Kthehu   DForum > Politikė > Politikė dhe aktualitete tė tjera politike / Politik und politische Aktualitäten

Libri24.com - Bota e diturise

Pergjigje
 
Opcionet e temes Pamje
  #51  
Vjetėr 22.03.2009, 17:39:42
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard Hezitoin te deklarohen

Derisa 10 vite pas luftes tanime nuk kemi pozicionime te qarta por ende jo te gjitha subjekteve se interesat e kujt mbroin ata.
Subjektet politike po hezitoin te deklarohen se a jan te majta te djathta apo te qendres dhe ne kete menyre duke ditur se jan te ndertuare mbi bazen e klaneve dhe interesave te ngushta ato nuk marrin forcen ta thoin publikishte ,duke pasur parasushe edhe donatoret e jashtem ata mbeten ne nje pozite te pa sqaruare.
-Deri tani kemi vetem PSD te Qekut e cila eshte deklaruare si e majte dhe se mbron interesat e klases puntore. Ku as qe hezitoi te deklarohet si i majte kur dihet fakti se masat nuk e marrin me deshire fjale i majte ne goje duke mos diture per politikat sociale dhe gjendjen e vete.
-Ne anen tjetere kemi AAK e cila quditerisht u deklaru si e Djathet kur dihet se struktura e saji eshte kryesishte e perbere nga viset jo urbane dhe atu ne teresi bejin pjese njerze te varfere, me perjashtim te lidershipit dhe nje rrethi te ngushte.
Sa i perket AKR edhe pse zoti Pacolli eshte i pasure ,as ky nuk deklarohet por si duket do perfundoi si i Qendres.
-LDK dhe LDD duke pare qe kosova eshte nje shtett i varfere me qytetare te varfer edhe perkundere pozicionimit te me hershem te Rugoves se LDK eshte djathiste keta nuk marrin ne goje kurrnjehere fjalen " i djathte"
-PDK shihet se nuk eshte e vendosu dhe pret momentin e duhur te deklarohet per kete , kur dihet se ne kee subjekt 95 % jan te varfere athere hezitoin te deklarohet si i djathte , duke pas frigen e humbjes se elektoratit.
Nga ky deklarim mese shumti mund te fitoi PSD e z Qeku e cila me kohe eshte pozicionuare dhe eshte e mundshme qe me partit simotra evropjane te bashkpunoi dhe te ket sukses ne te ardhmen.



Shtypi
Janė liderė sa tė jenė gjallė!


Pse Hashim Thaēi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj e Nexhat Daci janė liderė tė pėrjetshėm nė krye tė partive tė tyre politike?


PDK-nuk bėn pa Hashim Thaēin!
Ndonėse asnjė kryetar nuk ėshtė i pėrcaktuar me statut tė asnjė partie tė jetė i pėrjetshėm, Xhavit Haliti, nėnkryetar i PDK, nuk e mendon asnjėherė partinė e tij pa liderin Hashim Thaēi. Pyetja jonė se a mundet PDK pa liderin e saj Hashim Thaēin, i duket shumė interesante! Ai mendon se nė Kosovė realisht liderėt krijojnė autoritet brenda subjektit tė tyre dhe normalisht zgjidhen pėr tė satėn herė kryetar. Funksionimin e partisė, ai nuk e sheh pa z. Thaēi dhe pėr kėtė thotė se asnjėherė nuk ka menduar pėr ndryshime. “Nuk e kemi menduar dhe nuk kemi ndėrmend ta ndėrrojmė kryetarin e partisė z. Hashim Thaēi. Pėrderisa ai ka garantuar fitoren nė zgjedhje, derisa ka udhėhequr fushatėn dhe ka dalė me sukses, pse tė mendojmė ta ndėrrojmė”, shprehet ai. .
Sejdiu - figura e parė e partisė
Fadil Ferati, nėnkryetar i LDK-sė, konsideron se jo vetėm liderėt e partive, por askush nuk ėshtė i pėrjetshėm. Ndryshe nga partitė tjera, nė LDK gjėrat qėndrojnė ndryshe. Z.Sejdiu, ėshtė president shteti dhe njeri me mandat nga Kuvendi i fundit i LDK-sė, si shef i partisė, por qė pėr shkak tė postit tė ngrirė nė parti, ai nuk ushtron edhe funksionin e liderit tė partisė. Duke pasur tė vėshtirė t’i pėrgjigjet pyetjes se a mundet LDK pa kryetarin Sejdiu, ai tha: “Ne po pėrpiqemi tė funksionojmė edhe pa presidentin Rugova, por kryetari Sejdiu ėshtė figura e parė e partisė i zgjedhur nga Kuvendi”, tha nėnkryetari Ferati, duke pėrmendur kėtu edhe problemin qė kryetari Sejdiu nuk mund tė ushtrojė detyrėn nė parti pėr shkak tė pengesa kushtetuese.
Demokratizimin e partisė e zbeh lideri
Pėr Ibrahim Gashin, nėnkryetar i AKR-sė, rrethanat e funksionimit tė partive nė vendet post-komuniste kanė diktuar qė roli i liderit tė jetė shumė i madh nė subjektet politike nė vendet ballkanike. “Kjo ėshtė normale deri diku, por mendoj se me kalimin e kohės kur proceset politike dhe demokratizimi i shoqėrive post komuniste do tė arrijė njė shkallė mė tė lartė, atėherė edhe roli i liderit do tė zbehet pak, por jo nė atė masė qė mund ta shpresojė dikush. Sipas tij, nė kėtė fazė ka shumė rėndėsi roli i liderit dhe partitė janė tė lidhura me liderėt, andaj edhe nuk duhet tė presim shpejt qė ky rol tė zbehet. “Nuk mendoj se AKR nė kėtė fazė mundet pa z.Pacollin, pėr faktin se AKR ka shumė specifika. Pacolli vjen nga bota e ekonomisė, bota e biznesit dhe nė sytė e opinionit tė Kosovės dhe votuesve ai shihet si njeri i fuqishėm qė mund tė bėjė ndryshime ekonomike dhe natyrisht se kjo e bėnė tė fuqishėm subjektin qė e pėrfaqėson z. Pacolli. Unė nuk konsideroj se nė kėtė fazė AKR mundet pa z. Pacollin”, mendon Gashi.
AAK-ja nuk mundet pa Ramushin
AAK, sipas Ardian Gjinit, sukseset mė tė mėdha i ka tė lidhura me liderin e saj Ramush Haradinaj, pa tė cilin edhe nuk mundet tė funksionojė parti ashtu siē ėshtė deri tash. “AAK nuk mundet nė kėtė fazė pa Ramush Haradinaj, mund tė ekzistojė si parti, por nuk mund t’i arrijė sukseset pėr shkak se Ramush Haradinaj ėshtė krijues principiel i partisė”, tha Gjini. Duke pėrforcuar edhe mė tej deklaratėn e tij, ai merr shembull problemet nė LDK, pas vdekjes sė liderit tė saj dr. Ibrahim Rugova. “Dihet ēfarė problemesh i kanė ndodhur LDK-sė pa Ibrahim Rugovėn dhe probleme tė tilla mund t’iu ndodhin gjitha partive pa liderin themelues, pa liderin kryesor. Kjo nuk do tė thotė se liderėt duhet tė jenė tė pėrjetshėm nė parti, por do tė thotė se ndryshimet nė Kosovė janė mė tė ngadalshme nė kėtė fazė dhe duhet tė kalojė kohė se demokracia nuk mėsohet me libėr, por me kohėn. Nė kėtė fazė Kosovės nuk i duhen vetėm liderė partiakė, por liderė tė vendit, e liderėt e vendit ndėrtohen gradualisht, sepse nuk ėshtė lehtė tė prodhohen liderė sikur Ramush Haradinaj, apo sikur ka qenė Ibrahim Rugova, duhet kohė”, shprehet kėshtu z. Gjini.
Daci - emėr i suksesit tė LDD-sė
Lulzim Zeneli, sekretar i pėrgjithshėm i LDD-sė, sukseset e kėsaj partie i ndėrlidh me emrin e akademik Nexhat Dacit, kryetarit tė partisė, andaj funksionimin e partisė nuk e sheh pa liderin dhe themeluesin e saj. “Tė arriturat nė LDD janė tė ndėrlidhura me emrin e kryetarit Daci dhe pa tė nuk do tė ishin tė mundura. Ēdo sukses i pėrcjellė nė LDD reflekton emrin e kryetarit tė partisė, por ajo ēka ėshtė esenciale ėshtė se LDD ka ndėrtuar njė lidership tė respektuar”, shprehet Zeneli. Sipas tij, nė Kosovė kanė ndikuar shumė rrethana qė emri i subjektit politik tė ndėrlidhet me emrin e kryetarit tė partisė.
Siē shihet edhe nga deklarimet e bashkėpunėtorėve tė liderėve tė partive tona politike, asnjėri prej tyre as nuk tenton tė sfidojė liderėt e tyre e madje as qė kanė menduar pėr ndryshime eventuale nė krye tė partive politike.
Me njė fjalė sa tė jenė gjallė, janė liderė!


Hashim Thaēi: PDK 34.3%
Fatmir Sejdiu: LDK 22.6%
Behgjet Pacolli AKR 12.3%
Nexhat Daci LDD 10.0%
Ramush Haradinaj AAK 9.6%

Geändert von euroballkani (22.03.2009 um 18:11:22 Uhr)
Mit Zitat antworten
  #52  
Vjetėr 22.03.2009, 23:56:51
Grasha_1
Gast
 
Postime: n/a
Standard

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ui Trego postimin
Blerim Kuēi u emėrua sekretar organizativ i AAK-sė



Kėshilli Drejtues i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės e zgjodhi tė premten ish-zyrtarin e lartė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Blerim Kuēin nė postin e sekretarit organizativ tė AAK-sė.
Kuēi deklaroi se kalimi nė AAK nuk ėshtė hakmarrje ndaj LDK-sė por vazhdim i angazhimit tė tij pėr tė mirėn e Kosovės. Ndėrkaq, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim nuk dėmton raportet me Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

Kėshilli i Pėrgjithshėm i AAK-sė e votoi Kuēin nė postin e sekretarit organizativ ndėrkaq bashkėpunėtorin e tij Burim Ramadani nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm.

Haradinaj me kėtė rast tha se, Kosova nuk e ka luksin e lėnies anash tė kuadrove tė saj dhe se duhet mbledhur gjitha fuqitė pėr tė ndihmonin procesin e shtetndėrtimit i cili, sipas tij, nuk po ecėn nė drejtim tė duhur.

Zyrtarėt e AAK-sė komentuan edhe zhvillimet nė LDK. Nėnkryetari Blerim Shala tha se LDK-ja duhet ta gjejė veten dhe t’i kthehet konceptit bazik tė saj qė ėshtė rugovizmi, pėrmes tė cilit edhe ka fituar nė vazhdimėsi. /RTK/Telegrafi/

Moti ka pas nevoj AAK_ja per ni qisi leshatoku,se veq edhe ky ju ka mungue.
Mit Zitat antworten
  #53  
Vjetėr 25.03.2009, 08:26:15
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Nga Leonard Kerquki

Nėnkryetari i Parė Eqrem Kryeziu e ka thyer heshtjen e tij nga debatet qė pasuan kalimin e Blerim Kuēit nė AAK, duke njohur rolin e tij mirėpo edhe me bindjen se kjo lėvizje nuk dėmton Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

Shumėkush beson se politikani Blerim Kuqi ėshtė prodhim i Kryeziut, shkaku i lidhjeve familjare qė kanė. Lidhja duket tė ketė ndikuar edhe nė hezitimin e tij pėr tė komentuar transferin mė tė ri tė AAK’sė.

Nė njė intervistė pėr Express, Eqrem Kryeziu ka folur tė martėn pėr tė gjitha pyetjet qė shtrohen pėrpara LDK’sė.

Duke nisur nga Blerim Kuēi.

“Nėse merret ky fenomen dhe shikohet nga aspekti tepėr i ngushtė, partiak, primitiv...do tė vajtoja shumė pėr kėtė shkuarje”, ka thėnė Kryeziu. “Por nėse merret njė mozaik mė i gjerė, e qė i shėrben edhe emancipimit tė shoqėrisė kosovare, unė nuk brengosem shumė pėr kėtė punė”.
Mit Zitat antworten
  #54  
Vjetėr 27.03.2009, 10:24:14
grepi
Gast
 
Postime: n/a
Standard

PARTITĖ POLITIKE KOSOVARE, PROGRAMET DHE ELEKTORATI



Analizė politike

Grumbullimi i njė grupi njerėzish me mendime tė pėrafėrta e pėrbėn njė parti politike, tė cilėt nė vete kanė ideologjinė e njejtė. Partia dhe ideologjia janė njė sistem i ideve dhe gjykimėve, i organizuar, qė shėrben pėr tė pėrshkruar, sqaruar, interpretuar apo tė arsyeton situatėn e njė grupi apo tė njė kolektiviteti, qė inspirohėt gjerėsisht nga vlerat, qė propozon njė orientim preciz tė njė aksioni historik tė atij grupi apo kolektiviteti. Nė kėtė mėnyrė paraqitėt njė “sistem” i mendimėve (A.Konti).
August Konti, nė veprėn e tij, i kushton rėndėsi tė veēantė dhe ēmonte pozitivisht produktin e revolucionėve ideologjike. Shoqėrinė industriale e parashihte qė nė tė ardhmen do tė rezultonte me triumf qė mund ta quajmė ideologjia e organizimit tekniko-shkencore. Parasegjithash, ideologjia merrė formėn e njė sistemi tė ideve dhe gjykimėve, dhe paraqitet nė aspektin racional e ndonjėherė edhe si shkencė.
Qė nė fillim ideologjia e sqaron realitetin, realitet qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė kompleks dhe konfuz. Kėtij sqarimit nuk i mungon logjika as koherenca dhe intelektualisht ka premise tė mjaftueshme qė mund tė absorbohėn si nga intelegjencia po ashtu edhe nga tjeret nė vija tė trasha tė formumilmėve elemntare.
Partia dhe idologjia e parashtruar me program, duhet tė sqarojė pėr ēka dhe nga kush jemi tė eksploatuar, pse jemi tė pazhvilluar ekonomikisht,apo pse tė raca e bardhė tė jetė superior, pse shteti shkon drejtė shkatėrrimit ekonomik,pse duhėt tė ndėrrohėt qeveria etj. Kėshtuqė mund tė thuhet se ideologjia ėshtė njė sqarim dhe sigurim apo tė dyja bashkė.
Menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, partitė ekzistuese shqiptare qė vepronin nė Kosovė, u ri organzuan pėr rezistencė tė armatosur kundėr pushtuesit, mirėpo kėto u shuan me gjak. Serbia e asaj kohe arriti qė permes disa partizanėve tanė ta shtrinte e ta fuqizonte Partinė Komuniste nė ēdo skutė tė Kosovės. Fillimisht, shefa tė partisė dhe anėtarė pranoheshin disa individė tė cilėt nuk kishin asgjė pas tyre. Pėrparėsi kishin disa nga familjet e varfėra, disa me trauma psikike, disa me biografi pro-sllave, disa tė rinj prindėrit e tė cilėve kishin luftuar kundėr Serbisė, e aty-kėtu ndonjė i shkolluar i kohės siē ishte Fadil Hoxha e pak tė tjerė. Nga Kosova u larguan mė tė shkolluarit siē ishte Luan Gashi, Adem Gllavica e shumė tė tjerė.
Pėrshkrimi i kėsaj strukture tė formimit tė PK nė Kosovė, disave do t’ju duket e pa logjikshme, duke shtruar pyetje se si ėshtė e mundur tė integrohet nė parti njė individ kur babain ia kanė vra pikėrisht e njejta parti?! Si mund tė krijohej partia me individė tė traumatizuar?! Pse tė krijohet partia me individė tė varfėr e anonimusa?! Etj. Pėrgjigjet janė tė thjeshta dhe tė faktuara. Ekzistojnė njė numėr i madh individėsh prindėrit e tė cilėve u vranė nga partizanėt serbė, e fėmijėt e tė cilėve arritėn tė merrnin pozita tepėr tė rėndėsishme nė Kosovė. Sa pėr ilustrim po e marrim babain e njė poeti tonė shumė tė njohur, babai i tė cilit ia kishte pre kokėn e ambasadorit sllav, tė cilin e pushkatuan, por i biri pėrveē qė arriti poste tė mėdha nė Kėshillin Ekzekutiv tė Kosovės, u bė edhe poet i njohur qė mėsohet sot nė letėrsinė tonė. Raste tė tilla janė tė pa numėrueshme dhe pėr kėto ndoshta dikush shkruan libra tė veēanta, apo ndoshta kurrė jo.

Krijimi i partive shqiptare pa vullnetin e Serbisė

Vetėm nė fund tė vitit 1989 dhe fillim tė vitit 1990, u krijuan partitė politike shqiptare pa vullnetin e Serbisė, ose ndoshta me leje tė Serbisė. Sido qė tė jetė, pa leje a me leje te tyre, partitė politke nė Kosovė vepruan kundėr okupuesit dhe padrejtėsive qė i bėhej popullit tonė. Gjatė kėsaj periudhe dhjetėvjeēare (deri nė Kosovėn e pas luftės) , tė ishe anėtar i njė partie politike, duhej tė ishe i vendosur dhe i vetėdijshėm se pėsoje me jetė dhe me konsekuenca dramatike pėr tėrė familjėn.
Pas luftės, disa parti politike u zhukėn e disa tjera u krijuan. U zhdukėn ato parti liderėt e tė cilave ishin tė luhatur, ose tė detyruar tė formonin parti qė tė jenė satelit tė dikujt. U krijuan parti tė reja me liderė tė fuqishėm e tė vendosur. Formimi i partive tė reja popullin e gjeti dhe la konfuz. Populli ishte mėsuar tė kishte: njė lider, njė parti , njė urdhėr, njė rrugė me njė zgjidhje. Me krijimin e disa partive populli u nda nė tri grupe: tė luftės, pacifistėt dhe indiferentėt. Nuk dihet se pse LDK-ėja u etiketua si pacifiste, kur ne mesin e tyre kishte tė tillė qė luftuan dhe ranė nė luftė, por kjo ėshtė ēeshtje qė tjerėt mund tė merren. LDK-ėja kishte si satelitė tė saj disa parti tė vogėla, kurse nė anėn tjetėr pjesa qė quhej e luftės, PDK-ėja pas veti nuk e kishte asnjė parti satelite edhe pse ekzistonin parti te tė njejtit krah e me trima tė njohur tė luftės.
Partitė qė quheshin tė luftės asnjėra nuk kishin koordinim dhe bashkėpunim mes tyre pėr tė krijuar njė koalicion tė fuqishėm. Secila synonte t’i afrohej LDK-sė pėr t’ia hedhur tjetrit. Kėshtu PDK-ėja nė fillim bėnė koalcion qeveritar me LDK-ėn, duke i lėnė tė gjitha partitė tjera tė luftės me gishta nė gojė. Pak vite mė vonė, AAK-ėja bėnė koalicion me LDK-ėn, duke e lėnė PDK-ėn nė breg tė ujit pa i dhėnė asnjė pikė ujė. Pak kohė mė pas, PDK-ėja do i revanshohėt AAK-sė duke ia bashkangjitur LDK-sė nė kolicionin qeveritar dhe partitė tjera tė luftės i lenė tė bėjnė sehir e tė sillėn rreth mullarit pa ua dhėnė asnjė kokėrr grurė. E nė tėrė kėtė lojė popolli mbetėt ende konfuz.
Posa u krijuan partitė e luftės, nė pjėsėn e popullit qė i simpatizonte dhe votonin pėr kėto parti, lindi njė shpresė se tani partitė e tyre do tė rregullonin situatėn materiale tė familjarėve qė pėsuan dėme si nė njerėz poashtu edhe nė pasuri, mirėpo pakkush prej tyre pėrfitoi. Pėrfituan vetėm ata qė ishin pranė shefave, tė tjerėt u harruan.
Kur filluan tė bėhėshin koalicione qeveritare me tė luftės e tė pa luftės, pjesa e luftėtarėve u zhgėnjyen. Kur filluan qė nė parti politike tė futėshin edhe njerėz me biografi tė dyshimtė dhe u jepnin poste tė rėndėsishme, pjesa e luftėtarėve jo vetėm qė u zhgėnjyen por edhe filluan tė revoltoheshin. Ishte e pa imagjinueshme ta shihje dikend qė deri dje e kishte fyer luftėn dhe luftėtarėt e tani tė vendoste pėr ta. Kur luftėtari shkon nė komune pėr rregullim tė ēfarėdo dokumenti zyrtar, para tij i del i njejti zyrtar, i cili i kishte shėrbyer sistemit okupues dhe jo vetėm kaq por edhe sillet arrogant. Pėr luftėtarin dhe pėr ēdo shqiptar tė ndershėm ėshtė e pa imagjinueshme kur nė televizione apo nė shtyp sheh dhe dėgjon atė , oso birin e atij qė deri dje kishte mbrojtur me mish e me shpirt sistemin okupues. Ē’rrugė i mbetėt kėsaj pjese tė elektoratit?!
Nė anėn tjetėr, anėtarėt e LDK-sė dhe partive satelite po ashtu mbetėn konfuzė. Si mos tė mbetėn konfuz, kur ishin mėsuar dhe edukuar permes mjeteve tė informimit vite tė tėra, se vetėm nė mėnyrė pacifike ēlirohet Kosova dhe luftėtarėt janė dorė e zgjatur e Serbisė. Si mos tė mbetėshin konfuzė, kur liderėt e tyre bėnė koalicion pikėrisht me ata qė deri dje i quanin dorė e zgjatur e Serbisė?! Si mos tė mbeteshin konfuzė, kur shefat e tyre ēdo ditė hanin , pinin , qeshnin dhe tenderet i ndanin bashkarisht me ata qė deri dje i quanin dorė e zgjatur e Serbisė?! . Ē’rrugė i mbetėt kėsaj pjese tė elektoratit?!
Shtresa e qytetarėve qė i takon pjesės sė tretė, atyre indiferentė, janė tė zhgėnjyer si me ata tė luftės ashtu edhe me tė tjerėt. Bazuar nė zgjedhjet e fundit, kjo ėshtė pjesa mė e madhe e popullsisė qė pėrbėhėt nga terheqja e tyre prej partive tė ndryshme ekzistuese. Kjo shtresė e kėrkon njė lider ideal qė i shtyen proēeset e Kosovės pėrpara. Kjo shtresė e kėrkon njė lider qė punon pėr interesa tė pėrgjithshme kombėtare, e jo pėr pasurimin individual tė liderėve dhe familjarėve tė tyre. Ē’rrugė i mbetėt kėsaj pjese tė elektoratit?!

Si veprojnė partitė politike?
Programėt e partive politike ende janė pėrafėrsisht tė ngjajshme njėra me tjetrėn. Secila parti deklarohet se i takojnė krahut tė djathtė. Janė deklarata stereotipe vetėm pėr t’u hy nė qejf euro-amerikanėve, e nė fakt nuk janė as tė krejtėsisht tė djathta e aq mė pak tė majta. Partitė e krahut tė djathtė zakonisht mbėshtetėn dhe pėrbėhėn prej shtresėave tė pasura dhe luftojnė pėr tė marrė pushtetin pėr t’i mbrojtur kapitalet e atyre qė i mbėshtesin. Partitė e krahut tė majtė evropiane zakonisht pėrbėhėn prej idealistėve dhe luftojnė pėr tė marrė pushtetin pėr t’i mbrojtur shtresėn e mesme dhe tė varfėr. Marrja e pushtetit nga socialistėt evropian ka ndikuar qė dukshėm tė pėrmirėsohet gjendja e klasės sė varfėr aq sa sot nė asnjė shtet evropian nuk mundėsh tė gjen njė familje pa tė ardhura tė mjaftueshme pėr njė jetesė normale.
Nė Kosovė ende ekziston njė keqkuptim nė mėnyrėn e profilizimit tė partisė. Eshtė nė modė tė profilizohesh i djathtė, sepse tanėt mendojnė se nė kėtė mėnyrė je kundėr komunizmit rus, dhe mendojnė se kjo tė bėn qė Pėrendimi tė na pėrkrah. Edhe nėse nė realitet je i krhaut tė majtė, ėshtė bėrė modė ditore qė tė deklarohėsh i djathtė ngase nė tė kundėrtėn partinė e quajnė enveriste.
Edhe kur partia quhet Partia Socialdemokrate ose Socialiste, liderėt tanė deklarohen ēmendurisht tė mesėm, e madje ndodhė qė tė thonė se janė tė djathtė.
Nga kjo mund tė supozohet se vetė liderėt tanė i kanė hyrė punės partiake, jo pėr shkak se janė tė bindur ne programin e partisė se tij, por kanė marrė frerėt pėr tė arritur pushtetin e permes pushtetit paranė.

Strukturat partiake kosovare

PDK

Aktualisht PDK-ėja ėshtė partia mė e madhe nė Kosovė. PDK-ėja ėshtė njė vazhdimėsi e LPK-sė, qė gjatė viteve tė luftės ishte ilegale dhe vazhdimėsi e Partisė sė Prosperitetit qė mėnjėherė pas luftės e themeloi Bardhyl Mahmuti. Nė fillim tė fillimit PDK-ėja pėrbėhej krejtėsisht nga krahu i luftės. Njė strukturė tė tillė shefat e PDK-sė e shihnin si pengesė, sepse nė popull flitej se ishte parti e njerėzve tė malit. Ky etiketim i pa vend do tė bėnte qė krerėt e partisė ta ndjenin vetin inferiorė, jo vetėm pėrballė partive tė tjera qė kishin tituj shkencorė, por edhe pėrballė opinionit ndėrkombėtar. Brenda pak kohėsh PDK-ėja gjendet nė kėrkim tė kokave shkencore vetėm e vetėm tė tregohet e moderuar dhe ta largojnė etiketimin e njerėzve tė malit. Brenda njė kohė tė shkrutėr e harruan betimin e tyre kombėtar, i harruan shokėt e tyre e madje e harruan edhe Rifat Jasharin qė ta fusnin nė listėn zgjedhore pėr deputet tė Kosovės. Duke i nėpėrkembur vlerat e anėtarėve tė tyre mė besnikė, harruan qė disa me tituj shkencorė i kishin shėrbyer devotshmėrisht sistemit tė Millosheviqit. Madje, kjo nuk do i pengonte aspak, pėrkundrazi thonin se ishin tolerantė, tė moderuar dhe pa fije frike ne librėn e ndonjėrit prej shefave tė kėsaj partie do tė bėhėj recenzent i biri i atij qė dikur kishte vra shqiptarė, apo ndonjė tjetėr recensent e kėshilltar ndonjėri qė i kishte shėrbyer sistemit okupues. Kjo larami njerėzish me funksione tė rėndėsishme, ėshtė duke e turbulluar vetė anėtarėsinė e tyre. Nėse njė gjė e tillė vazhdon ende, mendoj se nė zgjedhjet e ardhshme komunale rezultatėt do tė tregojnė se PDK-ėja mund tė ketė ramje tė dukshme.

LDK

Partia e dytė mė e madhe ėshtė LDK-ėja, qė ėshtė vazhdimėsi e punės sė Ibrahim Rugovės. Kjo parti, ėshtė pėrpjekur qė anėtarėt e saj t’i strukturojė nė vende dhe poste sipas meritave tė anėtarėve nė bazė tė stazhit tė tyre nė parti. Shefat e LDK-sė, ishin dhe janė tė mėsuar me respektimin e hiearkisė partiake sepse kėta i ka mėsuar pėrvoja e tyre nė LKJ. Pėr shumė vite tė pas luftės, LDK-ja i favorizojė anėtarėt e devotshėm tė tyre, duke i shpėrblyer me poste tė mira. Nė kohėn kur lideri Ibrahim Rugova vuante nga sėmundja e tij, njerėzit qė ishin afėr tij filluan kalkulimet e tyre pėr pushtimin e partisė. Ndonjėri prej tyre do tė manipulonte me djalin e Ibrahim Rugovės dhe klanin e vetė pėr t’i pozicionuar njerėzit e klanit nė vende kyēe, dhe nė heshtje pėrgatitej pėr pasvdekjen e Rugovės. Secili nė Kryesi nė vete mendonte se ėshtė i denjė tė jetė trashėgimtar legjitim i Rugovės, por pa guxuar ta thente mitin pėr Rugovėn. Tė thehej miti pėr Rugovėn askush nuk do t’i shkonte mbrapa, andaj kjo pjesė u treguan tė matur, tė kujdesėshėm dhe tė afėrtė me familjėn e Kryetarit. Duke e parė se as me kujdesin mė tė tepruar nuk po arrinin ta pushtonin ajsbergun e LDK-sė, u detyruan tė themelonin parti tjetėr. Largimi i njė pjese nuk do tė thotė se tani nė LDK mbetėn vetėm tė besueshmit i Ibrahim Rugovės, por mund tė thuhet se mbetėn ata tė cilėt i besonin dhe i besojnė njė programi partiak. Largimi i njė pjese dukshėm e dėmtoi LDK-ėn , sepse nė vend se tė ishte partia mė e madhe u shndėrrua nė parti tė dytė. Kryesia e kėsaj partie ende ka frikė pėr freskinė dhe renovime partiake. Kjo kryesi nuk vrapon pėr tė gjetur emra tė njohur, sepse e konsideron vetėn parti elitare dhe bartės tė proēeseve tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo parti nuk e konsideron tė nevojshme tė vrapon pas titujve shkencorė sepse nuk ekziston ndonjė titull me i madh se sa e kanė ata ne mesin e tyre. Problemi i kėsaj partie qėndron nė atė se pikėrisht ata qė kanė tituj shkencorė nuk kanė poste tė mėdha, por nė kėto poste i kanė emėruar disa qė nuk ėshtė dashur tė jenė aty. Emėrimi i disa individėve nė poste tepėr tė rėndėsishme qeveritare, vetėm pse ndonjėri prej tyre ka qendruar afėr Rugovės, bėn qė LDK-ėja tė humb kredibilitetin jo vetėm te anėtarėve tė tyre, por edhe nė popull. Nga kėto emėrime pa vend mund tė ndodhė, qė nė zgjedhjet e ardhshme kjo parti tė pėson humbje tė rėndė.

vazhdon .................................................. ......................................
Mit Zitat antworten
  #55  
Vjetėr 27.03.2009, 10:24:46
grepi
Gast
 
Postime: n/a
Standard

AAK

Partia AAK, emrin e saj e ka filluar me trimėrinė legjendare tė Ramush Haradinajt. Nė fillim u themelua nė bashkėpunim me Partinė Parlamentare tė Bajram Kosumit dhe Bujar Dugollit, me LKĒK-ėn e Sabit Gashit dhe LPK-ėn e Emrush Xhemailit. Qe ne start kjo parti ishte e destinuar tė fitonte njė pjesė tė madhe tė elektoratit kosovar, sepse nė njė anė kudo flitej pėr heroizmin dhe luftėn Ramush Haradianjt dhe familjės sė tij, e nė anėn tjetėr rreth tij ishin mbledhur Bajram Kosumi ish i burgosur politik, Bujar Dugolli ish udhėheqės i manifestimeve studentore si dhe Emrush Xhemaili dhe Sabit Gashi si ish liderė tė partive ilegale.
Ky kompozicion i mundėsonte AAK-sė tė ishte partia mė e madhe, sepse kėtu mund tė pėrfshiheshin tė gjitha shtresat e popullsisė sonė.
Themelimi i AAK-sė gėzoi ish luftėtarėt tė injoruar nga partitė tjera tė luftės dhe njė pjesė tjetėr tė popullsisė. Shumė shpejtė AAK do tė bjen nė grackėn e etiketimėve qė quhej si partia e krahut tė luftės. Pėr t’iu shmangur kėtij etiketimi, lideri i kėsaj partie e solli afėr tij Mahmut Bakallin dhe ndonjė tjetėr me biografi tė dyshimtė. Qe partia tė tregohej e moderuar, lideri i AAK-sė, nė njė tubim nė SH.B.A. deklaron nė favor tė Ibrahim Rugovės, gjė qė kjo deklaratė do tė zgjonte moskėnaqėsi tė heshtur tek anėtarėt e tij. Partia i kishte tė gjitha premisat tė ishte numėr njė, por liderin e mundonin etiketimet qė i thonin krahu i luftės dhe e ndjente vetėn inferior, sepse struktura e Kryesisė nuk pėrbėhej nga njerėz me tituj shkencorė. Nė ndėrkohė, LPK-ėja dhe LKĒK-ja e mė vonė UNIKOMBI, u larguan nga AAK me pretekste tė ndryshme. Sa mė shumė qė fitonte kredibilitet nė popull, lideri merrte vendime dhe veprime arbitrare ndaj anėtarėve tė Kryesisė se tij, kėshtu qė AAK-ja fillonte dukshėm ramjėn e vetė, dhe bėnė qė Rexhep Selimi ose ndonjė tjetėr tė jep dorhėqje publike nga partia. Vendimet e liderit arbitrarisht ndikojnė qė anėtarėt e Kryesisė tė mos e shohin fushėveprimin e tyre tė lirė, por tė kufizuar. Ky kufizim ndikon qė njė pjesė e tyre tė heshtin, sepse nuk kanė ku tė shkojnė, njė pjesė e tyre as nuk tėrhiqėn, por as nuk i pėrgjigjėn ftesės sė liderit. Pėr tė dalė nga kjo krizė e ngushtimit tė hapėsirės, Ramush Haradinaj afron Blerim Shalėn. Afrimi i Blerim Shalės nuk e shton simpatinė e anėtarėve dhe tė paanėtarėve pėr AAK. Afrimi i tij ėshtė i dyanshėm: anėtarėve tė Kryesisė qė nuki i pėrgjigjen ftesės sė liderit , t’u tregohet se unė gjej edhe tjerė qė ju zėvėndėsoj nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr tė tregohet se AAK ėshtė tolerante dhe ėshtė nė kėrkim tė kokave mė tė mira nė Kosovė.
Qė AAK tė tregohėt e hapur dhe mė tolerante, kėto ditė e mori edhe Blerim Kuēin , gjė qė dokumenton se kjo parti kėrkon tė bėjė freski dhe renovime partiake. Ne fakt, freskia dhe renovime partiake nuk mund tė bėhėn duke e marrė njė personalitet politik tani mė tė njohur pėr opinionin tonė. Nuk mund tė quhet freski dhe renovim ardhja e Blerim Shalės, sepse ai ishte nė Grupin Negociator dhe nė tė gjitha proceset politike qė ka kaluar Kosova deri sot. Nuk mund tė quhet freski as ardhja e Blerim Kuēit, sepse ky i fundit ishte personalitet i nje partie politike, edhe pse Blerim Kuē ka invencione pėr ta freskuar vertet partinė nėse do i jepet hapėsirė ashtu siē ai e mendon. AAK ende vuan nga kompleksi i inferioritetit, sepse ne gjiun e saj ka shumė pak personalitete me tituj shkencorė e madje ne poste kyēe deri tani ka pasur edhe njerėz me pak njohuri shkollore.

AKR

Kjo ėshtė partia me e re nė Kosovė, dhe e cila menjėherė arriti tė perfiton njė masė tė konsiderueshėm tė popullatės. AKR-ja u krijuar nė momentet mė kruciale qė po pėrjetonte Kosova e sidomos me papunėsinė qė pėrballėt vendi ynė. Lideri i kėsaj partie, Behghet Pacolli, qė nė fillim e nisi me njė pompozitet dhe me premtime tė mėdha se do ta ulte shkallėn e papunėsisė nė Kosovė. Masa i besoi kėtij slogani dhe AKR u plasua lartė ne spektrin e partive politike tona. Ngritja e AKR-sė do i pengonte partitė tjera tė vogėla dhe kundėr liderit tė kėsaj partie do shkuranin se ishte njeri i Serbisė dhe i Rusisė. Brenda pak kohe, AKR pėrjetoi shkėlqimin dhe rėniėn e saj dhe tani ėshtė diku ne mes: as tė shkėlqimi, por as tė rėnia.
Nė fillim, AKR-ja u tregua tolerante dhe e hapur, por shpejt nė tė vrapuan qė ta pushtonin kryesinė ndonjė qė mendon se ėshtė pronė private, duke harruar se padron ėshtė vetė Behghet Pacolli. AKR prej njė partie tė hapur u shndėrrua nė parti hermetike qė tani mė as Behxhet Pacolli nuk po i bie nė fije. Kėshilltarėt e tij, ne vend se tė kėrkojnė emra tė njohur e ta freskojnė partinė, kėta nuk ia pėrēojnė liderit tė tyre emrat qė kėrkojnė tė futen nė parti ose ua shtrembėrojnė biografitė nga frika e postit tė tyre. Kėsaj partie politike i mungon invencioni i freskisė dhe e mundon hermetizmi. AKR-sė i mungojnė emra karizmatikė dhe me kėtė pėrbėrje do ta ketė vėshtirė tė ruaj vendin qė e ka nėse ne ta ardhmen nuk merrė masa adekuate.

Lėvizjet e personaliteteve nga njė parti nė njė tjetėr ndodhin shumė pak ne vende tė civilizuara. Individi hyn dhe e pėrqafon programin e njė partie politike vetėm atėhere kur ai ėshtė i bindur se nė atė program e gjen vetėn, por ndividi i bashkangjitėt njė partie politke edhe pėr tė mbrojtur ose realizuar interesat e tij ekonomike.
Gėnjeshtra janė deklaratat e ndonjė individi, i cili thotė se po e krijon njė parti ose po hyn nė njė parti pėr t’i ndihmuar popullit. Ekzistojnė individė, qė vertet dėshirojnė t’i ndihmojnė shtresės sė varfėr apo pėr t’i ēuar pėrpara proēeset e shtetit, por kėta kurrė nuk mund tė vijnė nė kryesi tė asnjė partie politike. Nėse rastėsisht ndonjėri arrin, ai nuk do tė ketė sukses, sepse ėshtė i mbėshtjellė nga tė gjitha anėt me individė qė kanė hyrė nė parti pėr qėllime personale. Kudo nė botėn e civilizuar, partia gjithnjė ėshtė nė kėrkim tė njerėzve tė shquar, tė individėve tė cilėt e luftojnė korrupsionin, tė individėve humanistė, tė individėve qė gėzojnė emėr dhe kredibilitet, sepse vetėm nė bazė tė inkuadrimit tė tyre partia i fiton shumė simpatizues. Aktualisht, partitė nė Kosovė nuk e ndjejnė tė nevojshme tė kėrkojnė individė tė tillė, sepse mėnyra e zgjedhjeve ėshtė e tillė qė elektorati voton vetėm pėr partinė. Nė momentin kur zgjedhjet do tė organizohėn nė atė mėnyrė, qė elektorati tė voton pėr individin, partitė do tė jenė tė obliguar qė t’i afrojnė kėta emra qė ta fitojnė masėn. Me afrime tė njerėzve tė tillė askujt nuk i rrezikohėt vendi, perveē atyre qė me punėn e vet e kanė keqpėrdorur postin dhe janė treguar tė paaftė.
Pasi qė tė gjitha partitė kanė programe pėrafėrsisht tė ngjajshme, ende ka mundėsi qė personalitetėt tė bėjnė levizje tė tyre prej njėerės nė tjetrėn parti. Askush nuk mundėt t’i akuzon pėr levizjet e tyre, sepse individi e lėshon njė parti vetėm atėhere kur mendon se iu ėshtė ngushtuar hapėsira e veprimit tė tij. Nėse partia tjetėr e ndjen mungesėn e kuadrit dhe permes emrit te tij e fiton njė pjesė tė elektoratit natyrisht qė e pranon anėtarin e posa ardhur. Pa asnjė dyshim i posa ardhur pas tij afron edhe qindra simpatizues, por tė cilėt janė tė padukshėm deri ne zgjedhje. Vetė tėrheqja e njė personaliteti ndikon pozitivisht nė partinė ku ai shkon, dhe vetėvetiu ndikon negativisht tė pjesa e partisė amė nga ai ka ardhur. Freskitė nė parti janė tė nevojshme madje kėto i bėjnė edhe shtetėt me pervojė shumėvjeēare.

Ē’rrugė i mbetėt elektoratit tė cilėt janė tė zhgėnjuer me liderėt e tyre ?!

Elektorati ėshtė pjesa mė e ndershme e popullsisė, tė cilėt tėrė shpresat e tyre i kanė nė liderėt tė cilėve ua kanė falur besimin. Kjo pjesė janė aq tė ndershėm dhe aq tė bindur nė liderin e tyre sa edhe janė tė gatshėm tė vritėn nėse dikush nuk pajtohėt me mendimin e tyre. Raste tė vrasjeve dhe rrahjeve mes tyre kemi pasur nė Kosovė. Kur kjo shtresė ka bindjen se janė tė tradhėtuar nga kryesia e partisė sė tyre, kėta nė heshtje tėrhiqėn, por nuk flasin kundėr liderit tė vet. Vetėm pasi qė tė ndjehėn skajshmėrisht tė tradhėtuar fillojnė tė folin kundėr atij qė i besuan deri dje. Kjo shtresė e pakėnaqur nga rezultatėt e partisė nuk e marrin guximin tė kundėrshtojnė nė mbledhje lokale apo nė Kongres tė partisė nga frika se mos po etiketohen tradhėtar tė idealit tė partisė. Vite tė tėra qėndrojnė tė heshtur dhe pa kundėrshtuar, por as nuk tentojnė t’i bashkangjiten partisė kundėrshtare. Asnjė anėtarė vertetė, e i devotshėm i LDK-sė nuk do tė shkon nė PDK, siē asnjė anėtar i PDK-sė nuk shkon nė LDK. Kėta janė tė bindur se kalimi ne partinė tjetėr ėshtė akt tradhėtie dhe nuk e bėjnė, sepse janė tepėr tė sinqertė dhe tepėr besnik ndaj idealit tė tyre. Kjo pjesė rrinė duke shikuar dhe shpresuar se ndoshta njė ditė partia do tė veprojė ashtu siē kanė ėndruar kur u kyēėn nė tė. Tani po mbushėn gati dhjetė vjet qė kjo shtresė ėshtė nė pritje, e sa mė shumė qė presin, shpresat po humbin nga se sot tė gjitha partitė e kanė njė qėllim- pasurimin individual tė tyre. Kėtė gjė secili shqiptar e ka vėrejtur dhe mė nuk ėshtė sekret pėr askend.
Kjo shtresė e pakėnaqur, e zhgėnjyer, e tradhėtuar nga partitė e tyre, do t’i mbesin besnik mendimeve te tyre dhe nuk do tė votojnė kurrė. Kėta do tė kėnaqėn duke pėrkujtuar me krenari se sa mirė ishte nė kohėn kur pranoheshe anėtarė i LDK-sė, tjerėt me krenari do u rrėfejnė shokėve pėr guximin e tyre nė luftė, pėr trimėritė e tyre dhe tė shokvėve tė tyre tani mė dėshmorė. Rrėfimėt e tyre aq tė shpeshta fillojnė tė bėhėn monotone pėr shokėt dhe pėr vetė fėmijėt e tyre. Mund tė ndodhė qė posa t’ia rifillojnė pėr tė satėn herė rrėfimit fėmiu ose shoku i tyre t’i ndėrpretė, duke i thėnė se e dinė pėrfundimin. Ka gjasa kur shokėt t’u thonė se po tė ishte ashtu pse LDK-ėja apo PDK-ėja nuk tė pėrfillin aspak.
Tė zhgėnjyerit tė tillė pėrpiqėn qė pėrmes tė ndonjė fotografie tė zhubrosur t’ua dokumentojnė devotėshmėrinė e vetė ndaj partisė, por kot. Kjo ėshtė shtresa skajshmėrisht e zhgėnjyer dhe qė nuk u mbetėt asnjė rrugė tjetėr veē se tė heshtin. Kjo ėshtė ajo shtresa qė i takon grupit tė indiferentėve. Kjo ėshtė shtresa e pa shpresė, andaj kanė vendosur tė mos dalin nė votime siē u pa nė votimet e fundit. Kėsaj shtrese nuk i mbetėt rrugė tjetėr pėrpos heshtjės deri sa njė ditė ta shohin se dikush vertetė po punuaka pėr tė mirėn e popullit.

Nga cilat kritere karaktrrizohet ideologjia ?

Partia nuk ėshtė diēka abstrakte, por i referohet interesave individuale apo edhe kolektive tė mėnjėhershme. U adresohet atyre qė janė nė pozita pėr t’i mbrojtur apo atyre qė dėshirojnė t’i rregullojnė punėt e tyre. Ideologjia u flet vetėm atyre qė kanė interesa.
Sociologėt bashkėkohor konsiderojnė qė partia dhe ideologjia mund tė prodhon vetėdije tė gabueshme apo edhe tė sinqertė. Ēdo gjė varėt nė kontekstin se si reagon. Pasi qė ajo reagon nė vetėdije ideologjia ėshtė njė faktor tė ndryshimėve sociale dhe vetėm nė kėtė aspekt studiohet kohėve tė fundit.
Gjerė mė kėtu u morėm me partitė dhe ideologjinė si fenomen i thjeshtė, por nė fakt ideologjia ėshtė fenomen shumė kompleks. Eshtė e mundur qė ideologjia tė karakterizohet me katėr kritere: 1.grupi qė ideologjia i adresohet, 2.raportėt nė mes ideologjisė dhe pushtetit, 3.mundėsit e aksionėve qė ajo i propozon,dhe 4. pėrmbajtja.
1.Nė tė parėn ideologjia i adresohėt njė apo mė shumė grupimeve nė brendėsi tė shoqėrisė globale: njė klase sociale,njė profesioni etj. Sikur idologjia e sindikatave qė i kushtohet punėtorėve, nėpunėsve etj.
2. Ideologjia gjithnjė apo gati gjithnji ka qėllim pushtetin dhe pėr konsekuncė merrė karakter politik.
3. Mundėsia e aksioneve ideologjia mundet te jetė: reformiste, revolucionare,
4. Pėrmbajtja e saj reaksionare, nėse propozon nė kthim mbrapa; konservatore nėse kėrkon status quo, progresiste ose liberale nėse kėrkon tėrheqjen e disa traditave nė pėrfitim tė ndryshimeve te nevojshme; radikale nėse kėrkon ndėrprerje tė mėnjehershme.
E tek ne nė Kosovė a thua se partitė politike i pėrmbahėn programit qė e pėrcakton idologjinė partiake?! Apo ndoshta programėt i kanė vetėm si mundėsi pėr t’u regjistrua nė UNMIK, tani EULEX ?!

KOSOVA SOT

grepi, dora vetė
Mit Zitat antworten
  #56  
Vjetėr 30.03.2009, 20:01:30
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard Sondazh aktual nga Gazetat ditore

Sondazh



Nese sot do te dilni ne zgjedhje,per ke do te votonit?

PDK (38%, 634 Vota)
LDK (19%,327 Vota)
AAK (17%, 290Vota)
LDD (13%, 225 Vota)
AKR (12%, 200 Vota)
Gjithsej vota: 1,677
Mit Zitat antworten
  #57  
Vjetėr 02.04.2009, 19:34:19
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Me qeverisjen e Pacollit do tė kishim njė Kosovė ndryshe




Deputetja e Aleancės Kosova e Re, Rita Hajzeraj, ėshtė njė prej personaliteteve tė reja qė ka “freskuar” skenėn politike tė Kosovės me ide, koncepte dhe angazhim profesional sidomos nė veprimtarinė e Parlamentit tė Kosovės. Rita Hajzeraj ėshtė zė i qartė, i pastėr dhe i theksuar i femrės, ėshtė pėrfaqėsuese e denjė e elektoratit tė saj, prezanton me sukses Aleancėn Kosova e Re. Prandaj, nė qoftė se mė shumė se gjysma e deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės tashmė kanė bėrė “stazh” gati 8 vjeēar dhe pothuaj e kanė thėnė dhe e kanė dhėnė gjithė kapacitetin e tyre politik e intelektual, Rita Hajzeraj dhe deputetėt e AKR-sė janė personalitete politike qė kanė ndryshuar dhe demokratizuar debatin parlamentar nė Parlamentin e Kosovės
Mit Zitat antworten
  #58  
Vjetėr 04.04.2009, 14:34:43
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Plus njė deputet
AAK’ja mori nė grupin e saj parlamentar deputetin e BDA’sė, Danush Ademin. Kėshtu, AAK bėhet forca e tretė nė Parlament, me 12 deputetė. Ramush Haradinaj tha se koalicioni me BDA’nė tregon pėr besueshmėrinė qė gėzon subjekti i tij.

Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, tash e tutje do tė jetė forca e tretė nė Parlamentin e Kosovės. Tė premten, kryetari i AAK’sė lidhi koalicion me Partinė Bashkimi Demokratik i Ashkalive, duke paralajmėruar njėherėsh se deputeti i kėsaj partie, Danush Ademi do t’i bashkohet grupit tė tij parlamentar.
Mit Zitat antworten
  #59  
Vjetėr 18.04.2009, 22:40:47
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard Mbeturina e tjereve sjell ne parti

AAK planifikon qe ta marre Fadil Feratin tanime kryetar i Burimit dhe antar i kryesis se LDK.
Por bije fjala a eshte e udhes qe keta njerze te tubohen ne AAK kur keta tanime jan shum gjate ne politik dhe rezultati i tyre eshte i barabart me zero.
Nese Z Haradinaji don ta kopjoje z Thaqi duhet qe ne parti te sjell njerz nga Shoqeria Civile ashtu siq beri Thaqi e jo nga partit tjera ata qe tanime nuk kan asgje ne brendi vetem emrin qe shumkush e sheh me meri.
-ne anen tjetere kjo eshte edhe nje ftohje e mardhenjeve me LDK qka AAK mund ti kushtoi shtrejt kur dihet se edhe me PDK nuk i ka punet mire.
Ka qon gjith kjo loje femijesh mbete te shihet por ajo qe tani eshte e sigurtm eshte se gjere tani z Haradinaji kishte grumbulluar mbeturina e Komunizmit ne parti e tani ka filluar te grumbulloi mbeturinat e LDK, ndersa shoket e luftes ngadale po largohen nga AAK.

Geändert von euroballkani (18.04.2009 um 22:42:50 Uhr)
Mit Zitat antworten
  #60  
Vjetėr 19.04.2009, 15:02:39
Gruda Gruda ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 15.12.2008
Postime: 121
Standard

Genc Prelvukaj nė PDK

Nga Milot Hasimja mė 19.04.2009 nė ora 14:24

Qė nga ora 10 : 00, e ditės sė sotme, Partia Demokratike e Kosovės ka shtuar nė radhėt e saj edhe njė reper. Ėshtė ky kėngėtari i grupit Etno Engjujt, Genc Prelvukaj.

Prelvukaj i ka thėnė Express-it se gjatė intervistave qė ka dhėnė ai pėr media tė ndryshme kurrė nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė tė jetė pjesė e politikės.

“Nė qoftė se shtrohet pyetje pse bash nė Partinė Demokratike tė Kosovės atėherė ėshtė qė unė kam qenė afėr tyre tash e disa vite. Kemi punuar bashkė, kemi pas njė shoqėri bashkė dhe mė kanė pėlqyer idetė dhe vizionet e PDK-sė dhe pėr atė arsye e kam ndier veten se idetė e mia pėrputhen me idetė e tyre, kėshtu kam vendos t’i bashkohem PDK-sė”, tha Prelvukaj pėr Express.

Express e ka pyetur Prelvukėn nėse edhe reperi tjetėr i PDK-sė, Memli Krasniqi ka qenė njė lloj negociatori deri nė aderimin e tij nė PDK.

“Nuk ėshtė qė dikush ka tentuar tė mė bindė por ėshtė fakti qė ne kemi punuar me ta, kemi pas njė miqėsi dhe kjo ka qenė vetėm formalitet”, tha Prelvukaj.
Ndėrsa pėr Memlin thotė se e “kam pas njė koleg tė mirė nė muzikė dhe shpresoj qė do ta kem bashkėpunėtor edhe nė sferėn tjetėr”.
Mit Zitat antworten
  #61  
Vjetėr 19.04.2009, 20:18:44
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

LDK dhe LDD, lamtumirė Rugovė?

Lirie Hajdari,
Trashėgimia rugoviane

Krijuesi i njėrės prej lėvizjeve mė tė mėdha politike tė shqiptarėve, presidenti Ibrahim Rugova, i konsideruar edhe si dishepull nga partia e tij, LDK-ja, dhe partia tjetėr LDD-ja, e krijuar pas vdekjes sė tij, duket se po pėrdoret vetėm pėr dekor marketingu. Qė kur LDK-ja, pas zgjedhjeve tė 2006-ės, u nda, as kjo dhe as grupimi tjetėr, qė mendohej se po merrte militantėt rugovist, nuk kanė reshturi sė shmanguri pikėrisht njerėzit mė pėrfaqėsues tė asaj filozofie. Derisa LDK-ja akuzohej se ishte kjo parti qė po largonte pikėrisht bashkėpunėtorėt dhe njerėzit e devotshėm tė Rugovės, LDD-ja ende pa u konsoliduar mirė, filloi tė sillej me hile pikėrisht ndaj atyre njerėzve, qė e ngrehėn nė parti. Pretendimet e kėtyre dy partive se po reformoheshin dhe po profilizoheshin, vetėm sa rritėn distancėn e tyre ndaj po atij elektorati dhe pėrkrahėsish tė fuqishėm tė Presidentit Rugova. Kjo rezultoi edhe me humbjen e tė dyja partive nė zgjedhjet nacionale tė 2007-ės, dhe qė tė dyja nuk arritėn mė shumė se dy tė tretat e votave, qė fitonte vetė dikur Rugova.
Familjarėt e presidentit Rugova qė jetojnė nė Xėrxė, publikisht kėrkuan tė shtunėn nga partitė politike, qė emrin e tij tė mos e lakojnė mė, sepse po pėrdoret vend e pa vend nga ana e tyre. Ėshtė kjo deklarata qė ka ‘tronditur’ dy subjektet politike, tė cilat realisht e kanė pėrdorur nė vazhdimėsi emrin e dr.Rugovės, pavarėsisht se nuk kanė bėrė thuaja asgjė. Shumė mbėshtetės tė filozofisė sė Rugovės besojnė se nuk do tė kishim kėtė shkallė tė lartė tė kufizimit tė sovranitetit, sikur tė kishte qenė gjallė ai. Po ashtu se nuk do tė kishim njė decentralizim kaq asimetrik, dhe po ashtu njė trashėgimi kaq tė tėhuajtur kulturore.
Ndėrsa, varri i tij ėshtė lėnė pas dore, duke mos e ngritur fare memorialin e filluar pėr nder tė tij, dhe po ashtu edhe shumė projekte tė tjera. Qė tė dyja partitė hoqėn dorė nga simbolet shtetėrore dhe himni tė propozuara prej tij. Lista e heqjes dorė dhe e zvarritjes sė projekteve ėshtė e gjatė, prandaj familjarėt duket se mė nuk duruan dot. Ia pėrplasėn nė sy thuaja tė dy partive njėsoj. Kėto duket se qenė shkaqet e reagimit.
Por, partitė politike, LDK e themeluar nga vetė Rugova dhe LDD e themeluar nė emėr tė tij, e konsiderojnė tė drejtė pėrdorimin e emrit tė Rugovės nė aspektin politikė.
Nė njė prononcim pėr gazetėn Enver Rugova, djali i axhės sė presidentit tė ndjerė dr.Ibrahim Rugova, i cili edhe ka kėrkuar qė tė mos pėrdoret emri i presidentit Rugova, thotė se presidenti Rugova ėshtė i tė gjithė shqiptarėve, njė personalitet me pėrmasa evropiane e botėrore. Edhe pse deri tash kanė qenė tė heshtur, pa dashur tė pėrmendin emra, por duke aluduar nė drejtuesit e LDK-sė, Enver Rugova thotė se jo ēka e ka shtyrė atė tė jap kėtė deklaratė ėshtė pėrdorimi i fotografisė sė dr. Ibrahim Rugovės nėpėr fushatė, duke u thirrur nė filozofinė politike tė Rugovės, nga ata qė kėtė filozofi tė tij politike e kanė shkelur me tė dy kėmbėt. “Asnjė parti politike tė mos dal hapur nė opinion, sepse Ibrahim Rugova nuk ėshtė pėrvetėsim. Ne mundemi ta nderojmė atė, por assesi ta pėrvetėsojmė. Asnjė parti politike nuk duhet tė lidhet pėr njė personalitet siē ishte dr.Rugova. Nėse dikush dėshiron qė dėshtimet e veta t’i adresoj nė njerėzit qė faktikisht janė tė vdekur vetėm fizikisht, atėherė nuk i kisha preferuar qė tė thirren nė emėr tė presidentit Rugova”, thotė ai.
Nėnkryetari i parė i LDK-sė, Eqrem Kryeziu, edhe pse nuk e kishte dėgjuar kėtė deklaratė, ai e quan tė drejtė atė nėse ėshtė bėrė me qėllim tė shmangies sė zėnkave ndėrmjet partive pėr tė pėrvetėsuar figurėn e dr. Rugovės. “Problemi i trashėgimisė sė presidentit Rugova nuk mund tė jetė njė problem i monopolizuar. Nuk mundet asnjė parti tė thotė se ėshtė ekskluzivisht i imi. Nėse reagimi i familjes ka pasur kėtė qėllim, atėherė e quaj tė arsyeshėm, sepse nuk do tė duhej tė fillojnė zėnkat ndėrmjet partive pėr shkak tė trashėgimisė sė dr. Rugovės”, thotė Kryeziu. Sipas tij trashėgimia e dr. Rugovės ėshtė pasuri e ēdo kujt qė dėshiron ta marrė, ndėrkaq LDK, si partia e tij e ka pėr detyrė tė pėrpiqet ta kultivoj atė trashėgimi.
Nėnkryetari i LDK-sė, Lutfi Haziri e konsideron presidentin Rugova si njė njeri qė i takon popullit, qė i takon tė gjithė atyre qė kanė besuar nė tė dhe gjithė atyre qė kanė vazhduar tė besojnė nė tė. . “Ai e ka themeluar LDK-nė dhe pėrmes saj e ka themeluar edhe shtetin e Kosovės qė ėshtė pranuar ndėrkombėtarisht. Ėshtė nė tė drejtėn e ēdokujt qė kėto vlera t’i ruaj, t’i trashėgoj dhe t’i pėrcjell mė tutje.

Por, jo vetėm LDK e LDD thirren vazhdimisht nė filozofinė e presidentit Rugova, por tash sė fundi edhe lideri i AAK-sė Ramush Haradinaj ka pėrmendur dr.Ibrahim Rugovėn dhe filozofinė e tij madhore politike. Ky fakt duket tė jet i arsyeshėm pėr nėnkreytarin Haziri, ngase siē shprehet ai ‘ēdo kush qė dėshiron ta ndjek rrugėn e presidentit Rugova edhe mund ta bėjė atė’. “Ēėshtja ka tė bėjė me atė se presidenti Rugova e ka udhėhequr LDK-nė dhe kėtė parti e ka lėnė, ndėrsa partitė tjera janė themeluar jashtė saj, bile edhe jashtė vullnetit tė tij, por ai nuk ėshtė fizikisht gjallė”, thotė Haziri.
Adem Salihaj, nėnkryetar i LDD-sė, e vlerėson lartė deklaratėn e familjes Rugova, nėse ajo ėshtė thėnė nė kuptimin se partitė vetėm thirren nė emėr tė dr. Rugovės, e konsumojnė e nuk e respektojnė. “Vėrtet partitė thirren shumė nė trashėgimin, nė vlerat, nė vizionin, nė konceptin filozofik tė dr. Rugovės, e nė anėn tjetėr nuk e respektojnė sa duhet familjen e as nuk tregojnė respektin e duhur pėr dr. Rugovėn nė datat historike. Nė kėtė kuptim familja ndoshta ka tė drejtė, por qė tė mos e pėrvetėsojnė filozofinė e presidentit Rugova nuk besoj se kanė tė drejtė, sepse vlerat e tij janė vlera tė gjithė popullit tė Kosovės”, thotė ai.

Sekretari i pėrgjithshėm i LDD-sė, Lulzim Zeneli, mohon se subjekti i tij politik pėrdor emrin e dr. Rugovės pėr marketing. “Koncepti ynė politik bazohet nė filozofinė e presidentit Rugova, mirėpo ne nuk e pėrdorim emrin e tij pėr marketing apo fushatė politik, apo nė ndonjė formė tjetėr e cila do ta cenonte emrin dhe figurėn e tij. Prandaj deklaratat e tilla mund tė jenė tė drejta, sepse ka subjekte politike qė emrin e presidentit Rugova e pėrdorin pėr politikė ditore dhe pėr qėllime tė ngushta. LDD bėnė pėrjashtim nga kjo”, thotė Zeneli.
Mit Zitat antworten
  #62  
Vjetėr 19.04.2009, 20:24:57
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Dy partitė e koalicionit bėjnė marrėveshje pėr zgjedhjet lokale

PDK & LDK: Nuk shahemi nė fushatė
Hajredin Kuēi nga PDK-ja thotė se, edhe pse janė rivalė politikė me LDK-nė, do tė jenė tė kujdesshėm qė nė zgjedhjet lokale tė bėjnė konkurrencė, e cila nuk do ta dėmtojė funksionimin normal tė qeverisė qendrore. Nė anėn tjetėr, Eqrem Kryeziu i LDK-sė thotė se, sipas marrėveshjes sė bėrė me rastin e koalicionit PDK- LDK, tė dy partitė politike nė zgjedhjet qė pasojnė dalin nė fushatė si parti mė vete, por jo kundėrshtarė pėr tė shkaktuar tensione
Mit Zitat antworten
  #63  
Vjetėr 21.04.2009, 16:12:04
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Krasniqi nuk i bėn hesap AKR, LDD dhe AAK


Sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė, Jakup Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovės konkurruese tė vetme gjatė fushatės parazgjedhore ka LDK-nė, ka deklaruar nė njė intervistė pėr “Epokėn e Re’, sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė, Jakup Krasniqi.

Krasniqi, ka thėnė po ashtu se PDK-ja ėshtė shumė mė e fuqishme se LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja si dhe LDD-ja. “Jemi mė tė fuqishėm nė aspektin politik, profesional dhe menaxheria pėr tė qeverisur vendin”, ka thėnė ai.

Krasniqi ka thėnė se, Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė e vetmja parti konkurruese pėr PDK-nė, ndėrsa partitė tė tjera politike – sipas tij – mė tepėr janė konkurruese pėr pozitėn e tretė sesa qė mund tė shtyhen me “partitė e mėdha”.

Ai ka thėnė se PDK-ja ėshtė nė njė pozitė shumė mė tė avancuar nė raport me subjektet e tjera politike dhe se nuk ua ka frikėn partive tė tjera.
Mit Zitat antworten
  #64  
Vjetėr 21.04.2009, 16:17:06
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard


Sabit Rrustemi


Pajtimi unanim i organeve udhėheqėse tė LDK-sė, thuaja nė tė gjitha nivelet pėr domosdoshmėrinė e ndryshimeve tashmė ėshtė punė e kryer.

Pakoja e ndryshimeve, e inicuar nga dy dokumente bazė tė presidentit Sejdiu, lider pasues i LDK-sė, dhe e ndihmuar profesionalisht nga institute tė rėndėsishme ndėrkombėtare (SHBA – Gjermani), ka kohė qė ka rezultuar me vendime konkrete tė Kryesisė, tė cilat sipas normave statutare, mund tė pėrforcoheshin mė tej me aprovimin final nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė. Kjo ka pėrmbyllur fazėn e parė, krijimin e atmosferės pėr ndryshime si dhe mbėshtetjen nga baza.

Duke marrė mbėshtetjen nga baza pėr kėto ndryshime, pa vonesė duhet tė nisė faza e dytė – zbatimi i vendimeve tė aprovuara, para se gjithash me zgjedhjet lokale tė kėsaj vjeshte, pėr tė cilat ėshtė mė se i mirėseardhur njė pajtim i pėrgjithshėm pėr kandidatėt pėr kryetarė komunash dhe strukturat legjislative komunale. Gjithnjė duke pasur objektiv kryesor edhe ofertėn zgjedhore, e cila do duhej tė burojė nga kjo Pako ndryshimesh, duke qenė tėrėsisht nė pėrputhje me rrethanat e reja qė janė krijuar nė Kosovė pas 17 Shkurtit 2008 e kėndej.

Pėrmbajtja e ndryshimeve, nė realitet pėrfshijnė anėn programore dhe atė rregullative – strukturore tė partisė. Kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė atyre qė i pėrkasin LDK-sė. Fatmirėsisht edhe si e tillė ėshtė kuptuar. Kėshtu qė, prej kėtij procesi do tė ketė vetėm fitues dhe pėrfitues, nė kuptimin e pėrgjithshėm tė fjalės. Sepse do tė shkruhet dhe aprovohet njė Program i ri, nė pėrputhje me aspiratat e anėtarėsisė qė tash jeton dhe vepron nė njė shtet tė ri.

Programi i ri i LDK-sė, pashmangshėm do tė burojė nga vizioni rugovian, duke i pėrforcuar mė tepėr objektivat nacionale qė vetė Presidenti historik i Kosovės dhe i LDK-sė, Rugova i kishte bėrė publike nė vitin 2001, nė zgjedhjet e para nacionale; demokraci funksionale , zhvillim ekonomik dhe integrimet euro-atlantike. Mbi kėto tri premise, mund tė formulohet vizioni i ri, qė pėr bazė ka boshtin e idesė rugoviane, si pjesė e njė filozofie politike e cila ia hapi rrugėn Kosovės drejt familjes sė shteteve mė demokratike dhe tė zhvilluara tė botės sė sotshme.

Pėrpos kėsaj, nė anėn rregullative – normative, priten dhe kėrkohen ndryshime pozitive nė statut si dhe promovim tė konkurrencės dhe zhvillimin e mėtejmė tė demokracisė sė brendshme qė e ka veēuar nga tė tjerat parti, prej themelimit. LDK-ja, pėrmes kėsaj Pakoje ndryshimesh pritet ta promovojė mbi tė gjitha votėn e lirė po edhe konsensusin ndaj gjithė atyre kuadrove politike e ekzekutive qė zgjidhen pėrmes votės sė lirė apo atyre qė marrin mandate ekzekutive dhe qė parashihet rregullisht t’i nėnshtrohen pėrgjegjėsisė dhe llogaridhėnies.

Pjesa e ndryshimeve tė LDK-sė nė ecjet afatshkurtra pritet tė marrė edhe njė dimension tė ri, njė anėtar – njė votė, qė nėnkupton thellim tė demokracisė sė brendshme po, edhe shkarkim nė strukturė nga ngarkesat e panevojshme me mė shumė poste.

Duke ushtruar jo mė shumė se njė post brenda partisė dhe, jo mė shumė se njė gjithashtu brenda institucioneve shtetėrore (lokale e qendrore), struktura kadrovike brenda LDK-sė, do tė pėrfitojė njė numėr tė madh profilesh profesionale qė do kenė rastin pėr tė kontribuar dhe ndihmuar nė zhvillimin e LDK-sė po, edhe tė vetė institucioneve shtetėrore ku ajo ka mandate dhe ka marrė pėrgjegjėsi.

Me gjuhėn e politikės, kjo pritet tė jetė hapja me e madhe e LDK-sė, ndaj njė mal kuadrosh, tė njohura po, edhe tė kuadrove tė tjera, tė shumta qė ende nuk kanė pasur rastin pėr t’u dėshmuar sa duhet dhe ku duhet.

Pėr jetėsimin nė praktikė tė kėsaj Pakoje, janė nxjerrė edhe ato 22 dy vendime nga ana e Kryesisė, vendime qė do duhej tė operacionalizohen sipas nevojės dhe situatave, pėrmes njė racionaliteti veprues nė terren pa humbur mė shumė nė kohė.
Mit Zitat antworten
  #65  
Vjetėr 24.04.2009, 17:17:16
Gruda Gruda ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 15.12.2008
Postime: 121
Standard Haki Shatri kalon ne AAK

Haki Shatri

Haki Shatri zyrtarisht nė AAK


Nga Artan Behrami mė 24.04.2009 nė ora 13:46

Haki Shatri, ish-ministėr i Ekonomisė dhe i Financave, zyrtar i lartė deri mė tani i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), tė premten ka njoftuar kalimin nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).

“E njoftoj opinionin publik se qė nga sot, veprimtarinė time politike do ta zhvillojė nė kuadėr tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe se do tė jem anėtar i kėtij subjekti politik. Kėtė veprim e ndėrmarr me bindje tė thellė se kjo ėshtė mėnyra me e mirė pėr t’i shėrbyer vendit. Po ashtu, nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės do t’i bashkėngjitėm grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės”, ka thėnė Haki Shatri pėrmes njė komunikate pėr media.

Ndėrsa, Besnik Tahiri, anėtar i Kryesisė sė AAK-sė, konfirmoi pėr Express se Shatri tash e tutje do tė jetė anėtarė i kryesisė sė AAK-sė.

“Ėshtė njė nder i madh pėr partinė tonė. Dhe ky ėshtė njė mesazh edhe pėr tjerėt, qė dyert e AAK-sė janė tė hapura. Ndihemi tė fuqizuar qė Aleancės iu ka bashkangjitur Shatri”, thotė ai.
Mit Zitat antworten
  #66  
Vjetėr 24.04.2009, 17:19:18
Gruda Gruda ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 15.12.2008
Postime: 121
Standard

O Haki po ku e le Sadri Feratin e Lutfi Hazirin. a po tuboheni te gjithe te korruptuarit ne nje vend a.
Mit Zitat antworten
  #67  
Vjetėr 24.04.2009, 20:34:19
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Citat:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gruda Trego postimin
O Haki po ku e le Sadri Feratin e Lutfi Hazirin. a po tuboheni te gjithe te korruptuarit ne nje vend a.
Po tubohen ne Partin e berllogut, sa mire qe e din ku e ka venin.
Mit Zitat antworten
  #68  
Vjetėr 24.04.2009, 20:41:58
Livadhi Livadhi ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 19.06.2005
Postime: 1,381
Standard Aktrim PDK-AAK

Thuhet ketyre diteve se ka nje marrveshje te fsheft mes Thaqit e Haradinajt per ti shkaterruar subjektet tjera politike. Sipas keyre qarqeve marreveshja ekziston qe nje kohet te gjate (6 vite) dhe eshte e punuar nga qarqet jashte kosoves qe kan interesat e tyre qe keto dy parti te udhheqin me pushtetin. Dhe mu kjo kryneqsija e Thaqit dhe Haradinajt jan te programuara , pra nje aktrim i kulluar.

Geändert von Livadhi (24.04.2009 um 21:58:35 Uhr)
Mit Zitat antworten
  #69  
Vjetėr 26.04.2009, 08:42:15
pirokseni pirokseni ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 21.10.2005
Postime: 158
Standard

Anetar prej: 18.06.2005
Postime: 1,006

Aktrim PDK-AAK

--------------------------------------------------------------------------------

Thuhet ketyre diteve se ka nje marrveshje te fsheft mes Thaqit e Haradinajt per ti shkaterruar subjektet tjera politike. Sipas keyre qarqeve marreveshja ekziston qe nje kohet te gjate (6 vite) dhe eshte e punuar nga qarqet jashte kosoves qe kan interesat e tyre qe keto dy parti te udhheqin me pushtetin. Dhe mu kjo kryneqsija e Thaqit dhe Haradinajt jan te programuara , pra nje aktrim i kulluar.

--------------------------------------------------------------------------------
Geändert von Livadhi (24.04.2009 um 20:58:35 Uhr)

---------------------------------------------------------------
Eureka ,Eureka u zbulu Amerika...................sa te mequm a thu qka po hane forumistat spo lane sen pa dite....
pirokseni
Mit Zitat antworten
  #70  
Vjetėr 27.04.2009, 19:08:14
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Gjah nė LDK


Pazaret me figura politike janė nė trend. Analistėt thonė se secila parti dėshiron tė marrė diēka nga LDK-ja e mbetur. AAK-ja nuk ka frikė se ministrat e Qeverisė sė kaluar qė dolėn nga kjo parti, mund t’ia dėmtojnė imazhin.


Nga Shpend Limoni


Derisa Lidhja Demokratike e Kosovės po pėrballet me humbje tė vazhdueshme tė figurave tė njohura nga radhėt e saj, njohėsit e rrethanave politike nė vend vlerėsojnė se kėto zhvillime ende lidhen me vdekjen e presidentit Rugova dhe ndarjen e kėsaj partie nė Kuvendin e Pestė.

Haki Shatri ėshtė personaliteti i fundit qė ka lėnė partinė pėr t’iu bashkuar Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Shatri ėshtė i dyti ministėr me radhė nga koalicioni i dikurshėm LDK- AAK qė ka lėnė partinė, pasi kėtė mė parė e kishte bėrė Blerim Kuēi.

Nė pėrpjekjet e tij pėr tė sfiduar pushtetin aktual, Haradinaj ka nisur njė fushatė pėr tė sjellė sa mė shumė njerėz brenda partisė sė tij.
LDK-ja, dikur partnere e AAK-sė, ėshtė pika ku Haradinaj ka sulmuar shpesh kohėve tė fundit.

Por analistėt politikė vlerėsojnė se AAK-ja nuk ėshtė e vetmja qė po tenton tė marrė njerėz nga LDK-ja.
Mufail Limani thotė se LDK-sė i janė sulur tė gjithė.

“Problemi nuk qėndron tek AAK-ja. Problemi kryesor i ndėrrimeve tė mėdha ėshtė LDK-ja. Dhe kjo qė po pėrpiqet tė bėjė AAK-ja ėshtė e njėjta gjė qė e bėjnė edhe PDK-ja, edhe LDD-ja. Ata pėrpiqen qė elektoratin e dikurshėm tė madh tė LDK-sė ta marrin pėr vete. Kjo ėshtė pėrpjekje e tė gjitha partive politike nė Kosovė pas vdekjes sė z. Ibrahim Rugova”, ka thėnė Limani tė shtunėn pėr Express.
Po si do tė ndikojė nė AAK prurja e figurave tashmė tė shpenzuara nė skenėn politike tė vendit?

Limani vlerėson se kjo ėshtė “thikė me dy teha” pėr Haradinajn.

“Kjo qė ai mbėshtetet nė ministrat e Qeverisė sė kaluar ėshtė shpatė me dy teha, gjithsesi pėr shkak se kėto personalitete bartin nė strukturat e AAK-sė imazhin jo aq tė mirė qė ka pasur qeverisja e kaluar”, thotė ai.

Por, Limani thotė se imazhi i keq i qeverisė sė kaluar ėshtė i ekzagjeruar.
“Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė”, thotė Limani.

Nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės po ashtu janė tė bindur se dy ish –ministrat nuk do ta dėmtojnė kėtė parti.

Besnik Tahiri, pėrgjegjės pėr pushtet lokal nė Kryesinė e AAK-sė, thotė se partia e tij do tė pėrfitojė politikisht nga kėto dy figura.
“Evidenca tregon se z. Kuēi ka njė pėrkrahje shumė tė madhe prej aty nga vjen. Kjo ėshtė reflektuar, ėshtė ndier nė Degėn dhe nė qytetin prej nga vjen ai, edhe nuk e di qė z. Kuēi ka pasur ndonjė aferė apo diēka tjetėr”, ka thėnė Tahiri.



Mufail Limani thotė se partitė janė duke bėrė gabim qė janė pėrqendruar pėr tė marrė figura tė njohura nga LDK-ja. Sipas tij, ato nuk po punojnė me elektoratin drejtpėrdrejt.
AAK-ja nė vend qė t’i drejtohet publikut, elektoratit tė LDK-sė, ajo pėrpiqet qė tė pėrēojė mesazhet tė ndryshme duke marrė figura tė ndryshme tė LDK-sė”, vlerėson Limani.

Me kėtė nuk pajtohet Besnik Tahiri, i cili thotė se figurat e njohura sjellin vota dhe pėrvojėn e tyre nga bagazhi i tyre politikė qė kanė.

“Absolutisht kur njė individ si z. Shatri ka marrė shumė vota nė tė kaluarėn, kjo tregon se ai njeri ka elektorat, ka besim dhe ka bazė, i sjell tė mira partisė. Aktivitetet pėr tė marrė besimin shkojnė paralelisht nė disa nivele, nė nivelin nė biseda me elektoratin dhe niveli i dytė, ėshtė marrja e njerėzve, kuadrove qė kanė njė bagazh publik politik profesional kombėtar dhe niveli tjetėr ėshtė hartimi i politikave”, thotė ai.
Mit Zitat antworten
  #71  
Vjetėr 04.05.2009, 11:12:52
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

Sofra politike


Pėrfaqėsues tė opozitės dhe analistė politikė vlerėsojnė se dreka mes Presidentit Sejdiu dhe Familjes Rugova ka karakter politik, disa muaj pėrpara se kosovarėt t’u drejtohen kutive tė votimit. Naser Rugova i quan tė pamoralshme tendencat qė krizat nė LDK tė mbulohen me emrin e Presidentit Rugova. Astrit Haraqija thotė se dreka nuk ishte politike, ndėrsa lutet qė ajo tė pėrsėritet shpesh.




Njė parti e re



Nga Bekim Greiēevci


Politologu dhe njėri nga analistėt politikė mė tė shquar nė Kosovė, Ramush Tahiri, nuk e ka ndėrmend tė kandidohet pėr kryetar tė Ferizajt nė zgjedhjet lokale nė vjeshtė tė kėtij viti.
Liderė partiakė lokal nė Ferizaj pėr herė tė dytė, tė premten e kaluar, kanė spekuluar se Ramush Tahiri mund tė pranojė ofertėn pėr tė sfiduar Bajrush Xhemajlin e PDK’sė nė zgjedhjet lokale nė kėtė qytet.

Tahiri nuk do tė jetė kandidat as i LDD-sė, as i AAK-sė, as i tė dyjave sė bashku.

“Ėshtė e mundshme qė partitė politike kanė biseduar edhe pėr kandidaturėn time si mė tė pėrshtatshme. Unė deklaroj se me mua askush nuk ka biseduar zyrtarisht. Deklaroj se unė nuk e kam ndėrmend tė kandidohem nė Ferizaj”, ka thėnė ai, tė dielėn, pėr Express.

Ambiciet e Ramush Tahirit janė shumė mė tė mėdha se synimi i karriges sė kryebashkiakut nė qytetin e tij tė lindjes.

“Unė kam synime tjera politike. Kam synime pėr zgjedhjet e vitit 2011, por jo pėr zgjedhjet lokale”, ka theksuar ai.

Me njė grup shokėsh jam duke punuar pėr krijimin e njė subjekti tė ri politik. Mendojmė ta finalizojmė diku kah viti 2010, edhe mendojmė njė opsion pak a shumė qytetar - popullor, domethėnė i orientimit tė djathtė-qendrės”, ka shtuar Tahiri.

Ai vlerėson se Kosova ka nevojė pėr kėtė opsion politik, prandaj ėshtė duke punuar nė kėtė projekt, por konsideron se ėshtė ende herėt tė pėrmendė me emra bashkėpunėtorėt e tij.

Megjithėse nuk do tė jetė pjesėmarrės nė zgjedhjet lokale, Ramush Tahiri do tė ushtrojė ndikimin e tij edhe nė kėtė proces, por nė mėnyrė indirekte.

“Pėr zgjedhjet lokale jam shumė i interesuar tė ketė iniciativa qytetare pėr disa qytete tė cilat e shprehin orientimin qytetar tė kėtyre qyteteve. Pėr shembull, jam i interesuar qė Prishtina tė ketė njė iniciativė qytetare, Gjakova, Prizreni”, ka thėnė ai.

Ai vlerėson se kėto nisma qytetare ose parti politike lokale do tė mund tė kenė ndikim vendimtar pėr ndėrtimin e pushtetit, por edhe nė uljen e tensioneve ose konfrontimeve mes subjekteve politike nė Kosovė, sidomos mes PDK-sė dhe AAK’sė.


Pas zgjedhjeve tė para parlamentare pas luftės nė Kosovė, pėr disa vjet me radhė ka qenė kėshilltari kryesor politik i ish-Kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Gjatė viteve tė 90-ta ka punuar edhe nė Qeverinė nė ekzil tė udhėhequr nga Bujar Bukoshi.

Geändert von euroballkani (04.05.2009 um 11:16:00 Uhr)
Mit Zitat antworten
  #72  
Vjetėr 04.05.2009, 11:24:05
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard AAK po shndėrrohet nė njė LDK tė vogėl”,

Bajram Konsumi
Bajram Kosumi nuk u paraqit nė pėrvjetorin e nėntė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Ai nuk ka shkuar nė forumet e AAK’sė qė prej Kuvendit Zgjedhor tė zhvilluar nė fund tė nėntorit. Ėshtė i pakėnaqur me postin qė ia kishte caktuar Ramush Haradinaj dhe me konceptin e ri tė partisė qė beson se nuk ėshtė ai i themelimit.


Nga Artan Mustafa


Ndoshta zhvillimet politike nė Kosovė nuk kanė qenė mė tė pamėshirshme pėr askėnd prej figurave mė tė njohura politike sesa ndaj Bajram Kosumit.

Njė aktivist i moēėm politik, i gjendur pėr dy dekada pranė ndonjė lideri me peshė, Bajram Kosumi kishte gjetur fatkeqėsinė e tij nė fatin e pėrkohshėm qė i ishte ofruar pėr tė marrė detyrėn e Kryeministrit pas ngritjes sė padisė nga Haga ndaj Ramush Haradinajt.


Kujtimet nga viti i tij i mbrapshtė duket se vazhdojnė ta mundojnė.

Kohės sė fundit, nė njė emision argėtues nė RTK, ai i hapi pakėz kujtimet duke iu kthyer udhėtimit tė famshėm nga Turqia nė Kosovė.
z.Kosumi tha se rrėfimi me aeroplanin nuk kishte qenė ashtu siē e kanė krijuar mediat pėrshtypjen. Nuk e sqaroi se si, vetėm pėrsėriti se mediat kishin krijuar imazh tė paqenė.

Qė valėt e pamėshirshme ta godasin prapė, duhej tė kthehej Ramush Haradinaj fizikisht nė krye tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
Haradinaj pretendon tė kthehet nė pushtet. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ai ka bėrė njė llogari politike duke e quajtur qeverisjes e AAK’sė tė mandatit tė kaluar pasi ai kishte shkuar si “tė degraduar” dhe duke i zbritur nė strukturėn partiake disa prej emrave tė njohur tė atij Kabineti.

Ish-Kryeministri Bajram Kosumi, njeriu i mėsuar tė jetė i “dyti” gati pėrherė nė karrierėn e tij, u zbrit nė postin e Nėnkryetarit tė Pestė tė AAK’sė pas Kuvendit Zgjedhor tė kėsaj partie tė zhvilluar nė nėntor 2008.

Autorin e librit “Njė koncept pėr mendimin e ri politik” duket se po e nxisin mendime tė reja tė shtyra nga rrethanat e krijuara nė AAK.

Gjatė shėnimit tė pėrvjetorit tė nėntė tė AAK’sė, tė shtunėn nė Prishtinė, Bajram Kosumi mungonte nė “Sheshin 21”.

Nėnkryetari Naim Maloku ishte filozofik nė pėrgjigjen e tij i pyetur tė dielėn nga Expressi se pėrse Kosumi nuk kishte marrė pjesė nė ceremoni.

Njė zyrtar i AAK’sė, i afėrt me Ish-Kryeministrin, i ka treguar Expressit rrėfimin e Kosumit.

“Bajram Kosumi ėshtė duke bojkotuar postin qė i ėshtė caktuar atij pa asnjė konsultim. Ai nuk ka marrė pjesė nė asnjė forum partiak prej Kuvendit Zgjedhor”, ka treguar zyrtari, tė dielėn.
Nėnkryetari Naim Maloku ka pranuar se ai nuk e ka parė Bajram Kosumin nė forumet partiake prej Kuvendit Zgjedhor.

“Mund tė ndodhė qė kur nuk kam qenė unė, ka qenė ai. Nuk jam as vet nė tė gjitha mbledhjet e Kryesisė dhe tė Kėshillit Drejtues. Kam angazhime tė ndryshme edhe jashtė vendit edhe nė Kuvend”, ėshtė shprehur Maloku.

Zyrtari qė ka folur nė kushte anonimiteti ka thėnė se Kosumi nuk pajtohet me qasjen politike qė ėshtė duke ndjekur lideri Ramush Haradinaj.

“Kjo nuk ėshtė AAK e themelimit, po shndėrrohet nė njė LDK tė vogėl”, ėshtė shprehur ai, duke iu referuar transferimeve tė kohės sė fundit.

“Z.Kosumi, sė bashku me z.Dugolli, do tė presin qė tė kalojnė zgjedhjet lokale pėr tė vendosur ēfarė do tė bėjnė”, ka thėnė ai.

Nėnkryetari Naim Maloku, megjithatė, thotė se, sipas bindjeve tė tij, Kosumi nuk ka ndonjė tendencė pėr tė lėvizur nga AAK.

“Brenda strukturave tė partisė ai konsiderohet njėri prej figurave tė fuqishme tė AAK’sė. Kaq di unė”, ka thėnė Maloku.
Nėse konsiderohet ndėr mė tė fuqishmit, pėrse ėshtė Nėnkryetari i Pestė?

“Tash, ne nuk kemi mundur tė jemi tė pestėt nėnkryetarė tė parė. Unė nuk e di qė Bajram Kosumi ėshtė nėnkryetari i pestė. Mesa unė e di, i pesti ėshtė Ardian Gjini”, ėshtė shprehur Maloku.

Sa i pėrket teorisė pėr “LDK’nė e vogėl”, Maloku thotė se natyra e AAK’sė ka qenė e atillė qė i ka mundėsuar tė bėhet koalicioni me LDK’nė sa ishte Ibrahim Rugova gjallė. “Fakti qė njė numėr individėsh nga ajo parti kanė ardhur nė AAK tash nuk e bėn kėtė parti njė LDK tė vogėl. AAK ka synim tė profilizohet si parti e djathtė. Jemi duke e hartuar programin e partisė”, ka shtuar Maloku.
Ky program dhe struktura e re, ku nuk gjejnė vend disa prej emrave qė e kanė pėrfaqėsuar AAK’nė nė Qeverinė e kaluar, ėshtė menduar t’i sjellė elektorat dhe rrugė tė re drejt rikthimit nė pushtet partisė mė tė zėshme opozitare aktualisht.

Bajram Kosumi ka pasur mbėshtetje tė varfėr tė votave tradicionalisht.
A ėshtė zemėrimi i tij tash aq serioz sa tė godas AAK’nė pėrpara zgjedhjeve?

“Njė numėr zyrtarėsh e kanė lėnė AAK’nė dhe po kalojnė nėpėr subjekte tjera. Ka edhe njė numėr tė konsiderueshėm tė pakėnaqurish...”, ka thėnė Zyrtari i AAK’sė, me tė cilin Express foli tė dielėn.
Mit Zitat antworten
  #73  
Vjetėr 04.05.2009, 12:16:22
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard

PDK 40%, LDK 19.8%, AAK 13.5, AKR 11%, LDD 4.8%...


Lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi. Foto: Getty Images

Sipas njė hulumtimi tė bėrė nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Partia Demokratike e Kosovės prin bindshėm nė skenėn politike tė vendit me 40 %. Sipas rezultateve tė kėtij hulumtimi – tė cilin e pėrcjell gazeta Infopress - partitė tė tjera politike nė vend qėndrojnė shumė prapa PDK-sė, ndėrsa vėrehen dukshėm rėniet e LDK-sė dhe LDD-sė.
Sondazhi i zhvilluar nga NDI ka nxjerrė pasqyrėn e preferencave politike tė qytetarėve pėr muajin mars. Sipas rezultateve tė kėtij sondazhi PDK ka marrė 44% tė preferencave tė qytetarėve, LDK 19.8%, ndėrsa nė vendin e tretė ėshtė radhitur partia e Ramush Haradinajt AAK, me 13.5 %.

Pas kėtyre tri partive pasojnė AKR-ja e Behgjet Pacollit me 11%, LDD-ja e Nexhat Dacit me 4.8% dhe 6.9 pėrqind janė preferencat e qytetarėve pėr partitė tė tjera nė Kosovė. /Telegrafi/




Sondazh
A prisni qė tė ketė kalime tė tjera nga LDK nė AAK, pas kalimit te Haki Shatrit?
  • Po (68%, 497 Vota)
  • Jo (32%, 239 Vota)
Gjithsej vota: 736

Geändert von euroballkani (04.05.2009 um 12:24:25 Uhr)
Mit Zitat antworten
  #74  
Vjetėr 04.05.2009, 12:29:33
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard LDK e Vogel!!

Premton Haradinaj: Do ta nxjerrim Kosovėn nga kriza
3 Maj, 2009Prishtinė, 2 maj


Haradinaj, i vetėdijshėm pėr sfidat
Pėr dallim nga takimet e zakonshme tė liderit tė AAK-sė me mediet, kur ka adresuar kritika shumė tė ashpra nda qeverisjes aktuale, ai kėtė herė ishte mė i matur dhe kėrkoi aleancė me qytetarin e Kosovės. “Nėnkryetari i parė i AAK-sė, Blerim Shala, tha se politikanėt e AAK-sė nuk kanė detyrė tjetėr pos tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve tė vendit, duke qenė nėpunės tė shtetit dhe duke e bėrė Kosovėn shtet tė suksesshėm.

. Edhe Shala premtoi se ky subjekt politik synon tė bėjė aleancė me qytetarėt e Kosovės, pėr ardhmėrinė e Kosovės, e cila, sipas tij, do tė jetė shumė mė e mirė se e tanishmja. Nė kėtė manifestim partiak kanė marrė pjesė kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, dhe pėrfaqėsues tė zyrave tė ndryshme diplomatike, tė ICO-s, KFOR-it, NDI-sė dhe OSBE-sė. Ftesave tė adresuara pėr subjektet politike iu janė pėrgjigjur disa subjekte politike shqiptare nga Maqedonia dhe Mali i zi.
Nga Kosova nė kėtė solemnitet ishte vetėm njė delegacion i LDD-sė nė krye me deputetin Naser Rugova dhe ajo e Ballit Kombėtar, parti politike jashtė parlamentare.
Mit Zitat antworten
  #75  
Vjetėr 06.05.2009, 15:27:36
euroballkani euroballkani ėshtė jashtė linje
me pervojė
 
Anetar prej: 07.02.2009
Postime: 2,018
Standard Shume Qesharake Kur hajnat akuzoin per ,,,,,,,,

AAK: Qeveria udhėhiqet nga njerėz tė krimit
Nga Express mė 05.05.2009
Opozita ashpėrson gjuhėn dhe kritikat nė adresė tė Qeverisė sė vendit. Zyrtarė tė lartė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) thanė sot se Qeveria e Kosovės po udhėhiqet nga strukturat kriminale tė pėrbėra nga njerėz qė kanė qenė dhe janė pjesėtarė tė Shėrbimit Inteligjent tė Kosovės, tė udhėhequr nga Partia Demokratike e Hashim Thaēit.

“Institucionet e Kosovės udhėhiqen nga njė grup njerėzish me tė cilėt ne kemi pasur vlerėsime tė deritashme se ka struktura kriminale”, tha sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, nė njė konferencė pėr media.

Ai tha se “pėr kėtė qeveri kriminale”, ka paralajmėruar shumė mė herėt kreu i AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Sipas sekretarit Ramadani, i cili para pak kohe aderoi nė AAK, ekzistenca e kėtyre strukturave kriminale, lidhet me prezencėn e njerėzve tė SHIK-ut, qė sipas tij, janė pėrfshirė nė qeveri.



80 milionė euro pėr informatizimin e shkollave
Nga Express mė 05.05.2009

Kryeministri Hashim Thaēi dhe kryeshefi Ekzekutiv i PTK-sė, Shyqyri Haxha, nėnshkruan sot njė marrėveshje mirėkuptimi ndėrmjet Qeverisė dhe Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės, pėr ofrimin e shėrbimeve moderne telekomunikuese, pėrkatėsisht lidhjen e tė gjitha institucioneve arsimore tė vendit me fije optike.

Kryeministri Thaēi tha se kėshtu po fillon tė implementohet projekti madhor i qeverisė pėr informatizimin, kompjuterizimin e ēdo shkolle nė vend.

“Nė kuadėr tė prioriteteve kryesore tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nė kuadėr tė tė gjitha pėrkushtimeve qė janė nė kuadėr tė angazhimeve konkrete qė kemi si qeveri, tė ministrive pėrkatėse, Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė duke shqyrtuar tė gjitha mundėsitė mė tė mira, mė tė lehta, mė efektive, mė tė realizueshme pėr arritjen, fillimin dhe implementimin e kėtyre pėrkushtimeve”, ka thėnė shefi i Qeverisė.

Sipas tij, kjo marrėveshje mirėkuptimi do ta lehtėsojė nė masė tė madhe implementimin e projektit tė Qeverisė pėr informatizimin, kompjuterizimin e ēdo shkolle nė vend. “Kjo ėshtė pjesė e implementimit tė politikave tė Qeverisė sė Kosovės pėr shtrirjen, zgjerimin dhe ofrimin e shėrbimeve sa mė cilėsore tė telekomunikacionit pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, para sė gjithash pėr studentėt, pėr nxėnėsit, pėr shkollat, duke pėrfshirė kėtu nė veēanti lidhjen e institucioneve arsimore shkollore me shėrbime moderne telekomunikuese”.

Nga ana e tij, Haxha theksoi se ky ėshtė investimi mė i madh qė PTK-ja ka investuar ndonjėherė nė Kosovė. “Projekti ėshtė afėr 80 milionė euro. Kemi gjithsej 1080 shkolla, nė gjithė territorin e Kosovės dhe ky projekt do tė pėrfshijė te gjitha shkollat
Mit Zitat antworten
Pergjigje

favorit leximi

Opcionet e temes
Pamje

Rregullorja
Nuk lejoheni tė krijoni tema tė reja.
Nuk lejoheni tė pergjigjeni nė shkresa.
Nuk lejoheni tė ngarkoni shtojca.
Nuk lejoheni tė editoni shkresat tuaja.

BB-Code ėshtė an.
Fytyrat janė Hapur
[IMG] Codi ėshtė an.
HTML-Code ėshtė jo aktiv.
Shko te


Koha nė GMT +1. Tani ėshtė ora 10:25:45.


Mundėsuar nga: vBulletin Versioni 3.7.4 (Albanian-Shqip)
©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd. ( Albamatrix.com )

Te gjitha te drejtat jane te rezervuara!
Ndalohet kopjimi dhe shumefishimi i permbatjes se ketij forumi ne cdo medium!

Alle Rechte vorbehalten.
Vervielfältigung im Ganzen oder in Teilen ist ohne ausdrückliche Genehmigung von AlbamatriX GbR jeglicher Form auf jedem Medium verboten.