė lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr kohėn qė ikėn dhe s’kthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė zemrėn e njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė njė poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike, mistikėn helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I ndodhur nė kryqėzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perėndimore, N. Frashėri i tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa shtypur natyrėn e tij shqiptare. Kultura dhe qytetėrimi perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė veprės sė Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė veprėn e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi ishte pėrfaqėsuese e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė ngrohtė nė vendet ballkanike si Shqipėria, sepse u sillte popujve tė kėtij gadishulli idetė e kryengritjes frėnge dhe idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė nacionalizmit modern. Njohės i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė ardhmen e kombit tė vet “tė lindėte andej nga perėndon”. Romantizmi i Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janė pjella e Francės.
Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė shqiptarėve dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen nė rendin e njė gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė modelin e ligjėrimit tė shqipes popullore.
Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell nė romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N. Mjedės dhe A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit nė letėrsinė shqipe.
A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave botėrore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė sentimentalizmi tė vonuar (F. Postoli), as recidive tė romantizmit.
Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi njė poemė tė pėrmasave tė eposit kombėtar (“Lahuta e malėsisė”) ku paraqet me frymė romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik, luftrat e malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve. Prift i urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė italiane, Gjergj Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i kulturės shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollė, dramaturg e pėrkthyes, veprimtar aktiv i jetės kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė” me rreth 17.000 vargje, e shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė shqiptarėve, ėshtė njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė shqiptare, njė mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh tė malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė malėsisė, njė afresk i gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė qė pikėson nė qendėr tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e jetės sė tij nė rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės e shquan njė pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė visari i shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i japin gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
Pėrmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymė fetare, e paraqesin Fishtėn njė poet tė hollė lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar satirik tė papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė pėrmenden prej tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė klasicizmi tė vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara nė veprėn e disa shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur tė formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij pėrshkohen nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe pozitėn tragjike tė individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet e veprės sė tij janė njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė shqiptare.
Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit tė Migjenit theu tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe duke sjellė njė stil e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai ėshtė nga reformatorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, shkrimtari i parė i nadh modern shqiptar.
Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet lirik brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me mendim tė thellė e muzikalitet magjepsės (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrės” 1937.
Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), nė librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skėnderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos burrė shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė shek. XX.
F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė gjimnazin grek tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė Universitetin Harvard tė Bostonit (SHBA).
Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u dorėzua prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe ortodokse aautoqefale shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas fitores sė njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i qeverisė jetėshkurtėr tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit ēifligar nė dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e pakthim tė mėrgimit, tė cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik. Ditėt e fundit tė jetės i mbylli nė SHBA, ku u vendos pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr Evropė si emigrant politik.

Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i frymėzoi atij njė cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė librin “Album”. Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik “Izraelitė dhe filistinė”, duke dashur tė aktualizojė legjendėn biblike nė pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Pėrktheu nė shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve botėrorė O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė tjerė.
Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me pėrkthimet mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol themelor nė zhvillimin e shqipes moderne.
Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė vet, Shkodrės (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti ėshtė njė magjistar i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit nė njė prozė magjepsėse (“Netė shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatės” 1944).
F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės shqipe, intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė kulturėn shqiptare.
Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e Konferencės sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin shqiptar nė kufijtė e sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė e njohur, prej sė cilės trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė pėrkatėsie elitare, qė e manifestoi fort nė jetė dhe nė krijimtarinė e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, qė u kthye nė njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi njė vit shkollėn jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė Stambollit, kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė Universitetin e Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe i disa gjuhėve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej tė huajve “njė enciklopedi qė ecėn” dhe u bė pėr kulturėn shqiptare modeli i intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė rini lėvizjes kombėtare, por, nė kundėrshtim me frymėn mitike idealizuese e romantizante tė Rilindjes, solli nė tė frymėn kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme tė idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.
Themeloi revistėn “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londėr 1902-1909), qė u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe kritik letrar, ėshtė veē tė tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Njė ambasadė e Zulluve nė Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpėra” (1924), si dhe i veprės historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, qė u botua pas vdekjes sė Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perėndimor. Publicistika dhe proza e tij janė model i njė shqipeje letrare tė pėrpunuar dhe i njė stili elegant.
Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretėsise Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat e tij u sollėn nė Shqipėri nė vitet e fundit.
Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprėn e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė shqiptarėve tė mėrguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet pėrmes shtypit klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare. Krijimet e kėsaj letėrsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste kėngėsh partizane. Autorėt e saj qenė luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim masiv. Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i tė gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanėr pa traditė, doli ne krye tė procesit letrar.
Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion tė thyer, me poetikė tė hapur dhe me njė nėnshtresė filozofike, qė buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitė historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonė”, 1955) dhe komedia (S.Ēomora “Karnavalet e Korēės” 1961).
Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda kornizave tė realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, pėrtej kėtyre kornizave, krijuan vepra me njė frymė opozitare tė nėnkuptuar dhe me njė domethėnie universale.
I. Kadare (1936), me poezinė (“Pėrse mendohen kėto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozėn e tij (“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” 1963; “Kėshtjella” 1970; “Kronikė nė gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohės dhe pėrtėriti letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e integrojnė atė nė rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare, njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, tė pėrjetuara me njė qėndrim filozofik tė shprehur herė hapur e herė pėrmes gjuhės sė Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore tė shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit artistik tė shkrimtarit, janė paraqitur nė veprėn e tij si shprehje e identitetit kombėtar, e vitalitetit tė kulturės shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor i qėndresės e i mbijetesės sė tij historike.
Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinė kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė vjen nga pėrzierja e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė evropiane njė aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė me koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė rezonancė mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga pėrpunimi i thellė krijues i fondit tė traditave tė lashta popullore, mesazhi i prozės dhe i poezisė sė Kadaresė fiton njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė notė humane universale.
Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinė provinciale dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė shqiptare.
Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua vepra e Kadaresė, ka ndihmuar t’i gėrryhen themelet regjimit totalitar nė Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysė kėtyre proēeseve.
Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj, si njė prej shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė letėrsisė botėrore dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi mė eminent nė botė i kulturės shqiptare.
Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė grotesk. (“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erėrave tė dikurshme” 1964, “Njerėz tė krisur” 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhėtoj i menduar” 1985 dhe “Lypėsi i kohės” 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.

Prof. Jorgo Bulo
Literatura:
1. Historia e letėrsisė shqipe I, II (Botim i Institutit tė Historisė e tė Gjuhėsisė tė Universitetit tė Tiranės, Tiranė, 1960.
2. Historia e letėrsisė shqiptare (Botim i Akademisė sė Shkencave) Tiranė, 1983.
3. E.Ēabej. Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė, 1994
Mit Zitat antworten
  #6  
Vjetėr 04.06.2006, 23:26:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard

TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - TEATRI
Andon Qesari
Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re).
Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare Mė 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxėnėsve te shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit. Mė 1899, u dha nga njė grup shkollor nė Korēė, vepra e Shekspirit, “Otello”..
Nė vitin 1875, Sami Frashėri (1850-1904), botoi nė turqisht dramėn me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepėr u botua nė shqip mė 1901. Pas kėsaj, mė 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Kėshėndellave”. Mė 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Ēifutit”, Franēesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shėn Franēeska e Azisit”, mė 1909.
Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, mė 1912, shkroi “Fe e Kombėsi”. Po kėshtu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefėn Gjini, Mihal Grameno, pėr tė ardhur tek Andon Z.Ēajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeē Dhėndėr”, “Pas Vdekjes”.
Nė vitet e para tė shekullit XX, krijohen shoqėri apo klube, qė zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labėria”, mė 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” nė Delvinė, mė 1909, Shoqėria e grave “Ylli i Mėngjesit”. Do tė vinė mė vonė autore si Haki Stėrmilli, mė 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikėri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
Duhet nėnvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandėr Moisiu (1879-1935). Pavarėsisht, se aktiviteti i tij teatror i pėrket nė pjesėn mė tė madhe skenave gjermane, ėshtė fakt i pamohueshėm, qė ai trashėgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet mė tė mira, si forca e temperamentit, zėri i tij i artė, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndėr krijimet e tij mė tė spikatura, janė: “Hamleti”, kufoma e gjallė; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gėtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
Nė fushėn e regjisė, nė kėto vite spikat regjizori i parė protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinė Dramatike Muzikore nė Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, etj., tė cilėt mė pas, do tė ishin pionierėt e parė tė teatrove profesioniste nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė e gjetkė.
Gjatė viteve 1941-1945, periudhė e Luftės II Botėrore, nė Shqipėri u dallua mė tepėr, ai qė quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, nė fillimet e veta, pati njė natyrė improvizimi, pra, pa njė tekst me bazė dramaturgjike. Mė vonė, dhe pikėrisht, mė 1943, nė Prill, kemi melodramėn “Vėllavrasja” tė Zihni Sakos dhe mė vonė, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Ēaēit.
Nė qytete, nė kėtė kohė, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” nė Tiranė, apo grupi i Gjirokastrės, Durrėsit. Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes., Karakteristikė e kėsaj periudhe, ėshtė edhe “Teatri i burgut”, me njė protagonist si Besim Levonja qė mė vonė, do tė bėhej shumė i njohur, me pjesėt “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Pėrfaqėsues tjetėr i teatrit tė burgut ishte Gjikė Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formėn e njė organizimi mė tė plotė.U hodhėn bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombėtar .Pas ēlirimit, kėto grupe tė formacioneve partizane, do tė shndėrroheshin ne teatrot e para profesioniste tė vendit tonė, si nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Durrės dhe mė vonė, nė Vlorė, Elbasan, etj.
Teatri pas luftės, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin mė tė madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritėn nga jashtė kuadrot e parė, me tė vėrtetė profesionistė, si regjizorė dhe aktorė, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorėt: Kadri Roshi, Lazėr Filipi.
Gjatė kėsaj periudhe, lindėn dramaturgėt e parė profesionistė, si: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Lėvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli.
Hapja e shkollės sė parė pėr pėrgatitjen e aktorėve, qė nė fillim u quajt “Shkolla e Lartė pėr Aktorė Aleksandėr Moisiu” dhe mė vonė, “Fakulteti Skenik pranė Akademisė sė Arteve”, hapi njė epoke tė re nė interpretimin teatror. Gėrshetimi i eksperiencės sė aktorėve me pėrvojė, me aktore te rinj , qė sapo kishin mbaruar shkollėn si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatė kėtyre viteve, krahas dramaturgjisė kombetare e cila mori njė hov sasior dhe cilėsor ku mund tė pėrmenden: vepra si “Toka Jonė”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi nė Plazh”, “Karnavalet e Korēės, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Fijet e Natės”, “Kėneta”, “Shtėpia nė Bulevard”, “Mbi Gėrmadha”, “Fisheku nė Pajė”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunė nė skenė edhe kryevepra tė letėrsisė botėrore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigė e Dashuri”, “Shumė Zhurmė pėr Asgjė”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet ’90, ndikuan edhe nė fushėn e teatrit si ne nė organizimin e vet, edhe nė drejtim tė metodės sė shkrimit tė dramaturgjisė. U bene perpjekje nga autorė tė rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botėrore edhe alternative tė reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private.

Andon Qesari, Artsit i Merituar
Aktor, regjisor pranė Teatrit Kombėtar
Pedagog pranė Akademisė sė Arteve
Mit Zitat antworten
  #7  
Vjetėr 04.06.2006, 23:27:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - MUZIKA SHQIPTARE

Prof. Dr. Zana Shuteriqi
Folklori muzikor pėrbėn njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftė.
Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte tė ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janė pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė, kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur, ēka dhe shprehet nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn e vet nė njė ndarje specifike, qė lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr, Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe etnomuzikologėt e ardhėshėm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime mė tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė “Familjes Lela”, prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė “Laver Bariut”, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.

Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika – Pėrmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqėria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata Tirana – Tiranė, Kastrioti – Krujė, etj.

Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė. IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.
Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).

Muzika profesioniste paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995) argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale, pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969), qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare. Gjatė viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.

Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė kompozitorėve shqiptarė.

Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit. TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.

Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike “Jordan Misja”, qė me kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier, Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv, shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit tė Muzikės Bashkėkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativėn e Seksionit shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės, inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare (organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e Pallatit tė Kulturės; etj.

Muzika e lehtė shqiptare bėn pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas. Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh, kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės alternative.

Prof. Dr. Zana Shuteriqi
Mit Zitat antworten
  #8  
Vjetėr 04.06.2006, 23:28:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - KINEMAJA SHQIPTARE

Abdurrahim Myftiu
Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Sallat e para tė kinemave si institucione publike u ngritėn me iniciativė private pas Luftės I Botėrore, nė qytetet Vlorė, Korēė, Tiranė, Shkodėr, Berat.
Filmat e parė u bėnė nga tė huajt; ata qenė kronika. Kronika e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė ėshtė ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qė sanksionoi Alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike tė Europės apo SHBA, si dhe nga amatorė.
Menjėherė pas Luftės II Botėrore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila mė pas u shndėrrua nė Ndėrmarrje Shtetėrore Kinematografike Shqiptare (1947), kohė kur u bė shtetėzimi i plotė i rrjetit tė sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalė dhe nė maj 1948 u shfaq kinokronika e parė shqiptare. Nė njė vend me pėrqindje tė lartė tė analfabetizmit nė vitet ‘40-’50, shteti i dha rėndėsi shtimit tė numrit tė sallave dhe aparateve lėvizės, si dhe importit tė filmave kryesisht nga vendet e Europės Lindore, Franca e Italia.
Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudios “Shqipėria e Re” (1952). Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovietik Luftėtari i madh i Shqipėrisė – Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės). Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė Fėmijėt e saj, film i shkurtėr, punė diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).
Vitet ’60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundė pushtuesve fashistė e nazistė (1939-44) dhe nga reformat e viteve tė para pas Luftės. Bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.
Nė vitet ’70, me shkurtimin drastik tė importit, si rezultat i politikės sė izolimit tė ndjekur nga shteti nė fushėn e kulturės,u shenua njė rritje tė ndjeshme tė prodhimit, nga 5-6 filma artsitikė nė vit nė fillim tė periudhės, deri nė 8-10, pėr tė arritur nė 14 nė vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bėnė filmat e parė pėr fėmijė, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndėr filmat e saj pėrmendim Beni ecėn vetė, 1975); kinokomedia e parė Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bėnė filma historikė e muzikorė; po zhanri mė i pėlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas tė tjerėve bėnė filma njė brez i ri regjisorėsh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muēaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikė edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).
Nė fund tė periudhės dhe sidomos nė vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės II Botėrore. Nė ekran u afirmuan regjisorė tė tjerė me filma si Ballė pėr ballė (1979, regj. K. Ēashku e P. Milkani), Dora e ngrohtė (1983, regj. K. Ēashku), Agimet e stinės sė madhe (1981, regj. A. Minga), Kohė e largėt (1983, regj. S. Pecani), Tela pėr violinė (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Nė vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarė u stabilizua nė rreth 20-40 nė vit, dhe pati tipare tė thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri nė 16 filma nė vit.
Krijimtaria kinematografike, e pėrqendruar nė njė kinostudio dhe nė TV Shqiptar, qe fryt i bashkėpunimit tė organizuar nga shteti mes kineastėve, regjisorėve tė tė gjitha brezave, shkrimtarėve, piktorėve, kompozitorėve, aktorėve, dhe industrisė kinematografike. Deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare. Nė fund tė viteve ’80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje e kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetėruar.
Nė vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve ’90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt.
Shkollimi i kineastėve shqiptarė nisi nė vitet ’50 nė vendet e Europės Lindore; mė pas, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u bė mė jashtė vendit, por brenda vendit, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė, ose me specializime nė Kinostudio.
Kritika dhe studimet pėr kinemanė u zhvilluan disi krahas rritjes sė prodhimit, kryesisht nga vetė kineastėt apo nga gazetarė. Revistė e posaēme ka qenė nė vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi sė botuari nė fillim tė viteve ’90. Nė Qendrėn e Studimeve tė Artit tė Akademisė sė Shkencave historia e kinemasė shqiptare studiohet nė njė departament tė veēantė.
Deri nė fillim tė viteve ’90 kineastėt kanė qenė tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė; mė pas ata u veēuan dhe formuan Shoqatėn e Kineastėve Shqiptarė.
Arkivi Shtetėror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipėria e Re”, nė vitet ’90 u bė institucion mė vete. Ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit.
Qė prej vitit 1976 nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative, njė vit pėr filmin artistik, e njė vit pėr filmin dokumentar e vizatimor. Nė vitet ’90 festivalet janė organizuar njė herė nė pesė vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithė prodhimin e pesė vjetėve, 10 filma artistikė, 27 dokumentarė, 14 vizatimorė. Nė prodhimin e viteve ’90 vazhdon tė ndjehet tipari i thellė social, preokupimi i artistėve pėr problemet e shoqėrisė, nė veēanti tė lidhura me dukuritė e reja tė periudhės sė tranzicionit. Njė numėr filmash kanė stigmatizuar totalitarizmin. Nė kėtė festival, pėr herė tė parė u shfaqėn prodhime tė kineastėve shqiptarė nga trevat e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė dy festivalet e fundit (1995, 2000), pėrveē ēmimeve tė tjera, u dhanė edhe ēmime tė karierės, tė cilat u fituan nga regjisorėt Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorėt K. Roshi e S. Pitarka.
Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetėm kohėt e fundit jane bere dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetėr, forcat krijuese janė tė shumta dhe entuziaste, tė ēliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e pėrqendruar, si dhe me iniciativė private pėrherė nė rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara, dhe sė ardhmes nė ndėrtim e sipėr.
Mit Zitat antworten
  #9  
Vjetėr 04.06.2006, 23:29:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


ARKITEKTURA SHQIPTARE NĖ SHEKUJ


Trashėgimia arkitektonike sa e larme pėr nga gjinitė, po kaq e herėshme nga fillesa dhe e gjerė pėr nga kohėzgjatja, pėrbėn njė pasuri tė rėndėsishme pėr historinė e popullit tonė.

Fillimet e arkitektures nė vendin tonė i shėnon banesa prehistorike (deri nė shek 5 p.e.s.), e zbuluar nė Dunavec (vendbanim buzė-ujor palafite) qė i takojne neolitit tė mesėm, dhe nė Maliq qė i takojne neolitit. Banesa ndėrtohej mbi njė platformė druri qė mbėshtetej mbi hunj tė ngulur vertikalisht nė taban. Nė Dunavec janė gjetur 87 hunj tė tillė tė shpėrndarė nė mėnyrė tė ēregullt. Ndėrtimet palafite janė pėrdorur nga ilirėt pėr njė kohė tė gjatė qė pėrfshin dhe tėrė periudhėn e hekurit.
Banesat prehistorike kane qene tre tipesh: 1- Banesa te futura krejtesisht ne toke, si ne Cakran – Fier ;
2- Banesa gjysėm nėntoke, pėrsėri nė Cakran; 3- Banesė mbi tokė qė ėshtė zakonisht njė kthinėshe

Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara, si nė zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe nė zgjidhjen planimetrike. Duke ndryshuar funksionin nga strehime tė njė faze para urbane, nė qendra tė vėrteta urbane fortifikimet pėsojnė evolucion nė zgjidhjet dhe format arkitektonike, si dhe nė tekniken e ndėrtimit. Kėto ndėrtime pėrbėjnė dhe prologun e fortifikimeve antike.

Arkitektura gjatė shekujve 5-1 p.e.s.

Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje periudhe lulezimi. Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir. Krahas qyteteve koloni, ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore, rrethore dhe patkoi. Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit, fortifikimet kane nje fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes: kurtinat, kullat, hyrjet, te cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar. Muratura e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure te thyer, te latuar, dhe te parapregatitur

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret. Nga ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik. Ky sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe per qendrat e themeluara prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes, vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter. Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit, ndersa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.

Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e qendres. Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja, theatri, tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet – skela si Dyrrah dhe Aulona, sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete te ndryshme.
Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni, Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal. Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni, si banese me peristil. Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te mbuluar. Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise, ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur. Ne rrenojat e nje shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e Durrėsit e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar.

Ndėrtimet Shoqėrore jane treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures se antikitetit.
Ne Apolloni, Orik, Buthrot etj tempujt zene pikat dhe dominuese duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit. Por ka dhe raste kur tempujt jane jashte qyteteve qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.
Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot. Kemi dy tipe tempujsh: me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetem ne balle (me ante).

Shėtitorėt. (stoa) gjate periudhes antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik te qytetit. Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona, te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per mesim. Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.

Teatrot e kesaj periudhe njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi, ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare. Teatri me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar si pjese te skenes, me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife.Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500 spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues. Me i vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.

Stadiumet. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s. Ky stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me blloqe guresh gelqerore.

Arkitektura nė shekullin 1-5 e.s.

Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e meparshme; fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit. Por me pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Skodra etj, ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.
Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore, por teknika e ndertimit nen pushtimin romak, arriti ne nje nivel shume te larte.
Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni
Nga fillimi i shekullit te 6, ne periudhen e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndertohet nje hipodrom, dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete, u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.
Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara. Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim pervec se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te re qendres. Ne formulimin e qendres shtohen monumente te reja si: odeoni, biblioteka, buleuterioni etj. Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit, 1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura, dhe e zbukuruar me mozaike.

Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut, i ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit, ne formen e eklipsit, ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi. Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares. Arena ka forme eliptike, ndersa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.

Ne qender te qytetit te Apollonise jane gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli i qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.
Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik, te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike, si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qendren e Dyrrahut ku termat shquhen per nje arkitektonike te persosur.

Ndėrtimet e hershme tė kultit kristian

Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire Ilirine nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen. Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i madh dhe me i larte, dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja behej nga ana me e gjate. Brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.

Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.

Ndėrtimet me planimetri qėndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte ndertimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri, me simetri qendrore rrethore, katrore, poligonale ose bashkim te tyren. Ketu aksi vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.
Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal, duke qene me i madhi me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me diameter 13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. Dy radhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen.

Arkitektura nė shekujt 7-15

Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikuar edhe nga faktore te rinj dhe te ndryshem te kohes.
Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine, ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas. Gjate mesjetes se hershme dhe te mesme, kemi gjini te ndryshme arkitektonike, duke filluar nga banesat, ndertimet mbrojtese, ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.
Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara, dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto vende, per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare. Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete periudhe, dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te qyteteve. Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur.
Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere, i perkasin shek.13-14. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara, keshtjella te ngritura si seli e feudalit, per qellime ushtarake, si pika vrojtimi te rrugeve etj. Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja, Gjirokastra etj. Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre: qytetin e poshtem, te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.
Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke, ne mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike. Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht. Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatlinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve, u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena. Ne ndertimet e tij, Ali Pasha, perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj. Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte, Sul etj, ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar, nga format e rregullta gjeometrike, kullat, frengjite per topa dhe elementet dekorative.
Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19, jane madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem, ato jane me gure te latuar, trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.

Ndėrtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipologji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder, Kruje, Berat, Elbasan dhe Kanine. Me interes eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat, qemeret, harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror, i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole, prezenca e portikut, vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie. Ne anen e jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit tė Krishterė trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te reja arkitektonike.
Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere. Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. Kishat me vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e vecanta bazilika e Voskopojes.
Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje nefeshe, 2-Me strukture ne forme kryqi me kupolė, 3 -Bazilikat
Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe kemi trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe Athanas Zografi.
Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave, te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te pakta ndricimi.
Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale, ku cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit qe permbush. Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonografike jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise

Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar tė shek.15-19

Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi. Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht. Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia, nga pershkrimet e tij, qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati, Gjirokastra, Elbasani etj, qe u ruajt dhe gjate shek.18-19. duke marre fizionomine e tij urbanistike, qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues. Gjate shek.17, pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta. Pazaret e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit, si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat, medreset etj, pasuron me shume qendren e qytetit, por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe ēezme.
Shekulli 19 shenon njė rritje tė mėtejshme tė qytetit shqiptar. Ne ēdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe shkėmbimi. Nė urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli vėrehet njė ecuri e pa barabartė e cila karakterizohet nga shkallėt e ndryshme tė zhvillimit ekonomik, p.sh. nėqoftėse Elbasani, Gjirokastra, dhe Berati nė pėrgjithėsi nuk ndryshojnė tiparet urbanistike, Shkodra njohu njė proces zgjerimi, nė zonėn ku shtrihet sot, duke iu larguar kalasė e cila humb ēdo funksion nė mesin e shekullit tė 19. Rritje tė bujshme ka dhe Korēa, qendėr tipike zejtaro-tregtare. Nėqoftėse nė Shkoder qyteti u zhvillua pa plan, nė Korēė zgjerimi i tij u bė sipas njė plani, duke u shkėputur nga tradita mesjetare.
Qyteti i vonė shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dytė e shek.17, duke zgjidhur ēėshtjet kryesore tė tij, si shtrirjen e qytetit, vendosjen e qendrės sė tij, rrjetin rrugor etj. Kjo skemė u ruajt e paprekur nė arritjet e saj kryesore.
Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
-Qytete qė lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
-Qytete qė shtrihen nė terrene tė rrafshėt ose tė pjerrėt si Tirana, Kavaja, Elbasani .
Qytetet me keshtjella janė dhe qytetet mė tė lashta, por dhe mė tė zhvilluarat. Fillimisht qyteti ėshtė i lidhur me fortifikimin, por mė vonė me lindjen e varosheve, qyteti shtrihet jashtė fortifikimit.
Terrenet e aksidentuara janė dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerrėt ka ndikuar mjaft nė krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim tė detyruar, ku tė gjitha ndėrtimet i vishen faqes sė kodres duke krijuar ndėrtime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit pėrbėn njė problem nė kėtė rast. Ndėrtimet vendosen nė formė vargu si nė lagjen Mangalem tė Beratit, ose kanė shtrirje mė tė lirė si nė disa lagje tė Gjirokastres. Lidhja e pėrsosur me terrenin, rrit monumentalitetin e kėtyre ansambleve. Banesa del drejtpėrdrejt nė rrugė, duke marrė pjesė aktivisht nė formimin e saj. Terreni ka kushtėzuar ndėrtimin e banesės 2-3 kat, e cila pėr vetė kompozimin vertikal dhe vendosjen nė formė shkallėsh, ėshtė elementi kryesor mbisundues nė krejt formulimin arkitektonik. Ndėrtimet e kultit humbasin nė kėto ansamble, duke u shkrirė me masėn dinamike tė amsamblit tė banesave nė formė shkalle qė ėshtė edhe elementi mė i qenėsishėm arkitektonik i kėtij kompozicioni.

Njė karakter tjetėr kanė qendrat qytetare apo lagjet nė terren tė rrafshet. Ndėrtimet janė tė rralla, me troje tė mėdha dhe tė rrethuar me mure tė lartė. Banesa shumė rrallė merr pjesė nė formulimin e rrugės. Gjelbėrimi i dendur shpesh mbulon banesen. Qetėsia kompozicionale kėtu thyhet vetėm nga ndėrtimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndėrtohen nė sheshe, duke bėrė mė tė pėrcaktueshme efektin e volumeve tė tyre dinamike.
Nė qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato tė varfra dalloheshin nga banesa. Banesat e tė pasurve ndėrtoheshin nė troje tė pėrshtateshme, tė gjera, plot dritė e gjelbėrim, kurse shtėpitė e tė varfėrve nė troje tė ngushta dhe pa shumė dritė. Ndasitė fetare janė pasqyruar gjithashtu nė qytetin shqiptar mesjetar.
Nė qytetet me mure mbrojtės, rrugėt kryesore zėnė fill nga hyrjet e kalasė duke u shpėrndarė pastaj nė njė mori rrugėsh dytėsore qė ndiqnin nė pėrgjithėsi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugėve pingule me to, te cilat realizoheshin nė formėn e shkallėve. Njė vend tė rėndėsishem lozin dhe rrugėt qė lidhin qendrėn tregėtare me zonat e banimit si dhe rrugėt midis lagjeve.
Nė qytetet e rrafshėta, rrugėt kryesore janė vazhdim i atyre qė lidhin qytetin me qytetet e tjera. Nė vend tė rrugėve tė ngushta tė qyteteve shkėmbore, nė qytetin e rrafshėt rrugėt janė mė tė gjera, por shpesh pa krye tė cilat shtrohen me kalldrėm.
Gjelbėrimi ėshtė karakteristikė tjetėr e qytetit tė asaj kohe. Veēanėrisht nė lagjet me terren tė aksidentuar, gjelbėrimi bėn lidhjen e ndėrtimeve me trojet nė mėnyrė tė natyrshme, duke theksuar karakterin monumental tė saj.

Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korēes, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.

Banesa Shqiptare

Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar, si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.

Banesa qytetare gjatė shekujve 16-19

Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)

Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare nė gjysmėn e parė tė shek.XX

Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga arkitektė austro-hungarezė te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise, dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit, se bashku me dy autore te tjere; njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.
Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”, dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive, si p.sh. zona industriale, e banimit, e gjelberuar etj. Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektėt austriakė, ku vecojme arkitektin Kohler.
Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939, arkitektėt italianė rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi. Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale, pra e tipit fashist. Dallohet kompleksi i “sepates se liktorit “ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku veēohet ark. Gerardo Bosio, Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas ēlirimit.

“Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane.
Mit Zitat antworten
  #10  
Vjetėr 04.06.2006, 23:30:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

Origjina

Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Teza e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien, publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.

Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof. Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G. Adae dhe tė M. Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.

Dialektet e gjuhės shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti i jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar, ndėrsa dialekti i veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

Shqipja standarde

Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarde), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proces i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarde), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarde.

Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.

Pėrhapja e gjuhės shqipe

Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet pėr gjuhėn shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G. Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G.B. Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvani.

Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E. Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E. Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj.
Eqerem Ēabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Ēabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Ēabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Ēabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof. Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

Mit Zitat antworten
  #11  
Vjetėr 05.06.2006, 23:55:00
zoguizi zoguizi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.03.2006
Postime: 416
Standard


TRASHĖGIMIA KULTURORE SHQIPTARE - SHQIPTARĖT POPULL SOLIDAR

I.

Shqiptarėt si popull nuk kanė lidhje gjenetike me popujt fqinjė, nė prekje territoriale tė drejtpėrdrejtė. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes indoeuropiane gjuha e tyre vendoset si degė mė vete, ndėrmjet greqishtes e latinishtes. Shqipja nuk ka lidhje bijėrie (filiacioni) dhe as motėrie me ndonjė prej gjuhėve tė gjalla tė familjes ku bėn pjesė. Kjo - lidhja e drejtpėrdrejtė burimore me paragjuhėn - mund tė ishte njė shkak vetėveēimi pėr shqiptarėt. Por, megjithėse tė tillė, shqiptarėt kanė trashėguar njė shpirt solidariteti me tė tjerėt.

"Nėnė Tereza e ka dhėnė (dedikuar) tėrė jetėn me plot flijime nė tė mirė tė tė varfėrve, tė tė dėbuarve, tė tė sėmurėve, tė atyre qė s'kanė strehim dhe janė pa dashuri. Ajo gjithnjė ka dėshmuar fuqinė e miqėsisė vėllazėrore, duke nxitur kėshtu zhvillimin e vėrtetė njerėzor dhe shoqėror".

Papa Gjon Pali II

Kultura tradicionale shqiptare tregon se koncepti i kėtij populli pėr "tjetrin" nuk ėshtė armiqėsor, siē ndodh rėndom ndėr popujt e zonave tė nxehta, siē ėshtė edhe Ballkani. "Tjetri". Nė kėtė kulturė nuk ėshtė detyrimisht "kundėrshtari". Zakonisht "tjetri" nė shtresat mė tė hershme tė kulturės shqiptare ėshtė njė "i ndryshėm nga vetja". Nėse ėshtė dalluar "tjetri", kjo ka qenė mė shumė njė nevojė vetė-identifikimi. Lahutari i kėngėve legjendare thotė se kreshniku u foli shokėve "nė guhė tė vet", thjesht pėr tė konstatuar se ishte ndryshe, ishte njė "alter", pa kurrfarė konotacioni ndaj atij qė nuk ishte "i vet". Kjo ėshtė njė dukuri e rrallė nė mendėsinė ballkanike. Heronjtė kulturorė tė botės shqiptare dashurojnė Jevreninė e bukur (vajzėn hebreje, siē e thotė emri), Llatinkėn e bardhė (vashėn romake, latine, po sipas emrit), ēikėn e Cesarit (kajzerit, mbretit), Beg-zaden e bardhė (vajzėn beglereshė prej turqishtes dhe beglereshė prej persishtes). Kėta heronj pinė verė me shakuj si tė krishterė mėkatarė dhe falin pesė vahtet si muslimanė tė denjė. Ata vishen magjarrisht (si hungarezėt) dhe flasin arabisht. Aty del jelini (heleni, greku) dhe aty mė tej del gumani. Kreshnikėt shqiptarė adhurojnė Tanushėn e bukur, qė ėshtė bijė "krajli tė Shkjenisė", dhe thonė pėr tė se "gja ma t'bukur n'kėt' dynja nuk kish". Kur bardi shqiptar kėndon pėr bukurinė e Tanushės, thotė se e ka parė vetė me sy, "kur kem' pasė besė me krajli", qė do tė thotė "kur kemi pasė paqe me sllavėt".
"Tjetri" nė traditėn shqiptare ėshtė aleat (si nė ciklin e betejės sė Fushė-Kosovės), vėllamė, mik pėr orė tė ligė. Edhe atėherė kur "tjetri" ėshtė armiku, antagonisti, siē mund tė konkludohet duke parė raportet me serbėt, ata janė antagonistė qė nuk bien poshtė as nga trimėria dhe bėmat, as nga pronat dhe sarajet.
Pikėrisht ky koncept pėr "tjetrin" pėrbėn njė prej shpjegimeve etnopsikologjike tė solidaritetit qė ka shquar historikisht shqiptarėt prej lashtėsisė. Njė ilustrim i shkėlqyer i kėsaj cilėsie gjinikuese tė shqiptarėve ėshtė bashkėjetesa e tyre me bashkėsinė hebreje, njė prej bashkėsive mė tė rrezikuara gjatė dy mijė vjetėve me radhė. Nė hapėsirėn shqiptare janė ruajtur shkrime tė shenjta hebreje, duke pėrfshirė njė dorėshkrim tė rrallė tė "Torah-s", i njohur me emrin "Safar Tora" ose "Sefer Tora", dorėshkrim qė u trashėgua brez pas brezi pėr pesė shekuj me radhė nė Vlorė, deri nė mesin e viteve '30 tė shekullit tė 20-tė, ndonėse pėrmbajtja e tij vinte nė kundėrshtim si me letėrsinė ungjillore, ashtu dhe me atė kuranike. ka qenė vazhdimisht nė vėmendjen e dijetarėve dhe rabinėve izraelitė, deri nė vitet '30 tė shekullit tė 20-tė, kur u mor prej tyre nga Vlora. Nė shekujt e fundmė tė mesjetės, kur izraelitėt kishin vendosur tė ngriheshin nė njė "rebelim tė fshehtė mesianik", shtabi i kryengritjes e udhėhiqte revoltėn duke pasur si rezidencė pikėrisht Shqipėrinė. Studiues tė periudhės mesjetare ngulin kėmbė se edhe varri i prijėsit tė kėsaj lėvizjeje - Sebatai Zevi - gjendet nė rivierėn shqiptare.
Eshtė vėshtirė tė gjenden raste tė tejkalimit tė ēfarėdo gjurme tė antisemitizmit, si tek shqiptarėt. Nė dekoracionet e xhamisė qendrore tė kryeqytetit gjendet i shpėrfaqur ylli i Davidit. Njė varg kishash tė ritit ortodoks, sidomos nė qytetet jugore, kanė elementė evidentė tė arkitekturės sė sinagogave. Nė fillim tė viteve ’30, kur komisiariati pėr refugjatėt i Lidhjes sė Kombeve projektoi njė shpėrngulje masive tė hebrenjve nga vendet europiane pėr t’i shpėtuar nga rreziku nazist dhe Shqipėria zyrtarisht u ftua tė hapė kufijtė e saj pėr pranimin e refugjatėve tė rrezikshėm, qeveria mbretėrore e vendit e pranoi pa hezitim propozimin. Presionit tė vendeve tė bllokut nazifashist pėr ta refuzuar kėtė propozim qeveria iu pėrgjigj me masa formale (pėr tė hyrė nė kufi hebrenjtė duhej tė dėshmonin se kishin 200, 300 dhe sė fundi 500 franga ari).

Gjatė luftės antifashiste Shqipėria pėrfaqėson vendin e vetėm nė Europė ku asnjė hebrej nuk u denoncua dhe nuk u dėnua.
Shembuj tė kėtij solidariteti ka thuajse nė tė gjitha situatat kritike qė kanė kaluar popujt e Ballkanit. Solidariteti nė rrezik, si tipar identifikues i shqiptarėve, u shpreh me bashkimin e tyre me fqinjėt grekė, derisa u bėnė njė prej faktorėve tė rėndėsisė sė dorės sė parė pėr fitoren e revolucionit tė tyre kombėtar. Kapedanėt arvanitė u bėnė prijės tė revolucionit dhe pastaj edhe pėrfaqėsues tė popullit, deri nė atė shkallė sa nė institucionet e shtetit tė ri tė Greqisė sė pavarur gjuha shqipe ishte njė ēelės komunikimi. Shqiptarėt qė morėn nė ballė rrezikun e luftės pėr ēlirimin e Greqisė sot i kanė portretet nė prerjet e monedhės kombėtare helene.
Nė fillim tė kėtij shekulli, duke pasur nė vėmendje pikėrisht kėtė gatishmėri tė shqiptarėve pėr bashkim me tjetrin nė kohė tė ligė, poeti i Rilindjes Kombėtare Andon Zako shkruante: "Mjaft punove pėr tė tjerė, / o fatkeq,/ Kujto vendin tek ke lerė,/ e tek heq".
Shqiptarėt kanė shprehur po atė frymė durimi dhe solidariteti ndėretnik, sa dhe toleranca e tyre e njohur ndėrfetare.
Solidariteti i njė populli vlerėsohet veēanėrisht nė qendrimin ndaj kundėrshtarit tė mundur. Tek shqiptarėt nuk njihet ndėshkimi pas vdekjes dhe armiqėsia pas dorėzimit. Edhe armiku mė i dhunshėm ka mundur t'i krijojė vetes kushte tė sigurisė sė mjaftueshme pikėrisht duke njohur kėtė institucion shpirtėror tė shqiptarėve, ndoren dhe dorėzaninė.
Megjithėse kufijtė e Shqipėrisė sapo ishin vendosur dhe hapėsira e saj u shkel ushtarakisht nga armatat e tė dy aleancave kundėrshtare, pa pėrfshirė ato tė vendeve fqinje, vendi arriti tė ruajė asnjanėsinė nė vitet e ndėrlikuara tė Luftės sė Parė Botėrore, duke mos kursyer, ndėrkaq, edhe ndihmėn e mundshme pėr palėt e dobėta nė konflikt. Kjo periudhė, sidomos koha e luftės ballkanike, i gjeti garnizonet osmane nė Berat e Fier nė kushte tė rrethimit tė urisė dhe tė kundėrshtarit. Sido qė kujtimi i dhunės perandorake osmane mbi shqiptarėt ishte katėrcipėrisht i pranishėm, shqiptarėt e Myzeqesė nuk ua dorėzuan ushtrive tė reja asqerėt e Turqisė, dhe ndanė me to ushqimin e tyre tė kursyer.
Nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore njė grup vullnetarėsh shqiptarė iu bashkuan brigadave internacionaliste nė mbrojtje tė republikanizmit dhe tė antifashistėve francezė. Njėri prej tyre ,Mehmet Shehu, u bė mė pas kryeministėr i Shqipėrisė, kurse njė tjetėr shkrimtari i shquar Petro Marko, autor i njė romani tė mirėnjohur me titull domethėnės "Hasta la Vista", kishte korrespondencė me autorin e romanit "Pėr kė bien kėmbanat", shkrimtarin e famshėm Heminguej.
Njėri prej tyre ishte edhe shqiptari kosovar Asim Vokshi i cili pėrfaqesoi atė pjesė tė tokės shqipetare qė pritej tė fitonte lirinė ne fund tė shekullit te njėzetė
Vullnetarėt shqiptarė nė luftėn e Spanjės kishin gazetėn e tyre.

Kur ushtritė fashiste qė kishin pushtuar Shqipėrinė vendosėn tė sulmojnė tokėn greke nga territori shqiptar dhe urdhėruan mobilizimin e rinisė pėr nė luftė, shumica iu shmang rekrutimit dhe ata qė u mobilizuan me forcėn e armėve dezertuan nė masė nė frontin e luftės italo-greke.

Megjithėse mund tė mbėshtetej nė tė drejtėn e fitimtarit ndaj palės sė dorėzuar, gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, ushtria partizane shqiptare tejkaloi menjėherė armiqėsinė e njė lufte tė ashpėr dhe i ofroi mbrojtje dhe kushte mbijetese ushtrisė sė kapitulluar fashiste, duke i dhėnė edhe mundėsinė e bashkimit nė njė aleancė nė luftėn antifashiste. Mijėra e mijėra ushtarė tė dėshpėruar tė fashizmit, qė nuk treguan gatishmėri tė luftonin, gjetėn strehė nė popull, duke u veshur e maskuar si vendėsit, dhe kėshtu i shpėtuan ndėshkimit qė u kishte rezervuar ushtria naziste. Nė dokumentet e komandės naziste paraqitet shqetėsimi qė njėsitė e saj nuk arritėn tė gjejnė „fashistė dezertorė“ nė Shqipėri. Me gjithė peshėn e krimeve qė rėndonte mbi ta, shqiptarėt ekzorcuan urrejtjen dhe u bėnė vend nė vatra. Eshtė e njohur sjellja dinjitoze e komandės partizane ndaj armatės sė gjeneral Azzi-t, kur, e gjendur nė malet e Dibrės, nė kushtet e braktisjes nga qendra, mund tė priste gjithēka, qė lidhej me pozitėn e saj, tashmė e zėnė rob.
Ushtria partizane ēlirimtare shqiptare nuk i ndėrpreu veprimet e saj luftarake edhe pas ēlirimit tė plotė tė Shqipėrisė. Ajo mbajti peshėn e vet tė pėrfillshme nė luftėn antifashiste pėr lirinė e fqinjėve veriorė. Pavarėsisht se marrėdhėniet ndėrshtetėrore mė pas morėn karakter konfliktuoz, kur mė shumė e kur mė pak, kėsaj sakrifice vullnetare tė shqiptarėve i ėshtė njohur vlera e saj.
Shqipėria e viteve tė para tė pasluftės antifashiste vuri nė rrezik integritetin e saj duke e mbajtur hapur pėr disa vite me radhė kufirin jugor pėr ushtritė e dėshpėruara tė Greqisė, ku vazhdonte lufta civile pėr formėn e qeverisjes dhe karakterin e sistemit politik. Nė viset jugore tė Shqipėrisė gjenin strehė nė kohė zbatice partizanėt e EAM-it, tė cilėt, pasi rimėkėmbeshin nė kėtė anė tė kufirit, riktheheshin pėr tė vazhduar veprimtarinė e tyre nė Greqi. Shqipėria ndau rrezikun me popullin grek, qė po kalonte orė dramatike, nė kohėn e njė indiference tė pashpjegueshme qė u pa edhe prej shtetesh tė fuqishėm.

Bota i pa pėr sė afėrmi, jo pa ēudi, pėrmasat e vėrteta tė solidaritetit tė shqiptarėve, nė prag dhe gjatė ndėrhyrjes sė ushtrive aleate euro-atlantike nė ish-federatėn jugosllave nė pranverė tė vitit 1999, kur rreth njė milionė shqiptarė tė Kosovės, nė kushtet e dėbimit masiv nga trojet e tyre, kur ushtria serbe, pėr tė arritur spastrimin etnik dhe boshatisjen demografike tė rajonit, kishte vėnė nė veprim famėkeqin operacion "Patkoi", morėn rrugėn e jugut, kryesisht tė Shqipėrisė shtetėrore, ku u vendosėn, sipas tė dhėnave tė statistikuara, rreth 600 mijė vetė.
Mungese (Kukesi)
Megjithėse gjatė gjithė dekadės sė fundme ishin kultivuar gjithfarė psikozash tė pėrēarjes sė shqiptarėve ndėrmjet tyre, deri tek krijimi i njė opozicioni mbi baza etnike ndėrmjet Shqipėrisė e Kosovės, ēasti i vėshtirė kur ēėshtja shtrohej "pėr jetė a vdekje" i gjeti shqiptarėt solidarė e tė vėllazėruar me njėri-tjetrin, deri nė atė shkallė sa ndanė sė bashku gjithēka qė kishin, strehėn dhe ushqimin, veshjen dhe kamjen.
Gjatė vitit 1999 Shqipėria kapėrceu njė provė qė nė kushte normale ishte e papėrfytyrueshme. Pėrgjegjėsia qė morėn pėrsipėr shqiptarėt, duke pėrballuar njė shtim tė rrufeshėm tė popullsisė gati me njė tė tretėn, nė kushtet e mungesės sė rezervave afatgjatė tė ushqimit, tė kufizimeve tė njohura tė furnizimet me ujė dhe energji elektrike, si dhe tė pamundėsisė pėr komunikim intensiv, u pėrcoll me admirim nė mjediset perėndimore, ku, edhe nė s'thuhej, paralajmėrohej e pritej katastrofa humanitare dhe kriza e urisė.
Mė shumė se solidariteti "mes vedi", gjatė krizės ballkanike tė vitit 1999, tek shqiptarėt u shpėrfaq njė vlerė e hershme europiane, fryma e humanizmit dhe e vlerėsimit absolut tė jetės, qė vjen nga thellėsia e shekujve, nga Rilindja Europiane e pėrvoja e qytetėrimit perėndimor, nga kulti bashkėkohės i tė drejtave tė njeriut dhe filozofia kejnsiane e shtetit social.
Tė gjitha kėto qė ndodhėn, pritja e mbi 600 mijė tė dėbuarve pa krijuar alarm tė brendshėm e tė jashtėm, siē kishte ngjarė mė herėt me shpėrnguljet e viteve '20, bėnė tė besohej se nuk kishte qenė njė rastėsi qė pikėrisht nė hapėsirėn shqiptare qe lindur njė shenjtore e gjallė, Nėnė Tereza e Kalkutės, shenjėzim i bamirėsisė dhe i solidaritetit nė tė keqe, shprehje e humanizmit universal, pa dallim race, ngjyre, feje, etnie dhe rajoni. Atė shembull qė humanizmi e solidariteti qė krijoi Nėnė Tereza individualisht e krijuan shqiptarėt mė 1999 bashkėrisht.
Kėto vlera tė larta qytetare, qė pėrjashtojnė si kompleksin e epėrsisė, dhe atė tė pėrulėsisė sė vetes ndaj tjetrit, shqiptarėve u janė shpėrblyer nė rrjedhat shpesh tė dhimbshme tė historisė sė tyre. Arbėreshėt e Italisė, qė gjetėn mikpritje tė pakushtėzuar nė fqinjin pėrtej detit pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit dhe formuan atje ngulimet e tyre tė qendrueshme, edhe sot e kėsaj dite i kėndojnė Moresė, qė ėshtė shndėrruar nė njė metonimi tė atdheut. "E bukura More", qė ėshtė njė mit i kėtyre kėngėve tė vjetra, pėrfaqėson kujtimin e vendlindjes, por pikėrisht ky varg na jep tė kuptojmė edhe njė mikpritje tjetėr bujare, atė tė grekėve tė Moresė, ku valėt e shpėrngulura tė shqiptarėve qendronin nė kalim e sipėr.
Janė tė pashlyeshme pėr shqiptarėt bujaria dhe mikpritja e popullit turk nė disa valė shpėrnguljesh tė detyruara tė tyre, nė kuadrin e shkėmbimit tė popullatave nė rastin e Greqisė dhe nė rastin e marrėveshjes pėr pranimin e "turqve" tė ish-mbretėrisė jugosllave. Turqia ishte vendi qė krijoi hapėsirė integrimi pėr qindra mijė shqiptarė tė deportuar nga Ēamėria dhe Kosova, duke u bėrė pėr ta njė atdhe i dytė.

II.

Shqipėria ėshtė njė vend nė kryqėzim tė Perėndimit dhe Lindjes. Kjo pozitė gjeopolitike ka pėrcaktuar fatin e saj. Nė shekullin e 4-t, kur Perandoria Romake u nda nė dy pjesė, kufiri e ndau hapėsirėn shqiptare thuajse mes pėr mes. Nėpėr Shqipėri kanė kaluar pjesa mė e madhe e kryqėzatave tė Europės kontinentale drejt "tokės sė shenjtė" - Jerusalemit, tė shoqėruara me vrazhdėsi e shkatėrrime. Kur krishtėrimi u nda administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor), edhe vija kufizuese e pushtetit tė dy kishave, e quajtura "vija e Teodosit", e ndau hapėsirėn shqiptare nė dy pjesė. Shqiptarėt, deri nė shekullin e 16-tė e mė vonė, u pėrpoqėn pėr tė arritur statusin e njė kishe unite, qė bashkonte vartėsinė perėndimore me ritualin lindor.
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Veēoria kryesore sinjifikative e fatit tė Shqipėrisė ėshtė identifikimi me fatin e urės. Kalimet e ndikimeve nga Perėndimi drejt Lindjes dhe anasjelltas kanė lėnė gjurmė tė shpėrfaqura nė etnotipin shqiptar. Ura ndėrmjet dy qytetėrimeve u ka sjellė shqiptarėve favoret e komunikimit dhe rreziqet e nyjes delikate: nė kohėra rreziqesh, urat, kėto simbole tė shkėlqyera tė mundimit njerėzor pėr njė botė gjithnjė e mė tė madhe, janė tė parat qė provojnė dhimbjen e hedhjes nė erė nė kohė rreziku.
Shqiptarėt janė popull me pėrbėrje fetare heterogjene. Nuk ka tė dhėna pėr strukturėn e tyre demo-fetare qė prej regjistrimit tė viteve '30 tė shekullit tė 20-tė. Por dihet se, sipas tė dhėnave tė regjistrimit tė fundmė, nė pikėpamjen fetare bashkėsia muslimane pėrbėn popullatėn shumicė. Vetė bashkėsia muslimane ėshtė e ndarė nė dy pjesė: bektashinjtė dhe islamikėt. Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve. Edhe sot selia e Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve gjendet nė Tiranė. Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės, e cila nė Shqipėri u shua.
Karakteristikė dalluese e shqiptarėve ėshtė toleranca fetare. Nė Shqipėri ka dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, ndėrroi fenė nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt joislamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre.
Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921. Bashkėsia islamike vendosi ndarjen nga kalifati dhe kryeqendrėn botėrore tė islamizmit me anė tė njė kongresi nė vitin 1923. Ortodoksėt shqiptarė shpallėn autoqefalinė e tyre nė vitin 1922. Bashkėsia katolike nuk e ka ndėrmarrė njė nismė tė tillė, por de facto e ka realizuar, sepse kleri i kishės franceskane ka mbajtur lidhje kryesisht me Austrinė, ndryshe prej jezuitėve dhe domenicienėve qė ruajtėn lidhjen me Vatikanin.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin e Baba Tomorrit. Paganizmi qė shfaqet tė dy besimet kryesore, me dy nėndarjet e tyre, ėshtė faktor konvergjence. Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.
Veēori etnodalluese tė shqiptarėve ėshtė se, siē thuhet, prodhojnė mė shumė histori se sa mund tė mbajnė si popull, manifestojnė dėshirė mbi mundėsitė pėr qeverisje. Shqiptarėt nuk kanė nisur vetė asnjė luftė, por janė popull luftėtar, pėr tė mbrojtur veten dhe tė tjerėt. Hapėsira e shqiptarėve i ėshtė nėnshtruar restriksionit, kurse mbi ata vetė ėshtė ushtruar ekspansion. U ka shkuar historia nėpėr luftėra, pėr tė ruajtur tipologjinė etnike, dhe kjo ka bėrė qė gabimisht tė karakterizohen si popull qė ka genin e luftės nė shpirt. Nė rrjedhat e historisė, ndryshe nga maqedonasit e vjetėr, tė cilėt u sllavizuan; ndryshe nga trakasit antikė, tė cilėt u romanizuan; ndryshe nga dalmatėt, tė cilėt pėsuan tė njėjtin fat, ruajtėn tipin e tyre kombėtar.
Shqiptarėt pėlqejnė miqėsi me tė mėdhenjtė. Nuk janė tė prirur pėr aleanca tė qendrueshme me partnerė tė vegjėl.
Momentalisht nė Shqipėri sundon miti i Perėndimit. Nė brezin mė tė ri tė studiuesve ekziston, megjithatė, pėrpjekja pėr tė krijuar mitin e idesė kombėtare.
Pas njė shekulli mendėsie romantike, qė u ruajt edhe nė periudhėn e komunizmit, shqiptarėt kanė kaluar nga etnocentrizmi nė eurocentrizėm.
Ndėr virtytet e shqiptarėve njihen gjerėsisht nė botė besnikėria, mbajtja e fjalės sė dhėnė, kulti i nderit dhe miti i mikut.

NĖNĖ TEREZA, OSE "FUQIA E MIQĖSISĖ VĖLLAZĖRORE"

Nė ditėn e marrjes sė ēmimit Nobel, mė 10 dhjetor 1979, Nėnė Tereza tha: "Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tim shqiptar dhe lus Zotin qė paqja dhe dashuria e Tij tė jenė nė zemrat tona, nė ēdo familje".
Mungesa!
Urata e Nėnė Terezės pėr bashkėkombėsit e saj ėshtė shprehur nė njė strofė katėrshe, nė tė cilėn kėshillat e saj paraqiten si amanet moral. Njeriu shqiptar duhet:
"Ku ėshtė urrejtja, tė sjellė dashuri,
Ku ėshtė pėrēarja, tė sjellė bashkim,
Ku ėshtė dyshimi, tė sjellė besim,
Ku ėshtė dėshpėrimi, tė sjellė shpresė!"
Nė vitin 1991 pėr herė tė parė Nėnė Tereza kishte edhe pasaportėn diplomatike tė shtetit shqiptar. Qytetare nderi e SHBA, e Britanisė, e Indisė dhe e disa vendeve tė tjera, ajo mbante dekoratat mė tė rėndėsishme tė botės sė sotme:
- "Pamada Shir" (1962);
- "Ramon Magsysay" (1962);
- "Gjoni XXIII pėr Paqen" (1972);
- "Samaritani i mirė", Boston (1971);
- Shpėrblimi Ndėrkombėtar "Xhon Kenedi" nė Uashington (1971);
- "Nehru" (1972);
- "Tempelton" (1973);
- "Nėna e tė gjithė nėnave" (1973);
- "Balzan" (1978);
- Ēmimi "Nobel pėr Paqen" (1979);
- Shpėrblimi mė i lartė amerikan "Medalja e Lirisė" (1985);
- Shpėrblimi mė i lartė i Rusisė "Medalja e Paqes" (1988);
- Urdhėri i Skėnderbeut
Sipas presidentit amerikan Bill Klinton, "Nėnė Tereza ka sjellė shpresė dhe dashuri nė jetėt e miliona jetimėve dhe fėmijėve tė braktisur, nė tė katėr anėt e botės". Egil Aarvik, Sekretar i Komitetit Nobel pėr Paqen, duke vlerėsuar Nėnė Terezėn thoshte se "ajo na ka dėshmuar se ē'do tė thotė altruizėm, dashuri pėr tė varfrit, vepra mė e lartė dhe mė bujare njerėzore, dashuria qė s'pret asgjė, qė beson ēdo gjė". Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra ka shkruar: "Nėnė Tereza ėshtė shprehja mė e bukur e mirėsisė, e humanitetit, e bujarisė, e flijimit, e gjithė asaj qė mund ta quajmė shėrbim nė dashuri". Ish-presidenti amerikan Ronald Regan, aktor i njohur i Hollivudit, shprehej: "S'ėshtė e mundur tė jesh nė praninė e njė personaliteti siē ėshtė Nėnė Tereza, dhe tė mos jesh optimist. E kemi dėgjuar dhe vėshtruar nė heshtje, me vėmendje dhe dashuri, si heroinė tė kohės sonė". Nayanatra Rey, njė induist i njohur, mendon se "ajo ėshtė nėna e Indisė dhe nėna e mbarė botės, sidomos e botės qė vuan, ėshtė mrekullia e dashurisė sė krishterė pėr mbarė rruzullin tokėsor". Ndėrsa presidenti i republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani ka bėrė kėtė vlerėsim: "Nėnė Tereza ishte simbol i madh i mirėsisė universale. Nėnė Tereza ishte njė qytetare e madhe e botės, rrugėt e sė cilės ajo i pėrshkoi gjatė tėrė jetės sė saj nė shėrbim tė tė varfėrve, tė atyre qė kishin nevojė, me pėrunjėsinė e saj prekėse".
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 10:19:11.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.