Kthehu   DForum > Politikė > Politikė dhe aktualitete tė tjera politike / Politik und politische Aktualitäten

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #126  
Vjetėr 26.03.2006, 15:40:00
ABE-a ABE-a ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 26.10.2004
Postime: 1,011
Standard



***

UDBASHET E SOJIT TE ASLLAN SLLAMNIKUT,REXHEP MALEN E TORTURONIN EDHE NE ORGANET GJENITALE…., DERI NE ALIVANOSJE…!!!

(...)

Na torturonin me radhė.Kėshtu,gjersa torturohej njėri,tė tjerėt merreshin nė pyetje nga ndonjė udbash,kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakėz tė ēerlura qė tė dėgjonin tė rėnat e shuplakave,grushtave e kėrbaēeve dhe bėrtima e atij qė torturohej....

Tė burgosurve tjerė u mbetej qė tė dėgjonin dhe tė prisnin secili radhėn e tij.Nuk kishte gjė mė prekėse e mė trishtuese se sa kur dėgjoheshin gjėmat e shokėve.Dhe kėshtu shkonin prej njė tė burgosuri te tjetri,duke shfryrė ndjenjat shtazarake dhe gjithė mllefin e tyre personal mbi ne...

Shtazaraku Asllan Sllamniku,bėhej gjoja human,dhe i thoshte atij qė mė pėrplaste kokėn pėr muri:

”Mos kokėn,kij kujdes se mos po e lėndon”,kuptohet me sy ia bėnte tė mė godas edhe mė shumė.

Dhe ky pėrgjigjej:;”Pse kujdes?Kėtyre duhet t“ua ēajmė kokėn”dhe mė pėrplaste kokėn edhe mė tepėr.

Mė kapnin pėr organe gjenitale dhe mė bėrtisnin nė fytyrė:”Kemi me tė tredhė dhe mė shtėrngonin gjersa alivanosesha.Ujin e mbanin ēdo herė gati,qė kur tė mė binte tė fikėt tė mė hidhnin ujė fytyrės dhe trupit,dhe menjėherė do tė vazhdonin punėn.Mė fyenin me sharjet mė tė ndyta,mė ofendonin,mė pėrqeshin,mė pėshtynin.Ishin kėto poshtrime tė tė rėnda,por e dija se duhej t“i duroja...!!!

……
Mit Zitat antworten
  #127  
Vjetėr 26.03.2006, 18:23:00
ABE-a ABE-a ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 26.10.2004
Postime: 1,011
Standard



***

SA PROCESE GJYQESORE KA PERGADITUR “KOS-i” KUNDER
OFICEREVE DHE USHTAREVE SHQIPTARE..1981-1991 ?!

Pergatiti:Sheradin Berisha

(...)

Gjatė periudhės 1981-1991 policia serkrete e Armatės Jugosllave”Kontra Obaveshtajna Sluzhba-Shėrbimi Kundėrspijunues”nė koordinim me gjykatat ushtarake pėtgatiti dhe ekzekutoi mėse 70 procese tė montuara politike dhe nė kėto procese u denuan me burg nė kohzgjatje tė ndryshme mėse 1.100 oficerė dhe ushtarė shqiptarė.

Dhe nė vargun e kėtyre proceseve me kėtė rast spikas procesin gjyqsor kundėr 9 oficerėve dhe ushtarėve shqiptarė tė mbajtur mė 10 mars 1986 nė Sarajevė.Nė kėtė proces tė montuar politik janė nxjerrė para Gjykatės ushtarake kėta oficerė e ushtarė:

1.NAIM MALOKU-kapiten(Posta ushtarake 2480),Lubjanė),i lindur nė Llabjan tė Pejės;

2.XHAFER JASHARI-kapiten i klasit tė pare(I)(posta ushtarake 3566 Zagreb),i lindur nė Koshutovė tė Mitrovicės;

3.FADIL HAKIU-toger(Posta ushtarake Gornji Milanovac),i lindur nė Greme tė Ferizajt;

4.FADIL DEMIRI-student i vitit tė V nė Akademinė Ushtarake(Posta ushtarake 3566/1 Zagreb),i lindur nė Suhogėrllė tė Skėnderajit;

5.RAMADAN GASHI-rreshter i klasit tė parė(I)(Posta ushtarake 2709 Sarajevė),i lindur nė Grebnik tė Klinės;

6.RRAHIM BYTYQI-Dhjetar(Posta ushtarake 2539/2 Ribnicė),i lindur nė Ferizaj;

7.ZEQIRIA HYSENI-ushtar(Posta ushtarake 4084/2),i lindur nė Vushtrri;

8.XHEMAIL ISMANI-ushtar(Posta ushtarake 9084/2 Mostar),i lindur nė Radushė-Saraj nė Shkup;

9.SHEFQET TAHIRI-ushtar,student i Akademisė Ushtarake(Posta ushtarake 3566 Zagreb),i lindur nė fshatin Rekė tė Mitrovicės.

(…)

Vijon....
Mit Zitat antworten
  #128  
Vjetėr 26.03.2006, 19:26:00
Ministri Ministri ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.09.2005
Postime: 324
Standard

Kur e bera shkrimin e pare ne kete teme , mendjen e kisha tek keto gjygjet ne ushtrine jugosllave dhe po te flasim edhe per deshmitaret do te ngatrrohemi ne familje shume te nderuara sot per kontributin e dhene ne luften e fundit ne Kosove.
Mit Zitat antworten
  #129  
Vjetėr 26.03.2006, 19:36:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

Me RASTIN E 25 VJETORIT TĖ DEMONSTRATAVE TĖ VITIT 1981

( MENDOJA QĖ TĖ PASHKĖPUTURA TĖ UA SJELLĖ NJĖ PJESĖ TĖ TYRE POR NGA NDERHYRJET . SHKRIMIT I JANĖ BĖRĖ CA DISTANCA POR NĖ FUNDĖ DO TĖ JU SJELLĖ EDHE NJĖ HERĖ PĖR ATA QĖ DUAN TA KENĖ NĖ TĖRĖSI SI TEKST)

dATA E NJĖ PRILLIT ishte njė ditė e mirė pranverore. Burgosjet e shokėve qė kishin filluar qė nga 26 marsi e kėtej, studentėt nuk mundnin ashtu kot tė rrinin e tė vėshtronin se ēfarė po ngjetė. Intervenimi brutal i policisė, nėpėr konvikta, e kishte shtuar edhe mė urrejtjen ndaj pushtetmbajtėsve dhe sahanlėpirėsve tė tyre... natėn e 26 marsyit studentėt ishin detyruar tė barrikadoheshin te konvikti numer 4, duke vėrė ēfarė kishin pėr tė penguar hyrjen e policisė, e cila nė pamundėsi tė hyrjes, hedhte gazė lotrėsjellės mbrenda dhomave tė studentėve...

Kjo dhunė e paparė gjerė mė atėherė kishte bėrė jehonėn dhe tani mė e verteta nuk mundė tė mbyllej nė mėnyrė hermetike nė brendėsi tė dy krahėve tė guacės...

Qė nga mesdita e 1 prillit tė vitit 1981 kishin filluar protestat e studentėve, tė cilėt tentonin tė hynin nė qendėr tė qytetit. tani mė parulla kryesore ishte ajo: KOSOVA REPUBLIKĖ! ADEM DEMAĒI! LIRONI SHOKĖT!

nJĖ GRUPĖ STUDENTĖSH NGA FAKULLTETI fillosofik bėntė pėrpjekje pėr tė thyer barikaden, pra kordonin e policisė dhe pėr tė dalė nė Rrugėn kryesore ( tani Nėna Tereza) teksa njė grupė tjetėr studentėsh, kryesisht tė Ekonomikut, Juridikut, Difit, SHLP-ės dhe teknikut nga ana tjetėr, Rrugės mbi Teatėr, po ashtu bėnin pėrpjekje, nga ana tjetėr, pėrmes pjeses ku ėshtė Teatri dhe Hotel Unioni, tė dilnin te " Shtėpia e Mallrave"( sot ku gjendet Ministria e Melihate Termkollit), tė shperthenin kordonin dhe tė dilnin po ashtu ke Rruga Kryesore e Qendres...

Pra qėllimi ishte i qartė: Tė protestohej nė qendė dhe atė Para Komitetit krahinor ( pra te selia qė mė parė Partit, tė gjitha kishin zyret e tyre)...

Por policia ishte e vendosur, qė edhe kėsaj radhe tė mos linte as edhe njė studentė tė mundet tė depertonte nė qendėr... Por megjithė planet e tyre qė kishin bėrė UDB-a nuk kishte llogaritur si duket nė punėtorėt. Aso kohe pikėrisht nė ora 14°° lėshoheshin punėtorėt nga puna ( ndrrimet e para) dhe pritej qė ardhja e punėtorėve tė Oblilqit ( Keku sot) tė ishin nė Prishtinė aty kah ora 15°°.

Me tė mbėrritur punėtorėt dhe duke parė qė njė grupė nga Fakullteti Fillosofik po tentonin tė hynin nė qytet si dhe duke parė gjithė Ata policė tė uniformuar dhe tė armatosur deri nė dhėmbė, punėtorėt nga mbrapa krahėve tė policėve vendosin tė pėrzihen, nga frika se do tė mundej ndokush tė shti me armė nė rinin studentore...

Policėt tė gjetur para kėsaj befasie tė papritme detyrohen tė lėshojnė udhė dhe grupi i studentėve qė vinte nga Fakullteti Fillosofik por edhe nga drejtime tė ndryshme ( individė) arrijnė tė thyejnė kordonin dhe tė marshojnė drejt rrugės kryesore per tu ndalė Para Komitetit Krahinor me kerkesat e tyre pėr: Liri - Barazi- Kushtetut- republikė dhe...
kėrkesa Lirona shokėt...

Disa aparatēikė qė kishin bėrė pėrpjekje tė bisedonin me studentėt u ishte thėnė qartė se PA LIRIMIN E SHOKĖVE TĖ BURGOSUR NUK DO TĖ KETĖ SHPERNDARJE TĖ DEMONSTRUESVE SI DHE ATY DO TĖ RRIMĖ ME DITĖ E NATĖ TĖ TĖRĖ KU DO TĖ PRESIM LIRIMIN E SHOKĖVE...

Nga ana tjetėr akoma grupi i dytė i Studentėve, qė akoma kishin mbetur aty lartė mbi teater para Sllovenia Sportit me gjithė pėrpjekjet nuk po mundė tė thyenin kordonin e policisė... Prapa supeve tė policėve gjithnjė e mė shumė po mblidheshin qytetarė tė cilėt, ca nga kureshtja ca nga ndjenja po vėshtronin... Nga ajo pjesė e qytetit janė edhe dy shkollat e mesme tė qytetit: Gjin Gazuli dhe Gjimnazi Sami Frashėri si dhe pak mė largė ishte shkolla e mesme apo si njihet ndryshe" shkolla Normale e Prishtinės"...

Duke e ditur se ēfarė po ngjetė nė qytet dhe se do tė duhej tė organizohej njė protestė me pjesmarrės sa mė shumė profesoret patriota tė shkollės Teknike tė Prishtinės Meriman Braha ( mė vonė i dėnuar me 7 vite burgė), Nezir Myrtaj ( mė vonė i dėnuar me 12 vite burgė) Shaqir Zeneli ( mė vonė i dėnuar me 4 vite burgė) por edhe profesor tė tjerė tė kėsaj shkolle, e qė ishin patriotė me plot kuptimin e fjalės u thonė nxėnėsve, ndrrimit tė pasditės se; sot nuk mbahet mė mėsim sepse vėllezrit dhe motrat tuaja kanė dalė me mbrojtė nderin e demonstratave.

Dhe kėshtu nxėnėsit e kėtyre shkollave nisen pėr tė dalė nė qytet. Grupi i protestuesve ishte akoma mbi teater dhe po ashtu policia kishte bėrė kordonin e saj, aty ku gjendet sot selia e Qeverisė... Por kur protestuesit ( studentėt) panė qė prapa kordonit tė policisė po vinte njė masė e madhe nxėnėsish me tė cilėt ishin bashkuar edhe qytetarė, morėn guxim, hovė dhe mėsynė nė drejtim tė kordonit... Policėt duke parė qė, ishin vu tani nė mes tė dy zjarreve papritmas detyrohen tė hapin rrugė, tė skajohen dhe kėshtu studentė e nxėnės u bėnė bashkė. Ashtu tė bashkuar u nisėn nė drejtim tė Qendres.

Pra, nga Teatri nė drejtim tė Grandit me destinacion ndalesen tė Komiteti Krahinor i athershmi... Por gky grupė akoma pa u afruar mirė tė Hotel Iliria veq verenė qė atje para Komitetit ishin me mijera duke protestuar...


Lexues tė nderuar, forumistė...

Njeriu, pra mendja e njeriut nuk mundet e e pėrshkruan atė ndjenjė kur: ata qė ishin veq para Komitetit kur panė qė nga ana tjeter po vinin po ashtu njė numėr i madhė i vėllezerve dhe motrave tė tyre tė cilėt, tė dyja palėt u vėrsulen drejtė njera tjetres nga gėzimi duke u pėrqafuar dhe

duke kėnduar kėndėn:
Ushton gryka e Kaēanikut...
Besa Besė besen ta kam dhanė...

PAS NJĖ KOHE ERDHI NJĖ NJOHTIM SE NGA PUSHTETARĖT SĖ SHPEJTI DO TĖ JIPEJ NJĖ NJOFTIM SE A DO T'I LIRONIN APO JO SHOKĖT E BURGOSUR...
Eja Mblidhuni kėtu kėtu...

u tha me siguri dikund aty nga ora 19°° do tė merrnim njė pėrgjigje...

ėshtė e paharrueshme forumistė tė nderuar se si ndodhi ajo gjė por papritmas morem njohtimin se tė gjithė qytetarėt ishin mobilizuar dhe se ishin duke sjellur ushqime pėr demonstruesit tė cilėt qė nga mėngjesi ishin nė kėmbė... sa qelė e mshelė sytė filluan tė vini me mijera bukė, suxhuke djathė e ēka jo sikurse edhe ujė pėr tė gjithe....

Me siguri atyre qė kanė qenė pjesmarrės do tė ju kutjohet kjo gjė... Nga ndertesat pėrreth viheshin re SPIUNET tė cilėt bėnin fotografit e tyre por askush qante mė pėr ta...Pasi u bė shperndarja e ushqimeve per mijera demonstrues po ashtu ėshtė e papershkrueshum kur tė gjithė u ulen nė asfaltė dhe po hanin darkėn e tyre nė njė sofėr tė madhe me emrin Kosovė e tė servuar nga vetė populli....

Tashti po afrohej ora 19°° dhe per ēdo momentė pritej qė tė merrnim njė pėrgjigje nga ata qė kishin thėnė qė; sė shpejti do tu tregojmė vendimin tonė..

Dhe me tė vėrtetė aty pak para orės shtatė janė dėgjuar krismat e automatikėve nė ajėr dhe hudhja e panumert e gazit lotės-sjellės nė mesin e turmės. Pra tradhtaret e kishin llogaritur mirė qė po sa tė bie terri mirė e mirė tė hudhnin sa tė mundnin gazė lotėsjelles dhe helme tjera qė kėshtu nė njė mėnyrė nga ikjet demonstrueasit tė shkelnin njeri-tjetrin kėshtu qė tė shkaktohej njė tragjedi e vertete. Por ata nuk kishin loogaritur qė atė natė ishin tė pergaditur tė gjithė tė vdisnin pėr njė dhe njė pėr gjithė...

Pas kėtij intervenimi tė madh dhe qyqarė tė policisė, studentėt duke mos guxuar qė tė terhiqeshin drejtė konvikteve atėherė marrin udhė nė drejtim tė lagjes mė revolucionare jo vetum tė Prishtines por edhe tė tėrė Kosovės, nė drejtim tė VRANJEVCIT ( sot Kodra e Trimave)... Dhe per ēudin e tyre tė madhe, me tė mbėrritur nė kėtė lagje ata ishin befasur kur kishin parė qė i tėrė populli ishin dalur nė rrugė kishin bllokuar rrugėt dhe nuk linin kundė automjet tė kalonte...

Atė natė rrugėt e qytetit u skuqėn me gjakė, por populli ynė heroik nuk u frikėsua. Ai i hapi dyertė dhe i strehoi bijat e bijtė e tij luftėtarė, u dha bukė... Tani nė Vranjevc kishte filluar njė rezistencė me aktive dhe me gjuhė tė njejtė si ajo e policėve: pra balafaqim nė mes atyre qė ishin tė armatosur me automatik dhe atrye me gurė ne xhep dhe me idealin e lirisė nė zemėr!

Atė mbrėmje aty kah ora 19:30 minuta njė BMW me targa tė policisė duke ardhur nga drejtimi i Podujevės nė drejtim tė Prishtinės, kishte filluar tė gjuajė ndonjeri nga udbashet qė ngaq vetura nė lėvizje nė drejtim tė demonstruesve tė barrikaduar..

Dhe pasi kishte shperthyer barrikaden te " shitorja e Sharbanėve" siq i thonė njė vendi atje aty dikund afėr shkollės Asim Vokshi demonstruesit kishin arritur qė me gurė ta ndalnin veturen por fatkeqėsisht jo edhe ata qė kishin gjuajtur tėcilėr kishin arritur tė iknin mė kėmbė nė drejtim tė urės ku qėndronin policėt...

Nė atė veturė kishin gjetur dokumentat e njė sigurimsi tė Beogradit si dhe njė revole ( e cila si duket nga frika a kishze ra)... Natyrisht, pasi qė ēdo gjė dihej se si ishin tradhtuar studentėt dhe se si kishte intervenuar policia me brutalitet as njė dhe as dy herė su mendua por iu dha flaka makines...
Ishte makina e parė e djegur e okupatorit ne ato demonstrata...

Atė mbrėmje populli u hapi zemrat djemėve dhe bijave tė tij: u dha bukė,kripė e zemėr e ua lidhi plagėt.

POPULLI E KUPTOI ATĖ NATĖ MĖ MIRĖ SE KUSH ISHIN ARMIQTĖ E TIJ TĖ VERTETĖ DHE KUSH ISHIN BIJTĖ E TIJ TĖ VĖRTETĖ!...
Mit Zitat antworten
  #130  
Vjetėr 26.03.2006, 21:18:00
ABE-a ABE-a ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 26.10.2004
Postime: 1,011
Standard


Te nderuar lexues te kesaj teme,

Pas demonstratave te pranveres se vitit 1981,Sherbimi informativ i "APJ-se"-KOS-i,inskenoi vrasje per ushtaret shqiptare.Ne vijim sjell nje liste me emra te ushtareve shqiptare,te punuar nga KMDLNJ.

Ju pershendes,

Sheradin Berisha
ABE-a


----------

LISTA E USHTARĖVE TĖ VRARĖ NĖ “APJ” GJATĖ VITEVE 1981-1991


Sipas Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė,gjatė viteve 1981 – 1991 janė vrarė nė forma tė ndryshme kėta ushtarė shqiptarė:


1.Sami Ali Gashi(1961)-student nė Prishtinė.Shėrbente nė Vėrshac-Vojvodinė.Vdes nė Beograd mė 06.07.1981.

2.Besim Xhemail Bajraktari(1958)-Gjakovė.Vdes nė Banjallukė-Bosnjė,mė 05.08.1981.

3.Halil Abib Hajrullahu(1958),fshati Banullė-Lipjan.Vdes nė Split,mė 02.09.1981.

4.Shaban S.Prushi(1961),fshati Zylfaj-Gjakovė.Vdes nė Banjallukė.mė 22.09.1981.

5.Sami Shani Krasniqi(1956),fshati Buqe-Dragash.Vdes nė Novo Mesto-Sllovenio,mė 16.09.1982.

6.Rasim Ramadan Zeka,fshati Metergovc-Podujevė.Vdes nė Sinj-Kroaci,mė 07.06.1982.

7.Izeir Rrustem Sadiku,student(1957),fshati Rahovicė-Preshevė.Vdes nė Split-Kroaci,mė 11.04.1982.

8.Nazmi Abdullah Muja,fshati Gradicė-Gllogovc.Vdes nė Mostar-Bosnje,mė 11.04.1982.

9.Hasan Talat Sezairi(1959) Gostivar-Maqedoni.Vdes nė Krivolak,mė 15.07.1982.

10.Musė Ramadan Hoxhaj(1963)fshati Bellanicė.Vdes nė Split,mė 03.05.1983.

11.Adem Binak Osmanaj,bujk(1964)fshati Prekallė-Istog.Vdes nė Prokuple mė 30.05.1983.

12.Enver Selman Elezi,student(1964) Shkup.Vdes nė Divulle-Split,mė 04.06.1983.

13.Murat Muharrem Jusufi,maturant(1965) fshati Haraēinė-Shkup.Vdes nė Lubjanė mė 04.06.1983,njė javė pas shkuarjes nė ushtri.

14.Mustafa Arif Pantina(1963)fshati Glarevė-Klinė.Vdes nė Derventė,mė 01.08.1983.

15.Naser Shaqir Gashi(1962) fashati Kopiliq i Poshtėm-Skėnderaj.Vdes nė Shetinska Gora-Slloveni,mė 10.06.1984.

16.Agron Haxhi Ferizaj(1957)fshati Kodrali-Deēan.Vdes nė Baēka Topolla,mė 23.08.1984.

17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocė e Epėrme-Gllogovc.Vdes nė Cele-Slloveni mė 07.03.1982.

18.Mujė Rexhė Muēaj,vdes nė Benkovc,mė 23.04.1985.

19.Fadil Selim Bėrdynaj,maturant fshati Radavc-Pejė.Vdes nė Mitrovicė tė Kroacisė,mė 24.06.1985.

20.Ejup Fezė Sahiti(1958) e vrasin 12 ditė para se ta kryente shėrbimin nė ushtri.

21.Sami Daut Shabani,student(1962)fshati Zaskok-Ferizaj.Pjesėmarrės i kryengritjes tė vitit 1981.Vdes nė spitalin e Zagrebit,mė 07.02.1986.

22.Haki Rexhep Shatri,stomatolog i diplomuar(09.07.1958)fshati Tomoc-Istog.Vdes nė Sarajevė ,mė 02.02.1986.

23.Inajet Istrefi(1966)fshati Veleshtė-Strug.Vdes nė Petro Varadin-Vojvodin,mė 12.06.1986.
24.Erdogan Alajdin Morina(1959),Prizren.Vdes mė 02.12.1986.

25. Niman Zymer Bajgora(1959)Vushtrri.Vdes nė Nish,mė 14.01.1987.

26.Miftar Sylė Tali(1960),fshati Babaj i Bokės-Gjakovė.Vdes nė Kutina,mė 22.04.1987.

27.Mustafa Mumin Ramadani,fshati Bozofc-Tetovė.Vdes nė Strumic,mė 27.04.1987.

28.Aziz Sadik Kelmendi(1967)fshati Karaēicė-Lypjan.E vrasin nė Paraqin mė 03.09.1987.
29.Ibrahim Jusuf Kastrati(1961)fshati Turjakė-Rahovec.Vdes nė Pozharevc mė 03.09.1987.

30.Qani Muharrem Shabani(1965)Rahovec.Vdes nė Pulė,mė 05.11.1987.

31.Raif Muharrem Isufi(1960)fshati Kotorr-Skėnderaj.Vdes mė 05.12.1987.

32.Naim Ramadan Ajgeri(1968).Vdes nė spitalin e Beogradit,mė 1988.

33.Naser Xhafer Gashi(1969)fshati Orrobėrdė-Istog.Vdes nė Ribnic-Slloveni,mė 15.05.1988.

34.Afrim Muhamet Lushtaku(1966)fshati Prekaz i Poshtėm-Skėnderaj.Vdes nė Ribnic-Slloveni,mė 28.06.1988.

35.Osman Hajdar Ismaili(1968)fshati Gėrdovc-Medvegj.Vdes nė Podgoricė,mė 08.07.1988.

36.Enver Shaban Ramadani(1970)fshati Brojė-Skėnderaj.Vdes nė Viroviticė-Kroaci,mė 15.01.1989.

37.Xhavit Alush Berisha-vdes nė vitin 1988.

38.Halim Shaqir Litaj(1970)Klinė.Vdes nė Doboj,mė 04.09.1989.

39.Vahidin Xhemshit Hajrizi(1969)fshati Kuklibeg-Dragash.Vdes nė Divule-Split.Ėshtė vrarė mė 26.04.1990.

40.Jetullah Haxhi Desku,vdes nė vitin 1990.

41.Xhevdet Haradin Aruēi(1986)Rezallė-Skėnderaj.Vdes nė Tuzėll,mė 26.06.1990.

42.Fatmir Adem Tafaj(1970)fshati Grajkovc-Suharėkė.Vdes mė 25.08.1990,nė Velika Goricė.

43.Ivan Pashko Perishiq,Janjevė(kroat).Vdes mė 13.10.1990 nė Kėrēovė.

44.Rexhep Ismet Blakaj(1963)fshati Jabllanicė e Vogėl-Pejė.Vdes nė Virovitcė-Kroaci,mė 1985.

45.Enver Hasi,fshati Poroj-Tetovė.Vdes mė 1985.

46.Izet Bedri Bushi(1971)fshati Pustenik-Kaēanik.Vdes nė Qupri,mė 11.01.1991.
47.Lulzim Faik Rexhepi(1967)fshati Zabel i Poshtėm-Gllogovc.Vdes nė Virovitic-Kroaci,mė 16.01.1991.

48.Burim Sherif Behramaj(1972)Mitrovicė.Vdes nė Beograd,mė 25.10.1991.

49.Abedin Sabit Krasniqi(1970)Bellaqevc-Fushė-Kosovė.Vdes nė Beograd,mė 03.11.1991 ...

....


(...)
Mit Zitat antworten
  #131  
Vjetėr 27.03.2006, 00:19:00
Malvesa Malvesa ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 08.05.2005
Postime: 257
Standard



SHQIPTARET E VRARE dhe te MBYTUR NGA DUART E PERGJAKURA te KRIMINIELEVE !


1985

ZIJA SHEMSIU 81951) Perlepnic (gjilan) vdes nga torturat ne CZ ne beograd.


1986

1.RAMADAN MAHMUTI(1938), punetor ne beograd
2.Minir HALILI(52) ...........................
3.ESHREF AJRULI ............................
4. SABITMISLIMI .............................

Keta i ka vrare Miodrag Terziqi


1989

1. ISMET QORRAJ(21) DEQAN
2.SALI HADERGJONAJ(19), DEQAN
3.AGIM KUKLECI(31),ISNIQ
4.MUJE MEHMETAJ(46)DEQAN
5.AFRIM BYTYQI(14) DUSHANOVE
6.MUHAMET YMERI (19), MALISHEVE
7. DIN PAQARIZI(11) DARAGOBIL(malisheve)
8.ARSIM PAQARIZI(11) DRAGOBIL
9.AGIM RASHTI(21) GJILAN

10:IDRIZ RRAHMANI (41): PRAPASHTIC (PRISHT
11:HAKI BISLIMI(33); LEPOSAVIQ
12. BEDRI HASANAJ(21) MITROVIC
13.BEHAR SUMIQI(50) MITROVIC
14.RAMADAN ZEQIRI(54) MITROVIC
15. VERIM SHALA(31); PRIZREN
16.ISMET KRASNIQI(§=) PRISHTINE
17. SEVDAT BERISHA(28) PRISHTINE
18.SHUKRIJE OBERTINCA(16); PRISHTINE
19.BEDRI SOKOLI (21) PRISHTINR
20.XHEMALJI BERISHA(31); DUSHANOVE 8vdic ne burgun e Prizrenit)

21.AFRIM ZHITIJA(23) PODUJEVE
22.ALI AJETI(31), PODUJEVE
23.FAHRI FAZLIU(27), PODUJEVE
24.MEHMET EJUPI(24) PODUJEVE
25.HILMI KAJTAZI(34); SKENDERAJ
26.XHEMAJL BLAKAJ (26),VRELLE( vdic ne burg)
27.MUSTAF VESELAJ(23) REQAN ; SUHARek
28.NUSRET GASHI(42) SUHAREK
29.NEBIH ASLLANI(20) SUHAREK
30.BASRI IBRAHIMI (24) VITI

31.XHEMSHIT BADALLAJ(25); ZHUR(Prizren)
32.GJYLBEHAR BADALLAJ(23); ZHUR PRIZREN
33. AJRIM BADALLAJ(13), ZHUR (Prizren)

......vazhdon........
Mit Zitat antworten
  #132  
Vjetėr 27.03.2006, 02:31:00
rtk99 rtk99 ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 16.12.2004
Postime: 971
Standard

pershendetje,

ABE, a ka mundesi qe te na tregoshe se si ishte puna me delegatet shqiptar ne dhomen repuplikane dhe ate federative te ishe YU, dhe emrat e tyre.
Mit Zitat antworten
  #133  
Vjetėr 27.03.2006, 10:24:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

ME RASTIN E 25 VJETORIT TĖ DEMONSTRATAVE TĖ VITIT 1981
( Megjithėse herė pas herė po ka devijim nga Tema dhe shkėputje intervale nga shkrimi nė shkrim unė do vazhdojė aty ku kam mbetur. Pra tė sjellė atmosferėn e atyre ditėve...)

Nga Vazhdimi


Krerėt revizionistė nė Beograd dhe sidomos hyzmeqarėt e tyre nė Kosovė e dinin mirė se ē'zihej atė natė nė zemrėn e popullit, e dinin se pezmi dhe zemerimi i grumbulluar, kaherė do tė shpėrthente, tė nesėrmen me forcė edhe mė tė madhe, prandaj futėn nė lojė edhe kartėn e tyre tė fundit:

Vunė nė veprim ushtrinė, tanket dhe aviacionin, shpallėn gjendjen e jashtėzakonshme dhe vendosėn orėn policore. Jo vetum burgjet por edhe lokale tjera tė mbylluara u mbushėn me tė burgosur kurse konviktet e studentėve dhe nxėnėsve u mbushėn plot e pėrplot policė tė ardhurė nga serbia dhe viset e tjera tė Jugosllavisė...

Pra siē e shifni nė Kosovė nuk kishin ardhur vetum policė serbė por edhe boshnjakė, kroatė, sllovenė e tė tjerė...

( Intermeco e vogėl)

Mė kujtohet kur ishte lufta nė Kroaci dhe Lufta e Bosnjes, nė njė bisedė qė pata pas me njė boshnjakė dhe i cili mė tha se Serbet i kishin mundur nė njė Betejė Kroatėt unė iu pata pergjigjur: o sa mirė! Dhe kur me tha se boshnjaket kishin fituar njė betejė ndaj serbėve por njė tjeter e kishin humbur prej kroatėve prapė i kisha thėnė: O sa mirė!
Dhe ai me tha po qysh bon kjo punė: t'i pėr tė gjithė po thua o sa mirė?
Atėherė i pata thėnė: Tė gjithė Ju, si serbet si kroatėt si boshnjakėt si sllovenėt gjerė nė vitin 1990 keni ardhur nė Kosovė dhe e keni vrarė popullin tim, tė gjithė Ju keni futur nė burgje rinin e populli tim prandajė tani kur po u shohė se si po vriteni nė mes veti po themė; o Sa mirė dhe ishalla per ēdo ditė mbyteni tuj u vra sepse atė qė ja keni ba shqipetareve tė Kosovės tani po e perjetoni vetė...

( fundė i Intermecos)


Pra kishin ardhur nė Kosovė pėr tė shtypur revolten nga tė gjitha viset e Jugosllavisė...
Por as keto masa fashiste qė po nderrmerrnin, nuk e tremben, popullin tonė tė pamposhtur dhe heroik, tė Kosovės kreshnike dhe rininė e tij tė bukur e trime. Ata qė kishin menduar qė me tanke dhe aeroplanė, mund t'i frikėsonin bijtė e shqipes, u mashtruan keq. Ajo qė ndodhi me 2 prill, duhet tė jetė mėsim i mirė pėr ēdo armik dhe tradhtarė.

Nė Prishtinė dhe nė shumė qytete tė Kosovės, atė ditė punėtorėt nuk dolėn nė punė, nxėnėsit nuk shkuan nė mėsim por dolėn masovikishtė ne demonstrata tė reja, u ngrritėn barrikada forcave tė ushtrisė dhe tė policisė armike dhe u perleshen me to me heroizum tė paparė.

Nė kėmbė ishte i madh dhe i vogėl!

Pėrballė tankeve e mitralozėve, populli tunde grushtin e tij tė fuqishum. Pothuaj se tė gjitha dyertė e shtėpive ishin tė hapura pėr BIJTĖ E NĖNAVE! Dora e madhe e popullit u sillte vazhdimishtė bukė ujė luftėtarėve tė lirisė. Infermierė dhe mjekė mantel-bardhė tė spitalit tė Prishtinės u sillnin pa ndėrprerė ushqime, fashė e barėra tė demonstruesve, u mjekonin dhe u lidhnin plagėt trimave dhe trimereshave..



Forumistė tė nderuar

EDHE SOT MĖ RRI PARA SYVE KJO SKICĖ E KOHĖS...

Nė hyrje tė qytetit tė Prishtines, nga pjesa e rrugės pėr Nė Podujevė, demonstruesit kishin vėnė dy autobusė tė mėdhenjė, kryq e terthorė, nė mėnyrė qė forcat e medha, qė vinin nga Serbia e sidomos nga Nishi, tė mos mundnin e tė hynin nė qytet. Aty demonstruesit kishin ndalur ( aty ku ėshtė sot pazari i makinave) njė kolonė tė policeve qė kishte ardhur nga Serbia. Pas pak atyre iu bashkangjiten edhe kater tanke.

Kėto tanke filluan tė hyjnė nė livadhe dhe fusha ku gjendeshin njė grup bukur i madhė demonstruesish dhe me to bėnin pėrpjekje tė shperndanin tė rinjtė por edhe tė shkelnin mbi ta... Demonstruesit i gjuanin tanket me gurė( merreni me mendė kėtė guxim) dhe ca afroheshin fare afėr dhe thonin tua thyenin pasqyret kėshtu nuk do tė kenė mundėsi orientimi... Gjatė kėsaj pėrleshje ngady tanke ėshtė filluar tė shtihet me automatik...

Papritmas kanė ra dy veta pėr tokė...Njė i moshes 40 vjeēe dhe njė fėmijė pothuajse fare i ri, aty reth tė 13 -ve... Autoambulanca gjendej dikund rreth 40 metrave largė pėrleshjes nė gatishmeri tė plotė qė po ndodhi ndonjė gjė tė ndihmonin( kėtė sakrific tė mantel bardheve kurrė nuk bėnė populli ynė ta harrojė dhe tua dijė pėr nderė)...

Djaloshi qė ishte plaguar nė gjoksė nga ana e djathtė me t'ju afruar mantel-bardhet, ashtu siq ishte duke rjedhur gjakė u drejtua disa demonstruesve dhe mantel bardhėve me kėto fjalė: Amanet kosoven! Luftoni per Kosovė edhe shokė mos u merzitni pėr mua...

Njė burrė plakė kur e degjoi duke folur nė kėtė mėnyrė nuk mundi ta pėrballojė veten dhe i plasi vaji... Ndersa njė infermiere me lotė nė sy mė kujtohet kur tha: Lėshoni rrugė se veq dekun se kena me ja peshtu jeten... veq pashė Zotin Ruhuni o vllazni.. Keni kujdes dhe ndihmone njani tjetrin... dhe aty ajo hoshi disa fasha nėmesin tonė qė nėse ka nevojė deri sa tė kthehen ata tė ndihmojmė ne njėri tjetrin...

SKENA TĖ TILLA KISHTE PLOT E PERPLOT


Infermieret sillnin pa pushim ushqime, fashė e barna pėr demonstruesit, u mjekonin dhe u lidhnin plagėt trimave dhe trimereshave... Kishin arsye ata oficerė e ushtarė tė huaj qė kapnin kokėn dhe fėrkonin sytė.... bijtė e bijat e Kosovės kreshnike, duarthatė po zemėr zjarrtė, u hapnin gjoksin plumbave tė armikut, hidheshin edhe mbi tanke. Djemtė petrita tė Kosovės veshen xhamadanin e trimerisė tė Mic Sokolit, Selam Labit dhe Vojo Kushit, i treguan edhe njė herė botės se vėrtetė se tė gjithė shqiptarėt e shqiptaret janė Mic Sokola dhe Shotė Galica.

Demonstratat qė shpėrthyen anėkėnd Kosovės u shuan me gjakė. Qindra bijė e bija tė popullit u vranė, u plagosėn dhe u vranė, kishte mijera tė lėnduar, por lufta e drejtė e populit tonė ėr liri dhe drejtėsi nuk u shua pėrkundrazi ajo vazhdoi gjerė mė 1999 e po vazhdon edhe sot!

Nė pėrkrahje tė kėrkesave tė drejta tė popullit, nė shumė qytete tė Kosovės shpėrthyen greva e demonstrata tė tjera, kurse vėllezerit tanėnė kurbet organizuan demonstrata nė: zhenevė, Cyrih, BOn, Paris, Londėr, Bruksel, Nju Jorkė e nė shumė vende tjera tė Botės.
Tė gjithė me betimin se: do tė vazhdojmė luftėn deri nė Fitoren tonė tė plotė!


NĖ VAZHDIM DO TĖ LEXONI:

JO RINIA, POR TRADHTARĖT JANĖ PLEHU I KOSOVĖS
Mit Zitat antworten
  #134  
Vjetėr 27.03.2006, 11:55:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

JO RINIA POR TRADHTARĖT JANĖ PLEHU I KOSOVĖS

FYTYRĖN E VĖRTETĖ TĖ ARMIQĖVE TĖ TIJ, robėruesve revizionistė dhe shėrbėtorėve tė tyre shqiptarė, populli i ynė e ka njohur edhe pėrpara, por ngjarjet e fundit nė Kosovė e kanė bėrė qė t'i njohė ata edhe mė mirė. Edhe ata qė kanė qenė tė mashtruar dhe kanė patur njė iluzion ndaj krerėve tė Kosovės, tani e kanė kuptuar qartė se kush janė ata, kujtė i shėrbejnė dhe pėr kėndė punojnė ata.. Me qėndrimin e tyre frikacak, kapitullues dhe krejtėsishtė antipopullor e antishqiptarė, krerėt tradhtarė dėshmuan edhe njė herė se ata mbrojnė interesat e armiqėve tė popullit, tek tė cilėt janė tė shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, tė cilin e kanė tradhtuar dhe e kanė shitur.

Kėta sahanlėpirėsa jo vetum qė nuk pėrkrahin luftėn e drejtė tė popullit, jo vetum qė nuk pėrkrahin asnjė nga kėrkesat e tij tė ligjėshme, por perkundrazi, morėn hapur anėn e armiqėve mė tė urryer tė popullit tonė, u bėnė bashkė-autor tė forcave mė tė zeza rankoviēiane nė veprimet e tyre mizore.
Hyzmeqarėt besnikė tė tė huajve dhe armiqė si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut BAKALli, Dushan Ristiqi. Ali Shukriu, Asllan Fazlija si dhe kėlyshi i tyre i dresuar Azem Vllasi... jo vetum qė u dalluan me masat e egra qė u ndėrmorėn kundėr rinisė dhe popullit tonė, por po tregohen shumė tė zellshum edhe nė fushatėn propagandistike qė revizionistėt jugosllavė kanė shpėrthyer nė tė gjithė Jugosllavinė, pėr t'i dėnuar demonstratat e Kosovės dhe kėrkesat e tyre.

Tė hutuar e tė sekėlldisur, duke u djersitur e duke shkumbėzuar, kėta altoparlantė tė bindur tė shovenistėve tė Beogradit, nė deklaratat dhe fjalimet e tyre tė pafundė, nuk lanė gjė pa thėnė kundėr rinisė sonė, sidomos asaj " studenteske", qė me " demonstratat e tyne armiqėsore" paskan pasur pėr qėllim " me e damkosė kombullin shqiptarė"( kėshtu fliste Fadil Hoxha - nė vendė kombin thoshte "kombullin"), " me e prishė vllaznim bashkimin" , me " thye izllogat e me vjedhė mallin".
Kėta prefektė anadollak tė tipit tė Qazim MUlletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbishtė, akoma pa u tharė gjaku rinor qė u derdhė, akoma pa i bvarrosur dhjetera djemė e vajza qė i vranė mizorishtė, u munduan tė na bindin se bijat e bijtė e popullit qenkan " rrugaqė", " nacionalistė", e " reaksionarė", se ata qenkan " agjenta tė tė tjerėve", se rinia e pastėr e Kosovės qenka " plehu i Kosovės".

JO TRADHTARĖ I PĖRGJIGJEMI NE, gjithė populli, Fadil Hoxhės dhe bandės sė tij. Bijat dhe bijtė e Kosovės kreshnike nuk e kanė damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptarė, ata nuk janė hiliganė e agjentė tė tė huajve por janė bijtė mė tė mirė e mė besnikė tė popullit, ata nuk janė plehu i Kosovės, POR FLORIRI I KOSOVĖS, janė lulekuqja me e bukur e Kosovės. Jo rinia, po tradhtarėt janė agjentė tė tė huajve. Jo rinia, po tradhtarėt janė plehu i Kosovės!

Mė kot ēirren dhe shkumbėzojnė tradhtarėt duke thėnė " rinia ėshtė e jona", " rinia do tė jetė me ne" etj...JO, rinia revolucionare e Kosovės kurrė nuk do tė jetė e tradhtarėve dhe e armiqėve tė saj, kurrė mė nuk ka qenė me ta, nuk ėshtė sot dhe as qė do tė jetė ndonjėherė. Rinia e Kosovės ka qenė dhe do tė jetė me popullin.
Nuk ka forcė qėdo ta largojė kėtė rini nga rruga e sa e lavdisė Rrugė drejtė LIRISĖ!


( Artikull i " LIRISĖ" MAJ - NUMER 3 FAQE PO ASHTU 3)


( Ky artikull ishte kunderpergjigje fjalimit tė kryetradhtarit Fadil Hoxha tė 3 prillit kur ai fyu rėndė popullin shqiptarė... Hashim haqi kur tha mė vonė se: ne kemi qenė vazhdimesi e Luftes sė Fadil Hoxhės me shokė patė bėrė njė gabim shumė - shumė tė rėndė...Po ashtu edhe TMK-ja e cila more pjesė nė varrimin e tij... kur ėshtė nė pyetje ky tradhtarė, Fadil Hoxha pra, unė tarasi nuk mundem e mos ta themė publikishtė qė nuk jam pajtuar as me Thaqin, nė rastin nė fjalė dhe as me TMK-ėn)


nė vazhdim

DEMONSTRATAT E KOSOVĖS JANĖ VEPĖR E POPULLIT TĖ SAJ
Mit Zitat antworten
  #135  
Vjetėr 27.03.2006, 12:45:00
AmazInG AmazInG ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2003
Vendi: Ati ku lahet Adelina
Postime: 2,301
Standard

valla bre Vllezer e Motra lexova shum neket tem ,, besoni se me keni zhyter shum ne mendime.. por qka te shtoj mbi shum rreshta qe te bejn te qajsh kur ta kujtosh te kaluaren ,,
Lavdi ..

Rrespekt ndaj Studenteve te vitit 1981 ...


Shum Persona prej tyre ( Studenteve/ave ) ja vlejn te marrin pjes ne Parlamentin e Kosoves ,,
Mit Zitat antworten
  #136  
Vjetėr 27.03.2006, 13:26:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

DEMONSTRATAT E KOSOVĖS JANĖ VEPĖR E POPULLIT TĖ SAJ

PROPAGANDA REVIZIONISTE NĖ KOSOVĖ mundohej tė paraqiste demonstratat e grevat e Kosovės si gjoja vepėr " diversioniste tė forcave armiqėsore tė brendshme dhe tė jashtme, tė cilat" me organizim mjeshtėror" dhe me " parolla demagogjike" ia paskan arritur" t'i mashtrojnė masat dhe t'i hedhnin nė luftė"!

Nė kėtė mėnyrė revizionistėt jugosllavė e shėrbėtorėt e tyre shqiptarė duan t'i fshehin shkaqėt e vėrteta qė e shtynė popullin tė ngritet nė greva e demonstrata. Ata e dinė mirė qė kėto shkaqe janė nė pozitėn e vėshtirė dhe tė pabarabartė tė Kosvės dhe popullit tė saj, nė shtypjen dhe shfrytėzimin e egėr dhe tė shumėfishtė qė ushtrohet mbi masat e saj punonjėse, nė mungesėn e njė sėrė tė drejtash dhe lirish kombėtare e demokratike, ne pakanaqėsinė e madhe qė mbretėron kudo dhe qė po shtohet ēdo ditė, por i fshehin ato, sepse pikėrisht ata dhe politika e tyre janė shkaktarė tė njė gjendjeje tė kėtillė dhe rjedhimishtė edhe tė demonstratave dhe e tė grevave qė u bėnė nė Kosovė. Po tė mos ishte kjo gjendje kaq e vėshtirė dhe populli tė jetonte vėrtetė i lirė e i lumtur. siē duan tė thonė ata, atėherė asnjė forcė e mbrendėshme as e jashtėme nuk do tė mundė ta nxirrte popullin nė rrugė, sado qė tė pėrdornin parolla " demagogjike".
Nė ēdo fjalim e artikull rreth demonstratave thuhet se masat " u mashtruan nga parullat demagogjike qė u hodhėn" por nuk thuhet se pse ato parulla na qenkan " demagogjike" dhe, deri sa qenkan tė tilla, si u bė qė populli tė jetė aq " mendjelehtė" ( siē e quanin tradhtarėt) sa jo vetum qė pėrkrahu nė fillim parullat e kėrkesat e demonstrueseve, por po i perkrahė edhe sot e kėsaj dite bile akoma mė me forcė...

Duke folur pėr demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata qė nga lufta, se gjatė luftės ata paskan qenė bashkėpunėtorė tė okupatorit fashistė, kurse pas luftės qenkan " agenta" tė agjensive tė huaja tė spiunazhit, " armiq jo vetum tė jugosllavisė por edhe tė Shqipėrisė"...

Lindė pyetja: a thua vallė nuk e di Fadil Hoxha qė tė rinjtė dhe tė rejat demonstrues kanė lindur pas luftės, prandaj s'ka pasur si t'i njohė nė luftė, se edhe ata demonstrues qė kanė qenė nė luftė, nuk kanė qenė bashkėpunėtorė tė okupatorit por kanė qenė Luftėtarė pėr lirinė e Kosovės tė cilėt pikėrishtė ky Fadil Hoxha i kishte tradhtuar.Paska harruar vallė Fadil Hoxha se krimineleØt dhe imigrantėt qė kanė ikur nga Shqipėria, e pėr tė cilėt flet ai, janė strehuar pikėrisht nė Kosovė, se pikėrisht nga Kosova dhe Jugosllavia i kanė nisur ata Dushan Mugosha dhe Rankoviqi pėr tė vra kuadro tė Shqiperisė, gra e fėmijė nė Shqipėri, nė kohėn kur nė Kosovė UDB-ja famėkeqe bėnte kėrdinė mbi shqiptarė. Fadil Hoxha dhe shokėt e tij kėto mundė t'i harrojnė por populli nuk i harron kurrė.. ( e sotmja po tregonė qė populli me tė vertetė nuk harron kurrrė...)...
Prandajė tė kotė e keni ju tradhtarė dhe ju reviziionistė tu jepni kahje tjeter demonstratave tona; sepse ato u organizuan nga bijtė dhe bijat e popullit tonė mė tė mirė....
LUFTA E JONĖ ĖSHTĖ E DREJTĖ DHE PATJETER DO TĖ TRIUMFOJĖ!


P:S.
Forumistė tė nderuar...
Mė lartė kam bėrė njė afishim ku kam shkruar pėr plagosjen e njė djali 13 vjeēarė qė linte amanet qė tė vdesim tė gjithė pėr Kosovė nė gjendje ashtu tė plaguar dhe po ashtu fjalėt e infermieres qė ishte zotuar qė gjallė a vdekur do ta qonin nė spital per t'ja shpetuar jetėn,,,kam vėrejtur qė tregimin- ngjarjen nuk e kisha treguar deri nė fundė andajė po e bėjė kėtu....megjithėse tėrė qytetin e kontrollonin policet dhe nuk lenin as auto-ambulancė tė qarkullonte pa e kontrolluar Infermierja e kishte mbajtur fjalėn e saj dhe po ashtu e kishte shpuar nė spital demonstruesin nė fjalė tė cilit mjekėr tanė kishin arritur tė ia shpėtonin jetėn. Pra, ēuni qė ishte plagosur kishte shpėtuar... Por fatkeqėsiht jo edhe shumė tė tjerė.....


Nė Vazhdim

PJESĖ NGA FJALA E NJĖ MOTRE SHQIPTARE MBJATUR NĖ MITINGUN PROTESTUES NĖ DYSELDORFĖ TĖ GJERMANISĖ
Mit Zitat antworten
  #137  
Vjetėr 27.03.2006, 14:30:00
Brajani Brajani ėshtė jashtė linje
i/e posaregjistruar
 
Anetar prej: 20.10.2005
Postime: 22
Standard

te mos anashkalojm edhe nje grup te GJAKOVES qe u denuan ne gjygjin e PEJES .nga RIZA LOCI GJYGJTAR
/ SELMAN UKA PREKUROR
te denuarit ishin keta
RUZHDI SEFA
SALI LUKAJ
NEZIR FEJZA
ALI THAQI
BAJRAM SHEHU
FEJZ IDRIZI
XHAVIT IDRIZI
SHABAN TROSHUPA
SYLEJMAN JAKUPI
ZENEL REXHEPI
BAHRI UKAJ
MUHAMRT TOPALLI
MILAIM ELEZI
SALI REXHEPI
BESIM EJUPI
HAMEZ IBRAIMAJ
Mit Zitat antworten
  #138  
Vjetėr 27.03.2006, 18:48:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

FJALA E NJĖ MOTRE SHQIPTARE TĖ MBAJTUR NĖ DEMONSTRATA TĖ DYSELDORFIT NĖ MUAJIN PRILL TĖ VITIT 1981

Tė dashur bashkė-atdhetarė

tani e dimė qė jo vetum shqiptarėt por tėrė botėn e kanė tronditur ngjarjet tragjike qė po ndodhin nė kosovė. Populi ynė punėtor, trimė, paqedashes dhe i etur pėr liri dhe pavarėsi, nė njė gjendje shumė tė vėshtirė ekonomike dhe politike, gjeti rrugėn mė tė pėrshtatshme pėr t'i kėrkuar tė drejtat e veta ( birxhin e vjetėr) nga qeveria Jugosllave...

Qeveria jugosllave, qė popullin kosovar e ka mbajtur dhe e mbanė gjithmonė nė shėnjestėr, nxitoi me tanke dhe helikopterė, vrau, burgosi e theri lulen mė tė bukur- rininė e Kosovės. Kėshtu udhėheqeØsit Jugosllavė e treguan edhe njė herė fytyrėn e tyre tė vėrtetė tė pushtuesit, vrasėsit, e fashistit gjakatar.

Tani kjo udhėheqėsi kot perpiqet me fraua tė thata, me shpifje e trillime, t'i mashtrojė popujtė e botės pėr krimet qė po bėnė mbi popullin tonnė nė Kosovė.
ne jemi njė popull i vogėl pėrballė njė bishe tė madhe por jemi tė fortė dhe tė pamposhtur, sepse nė zemrat tona kemi indinjatė dhe urrejtje tė madhe e tė thellė pėr ata qė na i shkelėn vatrat tona dhe na i grabitėn pasuritė.
Edhe sot Bota me tė drejtė e quajti Kosovėn * shtėpi e varfėr" e Evropės tė cilėn udhė3heqja e jogosllavee la tė tillė me qėllim dhe tani kėrkon t'ia shtjerė flakėn dhe dėshiron ta djegė me fėmijė nė djepė, me tė rinjė dhe tė reja, me gra e burra. Por , se djeg dot!

Kosova prapė do tė ketė fėmijė, PRAPĖ DO TĖ KETĖ RINI, SEPSE VETĖ ĖSHTĖ E RE. KOSOVA DO TĖ KETĖ LIRI, SE PĖR TĖ PO LUFTON DHE PO DERDHĖ GJAK SOT. NE GRATĖ SHQIPTARE NUK I LINDIM FEMIJĖT NĖ EPRUVETA, NUK UA LEMĖ MBIEMRIN TONĖ, NE LINDIM FĖMIJĖ ME ARMĖ NĖ BREZĖ, NE DO TĖ LINDIM GJITHMONĖ NIPER E MBESA TĖ SHOTĖS DHE AZEMIT, ISA BOLETINIT E BAJRAM CURRIT.. dhe do tė mburremi para botės dhe brezave tė ardhshėm me historinė tonė. Ēfarė u prishim punė revizionistėve jugosllavė pse jemi popull patriot?
Ēfarė mėkati bėri populli ynė qė kėrkoi Kosova republikė?
Kush janė irredentistėt?
Po pushtuesit?
Kush kujna po ia turbullon ujin?
E kush mundet ta lėrė dikėndė pa ujė?

NE DO TĖ FITOJMĖ! POR, FITORET ARRIHEN E MBROHEN ME PĖRPJEKJE E SAKRIFICA. ME LUFTĖ E DJERSĖ! BETOHEMI ME MENDJE, ME ZEMĖR E GRUSHTA TĖ BASHKUAR PĖR TOKĖN, POPULLIN, GJAKUN E DERDHUR E LIRINĖ.
I dėnojmė armiqėt e popullit shiptarė..

" POSHTĖ TRADHTARĖT E ATDHEUT" ( KJO PAROLLĖ VLENĖ EDHE SOT - VEREJTJA IME).
" NUK DUAM JETĖ - PA LIRI"
" LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ RĖNĖ PĖR ATDHEUN!".
" i QOFSHIM FALĖ ATDHEUT TONĖ TĖ DASHUR, KOSOVĖS TONĖ TĖ SHENJTĖ!".....



NĖ VAZHDIM DO TĖ LEXONI:

Jehona e ngjarjeve nė Kosovė nė shtypin e huaj



Mit Zitat antworten
  #139  
Vjetėr 28.03.2006, 08:42:00
gjarperi gjarperi ėshtė jashtė linje
Gesperrt
 
Anetar prej: 26.11.2005
Postime: 2,063
Standard

Ju pershendes te gjithve,1. gjitha keto ngjarje dhe shkresa te zotri Tarasit dhe ABE-s jane te verteta, dhe ato diheshin publikisht edhe ma heret,( se kush bashkpunoi dhe veproi me urdhera te serbis dhe per serbin ne periudhen 1945-1990). Por une do te kisha deshir ne forme te njejt, nese kane mundesi dhe njohuri , te na i spjegojn se kush veproi dhe punoi per serbin ne periudhen 90-2006 te cilat veprime ishin ilegale per pengimin e pavarsis se kosoves,( periudh shume e pergjakshme) pra sipas mendimit tim kjo periudhe do te ishte ma e randsishme( pa e injoruar ate periudhe 1945-1990), mu per nga shkaku dhe karakteri ilegal i ture. 2. Ju bej pytje zotri Tarasit dhe ABE-s pse te gjitha levizjet e popullit shqipetar te kosoves ne periudhen 1945-1990 u shuan me gjake nga serbija, pa pasur jehon dhe perkrahje nga qarqet nderkombetare, pergjigjeja eventuale eshte e lire, dhe vullneti i juaj per tu pergjegjur dhe nuk ka karater te domosdoshme.
Mit Zitat antworten
  #140  
Vjetėr 28.03.2006, 09:24:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
gjarperi afishoj me 2006-03-28 09:42 :
Ju pershendes te gjithve,1. gjitha keto ngjarje dhe shkresa te zotri Tarasit dhe ABE-s jane te verteta, dhe ato diheshin publikisht edhe ma heret,( se kush bashkpunoi dhe veproi me urdhera te serbis dhe per serbin ne periudhen 1945-1990). Por une do te kisha deshir ne forme te njejt, nese kane mundesi dhe njohuri , te na i spjegojn se kush veproi dhe punoi per serbin ne periudhen 90-2006 te cilat veprime ishin ilegale per pengimin e pavarsis se kosoves,( periudh shume e pergjakshme) pra sipas mendimit tim kjo periudhe do te ishte ma e randsishme( pa e injoruar ate periudhe 1945-1990), mu per nga shkaku dhe karakteri ilegal i ture. 2. Ju bej pytje zotri Tarasit dhe ABE-s pse te gjitha levizjet e popullit shqipetar te kosoves ne periudhen 1945-1990 u shuan me gjake nga serbija, pa pasur jehon dhe perkrahje nga qarqet nderkombetare, pergjigjeja eventuale eshte e lire, dhe vullneti i juaj per tu pergjegjur dhe nuk ka karater te domosdoshme.
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

kėto pyetje bėri mė vonė dhe nė secilėn do tė tė japė pėrgjigje edhe nė atė se kush veproi dhe punoi per Serbinė nė vitet 1990 - 2006 por edhe nė atė pėr periudhėn 1945 - 1990...Pėr atė se perse nuk pati jehonė dhe perkrahje nė opinionin nderkombetar, nėse e ke shikuar njė emisoin mbrėmė pėr Enver Hadrin e ke marrė pergjigjen besojė nėse jo atėherė mė lejo sė pari tė pėrfundojė me demonstratat e vitit 1981 pastaj pyetė jo vetum pėr ato qė keni cekur por edhe pėr gjėra tė tjera..por kėtė gjė bėrė pa emocione, pa paragjykime dhe me qellime tė mira...
Por ma kujto nė fundė tė afishimeve pėr vitin 81 kėtė gjė..
Tė premtojė...
Mit Zitat antworten
  #141  
Vjetėr 28.03.2006, 10:03:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

JEHONA E NGJARJEVE TĖ KOSOVĖS NĖ SHTYPIN E HUAJ

Dhuna e terrori iushtruar nga policia e ushtria jugosllave si dhe kėrkesa e drejtė e popullit shqiptarė nė Jugosllavi, gjetėn njė pasqyrim tė gjerė edhe nė shtypin botėrorė. >Me qėllim qė tė njiheni me atė se ēfarė shkruant shytpi i huaj do tė ju sjellim vetum disa artikuj tė pėrmbledhuer nga ca gazeta mjaftė prestigjioze...

Nė artikullin " Mos besimi nė Kosovė ėshtė i thellė" gazeta Gjermano Perendimore " FRANKFURTER ALLGEMAINE" e datės 09. prille vitit 1981 shkruante:
"kur u vjen uji deri nė fyt, diktaturat fashiste tė Amerikės latine, vetėadministrimi jugosllavė reagojė siē duket nė mėnyrė tė ngjashme sikurse edhe nėper kėto diktatura dhe e para qė bėnė ishte " fajėsimi i armikut tė jashtėm". Sipas S. Dollancit Kosova tė shėndrrohet si republikė e shtatė nė Jugosllabvi qenka nė kundershtui me kushtetutėn dhe sipas kėsaj shihet qartė se ata nuk janė tė gatshėm tė analizojnė shkaqet e verteta tė turbullirave nė kosovė dhe tė marrin masa preventive politike, pas represalejve...
Mė poshtė gazeta duke folur pėr kėrkesat e shqiptarėve thotė se " nuk doli vetum kėrkesa pėr shėndrrimin e Kosovės nė Republikė por edhe bashkimin e tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nėn Jugosllavi nėn njė Republikė...
E Njejta gazetė e datės 30 prill shkruan pėr falsifikimin e fakteve dhe ngjarjeve nga shtypi i beogradit si " Politika", " NIN "( pėr kėtė se ēfarė shkruante NINi mė sė miri e di njė forumistė i cili kur kisha hapur kėtė Temė kishte kėrkuar nga administratori perjashtimin tim), " Politika Expres" tė cilat shkrime janė mjaftė tė dyshimta...

Gazeta suedeze " ZUNDSVALSTINDING" nė njė artikull me titull " Ngjarjet nė Kosovė" shqetėsojnė shumė udhėheqesit e Beogradit bėnė kėtė pėrshkrim tė ngjarjeve:
" Demonstrata u pėrhapėn nė tė gjithė Kosovėn, ku pjesėn mė tė madhe tė popullsisė e pėrbėjnė shqiptarėt. Demostruesit kritikonin qė u bėhej shqiptarėve tė Jugosllavisė. Ata kėrkonin lirin e fjalės sė shtypit si dhe Krahina tė shpallet republikė...

Edhe Gazeta " NJU - JORK TAJMS" e 27 prillit, pasi thotė se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar meqė perforcimet e policisė dhe ushtrisė ndodhen akoma nė Kosovė dhe tubimet politke janė tė ndaluara, shtron pyetjen: shteti federativ i Jugosllavisė tani mė ka 6 republika. ēfarė ndryshimi do tė sillte edhe njė Republikė mė shumė?Pse Kosova tė mos jetė Republikė kur 90% perqind e popullsisė janė shqiptarė?
Faktė ėshtė se autoritetet jugosllave nuk i kursejnė mjetet e tyre mbytėsese"...

Gazeta " NOJE CYRHER" e 25 prillit tė vitit 1981 shkruan: Informacionet jo zyrtare flasin pėr qindra viktima, ndersa ato zyrtare pėr nėntė" dhe kėshtu vė nė dyshim ashti si shumė gazeta tė tjera numrin e viktimave tė dhėna nga autoritetet jugosllave. Pakenaqesia e shqiptarėve nuk shtrihet vetum nė Krahinen e Kosovės por edehe nė pjesė tjera tė Jugosllavisė si nė Maqedoni dhe Mal tė zi ku ata kėrkojnė qė tė jetojnė nė njė Republikė tė vetme"....

Ngjashėm kishin shkruar edhe disa Gazeta tjera Gjermano Perendimore me autorė Wolfgang Liman nė Gazeten " ZYD KURIR" me titull " Arsyet e turbullirave nė Kosovė, shqiptarėt e ndiejnė veten tė nėnvleftsuar"...

Edhe shtypi Spanjoll nga ana e tij i ka kushtuar shumė vemendje ngjarjeve nė Kosovė. Gazeta " AVOI" e Barcelonės shkruan se Kosova ėshtė rajoni mė o prapambetur nė Jugosllavi dhe nė gjithė Evropėn. Shqiptarėt qė banojnė aty konsiderohen si qytetarė tė dorės sė dytė...

Nga ana e saj gazeta greke " TOVINA" bėnė keØtė komentė mbi ngjarjet nė Kosovė: " nuk duhet ta pakesojmė rendėsinė e ngjarjeve qė po ndodhin prej shumė javėsh nė kosovė nė kufi me Shqiperinė edhe nė qoftė se kriza mbetet. Faktė ėshtė qė autoritetet jugosllave nuk i kursejnė mjetet e tyre pėr tė ngulfatė revolten atje...

si njė komentė i gjatė dhe analitik gazeta spanjolle " TORO RIESKO shkruan: " shqiptarėt e Kosovės konsiderohen njerez tė pėrbuzur nė Jugosllavi. Ekziston njjė pabarazi e dukshme nė mes shqipatreve dhe tė tjerėve nė jugosllavi. Kosova ėshtė njė vendė i pasur me minerale. Atje nxireet mė shumė se gjysma e qymyrit tė Jugosllavisė... Qė nga mbarimi i luftės sė Dytė Botėrore, represaljet atje kanė qenė tė egra" ...

Nga ana e saj gazeta " KORRIERE DELA SERA" duke folur per shkaqe dhe ngjarjet nė Kosovė, Kosoven e konsideron si vendi mė i varfer nė Jugosllavi...
Kurse gazeta amerikane " HERALD TRIBUN" shkruan: " Kosova, nė Jugosllavinė e botės sė tretė, ėshtė pjesa mė e varfėr, me njė hendek qė rritet mes varferisė dhe luksit relativ tė republikės mė tė pasur, Sllovenisė...
Gazeta ustriake " KURIR" shkruan reth asaj se si udhėheqja jugosllave duke u munduar tė fabrikojė rena dhe nga ngutia me dalė me informacione kishte bė rrėshqitje ku njeri thoshte ashtu dhe tjetri pak mė ndryshe...

Nė mėnyra tė ngjashme raportonin edhe gazetat e tjera tė botės...


nė vazhdim

ZĖRI I POPULLIT - ZĖRI I SĖ VĖRTETĖS
Mit Zitat antworten
  #142  
Vjetėr 28.03.2006, 13:21:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard



Pėrleshje tė reja e tė fuqishme nė qytetet e kosovės

Sot bėjnė tė ditur, nė prishtinė e nė Podujevė, dje dhe sot, studentėt , me tė cilėt janė bashkuar edhe punėtorėt, shpėrthyen nė demonstrata dhe pėrleshje tjera, mė tė furishme se tė parat. Situata ėshtė bėrė shumė e nderė. Autoritetet jugosllave prishtinėn e kanė rrethuar me tanke. Nė Kosovė kanė ardhur nga Beogradi forca tė mėdha policie dhe tė ushtrisė...
Ė shtė shpallur gjendja e shtetrrethimit, ėshtė ndaluar qarkullimi me grupe dh3 prill 1981

Pėrleshje e filluan llogjet e lakenjeve titistė, qė nga FADIL HOXHA, XHAVIT NIMANI, ASLLAN FAZLIJA e tė tjerė. Ē'nuk thanė ata kundėr demonstruesve, pėrdoren tė gjitha fjalėt qė pėrmban fjalori titist, bėnė akuzat mė tė ndyra:" Nacionalistė shqiptarė", " irredentistė"," ballistė" etj...
Pas tė sharave ( kujdes ju qė shani _ verejtja e ime Tarasit se fjalėt nė vijim munden....) dhe akuzave kundėr studentėve shqiptarė, hosanara pėr Titon, pėr titizmin, pėr vetėadministrimin dhe pėr " fitoret e kosoves"...
Kosovarėt janė tė shtypur, tė mjeruar, janė gjakosur nga serbomdhenjtė dhe nga titizmi. Tani, siq duket, kanė gjykuar se u mbush kupa dhe se ishte momenti i volitshum...Sido qoftė, kjo qė ngjau nė Kosovė ishte njė grusht i rėndė pėr titistėt qė duan t'i japin botės pėrshtypjen se " nė Jugosllavi ēdo gjė ėshtė zgjidhur drejt"...
Gjithė sistemi i tyre mban erė...




TITISTĖT SILLEN EGĖR ME DEMONSTRUSIT KOSOVAR.

Dje nėe mėngjes, mė 3 prill, u kthyem nga Vlora me Nexhmijen dhe me fėmijėt.
Ngjarjet nė Kosovė mė kanė preokupuar e mė kanė shqetėsuar shumė, pse titistėt, e poshtėr jugosllavė, sipas lajmeve, kanė sulmuar me mjete mė tė egra popullin dhe studentėt qė nė mėnyrė paqėsore kėrkonin pėrmirėsimin e konditave tė tyre tė jetesės dhe statusin e Republikės pėr kosovėn...Udhėheqja jugosllave ka humbur krejtėsisht toruan

Ata jugosllavėt janė marrosur, kanė humbur krejtėsisht toruan si dhe busullėn e drejtimit. Kėrkesat e drejta dhe tė ligjshme tė kosovarėve e tronditen aq shumė jugosllavinė titiste, saqė menjėherė u dukėn paqėndrueshmėria, kontradiktat, konfuzioni dhe rivalitetet qė ekzistojnė nė kėtė vend tė ashtuquajtur demokratik...Jugosllavia e Versajės, ajo e kralėve, Jugosllavia titiste, ėshtė njė shtet artificial, me mballoma shumėngjyrėshe tė qepura me pe tė bardhė..
Mbreti Tito sa rroi manovroi: ndihmo njerin, godit tjetrin, njėrit i premtonte parajsė, tjetrit i bėnte varrin e kėshtu me radhė. kur ky mbret vdiq, pėrsėri i brohorit " rroftė mbreti", veq kesaj radhe s'kishte njė mbret me njė kokė dhe me njė " mbretri" tė krimbur, tė pėrēarė, muflize, tė mbytur nė borxhe dhe qė rron me ekspediente. ky farė shteti ėshtė, pra, njė bankrutė totale qė sė shpejti do rrokulliset si ortekė bore poshte gremines...
Dhe mė e bukura nga tė gjitha, mendimi mė " gjenial", mė " i mprehtė", mė " i zgjuar" dhe mė origjinali" i udhėheqjes jugosllave ėshtė se kėtė katastrofė e "shkaktuan" shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e veta nė Jugosllavi, shqiptarėt e kosovės, ose njė grusht organizatorėsh " shovenistė- nacionalistė - irredentistė shqiptarė". Ky sipas serbeve ėshtė faktori i brendshėm. Faktori i jashtem ėshtė Shqipėria, Partia e Punės sė Shqipėrisė, gazeta " Zėri I Popullit", janė mardheniet Kulturore tė Shqipėrisė me kosovėn.


Kėshtu, ēdo gjė u shpjegua, u gjend " kali i Trojes" dhe oburra ta shkatrrojmė atė, u gjend fajtori dhe oburra ta luftojmė atė. Tani kori serbomadh jugosllav kundėr shqiptarėve, kundėr kosovarėve ėshtė aq i madh, aq i zhurmshėm saqė ėshtė bėrė qesharak dhe asnjeri, me tėrė kuptimin e fjalės, nuk u beson atyre qė thonė jugosllavėt.
Atėherė pse kjo marrėzi?
E qartė. kontradiktat, qė theksova nė fillim, po ziejnė, kazani ėshtė nė vlim, njė " supapė" plasi nė kosovė, do tė pėlcasin edhe tė tjerat, deri sa kapaku i kazanit tė hidhet nė erė. Udhėheqja jugosllave do ta fsheh kėtė situatė, do tė fitojė kohė, po rregullohen hesapet me thikė nė dhėmbė, por ndėrkohė thotė: Tė godasim fort shqiptarėt, qė tė mos godasim mė vonė edhe tė tjerėt. Diktatura ushtarake qė po pergaditet, ka gjetur njė " kokė - turku" shqiptarėt. Po harrojnė titistėt se kjo kokė shqiptari u ka qėndruar rrebesheve dhe kurdoherė ka fituar... Unė e kuptojė shqetsimin e Nexhimijes, gjithnjė pėr shėndetin tim tė keqėsuar nga diabeti, po si mund tė rri i qetė sot kur rinia studentore koosvare po gjakoset dhe burgoset nga titistet.Por ajo do tė qėndrojė e paperkulur...



SI T'I ĒMINOJMĖ E SIT'I SHPARTALLOJMĖ AKUZAT ANTISHQIPTARE TĖ TITISTĖVE LIDHUR ME NGJARJET NĖ KOSOVĖ

I thashė sot Ramizit tė jepte porosi qė tė mos mė dėrgohen mė pėrkthimet e kopyrave tė gazetave tė huaja. Kėtė kėrkesė e bėra,se mė ėshtė e pamundur tė filloj tė lexoj unė ē'kanė shkruar, qė nga prilli, tė gjitha gazetat e botės pėr ngjarjet nė Kosovė etj.. Por materiale tė tilla, mendoj, ėshtė e nevojshme tė mbahen nė gatishmėri, nė arkivat tanė, pėr t'i pėrdorur kur tė na duhen.
Pastaj Ramizit i thashė qė tė punojmė pėr pėrgatitjen e shpejtė tė njė artikulli mbi ngjarjet nė kosovė por jo vetum tė njė artikulli... Nė shumė artikuj tanė deri mė tani kemi theksuar se statusin e REPUBLIKĖS SĖ FESERUAR TĖ KOSOVĖS NUK E KEMI KĖRKUAR NE, ATĖ E KA KĖRKUAR VETĖ POPULLI I KOSOVĖS - NE VETUM KEMI AFIRMUAR SE ĖSHTĖ NJĖ E DREJTĖ E POPULLIT SHQIPTAR QĖ JETON NĖ TROJET E VETA TĖ KĖRKOJĖ ATĖ QĖ MENDON SE ĖSHTĖ E DREJTĖ E TIJ...
Nuk duhet harruar, nė parantezė duhet tė vėmė citatet se si gjatė luftės sė Dytė Botėrore populli i Kosovės kishte bėrė njė mbledhje tė tij tė parė nė Bujan, ku mori njė vendim qė pas luftes tė i bashkangjitet Republikes sė Shqiperisė...Dhe, pikerisht ai vendim u hodh mė vonė poshtė nga disa vetė pjesmarrės, me ndihmen e Beogradit, qė sot janė bėrė vazal dhe altoparlant tė shovenisteve serb pėr tė ndrydhur kėrkesat e drejta tė kosovareve pėr tė pas Republiken e tyre...

Pas Ēlirimit ose nė prag tė Ēlirimit u vra nė prishtinė Milladin popoviqi dhe kėtė rast e pat shfrytezuar aso kohe UDB-a ose si quhet atėherė OZNA-s pėr tė dėrguar atje nė Kosovė ushtrinė, ku vranė shqiptarė, u mblodhėn atyre armėt dhe me ta u mbushen kampet e pėrqėndrimit...

Duhet qė ne sa mė parė tė memaskojmė politiken dhelparake tė titistėve: Tė vihet citati i Dushan Mugoshės, I CILI SHKOI NĖ BEOGRAD DHE " NĖ ĖMĖR TĖ POPULLIT TĖ KOSOVĖS" KĖRKOI QĖ KRAHINA E KOSOVĖS T'I ANEKSOHEJ SERBISĖ. Ky ėshtė dokumenti i parė, ku kjo dhelper jugosllave qė ne aq shumė i besonim gjatė luftes, nė fakt, se nuk e ka marrė pėlqimin e popullit tė Kosovės pėr arėsye tė shtetrrethimit ushtarak, por do ta marrė mė vonė. Kėshtu kishte gėnjyer ky shovenist i pėrbetuar jugosllav.Pra ai nuk qoi atje zėrin e popullit tė kosovės, Por zėrin e njė shovenisti serb. Mė vonė, pas tre muajve vjen dokumenti tjeter qė paraqiti Mugosha nė mbledhje ku, pretendon se e kishte marrė pėlqimin e popullit tė kosovės, qė ky tė bashkohej me Serbinė, duke mbetur njė provincė e saj. Kėtu tė vėmė nė dukje organizimin e gėnjeshtrės rreth tė ashtuqujturit vullnet tė popullit tė kosovės dhe tė " vetėvendosjen".Por e verteta qėndron krejt ndryshe, Ata serbet pra vranė me qindra e mijera Kosovarė pas lufte vetum e vetum tė fusnin friken e tė mos mund tė deklaroheshin nė mėnyrė tė lirė se me kend donin tė shkojnė. Bile mė kujtohet se kur kosovaret panė se po u vihej laku nė fyt kishin pasur njė kėrkesė qė tė jenė sė bashku me Maqedoninė por shovenizmi serb, qė ishte shumė i fortė dhe me ndikim, fill pas lufte, ata kontrollonin edhe vetė Titon.
Nė bazė tė tė gjitha kėtyre ngjarjeve duhen shpjeguar demonstratat paqėsore tė Kosovės, tė cilat u kthyen mė pas nė demonstrata politike. Tė gjitha kėto ngjarje, qė janė tė dokumentuara, zotėrinjtė e Beogradit i fshehin, prandaj tė mos pėrpiqen aspak tė thonė qė shkaktarėt ose organizatorėt e tyre janė " reaksionarė", " irredentistė", " Nacionalistė", " shovenistė".
Shovenistet jugosllavė gjithmonė pėrdoren tradhtitė e tyrekarshi nesh. Ajo qė ka thėnė titoja do duhej tė pėrdorej tani nė artikujt tanė: kur unė i ngrita atij ēėshtjen e Kosovės dhe tė viseve tė tjera tė banuara nga shqiptarėt nė Jugosllavi, ai bishtnonte se " tani nuk ėshtė koha pėr tė ngritur kufijtė shtetėrorė" dhe mė pas vazhdoi tė thoshte se " ato janė territore qė i pėrkasin Shqipėrisė" , ndėrsa mė vonė u ka thėnė kosovarėve se, " duke qėndruar nė Jugosllavi, ata do tė jenė njėsoj sikur tė ishin nė Shqipėri".
me kėtė Titoja nuk mohon ēėshtjen qė kosova dhe viset e tjera nė Jugosllavi tė banuara nga shqiptarėt nuk mund tė jenė nė Shqipėri, po atėherė ishte njė situatė e tillė qė kėtė gjė " e pengonte shovenizmi serb, prandaj nuk mund tė realizohej kjo e drejtė".. Ata,Titioja dhe sahanlepiresit e tij, bile mashtruan kosovaret duke u thėnė qė " Ju jeni njė faktor me rėndėsi pėr tė forcuar Federatėn Jugosllave... E jo zoteri Jugosllav, bėtė gabime tė mėdha me atė popull, dhe Federates suaj veq kanė fillau tė iu shqyhen pejtė...



TANI MUMDĖTĖ BĖNI POSTIMET E TUA TĖ NDERUAR FORUMISTĖ por duke ju permbajtur temės. Pra pėrshkruani atė se ku jeni gjendur Ju gjatė atyre viteve..Nėse unė e pashė njė pjesė tė saj me siguri nuk e kam parė pjesėn tjetėr... Bie fjala nė prishtinė mė 2 prill kishte pėrleshje qė nga Xhamia e Llapit e gjerė nė dalje tė qytetit rruga Prishtinė _ Podujeve, pastaj njė grupė ka qenė pozicionuar te shkolla Normale dhe Grupi tjetėr te Shkolla Ekonomike pra, drejtimi i Rrugės Prishtinė - Fushė Kosovė. Por kujtojmė edhe atė qė demonstratat nuk ishin organizuar vetum nė prishtinė por edhe nė qytete tė tjera tė Kosovės..
Do tė dojė tė lexojė diēka nga demonstratat e ferizajtė, Suharekės, Pejes, Gjilanit, etj... Por edhe pėr rezisterncen e nxėnėsve tė dhe fshatarėve tė fshatit Zhurė.. Po ashtu rreth demonstratave tė Podujevės dhe rastin e Shaban llapashticės qė ndalė tankum qė tė mos shkeltė tė riun... Pra secili prej jush ka pasur njė ndjenjė kohore pėr atė qė po ndiqte aso kohe... Ketu mė shumė u drejtohem atyre qė kanė qenė me demonstruesit ndersa Ata qė kanė qenė nė anėn e kundėrtė nuk kanė nevojėtė bėjnė postime sepse edhe ashtu e dimė se ku kanė qenė...
Koha megjithatė e tregojė qė.
LUFTA E JONĖ ISHTE E DREJTĖ DHE AJO MĖ NĖ FUNDĖ TRIUMFOJĖ!
Mit Zitat antworten
  #143  
Vjetėr 28.03.2006, 14:41:00
gjarperi gjarperi ėshtė jashtė linje
Gesperrt
 
Anetar prej: 26.11.2005
Postime: 2,063
Standard

Te pershendes tarasi, une ne asnje menyr nuk do te pengoj, qe te afishojsh per ngjarjet e 81, sepse edhe me vite te tera qe te shkruhet per keto ngjsarje, nuk behet teper sepse ato e meritojn, si cdo perpjekje
tjera para dhe pas ngjarjeve te 81, ishin ne vazhden e perpjekjeve te pa nderprera, te popullit shqipetar drejt asaj finalje qe jemi ne prag te saj,
por une mendoj se ngjarjet deri me vitin 1990, perveq disa perkrahjeve gazetareske, dhe perkrahje te disa organizatave jo qeveritare ishin ma teper perkrahje morale, kurse ngjarjet e pas 90 hasen ne perkrahje ma te madhe, dhe ishin perkrahje qe vindin nga vendet vendim marrse, dhe nga organet e pushteteve, qka ne fund u muarr edhe hapi vendimtar nga kshilli i sigurimit, dhe dihet edhe vendimi dhe grushti i fundit qe ju dha rregjimit te eger te kasapit te ballkanit. prandaj kerkoj mendimin e juaj se cili ishte qelsi vendimtar, ne kthimin e botes nderkombetare drejt qeshtjes se shqipetarve e cila mungonte para viteve te 90, kurse sa i perket kesaj qeshtje, ne aspektin kombetar ketu nuk ka ndoni dallim, sepse kjo ishte vetem vazhdisi e asaj lufte te nisur qe nga lidhja e prizrenit e ketej, por me disa batica e zbatica gjate periudhave te ndryshme.
Mit Zitat antworten
  #144  
Vjetėr 28.03.2006, 15:12:00
grepi
Gast
 
Postime: n/a
Standard

Ngjarjet e vitit 1981 kan nje rendesi te veqant dhe si le nen hije asnje pėrjudh tjeter, sepse ishte perjudha 1981 qe solli pėrjudhen 1998 - 1999 pa 1981 sdo kishte 1998 - 1999 kjo esht vequar shum her nga protagonist te ngjarjeve te dy koherave.

ata qe tash mundohen te elaborojn ndermjet ketyre dy ngjarjeve qe i sollen lavdin popullit shqipatr te okupuar spėrbejn fare me realitetin.

viti 19981 esht Historia e re e Shqiptarve dhe hapi i par drejt ēlirimit serbollav, pastaj pason 1994 qe do veqohet vazhdim i asaj 1981 dhe kurorzimi i formimit te "Ushtris ēlirimtare tė Kosovės" dhe vazhdimi luftes pėr ēlirim definitiv.

Demostratat e vitit 1989 dhe 1990 kan qen vazhdim i atyre te vitit 1981 dhe protagonist kan qen shum njerz te atyre te vitit 1981 edhe pse kishte tentime qe ti japin drejtim tjeter ketyre demostratave, dhe ketu u kerkua qe te jemi te lire ne tokat tona.
pas ketyre ngjarjeve pason formimi i LDK-sė apo me mire te thomi konvertimi i LKK-sė dhe LKJ-sė nė LDK- gje qe me kohe deshmoj qe ishin keta qe topiten perpjektet e shqiptarve pėr liri dhe pėr nje kohe deri kur doli ne sken "Ushtria ēlirimtare e Kosovės".

grepi, dora vet
Mit Zitat antworten
  #145  
Vjetėr 28.03.2006, 16:57:00
kosovapr kosovapr ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 04.12.2005
Postime: 243
Standard

tarasi me lejon te ta beje nje pershendeteje te perzemerte edhe pse jemi me orientime ne tabore te kunderta,pershendetjen ta kam borq si ēdo shqiptari tjeter te lagjes "vranjevce", ku jame strehu gjate demonstratave te 81 per tri dite me radhe ne nje mikepritje bujare qe nuk e kam perjetuare asnjeher tjeter.
Pra te pershendese dhe te uroje shendete.
Mit Zitat antworten
  #146  
Vjetėr 28.03.2006, 18:56:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

zoti kosovapr

sė pari mė vjenė mirė qė ē?moni mikėpritjen shqiptare, e cila pėr mendimin tim, nė ēdo cep tė tokave shqiptare, mundė tė hasesh nė mikėpritje tė asoshe ēfare ju paska mbetur juve nė kujtesė ajo vitit 1981 nga banoret e lagjes sė " Vranjevcit"...
Pėr atė qė thua, nė dy tabore, unė nuk mendojė ashtu por mendojė qė nuk ka perputhje mendimesh, pėr figura apo edhe parti tė ndryshme dhe pėr mua, kjo gjė, ėshtė shumė-shumė normale...




Pėr Ju zoti gjarperi dhe per tė tjerėt qė kanė pyetje tė njejta...



Ani pse i nderuari grepi tė kishte dhėnė njė pėrgjigje, mė lejo tė pėrgjigjejm, per Ju dhe pėr tė tjerėt pse jo...


Sė pari Ju dihet ta dini qė, jugosllavia deri nė vitin 1981 ka qenė e perkėdhelura e Evropės. Ajo hante me dy luga: edhe me paktin e Varshavės ( ani pse nuk ishte anėtare e sa) po ashtu edhe paktin e Natos ( po ashtu nuk ishte anėtare e saj)... Propaganda e saj ishte aq e madhe sa qė do tua kishte lakmi edhe Gjermania naziste dhe vete shefi i propagandes Gebelsi...

Sė pari zoti gjarperi nuk e di nė e dini Ju por po ju themė: jo vetum Evropa qė nuk ishte mirė e informuar, se ēfarė po ngjetė me tė vertetė me shqiptarėt e jugosllavisė ( kėtu e kam fjalėn Kosovė, Maqedoni e Malė tė Zi) por as Republikat vetė jugosllave, nuk ishin mirė tė informuara rreth Kosovės. Bie fjala aso kohe, kishte shumė pak sllovenė, qė dinin diēka mė teper pėr Kosovėn. Politikanėt e Kosovės, as edhe njė herė nuk kishin folur, per pabarazin e shqiptarėve me tė tjerėt...

Nė Botė jugosllavia gjithnjė fliste se ēėshtja e kombeve dhe e kombesive ishte e rregulluar siē ėshtė mė sė miri...

E dyta: aso kohe para viteve tė 80-ta, ekzistonte njė Luftė e Ftohtė nė mes dy pakteve: ai i varshavės ( blloku komunistė) dhe ai i Natos ( blloku perendimor). Pra per kėto dy blloqe aso kohe mė me rendesi ishte qė, tė luftonin njėra tjetren se sa tė ngritnin zėrin pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut apo edhe te njė kombi tė tėrė siq ishte me kėtė rastė populli shqiptarė i Kosovės ( me Kosovė nėn kuptojė edhe shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe Maqedoni ndersa Preshevė, Bujanovcė dhe Medvegjė edhe sot i konsiderojė njė pjesė e Kosovės sė robėruar).

Pra dy blloqet bėnin luftė njera me tjetren... Nė fillim tė viteve tė 80-ta ( president i SHBA u bė Regani) Amerika i shpallė luftė tė hapur paktit tė Varshavės ( luftė ideologjike) dhe pas pak kohe, ndodhin dy grushtete: atė njeri nė Poloni ( sepse " solidarnosti" po rrezikonte pushtetin e komunistve polakė) dhe tjetri nė Turqi ( ku po ashtu socialistėt dhe komunistet rrezikonin tė mirrnin pushtetin)ku Kenan Evreni gjeneral mori pushtetin nė dorė... Pra nė tė dy taboret ndodhi nga njė grushtė-shtetė...

Demonstratat e shqiptarėve tė Kosovės, ndodhėn pikėrishtė nė kohėn kur edhe vetė qarqet e vendosjes, prisnin qė pas vdekjes sė diktatorit Tito megjithatė diēka do tė duhej tė ndodhė... Qarqet e Natos e kishin paraparė qė pikėrishtė Kosova do tė ishte vendi prej nga do tė fillonte shkatrrimi i Jugosllavisė...

Dhe kėshtu edhe ndodhi..

Tashti pasi pėr demonstratat e vitit 1981 kam folur me lartė, do ta kapercejė kėtė periudhė por vetum dua tė themė, qė nga ato demonstrata, qenė distancuar dhe i patėn denuar edhe shumica, prej atyre qė nė Kosovė, njihen si krahu pacifistė...

Aso kohe nuk ke pasė tė drejtė tė formosh as edhe njė parti legale. pa qoftė ajo me emėr " Demokratik". Pra ka ekzistuar vetum njė mendsi politike, njjė parti, njė kryetar deri nė vdekje, njė....

Nė vitin 1985 nė Bashkimin Sovjetik fillon " perestrojka" pra ngadalė me hapa tė matur tė bėhet njė korigjim i sė kaluarės...

Shqiptarėt e Kosovės, ishin ata mė meritoret, qe para botės i hoqėn masken Jugosllavisė. Vetum shqiptarėt e Kosovės , tė organizuar nė grupe ilegale, derguan me iks materiale si nė Parlamentin Evropian po ashtu edhe nė Kombe tė Bashkuara.

Duhet cekur se nė Kombe tė Bashkuara, punėn mė tė madhe e kishte kryer, misioni shqiptarė pranė kombeve tė bashkuara... vetė personalisht pata takuar, njė Todi Rizo, qė kishte punuar aso kohe nė misionin shqipatrė pranė OKB-ės...
Pra duhej punė e madhe, shumė e madhe pėr t'i ējerrė masken jugosllavisė...

Pas ardhjes sė Millosheviqit nė pushtet, tani mė ishte mė lehtė, pėr ta bindurė Opinionin Botėror, se ēėshtja e shqiptarėve tė Jugosllavisė kurrė njėherė nuk kishte qenė e zgjedhur... Ai Millosheviqi pra, po sa erdhi nė pushtetė nuk i interesojė mė se; A je me tė apo je kundėr tij; ai thjeshtė deshi qė Kosovėn ta ketė pa shqiptarė...

Nė vitin 1989 qenė organizuar demonstrata tė mėdha, nė Kosovė, prej 23 marsit e deri mė 28 marsė. Pra fillimisht kishin filluar nė Ferizaj, dhe atė tė organizuar, nga nėnat dhe motrat tona, tė fshati Baliq, teksa mė 27 marsė ato shperthyen, nė tėrė Kosovėn. Nė kėtė demonstrata vetum datėn e 27 marsit ishin vrarė mė shumė se 28 demonstrues...

Mė 30 maj, ishte organizuar rezistencė e armatosur, nė Podujevė nga Ēeta e Llapit ku ishte vrarė atė ditė heroi i popullit Ali Ajeti...

Mė 30 tetor nė Prishtinė, organizohen demonstrata tė mėdha, tė cilat me intenzitet herė mė tė madhė e herė mė tė vogėl gati vazhduan deri nė fillim tė dhjetorit... Mė 1 nėntor Afrim Zhitia kishte mbajtur njė fjalim para demonstruesve ndersa tė nesermen kishte ra nė fushėn e nderit sė bashku me shokun e tij Fahri Fazliun..

Njė ditė mė herėt, ishte vrarė gjatė demonstrimit, dėshmori Bedri Sokoli dhe atė nga plumbat e tradhtarit, udbashit Jakup Hotit, apo siq ka qenė i njohur nė popull Jakup hunqit... ky pas vitit 1999 e patė marrė denimin e merituar....

Tė gjitha kėto kishin bėrė qė opinioni botėror ta kthente vėmendjen kah Kosova...
Nėse ndonjeri mendonė qė partit e formuara ( nė LDK-ėn nėse aludohet gabohet rėndė)..

Nė vitin 1990 nė Kosovė prej 23 janarit deri mė 21 shkurtė qenė organizuar demonstrata nė tėrė Kosovėn... Nė kėto demonstrata qenė vrarė 36 demonstrues. Gjatė kėtyre demonstratve, nė Kosovė ka qenė i pranishum njė numėr i madhė i gazetarėve tė huajė. Personalishtė njė fotoreporter tė Rojterit dhe Asoshiated Presit e pata shoqeruar nė Prishtinė, nė mesin e demonstruesve...

Por nuk duhet harruar, po ashtu qė, tani jugosllavi ishte luhatur dhe vetum pritej tė plaste bomba dhe tė hynin republikat nė luftė kunder njera tjetres... komunizmi kishte ra po thuajė nė tėrė Evropen...Pra nuk kishte mė njė mendsi partiake por u futė pluralizimi dhe formimi edhe i partive tė tjera...

Fil pas demonstratve tė vitit 1990 nė Kosovė u organizua " Pajtimi i Gjaqeve" qė po ashtu luajti njė rol tė madh nė sensibilizimin e opinionit dhe njoftimin po ashtu tė opinionit tė huaj, se me tė vertetė " ēfarė kishte ndodhur me shqiptarėt nė Jugosllavi...
Rol tė madhė luajti emigracioni: kujtojmė vėllezrit Gervalla, Kadri zeken, Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin ( vrasja e tij ishte shumė akuzuese pėr Beogradin) etj etj...

Por pa dyshim mė meritorja Lėvizja Popullore pėr Republiken e Kosovės, mė vonė Lėvizja Popullore e republikės sė Kosovės dhe sot Lėvizja popullore e kosovės organizatorja kryesore e Rezistencės sonė Kombėtare 1981 - 1999...

Pra tė gjitha kėto, kishin bėrė qė, mė nė fundė opinioni nderkombetar, tė kuptonte tė verteten dhe tė interesohej pak mė shumė pėr Kosovėn. Po themė pak mė shumė por jo edhe tė perkrahte ēėshtjen e Kosoves...

Mė 1992 u mbajtė njė takim, Nė Londėr, ku ishin tė ftuar tė gjitha palet nė Konfliktė nga teritori i jugosllavisė por jo edhe shqipatrėt e Kosovės.. I. Rugova aso kohe patė udhėtuar pėr Londer por as per te hyrė ne seli nuk e kishin lėnė me pretekstin se " kosova ishte pjesė e Serbisė dhe se Serbia veq kishte perfaqėsues"... Pastaj ishte organizuar edhe Takimi nė Dejton dhe serish pa palen shqiptare...

Dhe qė bota definitivishtė tė kthehej dhe tė merrte seriozisht ēėshtjen e Kosovės dhe tė shqiptarėve e bėri Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe krismat e lirisė e sidomos " Ēirezi e Likoshani, Prekazi e Raēaku sė bashku me pjeset tjera tė Kosovės sonė tė dashur heroike dhe trime...

Pra ka edhe shumė ēka tė thuhet.. Por mos harroni se edhe mjetet elektronike dhe teknika luajnė njė rolė shumė tė madhe... bie fjala nė vitin 1981 me makina shkrimit shkruheshin materialet tė cilat duhej meshefur nė Kufera dhe nė mėnyrė ilegale t'i nxjerrnim jashtė pėr tė ja derguar OKB-ės... Ndersa nė fillimin e viteve tė 90-ta dhe pastaj, mė vonė, informimin ke mundur ta bėsh, duke pirė kafe me cigare dhe me njė kompjuterė para tė lidhur per rrjetė interneti...

Pra ka shumė gjera qė flasin nė favorė tė njeres dhe tjetres...

Prandajė mendojė qė nuk duhet shtruar nė atė mėnyrė ēėshtjet: sepse nė vitin 1981 nuk - pati jehonė te faktori nderkombetar ( ka patur edhe mirė bile) ndersa nė vitin 1990 e kėtej po... ishin kohė dhe rrethana krejtė tjera...
Mit Zitat antworten
  #147  
Vjetėr 29.03.2006, 08:59:00
gjarperi gjarperi ėshtė jashtė linje
Gesperrt
 
Anetar prej: 26.11.2005
Postime: 2,063
Standard

Te pershendes tarasi, une e lexova afishimin e juaj, dhe krejtesisht perputhen ngjarjet qe i pershkruve dhe i kame te fresketa, dhe plotesisht pajtohem sa i perket qeshtjes kombetare ( mbrenda shqipetare), por une kame nje mendim tjeter lidhur me ate, pse perpjekjet e popullit shqipetar nuk paten jehon dhe su ndihmuan nga qarqet nderkombetare, e sidomos ne luften e vazhdueshme gjer me vitet 90. Mendimi ime eshte se ajo lufte u be me dy opcione 1. kerkes qe kosova te jete republik ne federaten jugosllave, 2. qe kosova ti bashkangjitet shqiperis se atehershme komuniste, pra keto kerkesa nuk perkraheshin nga qarqet demokratike, sepse ato ishin ngopur me monizem, dhe ne planet e tyre afatgjata ishte parapar qe te ngadhnjej demokracija ne te gjithe boten, prandaj une mendoj se shkaketari kryesor i mos perkrahjes ishte mu karakteri ideologjik i kerkesave, njeren ane te ruhet federata jugosllave dhe ne anen tjeter te ruhet shqiperija komuniste, e si ka qene ajo ne te gjithe e dime, por pas referendumit te vitit 1991, dhe deklarimit te popullit shqipetar per formimin e nje shteti te pa varur dhe demokratik,
bota demokratike e sidomos amerika e vrejti se tani eshte rasti qe ne kete pjes te ballkanit te filloi demokratizimi i kesaj pjese te europes, ku pas keti rasti sinjalin e pare pozitiv per kete e pate dhanur kryetari i amerikes se atehershme Bush. tani nuk po me kujtohet thenja e tije e sakt por jam i bindur se ju e dini kete. pra ky eshte mendim i imi sa i perket asaj per mosperkrahjen e botes, luften e popullit shqipetar gjer me vitin 1990, kurse sa i perket ne luften e vashdushme te popullit shqipetar per qlirim te gjitha ngjarjet qe nga Lidhja e Prizrent e gjer me sot kane lidhshmeri njera me tjetren dhe kane pasur te njejtin qellim, zhdukjen e roberis nga slavet.
Mit Zitat antworten
  #148  
Vjetėr 29.03.2006, 10:46:00
tarasi tarasi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 05.01.2006
Postime: 3,058
Standard

Ka gjėra tė cilat bėhen me kohė

Nuk qėndron ajo qė mendonė dikushė se Amerika mė nė fundė vereu se do tė duhej tė bėheshin ndryshime nė Ballkan. Edhe mė parė ka pasur Lėvizje pėr t'i ndryshuar ngjarjet: p.sh nė Hungari ka pas Lėvizje nė vitin 1956 pėr t'u shklėputur nga Bashkimi Sovjetik dhe ato protesta ishin shuarė me tanke. ka pasur edhe nė vitin 1968 protesta nė tėrė Evropen studentore ndersa pranvera e Pragės ishte shtypur po ashtu me tanke nga sovjetikėt. Pastja edhe nė Jugosllavi, mė konkretishtė nė Kroaci nė vitin 1970 kishte ndodhur Maspoku, dhe edhe pse kroacia Republikė ishte, edhe pse per nga forca tė dytėt ishin po ashtu vetė kroatet i shtypen protesta e tyre me dhunė...

Pra nuk qendronė ajo qė; pse kėrkohej republikė nė Kuader tė Jugosllavisė nuk pėrkrahej apo se kerkohej bashkimi me Shqiperinė nuk perkrahej... Ju duhet ta keni tė qartė njė gjė: aso kohe as Amerika nuk ishte kundėr Jugosllavisė. Bile jugosllavin e trajtonin si njė vendė " demokratik"...

Ajo se ēfarė ndodhi nė vitin 1990 ka qenė proqesė kohe e jo se ti tani kerkove diēka tjetėr... Vetė perandoria mė e madhe, si me armatim po ashtu me njerėz dhe territorė, siē ishte Bashkimi Sovjetik, u shkatrrua, nuk ekzistonte mė e lėre mė ca nende tjera tė cilat nuk ishin asgjė tjetėr pos satelit tė asaj perandorie...


Mos harrojmė se nė vitin 1990 vetė Amerika dhe atė sekretari shtetror Xhejms bejkeri patė deklaruar se; Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė pėr ruajtjen e teresis territoriale tė Jugosllavisė... Bisedohej pėr njė Konfederatė nė mes tė Republikave jugosllave apo edhe per njė Federatė asimetrike nė kuadėr tė Jugosllavisė...Kosova nuk ishte temė diskutimi...

Ajo qė shkojė nė favorė tonin ishte njeriu qė ishte nė pushtetė nė Serbi: millosheviqi. Filloi Lufta me Kroacin pastaj ajo me Bosnjen dhe masakra e Srebrenices... Gjerė me kėtė kohė pėr Kosoven ishte bė njė rezolut nė parlamentin Evropian pastaj ishin thirrur ca intelektual pėr t'i dėgjuar nė Senatin Amerikanė edhe njė dyzinė artikujshė nėpėr gazeta tė ndryshme...
Sa u pėrket artikujve nėpėr gazeta, unė personalishtė kam shkrau po nja 5 a gjashtė herė pėr palestinezėt dhe luften e tyre tė drejtė por gjerė mė sot Ata, palestinezet pra, kurrė farė ndihme nuk kanė pas prej kėtyre artikujve tė mij...

Unė e kuptojė qė dikushė, dėshiron patjetėr tė paraqesė sikurse nė vitin 1990 ndryshuam nė kerkesa, u bėmė mė demokratik dhe pėr kėtė Evropas dhe Bota na perkrahu... Absolutishtė Jo! Kishte ardhė koha qė njė formacion i rregullimit - shoqėror tė ndryshohej dhe tė provohej diēka tjetėr...

Sikur tė mos ishin krismat e UĒK-ės dhe lufta heroike e popullit tonė, sa per kerkesat e Ibrahim Rugoves and co dhe sa pėr ngritjen e dy gishtve perpjetė jo qė gjendja nuk kishte ndryshuar por edhe sot e kėsaj dite, Millosheviqi do tė ishte presidentė nė Serbi teksa Ibrahim Rugova nė Kosovė. kur themė edhe sot e kėsaj ditė e kam fjalėn pėr atė qė edhe njerit edhe tjetrit UĒK-ja ua pruri deken para kohe...

Amerika e ka para hundeve njė ishull tė bvogėl me emrin Kuba dhe sot e kėsaj ditė nė atė vendė janė nė pushtet komunsitėt teksa ajo sulmon vendet tė cilat janė largė saj per nga territori... Vetum pėr pak orė je nga Florida nė Kuba. Dhe perse edhe aty nuk hjekė nga pushteti Fidel Kastron... Thjeshtė ėshtė pyetje kohe se kur do tė vdesė Kastro nė Kubė dhe natyrrishtė do tė vijė njė proeqes normal" pas Kastro" qė Kuba vetė do tė demokratizohet...

Ti zopti gjarperi nė mos pritofshė lexo edhe njė herė mė lartė se cilat kanė qenė kerkesat nė demonstrata tė vitit 1981 dhe ma sjellė ta shohė unė se cila prej atyre kėrkesave paska qenė me karakterė ideologjikė...
Atė thėnjen qė thoni Ju e ka thėnė Xhorxh Bushi Senior nė natėn e Kėrshendellave tė vitit 1991 ( apo 1992 viti s'mė kujtohet saktėsishtė)se " nuk do lejojnė njė sulmė tė mundshėm ndajė shqiptarėve tė Kosovės...

Tani unė e di qė disa po mundohen me nxirrė prek pleshtit.... Mos keni frikė ju lutem se sido qė tė vjenė puna historia e Re e Kosovės nuk do tė mundė tė shkruahet po ashtu pa u permendur: " 2korriku i vitit 1990 si dhe 7 shtatori i vitit 1990" si dhe referendumi i vitit 1992... Por po ashtu dieht qė ato kanė qenė lėvizje tona tė cilat askushØnė botė as nuk i ka perkrahė dhe as nuk i ka pranuar...Sikur tė ishte ashtu sot nuk do tė bisedohej pėr statutin final tė Kosovės...

Prandajė, ti gjarpėri, unė po tė kuptojė qė ju po doni me kushtė tė thoni sikur ai qė pyeste:" me bė me qellue Bajrami nė Ramazan ēka me ba?
" O nuk mundet i thanė"... Po ai panda perseritke" po me ba me ra"... Atėherė u detyruan t'i thonė: po nėse bjenė ha, ha bre sa tė mundeshė"...

Kėtė" ha" mos e kupto gabimishtė sepse mundė tė interpretohet dhe mundet tė tingullojė keqė por nuk ishte qėllim aty... Ti ke tė drejtė, nėse thua, se edhe Referendumi e kishte pjesen e vete tė rezistences por pa: Ushtrin Ēlirimtare tė Kosovės dhe pa krisma tė pushkėve edhe sot e kėsaj dite shqiptari do tė ishte i shkaperderdhur nė Evropė, njė tjeter shqiptarė nė burgė, tjetri nėpėr kafene me kumartė e tij shkije teksa politikanėt legalė tė Velanisė akoma duke mbajtur konferenca per shtypė per ēdo gjuma....
Mit Zitat antworten
  #149  
Vjetėr 29.03.2006, 13:49:00
Burimi35 Burimi35 ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 27.02.2006
Postime: 2,143
Standard

<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
gjarperi afishoj me 2006-03-29 09:59 :
Te pershendes tarasi, une e lexova afishimin e juaj, dhe krejtesisht perputhen ngjarjet qe i pershkruve dhe i kame te fresketa, dhe plotesisht pajtohem sa i perket qeshtjes kombetare ( mbrenda shqipetare), por une kame nje mendim tjeter lidhur me ate, pse perpjekjet e popullit shqipetar nuk paten jehon dhe su ndihmuan nga qarqet nderkombetare, e sidomos ne luften e vazhdueshme gjer me vitet 90. Mendimi ime eshte se ajo lufte u be me dy opcione 1. kerkes qe kosova te jete republik ne federaten jugosllave, 2. qe kosova ti bashkangjitet shqiperis se atehershme komuniste, pra keto kerkesa nuk perkraheshin nga qarqet demokratike, sepse ato ishin ngopur me monizem, dhe ne planet e tyre afatgjata ishte parapar qe te ngadhnjej demokracija ne te gjithe boten, prandaj une mendoj se shkaketari kryesor i mos perkrahjes ishte mu karakteri ideologjik i kerkesave, njeren ane te ruhet federata jugosllave dhe ne anen tjeter te ruhet shqiperija komuniste, e si ka qene ajo ne te gjithe e dime, por pas referendumit te vitit 1991, dhe deklarimit te popullit shqipetar per formimin e nje shteti te pa varur dhe demokratik,
bota demokratike e sidomos amerika e vrejti se tani eshte rasti qe ne kete pjes te ballkanit te filloi demokratizimi i kesaj pjese te europes, ku pas keti rasti sinjalin e pare pozitiv per kete e pate dhanur kryetari i amerikes se atehershme Bush. tani nuk po me kujtohet thenja e tije e sakt por jam i bindur se ju e dini kete. pra ky eshte mendim i imi sa i perket asaj per mosperkrahjen e botes, luften e popullit shqipetar gjer me vitin 1990, kurse sa i perket ne luften e vashdushme te popullit shqipetar per qlirim te gjitha ngjarjet qe nga Lidhja e Prizrent e gjer me sot kane lidhshmeri njera me tjetren dhe kane pasur te njejtin qellim, zhdukjen e roberis nga slavet.
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

E verteta megjithat qendron diku tjeter...
Vendet qe ju i quani Demokratike ne vitet e 80-eta kan qen vet thell krize, veshtro;
Anglezet kan pasur probleme me Irlandezet IRA...etj.
Spanjollet nen Diktatur te Frankos...ETA etj
Franqezet me konflikte te mbrendshme...Korziken...etj
Amerkanet sa e kan pas braktisur Vjetnamin ...etj.
Keto vende ne at koh nuk kan qen ne gjendje ta ndimojn vetveten e lere me te ndimojn dikend tjeter.
Mit Zitat antworten
  #150  
Vjetėr 29.03.2006, 14:48:00
gjarperi gjarperi ėshtė jashtė linje
Gesperrt
 
Anetar prej: 26.11.2005
Postime: 2,063
Standard

Te pershendes tarasi dhe burimi 35, plotesisht pajtohem me mendimin e juaj, kur ka te bej me spektrin kombetar lidhur me rrjedhat e ketyre ngjarjeve, por aspak nuk pajtohem me vlersimin ne aspektin ose vlersimin nderkombetar, dhe arsyet pse nderkombetaret muarren, ate rruge qe muarren per zgjedhjen e qeshtjes se shqipetarve, dhe sa e kuptova une nga ju zotri tarasi, se njera nder arsyt qe i permendeni qenka, edhe forma dhe sjellja e milloshit ndaj shqipetarve, dhe ne qoftese qenka ashtu siq pretendoni ju, ateher milloshi paska nje merit per clirimin e shqipetarve, une jame plotesisht kunder, sepse zgjedhja e nyjes shqipetare nga nderkombetaret, nuk eshte mvarur nga milloshi apo nga asnje millosh tjeter eventual, por ajo eshte merit dhe vetem merit e popullit shqipetar dhe politikes se drejt dhe pro amerikane, sepse deri me vitin 1990 politika zyrtare shqipetare, si ne shqiperi njashtu edhe jashte saj, ameriken dhe shtetet perndimore i kane quajtur me emra te llojllojshem(imperjaliste, borgjeze, kapitaliste dhe emra ma te ndryshme, ku edhe sot kemi nje pakice te shqipetarve ku ende ushqehen me kete far fjalori te kuqeve), te imponuar nga serbija, rusija dhe kina.
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 11:10:54.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.