PDA

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : “REALITETI I SHPERFILLUR” / POLEMIKA : QOSJA - KADARE


faqet : [1] 2

ABE-a
17.05.2006, 21:58:00
“REALITETI I SHPERFILLUR” / POLEMIKA : QOSJA - KADARE

Te nderuar anetare te ketij forumi,

Para nje kohe shkrimtari Ismail Kadare ka shkruar nje shkrim me titull” Identiteti evropian i shqiptarėve“, dhe kete shkrim Shtepia Botuese“Onufri“ e ka botuar si liber.Ky shkrim sic dihet ka ngjallur reagime te shumta ne qarqet intelektuale shqiptare ne gjithe etnikumin shqiptar .
Njeri prej intelektualeve qe ka raguar keto dite eshte akademik Rexhep Qosja.

Akademik Qosja permes nje shkrimi te gjate „Realiteti i shperfillur“ (te cilin Shtepia botuese“Toena“e botoj si liber), i kundervihet disa qendrimeve te Kadares.

Diteve te fundit polemikat ne mes dy shkrimtareve te medhenj te letrave shqipe Ismail Kadares dhe Rexhep Qosjes, kane ngjallur interesim te jashtezakonshem edhe ne opininin e gjere shqiptare.

Nje interesim i tille eshte reflektuar (ne nje menyre) edhe ketu ne forum ,por jo ne permasat e kenaqshme.

Prandaj per te mesuar realisht polemiken Kadare – Qosja , ne vijim po ju sjelli shkrimin e Kadares „Identiteti evropian i shqiptarėve” dhe me pasataj me disa vazhdime kunderpergjigjjen e Qosjes” „Realiteti i shperfillur”.

Ky shkrim mjafte permbajtesor para disa ditesh eshte botuar si fejton (me 7 vazhdime )edhe ne gazeten e perditshme “EPOKA E RE”.

Besoj se nga kjo polemike do te mesojme te gjithe, shume gjera interesante .

Ju pershendes te gjitheve.

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
17.05.2006, 22:10:00
Cka shkruan shkrimtari Ismail Kadare ne shkrimin e tij:"Identiteti evropian i shqiptareve"..?

Ne vazhdim ju ftoje qe ta lexoni me kujdes.


***

IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTAREVE

Ismail Kadare

Sprovė*
1
Nė shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso, fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian.
Disa vite mė parė fjala “marrėveshje” e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra “mosmarrėveshja”. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.
Ky ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist. Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė.
Nė dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt “e duam Shqipėrinė si Evropa”, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas, shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
Qė nga ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa kryesore pėr shqiptarėt.
Mė 1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u gjend nė fatkeqėsi. S’na erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer, ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse.
Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike. Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.
Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.
Dy vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime, ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės.
U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur.

2

Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.
Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė.
Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.
Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn.
Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.
Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė. Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.
U dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė s’jemi? Pėrse, hiqemi si evropianė, kur dihet qė s’jemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė turp nga identiteti ynė joevropian?
Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn.
S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”.
I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi!
Por keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.

Muzika ngjan si e njohur.

Askush nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush s’mund tė jetė aq i ngathėt nga mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa.
Ky nuk ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė.
Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr. Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste.
Nė kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve. Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na lini ne ta bėjmė kėtė punė.
Gjithė strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij “qė s’kishte identitet evropian”, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman, bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė kurth gjenocidar.
Ne e dimė ē’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.

3

Pėrpara se t’i kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur ē’kemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė s’jemi? Dhe prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e gabuar “E duam Shqipėrinė si Evropa?” Mos vallė ajo duhej tė ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiē mė pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata qė s’jemi?
E gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese.

Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė.
Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”.
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve. Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi, Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur aspak gjer nė ditėt tona.
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa t’ia rikthente Shqipėrisė nė shekullin XX.
Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė kryeqendrat kulturore evropiane, pėr t’i sjellė fshehtazi nė Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara.
Nė kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė.
Me kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin 1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė kursyera pėr ta.

4

Ishte e natyrshme qė krahas kėsaj historie filoevropiane, e kundėrta e saj do tė rrugėtonte paralelisht me tė: kundėrevropianizmi. Ai ishte i pashmangshėm sidomos gjatė pushtimit pesėshekullor osman. Programi kryesor i perandorisė, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatėrrimi i Evropės mbarė. Merrej me mend se sa e egėr do tė ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara tė kontinentit armik.
Dhe egėrsia nuk vonoi. Pas nėnshtrimit fizik nisi ai shpirtėror. U lanė nė kėmbė kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atėherė u kuptua se kishat, duke qenė dyllojėshe, katolike dhe ortodokse, ishin mė pak tė rrezikshme se gjuha, e cila ishte njė. Shumė shpejt njė besim i ri, do t’u shtohej tė parėve, feja myslimane me xhamitė e saj. Por gjuha do tė ishte prapė njė, ashtu siē ishte identiteti i popullit.
Ky i fundit, qysh atėherė, natyrshėm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore tė shqiptarėve. Qėllonte qė brenda njė familjeje tė gjėllinin pėrbri besimi katolik dhe mysliman, tė ndarė midis vėllezėrve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė. Kishim pasur njė atdhe pėr tė tre besimet dhe kjo s’do tė ndryshonte, dhe kjo s’mund tė ndryshonte kurrė.
Nostalgjikėt e sotėm tė perandorisė otomane duket se e kanė harruar ē’ka ndodhur nė atė kohė. Edhe sikur shtypje e plojė tė tmerrshme tė mos kishte pasur, do tė mjaftonte tragjedia e ndalimit tė shkollave pėr disa shekuj rresht, pėr tė kapur pėrmasat e sė keqes.
Shqipėria, ashtu si gjithė vendet e gadishullit, u dėmtua rėndė. U dėmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishėm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatė i padijes. E veē kėsaj ndėrprerjeje ogurzezė do tė mjaftonte tė kujtonim nxėnėsit dhe mėsuesit e masakruar, kur kapeshin duke mėsuar shkrim e kėndim, nė bodrumet e fshehta, pėr tė kuptuar se pėrse gjuha shqipe u ngrit mė pas nė statusin e martirit dhe pėrse zuri vendin e njė tempulli.
Lufta pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimi me atė otoman, ishte e lodhshme dhe e pėrditshme. Perandoria, ashtu si kudo nė Ballkan, u pėrpoq tė krijonte tė tjera zakone, stil, vese, arkitekturė, veshje, muzikė dhe letėrsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro-turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.
Gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t’ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi. Mirėpo kur studiuesit e morėn nėpėr duar, e panė se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letėrsi me probleme shoqėrore-klasore e erotike (me gjasme tepėr e guximshme pėr kohėn), u pa se si ana shoqėrore, si ajo erotike, ishin tepėr tė dyshimta. Kjo e fundit, pėr shembull, s’ishte aspak erotizėm normal, por i mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh. Gjer kėtu edhe mund tė pranohej, madje mund tė quhej tepėr e pėrparuar, pėr tė mos thėnė qė Shqipėria mund ta paraqiste sot si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme!
Por kjo punė ishte mė e ndėrlikuar. E ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s’ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne i dėgjojmė kėto kėngė ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē’thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė.
Mjafton njėfarė pėrqendrimi nė kėto tekste e kėto melodi, mjaftojnė dėshmitė e shkruara tė kohės, pėr tė kuptuar se cili ėshtė thelbi i kėsaj nėnkulture, tė futur kontrabandė, nėn pasaportėn e artit popullor. “Ēunat e vegjėl”, adoleshentėt, dylberė me shallvare mėndafshi e vetulla tė hequra, nga njėra anė dhe ashikėt e moshuar, “lalėt” me mustaqe, qė psherėtinin tė dergjur pėr ta, nga ana tjetėr, ishin personazhet kryesore tė kėtyre idileve tė neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundėrkulturė, qė jo vetėm me shqiptarėt, por me asnjė popull ballkanas s’kishte lidhje. Nė thelb ajo bartte brenda saj njė program tė fshehur zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt. Nuk duheshin veē disa breza “ēunash” e “lalėsh” tė tillė qė jo liria, por vetė ideja e lirisė tė perėndonte pėrgjithmonė.
Kundėr kėsaj lyre qė s’dije ē’emėr t’i vije, u ngrit Rilindja Kombėtare Shqiptare. Me programin e saj tė qartė evropianist, me kthjelltėsinė e mendimit, strategjinė burrėrore dhe idetė iluministe, ajo e mėnjanoi si njė rreckė atė kinse kulturė qė po rrihte t’i zinte frymėn Shqipėrisė.
Pas tėrheqjes sė shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit tė lodhur shqiptar dhe kėtij kinse identiteti lėngaraq, u duk se do tė pėrfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte mė pėrkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund tė fshinte ēdo pengesė qė do t’i dilte pėrpara.
Por nuk ndodhi ashtu.
Fill pas ardhjes sė mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dėrguari protestant i Evropės, nė vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte njė ogur i keq. I nisur si mllef kundėrevropian ai pėrfundoi nė tėrbim antishqiptar. Nėn daullet dhe klithmat “Dum Babėn!”, qė do tė thoshte, as mė pak as mė shumė: “Duam robėrinė!” hordhitė e haxhiqamilistėve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxėnės e mėsues, si dikur.
Ky rebelim egėrshan u shfaq kėshtu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje tė pėrgjumur shallvaresh e psherėtimash, qė shqiptarėt nuk e kishin marrė seriozisht.

5

Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte njė ndėr ata qė mė sė shumti u shqetėsua nga njė pėrsėritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Pėrpjekjet e tij, shpeshherė tė dėshpėruara, pėr njė shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrėn reale tė Shqipėrisė. Shqipėria ishte e vonuar. E pėrveē vonesės, ajo kishte njė pengesė tjetėr. Ndėrsa nė vendet e tjera feja zotėruese e krishtere ndihmonte pėr ndarjen nga tradita otomane, nė Shqipėri, ajo traditė mund tė strehohej pikėrisht pas fesė zotėruese, myslimanizmit. (Parazitė tė shumtė do t’i ngjiteshin kėsaj feje, sidomos nė shekullin e njėzetė, duke pėrfshirė edhe tė fundit, atė mė tė rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende nė fillim tė shekullit.
Faik Konica, qysh pa u pėrmbysur perandoria, u drejtoi njė thirrje “muhamedanėve shqiptarė”. Thirrja ishte profetike: otomanėt po rrėzoheshin, ē’do tė bėnin myslimanėt shqiptarė?
Konica dhe gjithė mendjet e ndritura tė kohės e kuptonin se ēėshtja e myslimanizmit shqiptar, ishte nė tė vėrtetė ēėshtja e ekzistencės sė Shqipėrisė. Vetėm me tė krishterėt Shqipėria nuk mund tė bėhej. Ndaj programi i njė Shqipėrie evropiane, ishte i pandarė nga ai i njė myslimanizmi kombėtar e njėherėsh evropian.
Shqiptarėt ishin familjarizuar ndėrkaq me idenė se identiteti shqiptar, duke qenė njė, qėndronte vetvetiu mbi tė tre besimet e tyre. Tė tre ata ishin njėlloj tė ligjshėm dhe ēdo fryrje e njėrit nė dėmtim tė tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i ndarė mė tresh.
Natyrisht qė kjo ēėshtje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatė kohės kur ende Shqipėria nuk ekzistonte si shtet mė vete, paraqitej mė e ndėrlikuar nė kushtet e pavarėsisė. Mbreti Zog, i cili u ndesh me tė, do ta kuptonte se njė shtet shqiptar nė Evropė nuk mund tė mbahej nė kėmbė jashtė zakoneve tė kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisė, me fjalė tė tjera, jashtė kushtėzimit evropian. Pėr ta pėrshtatur vendin me kėto zakone tė reja, ai e quajti tė ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve qė rregullonin marrėdhėniet e tė tre besimeve me shtetin. Merrej me mend qė njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin ēėshtjet e besimit mysliman. Ndėr to, kryesorja ishte ndarja e tij me ēmėrsin e shtetit tė perėnduar osman. Kėshtu ai nxori dekrete qė disa herė u dukėn tejet tė guximshme e tė parakohshme, si ai pėr ndalimin e qylafit turk pėr burrat, ose tė ferexhesė pėr gratė. Dekreti i tij mė befasues ishte ai i ndryshimit tė lutjes nė gjunjė. Duke u nisur nga njė nyje e Kanunit tė moēėm, qė ndalonte rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, e qė njė burrė tė gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht, mbreti, nėpėrmjet Bashkėsisė Islame, urdhėroi myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!
Dhe ashtu u bė. Mund tė dukej se mbreti Zog, nė pėrpjekje pėr krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bėma qė mund tė dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Nė tė njėjtėn kohė afėrsisht, sado e habitshme tė dukej, nė Turqi, nė bėrthamėn e ish-perandorisė sė rroposur, po pėrparonte ideja e njė “Turqie evropiane”.
Po vėrtetohej ideja e rilindėsve se myslimanizmi shqiptar nuk do tė ishte pengesė pėr rrugėtimin e Shqipėrisė drejt Evropės.
Ndėrkaq, nė hapėsirėn shqiptare, qė kishte mbetur jashtė kufijve shtetėrorė, po ndodhte njė zhdrivillim i kundėrt. Rrethet shoviniste nė vendet fqinje, kryesisht nė Jugosllavi, e kuptuan shumė shpejt se mund ta shfrytėzonin myslimanizmin kundėr identitetit shqiptar. Si vende tė krishtera qė ishin, do tė ngjante e logjikshme qė ato tė pėrpiqeshin tė dobėsonin myslimanizmin te shqiptarėt. Por, pėr njė paradoks tė madh, ato bėnė tė kundėrtėn. Dukej qartė se ajo qė i shqetėsonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj nė mėnyrė tė ethshme shpresonin qė me anė tė fesė t’i merrnin frymėn identitetit.
Strategjia e tyre ishte afatgjatė. Sa mė shumė qė shqiptarėt tė ngjanin jo si shqiptarė me besime tė ndryshme, por thjesht si myslimanė pa komb, aq mė tė huaj do tė dukeshin nė sytė e Evropės. Dhe kėshtu, Evropa, e mėsuar me zakonin e mbrapshtė qė popujt myslimanė t’i pėrftonte mė lehtė si koloni, se sa si popuj sovranė, tė tillė do t’i pėrftonte dhe shqiptarėt, gjersa t’i harronte.
Shqipėria zyrtare ndėrkaq ishte pengesė pėr kėtė harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente tė keqen, vazhdonte me dėshpėrim evropianizmin e ngutshėm tė vendit. Por njė ngjarje e beftė do tė ndėrlikonte gjithēka: pushtimi italian.
Nga dėshpėrimi dhe zia si njė ngushėllim i papritur do tė ishte bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Por hareja pėr kėtė s’do tė vazhdonte gjatė. Pushtimin fashist do ta zėvendėsonte diktatura komuniste, mė saktė njė diktaturė dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amė, e dyta mbi Kosovėn.
Procesi i evropianizimit jo vetėm u ndėrpre, por urrejtja kundėr Evropės, u bė baza e strategjisė komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata mė e ēmuar qė komunizmi shqiptar u bėri jugosllavėve. Shqipėria u nda pėrsėri nga Evropa, kėtė herė edhe mė tragjikisht.
Mė 1947-ėn, Enver Hoxha, tė vetmen “sprovė historike” qė shkroi ia kushtoi himnizimit tė Haxhi Qamilit. Urrejtja kundėrevropiane u shkri me atė kundėrshqiptare si trupi me hijen e vet.
Ėndrra jugosllave po njėmendėsohej nėpėrmjet Enver Hoxhės. Dhe ndodhi ajo qė pritej, Evropa e harroi Shqipėrinė.
Me duar tė lira tashmė, jugosllavėt iu turrėn identitetit shqiptar.

6

Rretheve shoviniste nė Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqėsimi i Shqipėrisė komuniste me Evropėn ishte argumenti mė i mirė pėr ta, pėr t’i paraqitur edhe shqiptarėt e Jugosllavisė si kundėrevropianė.
Thelbi i strategjisė jugosllave mbetej i pandryshuar: tė tkurrej, tė shkonte drejt tretjes shtati i kėtij populli, qė edhe pa kėtė, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapėrcente dot shifrėn fatale, njė milion, nė kohėn qė popujt e tjerė ishin katėrfishuar e disa herė tetėfishuar.
Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipėrisė. Njėfarė gjenocidi i ftohtė, i vazhdueshėm. Pyetja, a ka shqiptarė normalė, thėnė ndryshe shqiptarė qė ishin vėrtet shqiptarė, kishte pėrgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtė se ortodoksėt nė Ballkan, pėrveē sllavėve, ishin tė gjithė grekė, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund tė kishte shqiptarė ortodoksė. Ata qė hiqeshin tė tillė, nuk ishin veē grekė, qė rastėsisht kishin mbetur brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe qė flisnin gjuhėn shqipe, natyrisht pėrkohėsisht!
Tė dehur nga kjo ide, jugosllavėt po josheshin nga njė neps edhe mė i madh: t’i shkėputnin kombit tė vjetėr, njė copė mė tė madhe: myslimanėt. Ndryshe nga mėnyra greke, qė kujtonin se marrėzinė e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavėt e kuptonin se procesi do tė ishte i gjatė dhe i mundimshėm. Meqenėse s’dukej asnjė shpresė se shqiptarėt do ta zėvendėsonin identitetin e tyre me atė sllav, e vetmja mėnyrė mbetej ajo e tėrthorta, pėrdorimi i njė identiteti tė tretė.
Pas heqjes sė ortodoksėve dhe myslimanėve, trupit skeletik tė kombit, nuk do t’i mbetej veēse pakica katolike, e vetmja pėr tė cilėn ndonjė fqinj tjetėr, ta zėmė Italia, nuk po tregonte ndonjė padurim gllabėrimi. Por pakicės, sado rrėnjėse tė ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkė me tė do tė pėrfundonte kėshtu problemi shqiptar.
Pėr tė njėmendėsuar ėndrrėn e tyre makabre, jugosllavėt kishin nevojė pėr pėrvojėn otomane. Kėshtu qysh nė vitet ’50, ata filluan programin e shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve drejt Turqisė. E bėnė kėtė si njė test nė sytė e Evropės dhe tė kampit socialist, pa u shqetėsuar prej askujt, madje as prej atij qė hiqej si miku i shqiptarėve e qė nė tė vėrtetė ishte armiku i tyre mė i madh, Stalinit.
Zėvendėsimi i gjuhės shqipe prej turqishtes po nxitej edhe mė fort, e bashkė me tė, pakėsimi i shkollave pėr shqiptarėt. Politika e vjetėr osmane: mjaft i keni xhamitė, s’ju duhen shkollat, po pėrparonte si nė ethe. Krahas gjuhės, i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeve tė kohės si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend.
Jugosllavia, kjo primadonė e “botės sė tretė”, po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė. Kėshtu, kur tė vinte ēasti fatal, qė ajo e pėrgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropės, se ajo nuk po zhbėnte njė popull normal tė kėtij kontinenti, por njė nėnpopull.
E gjithė kjo ethe shkombėtarizimi shoqėrohej nga propaganda pėr rrezikun e krijimit tė njė pyke tė myslimanizmit nė brinjėt e Evropės. Parashikoheshin skenarė ogurzinj me trekėndėsha islamikė, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithė kjo nė pritje tė ēastit fatal, kur rebelimi shqiptar do tė shpėrthente. Ai rebelim do tė paraqitej si luftė pėr islamin, e jo si luftė pėr liri. Si luftė kundėr krishterimit serb e jo kundėr krimit serb. Shkurt, si luftė kundėr qytetėrimit evropian, nė emėr tė njė tjetėr qytetėrimi.
Nuk ishte e lehtė pėr shqiptarėt e Kosovės t’u shmangeshin kėtyre kurtheve. Por ata ia dolėn dhe kjo ishte njė meritė e tyre e jashtėzakonshme. Ata i treguan gjithė botės se luftonin nė radhė tė parė pėr liri. Dhe prapė pėr liri. Ata i treguan Evropės se s’kishin asgjė kundėr krishterimit serb, e aq mė pak atij evropian, ngaqė krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vėllam i vjetėr i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte mė i moēėm se ai sllav.
Nė ēaste tė vėshtira, popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme. Njė shekull mė parė, nė ag tė shkėputjes nga osmanėt, Rilindja Shqiptare e flakėroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenė e harmonisė fetare nė interes tė lirisė e tė kombit. Njė shekull mė pas, kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t’i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra-mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve.
Gjėmimi i bombave sipėr Jugosllavisė ishte njėkohėsisht njė lajm i madh. Njė lajm nga ata qė i vinin Shqipėrisė njė herė nė njė mijė vite, e Evropės vetė, njė herė nė shekull. Ishte lufta e parė e Aleancės Atlantike, e njėkohėsisht e para luftė pėr shkaqe morale, nė kontinent. Dhe s’ishte vetėm kaq. Ishte hera e parė qė koalicioni i madh euroatlantik, qė identifikohej sė shumti si krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor, kishte hyrė nė luftė pėr mbrojtjen e njė populli me shumicė myslimane, kundėr njė tjetri qė kėrkonte tė pėrligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kėrkuan popullit shqiptar as ndėrrim feje dhe asgjė tjetėr tė kėsaj natyre. E mbrojtėn ashtu siē ishte, shqiptar nė radhė tė parė, trefetarėsh pastaj. Me kėtė luftė, qė ndiqej ditė pas dite e orė pas ore nga mbarė planeti tokėsor, Evropa atlantike po emanciponte, veē tė tjerash, vetveten.
Tė gjendur befas nė qendėr tė historisė evropiane, a mund tė thuhet se shqiptarėt i kapėn pėrmasat e asaj qė po ndodhte?
Vėshtirė tė thuash “jo”, por po aq vėshtirė tė thuash “po”.

7

Nė kohėn e tanishme, viti 2006, ēėshtja e raporteve tė shqiptarėve me kontinentin nėnė, ėshtė ende nė zhvillim e sipėr. Tė ndėrgjegjshėm pėr njė pjesė tė gjėrave, shqiptarėt paraqiten po aq tė pandėrgjegjshėm pėr tė tjerat.
S’ėshtė fjala vetėm pėr mosmirėnjohjen qė shfaqet aty-kėtu. Pėr qirinjtė e shuar fill pas kapėrcimit tė tmerrit dhe pėr nervozizmin kundėr katedrales, qė askush nuk ua kėrkoi si shpėrblim pėr asgjė. E bashkė me katedralen, murmurima e panjerėzishme kundėr Rugovės tė porsaikur, qė me funeralin e tij i bėri njė shėrbim tė fundit Kosovės. (Ka gjasė qė prania e fuqishme evropiane nė kėtė mort tė ketė rizgjuar ca demonė tė vjetėr.)
Ėshtė folur shpesh pėr atė pjesė tė Shqipėrisė qė, ndonėse s’guxon tė dalė haptas, ėshtė kundėr Evropės. Ėshtė folur pėr mafien dhe krimin e organizuar, qė duke mos njohur komb e atdhe, s’kanė si tė ēajnė kryet pėr to. Ėshtė folur pėr politikanė tė korruptuar, qė ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisė e nga standardet e Ballkanit evropian. Ėshtė folur pėr fjalimet antiamerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997-ėn, qė kanė shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikė, nė sytė e stalinistėve shqiptarė. Janė tė njohura udhėtimet gjysmė tė fshehta tė politikanėve shqiptarė tė tė dy krahėve, nė vende, disa herė tė cilėsuara si terroriste, me qeveri tė dyshimta, qė s’i duan as popujt e vet, e me tė cilat s’na lidh asgjė.
Tė gjitha kėto dihen. E keqja ėshtė se kujtesa e politikės shqiptare ėshtė e shkurtėr dhe, veē kėsaj, disa nga politikanėt tanė, dinakėrinė e tyre e kujtojnė pėr zgjuarsi.
Ėshtė e kuptueshme qė dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do tė linin pas vetes njė frymė tė sėmurė kundėrevropiane. Ėshtė e kuptueshme qė shumė njerėz do tė ndihen keq nė familjen e sotme tė popujve.
Problemi i mirėkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, ėshtė nė thelb mirėkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
Raportet me Evropėn s’mund tė jenė veēse tė qarta e pa dyfytyrėsi. Mesazhi i Evropės mė 1997-ėn dhe 1999-ėn, ishte i qartė. Ajo na quante tė vetėt ashtu siē ishim, me atė identitet qė kishim. E vetmja kėrkesė e saj ishte ajo qė iu bė gjithė popujve tė tjerė tė ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janė pa njė burim. Njė pjesė vijnė nga keqkuptimet tona tė vjetra, njė pjesė nga dredhitė e sotme. Ende disa vite mė parė ishin tė kuptueshme. Por nė pranverė tė kėtij viti, ato janė tė tepėrta.
Pengesat qė s’na lėnė, ose na duket se s’na lėnė, t’i afrohemi Evropės, pėrpara se t’i kėrkojmė jashtė, duhet t’i kėrkojmė brenda nesh. Nuk ėshtė pengesė asnjėra nga fetė, e sidomos nuk ėshtė myslimanizmi ndaj tė cilit dyshimi ngjan mė i lehtė.
Ėshtė thėnė me tė drejtė se tė tri besimet janė tė barasligjshėm nė Shqipėri. Duke mos qenė pengesė asnjėri, po aq mund tė thuhet se asnjėri s’ėshtė lokomotivė qė na tėrheq drejt Evropės. Nė pengojnė, ata pengojnė tė tre bashkė, e, nė tėrheqin, kėtė e bėjnė tė tre njėlloj.
Njė shqiptar mysliman, ėshtė po aq i natyrshėm si shqiptar dhe si evropian, sa njė katolik, e po aq sa njė ortodoks.
Nė acarimet e shpesh nė pėrpjekjet me turqit osmanė, shqiptarėt myslimanė ishin nė vijėn e parė. Feja e njėjtė me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenė e lirisė. Bilbilenjtė, ata qė nė mėnyrė aq tė padenjė u pėrgojuan nė Kuvendin shqiptar mė 2006-ėn, ishin njė nga familjet martire, 13 djem oficerė tė sė cilės u varėn brenda ditės nga pushtuesi me tė njėjtėn fé.
E njėjta gjė ka ndodhur me shqiptarėt ortodoksė. Martirėt e vijės sė parė kundėr trysnisė mizore tė shovinizmit fqinj, ishin pikėrisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janė vetėm disa nga emrat e mėdhenj qė feja e njėjtė me kundėrshtarin nuk ua zbehu pėr asnjė ēast idenė e lirisė.
Rexhep Qosja ka tė drejtė kur thotė se nėse shqiptarėt do tė kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre nė Evropė do tė kishte qenė mė i lehtė. Por kjo keqardhje e tij, nėse mund ta quanim kėshtu, bie ndesh me kėmbėnguljen se gjysma jonė i pėrket ndėrkaq qytetėrimit lindor. Me kėtė pranohet ngadhėnjimi i vonuar i shtetit osman. Me kėtė pranohet se nė gjithė gadishullin ballkanik i vetmi popull qė u thye, qoftė edhe pėrgjysmė, ishim ne.
Nė qoftė se kjo do tė ishte e vėrtetė, ne do tė ishim tė detyruar ta pranonim. Por kjo, pėr fat, nuk ėshtė kurrsesi ashtu.
Siē u tha mė lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
Nostalgjia e tėrthortė qė po shfaqet sot tek ne pėr otomanizmin nuk ėshtė vetėm e habitshme. Ajo ėshtė nė radhė tė parė poshtėruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, qė pėrherė e mė shpesh shfaqet nė trojet shqiptare. Shtatorja qė iu ngrit nė qendėr tė Tiranės, mė 2001, njė shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenė fyerja mė e madhe pėr kryeqytetin e shtetit, pėr historinė dhe ndėrgjegjen shqiptare. Vetėm njė popull qė nuk e meriton lirinė mund t’i ngrejė shtatore pushtuesit tė vet.
Bashkia e Tiranės, e drejtuar nė atė kohė “nga haxhi qamilėt”, siē i cilėsoi me tė drejtė arkitekti Maks Velo, e ngriti atė shtatore natėn dhe pa lajmėruar askėnd, si keqbėrėsit. Banorėt e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnė mend njeriun qė printe vallen rrotull shtatores atė natė. Ky njeri mban njė nga postet mė tė rėndėsishme nė qeverinė e sotme.
Kjo shtatore ėshtė mishėrimi i korrupsionit politik dhe moral tė shkallės mė tė errėt. Historianėt e kanė shpallur tė rremė kėtė kinse themelues. Emri i Tiranės si vend vendbanimi, ėshtė shumė mė i vjetėr se koha e kėtij pashai.
Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė “vend i as-as-it”, s’na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh “gjysmak”, qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė “tarrallak”.
Ideja e pėrhapur andej-kėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit”, tė kujton njė nga njollat historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit.
Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve. Por jo politikanėve tanė. Me sa duket, reflekset e vjetra tė zyrave tė Enver dhe Nexhmije Hoxhės, iu vijnė nė mendjet e tyre prej mitomanėsh.
Janė kėto, me sa duket, qė shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janė kėto reflekse, qė i shtyjnė kėta politikanė, qė, nė vend qė tė pėrqendrohen nė ēėshtjet e ngutshme madhore pėrpara tė cilave ndodhet kombi shqiptar: mirėqenia, hyrja nė Evropė dhe statusi i Kosovės, fillojnė e joshen nga fantazira pa kuptim, pėr tė cilat nuk kanė as mundėsi, as shtat e as tagėr moral nga populli i vet. Tė brengosesh se si do tė pajtohet Perėndimi me Lindjen, tė kinse ndėrhysh, pėr shembull, nė kinse rolin e ndėrmjetėsit, nė mosmarrėveshjet SHBA - Iran, pėr energjinė bėrthamore, kjo, nė rastin mė tė thjeshtė quhet ėndėrr nė diell, kurse nė rastin mė tė keq, e ka emrin korrupsion politik.
Misioni i shqiptarėve nė kėtė planet, fati apo e thėnia e tyre, ėshtė njė dhe i pandryshueshėm: mbrojtja e interesave tė vendit tė tyre, qė quhet Shqipėri dhe i popullit tė tyre qė mban emrin shqiptar.
Programi i ēdo populli tė qytetėruar ėshtė ky dhe vetėm ky. Miqėsitė, aleancat, strategjitė, kanė lidhje me tė dhe vetėm me tė. Ky nuk ėshtė etnoegoizėm. Kur ēdo popull nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzore e demokratike e kryen kėtė mision ndaj vetes, ai e ka kryer atė ndaj gjithė njerėzimit.
Ky ėshtė thelbi i idesė evropiane, fundaja mbi tė cilėn ngrihet Bashkimi Evropian, ai qė ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
Ne nuk e kemi shpikur Shqipėrinė, ashtu siē kanė dashur tė na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj nė Evropė, siē kanė dashur tė na mbushin mendjen ca tė tjerė. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nėnė, nuk tė bėn mė pak evropian se tė tjerėt. Pėrkundrazi, ajo tė bėn mė shumė.
Nė mbyllje tė kėsaj sprove, le tė pėrpiqemi ta shohim atė qė ka ndodhur, nga njė kamera e largėt, nga ato qė tė japin mundėsi t’i skajosh gjėrat nė njė tablo sa mė tė pėrgjithshme.
Ėshtė njė kontinent qė shekuj mė parė ėshtė quajtur Evropė. Ėshtė njė gadishull jugor i saj, ai mė i ndritshmi dikur, dhe mė i errėti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte njė perandori qė u shfaq pėrbri, perandoria osmane, me njė program e njė ėndėrr tė mbrapshtė: tė zhdukė nga faqja e dheut Evropėn. Ndodh kacafytja e madhe midis tė dyve. Gjatė saj, perandoria e re i shkul sė vjetrės gadishullin ballkanik, djepin e qytetėrimit tė saj. Pesė shekuj mė pas, gadishulli nė fjalė, nė mes tė tė cilit ndodhet Shqipėria, shpėton nga kthetrat e osmanėve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nėnė ėshtė i gjatė, i mundimshėm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janė vėnė nė radhė pėrpara Portave tė Evropės. Pėrbri, ėshtė Turqia, bėrthama e dikurshme e perandorisė sė tmerrshme. Pėr pesė shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropės, po i ēon si trofe, drejt kontinentit tė vet. Por ē’po na shohin sytė? Njė gjė tejet tė pabesueshme. Ka vėrtet njė trofe, por jo ashtu siē ėshtė kujtuar. S’janė popujt ballkanas qė Turqia po i ēon si robėr drejt Azisė, por pėrkundrazi, janė ata, qė po sjellin si trofe njė hanėme tė vjetėr: Turqinė.
Natyrisht qė Turqia nuk ėshtė robinė, nė kuptimin e mirėfilltė. Natyrisht qė ajo po e kėrkon vetė, madje me kėmbėngulje tė pranohet nė Evropė. Natyrisht qė ajo, ndėrsa lėshonte kėrcėnime e mallkime kundėr Evropės, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenė ngadhėnjimi i madh i Evropės.
Ana e fshehtė e historisė, shfaqet kėtu nė formėn mė tronditėse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithė peshėn e saj.
Dy rrjedha tė historisė kanė ecur paralelisht. Nė atė tė jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robėronte. Por nė njė rrjedhė tė brendshme, tė fshehtė, ajo goditej, humbte, robėrohej.
Popujt e Ballkanit bashkėrisht ishin aktorėt e kėsaj lufte. Ishin ata qė, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkė me energjinė e tyre, bashkė me zyrtarėt e lartė, gjeneralėt, guvernatorėt dhe aventurierėt, qė ia dhanė pa kursim, i ngjitėn perandorisė joshjen evropiane. Historia e pushtuesit tė pushtuar, si nė rastin e Romės me Greqinė, nė njėfarė mėnyre u pėrsėrit.
Rrjedhimisht, asnjė nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq mė pak shqiptarėt. Nėse ka pasur pėr ta njė fat historik tė paracaktuar, ai ėshtė i ndryshėm nga ai i ndėrmjetėsit.
Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarėve, pa e ditur as ata vetė, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi tė jenė komando tė Evropės, mu nė qendėr tė botės osmane. Si tė tillė ata kanė qenė pėrherė, ndonėse me dhembje, nė rrėnjėt e Evropės. E qenia me dhembje nuk ėshtė kurrė njė mungesė, pėrkundrazi.
*Botohet me shkurtime. Teksti i plotė do tė vihet nė qarkullim sė shpejti nga shtėpia botuese “Onufri”.

&

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
17.05.2006, 22:19:00
Te nderuar lexues,



Ne vijim ju ftoje te lexoni me kujdes shkrimin e akademik Rexhep Qosjes” REALITETI I SHPĖRFILLUR”,si kunderpergjigjje ndaj shkrimit te siperafishuar te shkrimtarit Ismail Kadare.

***

Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe,
vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve,
sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė.

Romen Rolan

-----------------------------

REALITETI I SHPĖRFILLUR (I)

-Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptarėve, ėshtė e mbėshtetur nė premisa tė gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qė tė dėgjohet pėr disa oktava mė lartė zėri i tij, mė parė i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman
-Ėshtė shumė e nevojshme qė kėto ide dhe kėto pėrfytyrime tė Ismail Kadaresė tė hidhen poshtė me kohė dhe pa hamendjesime
-Kritikėn e pikėpamjeve tė mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijes sė tejshquar fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare, prandaj edhe nė identitetin kombėtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siē filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike nė kohėn e komunizmit

Shkruan: Rexhep Qosja


Premisa tė gabuara

Siē e kam paraparė nė parafjalėn e saj, trajtesa mbi idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare, e botuar nė vazhdime nė gazetėn e Prishtinės “Epoka e re” dhe nė gazetėn e Tiranės “Korrieri” e, pastaj, e botuar edhe si libėr me titullin Ideologjia e shpėrbėrjes nga Shtėpia botuese TOENA, ka shkaktuar njė sėrė reagimesh si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė. Nuk e di a ėshtė mė i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si tė parat ashtu edhe tė dytat dėshmojnė, ndėrkaq, se ēėshtjet e ngritura nė atė trajtesė ishte e nevojshme tė ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas, Horhe Luis Borhes, thotė se “Libri qė nuk e pėrmban kundėrlibrin mund tė konsiderohet i panevojshėm”. Ēdo libėr, pavarėsisht a ėshtė letrar a shkencor, e pėrmbarojnė lexuesit, miq dhe kundėrshtarė tė autorit, qoftė duke e pohuar, qoftė duke e mohuar.
Pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha reagimeve do tė duhej tė shkruaja njė libėr mė tė madh se Ideologjia e shpėrbėrjes, i cili, sigurisht, do tė shkaktonte reagime tė reja tė pėrshkuara edhe prej mė shumė ndjenjash se reagimet e deritashme.
Nė vend se tė gjithave, do t’i pėrgjigjem vetėm reagimit tė Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptarėve. Kjo domethėnė se mbesin pa pėrgjigje tė gjithė reaguesit e tjerė ndaj trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes:
1. predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet kombėtar i ri nė Ballkan;
2. predikuesit e gjuhės sė dytė standarde pėr folėsit me identitet kombėtar kosovar;
3. thirrėsit pėr kthimin e shqiptarėve myslimanė nė “fenė e tė parėve”, si gjoja kusht pėr pranimin mė tė shpejtuar tė Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė Bashkimin Evropian!
Nė reagimin e Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve do tė pėrgjigjem pėr kėto arsye kryesore: e para, pse e ka shkruar njė shkrimtar dhe publicist i njohur, me popullorėsi tė veēantė; e dyta, pse nė kėtė reagim ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim dhe njė shtrembėrim i disa pikėpamjeve tė mia, sidomos i pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijeve tė tejshquara fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehonė ndėr lexuesit shqiptarė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė dhe, e katėrta, dhe, mė vendimtarja, pse nė kėtė reagim janė shprehur ide dhe janė krijuar pėrfytyrime, qė nuk e nderojnė kulturėn shqiptare.
Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptarėve, ėshtė e mbėshtetur nė premisa tė gabuara: nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar, nė njėrėn anė kundėrshtitė kulturore midis Evropės e Lindjes myslimane, kurse, nė anėn tjetėr sipėrinė e identitetit evropian ndaj identiteteve tė tjera, para sė gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipėri ėshtė – tė pėrdorė njė togfjalėsh tė Zhan-Pol Sartrit – sipėri raciste.
Gjykimet e kėtilla tė Ismail Kadaresė, gjithsesi shumė befasuese, nuk mund tė mos shikohen si rrjedhojė e disa dukurive dhe disa disponimeve tė pėrtashme politike dhe fetare nė botė. Nuk mund tė mos mendohet se tani kur, si pasojė e fundamentalizmit islamik, tė tejshkallėzuar mbas pushtimit amerikan tė Irakut, ėshtė rritur disponimi kundėrmysliman nė disa vende perėndimore; kur kryetari Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik tė krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam, mysliman, xhami, shkaktojnė sėndisje nė mjedise tė ndryshme perėndimore; kur, si thonė studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit e islamit dhe e kryqėzatave; kur disa politikanė shqiptarė nė Kosovė e quajnė politikisht tė leverdishme pėr karrierėn e vet tė ndėrrojnė fenė; kur, si pasojė e sjelljeve shpėrfillėse tė disa politikanėve shqiptarė ndaj dinjitetit tė fesė myslimane, gjithnjė e mė shumė shqiptarė myslimanė nė Kosovė e nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qė tė dėgjohet pėr disa oktava mė lartė zėri i tij, mė parė i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman, nė tė vėrtetė kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrgjithshėm, historik, tė shqiptarėve!
Pėr kėtė arsye ėshtė shumė e nevojshme qė kėto ide dhe kėto pėrfytyrime tė Ismail Kadaresė tė hidhen poshtė me kohė dhe pa hamendjesime.
Do ta bėj kėtė vendosmėrisht, edhe pse me shumė keqardhje pėr shumė arsye nė kėtė pėrgjigje detyrimisht tė gjatė.
Nuk e bėj kėtė pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.
Nuk e bėj kėtė pse shkoj nė xhami a pse fali pesė vaktet e ditės! Jo. As nuk shkoj nė xhami pėr t’u lutur as nuk falem nė asnjė vakt tė ditės. Jo.
E bėj kėtė pėr hir tė perėndive tė mi: tė Vėrtetės dhe tė Drejtės.
E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye pėr tė cilėn kam shkruar mijėra faqe gjatė shumė viteve tė kaluara: pėr tė mbrojtur bashkėkombėsit, bashkėqytetarėt, prej padrejtėsive tė pushtetit, prej dhunės sė shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarėsisht kush e bėn kėtė diskriminim sot.
E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye pėr tė cilėn nė vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh tė disa bashkėqytetarėve tepėr tė pėrkushtuar si myslimanė, pėr ē'gjė dhe kam shkruar nė librin Tronditja e shekullit.
E bėj kėtė pėr tė qenė ku duhet tė jetė gjithmonė intelektuali i vėrtetė: nė anėn e lirisė, tė tė voglit, tė tė pambrojturit, tė tė diskriminuarit.
E bėj kėtė pėr tė qenė shpirtėrisht i lirė pavarėsisht prej ēmimit qė paguaj pėr kėtė liri. E unė jam i lirė sepse kam zgjedhur tė Vėrtetėn dhe tė Drejtėn.
Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptarėve, nuk ėshtė reagimi i tij i parė mospajtues ndaj pikėpamjeve tė mia letrare dhe kulturore. Nė shkrimin Rreth ndikimeve tė huaja dhe karakterit kombėtar tė letėrsisė, tė botuar nė gazetėn Zėri i popullit mė 8.4.1973, me tė cilin i pėrgjigjej shkrimit tim Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve, tė botuar nė pėrmbledhjen Panteoni i rralluar nė vitin 1972, ai mė akuzonte si “tellall i kozmopolitizmit”, qė, me gjuhėn e atėhershme politike do tė thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizimin e letėrsisė shqipe. Tani, 34 vjet mė vonė, ai mė akuzon se kinse po e mohoj atė qė atėherė e predikoja!
Unė, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenė tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veēimin e Shqipėrisė dhe identitetin stalinist, nė tė vėrtetė predikonte kundėrevropianizimin! Unė vetėm po vė nė dukje se perėndia i shndėrrimeve Protej, i cili e ka dhuruar Ismail Kadarenė edhe me dhuntinė e nxitimshndėrrimeve pėr tė qenė politikisht sa mė i koniunkturshėm, ia ka parathėnė edhe kėtė nxitimshndėrrim, fryt i tė cilit ėshtė sprova Identiteti evropian i shqiptarėve.
Po, t’i lėmė njėherė pėr njėherė kėto dy shkrime tė njė kohe tė kaluar dhe tė merremi me reagimin e tanishėm tė Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve ndaj trajtesės sime Ideologjia e shpėrbėrjes, nė tė vėrtetė ndaj kreut tė kėsaj trajtese Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare, qė sigurisht nuk do tė jetė nxitimshndėrrimi i tij i fundit. Dhe tė shohim sa tė vėrtetėn dhe sa tė drejtėn do t’ia flijojė qėllimit tė tij: shpėrfilljes sė identitetit mysliman si njėri nga pėrbėrėsit fetarė tė IDENTITETIT KOMBĖTAR SHQIPTAR.

Shprehitė e vjetra

Kritikėn e pikėpamjeve tė mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijes sė tejshquar fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare, prandaj edhe nė identitetin kombėtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siē filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike nė kohėn e komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike - duke ia vėnė gishtin tregues komplotit tė armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm politikė e klasorė dhe duke kėrkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i shėrbejnė Ismail Kadaresė pėr tė bėrė politikisht dhe ideologjikisht tė dyshimta, nė tė vėrtetė kombėtarisht tė dėnueshme, pikėpamjet e mia mbi ēėshtjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit tė Bashkimit Evropian, Baroso, nė Tiranė nė lidhje me nėnshkrimin e afėrm tė marrėveshjes sė Shqipėrisė me Evropėn dhe, e dyta, fillimi i bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, qė sapo kishin filluar nė Vjenė. Unė isha ai qė, ja, me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qė sapo dukeshin nė horizontin shqiptar!
Po, t’ia japim fjalėn vetė Ismail Kadaresė:
“Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn”.
Dhe, mė tej:
“S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionarit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja”.
Meqenėse presjet i vė edhe ku s’duhet, nuk ėshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare nuk e vė pikėēuditjen ku duhet: nė fund tė kėsaj fjalie.
Po tė lėmė rregullat e pikėsimit e tė gramatikės e tė shohim logjikėn.
Pėr tė parė sa larghedhėse ėshtė kjo logjikė politike po i kthejmė dy pasuset e cituara nė trajtėn e bashkėbisedimit sepse, kėshtu, do tė mėsojmė mė mirė ēka nė thelb mendon autori dhe si mund t’i pėrgjigjet ndonjė lexues.
Ēka po ngjante ndėr shqiptarėt nė ēastet kur po afrohej nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Bashkimin Evropian?

Po ndiheshin murmurimat.
(Mungon pikėēuditja).
Ēka po ngjante nė ēastet kur po afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale?
Aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mishi i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn!
Cilėt ishin kėta krrokatės?
S’ka pėrgjigje!
Ēka ngjau pak para se tė mbushej java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės?
Murmurimat kaotike u shtuan edhe mė shumė.
Prej nga erdhėn ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin mė pak.
Prej nga priteshin mė pak?
Nga ndonjė deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetėm nga Kosova? Ai nė zemėr s’e ndan Shqipėrinė nga Kosova. Pėr ta larguar prej Shqipėrisė shtetėrore apo pėr tė treguar se nuk njihet nė Shqipėrinė shtetėrore?
S’ka pėrgjigje!
Mos kur thua se priteshin mė pak do tė thuash se, megjithatė, nuk ėshtė qė nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojės sė tij?
Megjithatė, murmurima tė tilla kaotike priteshin edhe prej tij?
Si mund tė priteshin murmurima tė tilla qė t’i i pandeh kaotike prej tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė gjitha kėto faqe janė dėshmi e pėrpjekjeve tė tij pėr t’u ēelur dyert e shtėpisė sė madhe evropiane edhe pėr shqiptarėt? Si mund tė priteshin murmurima tė tilla kaotike prej tij, qė ti i pandeh kundėrevropiane kur aq pėrpjekje mendore dhe politike ka bėrė dhe bėn ai pėr tė sjellė vlerat dhe standardet evropiane nė jetėn e popullit tė vet?
S’ka pėrgjigje!

(VIJON)

&

Sheradin Berisha
ABE-a

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: ABE-a mė 2006-05-17 22:20 ]</font>

ABE-a
17.05.2006, 22:23:00
***

REALITETI I SHPĖRFILLUR (II)

Premisa tė gabuara

-Ismail Kadare sado pėrpiqet tė lahet e tė shpėrlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin tė lirohet prej shprehive mendore tė krijuara nė atė tė kaluar
-Pikėrisht nė mospajtimin tim me mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze e tė Papės nė institucione partiake e administrative tė Kosovės, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisė
-E vėrtetė ėshtė vetėm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizėm kundėr pėrdorimit politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė misionares dhe humanistes Nėna Tereze


Shkruan: Rexhep Qosja

Dhe, ja se si e dėshmon Ismail Kadare pohimin e tij se edhe prej meje priteshin murmurima kaotike kundėr ardhjes sė kryekomisionarit evropian, Baroso, nė Tiranė nė lidhje me nėnshkrimin e marrėveshjes me Shqipėrinė dhe kundėr bisedimeve tė Vjenės pėr caktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, domethėnė pėr kthimin e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė familjen mėmė.
“Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime (pra nė shkrimet e Rexhep Qosjes-R.Q) spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar”.
Nuk ka dyshim se Ismail Kadare nuk ėshtė “i ngathėt nga mendja” qė tė mos e kuptojė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, por Ismail Kadare sado pėrpiqet tė lahet e tė shpėrlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin tė lirohet prej shprehive mendore tė krijuara nė atė tė kaluar. Ato shprehi bėjnė qė nė shkrimin tim tė mos shohė ēka nė thelb ka dhe qė nė shkrimin tim tė fusė ēka nuk ka! Nė trajtesėn pėr idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare, askund, me asnjė fjali, nuk jam marrė me “traditėn kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”. Nė qoftė se nė kėtė shkrim me asnjė fjali nuk jam marrė me atė traditė kulturore, shtrohet pyetja: ku e gjen Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes ndaj “traditės kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”?
Nė veprat e mia? Jo.
Nė shkrimin pėr Gjon Buzukun, Njė vazhdim a njė fillim i madh, tė paraqitur nė sesionin shkencor nė Ulqin nė vitin 1995, me rastin e 440-vjetorit tė Mesharit? Jo.
Nė Antologjinė historike tė letėrsisė shqipe, tė botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore tė Kosovės nė Prishtinė nė vitin 1985, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe Formula e pagėzimit dhe pėrkthime e shkrime tė Buzukut, Lekė Matrangės, Frang Bardhit, Pjetėr Budit, Pjetėr Bogdanit, Gjon Nikollė Kazazit, Ndue Bytyēit, Filip Shirokės, Ndre Mjedjes, Zef Skiroit, Luigj Gurakut, Hilė Mosit? Jo.
Nė Historinė e letėrsisė shqipe, Romantizmi I-II-III, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1984-1985, nė tė cilėn, pėrpos autorėve tė besimit ortodoks dhe myslimanė, natyrisht, janė paraqitur edhe autorėt katolikė, mes tė cilėve edhe Zef Skiroi, tė cilit Ismail Kadare atėherė mund t’ia pėrmendte emrin vetėm dėnueshėm? Jo.
Nė studimet, trajtesat, sprovat e mia tė botuara nė revista nė Prishtinė pėr Ndre Mjedjen, Filip Shirokėn, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtėn? Jo.
Nė studimin mbi periodizimin e letėrsisė shqipe prej Rilindjes e deri sot, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1973 dhe tė mbajtur, mandej, si ligjėratė edhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, nė tė cilėn ėshtė folur edhe pėr Gjergj Fishtėn dhe ėshtė folur nė njė kohė kur Ismail Kadare pėr tė shqiptonte akuza tepėr tė rėnda me tė cilat e zhvlerėsonte krijimtarinė e Fishtės dhe, nė pėrgjithėsi, letėrsinė e klerikėve katolikė? Jo.
Nė librin Tri mėnyra tė shkrimit shqip, nė tė cilėn flitet edhe pėr Gjon Buzukun, Pjetėr Budin, Frang Bardhin, Pjetėr Bogdanin, Ndre Mjedjen, Gjergj Fishtėn? Jo.
Askund nė veprat e mia – nė monografitė, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitė e mia, askund nuk mund tė gjendet farė “nervozizmi i papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”. Pėrkundrazi: pėr secilin qė gjykon ndershėm, mund tė gjendet njė pėrkushtim, vėrtet, i madh, si edhe ndaj gjithė letėrsisė shqipe. Ku e gjen atėherė Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes “ndaj traditės letrare qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”? Ku, vėrtet?
Mos nė nxitimet e tij tė tanishme pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm duke u paraqitur si mbrojtės kinse i asaj tradite qė dikur e zhvlerėsonte, madje e mallkonte politikisht, ideologjikisht dhe artistikisht? Mos pėr t’i krijuar vetes edhe mundėsinė “e pėrligjur” qė tė bėhet politikisht dhe letrarisht i koniunkturshėm duke mbrojtur gjoja edhe njė figurė politikisht fort tė koniunkturshme sot: duke mbrojtur Nėnėn Tereze prej meje thuajse ajo “tradita kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar” dhe Nėna Tereze pashmangshėm janė nė lidhje historiko-letrare?
E bėn kėtė lidhje tė paligjshme Ismail Kadare pėr tė pasur mundėsinė “e ligjshme” qė tė shprehė habinė e tij- tė mbrojtėsit tmerrshėm tė vonuar tė “asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”- se si mendja ime – e mbrojtėsit tė asaj tradite kur ai e mohonte dhe fyente – nuk e arsyeton” mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės”. Dhe, kėtu, pikėrisht nė mospajtimin tim me mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze e tė Papės nė institucione partiake e administrative tė Kosovės, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisė, pėr ēka do t’i shprehet mirėnjohje nga shqiptarėt nė Kosovė e nė Shqipėrinė shtetėrore, ndoshta nė Evropė apo, pse jo, edhe nė Nju-Jork! Zbulimi i kėtij Djalli qė u ngritka edhe kundėr vėnies sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet nė Kosovė e bėn shumė tė koniunkturshėm katekizmin politik dhe ideologjik tė Ismail Kadaresė.

Pėrdorimi politik i emrit tė Nėnės Tereze

Po cila ėshtė e vėrteta pėr qėndrimin tim ndaj mbajtjes sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės, nė tė vėrtetė nė njė institucion partiak dhe nė njė institucion administrativ tė Kosovės? Nuk ėshtė e vėrtetė se jam ngritur me “nervozizėm” kundėr mbajtjes sė portretit tė shenjtores, Nėna Tereze, nė institucionet e Kosovės; e vėrtetė ėshtė vetėm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizėm kundėr pėrdorimit politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė misionares dhe humanistes, Nėna Tereze, prej disa fundamentalistėve fetarė dhe disa koniunkturistėve politikė gjithnjė pėr interesat e tyre fetare - nė rastin e parė dhe pushtetore – nė rastin e dytė. Tė them se menjėherė pas vdekjes sė saj, pėr Nėnėn Tereze kam botuar njė sprovė dhe kam dhėnė dy deklarata: njėrėn tė kėrkuar prej BBC-sė e tjetrėn prej medieve tė Prishtinės. Qėndrimi im ndaj emrit dhe portretit tė Nėnės Tereze sot nuk mund tė mos jetė i kushtėzuar nga pėrdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithė asaj qė ėshtė bėrė dhe po bėhet rreth Nėnės Tereze, domethėnė mbas gjithė kėtij pėrdorimi e shpėrdorimi politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombėtarisht tė menēur mbajtjen e portreteve tė saj qoftė nė institucionet politike e shtetėrore tė Kosovės, qoftė nė institucione politike e shtetėrore tė Shqipėrisė shtetėrore. Jo. Ėshtė tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nėnės Tereze ėshtė e pandarė, madje e kushtėzuar nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytė ka shpallur disa qindra tė shenjtė, gjithsesi, thonė njohės tė tij, mė shumė se tė gjithė papėt para tij. Ndėr shenjtorėt dhe shenjtoret qė ka shpallur Ai dhe qė kanė shpallur papėt para tij natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Tė gjithė janė shpallur shenjtorė dhe shenjtore sepse ishin tė jashtėzakonshėm si katolikė. Ėshtė e kuptueshme se prej tė gjithė atyre qė e shikojnė portretin e Nėnės Tereze, kudo qoftė i vėnė ai, qė e shikojnė shtatoren e saj kudo qoftė e ngritur ajo, qė e lexojnė emrin e saj kudo qoftė i shkruar ai, Nėna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot pėrpiqen tė na e mbushin mendjen pėrdoruesit fetarė dhe politikė tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj humaniste, se Nėna Tereze meriton tė jetė portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotėrues nė institucionet politike e shtetėrore, nė institucionet kulturore tė qyteteve shqiptare, sepse ėshtė fituesja e vetme shqiptare e Ēmimit Nobel. Ēmimi Nobel i ėshtė dhėnė edhe shkencėtarit dhe humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i tė cilit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kontinentet dhe jo vetėm pėr tė sėmurėt, tė varfrit e tė braktisurit e botės, para sė gjithash, tė Indisė. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund njė shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjė institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij nė ndonjė institucion politik e shtetėror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk ėshtė i krishterė prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund tė shpėrdoren pėr nevojat e mobilizimit politik tė krishterimit dhe pėr nevojat karrieriste tė koniunkturistėve tanė politikė dhe kulturorė.
Nė fund tė shtjellimit tė sipėrthėnė ėshtė e kuptueshme tė shtrohet pyetja: ku i ēon shqiptarėt pėrdorimi i tillė i tejshtrirė e i tejmadhėruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisė sė Nėnės Tereze? Ēka u sjell shqiptarėve, tė cilėt u takojnė jo vetėm dy a tri, po pesė feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) pėrdorimi aq irracional i emrit, i figurės dhe i veprimtarisė sė njė shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit tė Tiranės pagėzohet me emrin e saj: NĖNA TEREZE, edhe pse ēdokush mund ta dijė se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej ēdo aeroporti nė kėtė botė, mund tė ngrihen nesėr edhe aeroplanė luftarakė, qė do tė bombardojnė fshatra e qytete e tė vrasin burra, gra, fėmijė, tė varfėr e tė sėmurė, tė cilėve ajo ua kishte kushtuar jetėn? Ēka do tė thotė ky mitologjizim nė thelb fetar, pėr arsye fundamentaliste fetare dhe tė koniunkturshme politike, i njė shenjtoreje nė njė vend shumėfetar? Logjika e jep kėtė pėrgjigje: do tė thotė nxitje e pjesėtarėve tė feve tė tjera, para sė gjithash, tė fesė myslimane, qė e njėjta gjė tė bėhet me emrat dhe me portretet e figurave tė shquara fetare tė fesė sė tyre. Pėr kėtė arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nėnės Tereze duhet vėnė nė mjedise fetare, humanitare dhe shėndetėsore e jo edhe nė aeroportin e Tiranės, e jo edhe nė institucione politike e shtetėrore, e jo edhe nė sheshe tė qyteteve. Bashkėjetesa e harmonishme mes feve tė cilave u takojnė shqiptarėt, baraspesha historike midis kėtyre feve, interesat historike tė popullit shqiptar e kėrkojnė sot si dje, nesėr si sot, qė emrat, portretet dhe shtatoret e figurave tė njohura, tė shquara e tė mėdha kombėtare, historike dhe kulturore, siē janė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashėri, Ēajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Ēabej Aleksandėr Moisiu dhe tė sa e sa piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve, shkencėtarėve, krijuesve e artistėve tė tjerė tė mos zėvendėsohen nga emra, portrete, shtatore klerikėsh, shenjtoresh, qė perceptohen para sė gjithash si vetje fetare – katolike, myslimane, ortodokse. Tė sipėrpėrmendurit janė emra vetjesh qė mbahen mend pėr veprat kulturore qė kanė lėnė a pėr bėmat historike qė kanė bėrė, qė kanė pasur, kanė dhe do tė kenė funksion integrues nė jetėn e popullit shqiptar sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqėrore, politike i shėrbente Shqipėrisė, u shėrbente tė gjithė shqiptarėve. Pavarėsisht sė cilės fe i takojnė, ata perceptohen ndryshe se ē’perceptohet Nėna Tereze: perceptohen kryekėput si krijues e veprimtarė atdhetarė e jo si fetarė.

(VIJON)

Sheradin Berisha
ABE-a

Fatesta
17.05.2006, 22:51:00
E falenderoj z.Berishėn qė mė mundėsoi leximin e kėtij debati dhe dėshiroj ti sjell edhe shkrimet tjera qė tė informohemi mė mirė.

kreksi
17.05.2006, 23:34:00
Sjellja e ketyre shkrimeve te kadares pa deklarimin e Qosjes nuk spjegone asgjė, me nje fjale, ABE-ja ka bere shkrim te pa komentuar te cilin e kemi lexuar gati se te gjithe qe nga fillimi i ketije viti...

Me nje fjale edeh Sh.Berisha murmuron ketu pa i pare fare rete...ashtu vetem per te thene diēka.
Pra ne si internaaut shofim vetem njeren faqe te medljes kurse ate qe e fshef Qosja me tiparet e nje Ajetullahi te ballkanit i cili shprehet vazhdimishte me gishtin larte si ne koherat e diktatorve, ne nuk e shofim fare kete pasqyrim te tije. Pse ?

Nuk po theme se Qosja nuk din, por them se ai eshte nje intelektuale i stervjetruar per epoken e sotme dhe per gjeneraten e Re, kurse Kadaere mund te themi se ka perparuar dhe sillet me mire duke iu lene gjenerates se re shqiptare gjithnje nje porosi si trashegim qe ta ruajne ne zemer se ne patjeter duhet ti bashkangjitemi familjes europiane, si ne koherat para pushtimit otoman.
Une nuk e di se ē'ka te keqe nga porosia e kadares qe rinija ta ruaje dhe ta doje origjinen e te te parve te tyre ?

kombi
18.05.2006, 06:42:00
Identiteti shqiptar dhe identiteti kosovar

Nga Rexhep QOSJA

Nje identitet i ri, te cilin disa e quajne te pashmangshem, disa te imponuar, disa te shtire e disa te shpikur po behet teme e tubimeve te disa intelektualeve, e disa njerezve te politikes dhe e disa mediave. Edhe kur e quajne identitet politik apo identitet shteteror, ai ne te vertete eshte togfjalesh me te cilin mbulohen perpjekje per krijimin e nje identiteti te ri kombetar ne Kosove.

Ky eshte identiteti i quajtur identiteti kosovar.

Pavaresisht prej permbajtjes qe i atribuohet, prej qellimit me te cilin predikohet dhe prej qendrimit qe ndaj tij me ne fund do te krijohet, ky i ashtuquajturi identitet mund te ushtroje ndikim te vecante c'integrues ne proceset aq te mezipritura dhe aq premtuese integruese shqiptare dhe ndikim shperberes ndaj identitetit historik kombetar te shqiptareve.

Si cdo nocion apo togfjalesh, qofte i vjeter apo i ri, ashtu edhe togfjaleshi identiteti kosovar e ka historine e tij.

Nocioni kosovar dikur ishte nocion me te cilin mbulohej nje identitet qe cmohej perberes i identitetit kombetar shqiptar, as me i gjere, as me i ngushte sa mund te ishin nocionet lab, cam, mirditas, malesor, myzeqar e te tjere, te cilet vijne prej emervendeve te krahinave te njohura shqiptare: Laberia, Cameria, Miredita, Malesia, Myzeqeja.

Nocioni kosovar dikur do te ngrihet ne nje shkalle me te larte perkushtimi dhe do te behet kosovarizem. Ky ne te vertete ishte nocion me te cilen ne shpirtin e atdhetareve zevendesohej nocioni shqiptarizem.

E kuptueshme.

Per shqiptarizem dikur shkohej ne burg dhe shkohej ne burg per shkak se ne Serbi dhe ne Jugosllavi shqiptarizmi quhej ideologji irredentiste qe aspironte te ashtuquajturen Shqiperi e Madhe, qe ishte dhe mbetet shpikje politike dhe ideologjike me te cilen politikane dhe intelektuale serbe dikur do te perpiqen te pengojne krijimin e Shqiperise, me vone do te luftojne idene e pavaresise se Kosoves, kurse gjithnje do te ndjekin atdhetaret shqiptare. As kosovarizmi nuk ishte mirepritur ne Serbi dhe ne Jugosllavi, por ndaj kosovarizmit mund te lejohej njefare tolerance per shkak se ne mendjet e ideologeve te Jugosllavise atdhetarizmin e shqiptareve kosovarizmi nuk e nxirrte jashte kufijve te asaj Jugosllavie.

Nocioni kosovarizem tani eshte ngritur disa shkalle me lart dhe ka marre konotacion dukshem me te percaktuar: eshte bere kosovarizim! Dhe, kete percaktueshmeri me se qarti e tregon lidhja e nocionit kosovarizim me veprimtari te ndryshme dhe krijimi i togfjaleshave: kosovarizimi i arsimit, kosovarizimi i shkences, kosovarizimi i arteve, kosovarizimi i kultures, kosovarizimi i mediave dhe, madje, kosovarizimi i gjuhes standarde. Ne qofte se nocioni kosovarizem edhe me tej ishte nocion me te cilin mbulohej atdhetarizmi gjitheshqiptar, kosovarizimi behet nocion me te cilin mbulohet kryekeput perkushtimi mendor dhe ndjenjor ndaj Kosoves, domethene behet nocion me permbajtje separatiste atdhetare.

Ithtaret e kosovarizimit te cdogjeje ne jeten shoqerore, kulturore dhe politike, vertet, ende nuk jane te shumte por, c'eshte e verteta, jane ne shtim e siper. Dhe, jane ne shtim e siper, ne radhe te pare, ne saje te nxitjeve dhe, kur e kur, ndihmave qe iu vijne qofte prej disa institucioneve politike e shkencore vendore, qofte prej disa individeve a institucioneve politike nderkombetare.

Arsyetimet per krijimin e identitetit te ri kombetar ne Kosove heret me te shpeshta behen me te dhena politike, por kohe pas kohe, ne media apo ne tubime te ndryshme, mund te degjohen edhe te dhena historike dhe teorike. Qendrueshmeria apo mosqendryeshmeria e ketyre te dhenave nuk eshte aq e rendesishme per ithtaret e identitetit te ri kombetar: e rendesishme eshte te krijohet disponim per kete identitet.

Nuk eshte e veshtire qe te verehet se ne mendimet per identitetin e ri kombetar kosovar tani per tani zoteron tollovi logjike. E kuptueshme. Eshte e veshtire, ne mos edhe e pamundur, ta besh te logjikshem, te bindshem, te arsyetuar dhe te arsyeshem mendimin per dicka te shtire, te shpikur, per dicka te paqene te bere prej dickaje qe vec eshte, por me permbajtje,vecori, identitet me te gjere. Domethene eshte e veshtire, ne mos e pamundur, te besh identitet tjeter kombetar prej identitetit ekzistues kombetar shqiptar.

Si duken arsyetimet e identitetit te ri?

Thuhet: identiteti kosovar (e kur thuhet kosovar mendohet ne identitet kombetar) ka filluar te krijohet qe nga viti 1912! Pse dhe si ka filluar te krijohet ky identitet qe nga ai vit ende nuk jane degjuar shpjegime! Po keshtu do te mund te thuhej, fjala vjen, se edhe identiteti cam, identiteti lab, identiteti myzeqar, identiteti mirditas kane filluar te krijohen prej atij viti apo prej ndonje viti tjeter! Ne qofte se, megjithate, do te pranohej se identiteti kombetar kosovar ka filluar te krijohet qe nga viti 1912 dhe ne qofte se ky identitet i ri kombetar konsiderohet dhurate per popullin shqiptar te Kosoves, atehere del se Serbia qenka e merituar pse ne vitin 1912 e ka pushtuar Kosoven! Pa pushtimin e saj Kosova nuk do te ndahej prej Shqiperise, do te mbetej cka ka qene me shekuj - krahine e Shqiperise, prandaj edhe nuk do te mund te krijonte identitet te ri kombetar! Shtrirja e ketille e rrenjeve te identitetit te ri kombetar te Kosoves deri ne vitin 1912 e ben, nderkaq, te merituar Serbine pushtuese edhe pse jane krijuar Kombi maqedon dhe Kombi mysliman!

Harrohet kur gjykohet ashtu se prej vitit 1912 e deri sot pjesa larg me e madhe e popullit shqiptar te Kosoves ka bere sakrifica te medha per te ruajtur identitetin kombetar shqiptar e jo per te krijuar fare identiteti te vecante kombetar kosovar, ka bere perpjekje per t'iu kthyer Shqiperise e jo per t'u larguar sa me shume prej saj.

Thuhet: identiteti kosovar ne te vertete eshte identitet mbikombetar, jo shumekombetar, dicka si identiteti evropian, apo identiteti amerikan, apo si identiteti, tashme i shperbere, sovjetik! Harrohet se identitetet e numrit me te madh te shteteve ne kete bote percaktohen prej kombeve me te medha, ne te vertete prej kombeve qe jane bere krijues te tyre e jo prej pakicave qe jetojne ne to.

Thuhet: shteti cakton identitetin, prandaj edhe identiteti i kosovareve do te jete i caktuar prej shtetit te Kosoves! Po ta perimtojme kujdesshem gjykimin e ketille na del se shteti po krijoka popullin dhe kombin e jo populli dhe kombi shtetin.

Thuhet: koha e krijimit te shteteve kombetare ka kaluar qe moti. Harrohet se Izraelin - shtetin kombetar te hebrejve, e kane krijuar nje shtet shumeetnik - SHBA-te dhe dy shtete kombetare - Anglia dhe Franca. Harrohet se ne jemi deshmitare (dhe krijues) te shteteve te reja kombetare. Prej Jugosllavise shumekombeshe deri tani jane krijuar pese shtete kombetare, kurse dy te tjera - Kosova dhe Mali i Zi jane ne krijim e siper. Prej Bashkimit Sovjetik jane krijuar 14 shtete kombetare, kurse prej Cekosllovakise - dy. Numri me i madh i ketyre shteteve te reja kombetare ne Kushtetutat e tyre quhen shtete qytetare, shumeetnike, por ato jane krijuar prej nje kombi, jane fryt i perpjekjeve politike apo, madje, i luftes kombetare te nje kombi per shtet kombetar. Edhe shteti i neserme i Kosoves eshte fryt, para se gjithash, i luftes clirimtare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, por edhe i luftes politike per ruajtjen e identitetit shqiptar prej vitit 1912 dhe per emancipimin politik dhe kushtetutar - juridik te Kosoves prej Luftes se Dyte Boterore e kendej. Perkufizimi i Kosoves si qark menjehere pas Luftes, mandej si autonomi me kompetenca te rrudhura, kurse ne Kushtetuten e vitit 1974 si autonomi e gjere, i detyrohet jo vetedijes shumeetnike, jugosllave a evropiane te kosovareve, po pikerisht identitetit kombetar te shqiptareve te Kosoves. Kufijte administrative te Kosoves pas Luftes nuk jane caktuar per shkak te te githe kosovareve - shqiptareve, serbeve, malaziasve, myslimaneve, turqve, romeve, por vetem per shkak te shqiptareve.

Dhe, me tej: kur thuhet se koha e shteteve kombetare ka kaluar, prandaj edhe identiteti i kosovareve duhet te perkufizohet si identitet mbikombetar, dicka si identitet evropian, harrohet se basket, cecenet, abhazet e nje varg popujsh te tjere ne kete planet vazhdojne te trokasin ne dyert e historise, duke kerkuar krijimin e shteteve te tyre kombetare. Kush e lexon me mend historine dhe meson cka duhet te mesohet prej saj, do te dije se keta popuj, sado te pakte ne numer qofshin, do ta bejne neser ate qe e kerkojne sot. Ne te vertete, i gjithe shekulli njezet ishte shekull i clirimit te planetit prej kolonializmit dhe krijimit te shteteve te reja kombetare. De Goli i madh ka thene: kombi eshte forca qe e leviz historine. Kjo fuqi e ka levizur edhe historine e Kosoves. Dhe, kjo fuqi qe e ka levizur historine e Kosoves e ka identitetin dhe emrin e vet: shqiptaret. Pse atehere meriten per kete t'ua dhurojme edhe atyre qe kete merite objektivisht nuk e kane dhe s'kane dashur ta kene? Pse atehere ta mbulojme identitetin kombetar shqiptar me nje identitet qe mund te jete vetem perberes i tij?

Thuhet: edhe austriaket ishin gjermane, por kane krijuar shtetin e tyre dhe identitetin e tyre. Harrohet se Austria eshte krijuar ne kohen e feudalizmit. Feudalizmi ishte rend i feudaleve dhe i bujkroberve te tyre dhe prej popujve te ndare ne feude te tilla ne procesin e bashkimit jane krijuar shtetet kombetare. Por, shume rralle ka ngjare edhe tjetra: prej nje populli mund te jene bere dy shtete. Austria eshte nje shembull i tille: prej nje populli gjerman jane krijuar dy shtete - Gjermania dhe Austria. Mendesia feudale ka vdekur me vdekjen e feudalizmit ne Evrope. Si pasoje e Luftes se Dyte Boterore prej Gjermanise ishte ndare Gjermania Lindore, por gjermanet lindore kurre nuk kane kerkuar qe te krijojne identitet te ri kombetar. Edhe koreanet jane te ndare ne dy shtete, por as koreanet jugore nuk kane kerkuar qe te bejne identitet te ri kombetar me te cilin do te dalloheshin prej koreaneve veriore, as koreanet veriore nuk kane kerkuar te bejne identitet te ri kombetar me te cilin do te dallonin prej atyre jugore. Kete nuk e ka bere, madje, as diktatori Kim Il Sungu. Tajvani eshte i ndare prej Kines - si shtet. Tajvanezet duan te ruajne pavaresine e shtetit te Tajvanit, por nuk kerkojne te krijojne identitet te ri kombetar, sepse duan te quhen kineze. Konfederata e Bosnjes e Hercegovines eshte e perbere prej dy shtetesh: Federates Myslimane - Kroate dhe Republikes Serbe, por serbet e kesaj republike nuk kerkojne te bejne identitet te ri kombetar: mbesin cka ishin.

Ne qofte se te gjitha keto te dhena qe e kundershtojne arsyeshmerine e krijimit te identitetit te ri kombetar ne Kosove, qe do te quhej kombi kosovar, me te cilin kosovaret do te dallonin prej shqiptareve, si thone disa, si austriaket prej gjermaneve, ne qofte se, pra, keto te dhena dihen edhe prej atyre qe paraqesin mendime per kete identitet te ri kombetar, shtrohet pyetja: pse atehere duan te bejne dicka qe s'behet askund ne bote sot?

Sigurisht nuk ka vetem nje pergjigje ne kete pyetje por, sigurisht, nje pergjigje eshte kryesorja. Popujt evropiane qe moti jane liruar prej mendesise feudale, por nuk mund te thuhet se prej kesaj mendesie jane liruar edhe feudalet tane politike dhe bujkroberit e tyre intelektuale. Ideologjia feudale ishte ideologji ne te cilen perfaqesoheshin dhe me te cilen mbroheshin interesat e shtepive feudale. Edhe ideologjia e identitetit te ri kombetar kosovar ne te vertete eshte ideologji ne te cilen perfaqesohen dhe me te cilen mbrohen interesat e disa individeve dhe te disa grupeve politike dhe intelektuale ne Kosove. Nuk eshte e cuditshme, prandaj, pse ithtaret me te perkushtuar te kesaj ideologjie gjenden kryesisht ne disa institucione politike dhe ne disa institucione shkencore e kulturore. Mund te besohet se kosovarizmi, qe do te kurorezohej si identitet i ri kombetar, i frymezuar dhe i propaganduar prej ketyre grupeve politike e intelektuale dhe prej institucioneve ku gjenden nxitesit e tyre, ne te vertete synon te behet ideologji kunder konceptit nje popull, nje kulture, nje gjuhe letrare, nje komb; dhe, rrjedhimisht, ideologji kunderhistorike me te cilen do te mposhtej pergjithmone ideja qe e ka levizur historine e popullit shqiptar prej Lidhjes se Prizrenit e kendej: ideja e bashkimit kombetar. Pse jo? Interesat e atyre qe kane arsye te frikesohen prej teresise gjithmone perfaqesohen dhe mbrohen me mire me perkushtime ndaj pjeses se sa me perkushtime ndaj teresise. Kjo eshte logjika e njohur feudale: me mire i pare ne fshat se sa i fundit ne Rome. Mos do te thote kjo se identiteti i ri, me pare se sa kategori kombetare, eshte kategori financiare apo, ndoshta, kombetare dhe finansiare njekohesisht.

Ne fund te shtjellimit te mesiperme eshte e kuptueshme te rishtrohen pyetjet: cilat jane arsyet e perpjekjeve per ndryshimin e parimeve themelore mbi te cilat eshte krijuar gjuha strandarde, apo, madje, per krijimin e nje gjuhe tjeter standarde per shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret gege pergjithesisht? Cilat jane arsyet e gjykimeve te anshme, te tejshquarjeve, tejtheksimeve te vetedijeve fetare e te qendrimeve te anshme te disa institucioneve politike e shteterore ndaj ndonjeres prej ketyre vetedijeve? Cilat jane arsyet e perpjekjeve per krijimin e identitetit te ri kombetar, te quajtur identiteti kosovar?

Cilat jane arsyet e perpjekjeve dhe gjykimeve te ketilla qe ushtrojne ndikim cintegrues ne proceset integruese gjitheshqiptare dhe, rrjedhimisht, ndikim shperberes ndaj identitetit kombetar shqiptar?

Pergjigja, duket, eshte kjo: ne bazen e perpjekjeve dhe gjykimeve te tilla qendron mimikria!

"Korrieri" - 07.02.2006

gjarperi
18.05.2006, 09:30:00
Te pershendes zotri ABE-a, une kame lexuar keto dy shkrime te intelektualeve ma te medhej te kohes se tanishme shqipetare, lidhur me ngjarjet dhe qeshtjen shqipetare, dhe une mendoj se keta dy shkrimtar kishin me qene ma te vlefshem qe te mos hynin fare ne politik, mirpo edhe keta kane te drejt te pa kontestushem qe te bejn kete, por gjithnje jane duke e zbehur imazhin e tyre prej intelektuali sidomos ne sferen politike, tani sa une kuptoj dallimi midis ketyre dy intelektualve qendron,
1. Nga ideologjija e tyre, sepse ne kohen kur keta dy intelektual ishin komunist, qendrimet ndaj politikes ishin te njejta, per nje shqiperi te izoluar ndaj botes, dhe perkrahes te teoris, "mosmarveshte me europen shtrig", kapitalizmin, me ameriken imperialiste, sioniste e ku ta di se qka jo tjeter. por me kalimin e kohes dallimi ne mes ketyre fillon te shtohet, prap per shkakte ideologjis, arsyet: 1. derisa kadareja filloj te orjentohet nga perendimi dhe amerika, filloi veprimtarin qe edhe shqipetaret si nje popull ma i vjetri ne ballkan, te hyj ne gjirin e europes aty ku e ka vendin dhe duhet ta kishte qe nga 1912, kurse ne te kunderten rexhep qosaj filloj te stagnoj bile edhe te kthehet mbrapa me idet e tija moniste, duke ju kundervuar drej per se drejti pavarsimit te kosoves, dhe shume veprimtari tjera qe jane te njohura per opinjonin shqipetar, e sidomos kete e shprehu ne perkrahjen e "revulucionit te vonuar ne shqiperi", pra sipas meje dallimi esencial i ketyre eshte se i pari eci me kohen ndersa i dyti mbeti aty ku ishte e me gjase edhe kthim mbrapa, prandaj sipas rrjedhave te tanishme kadare do te del fitues, kundrull qoses ne te gjitha pikpamjet.

Burimi35
18.05.2006, 13:19:00
Ne nje Talk-Shov ne Arte Progam Franqez-Gjerman tash edhe Polak ne vitin 2001 per her te par e ndigjonja nje Kadare tjeter.
Qka ka ndodhur me Kadaren mbas ikjes nga Shiperia nuk me ishte e qart.
Mendimet e Kadares ishin thjesht antiislamike.

Lui
18.05.2006, 13:54:00
Kadare padyshim ėshtė njėri nga letrarėt mė tė suksesshėm, por nė tė gjitha lėmit ėshtė vėshtirė njeriu tė jetė ēdokund i pari, prandaj sa i pėrket qėndrimit kombėtar Kadare ka dėshtuar qė moti, pikėrisht atØherė kur Salua e kalli Shqipėrinė, ai duhet tė kthehej atje ku e kishte vėndin, qė ta ndihmon Shqipėrinė.
Njė shans tė tillė nuk e shfrytėzoi Kadare, pėr tė mbėrri sė pakut njė ēerek tė asaj qė bėri Havel pėr vendin e tij.
Kadare mė me dėshirė pėrqafoi bukuritė e metropoleve evropiane, lulishteve tė tyre, bareve dhe restoranteve qė servirin ushqime tė pėrgatitura nga mjeshtėr tė kuzhinave botėrore, por qė kurrė nuk e kanė shijen krahas dekorit, pra Kadare zgjodhi dekorin, shijen la anash.
Kadare u shqua me imponimet e tija vardisėse sa e sa herė, jo ndaj popullit qė i pėrket por ndaj atyre qė e ushqejnė!
Prandaj, si mund tė jetė njė njeri apo intelektual i pavarur kur ai ushqehet nga tė tjerėt. Ku ai me kutin e tij matė gjėrat sipas tekeve dhe diktatit ditor nė rrugėtim pėr njė mirėnjohje, mbase dhe ēmimit aq shumė tė dėshiruar ati NOBEL pėr Letėrsi...

Kadare u shqua edhe nė Marsin 2004, gjatė trazirave nė Kosovė, ku nė vend se tė apelonte qė trashėgiminė kulturore ta ruajnė shqiptarėt si tė tyren, ngase ato kisha qė ishin tjetėrsuar nga shkitė nė njė periudhė jo tė largėt kohore ishin shqiptare... andaj ato do duhej qė me fakte historike tė kthehen nė pronėsi dhe shfrytėzim qoftė edhe si Kisha muze.
Ndėrkohė qė anashkalonte piromaninė serbe tė cilėt i vėnė flakėn edhe Xhamisė sė fundit nė Beograd, nga qindra xhami qė ekzistonin para ca decenieve.

Ndėrsa pėr pėrpėlitjet e fundit tė Kadaresė me tė drejtė mund tė konkludohet se ai ende ėshtė nė reformim tė personalitetit tė tij, i cili si gjithherė i ndikuar nga ideologjia kohore, nisur nga ajo Komuniste, si poet oborrtar i Komunizmit, ku thurte ninullat e bukura pėr popullin e tij, ndaj njė sistemi qė asgjė nuk pati tė pėrbashkėt me interesat kombėtar.

Prandaj kur jemi te interesi kombėtar, kėtu dhe ndahen rrugėt, Kadare ka vėnė interesin personal mbi atė kombėtar, edhe pse kjo nuk ia ulė ati vlerėn prej letrari por gjithsesi prej atdhetari dhe kombėtari, andaj kėtu me asgjė nuk mund tė krahasohet me z. Rexhep Qosja, i cili edhe gjatė sistemit serb hapur dhe me forcė shprehte qėndrimin e tij kombėtar, dhe si zgjidhje nuk pėrjashtonte as luftėn pėr ēlirim tė trojeve shqiptare nė Kosovė, nga robėria serbe.
Rexhep Qosja edhe tani me fakte iu ka kundėrvėnė z. Kadaresė, pėr pėrgjithėsimin e tij nė dėm tė kombit shqiptar, ne edhe nėse pretendojmė tė hymė nė bashkėsinė Evropiane, do ishte verbėri kohore nėse ate e bėjmė duke u ndarė apo duke u ē’ veshur nga kombėtarja.

Po ashtu, zėrat qė mėtojnė tė themelojnė njė komb tė ri me frazeologji siē e pėrshkruan edhe Qosja, janė miop dhe antikombėtar qė qojnė ujė nė mulli tė armikut, duke mėtuar qė tė shpikin njė komb kosovar (koqevar) me njė gjuhė po ashtu koqevare - sipas ndonjė standardi tė ri.

Ballkani gjeografikisht ėshtė pjesė evropiane, Shqipėria (pėrfshirė Kosovėn dhe trojet tjera etnike) po ashtu, prandaj ne duhet tė jemi pjesė e kombeve tė lira nė Evrope dhe jo surrogat i kombeve nė mesin e Evropės.
Andaj, qėndrimi i z. Qosja si i tillė - ėshtė plotėsisht i drejtė!

ABE-a
18.05.2006, 15:19:00
***

Te nderuar lexues,
Ne vazhdim , Akademik Rexhep Qosja, ne menyre te argumentuar i kundervihet disa qendrimeve te shkrimtarit Ismail Kadare,te shperfaqura ne shkrimin e tij "Identiteti evropian i shqiptareve":

-------

REALITETI I SHPĖRFILLUR (III)


Identiteti dhe identitetet

-Ismail Kadare mė fajėson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” tė shqiptarėve nė “identitet mysliman” dhe nė “identitet tė krishterė”
-Ismail Kadare e trajton identitetin si diēka tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė, qė e pėrcaktojnė gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lėkurės dhe... hajde gjeje ēka mė!... Maturanti qė do tė gjykonte ashtu pėr identitetin nė Bashkimin Evropian dhe nė SHBA-tė do tė pėrsėriste klasėn
-Nė sprovėn e tij Ismail Kadare gjykon dhe bėn pėrgjithėsime pėr identitetin duke mos pasur parasysh se kemi identitet tė veēantė dhe identitet tė pėrgjithshėm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet tė ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetėror


Shkruan: Rexhep Qosja

Pėrveē, si e pamė, pėr nervozizmin qė “nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės”, Ismail Kadare mė fajėson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” tė shqiptarėve nė “identitet mysliman” dhe nė “identitet tė krishterė”. Dhe, kjo ndarje qė bėkam unė i ngjan atij si njė muzikė e njohur, qė e ka dėgjuar shumė herė. I shqetėsuar prej tingujve tė kėsaj muzike tė dėgjuar shumė herė, ėshtė e kuptueshme pse ai ua pėrkujton lexuesve shumė i sėndisur pasojat e njė ndarjeje tė tillė, domethėnė tė njė muzike tė tillė! Nė vend tė gjithė fjalive, nė tė cilat numėrohen ato pasoja, po e citoj vetėm fjalinė pėrmbyllėse: “Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese”.

Bukur apo jo!
Njė popull ėshtė ai qė ėshtė.
S’ka dyshim.
Dhe, s’ka nevojė pėr pudėr zbukurimi.
Pa dyshim.
As pėr blozė pėrēmuese.
Pa dyshim.
Kur e zbukurojmė njė popull me pudėr zbukurimi?
Kur e quajmė evropian dhe tė krishterė, pa dyshim.
E kur e shėmtojmė me blozė pėrēmuese?
Kur e quajmė joevropian dhe mysliman, pa dyshim!
Domethėnė: pudra zbukuruese mund tė qitet vetėm nė fytyrėn evropiane dhe tė krishterė, kurse bloza pėrēmuese vetėm nė fytyrėn joevropiane dhe myslimane!
Kjo ėshtė pėrgjigjja e qartė, serioze dhe, pse jo e prerė e Ismail Kadaresė!
Bukur apo jo! Muzika ngjan shumė e njohur apo jo!
Po, t’i kalojmė njėherė pėr njėherė gjykimet e kėtilla “serioze”, serioze nė mėnyrė raciste, tė Ismail Kadaresė dhe tė merremi pak me katekizmin e tij tė identitetit.
Prej sprovės sė tij Identiteti evropian i shqiptarėve shihet se Ismail Kadare e trajton identitetin si diēka tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė, qė e pėrcaktojnė gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lėkurės dhe... hajde gjeje ēka mė! “S’duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė”! Kultura materiale dhe shpirtėrore, feja, tradita, zakonet, historia – si tė mos ishin fare: ato nuk lėnė kurrfarė shenjash nė identitetin e vetjeve, grupeve etnike dhe popujve! Ku ėshtė dėgjuar kjo? Maturanti qė do tė gjykonte ashtu pėr identitetin nė Bashkimin Evropian dhe nė SHBA-tė do tė pėrsėriste klasėn. Ndikimin e fesė nė pėrbėrjen e identitetit Ismail Kadare jo vetėm se e mohon, por edhe e pėrbuz! Thuajse nuk ka parė dhe thuajse nuk ka dėgjuar se fetė janė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i identitetit, aq tė rėndėsishėm sa shumė herė dhe shumėkund janė bėrė pėrcaktues tė tij. Po tė mos ishte kėshtu nuk do tė flitej, pėr shembull, pėr qytetėrimin e krishterė dhe pėr qytetėrimin islamik. Dhe, po tė mos ishte kėshtu nuk do tė shkruante Semjuel Hantingtoni veprėn e tij Konflikti i qytetėrimeve, nė tė cilėn bazė tė qytetėrimeve qė ai, fatkeqėsisht, i pandeh nė konflikt, quan fenė myslimane, nė njėrėn anė, dhe fenė e krishterė, nė anėn tjetėr!
Nė sprovėn e tij Ismail Kadare gjykon dhe bėn pėrgjithėsime pėr identitetin duke mos pasur parasysh se kemi identitet tė veēantė dhe identitet tė pėrgjithshėm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet tė ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetėror. E tė tjera. Tė gjitha kėto identitete, qė janė identitete mė pak a mė shumė tė veēanta, tė njė rrafshi mė tė ngushtė, bashkohen nė njė pėrgjithėsi, nė njė tė tėrė, qė do t’i themi identiteti kombėtar.

Dhe, mė konkretisht: kemi shqiptarė me identitet kosovar, shqiptarė me identitet lab, shqiptarė me identitet gegė, shqiptarė me identitet toskė, shqiptarė me identitet mirditas, shqiptarė me identitet malėsor, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, tė pėrgjithshmen, tė tėrėn, qė i themi identiteti kombėtar shqiptar.
Dhe, mė tej: kemi shqiptarė me identitet katolik, shqiptarė me identitet ortodoks, shqiptarė me identitet mysliman, shqiptarė me identitet protestant dhe shqiptarė me identitet ateist, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta, mė tė ngushta, mė tė vogla, nė sajė tė pėrbashkėtave tė pėrmbajtura nė secilin prej tyre bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė pėrgjithshmen, nė atė tė tėrėn qė i themi IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR.

Ai qė i ka tė qarta kėto, ai qė ka kuptim pėr marrėdhėnien e tė veēantave me tė pėrgjithshmen, nuk do tė akuzojė kė se po ndan shqiptarėt nė tė krishterė dhe nė myslimanė vetėm pse konstaton se kemi shqiptarė me identitet tė krishterė dhe shqiptarė me identitet mysliman- se ata si tė krishterė (katolikė, ortodoksė, protestantė) dhe myslimanė janė tė gjithė shqiptarė: janė shqiptarė nė sajė tė pėrbashkėtave shqiptare tė pėrmbajtura nė secilėn prej feve tė tyre.
Pse, atėherė, Ismail Kadare ēel derėn e ēelur prej meje para tij?!

Evropa shumėkulturore

Ashtu siē nuk do ta kuptojė drejt marrėdhėnien e identiteteve fetare shqiptare me identitetin kombėtar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare nuk do ta kuptojė drejt as marrėdhėnien e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin evropian! Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė parė se togfjalėshin identitet evropian ai e njėjtėson me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, si bashkėsi e shteteve dhe popujve evropianė, nė njėrėn anė dhe me krishterimin, nė anėn tjetėr. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, qė do tė pėrbėjnė Evropėn e Bashkuar, do tė kenė njė identitet politik – shtetėror, si njė pėrgjithėsi, si njė e tėrė, si njė e pėrbashkėt e tė veēantave politike dhe shtetėrore tė shteteve qė do ta pėrbėjnė. Evropės sė Bashkuar tė gjitha shtetet qė do ta pėrbėjnė do t‘ia dhurojnė, tė mos thuhet do t’ia flijojnė, tė veēantat e tyre politiko-shtetėrore, por nuk do tė mund tė thuhet se Evropės sė Bashkuar do t’ia flijojnė, sė paku tani pėr tani, identitetet e tyre kombėtare, nė tė cilat janė tė pėrmbajtura veēantitė qė nėnkuptojnė historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e tė tjera. Nuk e di si do tė jetė sot pesėdhjetė a sot njėqind vjet, por sot pėr sot shihet se tė gjithė popujt evropianė, qė pėrbėjnė Bashkimin Evropian, kujdesen tė ruajnė pėrbėrėsit e identitetit tė tyre kombėtar: historinė, gjuhėn, fenė, kulturėn, traditėn e pėrbėrėsit e tjerė. Bashkimi Evropian bėhet Evropė e kombeve.

Pėrpos me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, togfjalėshin identitet evropian Ismail Kadare e njėjtėson edhe me krishterimin. Ky njėjtėsim, historikisht i shikuar, nuk ėshtė i saktė. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetėm tė krishterė. Ėshtė i madh numri i intelektualėve dhe i politikanėve evropianė tė cilėt vitin e kaluar e kanė kundėrshtuar nismėn pėr tė futur nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian, Umberto Eko, e kundėrshton atė nismė pėr dy arsye:

e para, pėr arsye politike, dhe,
e dyta, pėr arsye historike.

Arsyeja politike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, sepse Evropa e ardhshme duhet tė jetė, thotė ai, projekt politik dhe vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion antropologjik, pėr tė e nėnkupton Evropėn shumėkulturore, shumėfetare dhe, gjithnjė e mė dukshėm, shumėracore, shumėngjyrėshe – jo vetėm tė bardhė.

Arsyeja historike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit sepse e kaluara e kontinentit, thotė ai, nuk ėshtė plotėsisht e krishterė. Kulturėn evropiane e kanė pasuruar: matematika e Indisė, mjekėsia arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar nė Evropė pėrmes arabėve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhė e ritualeve tė shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e politeizmit, monoteizmi i hebrenjve. E tė tjera.

(VIJON)

Ky shkrim eshte marre nga e perditshmja "Epoka e Re"

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: ABE-a mė 2006-05-18 15:24 ]</font>

Kruja
18.05.2006, 15:20:00
Per mungese kohe mendimin tim do ta jap pak me vone.

Falederoj Sheridanin per shpalosjen e zgjuar qe i beri kesaj teme shume te rendesishme.

Dicka shkurt:

1- Le te gjenden ato teza qe i bashkojne Kadarene dhe Qosen;

2- Le te gjenden ato teza qe i ndajne nga njeri tjetri;

3- Le te behet nje krahasim i tezave te tyre me qasje dashamiresie per te dy por edhe me kritika rigoroze te cilat ka vend t'u drejtohen te dyve.

I uroj suksese kesaj teme interesante.

Pershendetje per pjesmarresit.

ABE-a
18.05.2006, 15:59:00
***

Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe,
vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve,
sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė.

Romen Rolan

-----------

REALITETI I SHPĖRFILLUR (IV)

Shkruan: Rexhep Qosja

Nuk mund tė them a ėshtė a s’ėshtė Ismail Kadare i njė mendjeje me intelektualėt dhe politikanėt evropianė, qė janė ngritur kundėr futjes nė kushtetutėn e Bashkimit Evropian tė konceptit mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, por mund tė them se disa ide dhe disa mendime tė tij tė pėrmbajtura nė Identitetin evropian tė shqiptarėve, do tė priteshin mirė prej publicistes sė njohur italiane, Oriana Falaēi,dhe prej kult-shkrimtarit francez, Mishel Uelbek, qė nė vendet e tyre janė akuzuar pėr ide raciste!
Pse do tė mund tė priteshin mirė prej asaj publicisteje dhe prej atij shkrimtari disa ide dhe mendime tė shkrimtarit tonė?
Sepse janė ide raciste.
“Letrat e Shqipėrisė – shkruan Ismail Kadare nė Identitetin evropian tė shqiptarėve – janė tė qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė”.
Kush janė ata qė nuk dėshirojnė ta shohin kėtė identitet tė qartė tė shqiptarėve?
S’ka pėrgjigje!
Kush janė ata tė cilėve nuk u intereson ta shohin identitetin shqiptar, qė nuk ėshtė i “fshehur pas lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pėrgjigje!
A ka identitete tė fshehura pas” lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pėrgjigje!
Pse s’thuhet se edhe letrat e Kosovės janė tė qarta?
S’ka pėrgjigje!
Ēka thuhet mė tutje?
Thuhet:
“Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia,Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve”.
A ėshtė e mundshme?
Shkrimtari ėshtė bėrė mėsues i gjeografisė: po na tregon se Shqipėria ėshtė nė Evropė. Nxėnėsit qė do tė pėrgjigjeshin saktė do tė merrnin notė dhjetė!
A ėshtė e mundshme!
Muzika, vėrtet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e njohur.
Shqipėria dhe Kosova, kur ėshtė fjala pėr identitetin, i paskan letrat e ndara! E mėsuam prej gojės sė Ismail Kadaresė se letrat e Shqipėrisė janė tė qarta, por ēfarė janė letrat e Kosovės. Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Maqedoni? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Mal tė Zi? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės?
Tė paqarta!
Pse nuk qenkan tė qarta letrat e Kosovės? Pse nuk qenkan tė qarta letrat e gjithė shqiptarėve tė tjerė kudo qofshin ata? Pėrgjigjen na e jep, natyrisht, vetė Ismail Kadare: duke i ndarė letrat e Kosovės prej letrave tė Shqipėrisė shtetėrore!
Dhe, kjo pėrgjigje nuk ėshtė e bindshme pėr arsye se gjeografia, “gjėja mė kokėfortė nė botė”, atė qė e dėshmon pėr Shqipėrinė shtetėrore do tė duhej ta dėshmonte edhe pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e tjerė, sė paku nė Ballkan.
Gjeografia ėshtė njė “gjė” shumė e dashur nga shkrimtari ynė. Pse? Sigurisht pėr dy arsye: e para, pėr arsye se e dėshmon evropianitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė shtetėrore dhe, e dyta, pse Evropėn e ndan, nė sajė tė Gjirit tė Bosforit, tė Mesdheut, dhe tė Gjirit tė Gjibraltarit, prej Azisė dhe prej Afrikės! Ismail Kadare ėshtė i gėzuar pse Shqipėria shtetėrore ėshtė mė larg prej Azisė se disa shtete tė tjera evropiane me identitet evropian. Ai ėshtė i gėzuar pse midis Shqipėrisė shtetėrore dhe Azisė shtrihen tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. “Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”! Dhe, kėtė ēerekshtetin tjetėr, Turqinė evropiane, ai e fut nė thonjėza!
Pas kėtyre margaritarėve gjeografikė, me tė cilėt e stolis qafėn e Shqipėrisė, shkrimtari ynė na e dhuron kryemargaritarin gjeografik me ēmimin e tė cilit shpreson tė na bėjė tė lumtur tė gjithėve: “Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė”. Nė qoftė se gjeografia u ka caktuar shqiptarėve dhe evropianėve tė tjerė fatin qė tė jenė tė bardhė, mos gjeografia ua ka caktuar fatkeqėsinė aziatikėve dhe afrikanėve qė tė jenė tė verdhė, tė vrugėt, tė zinj? Mos ngjyra ėshtė arsyeja pse Ismail Kadare dėshiron tė na mbajė sa mė larg prej tyre?
Nuk ėshtė gjeografia e vetmja frymėzuese e idesė raciste tė Ismail Kadaresė: frymėzim tė njėjtė mund t’i sjellin atij edhe historia e arkeologjia. Dėgjojeni:” “Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia shqiptare – R.Q) nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve"! Meqenėse, si e thonė studiuesit e tij, racizmi ėshtė “botėkuptim qė s’pranon t’i ēmojė dinjitetet tė barabarta”, atėherė na del se rumunėt e shkretė, si pasardhės tė dakėve, fis trakas, nuk mund tė kenė dinjitet tė barabartė me pasardhėsit e ilirėve, madje, as tė iliro-trakasve.
Po, t’i lėmė pėr pakėz idetė raciste dhe tė merremi me frymėzuesen e tyre kryesore: me gjeografinė.

(...)


VIJON...

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

TAFILIBRIGI
18.05.2006, 16:04:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
Burimi35 afishoj me 2006-05-18 13:19 :

Ne nje Talk-Shov ne Arte Progam Franqez-Gjerman tash edhe Polak ne vitin 2001 per her te par e ndigjonja nje Kadare tjeter.
Qka ka ndodhur me Kadaren mbas ikjes nga Shiperia nuk me ishte e qart.
Mendimet e Kadares ishin thjesht antiislamike.
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>
Burimi35 Lexoje mir me vemendje e pastaj jep kritika eshte antiislamike apo jo.

ABE-a
18.05.2006, 16:12:00
***

REALITETI I SHPĖRFILLUR (V)

Shkruan:Rexhep Qosja


Gjeografia lėvizėse

Ėshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare, megjithėse do tė ketė qenė nė kontinente tė ndryshme, sigurisht, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Afrikė, nuk do tė shohė se deri ku arrin roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve dhe tė grupeve tė ndryshme etnike. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė, edhe nė qoftė se nuk kemi pasur fatin qė, pėrpos Evropės, tė shohim edhe kontinente tė tjera, tė pranojmė se gjeografia, vėrtet, flet shumė pėr identitetin e popujve e tė grupeve etnike por, megjithatė, nuk i thotė tė gjitha pėr tė. Pėrpos gjeografisė, edhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė marrin pjesė, cili mė pak e cili mė shumė, nė pėrcaktimin e identitetit tė tyre.Mund tė thuhet se dikur, para, fjala vjen, katėr-pesė shekujsh, gjeografia, vėrtet, e pėrcaktonte plotėsisht ose pėrafėrsisht plotėsisht, identitetin e popujve dhe tė grupeve tė ndryshme, por mė vonė ky ndikim i saj do tė vijė duke u pakėsuar gjithnjė e mė dukshėm. Zbuluesit e kontinenteve e tė vendeve tė reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuēi dhe hulumtuesit e kontinenteve tė zbuluara, mandej, posaēėrisht tė Afrikės, Azisė dhe Amerikės Jugore do tė jenė tė merituar – do tė thoshin kozmopolitėt apo do tė jenė fajtorė – do tė thoshin kundėrshtarėt e tyre – pse lartmadhėria e saj gjeografia pothuaj ka rėnė prej fronit tė lartė tė identitetit.
Pse mund tė thuhet kėshtu?
Mund tė thuhet kėshtu sepse janė tė shumtė shembujt qė e dėshmojnė shfronėsimin e gjeografisė nė mbretėrinė e identitetit.
Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit tė kontinenteve tė reja, gjeografia e kontinentit tė Australisė e pėrcaktonte identitetin (fizik, shoqėror dhe kulturor) e aborixhanėve; gjeografia e Amerikės e pėrcaktonte identitetin e majėve, inkėve, shoshonėve, ēejenėve, apaēėve, komanēėve e tė fiseve tė tjera indiane; gjeografia e kontinentit tė Afrikės e pėrcaktonte identitetin e zezakėve, tė arabėve dhe tė popujve a grupeve tė tjera qė nė atė kontinent jetonin; gjeografia e kontinentit tė Azisė e pėrcaktonte identitetin e persianėve, tani tė quajtur iranas, tė afganėve, tė kinezėve, tė japonezėve, tė vietnamezėve, tė hindusve, tė tajlandezėve e tė tjerėve. Ajo kohė, ndėrkaq, ka kaluar pėrgjithmonė dhe nuk do tė kthehet mė. Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, janė banuar me popullsi tė kontinenteve tė vjetra, para sė gjithash, me popullsi tė Evropės, tė Afrikės dhe tė Azisė. Prej gjysmės sė dytė tė shekullit njėzet lėvizjet e njerėzve prej shteti nė shtet, prej kontinenti nė kontinent janė bėrė mė tė shpeshta. Tani njerėzit sikur e marrin gjeografinė me vete: nė shpinė dhe nė shpirt.
Ēka po shohim tani?
Tani po shohim, natyrisht ata qė duan tė shohin, se anglezėt, skocezėt dhe irlandezėt, fjala vjen, tė cilėve dikur ua pėrcaktonin identitetin ishujt britanikė, e kanė ruajtur identitetin e tyre historikė edhe nė Amerikė, nė Kanada, nė Australi dhe nė Republikėn Jugafrikane, natyrisht, tė pasuruar me pėrbėrės apo me ngjyresa pėrbėrėsish, qė ka sjellė koha dhe qė ka sjellė bashkėjetesa me popuj tė tjerė nė ato kontinente. Apo jo? Arabėt jetojnė nė dy kontinente, nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Afrikės, prej tė cilėve Ismail Kadare, pikėrisht pse arabėt jetojnė atje, pėrpiqet aq shumė ta largojė Evropėn, sidomos, Shqipėrinė, por arabėt e kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojnė prej arabėve tė kontinentit afrikan: kanė tė njėjtin identitet – arab, me prejardhje, me gjuhė, me fe, me kulturė, me qytetėrim pothuaj tė njėjtė.
T’i afrohemi edhe mė tepėr Evropės.
Turqit jetojnė nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Evropės, qė janė tė ndarė nga Bosfori, por turqit e Turqisė Evropiane nuk ndryshojnė me asnjė pėrbėrės tė identitetit prej turqve tė Azisė.
Rusėt jetojnė edhe nė Evropė edhe nė Azi, por rusėt e kontinentit evropian kanė tė njėjtin identitet qė kanė rusėt aziatikė.
Shqiptarėt jetojnė nė Ballkan, nė kėtė pjesė tė skajshme tė Evropės, e jetojnė edhe nė SHBA-tė, nė Kanada dhe nė Australi, por shqiptarėt ballkanikė, qė kanė pasur rastin tė vizitojnė bashkėkombėsit e tyre nė ato kontinente, nuk thonė se e kanė ndryshuar identitetin, sė paku jo ata qė kanė lindur nė Ballkan. Pėrkundrazi. Thonė se shqiptarėt qė jetojnė nė kontinente tė tjera nuk janė mė pak shqiptarė se ne nė Ballkan: e kanė tejēuar atje identitetin kombėtar dhe e ruajnė traditėn kulturore me shumė dashuri.

(VIJON)

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

tarasi
18.05.2006, 17:26:00
Nė njė konferencė shtypi tė vitit 1994, nėse nuk e gabojė vitin, Presidenti Berisha, Rexhep Qosjen e quajti " romantik" dhe njė " jo realist" nga fakti se ky, Rexhep Qosja pra, ishte i vetmi qė aso kohe pati guximin tė kundėrshtojė politiken shkatrruese tė Berishės. Fill pas kėsaj Rexhep Qosja shkroi njė letėr tė hapur pėr presidentin Berisha ku mbrojti tri konceptet kryesore, gjithnjė sipas Qosjes,qė lidheshin me ēėshtjen Kombėtare. Nermin Vlora Falaski u bėri thirrrje publike edhe presidentit Berisha por edhe Qosjes qė, siē tha ajo" pajtimin e dy kolosėve tė kombit shqiptarė". Nė kėtė " dy kolosėt" nė gazeten KOHA E JONĖ Rexhep qosja i qe pėrgjigjur Nerminit pėrafersisht kėshtu:" se pėr cilėt kolosė e ke fjalėn pėr njerin po dihet por se cili ėshtė ai i dyti kėtė se di njeri.

Tani me tė vėrtet kemi tė bėjmė me njė polemik nė mes tė dy kolosėve dhe qė tė dy kolosė tė letrave...
Rexhep Qosjen shpesh-herė tentuan kundershtarėt qė si nė njė metamorfoz kafkiane " romantizmin e tij" u munduan ta pėrkthejn nė " armik avanturier".
Por megjithatė Qosja ishte dhe ėshtė njė burrė i madh i Kombit. Pėr atė se ēfarė kishte shkruar kadare kam thėnė mendimin tim mu nė kėtė forum teksa kėsaj radhe do tė ndalem te Rexhep Qosja dhe jo te botimi i librit tė tij tė Fundit" Realiteti i shpėrfillur", dhe polemikat e tij me Ismailin kėtu e 35 vite por te vetė Qosja...
Rexhep Qosja ėshė korife i intelegjences shqiptare i nivelit evropian e botėror i cili gjithmon me shkrimet e tija ka dØshmuar, se kombi ėshtė mbi partitė dhe jo partit mbi kombin se Demokracia ėshtė dimension human kurse Anarkia ėshtė tmerri i satanizuar nga mafia antikombėtare, se menēuria dhe forca e arsyes ėshtė njė betejė e tė gjithėve, qė duhet fituar me ēdo kusht, se shansi nuk duhet humbur, pėr njė pjatė karavidhe me emrin NOBEL sepse Vampirizmi i atyre qė duan Kombė tė Ri do tė dØshtojė dhe se shqiptarofogitė e shoveneve mbrenda nesh dhe jashtė neve nuk do tė kenė sukses!
Kėtė e kemi mėsuar nga shkrimet e Rexhep Qoses...
Kur Rexhep Qosja shkruan ndoshta dikujt mund t'i duket qė gurin ēau, drurin thau por ai njeriu e mbau...
Kjo nuk ėshtė Utopi iluministe. As romantikė e tejkaluar!
Shpresojmė qė atė qė propagandon Qosja, Njė Kombė tė Bashkuar, do tė jenė tė gjitha vitet e ardhshme kalenderike....

KREJTĖ NĖ FUNDĖ EDHE UNĖ KAM NJĖ DĖSHIRĖ TIMEN

Tė nderuarit Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare janė mė shumė se njė tabor i madh . Dreqi e mori!Bėni veprime tė pėrbashkėta, shkruani bashkė njė libėr pėr tė ngritur dhe tė vdekurit nga varri, bėni apelin e madh historik i ngjashėm me atė tė Rilindasve tanė Kombėtar.
MOS PRISHNI SHQIPERI PĖR TĖ BĖRĖ PASURI - POR PRISHNI PASURIN PĖR TA BĖRĖ SHQIPĖRINĖ!SHQIPERINĖ E BASHKUAR!

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: tarasi mė 2006-05-18 17:33 ]</font>

Hekurani1
18.05.2006, 18:05:00
Nje teme e qelluar. Aferim ABE-as qe kete polemike ndermjet ketyre dy koloseve te letrave shqipe e ka shtruar per diskutim edhe ne forum. Nuk do te ishte keq sikur t'i plasonte te gjitha vazhdimet e botuara ne "Epoka e re", ne menyre qe te kemi nje pasqyre sa me te qarte.
Tani do te them edhe nje mendim timin te shkurter rreth "aktoreve" te kesaj polemike. E thash edhe me heret se behet fjale per dy kolose te letrave shqipe. Per dallim nga Qosja i cili eshte deshmuar i zoti edhe ne sferat tjera (jashtletrare) qe kane te bejne me realitetin shqiptar, Kadareja (gjeneral ne letersi), ka deshtuar ne fushat tjera, e sidomos ne politike, dhe jo rralle eshte detyruar ta demantoje vetveten. Dua t'ua perkujtoj me kete rast qendrimin qe ka mbajtur Kadare ndaj UĒK-se...ku eshte kthyer e e ka lepire ate qe e ka peshtyre vete. Edhe me rastin e kesaj polemike, duket qarte se Kadareja rreshqet dhe e shfaq nje antiislamizem ne kohen kur 80 per qind te bashkomabasve te tij i takojne konfesionit islam. Praktikisht Kadareja mohon vetveten ne kete rast...Dhe e dijme nga praktika se ku perfundojne ata qe e mohojne identitetin e tyre, si ate kombetar edhe ate fetar.

kombi
18.05.2006, 18:25:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
Hekurani1 afishoj me 2006-05-18 18:05 :
Nje teme e qelluar. Aferim ABE-as qe kete polemike ndermjet ketyre dy koloseve te letrave shqipe e ka shtruar per diskutim edhe ne forum. Nuk do te ishte keq sikur t'i plasonte te gjitha vazhdimet e botuara ne "Epoka e re", ne menyre qe te kemi nje pasqyre sa me te qarte.
Tani do te them edhe nje mendim timin te shkurter rreth "aktoreve" te kesaj polemike. E thash edhe me heret se behet fjale per dy kolose te letrave shqipe. Per dallim nga Qosja i cili eshte deshmuar i zoti edhe ne sferat tjera (jashtletrare) qe kane te bejne me realitetin shqiptar, Kadareja (gjeneral ne letersi), ka deshtuar ne fushat tjera, e sidomos ne politike, dhe jo rralle eshte detyruar ta demantoje vetveten. Dua t'ua perkujtoj me kete rast qendrimin qe ka mbajtur Kadare ndaj UĒK-se...ku eshte kthyer e e ka lepire ate qe e ka peshtyre vete. Edhe me rastin e kesaj polemike, duket qarte se Kadareja rreshqet dhe e shfaq nje antiislamizem ne kohen kur 80 per qind te bashkomabasve te tij i takojne konfesionit islam. Praktikisht Kadareja mohon vetveten ne kete rast...Dhe e dijme nga praktika se ku perfundojne ata qe e mohojne identitetin e tyre, si ate kombetar edhe ate fetar.
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

Hekurani1

ata qa ke shkrue ti - se lun as topi i karadakut .


GJENERALI I TEZAVE TE VDEKURA

Nga Redi Shehu

Tė them tė drejtėn ndėrhyrjet nė media tė pretendentit per “fronin” e Nobelit, Ismail Kadare, kėto vitet e fundit tė lėnė pėrshtypjen e njė shkrimtari qė ka braktisur profesionin.
Pėrpjejket pėr tė diskutuar identitetin e bashkėkombasve te tu dhe kėtė nė mėnyrėn e ēuditshme tė kthimit prapa, ėshtė njė rast i veēantė krahasuar me popujt e tjerė tė shumė vendeve ku diskutimet pėr identitetin pothuaj janė vulosur dhe pėr mė tepėr insinuata tė transformimeve inverse tė identiteteve duke glorifikuar ato tė shkuarin nė raport me atė aktual, nuk ekzistojnė. Jemi dakrot se identitet e popujve ndėrrojnė nė rrjedhat e historisė kjo si pasojė e nje sėrė faktorėve, por shohim se Kadare e pranon livizshmėrin e identitetit me kahje tė kundėrt me historinė ku edhe kėrkon pastaj stampimin njėherė mirė tė saj.

Lėvizje tė tilla mekanike duke lėnė anash faqe tė historisė tė ngėrthyera me ndenjat e shqiptarėve nė shekuj, duan ta paraqesin Shqipėrinė dhe shqiptaėrt e ketyre 5-6 shekujve tė fundit, jo vetėm si tė paaftė nė pėrzgjedhjen e identitetit tė tyre por edhe si “viktima” tė pazotė tė kėsaj “nate” tė zezė.
Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė njė fakt qė mė shumė se ideologjik ėshtė faktor gjeografik dhe se evropianizmi nuk pėrbėn pėrkatėsi fetare. Nė kėtė logjikė atėherė ne duhet tė thonim se identiteti i spanjollėve jugore apo i siēilianėve ėshtė ai islam pėr arsye tė 8-9 shekujve tė civilizimit islam tė Korodovės apo Siēilisė, qė pėr nga gjatėsia ėshtė pothuaj i njėjtė me atė kristian tė shqiptarėve.
Mėnyra se si ai e sheh historinė dhe identitetin e shqiptarėve me syzet e veta qe edhe pse tė bardha, pėr nga fotokromatizmi, errėsohen, na lėnė tė kuptojmė se influenca qė si rrėnjė kanė bolshevizmin e verbojnė atė. Shkarja e Kadaresė nga balanca e gjykimit tė njė intelektuali tė vėrtetė, nė njėanshmėrinė e dukshme tė tifozllėkut, njėkohėsisht dhe fatkeqėsisht shėnon edhe shkarjen e njė miti.
Tomas Arnold nuk do tė ishte dakort me Kadarenė kur thotė : “Ėshtė e mjerueshme ajo qė autorė tė ndryshėm flasin qė shqiptarėt janė detyruar tė ndėrrojnė fenė me presione tė dhunės e haraēeve tė paligjshme. Pėr kėtė shpesh pėrdorin shprehje tė pėrsėritura (tautologjike). Kėto autorė nuk japin tė dhėna se a janė tė argumentuara akuzat e tyre apo jo.” (Thomas W. Arnold:”Pėrhapja e Islamit nė Shqipėri” Farlati vell. VII fq.31)

Po ashtu historiani i famshėm H. Gibbon nuk do tė ishte dakort me Kadarenė nė qasjen qė ai i bėn perandorisė osmane kur flet se kjo e fundit ka patur si qėllim zhdukjen e Evropės. Gibbon thotė :”Nuk janė turqit ata qė kanė pushtuar tokat evropiane. Njė kombėsi e re e pėrbėrė nga elementė turq dhe nga mjaft pėrfaqėsues tė popujve tė krishterė kanė bėrė tė mundur krijimin e perandorisė sė pafundme osmane” (H. Gibbon “Themelimi i Perandorisė Osmane Oxford 1916 fq.80-81).
Koloneli anglez Link nė vepėrn e tij “Udhėtim nėpėr Shqipėri” tė vitit 1804 shkruan: ”Shqiptarėt bėheshin muslimanė sepse kjo fe pajtohej me natyrėn e tyre dhe nuk toleronte pėruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin”.

Po ashtu as Arsitidh Kola nė vepėrn e tij “Arvanitėt” tė vitit 1985 nuk do tė ishte dakort me Kadarenė kur thotė : “ Nuk ka ekzistuar absolutisht anjė rast kthim feje me dhunė nga ana e turqve.”
Identiteti shqiptar qė njėkohėsisht ėshtė edhe identitet evropian pikėrisht u ruajt dhe mbijetoi nė sajė tė islamizimit tė shqiptarėve, fenomen ky qė ndaloi njėherė e mirė asimilimin e kombit nga presioni shumė shekullor sllavo-grek .

“Realisht feja islame me vetitė e saj toleruese, kulturės shqiptare nuk ia mbylli perspektivėn e zhvillimit evropian, por i la mundėsi tė mėdha pėr t’u zhvilluar mbi shtratin e traditės etnike, pėr t’i kultivuar mė tutje, vlerat e seleksionuara tė kulturės shqiptare..... Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarėve dhe e tė tjerėve, dhe se turqit muslimanė osmanė, paraqitnin vetėm pakicėn sunduese.” (Dr. M. Pirraku “Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė Etnike dhe tė kombit shqiptar” fq 83)

Nuk mund tė shpėrfillet dhe poshtėrohet nė kėtė mėnyrė njė bosht civilizues dominues pėr tė gjithe botėn pėr 5 shekuj siē ishte Perandoria osmane. Historiografisė komuniste zėdhėnės i sė cilės bėhet Kadare, i kundėrvihet studiuesi i nderuar Prof dr. Petrika Thėngjilli kur thotė: ”Qytetėrimi islam nė kuptimin e gjėrė tė fjalės nuk pėrfshin vetėm anėt kulturore dhe arsimore, siē kuptohet shpesh por edhe jetėn ekonomike, politike dhe gjyqėsore. Nga kjo pėrvojė mund nxjerrim vlera pozitive qė mund t’i shėrbejė sė tashmes dhe tė ardhmes dhe tė bėjė pjesė nė fondin e artė tė qytetėrimit botėror”. (Prof.Dr. P. Thėngjilli “ Pushteti gjyqėsor nė shtetin osman nė shekujt XVII-XVIII).

Vlerat kombėtare siē ėshtė edhe rasti i letėrsisė shqipe nė shekuj duhen ruajtur sepse janė identiteti yne kulturor, Ky parim baze ėshtė themeli nė kulturėn e njė kombi. Denigrimet e ¬ēfarėdo lloji pėr mė tepėr kur thuhen nga ata tė ashtuquajturit baballarė tė letrave shqipe nuk lėnė njė shije tė mirė, pėr mė tepėr edhe kur vėrtetohet ekzistenca brilante e letrave shqipe edhe nė tė ashtuquajturėn epokė e “errėt”.
“Letėrsia e njohur si letėrsi e bejtexhinjve, alhamida shqiptare e shkruar me njė sintaksė shqipe tė mirėfilltė dhe e pėrhapur nė tė gjitha viset shqiptare nuk ka qenė me ndikim tė kufizuar siē pretendohet nė disa histori letėrsie, por ishte pranė jetės sė shqiptarėve. Ajo qė e shpuri pėrpara dhe qė e mbajti nė jetė deri mė sot, ėshtė fryma e saj universale dhe shoqėrore arsimuese shqiptare, sociale revolucionare tej mase pėr kohėn kur qe shkruar, lirike anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike dhe liridashėse. Pjesa mė e madhe e kėsaj letėrsie u shkrua nė vargun tetė rrokėsh tė poezisė popullore, e ndihmoi poezinė popullore veēanėrisht lirikėn dhe pėrgatiti rrugėn pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare. Qė nė mesin e shekukllit XIX u bė objekt i studimit tė albanologėve mė nė zė themelues tė albanistikės si Hahni etj. (Dr. M. Pirraku po aty fq. 85. “Ēėshtje tė studimeve albanologjike, II 1987. “Gjurmė tė shkrimeve shqipe nė Kosovė”. “Gjurmė albanologjike IX” 1979. J.G.Hahn ”Albanische studien” II Jena 1854 fq. 123-150).

Historia nuk ėshtė dakort me pohimet tė tilla pėr errėsirė, lėtyrje prapambetje, mbyllje shkollash, luftė kundėr shqiptarėve kristiane, qė paskan shoqėruar shqiptarėt dhe historinė e tyre gjatė 5 shekujve. Nė Arkivėn Qėndrore tė Shtetit Shqiptar gjenden dokumenta tė rėndėsishme tė cilat katėrcipėrisht hedhin poshtė tezat e vdekura tė Kadaresė pėr intolerancė. Mė poshtė po japim disa nga shumė shembujt tė historisė sė pushtetit osman tė ilustruara me fermane origjinale tė Sulltanėve tė asaj kohe. Origjinalet secili mund t’i kėrkojė nė Arkivėn e Shėtit.

- Ferman i Sulltanit pėr lejimin e rindėrtimit tė kishės sė rrėnuar tė Shėn Harallambit nė Kamenicė tė Sarandės (viti 1862 AQSH F140D17 fl.1)
- Ferman i Sulltanit qė urdhėron tė mos ndėrhyhet nė ullishtėn pas ankimit tė bėrė nga i krishteri Naum (viti 1736 AQSH f128.d213 fl2).
- Feman i Sulltanit pėr tė drejtat e zotėrimit tė pronave nga prifterinjtė e Delvinės. (viti 1712 AQSH f140 d6 fl.1).
- Ferman i Sulltanit qė u ndalon spahinjve qė tė lypin taksa arbitrare priftėrinjve tė kishės sė Delvinės pėr pronat kishtare. (viti 1680 AQSH f.140 d3 fl.1).
- Ferman i Sulltanit pėr ndėrtimin e shkollės sė Nokovės (v.1902 AQSH f.39 d47 fl.1)
- Ferman i Sulltanit dėrguar prefektit tė Beratit ku njeh tė drejtat e Metropolitit tė Beratit (viti 1853 AQSH f128 d50 fl.55)
- Ferman i Sulltanit pėr meremetimin e kishės sė Shėnkollit Elbasan (viti 1849 AQSH f143 d128 fl.1)
- Ferman i Sulltanit ku tė parit tė Mirditės i jepet grada e gjeneralit tė brigadės dhe dekorohet (viti 1856 AQSH f10 d1 fl.5)
- Ferman i Sulltanit ku thuhet “Mbasi katolikėt e Durrėsit nuk kanė njė faltore dhe janė lutur qė tė ndėrtojnė njė kishė nė njė vend tė pėrshtatshėm, dhe pasi dėshira ime ėshtė qė tė gjithė shtetasit tė gėzojnė qetėsi tė plotė, dhashė leje qė tė ndėrtohet kjo kishė e re dhe urdhėrova qė tė mos bėhet asnjė pengesė apo ndalim dhe tė mos i merren asnjė para. (viti 1856 AQSH f 131 d 1 fl.1)
- Ferman i Sulltanit dėrguar priftit dhe kadiut tė Delvinės mbi marrjen e masave ndaj personave qė ndėrhyjnė nė pronat e kishės, (viti 1699 f140 d5 fl.1)
- Ferman i Sulltanit pėr ndėrtimin e kishave nė lagjet Goricė dhe Mangalem tė Beratit (viti 1842 AQSH f128 d55 fl61)
- Dorėshkrim origjinal nė gjuhėn shqipe tė “Divanit tė Mezin Frakullės” (viti 1730 f43 d2 )
Nė kėtė valė tolerancė mund tė pėrmendim e Kuvendi osman i Shqipėrisė kishte edhe deputetė kristianė si:
- Anxhelo Efendiu Deputet i Shkodrės 1876 (Reslim Kitap vell.1 fq 321)
- Filip Efendiu Deputet i Shkodrės 1876 (Reslim Kitap vell 1 fq 321
- Mishel Efendiu Deputet i Korēės 1908 (Osmanli Mebushar Albumu).

Duhet tė jetė njė lapsus i Kadaresė kur koalicionin ushtarak tė Aleancės Atlantike (NATO) e quan “krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor”, duke harruar se pjesė shumė e rėndėsishme e saj ėshtė Turqia pasardhėse e civilizimit otoman . Pastaj kjo logjikė do tė na conte tė mendonim se ndėrhyrjet ushtarake tė kėsaj aleance nė Lindjen e Mesme paska qene thellsėsht me sfond fetar. Nese NATO nuk e ka bėrė kėtė as me deklarata e as me vepra, atehėrė zėdhėnės i kujt ėshtė Kadare?
I sollėm kėta shembuj pėr tė treguar se kur nuk arrin tė kuptosh popullin tėnd atėherė definicionet nuk mund tė jepen tė sakta dhe se tė jesh shkrimtar i mire nuk do tė thotė domosdoshmėrisht tė jesh historian apo vėzhgues i mirė.
Historia, realiteti ndjenja kombėtare, shpirti i popullit tėnd nuk ėshtė thjesht njė roman

kombi
18.05.2006, 18:40:00
LAJTHITJA E RADHĖS E KADARESĖ

Shkruan:Eshref Ymeri


Shkrimtari satirik gjerman i periudhės sė iluminizmit, Lihtenberg (Lichtenberg - 1742-1799), thotė: “Para se ta qortosh rėndė dikė, gjithmonė duhet menduar, nėse ėshtė e mundur qė tė dish t’i kėrkosh edhe falje kur e do puna”.

Shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė, gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit tė tejzgjatur qė po pėrjetojmė me kaq pritje tė ankthshme, jo rrallė i kanė shpėtuar disa lajthitje tė herėpashershme gjatė vlerėsimeve qė ka bėrė pėr disa nga problemet e mprehta qė kanė qenė shqetėsim pėr mbarė kombin shqiptar.

Ca vite mė parė, nė gazetėn “Figaro” ai ka deklaruar se feja myslimane paska qenė njė fatkeqėsi pėr kombin shqiptar! Ndoshta, pikėrisht nėn ndikimin e deklaratės sė Kadaresė, njė kundėrshtar tepėr i rreptė i myslimanizmit, me mbiemėr mysliman, Kastriot Myftaraj, nė librin e tij me titull “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta &amp; Feraj” (Albin, Tiranė 2001), tė shkruar nė njė dialekt tė pėrēudnuar geg, shprehet: “Shtet tė bashkum shqiptar me shumėsi myslimane nuk ka me pasun. Alternativat e shqiptarėve janė ose Islami, ose shteti i bashkum nacional. Nė nji sens tė sigurt kjo asht nji zgjedhje midis shtetit tė bashkum nacional dhe katastrofės” (f.91).

Nė analizėn qė Baleta shpalos pėr kėtė libėr – model tė shpifografisė – nė “Kundėrshpifografinė” e tij nė faqet e gazetės “Rimėkėmbja”, u ka bėrė njė zbėrthim asgjėsues pikėpamjeve raciste tė Myftarajt kundėr fesė islame dhe propagandės sė tij katolikocentriste. Tani tė bėn pėrshtypje fakti se si ėshtė e mundur qė edhe Kadarea, edhe Myftaraj e anashkalojnė njė tė vėrtetė historike nga e kaluara e krishterė e popullit shqiptar: nė periudhėn e luftėrave tė Skėnderbeut kundėr Perandorisė Otomane shqiptarėt tė gjithė ishin tė krishterė, nė varėsi tė sferės sė ndikimit tė Perandorisė Romake tė Perėndimit (katolikėt) dhe tė Perandorisė Romake tė Lindjes (ortodoksėt). Edhe pse tė krishterė, shqiptarėt asokohe s’e gėzuan qė s’e gėzuan dot pėrkrahjen e Evropės sė krishterė nė pėrballjen e tyre me perandorinė mė tė fuqishme tė mesjetės. Veē shpėrfilljes sė Evropės sė krishterė, shqiptarėt, edhe si tė krishterė qė ishin, qė para, gjatė dhe pas periudhės skėnderbejane, pėrsėri provuan mbi kurrizin e tyre edhe mėrinė, edhe xhelozinė, edhe armiqėsinė e te krishterėve fqinj. Prandaj pėrqafimi i fesė islame prej tyre qe njė hap i matur, njė hap i peshuar mirė, i cili bėri tė mundur mbijetesėn e tyre, si komb, mes dallgėve tė egra tė historisė. Kush nuk dėshiron ta kuptojė qė feja myslimane ishte feja e mbijetesės sė shqiptarėve nė fatin e tyre tragjik, tė imponuar pėrdhunshėm nga Evropa dhe fqinjėt e saj tė krishterė, ai nuk ka pėr ta kuptuar kurrė faktin qė pikėrisht Evropa e krishterė na i copėtoi trojet tona etnike jo se ishim nė pjesėn dėrrmuese myslimanė, por se ishim populli mė i vjetėr i kontinentit dhe, pėr motive xhelozie, ajo vendosi tė kėnaqte epshet shoviniste tė fqinjėve tanė lakmitarė.

Ėshtė faji i shqiptarėve, qė nga pararendėsit e tyre, ilirėt, tė cilėt, si etnia mė e madhe nė Gadishullin Ilirik, nuk qenė nė gjendje tė krijonin njė tė tillė kohezion tė fuqishėm nė mbarė trojet e tyre etnike, qė nga lumi Danub e deri nė Prevezė, nė mėnyrė qė tė mos i lejonin tributė e egra sllave ta kalonin lumin nė fjalė dhe tė fillonin t’u rrėmbenin tokat ca nga nga ca, duke i katandisur pas disa shekujsh nė rrėgjimin katastrofik tė vitit 1913. Nė rrjedhėn e shekujve shqiptarėt dhanė shembullin mė tragjik tė pėrēarjes sė njė kombi, e cila u shfrytėzua me shumė djallėzi qoftė nga shovinistėt fqinj, qoftė nga Evropa e krishterė. Edhe sot e gjithė ditėn shqiptarėt vazhdojnė tė mbeten shembulli mė i dhimbshėm i njė pėrēarjeje fatkeqe. Dhe ėshtė pikėrisht Evropa e krishterė ajo, e cila e ka shfrytėzuar poshtėrsisht kėtė gjėmė qė shqiptarėt i kanė bėrė vetvetes dhe vazhdon ende tė mbajė mė kėmbė shtete tė stisur ballkanikė pėr llogari tė trojeve etnike shqiptare.

Pikėrisht kėto janė arsyet e qėndrimit armiqėsor qė ka mbajtur Evropa e krishterė ndaj kombit shqiptar, sidomos qė nga Kongresi i Berlinit e deri nė Konferencėn e Versajės, dhe jo besimi mysliman nė pjesėn dėrrmuese tė tij. Prandaj Kadarea bėri gabim qė u shpreh nė atė mėnyrė nė gazetėn “Figaro”. Me siguri qė deklarata e Kadaresė i ka ardhur shumė nė osh Parisit, aq mė tepėr kur dihet qė Franca vazhdon t’i mbajė tė ndezura pasionet kundėr simboleve tė fesė myslimane nė tokėn franceze, tė cilat arritėn kulmin me vendimin e parlamentit francez tė 10 shkurtit tė kėtij viti. Sot, nė mbarė trojet shqiptare nė Evropėn Juglindore, gati 80 pėrqind e popullsisė ėshtė e besimit mysliman dhe ėshtė e dhimbshme kur ndjenjat e saj fetare ia lėndon njė shkrimtar i madh shqiptar!

Kadarea pėrsėri lajthiti kur i qortoi rėndė djelmoshat shqiptarė nė Maqedoni, tė cilėt, duke e ndier mbi shpatullat e mbarė popullit tė tyre peshėn e rėndė tė sundimit tė egėr sllavomaqedon, rrėmbyen armėt dhe u rreshtuan nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Kadarea i quajti “kėlyshė tė Enverit”, paēka se Enveri, sa qe gjallė, nuk dha as kontributin mė tė vogel nė mbrojtje tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė Maqedonisė. Nė mesin e viteve ’50-tė, njė pjesė e popullsisė shqiptare tė Kosovės dhe tė Maqedonisė shpėrngulej me forcė pėr nė Turqi, kurse Enveri veē bente sehir, pa le mė qė tė mendoje se mund tė protestonte kundėr Jugosllavisė titiste, tė organizonte demonstrata tė fuqishme nė Shqipėri nė pėrkrahje tė vėllezėrve tanė tė gjakut, apo tė ngrinte zėrin nga tribuna e OKB-sė! Prandaj epiteti “kėlyshė tė Enverit” ishte tepėr fyes pėr ata djelmosha trima, tė cilėt, me zgjuarėsinė dhe trimėrinė e tyre, e ulėn nė gjunjė shtetin e stisur maqedon dhe, po tė mos kishte qenė ndėrhyrja amerikane nė ēastet e fundit pėr qetėsimin e situatės dhe ēeljen e rrugės pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Ohrit, ishin gati tė pushtonin Shkupin. Mė pas Kadarea nuk u pendua kurrė pėr etiketimin fyes qė nxori nga goja dhe nuk guxoi kurrė t’u kėrkonte ndjesė trimave tė UĒK-sė.

Me rastin e ngjarjeve tė 17-18 marsit nė Kosovė, Kadarea u turret kosovarėve me tėrė zemėratėn e tij tė rreptė pėr atė qė bėnė. Madje ai arrin deri aty sa tė deklarojė: “...Kosova bashkė me Shqipėrinė ka rrezik tė kthehen mbrapsht nė izolim si mė parė” (“Shekulli”, 20 mars, f.4).

Po si qenka e mundur qė Kadarea, si njėri nga intelektualėt mė tė mirėnjohur nė Perėndim nga radhėt e kombit shqiptar, nuk e ka ngritur zėrin me shumė mė tepėr forcė pėr faktin qė Serbia, edhe pas rrėzimit tė Millosheviēit, nuk ka reflektuar fare pėr krimet barbare qė bėri nė Kosovė? Qė nuk ka kėrkuar falje botėrisht pėr masakrat e kryera edhe nė radhėt e fėmijėve, grave dhe pleqve tė pafajshėm? Se krimet nė Kosovė nuk ishin vetėm tė Millosheviēit, ato ishin krime kolektive, tė mbarė kombit serb kundėr kombit shqiptar. Se ne asokohe s’pamė, qoftė edhe njė individ tė vetėm serb, qė tė ngrihej dhe tė protestonte kundėr shtazėrisė sė trupave serbe nė Kosovė! A nuk duhej ta ngrinte zėrin edhe mė fuqishėm Kadarea nė Evropė pėr faktin qė edhe Koshtunica, tė cilin Perėndimi filloi tė na e trajtonte me pėrkėdheli, si njė udhėheqės, demek, tė moderuar, ėshtė po aq shovinist, sa edhe Millosheviēi nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės? Pikėrisht Koshtunica ėshtė ai, i cili deklaroi se Kosovės nuk mund t’i kėrkohet falje pėr krimet qė Serbia kreu atje! Pas kėsaj deklarate sa cinike aq edhe tė poshtėr, a mund tė besojė mė kush se Beogradi mund tė na shėrbeka ndonjėherė si gjenerator paqeje mes minoriteti serb dhe popullit shqiptar tė Kosovės?

Nė urrejtjen patologjike qė ushqehet ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, Serbia ka arritur tė krijojė njė unitet kriminal, duke filluar qė nga fėmija i djepit e deri te plaku mė i rrėgjuar nė fshatin mė tė humbur serb! Dhe nė krye tė kėsaj urrejtjeje kolektive qėndron politika kriminale serbe, shkenca kriminale serbe dhe kisha kriminale serbe, kjo strehimore e vetė djallit tė mallkuar!

Kadarea deklaron: “Pra, me kėtė qė u bė kėto ditė, nė mėnyrė tė verbėr u godit liria e Kosovės, u godit e ardhmja e saj, u goditėn aleatėt tanė nė mėnyrė tė pabesė dhe nuk ka pse t’i kontrollojmė fjalėt” (po aty). Veēse Kadarea duhet ta dijė qė aleatė tė vėrtetė tė popullit shqiptar tė Kosovės gjatė fushatės sė NATO-s kundėr Serbisė ishin SHBA-ja (qė pėrballoi 80 pėrqind tė shpenzimeve) dhe Anglia. Anėtarėt e tjerė tė NATO-s qenė mė tepėr sehirxhinj. Por pas pėrfundimit tė bombardimeve, pikėrisht Franca, e cila me gjysmė zemre u rreshtua pėrkrah SHBA-sė dhe Anglisė, filloi tė tregohej shumė e zellshme pėr t’u angazhuar pėr vendosjen e “paqes” nė Kosovė, duke i stacionuar trupat e veta nė njė zonė tepėr problematike, siē ėshtė Mitrovica. Gjatė kėtyre pesė vjetėve, trupat franceze tė KFOR-it kanė kontribuar jo pėr pajtimin e serbėve me shqiptarėt, por pėr acarimin e mėtejshėm tė qėndrimeve ndaj njėri-tjetrit, pėr thellimin e armiqėsisė mes tyre dhe pėr shndėrrimin nė fakt tė kryer tė ndarjes sė Mitrovicės. Trupat franceze nė Mitrovicė kanė dhėnė shembullin mė fatal se si duhet tė vijė duke u thelluar hendeku qė ndan serbėt nga shqiptarėt. Ata, me tė gjitha mėnyrat e mundshme, kanė ushqyer arrogancėn e serbėve tė Mitrovicės, tė cilėt, duke e ndier nga afėr pėrkrahjen e gjithfarllojshme tė Beogradit dhe tė Parisit, kanė ngritur strukturat e pushtetit paralel, i janė kundėrvėnė haptas qeverisė sė Kosovės dhe as qė duan ta njohin fare autoritetin e saj. Serbėt e Mitrovicės kanė kryer sa e sa krime kundėr shqiptarėve dhe kanė mbetur pa u ndėshkuar nga trupat franceze tė KFOR-it. Nė zyrėn operative tė trupave franceze nė Mitrovicė, nė hartėn e Kosovės, Mitrovica figuron e ndarė, siē e vunė re edhe njė grup gazetarėsh ukrainas, tė cilėt, me sponsorizimin e zyrės sė shtypit tė NATO-s nė Bruksel, kishin shkuar atje pėr tė pėrgatitur ca reportazhe pas hyrjes sė trupave tė saj mė 12 qershor 1999, dhe qė pata rastin t’i shoqėroja kėta gazetarė si pėrkthyes pėr herė tė dytė, nė shtatorin e vitit 1999. Pra, duhet tė jetė e qartė pėr kėdo se trupat franceze nė Mitrovicė kanė mishėruar nė praktikė politikėn armiqėsore tė diplomacisė franceze kundėr kombit shqiptar nė Evropėn Juglindore, diplomaci kjo, e cila, tradicionalisht, nė bashkėpunim tė ngushtė me diplomacinė cariste ruse, s’la gjė pa bėrė pėr copėtimin e trojeve etnike shqiptare.

Nė intervistėn e tij Kadarea bėn njė tjetėr deklaratė tė ēuditshme. Pėr popullin shqiptar tė Kosovės ai thotė se “...ata kanė tė drejtė tė kėrkojnė shumė gjėra, nė radhė tė parė, pėr trajtim tė barabartė me tė tjerėt” (po aty). Domethėnė, populli shqiptar i Kosovės, i cili, pėr nga numri, pėrbėn mbi 90 pėrqind tė popullsisė, u dashka tė luftojė pėr njė trajtim tė barabartė me serbėt dhe me pakicat e tjera, a thua se ai ndodhet ende nėn pushtimin serb! Kėsisoj, Kadarea e pranoka qė serbėt jane pakica mė e pėrkėdhelur dhe mė e mirėtrajtuar nė Kosovė, nė krahasim me shumicėn dėrrmuese shqiptare, qė provoi mbi kurriz edhe agresivitetin e ēmendur tė vetė minoritetit serb, i cili u rreshtua pothuajse tėrėsisht nė krah tė policisė, paramilitarėve dhe ushtrisė kriminale serbe pėr masakrimet, djegiet, plaēkitjet dhe vrasjet masive tė kosovarėve. Njėra nga nuset e djemve tė plakut tė nderuar Azem Canaj, nga fshati Grejkoc i Komunės sė Prizrenit, u deklaroi gazetarėve rusė nė nėntorin e vitit 1999 se ushtria serbe kishte armatosur me automatikė “kallashnjikovė” edhe fėmijė 14-vjeēarė serbė, tė cilėt terrorizonin krejt fshatin. Vetėm ky fakt tragjik i diferencimit tė shqiptarėve nga serbėt qė ka bėrė UNMIK-u, nė favor tė kėtyre tė fundit, do tė kishte qenė mė se i mjaftueshėm qė Kadarea t’u binte borive tė alarmit nė Evropėn Perėndimore pėr situatėn e rrezikshme qė sa vinte e po bėhej mė shpėrthyese nė Kosovė: njė popull i tėrė u dashka tė kėrkojė trajtim tė barabartė me ca pakica serbo-rome e ku di unė se ēfarė! Por Kadarea jo vetėm qė s’ėshtė shqetėsuar nga njė fakt i tillė, por ngul kėmbė edhe pėr pranimin e kėtij realiteti tragjik, duke e kėshilluar popullin shqiptar tė Kosovės tė kėrkoka “trajtim tė barabartė me tė tjerėt”! Pra, shumica shqiptare nė Kosovė u dashka sakrifikuar pėr njė pakicė serbe! Kjo ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė! Kurse kosovari Naim Zeqiri, dėshmitar i ngjarjeve tė 17-18 marsit, shkruan nga Kosova: “Unė isha pjesėmarrės i protestės dhe e them vėrtet me plot pėrgjegjėsi se revolta ishte kundėr UNMIK-ut. Sjellja e tij, privilegjimet qė i janė bėrė pakicės serbe, shkaktuan zemėrimin. Askund nė botė nuk sakrifikohet shumica pėr pakicėn, kjo ka ndodhur pėr pesė vite nė Kosovė. Shqiptarėt kanė qenė njė lloj “kurbani” i paqes, ndėrsa serbėt janė mbrojtur me ēdo kusht, madje edhe kur kanė bėrė krime, siē qe ky i fundit i vrasjes sė tre fėmijėve” (“Shekulli”, 23 mars, f.14).

Do tė ishte mirė sikur Kadarea, pas ngjarjeve tė 17-18 marsit, tė shkonte nė Kosovė dhe tė mbante njė fjalim nė sheshin para Teatrit Kombėtar tė Prishtinės, nė tė cilin t’i bėnte thirrje popullit shqiptar tė Kosovės qė tė ulte kokėn, tė kėrkonte “trajtim tė barabartė” me minoritetin serb dhe tė hiqte dorė nga protestat, pėr tė mos rėnė nė kurthin e Beogradit, pėr tė mos luajtur “praktikisht lojėn e serbėve”, siē jep kėshilla nė intervistėn e tij pėr televizionin “Klan” (“Shekulli”, 20 mars, f.4), nė mėnyrė qė tė shikonte mė drejpėrdrejt se si do tė reagonte konkretisht gjindja kosovare.

....

kombi
18.05.2006, 18:44:00
KADAREJA: Heshtni shqiptarė se zemėrohen serbėt!


Nė emisionin “Shqip” tė gazetares Rudina Xhunga, tė transmetuar mė 25 mars nga Prishtina, nga studioja e TV “Koha Vizion” dhe e TV “Top Channel”, analisti Albin Kurti theksoi me shumė tė drejtė se nė Kosovė kupa ishte mbushur nga serbėt dhe nga pėrkėdheljet e UNMIK-ut pėr kėta tė fundit, prandaj mjaftoi edhe njė pikė e vetme – vrasja e tre fėmijėve tė pafajshėm shqiptarė nė Mitrovicė – qė ajo tė derdhej. Kurse sipas Kadaresė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė durojė ende, tė shtrojė kurrizin, pėr ndryshe ēdo protestė e tij nė mbrojtje te dinjitetit tė vet kombėtar na u vlerėsoka prej tij si kurth i ngritur nga Beogradi, si “lojė e serbėve” dhe si pabesi ndaj UNMIK-ut.

Sipas Kadaresė, na del se kur Beogradi dhe Shkupi marrin vendim pėr copėtim trojesh nga territori i Kosovės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur parlamenti i Kosovės hedh poshtė vendimin e Beogradit dhe tė Shkupit me njė vendim tė posaēėm tė tij, dhe kryeadministratori i OKB-sė pėr Kosovėn e zhvlerėson atė menjėherė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė hesht nė mėnyrėn mė tė padenjė pėr zhvlerėsimin e kėtij vendimi, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė rrijė urtė,` se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur parlamenti i Kosovės merr vendime tė ndryshme dhe kryeadministratori i OKB-sė i zhvlerėson sa pa u tharė mirė boja nė to, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, ashtu si edhe nė Tiranė, ėshtė zhveshur tėrėsisht nga dinjiteti kombėtar, tėrhiqet zvarrė para UNMIK-ut dhe poshtėrohet para serbėve, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve dhe mund tė na dalka i pabesė para UNMIK-ut! Po UNMIK-u vetė a ka besė nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, qė edhe ky tė dijė t’ia respektojė?

Kur parlamenti i Unionit Serbi dhe Mali i Zi merr vendim qė nė kushtetutėn e tij Kosova t’u konsideroka pjesė e Serbisė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur diplomacia ndėrkombėtare shtiret shurdhmemece para vendimit tė sipėrpėrmendur, ēka do tė thotė se edhe ajo, me heshtjen e saj djallėzore, Kosovėn, nė perspektivė, e konsideron pjesė tė Serbisė, edhe nė kėtė rast populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur, me urdhėr tė interpolit serb, ndalohet nėpėr aerodrome tė huaja gjeneral Agim Ēeku, simboli i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, siē theksoi me shumė tė drejtė analisti Albin Kurti nė emisionin e sipėrpėrmendur tė Rudina Xhungės, i ka braktisur interesat kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe, ashtu si edhe klasa politike e Tiranės, shikon vetėm interesat e veta meskine, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike nė Kosovė, pas braktisjes sė interesave kombėtare tė popullit shqiptar tė Kosovės, sot ėshtė pajtuar me rolin e njė figuranteje tė neveritshme tė UNMIK-ut dhe tė njė dekori tė shėmtuar tė tij, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur kishat dhe manastiret serbe shndėrrohen nė strehimore, nė vatra kriminale tė banditėve serbė, siē u kallėzonte nė shtator tė vitit 1999 ca gazetarėve ukrainas katėrmbėdhjetėvjeēari Kreshnik Hoti, ish-nxėnės i shkollės 8-vjeēare “Azem Galica” tė Pejės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur nėpėr kishat serbe zbulohen eshtra tė shqiptarėve tė masakruar nga barbaria serbe, siē u bė e ditur nga korrespondenti i kanalit TV “Top Channel” nga Prizreni, dy ditė pas ngjarjeve te 17-18 marsit, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur klasa politike e Kosovės, si servile e pėshtirė e diplomacisė ndėrkombėtare, pranon si pulė e lagur tė ulet nė tryezėn e bisedimeve me pėrfaqėsuesit e shtetit-kriminel serb, pa vėnė si parakusht tė dorės sė parė qė Serbia, zyrtarisht, tė kėrkojė falje publike pėr krimet e kryera nė Kosovė dhe mandej tė nėnshkruajė njė marrėveshje me UNMIK-un pėr dėmshpėrblimet e luftės dhe mbulimin nga ana e saj tė tė gjitha shpenzimeve pėr riparimin dhe ndėrtimin e tė gjitha shtėpive tė djegura dhe tė shkatėrruara nė Kosovė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur trupat franceze tė KFOR-it marrin haptazi anėn e serbėve nė Mitrovicė, keqtrajtojnė shqiptarėt dhe e bėjnė fakt tė kryer ndarjen e saj, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Ėshtė faji i vetė popullit shqiptar tė Kosovės dhe i figurave tė tij nacionaliste, qė nuk u ngritėn peshė mė kėmbė, qė nga Kaēaniku e Dardani e deri nė Pejė, qė nga Gjakova e Prizreni e deri ne Prishtinė e Podujevė dhe, si njė ortek i papėrmbajtur, tė turreshin drejt Mitrovicės dhe t’u vinin drunė trupave franceze, tė cilat, me misionin qė kanė marrė pėrsipėr nė kuadrin e KFOR-it, po luajnė jo rolin e paqruajtėsve, por rolin e pastėr tė pushtuesve tė urryer, ashtu si dikur trupat pushtuese tė shovinistėve serbomėdhenj, dhe paskėtaj tė kėrkonin vendosjen atje tė trupave tė njė tjetėr shteti, nė mėnyrė qė tė rivendosnin qetėsinė dhe tė bėnin ripajtimin mes shqiptarėve dhe serbėve, ashtu siē kanė vepruar me mjaft objektivitet trupat e KFOR-it amerikan, anglez, gjerman, italian etj.

Kur diplomacia ndėrkombėtare kėrkon plotėsim standartesh para diskutimit tė statusit, ēka do tė thotė se kėrkon ta lodhė popullin, ta mbajė varur, ta mėrzisė, nė mėnyrė qė ky tė bjerė pre edhe e propagandės sė njė pjese tė inteligjencies kozmopolite tė Tiranės dhe tė Prishtinės, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur serbėt e Kosovės, nga bashkėpunėtorė tė ngushtė tė kriminelėve tė Beogradit nė krimet e kryera prej kėtyre tė fundit nė radhėt e popullsisė shqiptare para 12 qershorit 1999, tash pesė vjet vijnė e shndėrrohen nė ledhatarė tė UNMIK-ut dhe nė vrasės fėmijėsh tė pafajshėm kosovarė, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur kryeministri Bajram Rexhepi del para publikut si njė qaraman i vėrtetė, duke na paralajmėruar pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės nėse vazhdokan pėrndjekjet e banorėve shqiptarė nga veriu i Mitrovicės (“Shekulli”, 20 mars 2004, f.4), populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve. Kur Nebojsha Ēoviē hyn e del kur t’i teket nė Kosovė, sikur tė ishte me tė vėrtetė ndonjė guvernator ushtarak i carizmit rus, populli shqiptar i Kosovės u dashka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve! Kur populli shqiptar i Kosovės kėrkon tė dijė nga UNMIK-u se ē’ėshtė bėrė me fatin e tė zhdukurve para 12 qershorit dhe ngrihet nė protesta pėr tė zbuluar tė vėrtetėn deri nė fund, atij iu rekomandoka tė heshtė, se pėr ndryshe mund tė bėka lojėn e serbėve. Ndėrkohė, Naim Zeqiri vazhdon informacionin e tij nga Kosova pėr UNMIK-un, ku thotė se ky i fundit “... pėr njė serb tė plagosur nuk ngurron tė dėnojė gjithė procesin e paqes nė Kosovė. Kėto paradokse kanė sjellė te kėto trazira qė pėr mua janė plotėsisht tė pėrligjura. Nuk kishte mbetur rrugė tjetėr dhe nėse UNMIK-u vazhdon me avazin e vjetėr, protestat edhe mė tutje do tė vazhdojnė” (po aty, f.12).



Vetverbimi i Kadaresė shqiptarėt i fut vetėm nė qorrsokak



Nė intervistėn, dhėnė Pietro del Giudice, Kadare i pėrgjigjet kėsisoj pyetjes pėr arsyen e shpėrthimit tė revoltave nė mbarė Kosovėn; “Nuk e di, nuk kam lajme tė sigurta mbi historinė e fėmijėve tė mbytur e tė qenve qė iu ndėrsyen nga prapa. Mė duket njė ngjarje jo fort e ndriēuar” (“Shekulli”, 23 mars 2004, f,5). Ndėrsa Naim Zeqiri deklaron: “Megjithėse ishte nė dijeni tė plotė tė rrethanave, UNMIK-u, pėrkundėr deklaratės sė dėshmitarit qė kishte qenė edhe protagonist i ngjarjes, pohoi se “nuk i dinte motivet e mbytjes sė fėmijėve”” (po aty, f.12). E vėrteta tragjike pėr vrasjen e tre fėmijėve shqiptarė nė Mitrovicė mbetet e pandriēuar pėr Kadarenė, se ėshtė larg vendngjarjes, nė Paris. Por kjo e vėrtetė tragjike, ēuditėrisht, mbetet e pandriēuar edhe pėr UNMIK-un, paēka se diku pranė vendit tė ngjarjes ndodheshin trupat franceze tė KFOR-it, tė cilat mbytjen e fėmijėve shqiptarė e kanė mbuluar me njė hije misteri. Kush na siguron se kriminelėt serbė, tė strehuar matanė Urės sė Ibrit, nuk e kanė organizuar atė skenėn e ndjekjes sė fėmijėve shqiptarė me qen nga pas, nė bashkėpunim edhe me ushtarėt francezė tė KFOR-it, skenė, tė cilėn kėta tė fundit edhe mund ta kenė filmuar enkas pėr kėnaqėsinė e tyre tė mėvonshme, pėr ta pasur si kujtim nė pleqėri nga koha e qėndrimit nė Kosovė? A na siguron kush se mund tė mos ketė ndodhur kėshtu me tė vėrtetė? A nuk patėn vepruar kėsisoj nė Kosovė edhe ca ushtarė norvegjezė tė KFOR-t, tė cilėt vrisnin jo fėmijė, por qen tė braktisur, duke i filmuar me njė kamerė amatore pėr t’u kėnaqur nė kohėn e lirė – ca skena kėto tė poshtra, qė u transmetuan edhe nga disa kanale TV tė Tiranės?

Po nė atė intervistė Kadarea shprehet edhe pėr ngjarjen e Prekazit: “Edhe ploja e Prekazit nė vitin 1999, e cila ėshtė nė origjinė tė zhvillimeve tė mėtejshme, nuk ėshtė zbardhur kurrė” (po aty). Asokohe nė Prekaz e nė mbarė Kosovėn vetėm serbėt ishin ata qė sundonin me dorė tė hekurt. Masakra e Prekazit kujt tjetėr mund t’i faturohet, pėrveē se kriminelėve serbė? Dyshimi pėr kėtė masakėr me siguri qė duhet tė jetė gatuar fillimisht nėpėr skutat e diplomacisė serbe dhe ruse dhe prej andej mundet qė tė jetė pėrcjellė edhe nėpėr zgėqet e diplomacisė franceze. Dyshimet pėr masakrėn e Prekazit po i dėgjoj pėr herė tė dytė. Pėr herė tė parė i kam dėgjuar kėtu e pesė vjet tė shkuara. Dhe ja se ku:

Ca kohė pas asaj masakre tė tmerrshme nė Prekaz, ku u gjetėn tė therur fėmijė, gra, pleq dhe plaka tė pafajshme, nė Shqipėri erdhi pėr njė vizitė dyditore (17-19 mars 1999) njė delegacion i Dumės Shtetėrore tė Asamblesė Federale tė Federatės Ruse, i kryesuar nga zėvendėskryetari i saj, anėtari i grupit tė deputetėve “Pushteti Popullor”, Sergej Baburini. Nė atė vizitė delegacioni rus kishte si qėllim tė ushtronte ndikim mbi strukturat kryesore tė shtetit shqiptar (parlament, president, qeveri), nė mėnyrė qė ato t’i kundėrviheshin nismės sė NATO-s, kryesisht asaj tė SHBA-sė dhe tė Anglisė, pėr tė hequr dorė nga fillimi i bombardimeve kundėr Serbisė. Nė takimin e delegacionit rus me Komisionin e Jashtėm tė parlamentit tonė, Sergej Baburini kaloi edhe mė tej nė dyshimet e tij pėr masakrėn e Prekazit, duke akuzuar vetė shqiptarėt pėr kryerjen e saj, nė mėnyrė qė kėta tė fitonin kapital politik nė sytė e opinionit ndėrkombėtar dhe tė nxitej edhe mė shumė fillimi i bombardimeve kundėr Serbisė! Hamendjet e tij tė ēartura Baburini i pėrforcoi me njė ngjarje analoge nė Ēeēeni, ku krimet e trupave pushtuese ruse ua faturonte vetė vendasve, tė cilėt, sipas tij, mundoheshin tė demaskonin politikėn ruse nė republikėn kaukaziane. Nė atė takim, ku merrja pjesė si pėrkthyes i delegacionit rus, zoti Sabri Godo, kryetar i Komisionit tė Jashtėm, shprehu thjeshtė habinė e tij pėr akuzėn e pabazė tė Baburinit. Dhe vetėm kaq! Dhe askush nga anėtarėt e tjerė tė Komisionit tė Jashtėm nuk e hapi gojėn qė tė protestonte kundėr provokimit tė rėndė tė Baburinit, pa le pastaj qė tė kėrkonte edhe ndėrprerjen e menjėhershme tė bisedimeve. Tani, pas pesė vjetėsh, nuk e di pse Kadarea ndalet nė moszbardhjen e asaj ngjarjeje aq tragjike nė Prekaz! Kush mund ta zbardhte pėrfundimisht atė kasaphanė tė vėrtetė, kur dihet qė paskėtaj pushtuesit serbė i pėrzunė tėrėsisht tė gjithė tė huajt nga territori i Kosovės?



Mania e Kadaresė pėr tė futur shqiptarėt nė thesin e mėkatarėve ballkanas.



Nė intervistėn e tij pėr Pietro del Giudice Kadarea thotė: “Njoh tė gjitha tė metat e ballkanasve, njoh tė gjithė tė keqen qė kanė prodhuar, tė gjitha idiotėsitė e ēmenduritė e tyre” (po aty).

Kėsisoj, Kadarea i fut nė njė thes tė gjithė popujt e Ballkanit, i mat me tė njėjtin kut, ēka, pėr mendimin tim, nuk ėshtė aspak e drejtė. Shqiptarėt nuk mund tė futen nė njė thes me sllavėt dhe me grekėt, tė cilėt kanė ushqyer dhe vazhdojnė tė ushqejnė njė urrejtje patologjike ndaj tyre. Sllavėt dhe grekėt, sidomos pas vendosjes nė themel tė politikės sė tyre shoviniste, pėrkatėsisht tė Naēertanie-s dhe tė Megali-Ide-sė, kanė pasur si tė vetmin qėllim copėtimin e trojeve etnike shqiptare, tė cilin arritėn ta realizojnė me pėrkrahjen e drejtpėrdrejtė tė Evropės, qė nga Kongresi i Berlinit deri nė Konferencėn e Londrės. Krimet, djallėzitė, ēmenduritė janė tipare qė karakterizojnė vetėm sllavėt dhe grekėt nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar. Shqiptarėt kanė qenė dhe janė pėrgjithėsisht paqėsor, mikpritės, tė ndershėm, tė besės, tė drejtė dhe kurrėn e kurrės nuk u kanė rėnė nė qafė fqinjėve tė tyre. Kombi shqiptar gjithmonė ka dėshiruar, dhe vazhdon tė dėshirojė edhe sot, qė me fqinjėt tė ketė paqe dhe qetėsi, por me kusht qė gjithsekush tė jetojė nė trojet e veta. Kurse fqinjėt tanė sllavo-grekė kurrė nuk e kanė lėnė dhe vazhdojnė tė mos e lėnė tė qetė kombin shqiptar. Ata nuk kanė lėnė gur pa lėvizur pėr tė sabotuar zhvillimin ekonomik tė popullit shqiptar. Dhe rolin mė tė poshtėr pėr nxitjen e kėtij sabotimi sot po e luan si Serbia, ashtu edhe Greqia Vetė serbėt e Kosovės, si racistė tė kulluar qė janė, s’duan tė bashkėjetojnė me popullin shqiptar tė Kosovės, se kanė gati njė shekull qė dinė tė luajnė mirė vetėm rolin e sundimtarit. Dhe tani na kėrkojnė ose ndarjen e Kosovės, ose autonomi pėr ēdo fshat e qendėr banimi serbe, tė cilat janė shpėrndarė nė mbarė krahinėn njė kėtu dhe njė atje, tamam si qimet e qerosit.

Shikoni ē’bėjnė grekėt nė Shqipėrinė e Jugut! Kishte mė shumė se njė muaj qė qarkullonte dorė mė dorė dokumenti i botuar nė gazetėn “Albania” tė datės 4 prill, nė tė cilin paraqiteshin gjashtė porositė e njė armiku me damkė tė kombit shqiptar, Nikolas Geixh, pėr helenizimin e Sarandės. Ky dokument mė pat rėnė edhe mua nė dorė mė datėn 31 mars. Ma pat dhėnė njė nacionalist nga Shqipėria e Jugut. Mendova t’ia ēoja zotit Baleta pėr ta botuar nė gazetėn e respektuar “Rimėkėmbja”, por ai nacionalisti nga jugu (nga Saranda) mė tha se do tė botohej sė shpejti nė njė tė pėrditshme. Nacionalistėt e shkretė veē “Rimėkėmbjen” e pėrjavshme kanė nė dispozicion. S’kanė tjetėr mjet propagande pėr tė pėrhapur me shpejtėsi pikėpamjet e tyre nacionaliste.

Por pa u tharė mirė boja mbi faqet e gazetės “Albania”, deputeti demokristian, Nikollė Lesi, mė datėn 5 prill, deklaron nė sallėn e parlamentit se i paskėsh rėnė nė dorė letra qė ambasadori grek nė Tiranė i ka dėrguar zėvendėsministrit tė jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė, Luan Hajdaragės, nė tė cilėn kėrcėnon hapur, se nė qoftė se parlamenti shqiptar miraton Rezolutėn pėr Ēamėrinė, atėherė tė 500 mijė emigrantėt shqiptarė nė Greqi shteti grek do t’i dėbojė pėr nė Shqipėri! Rezultuan me tė vėrtetė profetike fjalėt e Baletės, i cili qė nė vitet ’90-tė pat deklaruar se emigrantėt shqiptarė Greqia ka pėr t’i pėrdorur tamam si njė ēengel pėr tė rrezikuar sa herė tė dojė pavarėsinė e Shqipėrisė. Ja rezultati: Parlamenti shqiptar braktis Rezolutėn pėr Ēamėrinė dhe poshtėron veten para presionit grek. Partia Socialiste del para opinionit publik, ashtu si edhe etėrit e saj, si tradhtare e vendit dhe e interesave mbarėkombėtare, bashkė me kryetarin e opozitės, Sali Berishėn, aleatin e PBDNJ-sė pėr Himarėn, i cili nuk gjeti kohė tė ishte i pranishėm kur po diskutohej Rezoluta nė fjalė!

Shikoni deri nė ē’derexhe e ka katandisur veten klasa politike shqiptare! Nuk mjafton qė Shqipėrinė e ka kthyer pothuajse nė njė koloni tė Greqisė, por edhe vetė ėshtė zhveshur tėrėsisht nga ēdolloj dinjiteti kombėtar. Nė Kosovė ėshtė Nebojsha Ēoviē ai qė sillet si njė guvernator i vėrtetė, nė Tiranė paskemi guvernator ambasadorin grek qė kėrcėnon parlamentin shqiptar se pėr ēfarė duhet tė vendosė dhe si duhet tė vendosė, kurse nė Shqipėrinė e Jugut Nikolas Geixh bėn pelegrinazhe kur t’i teket dhe ku t’i teket dhe bėn thirrje tė hapur pėr copėtimin perspektiv tė territorit shqiptar! Atėherė ēfarė duhet tė bėjė populli shqiptar nė njė rast tė tillė? Tė vazhdojė tė ndjekė qerren e tradhtisė sė klasės politike shqiptare, qė gjakosi egėrsisht demonstruesit ēamė para parlamentit, tė cilėt po kėrkonin aprovimin e Rezolutės pėr Ēamėrinė, apo tė ngrihet mė kėmbė dhe tė marrė situatėn nė dorė? Kadarea, me siguri, e ka tė qartė, se sa mė shumė Kosova i afrohet pavarėsisė, aq mė shumė Greqia zė e i afrohet Shqipėrisė sė Jugut. Nė kėto kushte, a nuk ka rrezik qė nesėr nė jug tė Shqipėrisė tė shpėrthejė njė revoltė e fuqishme kundėr kolonizimit grek, kundėr monopoleve dhe bizneseve greke qė po i zėnė frymėn biznesit vendės, revoltė kjo, e cila shumė shpejt mund tė dalė jashtė kontrollit? A thua se Kadarea mund t’i qortojė paskėtaj shqiptarėt e jugut tė Shqipėrisė, sidomos gjirokastritėt dhe sarandiotėt e ndershėm, se ata po bėkan lojėn e grekėve?



Kadareja i gatshėm tė ujdiset me "realpolitikėn e Koshtunicės".



Kur gazetari Pietro del Giudice e pyet Kadarenė se ē’mendon pėr ndarjen e Kosovės, ky i pėrgjigjet: “Ndarja e Kosovės mė duket njė hipotezė kobzezė, por nėse nuk mbetet asgjė tjetėr pėr tė bėrė...” Kėsisoj, duke e lėnė mendimin havadan, Kadarea lė tė nėnkuptohet se Kosova mund tė ndahet, nė pamundėsi tė gjetjes sė njė alternative tjetėr! Kur njė politikan shqiptar, si kryeministri Bajram Rexhepi, e lėshon zemra dhe zė e qaravitet pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės, unė nuk habitem, se te ne politikanėt shqiptarė, si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė, janė tė zhveshur nga dinjiteti kombėtar. Por kur ndarjen e Kosovės e shikoka si alternativė ekstreme edhe njė shkrimtar i madh, si Kadarea, atėherė keqardhja ta pushton qenien tėnde cep mė cep. Pėr mendimin tim, Kosova mund t’i vėrė nė kandar tė gjitha alternativat, ama alternativėn e ndarjes ajo duhet ta mbajė sa mė larg vetes, sikur ajo tė ishte murtaja vetė. Po u pranua kjo alternativė, do tė thotė qė Kosova t’i nėnshtrohet vullnetit tė minoritetit serb, i cili nuk do dhe nuk ėshtė i aftė tė bashkėjetojė me popullin shqiptar tė Kosovės. Ndėrsa Kosova duhet, domosdoshmėrisht, tė diktojė vullnetin e shumicės dhe tė vazhdojė tė japė prova, ashtu siē ka dhėnė gjithmonė, se pėr tė kanė qenė dhe janė tė huaja afshet e racizmit dhe tė shovinizmit. Mitrovica ėshtė truri dhe zemra e Kosovės. Pa tė Kosova mbetet thjeshtė njė kufomė mbi dhe. Nėse Beogradi vazhdon tė kėmbėngulė pėr ndarjen e Kosovės, atėherė mbarė populli kosovar, me nė krye nacionalistėt kosovarė, duhet tė kėrkojė pėrshpejtimin e procesit pėr krijimin e Shqipėrise Etnike, siē theksoi me shumė tė drejtė zoti Albin Kurti dhe zonja Edita Tahiri nė emisionin e sipėrpėrmendur “Shqip” tė Rudina Xhungės. Veēse nė atė emision, personi i tretė, i ftuar nė tė nga Rudina Xhunga, zoti Migjen Kelmendi, zbuloi mjerimin e vet intelektual kur gazetarja pyeti se ē’mendonin tė ftuarit pėr “Shqipėrinė Etnike”. Ai guxoi tė bėnte pėrafrime tė termit “Shqipėri Etnike” me termin “Serbi e Madhe”, tė cilėn Millosheviēi s’arriti ta realizonte dot kurrė. Por Millosheviēi nuk arriti ta realizonte dot kurrė ėndrrėn pėr njė Serbi tė Madhe se kėrkonte tė pushtonte territore tė huaja, kurse termi “Shqipėri Etnike” do tė thotė bashkim trojesh etnike shqiptare nė njė shtet tė unifikuar kombėtar! A nuk kemi tė bėjmė kėtu edhe me njė ndikim tė Kadaresė mbi njė pjesė tė intelektualėve kosovarė nė interpretimin qė kėta i bėjnė termit “Shqipėri Etnike”, si puna e Migjen Kelmendit?

....

kombi
18.05.2006, 18:48:00
Kadare fashistizon idealin kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.


Pyetjes tjetėr tė gazetarit nė fjalė “Tė ndahet Kosova dhe t’i jepet jetė “Shqipėrisė sė Madhe”?” Kadarea i pėrgjigjet: “Shiko. Ideja e “Shqipėrisė sė Madhe”, nė fund tė fundit, nuk ėshtė autoktone, por e njė origjine fashiste. Ėshtė njė hipotezė gjeopolitike e pėrqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatė pushtimit italian. Mendoj se shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė. Midis dy popujve ka pasur historikisht – ka edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti” (po aty).

Kadarea do tė bėnte mirė t’ia sqaronte gazetarit Pietro del Giudice se shqiptarėt e ndershėm njohin vetėm termin “Shqipėri Etnike”. Nėse ēdo i huaj me termin “Shqipėri Etnike” nėnkupton termin “Shqipėri e Madhe”, kjo ėshtė punė pėr tė dhe ne s’kemi ndonjė kundėrshtim. Ama tepėr befasues tingėllon pohimi i Kadaresė kur deklaron se shumica dėrrmuese e kosovarėve na qenka kundėr bashkimit me Shqipėrinė dhe se midis dy popujve paska pasur dhe paska edhe sot shumė pika konflikti! A nuk po merr ca si shumė gjėra mbi vete Kadarea duke bėrė kėsisoj deklaratash? Nga e di ai se kosovarėt na qenkan kundėr bashkimit me Shqipėrinė? Mos ka tė dhėna pėr ndonjė anketim tė fshehtė qė qenka bėrė nė mbarė Kosovėn dhe pėr tė cilin nuk ėshtė bėrė publike asgjė deri mė sot? Gjate verės dhe vjeshtės sė vitit 1999 kam qenė katėr herė me shėrbim nė Kosovė, si pėrkthyes. Tri herė kam shoqėruar grupe gazetarėsh ukrainas dhe njė herė njė grup gazetarėsh rusė. Nga takimet e shumta qė ata patėn me qytetarė tė thjeshtė tė Kosovės, qė nga fshati Ēabėr i Mitrovicės e deri nė fshatin Grejkoc tė Prizrenit, nga Kaēaniku e deri nė Pejė, rezultoi njė tjetėr mendim, i pėrkundėrt me atė tė Kadaresė. Pyetjes sė gazetarėve se si e shikonin ata, si qytetarė tė thjeshtė, perspektivėn e Kosovės, tė gjithė i pėrgjigjeshin njėlloj: tė pavarur dhe tė bashkuar me Shqipėrinė. Po mjaftohem vetėm me njė shembull:

Mė 24 korrik, kur u ndodha pėr herė tė parė nė Kosovė me njė grup gazetarėsh ukrainas, nė hyrje tė Grant Hotel-it takova njė qytetar tė thjeshtė kosovar, zotin Enver Zeka. Ishte punonjės shėrbimi nė atė hotel. Kishte filluar punė aty pėr herė tė parė nė vitin 1989. E patėn pushuar serbėt nė vitin 1990. Qe detyruar tė punonte taksist me njė motokultivator pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Qe rikthyer nė punė nė hotel mė 30 qershor 1999. E pyes pėr gazetarėt ukrainas: Cili ėshtė mendimi i njerėzve tė thjeshtė pėr ēėshtjen e Kosovės? Ja pėrgjigjja e tij, tė cilėn e hodha nė bllok fjalė pėr fjalė: “Synimi ynė ėshtė pavarėsia dhe mandej bashkimi me Shqipėrinė e Jugut, se Kosova Shqipėri ėshtė, por Shqipėri Verilindore, kurse Shqipėria, me kufijtė e sotėm politikė, ėshtė, nė tė vėrtetė, thjesht Shqipėri e Jugut, prandaj e pėrshėndes pėrzemėrsisht popullin e Shqipėrisė sė Jugut qė na u gjend nė ditė tė vėshtira”.

Tani kujt t’i bėsojmė se ka tė drejtė? T’i besojmė Kadaresė, qė deklaron se “shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kundėr bashkimit me Shqipėrinė” dhe se midis nesh “ka pasur historikisht – ka edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti”, apo t’i besojmė qytetarit tė thjeshtė nga Prishtina, zotit Enver Zeka, i cili thotė tė kundėrtėn e Kadaresė? Personalisht, mendoj se Kadarea ka bėrė njė deklaratė tė nxituar, e cila ēon ujė nė mullirin e propagandės sė diplomacisė serbo-ruse dhe tė kumbareshės sė saj franceze. Ashtu si nė intervistėn e tij tė lartpėrmendur pėr kanalin TV “Klan”, ku, nė fshikullimin e rreptė qė i bėn popullit shqiptar tė Kosovės pėr ngjarjet e 17-18 marsit, deklaron se “nuk ka pse t’i kontrollojmė fjalėt”, edhe nė intervistėn pėr gazetarin Pietro del Giudice Kadare pėrsėri vazhdon tė mos i kontrollojė fjalėt, kur flet pėr konfliktin e gjatė qė, demek, na ekzistoka mes popullit shqiptar tė Kosovės dhe popullit shqiptar tė Shqipėrisė dhe pėr pamundėsinė e bashkimit tė tyre! Kėtė hendek tė paqenė mes popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, tė cilin Kadarea kėrkon tė na e bėjė tė qenė, shovinistėt serbomėdhenj janė munduar ta shtrijnė edhe nė lėmin e gjuhės shqipe, e cila, sipas tyre, nuk na qenka e njėjtė nė Shqipėri dhe nė Kosovė!

Mė 20 nėntor tė vitit 1999, bashkė me njė grup gazetarėsh rusė, ndodheshim pranė fshatit Gorazhdevac, qė shtrihet shtatė km larg qytetit tė Pejės. Sapo kaluam postbllokun e KFOR-it italian, hyjmė nė fshat. U gjendėm para njė lėndine tė gjelbėr nė qendėr tė fshatit, ku jetojnė 200 familje serbe dhe njė familje shqiptare. Aty pari ndodheshin ca shtėpi dhe njė shitore ushqimesh. Gazetarėt rusė takuan njė grup grash tė moshuara, tė cilat sapo dolėn nga shitorja. Gazetari Oleg Odnokolenko i gazetės “Sevodnja” tė Moskės i pyeti nėse flisnin shqip (po-allbanski). Ato ia kthyen: “Ne flasim po-shkiptarski”. Ē’ėshtė kjo gjuhė, - mė pyet Olegu i befasuar. – Ato flasin po-allbanski, - i them, por nė kėtė mes ka njė djallėzi. Beogradi, pėr qėllimet e veta shoviniste, ėshtė munduar ta bindė opinionin e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar, sikur populli shqiptar i Shqipėrisė dhe populli shqiptar i Kosovės na qenkan popuj krejt tė ndryshėm dhe na folkan gjuhė krejt tė ndryshme!



Kadareja i do shqiptarėt "viktima qė i pėrulen xhelatit".



Kadare pėrsėri gabon, kur nė intervistėn pėr gazetėn “Le Monde” tė datės 6 prill deklaron pėr ngjarjet e 17-18 marsit: “Shqiptarėt duhet t’u kėrkojnė tė falur serbėve pėr dhunėn dhe djegien e kishave, pavarėsisht se ata, serbėt, kurrė nuk kanė kėrkuar tė falur pėr krimet e tyre. Nė Ballkan tė kėrkosh tė falur ka shumė rėndėsi, njė gjė e tillė ėshtė pjesė e themelit tė psikologjisė ballkanike” (“Koha jonė”, 10 prill 2004, f.7). Ai s’ka tė drejtė t’i bėjė thirrje popullit shqiptar tė Kosovės t’u kėrkojė falje serbėve pėr “dhunėn dhe djegien e kishave”, se kosovarėt nuk janė popull, nė dejet e tė cilit, siē do tė dėshironte Kadarea, mund tė qarkulloka “gjak gjarpri” dhe jo gjak njeriu! Populli shqiptar i Kosovės, sipas Kadaresė, tė vazhdojė tė jetė model i tolerancės sė skajshme, i durimit tė skajshėm, i heshtjes sė skajshme para krimeve serbe qė kanė vazhduar gjatė njė periudhe mė shumė se njėshekullore, qė nga Kongresi famėkeq i Berlinit. Kombi shqiptar, nė krejt trojet e veta etnike nė Evropėn Juglindore, nuk ka kryer kurrė krime nė dėm tė fqinjėve tė tij sllavo-grekė. Por Evropės sė krishterė s’i ka bėrė pėrshtypje qėndrimi fisnik i kombit shqiptar ndaj trojeve etnike tė fqinjėve tanė sllavo-grekė, kurse krimet e sllavo-grekėve kundėr kombit tonė ajo i ka pėrkrahur dhe nxitur me tė gjitha mėnyrat e mundshme, deri nė copėtimin kriminal tė trojeve tė tij dhe hallakatjen e tyre nė pesė shtete tė Evropės Juglindore. Tani Kadarea, sikur tė ishte zėdhenės i Parisit dhe i krej Evropės Perėndimore, i bėn thirrje popullit shqiptar tė Kosovės tė tregojė modele tolerance dhe t’u kėrkojė falje serbėve tė Kosovės “pėr dhunėn dhe djegien e kishave”, sepse Evropa pėrsėri kėrkon tė bėjė eksperimente me shqiptarėt, se deri ku mund tė arrijė caku i durimit tė tyre para krimeve sllavo-greke. Por edhe sikur shqiptarėt tė vazhdojnė tė tregojnė modele tė njė tolerance tė skajshme para krimeve sllavo-greke, ata asnjėherė nuk kanė pėr tė pėrfunduar ne parajsėn kristiane evropiane, ashtu siē dėshirojnė vetė – si njė shtet i unifikuar kombėtar. Kėtė tė fundit, pra, krijimin e njė shteti tė unifikuar kombėtar nė mbarė trojet e tyre etnike, shqiptarėt mund ta arrijnė vetė, duke luftuar tė keqen brenda vetvetes, siē thekson me shumė tė drejtė Naim Frashėri, sipas tė cilit “Shqipėrinė mund ta bėjnė shqiptarėt, prandaj edhe roli i pashmangshėm dhe vendimtar i faktorit evropian nė pamjen e tij historike ėshtė gati i mosqenė” (Citohet sipas Prof.Rexhep Qosja nė: F.Konica, Vepra, 5, f.129).

Ku e ka hallin Kadarea kur i turret popullit shqiptar tė Kosovės tė rrijė urtė dhe t’i kėrkojė falje minoritetit serb? Mos vallė ai kėrkon qė popullin shqiptar tė Kosovės ta kthejė pėrsėri drejt gandizmit rugovian? Kadarea e di shumė mirė qė populli shqiptar i Kosovės u ngop deri nė fyt me gandizmin rugovian, i cili, me kėrkesėn e tij pėr pavarėsi, kėtė tė fundit e shtyti pėr ditėn e moskurrit. Gandizmi rugovian s’i rrezikonte as edhe njė grimė pushtuesit serbė nė Kosovė, paēka se kjo e fundit zhvillonte edhe zgjedhje, bėnte edhe referendume, tė cilat atyre s’u prishnin asnjė punė!

Duke theksuar qė populli shqiptar i Kosovės t’i kėrkojė falje minoritetit serb “pėr dhunėn dhe djegien e kishave”, Kadarea nėnvizon se “njė gjė e tillė ėshtė pjesė e themelit tė psikologjisė ballkanike”. Unė nuk e di qė tė kėrkuarit falje tė qenka pjesė e themelit tė psikologjisė sė serbėvve dhe grekėve! Po tė qenkėsh kėshtu, serbėt dhe grekėt do tė qenė kujtuar, tė paktėn, qoftė edhe njė herė tė vetme, pėr t’i kėrkuar falje kombit shqiptar pėr krimet qė kanė kryer kundėr tij, sidomos serbėt qė pas Kongresit tė Berlinit dhe grekėt qė pas Konferencės sė Londrės. Nė intervistėn e lartpėrmendur pėr gazetėn “Le Monde” Kadare pėrmend literaturėn antike greke, e cila jep idenė e pendimit, e vrasjes sė ndėrgjegjes pėr krimet qė grekėt e lashtė kryen kundėr Trojės. Por halli ėshtė se kėta grekėt e sotėm nuk po u ngjajnė fare atyre grekėve tė lashtė, se pėr krimet qė kanė kryer kundėr shqiptarėve qė nga viti 1913 e deri nė ditėt tona nuk kanė dhėnė shenja se mund tė pendohen ndonjėherė. Prandaj pendesa pėr krimet e kryera kundėr kombit shqiptar nuk mund tė jetė kurrsesi pjesė e themelit tė psikologjisė sė serbėve dhe tė grekėve.

....

kreksi
18.05.2006, 18:48:00
Me sa kemi lexuar deri me tani ne kete tem, ketu fjalen e kan vetem islamofilat, pashallaret dhe ajatollahet, pra ende nuk lexova dy rreshta te ndonje shqiptari te vertete !
Deri kur keshtu ?

kombi
18.05.2006, 18:52:00
Ē'pret nga Kadareja kur vuan mė shumė pėr kishat serbe se pėr dhimbjet e shqiptarėve.


A ka menduar ndonjėherė Kadarea se duke mos i kontrolluar fjalėt, me tė cilat u turret rreptė kosovarėve “pėr dhunėn dhe djegien e kishave” serbe mė 17-18 mars, mund tė ngjalleshin reagime tė forta kundėr tij? Nė “Gazetėn Shqiptare” tė datės 8 prill 2004 u njohėm me njė kėrcėnim me vdekje qė i bėhej Kadaresė nga AKSH-ja nė njė faqe interneti, ku ndėr tė tjera thuhej: “Nuk kanė vdekur ende Avni Rustemėt, qė tė bėjnė pishman qė ke le”! Sipas shpjegimeve qė jep Gafur Adili nė faqen 2 tė “Gazetės Shqiptare” (9 prill 2004), autor i kėrcėnimit qenka njė intelektual i madh dhe i njohur kosovar.

E gjithė kjo histori tė lė njė shije shumė tė keqe. Fakti qė Kadarea ka kaluar nga njėra lajthitje te tjera gjatė vlerėsimeve qė ka dhėnė pėr problemet e sipėrpėrmendura, bėri qė puna tė arrijė deri nė kėtė pikė, qė atij t’i bėhen edhe kėrcėnime pėr jetėn. Ky kėrcėnim i shtohet varganit tė pafund tė sherreve qė shqiptarėt kanė pasur me njėri-tjetrin, sidomos gjatė kėtij shekullit tė fundit, sherre kėto, nga tė cilat kanė nxjerrė pėrfitimet e tyre serbo-grekėt. Autori i kėrcėnimit gabon keq kur Kadaresė i pėrmend Avni Rustemin, qė me aktin e tij nė Paris shėnoi fillimin e serisė sė vrasjeve tė kundėrshtarėve politikė nė Shqipėri, vrasje kėto, qė pėrbėjnė shtratin, mbi tė cilin u ngrit taktika dhe strategjia kriminale e komunistėve shqiptarė, qė lulėzoi gjatė Luftės Antifashiste dhe gjatė sundimit gjakatar tė Enver Hoxhės, qė e pėrēau keqas kombin shqiptar, qė braktisi dhe tradhtoi pėrfundimisht interesat kombėtare pėr llogari tė shovinistėve sllavo-grekė, qė u kurorėzua me kundėrrevolucionin e vitit 1997 nė Vlorė dhe me krijimin e hapėsirės pėr vėnien nė jetė tė kodit moral serbo-grek nė mjediset shqiptare – copėtimin e kufomės me sopatė – njė dukuri kjo krejtėsisht e huaj pėr kodin moral tė shqiptarėve. Pra, ajo koburja e Avni Rustemit, qė u shkreh nė Paris nė vitin 1920, nė vitin 1997 u shndėrrua nė njė sopatė gjakatare nė njėrin nga auditoret e Universitetit tė Vlorės, ku qe shtrirė kufoma e masakruar e oficerit Lekė Qoku, para sė cilės zgėrdhiheshin dhe gajaseshin njė grup studentėsh tė ndėrkryer, ca pjella kėta tė shtazėruara tė trashėgimisė komuniste, organizatorė tė maskaradės sė grevės sė urisė – njė pamje e llahtarshme kjo, qė tė kujton njė skenė tmerri nga koha e luftės civile nė Greqi. Asokohe trupat qeveritare greke zunė komandatin Aris tė forcave kundėrshtare dhe “i prenė kokėn, me tė cilėn filluan tė luanin nė sheshin kryesor tė Trikallės” (Prof.As.Dr.Beqir Meta, “Tensioni greko-shqiptar – 1939-1949 – Shtėpia Botuese “GEER”, Tiranė, 2002, f.217).

Komandanti i Frontit pėr Bashkim Kombėtar, Gafur Adili, nė intervistėn e tij pėr “Gazetėn Shqiptare” tė 9 prillit, thotė: “Mendoj se shkrimtari Ismail Kadare duhet tė kėrkojė falje publike pėr sharjet, ofendimet dhe fyerjet qė ka bėrė ndaj popullit tė Kosovės. Por ai nuk mund ta bėjė kėtė gjė, sepse ka frikė tė rrezikojė ėndrrėn e tij qė ėshtė ēmimi Nobel”.

E kam vėshtirė ta besoj qė Kadarea, pėr vlerėsimet e padrejta qė u ka bėrė ngjarjeve tė 17-18 marsit nė Kosovė, ėshtė nisur nga fakti se ai po e mban veten peng te ēmimit Nobel. Me sa jam nė dijeni, ai ka kohė qė ėshtė imunizuar nga ethet e ēmimit Nobel, marrja e tė cilit do tė ishte njė nder shumė i madh pėr mbarė kombin shqiptar. Mė shumė jam i prirur tė mendoj se ai, duke jetuar nė Francė pėr njė kohė prej rreth trembėdhjetė vjetėsh, mundet qė tė mos i ketė shpėtuar dot ndikimit tė fuqishėm tė rrymave tė diplomacisė evropiane, e sidomos asaj franceze, tė cilat e kanė tė vėshtirė ta zhvlerėsojnė atė vendim kriminal qė morėn nė vitin 1913 pėr copėtimin e trojeve etnike shqiptare dhe qė tani nuk duan kurrsesi tė shkallmohen muret, me tė cilėt i ndanė shqiptarėt pėrdhunshėm nėpėr disa shtete. Ndryshe si ėshtė e mundur qė Kadarea, pa asnjė argument bindės, tė ngrihet dhe tė deklarojė se shumica dėrrmuese e kosovarėve na qenkan kundėr bashkimit me Shqipėrinė, se midis dy pujve paska pasur – dhe na ekzistokan edhe sot e kėsaj dite – shumė pika konflikti? Nėse Kadarea me shumicė dėrrmuese tė kosovarėve nėnkupton njerėz si Migjen Kelmendi, qė trembet nga Shqipėria Etnike si djalli nga vetėtima, apo si Baton Haxhiu, i cili jargavitet pas Fatos Nanos sa herė qė takohet me tė, atėherė ai ka plotėsisht tė drejtė tė deklarojė asisoj. Vėrtetė njeriu shndėrrohet nė produkt i mjedisit ku jeton, por vallė tė jetė e mundur qė edhe shkrimtari ynė i madh tė jetė shndėrruar disi nė produkt i mjedisit francez? Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė mund tė dyshohet se Kadarea na paska rėnė rob i ndikimit tė klaneve labogjirokastrite, tė cilat e kanė sunduar dhe vazhdojnė ta sundojnė Shqipėrinė me dorė tė hekurt pėr gati gjashtėdhjetė vjet rresht dhe tani e kanė tė pamundur tė pranojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, se paskėtaj labogjirokastrizmi na mbetet nė pakicė dhe rrezikohet tė humbasė privilegjet e veta ekonomike, qė burojnė nga pushteti i tij i pakufizuar politik!

Fund

piloti
18.05.2006, 19:41:00
Une do te thosha se ketu kemi te bejmė me njė konfrontim te dy kolosėve , por fatėkeqsisht drejtimet e tyre janė shumė te dalluara , aqė sa qe fitohet pershtyepja se te perbashkt kanė vetem -kundershtimin .
Z.Kadare ,kaher eshtė shendrruar ne Superyll , megjithat ky superyll jo rrallė edhe nuk poshendrit ashtu siq duhej te shendris , drita e tij ,jo rrallė nuk po mjafton qe ti shendris terė trojet shqiptare , shkelqimi i tij jo rrallė zbehet , zbehet atėher kur me se shumti po na duhet , per z.Kadare edhe diqka , ne njeren veper te tij ky superyll shprehet edhe keshtu :" ...... populli shqiptar i JUgosllavis!!!!!"(Veper e shkruar para vitit 1991), te shkruan p.sh. keshtu ta zemė njė PILOT apo dikush tjeter ndoshta edhe nuk eshtė aq tragjike , mirėpo te shkruaj z.Kadare per popullin e vet te okupuar dhe te pushtuar popull i shtetit okupator kjo edhe nuk falet a!!!?
Z.Qosja , poashtu Superyll , njohes fenomenal i TEORIS , mirepo dihet se “jetes i duhet edhe PRAKTIKA , demė i madh per terė kombin shqiptar qe ky Gjeni nuk perdori PRAKTIKEN konfrom TEORIS se tij .
Megjithat per tju kundervye deklarimeve popmoze qoftė edhe te njė KADARE , z.QOSJES po i mjafton edhe kjo TEORI .


me nderime

PILOTI

P.S.

Per z.KRUJA

INderuari Kruja ,

MOsė hezito, por shkruaj , shkruaj edhe kesaj radhe sikur gjithėnjė me heret , jemi shqiptar te gjithė , edhe Kadare , edhe Qosja edhe Kruja edhe Piloti , nuk do te mbajm anime asėkujt , ne realitet do te perkrahim DREJTSIN dhe TE VERTETEN .

kalofsh mirė

ABE-a
18.05.2006, 21:34:00
***

Te nderuar lexues,
para se te afishoje vazhdimin e radhes (pjesen e gjashte te shkrimit "Realiteti i shperfillur") te akademik Rexhep Qosjes, fillimisht dua t“i pershendes anetaret e ketij forumi:Hekurani1,tarasin,
Krujen,kombin,kreksin dhe pilotin,te cilet me afishimet e tyre kane dhene kontributin e tyre ne zhvillimin e mirefillt e konstruktiv te kesaj teme.

Eshte normale, krejtesisht normale qe secili prej nesh te jap mendmin e vet , lidhur me ceshtjet e ngritura ne polemiken Qosja-Kadare dhe me duket se kete gje po e beni ne menyre shume te kulturuar.
Ju flm juve dhe gjithe lexuesve tjere ne mbarevajtjen e kesaj teme.

Sheradini

&amp;

Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe,
vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve,
sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė.

Romen Rolan
-----------------------

REALITETI I SHPĖRFILLUR (VI)


Shkruan: Rexhep Qosja

Identiteti dhe kultura

Se sa ėshtė bėrė i paqėndrueshėm roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike nė kėtė planet mė sė miri, ndoshta, e tregojnė hebrenjtė. Fati tragjik historik i ka shpėrndarė nė disa kontinente, nė vende tė ndryshme tė kontinentit evropian, tė kontinentit aziatik dhe tė kontinentit amerikan, por, prapė, edhe nėse pėrpiqen shumė qė t’u pėrshtaten kushteve politike, shoqėrore, kulturore nė vendet ku jetojnė, prapė e ruajnė identitetin historik tė hebrenjve.
Por, sa i paqėndrueshėm ėshtė bėrė ndikimi i gjeografisė nė identitetin e popujve e tė grupeve tė ndryshme na e thotė edhe deklarata e shkrimtares sė njohur amerikane, Emili Dikinson. I takonte brezit tė ashtuquajtur brezi i humbur i shkrimtarėve amerikanė; kishte vendosur tė jetonte njė kohė larg Atdheut tė vet – nė Evropė, nė Paris. Kur, mė njė rast, miqtė evropianė e pyesin: a frikėsohet se duke jetuar aq gjatė larg atdheut, larg SHBA-ve, do tė mbetet pa rrėnjė, ajo do tė pėrgjigjet: “Ēka mė duhen rrėnjėt nė qoftė se nuk janė rrėnjė qė mund t’i marr me vete”. Kjo shkrimtare, me popullorėsi, kryesisht, tė paktė, por, megjithatė, shkrimtare gjeniale, para Luftės sė Dytė Botėrore e kishte vėrejtur atė qė ne as shtatėdhjetė vjet pas saj nuk po e vėrejmė: se gjeografia nuk ėshtė mė ēka ishte. Kush ju beson tė dhėnave sendore mund tė bindet se tė njėjtėn fjali tė shkrimtares amerikane do tė mund ta shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė SHBA-tė, Naim Frashėri e Sami Frashėri, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė Azi, nė Stamboll; Vaso Pasha qė ka vdekur nė Azi, nė Liban; Andon Zako Ēajupi qė ka vdekur nė Afrikė, nė Egjipt; Filip Shiroka qė ka jetuar dhe ka vdekur nė Azi, nė Liban, dhe , sot, Naum Prifti dhe Naim Balidemaj, qė jetojnė e krijojnė nė Nju-Jork.

Ē’duan tė thonė tė gjitha kėto tė dhėna?

Duan tė thonė, ndoshta, se gjeografinė mund ta shpallin edhe mė tej faktor vendimtar nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike vetėm ata politikanė e intelektualė, tė cilėt, kur flasin pėr gjeografinė dhe identitetin, nė thelb mendojnė pėr gjeografinė e kohės sė Kristofor Kolombos. Harrojnė se, pėrpos lėvizjeve tė njerėzve prej kontinenti nė kontinent, edhe teknika e teknologjia, mediet elektronike, interneti dhe globalizimi i egėr, ndikojnė nė identitetin e popujve mė shumė se gjeografia e shfronėsuar.

Ē’duan tė thonė tė gjitha kėto?

Duan tė thonė, ndoshta, se qė nga zbulimet e Kristofor Kolombos e kėndej e, sidomos, qė nga Revolucioni i Madh Francez, mė 1789 e kėndej, shumėfish mė tepėr se gjeografia ėshtė gjeopolitika, pra, politika e tė fuqishmėve dhe e tė pasurve, ajo qė luan rol tė “perėndishėm” nė identitetin e vartėsve tė tė gjitha llojeve.

Qėrim hesapesh me pėrbėrėsit myslimanė tė identitetit tė shqiptarėve

Pėrpos gjeografisė, Ismail Kadare do ta vėrė edhe kulturėn nė shėrbimin e pėrpjekjeve tė tij pėr tė qėruar hesape njėherė e pėrgjithmonė me pėrbėrėsit myslimanė tė identitetit tė shqiptarėve. Ėshtė bindur, mė nė fund, se vetėm me gjeografinė nuk e ka kryer punėn. Pėrpos nocioneve, mė sė shpeshti tė pasqaruara a tė keqkuptuara, do tė pėrdorė ai edhe krahasime, metafora e simbole pėr t’i mohuar e, kur nuk arrin t’i mohojė, pėr t’i zhvlerėsuar ata pėrbėrės. Si shkrimtar do ta quajė tė arsyeshme apo, ndoshta, edhe tė obligueshme qė mė sė pari tė qėrojė hesape me letėrsinė e bejtexhinjve e cila, sipas tij, ėshtė fryt i luftės qė bėnte Perandoria otomane, “pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimin me atė otoman” edhe pse kjo letėrsi nuk ka luajtur ndonjė rol tė veēantė nė krijimin a mbajtjen e identitetit tė shqiptarėve myslimanė. Nė kėtė betejė fitoren e pandeh tė paracaktuar, pėr ē’arsye edhe mund tė shkruajė:” “Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro – turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine”.

Sa mė kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjerė tė paktė para tij apo pas tij tė letėrsisė sė bejtexhinjve, nuk kanė shkruar se autorėt e saj ishin tė detyruar prej pushtetit turk qė tė shkruanin ashtu siē shkruanin, domethėnė se ajo letėrsi ishte e tillė ēfarė ishte sepse nė Perandorinė Otomane kishte njė doktrinė teorike-letrare dogmatike, sė cilės, deshėn s’deshėn, ishin tė detyruar t’i pėrmbaheshin shkrimtarėt, nė radhė tė parė shkrimtarėt shqiptarė. Sa dihet, nė Perandorinė Otomane nuk kishte njė formacion letrar, qė do tė quhej “realizmi otoman” apo, “realizmi despotik”. Perandoria Otomane, si e thonė historianė tė saj evropianė, qė kanė jetuar nė Stamboll si pėrfaqėsues diplomatikė tė vendeve tė tyre evropiane, ishte njė shtet kur mė pak e kur mė shumė despotik, si mbretėritė e asaj kohe nė Evropė.

Ka madje historianė evropianė qė thonė se Perandoria Otomane, sė paku deri nė shekullin XIX, ishte shtet qė e karakterizonte toleranca etnike. Mos tė ishte kėshtu, thonė ata, nuk do tė mbahej aq gjatė. Nė kėtė mbretėri ngjante, sigurisht, shpesh, qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė nguleshin nė hunj, por edhe nė mbretėritė evropiane ngjante qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė digjeshin nė turrė tė drurėve! Mund tė besohet se ndonjėri nga tė dėnuarit mė parė do tė zgjidhte djegien nė zjarr se nguljen nė hu, por mund tė kishte edhe tė tillė qė mė parė do tė zgjidhte nguljen nė hu se djegien nė zjarr! Barbaria politike ishte ligji i kohės edhe nė Azi edhe nė Evropė. Bejtexhinjtė shqiptarė shkruanin ashtu siē shkruanin jo pse ishin tė detyruar t’i nėnshtroheshin luftės sė Perandorisė Otomane “pėr zbehjen e identitetit shqiptar” dhe pėr “gjymtimin e trurit tė tyre”, por pse vetė, vullnetarisht, kishin vendosur tė shkruanin ashtu: pėrzieshėm! Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, qė kishin kryer farė shkolle fetare nė gjuhėn turke, arabe a persiane, ashtu siē shkruhej letėrsia e krishterė prej vetjeve qė kishin kryer farė shkolle a fakulteti nė gjuhėn latine. Ajo shkruhej prej vetjeve tė cilėt, si shumėherė dhe shumėkund gjatė historisė, e kishin pranuar pushtetin, gjuhėn, kulturėn, politikėn, ideologjinė, zakonėsinė, rendin shoqėror tė pushtuesit: tė pushtuesit despotik i cili, megjithatė, vėllezėrit e tyre tė besimit katolik dhe ortodoks i lejonte tė shkruanin qoftė shqip, qoftė latinisht, qoftė greqisht apo italisht. E tillė ēfarė ishte ajo pėrfaqėsonte pėr ta dhe lexuesit e tyre shijen e kohės, besimin dhe iluzionin e kohės.

Letėrsia e bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autorėve tė saj, ashtu siē ishte letėrsia katolike apo ortodokse shprehje e vullnetshme e autorėve tė tyre, ashtu siē ishte letėrsia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe teorikisht e mbėshtetur, e Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit. Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat fetare, si edhe letėrsia e krishterė. Letėrsia e bejtexhinjve, ndėrkaq, mė shpesh se letėrsia e krishterė, shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do tė thotė se tematikisht ishte mė e pasur se ajo. Po t’i vlerėsojmė artistikisht, pa paragjykime fetare, letėrsinė e bejtexhinjve dhe letėrsinė e krishterė do tė mund tė themi se nuk dallojnė shumė njėra prej tjetrės, me pėrjashtim tė sibilave tė Pjetėr Bogdanit qė shquhen me vlerė estetike: janė letėrsi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq sa e ul vlerėn e letėrsisė sė bejtexhinjve leksiku i huaj-turk, arab dhe persian, po aq e shton vlerėn historike gjuhėsore tė letėrsisė sė krishterė, nė mėnyrė tė veēantė tė letėrsisė katolike, pikėrisht gjuha shqipe e pėrdorur nė tė sado me shumė shtresa tė huaja.

Ismail Kadare na bėn me dije, i gėzueshėm, se letėrsia e bejtexhinjve na qenka thyer pėrfundimisht “si njė sajesė prej qerpiēi” prej “murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine”. As historia e letėrsisė shqipe, as historia politike e popullit shqiptar nuk e dėshmojnė kėtė pohim poetik. Letėrsia dygjuhėshe shqiptaro-latine asnjėherė, gjatė asnjė shekulli, nuk ia ka vėnė pėrpara letėrsisė sė bejtexhinjve murin e saj “hijerėndė e monumental”, prandaj edhe nuk e ka thyer, siē thuhet, “si njė sajesė prej qerpiēi”.

Letėrsitė nuk qėrojnė hesape mes vetes as me mure, as me qerpiēė! Letėrsitė dygjuhėshe shqiptaro-latine, shqiptaro-greke dhe shqiptaro-turke, shqiptaro-arabe kanė bashkėjetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rrallė e tek, deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Jo ato njėra tjetrėn, po vetėm letėrsia e Rilindjes Kombėtare, qė nė jetėn e popullit shqiptar sjell idenė laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, qė kryetemė tė saj bėn Kombin nė vend tė Fesė, do t’i tregojė historikisht jo pėrkatėse, historikisht tė tejkaluara ato letėrsi. Shkrimtarėt e Rilindjes do t’i pranojnė ato si traditė tė veten pavarėsisht prej ideologjive fetare nė tė cilat mbėshteteshin jo pėr arsye artistike sa pėr arsye se, duke i pranuar qė tė tria, mund tė ndėrtohej ideologjia kombėtare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptarėve ėshtė shqiptaria. Ata i trajtonin ato letėrsi tė barasvlershme qoftė edhe pse ishin tė vetėdijshėm se nuk kishte arsye as etnike, as shoqėrore, as ideologjike qė autorėt e njėrės prej tyre tė shpalleshin mė tė aftė, mė tė talentuar se autorėt e tė tjerave.

(VIJON)

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

Kruja
18.05.2006, 21:48:00
Mendimi im eshte sa vijon:

E perbashketa:

E perbashketa e te dyve eshte se si Kadare edhe Qosja e shikojne te ardhmen e shqiptareve ne Evrope. Te pakten keshtu shprehen te dy. Kadare shume me qarte – kete gje e tregon titulli I shkrimit te tij (jo me pak permbajtja e shkrimit), Qosja me pak i qarte – kete gje e tregon titulli I shkrimit te tij (jo me shume permbajtja e shkrimit te tij).

Dallimet:

Kadare I referohet origjines se lashte shqiptare para-otomane, Heroit Kombetar, Rilindjes Kombetare, dhe konkludon se shqiptaret kane identitet kombetar, NJE identitet kombetar I cili I ka sfiduar me sukses ndikimet e ‘identiteteve’ te tjera perfshire edhe ate fetar. Bile Kadare avancon ne mendim se shqiptaret nuk kane identitet fetar te caktuar por ka identitet fetar shqiptar. Identiteti Kombetar Shqiptar eshte integral ne thelb me Identitetet Kombetare te Popujve te tjere te Evropes. Sipas Kadarese historia ‘e ka gatuar’ ne nje ‘Ene te Perbashket’ Identitetin Evropian me perberesit e vet [kupto Identitetet Kombetare te Popujve te vecante te Evropes] jo si nje shume arithmetike identitetesh por si nje shkrirje organike te pandashme qe shprehet ne Identiteti Evropian. Ajo cka shikon Kadare ne Identiteti Evropian eshte e Perbashketa qe I lidh Popujt e Evropes. “Ena e Perbashket” nuk I ka shkrire plotesisht identitetet individuale te secilit popull por ka ‘filtruar’ te perbashketen qe ata kane patur mes tyre. Si konkluzion, shqiptaret jane evropiane por evropianet nuk jane shqiptare. Keshtu mund te themi edhe per francezet te cilet jane evropinane por evropianet nuk jane franceze e keshtu me rradhe per secilin popull.

Qosja I referohet ‘realitetit te shperfillur’ d.m.th. ne jemi keta qe jemi tani vecse sipas Qoses, Kadare dhe ata qe mendojne si ai e shperfillin kete gje. Per Qosen Identiteti Kombetar perbehet nga identiteti fetar, individual, etj etj. Pra bashkimi I ketyre identiteteve perben Identitetin Kombetar. Duket se ne fjalet e Akademikut Qosja mungon sinergjia e bashkimit te ‘identiteteve’ sepse gjithmone sipas Qoses, “Te gjitha keto identitete, qe jane identitete me pak a me shume te vecanta, te nje rrafshi me te ngushte, bashkohen ne nje pergjithesi, ne nje te tere, qe do t’I themi identitet kombetar.’ Ketu Qosja e mbyll nje paragraph me konkluzion paragrafor pra fjalia ne thonjza qe dhashe mbyll paragrafin dhe te te gjithe ate trajtim paragrafor Qosja nuk permend ose nuk aludon per sinergji bashkimi ‘identitetesh’ por per nje bashkim te tyre. Pra Qosja mendon se shqiptaret kane identitete te tjera midis te cileve [identitete] shqiptaret kane identitet fetare te caktuara dhe jo identitet fetar shqiptar.

P.s. jam perpjekur ne maksimum te distancohem nga subjektivizmat. Thjesht kam lexuar mendimet e Kadarese dhe Qoses pas fjaleve te tyre. Premisa ime (premisat I ka permendur Qosja dhe per to mund te flas ne mesazhe te tjera) eshte se Akademiket dine t’I shkruajne mendimet ne leter. Nese Kadare apo Qose nuk e ka bere kete gje atehere lexuesi [une] konkludoj gabueshem ne zbulimin e mendimit te tyre kurse vlera akademike e autoreve ulet.

ABE-a
18.05.2006, 22:11:00
***

CKA THONE INTELEKTUALET TJERE SHQIPTARE LIDHUR ME POLEMIKEN QOSJA-KADARE ?!?!

Te nderuar lexues te kesaj teme,
Lidhur me polemiken Qosja-Kadare keto dite kane shprehur opinionet e tyre te"Tirana Observer" edhe shume intelektuale,historiane,
politikane,analiste,sociologe,amasadore .... shqiptare.

Atyre u jane shtruar pyetjet si me poshte:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

---------
Dhe ne vijim po ju sjell disa opinone te tyre:

&amp;

Pėllumb Xhufi
Profesor doktor, historian, diplomat

1-2. Ajo qė do tė prisja mė sė shumti nė njė debat tė tillė, do tė ishte qė ai tė zhvillohej sa mė larg ideve, si ato tė Samuel Huntington-it, autorit tė teorisė sė mbrapshtė tė "pėrplasjes sė qytetėrimeve", qė pėr dikė ėshtė kthyer nė ideologjinė e ditėve tona. Mė duket se nė njė farė mase edhe Kadare ėshtė bėrė pre e ideve tė tilla, ndaj mė duket se nė shkrimet e tij tė fundit shquhet njė lloj kompleksi, kur me njė pasion qėllimmirė pėrpiqet tė zbulojė rrėnjėt kristiane tė shqiptareve dhe, mundėsisht, tė mbulojė ndonjė rrėnjė tjetėr, "qė s'ėshtė nė modė" sot. Kujtoj se pėrpjekje tė ngjashme pėr zbulime e rizbulime identitetesh po bėhen sot edhe nė ndonjė vend ultra-katolik tė Evropės, si nė Itali, ku dikush pėrpiqet tė krijojė njė identitet tė ri, atė tė "popullit padan", duke zbuluar "rrėnjėt pagane" e duke mbuluar ato tė krishtera. Sigurisht, nė kėtė rast tė fundit, frymėzimi ideologjik nuk vjen aq nga Huntingtoni, sa nga vetė Hitleri dhe ideologėt e tij nazistė, qė luftuan aq shumė pėr tė montuar dhe ekzaltuar "racėn ariane", qoftė edhe duke ringjallur ritet e simbolet pagane nė dėm tė simboleve e tė riteve tė krishtera.
Pėr sa i pėrket shqiptarėve, ata duhen pranuar ashtu siē paraqiten sot pas njė rrugėtimi historik tė stėrgjatė. Nė kuptimin fetar ata janė tė ndarė mes myslimanėve, kristianėve ortodoksė e kristianėve katolikė. Por thellė-thellė, nė brendėsi tė ēdonjėrit prej kėtyre besimeve ka njė thelb tė fuqishėm e tė pėrbashkėt burimor, qė vjen nga kohėt pagane. Kjo ėshtė arsyeja pėrse edhe nė kohėt kur ende s'kishte lindur feja e "shqiptarisė", shqiptarėt e ēdo besimi ndjeheshin tė afėrt me njėri-tjetrin. Mu pėr shkak tė kėtij thelbi para-kristian e para-islam, ata kanė refuzuar besimet "zyrtare" e dogmatike dhe kanė qenė tė prirur tė pėrqafojnė manifestimet liberale e centrifugale tė besimit, siē ishin lėvizjet fetare heretike: kėshtu shpjegohet pėrhapja qė nė fillimet e tyre e urdhrave tė krishterė tė benediktinėve (shek. V-VI), apo tė franēeskanėve (qysh nė shek. XIII), urdhra qė lindėn pikėrisht si reagim kritik ndaj fesė sė konstituuar (zyrtare). E njėjta gjė vlen pėr fenė islame, ku bektashizmi dhe sekte tė tjera, tė konsideruara armike nga feja zyrtare, gjetėn njė pėrhapje befasuese. Kjo specifikė e besimit shqiptar, i lidhur me traditėn e stėrlashtė pagane, bėri qė nė kohėn e krijimit tė shteteve kombe (shek. XIX), intelektualėt shqiptarė tė pėrfundonin krejt natyrshėm nė gati-krijimin e njė feje tė re, tė "shqiptarizmit", qė nė terma mė konkretė mund tė konsiderohet njė ideologji, njė formė ateizmi i pėrqafuar nė mėnyrė vullnetare nga mendjet mė tė ndritura tė kohės, nė emėr tė kapėrcimit tė atyre pengesave, qė besimet fetare pashmangėrisht vinin mes shqiptarėve.
Pra, tė thuash se shqiptarėt kanė njė identitet tė krishterė, i bėn dhunė realitetit, pasi mes tyre ka sa tė krishterė, aq edhe myslimanė, pa harruar masėn e madhe tė mos-besimtarėve (ateistėve). Por duke pranuar kėtė, duhet shtuar gjithashtu se shqiptarėt janė gjithsesi besimtarė sui generis, larg fanatizmit e besimit dogmatik, tė lidhur me besime, rite e praktika fetare tė stėrlashta, qė pėrfaqėsojnė lidhjen traversale qė bashkon tė gjitha besimet fetare nė Shqipėri. Mua mė duket se Prof. Qosja e njeh thellė dhe e respekton kėtė realitet, duke paralajmėruar me kurajė e pėrgjegjėsi atdhetare edhe pėr risqet qė bart me vete injorimi apo deformimi i tij. Nė tė kundėrtėn, injorimi i kėtij realiteti apo thirrjet implicite pėr "konvertim kolektiv", vetėm se helmojnė marrėdhėniet e shkėlqyera ndėrfetare mes shqiptarėve, mprehin instiktin e vetėmbrojtjes ndaj tentativave pėr njė proselitizėm tė sforcuar, qė shpeshherė nxiten nga klerikėt e huaj, qė tashmė kanė shtėnė nė dorė institucionet tona fetare. Reagimet disproporcionale ndaj ngritjes sė kryqeve, kishave apo xhamive nė vende tė dukshme e tė konsideruara tė tė gjithėve, janė njė sinjal alarmi pėr ndjenja e sensibilitete tė lėnduara, qė nuk na lejohet t'i neglizhojmė. Aq mė pak na lejohet t'i acarojmė, duke ndėrhyrė brutalisht nė raportet mes feve, qė janė formuar e harmonizuar historikisht.

3. Nuk mendoj aspak kėshtu. Insistoj tė nėnvizoj qėllimin e mirė, patriotizmin qė e frymėzon shkrimtarin tonė tė madh Ismail Kadare nė ekzaltimin e identitetit kristian tė shqiptarėve. Unė gjykoj, gjithsesi, se arsyetimet e tij pėrputhen vetėm pjesėrisht me tė vėrtetėn. Pavarėsisht qėllimit tė mirė, nė njė farė kuptimi ato mund tė kontribuojnė pėr tė na larguar nga realiteti, pėr tė na rėnduar me komplekse tė paqena, si ai i komponentit mysliman tė qenies sonė, e nė fund tė fundit, rrezikojnė tė na orientojnė drejt objektivave tė rremė, siē mund tė ishin ato pėr t'i futur shqiptarėt nė njė "purgator" shpirtėror e kulturor, pėr tė merituar kėshtu Evropėn, tė konceptuar gabimisht si njė klub tė krishterė. Kujtoj kėtu se ideologu i "ndarjes sė qytetėrimeve", S. Huntington, edhe kėshtu, me fytyrė e pėrulėsi kristiane, nuk do tė na pranonte ne shqiptarėve nė familjen evropiane. Sepse nė shkrimet e veta ai i ka pėrcaktuar shprehimisht shqiptarėt si njė popull qė nuk pėrputhet (incompatible) me kulturėn dhe principet e jetės evropiane. Pėr fat tė mirė Evropa, ajo e vėrteta, nuk bazohet nė skema e paragjykime si ato tė Huntingtonit, nuk e sheh si njė pengesė faktin qė boshnjakėt i pėrkasin fesė myslimane, apo qė shqiptarėt praktikojnė fe tė ndryshme. Kjo qenia jonė fetare e shumėfishtė, pėrveē kuriozitetit e simpatisė, nuk krijon ndonjė ndjenjė tjetėr tek evropianėt e vėrtetė. Futja jonė nė Evropė, prandaj, kushtėzohet nga faktorė tė tjerė, qė s'kanė tė bėjnė me besimin fetar.


Vijon...

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: ABE-a mė 2006-05-18 22:12 ]</font>

Hekurani1
18.05.2006, 22:14:00
Shkrimtari i njohur Dritero Agolli i del ne krah Rexhep Qosjes

Dritero Agolli: Jam me Qosen kundėr Ismail Kadaresė

Shkrimtari i njohur vlerėson aftėsitė teorike tė akademikut

Nė debatin e iniciuar nga gazeta “Shqip” mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė pėr identitetin e shqiptarėve, shkrimtari i njohur, Dritėro Agolli, ėshtė rreshtuar pėrkrah akademikut kosovar. Ai vlerėson faktin se duhet tė jesh njė studiues qė tė flasėsh pėr identitetin e shqiptarėve. Agolli pohon se Qosja ėshtė njė teoricien i mirė dhe si i tillė, ai i di mirė problemet e diskutuara. Pėr bejtexhinjtė, shkrimtari i njohur i konsideron si tė rėndėsishme poezitė e tyre, duke i klasifikuar ndoshta jo indirekt nė vjersha tė gurrės shqiptare. Poezitė e Hasan Zyko Kamberit pėr Agollin kanė ende vlera pėr letėrsinė shqiptare. Pėr identitetin kombėtar, Agolli thotė se ai ndryshon me vonesė, duke iu pėrshtatur risive dhe jetės. A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses pėr identitetin e shqiptarėve dhe si u ėshtė dukur ai? Nuk dua tė flas pėr kėtė problem, sepse kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet parė, duhet studiuar, pastaj duhet diskutuar. Por nuk flas dot, sepse Rexhep Qosja ėshtė njė shkencėtar dhe i di mirė kėto problemet e diskutuara. Unė duhet ta studiojė mirė kėtė problem dhe nuk jam njė teoricien qė jam i specializuar pėr kėtė gjė.

A jeni dakord qė identiteti shqiptar ėshtė nė lėvizje dinamike, ose e thėnė mė thjeshtė nga njė shumicė myslimane e imponuar nga rrethanat historike tani po orientohet me shpejtėsi drejt Perėndimit?

Unė, edhe dikur, e kam thėnė se identiteti dhe ēdo gjė nė shoqėri edhe nė natyrė ndryshon, ndryshojnė edhe identiteti ose karakteri kombėtar qė i thoshim dikur. Por, sipas kohės, gjithēka ndryshon tepėr ngadalė. Brenda identitetit ēfarė hynė? Hynė gjuha, hynė territori gjeografik hynė zakonet, hynė konstitucioni shpirtėror tė gjitha kėto janė elemente qė ndryshojnė. A ėshtė kjo gjuhė qė kemi ne sot si e Buzukut, nuk ėshtė apo jo. Ja ku janė ndryshimet. A janė kėto zakonet tona pas 500 vjetėsh? Nuk janė kėto, mbetet vetėm thelbi i tyre. Kjo do tė thotė se ēdo gjė ndryshon sepse ka shtresa dhe mbishtresa. Fjala vjen ai cikli i kreshnikėve ka shtresa dhe mbishtresa, sepse ai ka dalė qė nė shekullin e 12 dhe papritur nė njė pjesė lexohet shprehja e qėlloi me kobure. Po ku kish kobure nė shekullin e 12? Pra, kėtu kuptohet qė gjithēka ėshtė e shtresėzuar dhe qė pėson ndryshime, por tė ngadalta. Prandaj, ndryshimi ėshtė i lėvizshėm dhe lėviz ngadalė. Po tė marrim gjuhėn shqipe ėshtė po kjo, por me ndryshime tė mėdha, futen fjalė tė huaja, por nė thelb mbetet po ajo. Kemi dhe Bashkimin Evropian si u bashkuan thanė se do tė bėhemi njė, do tė marrim dhe do tė japim dhe ja u bashkuan? Por, kjo ka ardhur me kohė, ēdo gjė ndryshon. Madje, nė tė ardhmen pas disa qindra vjetėsh do tė bashkohen kombet do tė ndryshohen kombet. Mundet qė mbas 10 shekujve fjala vjen nuk do ketė gjuhė do tė mbetet vetėm njė gjuhė. Ēdo gjė ndryshon, por ndryshon ngadalė. Si e shohė unė ndoshta jam mėsuar me mendimin kolektiv, por ndryshimit i besoj. Mėnyra e individit lidhet me karakteristikat kombėtare dhe tė identitetit.

Sipas njė sondazhi tė funfundit, pėr shkak tė specifikės qė ka Shqipėria, njė pjesė e madhe e saj ėshtė ateiste. Pjesa mė e madhe e popullsisė me besim mysliman ėshtė nėn 50 pėr qind, a ka apo nuk ka rėndėsi kjo pėr integrimin nė BE? Apo kjo lojė qė po bėjnė pėr shifrat ėshtė e kotė?

.... Ja t’i marrim me luftėrat pėrmes Qipros dhe luftėrat nė Irak, po nė Irlandėn e veriut dhe nė Angli a nuk janė dy besime fetare ose dy sekte, janė protestantėt dhe katolikėt. Pra, kjo do tė thotė qė janė tė barabarta besimet fetare dhe domethėnė qė nuk ka luftė.

Nė njė debat mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė ka qenė pėr Nėnė Terezėn ku njėri e himnizon dhe tjetri po thotė se po shpėrdorohet figura e saj. Ēfarė qėndrimi duhet tė mbahet pėr kėtė figurė?

Pėr mua, ajo ėshtė shqiptare qė ka dhėnė kontribut dhe qė meriton lėvdata. Unė thjesht nuk doja qė emri Nėnė Tereza tė vendosej pėr shumė emėrime si universiteti “Nėnė Tereza”, sheshi “Nėnė Tereza” dhe aeroporti “Nėnė Tereza”, apo edhe nė akademinė ushtarake, sepse ajo nuk ėshtė ushtarake tek e fundit, por duhet vendosur nė anėt humanitare.

Shqipėria ėshtė mes Lindjes apo Perėndimit, as Lindjes as Perėndimit apo ėshtė ose Lindje, ose Perėndim?

Gjithė Ballkani ėshtė nė mes Lindjes dhe Perėndimit edhe ne bėjmė pjesė nė Ballkan. ..... Ne cilėsohemi si njė vend pagan qė nuk besojmė dhe ia kemi kaluar nė kėtė anė Evropės. Sepse nė Evropė ka shumė besimtarė. Letėrsia e bejtexhinjve ka qenė njė letėrsi e rrjedhur nga gurra popullore shqiptare, apo ka qenė produkt i fundit kulturor qė ka induktuar pushtimi otoman? Bejtexhinjtė ishin poetėt e parė qė hapėn rrugėt e kėsaj poezi siē ishin dhe kronikanėt e veriut tė katolicizmit. Ata ishin shkrimtarė qė kanė folur pėr shumė tema. Kanė vjersha pėr dashurinė, dhe pėr shumė tematika tė tjera qė ishin aktuale nė atė kohė. Pėr shembull, Hasan Zyko Kamberi ka bėrė vjershė edhe pėr paranė, “pėr paranė shes evlanė”, si t’i thuash kėsaj nuk ka gjė mė aktuale. Kush nga poetėt ka folur pėr paranė mė mirė nga ky. Ai ka folur pėr trahananė, shumė interesante.

Marre nga "Gazeta Shqip"

Kruja
18.05.2006, 22:54:00
Ky mesazh nuk ka lidhje direkte me polemiken Kadare-Qose.

Kam nje sugjerim. A ka mundesi qe ne kete teme te shprehen mendime konkrete te pavarura individuale te secilit bazuar ne ate c'ka ai ka lexuar direkt nga dy akademiket?

Mendimi i autoriteteve te tjera eshte burim i dores se dyte [sekondar].

Mbase keshtu diskutimet dhe mendimet tona ballafaqohen me te fokusura direkt ne shkrimet e Kadarese dhe Qoses per te zbuluar mendimet e tyre nga fjalet e tyre te shkruara.

Paraprakisht deklarohem se nuk kam preferenca ndaj njerit apo tjetrit sepse e Drejta dhe e Verteta ['perendite' e Qoses] nuk jane as ne njeri dhe as ne tjetri por ne te dy ata dhe me te gjithe ne lexuesit se bashku.

mili2
19.05.2006, 01:39:00
Deri sa Rexhep Qosja ne menyre shkencore e tregon realitetin rreth identitetit te popullit shqiptar na pelqen apo nuk na pelqen,
Kadareja, mundohet qe per te gjitha te keēijat qe i kane ndodhe popullit shqiptar te akuzon fene Islame se pse shqiptaret kane mbete jashte bashkimit europijan!
Kete mendim apo teze te Kadares edhe nje nxenes i shkolles se mesme ne baze te shume argumenteve te pakontestueshme do ta hudhte posht se te kēijat na kane ardhe nga te dyja anet (prijashto ndihmen e fundit nga Amerika, Anglia gjithashtu edhe vet Turqija)se lere ma Rexhep Qosja.


Deri sa Rexhep Qosja ne menyre shkencore e argumenton se nuk eshte pengese feja qe deri tani shqiptaret nuk jane pranuar ne bashkesin e shteteve evropiane nga arsyeja se 80% e shqiptarve i perkasin konfesionit musliman dhe nuk kane nevoje te ndrrojne fene ne at krishtere,

Kadareja, mendon se ideja e tij per ndrrimin e fese do te realizohet shume leht (sikurse te shkruhet nje roman)dhe pastai europa do ti hape gjithashtu dyert me lehtesi per shqiptaret duke anashkaluar faktet se ka edhe shtete te tjera qe nuk jane te fese Islame dhe ende presin qe te pranohen ne kete lidhje te shteteve europjane.

Deri sa Rexhep Qosja ne asnje shkrim te tij nuk thot se "eshte kunder asaj qe edhe shqiptaret te jane pjese e lidhjes se ketyre shteteve europjane" dhe nuk thot fjale te kēija per krishterizmin,

Kadareja, jo vetem qe akuzon fene Islame ne menyre paushalle (vetem per ti bere qefin franqezve), por akuzon edhe vet Rexhep Qosjen duke e paraqitur si fundamentalist islamik dhe kundershtues i ides qe edhe shqiptaret te jane pjese e shteteve europjane!

Ketu, Kadare ēuditrisht harron faktin se jo vetem SHBA dhe BE-ja, por edhe shume analist e puntor shkencore te njohur opinionit nderkombetar ne baze te argumenteve e kane mbylle kete teme duke hudhe poshte akuzat e ASHA-Serbe si dhe nxensve te tyre Millosheviq e te tjerve si Drashkoviq e Koshtunica se "shqiptaret jane fundamentalista islamik te cilet po luftojne per te krijua edhe nje shtet islamik ne europe"!

Pra, duke u nisur nga ky argument dhe shume argumente tjera une personalisht do te shtroja pyetjen se: a ka pase nevoje Kadareja qe ne keto ēaste, kur po bisedohet jo vetem per te ardhmen e Kosoves, por edhe per antarsimin e Shqiprise ne BE te riaktualizon kete teme? Dhe do te fitojne shqiptaret apo humbin kombetarisht!?

Per mendimin tim polemika te tilla jane te mireseardhura sidomos nga koloset e penes letrare apo shkencore siē jane Kadare, Qosja Agolli e te tjere nese ato behen pa akuzuar njeri tjetrin ne stilin siē e ben Kadare sepse ne vend qe te mesojm diēka, perēarjet do te thellohen edhe me shume ne mes vete.


Une e thash edhe ne nje teme tjeter se nese me vemendje lexohen te gjitha deklaratat e Kadarese nga koha kur e braktisi Shqiprine dhe gjet strehim ne France, leht vjen ne perfundim se sa i perket aktaulitetit politik dhe rrjedhjes se ngjarjeve ne trojet shqiptare del jo vetem kontradiktor (shpesh edhe ne deme te vet shqiptarve dhe interesave te tyre!), por edhe shume qesharak!

Ky eshte mendi im zotri, Kruja!

me te mira




<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: mili2 mė 2006-05-19 01:46 ]</font>

tarasi
19.05.2006, 14:59:00
1.
Nė vitet mė tė frytshme tė krijimtarisė sė tij letrare, vitet 1960 - 1990. studenti qė studinote Letersi nė Moskvė, ishte e pamundur tė zbėrthente njė ngjarje, nė veorat e tij pa pėrdirur ndonjė figurė apo edhe pa u frymėzuar nga motivi mitologjik... megjithėse vetė i perdorte ato, ai mundohej, qė vepren e tij ta drejtonte kundėr ēdo gjėje qė e bėnė artin mjet pėr tė shtremberuar realitetin. Ai gjenė rastė tė demaskojė me patos tė fuqishum poetik misionin mistifikues tė " letersisė mitologjike, tė stigmatizojė thelbin antikombėtar tė lojės sė vjetėr me mitin...

Shkenca zhvillon mendimin, e ēliron atė nga prangat e idealizmit fetarė, materialaistė, e ēliron atė nga prangat e idealizimit, supersticioneve dhe tė misticizmit fetar... Ismail kadare kėtė e ka bėrė nė formė persiatjesh nė temat e tija tė trajtuara nė Romane duke u kushtuar vemendje se si lindin format e ndergjegjes mistifikuese, mitoligjizuese.. Nė veprat " Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur", " Kronikė nė Gurė", " Nėntori i njė kryeqyteti", " Dasma", fillon tė shfaqet ky problem, kurse nė" Ura me tri harqe", nė " Gjakftohtėsia" e vepra tė tjera ai fillon ta zotėrojė si njė problem qė shkrimtari me tė drejtė e pėrfshinė pasojat shoqėrore tragjike dhe tragjiko-komike, nė vatrėn e shqetėsimeve kryesore krijuese... Njė botė e zezė apo e bardhė nuk bėnė pa njė m it tė zi ose tė bardhe...

2.
" Nė Nėntori i njė kryeqyteti" autori tregon se " mitet e " legjendat" e reja formohen dhe pėrhapen pėrmes thashethemeve ose mjeteve moderne tė informacionit, radios, shtypit, letersisisė, internetit...
Ismail Kadareja paraqet redaktorėt dhe mjetet moderne teknike si personifikim tė dezinformimit siq thotė ai vetė: " redaktori i orės sė Shpirtit Kristian dhe i Orės sė Shpirtit Islamik, kronist i jetės mondane, spiker i vdekjes, vėzhgues i fajedeve, redaktorė i kronikės sė zezė dhe tė asaj tė sherreve, ku vazhdonin tė kėndoni ezanet e fundit tė myezinėve tė xhamive, ku palakat deshifronin parandjenjat dhe ėndėrrat Makbethiane...
Pra ka shumė gjera tė thuhen dhe tė shkruhen pėr njė krimtari tė Gjeniut tė Madhė pėr krijimtarinė tij shumė-shumė frytdhėnese pėr tre dekada me radhė... Nė pyetjen e Alan Bouske ose nė dialogun me tė," se a ka pas mundėsi qė gjatė regjimit tė Enver Hoxhės, tė pėrdorej figuracioni metafori i dfigurave mitologjike pėr tė kritikuar nė kėtė formė regjimin" Kadareja peraferisht pėrgjigjwej kėshtu: " fatkeqėsisht nuk ka qenė e mundur sepse vetė Enver Hoxha ka qenė njė farė shkrimtari i cili ka pas tė zhvilluar sesin intelektual dhe se nuk kam mundur tė bėhet kjo gjė e tė mos e kuptojė domethenjen e mitit...
Pas vitit 1990 Kadare kryesisht ėshtė marrė me rishmrimin e veprave tė tij apo mė mirė me thėnė me korigjimin e asaj qė nuk mundė tė korigjohet... Po ashtu te vajza e Agamenonit dhe Pasardhėsi janė pjesė e kujtimeve tė pėrheshme me tė gjitha kėto " Ēėshtje tė Marrėzisė" me tė cilat mirret Ai...

3.

Shqiptarėt vlerat e tyre i kanė treguar qė nga antika e herėshme... bindjet fetare nuk kishin as edhe njė herė rrėnjė tė thallė te kya popull nder mė tė vjetėr dhe me njė gjuhė me prejardhje indo-evropiane... katolicizmi i ardhurė ke shqipatrėt sė bashku me pushtimin romakė ishte pėrqafuar pa u menduar dy herė sikurse edhe ortodoksizmi nda bizantinet... teksa Islamizmin nė Ballkan e sollėn vetė Otomanėt... Tashti, nė ėshtė kjo vlerė e njė kombi ka treguar koha dhe rrethanat por me njė gjė do tė duhej dakorduar: qė Shqiperia hyri nė Ligėn Islamike nė kohėn kur, atyre qė e shpuren atje" ismail kadare nga jeta Mondane parisiene, e lėvdonte dhe trumbetonte pėr atė pushtetė, sa qė ishte gati pėr ta mitolizuar nė paskajshmėri...Ishte shumė e vėshtirė, ikja nė ikje tė pakuptimtė ngaqė ikėsit ktheheshin nė ktimin etyre tė kuptimtė. E ajo ijkje nė atė kohė ishte sa " pėr tė shpėtuar Fytyrė a lėkurė mbete kohė e zjgehdjeve tė eingmes, nė njė natė pa hėnė, nga hapjae kafazit pėr bilbilin e letrave, qė gjithnjė nė flutirim ishte pėrtej tokave Kufitare. Ndersa akti i pakėnaqesisė sė tij sublime gershetphej nė kohėn dhe nė ēastin dramatik si gjestė intelektuali me dilema tė sotme reth kohės dhe pėr Kadarenė...
A nuk thueht se fati i shkrimtarit ėshtė fati i kombit - por fatmiresisht kėsaj radhe rodhi diēka krejtė tjetėr...

4.

Tashti personifikimi nė hyjni tė personalitetit nga pakurrizoret e lindur nė kohėn e pa kuptimtė pėr ne mbetet lojė celuloidi pėrtej rrjetes sė ping-pongut me ndryshim bindje dhe simboli... As edhe njė nuk ėshtė i parekshum dhe i perfektizuar siē thonė disa dhe as nėna natyre si e tillė me deformimet e saja tė qėllimshme dhe tė paqėllimshme nga soji i njeriut...
sepse, citimi i atyre qė kanė emer nga disa qė janė nė kėtė forum pa emėr mė kujtonė ata mendimtarėt e mėdhenjė qė mbrojnė ēdo tezė tė tyre me fjalorin: " ka thėnė filan intelektuali, e kam ndegjuar nė Televizore apo edhe e kam lexuar nė gazetė e " gazetat nuk rrejnė"... e qiso qyfyre...

5.

Vėshtirė ėshtė tė komunikosh dhe tė shfaqesh menim nėse ke tė bėshė me Ata tė cilėt, shikojnė njė" nofkė" e tė cilėt nuk shofin fatalitetin qė sjellė marrėzia e tyre duke u shendrruar me komente bajate dhe stereotipe si " Ushqim derrash qė as derrat nuke hanė" me yryshet ala " Ole tė demave spanjollė nė Korida" tė dresuar nga simbolet e varreve tė mermerta, identike me " Dedinje dhe Velani; por me amra dhe data tė ndryshme...

6.

Njė gjė e di nga mendimet fillozofike tė sė kaluarės:

Ai qė nuk di dhe nuk di pse nuk di: largohu prej tij. Prandajė njė gjė po Ju bėjė me dije nga njė thėnje me kėtė rastė shumė kuptimplote e DIOGJENIT:
" PA KUNDĖRSHTIME S'KA PĖRPARIM:KY ĖSHTĖ LIGJ TĖ CILIN QYTETĖRIMI E KA TRASHĖGUAR DERI MĖ SOT...


7.

KĖTĖ VIT Ismail kadare mbushė plotė 70 vite jetė. po ashtu edhe kolosi tjetėr Rexhep Qosja. Legjenda e Gjallė Adem Demaēi i mbushi nė muajin shkurtė...

Autori i" Porosisė sė madhe" nėpėrmjet" Historisė sė letersisė Shqiptare, pėr Popullin e tij tė pambrojtur shkroi " strategjinė e Bashkimit Kombėtarė" si " sfingė e Gjallė " ani pse " vdekja i vinte nga Sy tė tillė"... Kur e tha atė qė duhej thėnė, Gjeniu tjeter i letrave bėnte jetė mondane nė Paris teksa Ky i tha presidentit tė Parė tė Shqiperisė ( 1992 - 1997) nė jeten e Re plurale tė mos shenderrohej nė njė diktatorė tė vogėl. E , mbesa e Shqiptarit tė madh Ismail Qemalit, Nermon vlora falaski bėri thirrje pėr pajtimin siq tha ajo" tė dy kolosve ( duke aluduar asp kohe nė Sali Berishen dhe Rexhep Qosjen ), Rexhep Qosja qe pergjigjur kėshtu: pėr njerin po e di qė ėshtė Kolosė por se cili qenka ky kolosi tjetėr nuk po e shohė ( duke aluduar nė Berishen)....Rexhep Qosja kėtė do ta quante " Morfologjia e njė Fushate" si " Episode letrare" pėr " panteonin e rralluar" duke treguar si gjithherė " Strategjin e Bashkimit kombėtar"!

REXHEP QOSJA KA BĖRĖ SHUMĖ PĖR KOMBIN - PRA E MERITON QĖ EDHE KOMBI TĖ BĖJĖ DIēKA PĖR TĖ!

NĖ KĖTO MOMENTE TEPĖR DELIKATE TĖ HISTORISĖ ATA QĖ KANĖ FRIKĖ NGA FJALA E QOSES KANĖ MUNDUR ME STERMUNDIM DHE EKSTREMIZĖM, QĖ TA BLLOKOJNĖ DISI KĖTĖ " REBEL" TĖ GJUHĖS SHQIPE! TĖ MENDIMIT SHQIP! TĖ VEPRIMIT SHQIP!

POROSI PĖR TĖ DY KOLOSĖT:

KOMBI ĖSHTĖ SUBJEKT I PAPJESTUESHĖM!

ABE-a
19.05.2006, 15:19:00
Te nderuar lexues...,

Ne vijim te polemikes se tij akademik Rexhep Qosja shkruan:


***

Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe,
vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve,
sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė.

Romen Rolan
-----------------------

REALITETI I SHPĖRFILLUR (VII)

Shkruan: Rexhep Qosja


Mendja e shėndoshė nuk do t’i quante mė tė pa dhunti krijuese bejtexhinjtė se krijuesit e letėrsisė sė krishterė vetėm pse ishin myslimanė.
Sado letėrsia e Rilindjes kombėtare e bėnte historikisht tė tejkaluar, letėrsia e bejtexhinjve, si edhe letėrsia e krishterė, do tė vazhdojė tė shkruhet edhe mė vonė, nė Kosovė, madje, deri te Lufta e Dytė Botėrore.
Qėndrimi tepėr subjektiv, nga pikėpamje historiko-letrare i paarsyeshėm, i Ismail Kadaresė ndaj letėrsisė sė bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se “gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t’ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi”. Dhe, kėto pėrpjekje pėr “rehabilitimin” e saj bėheshin pavarėsisht pse studiuesit qė “e morėn nėpėr duar, e panė se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme”.

E pse ishte qesharake, pėr nga niveli kjo letėrsi?
Ishte qesharake pėr nga niveli pse nuk pėrshkohej prej besimit tė krishterė si letėrsia e krishterė, sidomos ajo katolike, po prej besimit mysliman!

E pse ishte thellėsisht e pamoralshme kjo letėrsi?

Ishte thellėsisht e pamoralshme jo aq pėr shkak se pjesa e saj erotike ishte e “mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh”, qė Shqipėria mund t’ia paraqiste Evropės sot” si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme”, por pse “e ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s’ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne - vazhdon Ismail Kadare – i dėgjojmė kėto kėngė edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē’thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė”.

Kjo qė thotė shkrimtari ynė ėshtė e vėrtetė: nė pjesėn erotike tė kėsaj letėrsie kishte, si tė themi, pornografi, kishte homoseksualizėm, kishte ashikė e dylberė, kishte, ndoshta, edhe “bejte dhe lavde pėr pedofilinė”! Kishte shumė ēka nga ato qė mund tė shihen e mund tė dėgjohen edhe nė njė pjesė tė nėnkulturės sė sotme masive. Por, lexuesit e sprovės sė Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve, qė mund tė kenė dėgjuar dhe lexuar se kush ishte kush nė kohėn e komunizmit, mund ta pyesin Ismail Kadarenė: ti qė ishe gjatė deputet i Kuvendit tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, qė ishe, njėkohėsisht, nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, qė edhe deputet, edhe nėnkryetar i Frontit Popullor ishe pėrzgjedhur si pėrfaqėsuesi mė i shquar i letėrsisė, njė, si mund tė thuhet, ideolog i krijimtarisė artistike komuniste, pse nuk e ngrije zėrin kundėr rehabilitimit tė letėrsisė sė bejtexhinjve dhe kundėr diskriminimit tė letėrsisė sė krishterė, sidomos asaj katolike? Do tė kishe argumente tė fuqishme: ruajtjen e masave popullore prej atyre qė kėndoheshin nė atė letėrsi: prej homoseksualizmit, qė aq fort e dėnonte komunizmi dhe prej pedofilisė, qė aq fort e dėnonte edhe komunizmi dhe e gjithė bota? Pse i lejoje vetes tė shkruaje nė sprovėn Mbi ndikimet e huaja dhe karakterin kombėtar tė letėrsisė, me tė cilėn i jepje pėrgjigje sprovės sė Rexhep Qosjes Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve: “Nuk ishte pak pėr letėrsinė tonė (tė realizmit socialist – R.Q) qė nė kėta tridhjetė vjet tė jetės sė saj tė ngrihet si njė protestė kundėr botės sė vjetėr, tė ndante llogaritė njė herė e pėrgjithmonė prej letėrsisė reaksionare zyrtare, dekadente dhe klerikale tė sė kaluarės...”?

Po mirė, tė mos kėrkojmė shumė prej Ismail Kadaresė nė atė kohė kur nuk ishte e lehtė tė thoshe lirisht ēka mendoje, sidomos ēka mendoje nė kundėrshtim me mendimet zyrtare, sado nė Shqipėri edhe nė atė kohė kishte intelektualė dhe qytetarė tė zakonshėm qė e thoshin mendimin mospajtues pavarėsisht prej pasojave. Por, hajde, ta kėrkojmė tė drejtėn dhe tė vėrtetėn prej Ismail Kadaresė sot! Nė qoftė se me tė drejtė ngre zėrin kundėr pornografisė tradicionale nė letėrsinė e bejtexhinjve e nė kėngėt popullore, pse nuk ngre zėrin edhe kundėr pornografisė nė nėnkulturėn tonė tė sotme? Mos pse ajo e para shprehet nė gjirin e ideologjisė fetare myslimane, kurse kjo e dyta nuk ėshtė nė lidhje me kėtė ideologji fetare? Nė qoftė se Ismail Kadarenė e shqetėsojnė lokalet dhe televizionet nė tė cilat, ja, kėndohen kėngė pėr ashikėt, dylberėt, pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė po aq edhe filmat pornografikė, nė tė cilėt vajza tė reja pėrjetojnė pėruljen mė tė shtazėrishme qė mund tė imagjinohet e qė jepen rregullisht nė shumė televizione nė botė, qė i shohin tė rinjtė dhe qytetarėt tanė, qė duan t’i shohin? Nė qoftė se sinqerisht e shqetėsojnė kėngėt pėr dylberat, ashikėt dhe pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė edhe kėngėt e shfrenimet pornografike nė klubet e natės, nė tė cilat pėr joshje ashikėrie pėrdoren edhe lloje tė ndryshme tė drogės? Pse nuk e ngre zėrin edhe kundėr kėtij zhgruanimi, “zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt”?

Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta Perėndim?

Mos pse kjo e dyta ėshtė dėshmi e identitetit modern evropian, kurse ajo e para ishte dėshmi e identitetit “lėngaraq”, si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman, tė cilin identiteti shqiptar, “si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri”, bėnte pėrpjekje ta hidhte “si leckė”! Bukur! Identiteti, si luan me zinxhirė nė qafė! Ku ėshtė parė luan i tillė? Me zinxhirė nė qafė!

Betejės sė pabarabartė mes identitetit mysliman dhe identitetit shqiptar pas ēlirimit nga Perandoria Otomane i jep fund vetė Ismail Kadare kur thotė: “Kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet”. Pėr tė dėshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qėndrueshėm ėshtė ky pohim i Kadaresė po e japim njė tė dhėnė. Nė Enciklopedinė linguistike tė Kembrixhit, tė autorit Dejvid Kristal, shkruan se deri sot, nė botė, janė shuar rreth njėzetmijė gjuhė, qė ishin gjuhė tė grupeve tė vogla etnike, tė fiseve dhe tė popujve. Me to mund tė besohet se janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė edhe folėsit e tyre. Dhe, mund tė besohet se numri mė i madh i kėtyre grupeve, fiseve dhe popujve janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė si pasojė e pushtimeve dhe e kolonializmit. Edhe historia shqiptare e pėrgėnjeshtron pėrgjithėsimin “teorik” tė Ismail Kadaresė: pushtimi turk ka sjellė konvertimin e mbi dy tė tretave tė popullit shqiptar, kurse ky konvertim ka sjellė njė identitet fetar, identitetin fetar mysliman, si pėrbėrės i identitetit tė pėrgjithshėm, historik shqiptar: i identitetit kombėtar shqiptar. Domethėnė: kombet mund tė ndryshohen shumė edhe nga pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

Thirrje pėr kthim nė fenė e tė parėve

Pėrpos nė Shqipėrinė shtetėrore, ku, thotė Ismail Kadare, pėrkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikės, kėngėve, veshjeve, nė pėrgjithėsi, traditės myslimane, shqiptarėt do t’ia shohin sherrin edhe nė ish-Jugosllavinė. Dhe, do t’ia shohin sherrin jo vetėm nė Jugosllavinė mbretėrore, por edhe nė Jugosllavinė komuniste.

Duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet, shkruan ai, shqiptarėt po treteshin: “i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeje tė kohės si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend. Jugosllavia, kjo primadonė e “botės sė tretė”, po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė”. Megjithėse nė fund tė kėsaj fjalie do tė duhej tė vihej, sė paku njė pikėēuditje, Ismail Kadare e vė njė pikė tė zakonshme! Jugosllavia, “primadona” e botės sė tretė, po i afronte asaj bote popullsinė mė tė padėshiruar: shqiptarėt nė ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethėnė: popullsia mė e padėshiruar e kėsaj bote nuk ishin shqiptarėt, po vetėm shqiptarėt qė ngjanin “mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė”! Pėrfundimi i gjykimit tė kėtillė tė Ismail Kadaresė ėshtė ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, pėr shkak se dallojnė prej evropianit, nuk kanė dinjitet tė barasvlershėm me tė. Ja edhe njė shpėrthim racist i shkrimtarit tonė – edhe njė qėrim hesapesh me turqit dhe me arabėt!
Nuk ka dyshim se si nė Jugosllavinė mbretėrore ashtu edhe nė Jugosllavinė komuniste janė bėrė pėrpjekje tė ndryshme pėr shkombėzimin e shqiptarėve. Pėrpjekje pėr shkombėzimin e tyre, gjithsesi shumė djallėzore, ishte regjistrimi pa i pyetur, i njė numri shqiptarėsh si myslimanė apo si turq! Por, as nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste shqiptarėt as nuk janė kandisur as nuk janė detyruar qė tė orientalizojnė muzikėn e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetėm e vetėm qė tė ngjajnė sa mė pak evropianė e sa mė shumė aziatikė, domethėnė turq dhe afrikano-veriorė, domethėnė arabė. Jo. Pėrkundrazi: ka ngjarė qė detyrueshėm tė “ēaziatizohen” dhe tė “ēafrikanizohen”! Kėshtu, pėr shembull; grave ,nė shumė raste, me dhunė u ėshtė hequr ferexheja. Aziatizim dhe afrikanizim folklorik i shqiptarėve nė Kosovė, “duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet”, nuk ka ngjarė. As nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste, turqit nuk janė pėrbuzur, pėrkundrazi: janė ēmuar. Kudo ishin nė Jugosllavi – nė Kosovė, nė Maqedoni, ata ishin njė si shtresė e lartė; nė Kosovė ata ishin qytetarėt e qytetėruar tė Kosovės, fisnikėt e Kosovės.

Ata trajtoheshin kėshtu qoftė edhe pėr shkak se si Jugosllavia mbretėrore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte marrėdhėnie politike dhe shtetėrore me Turqinė tė mira, nė situata tė veēanta, jashtėzakonisht tė mira, kurse babai i Turqisė moderne, Ataturku, kishte qenė mik i mbretit Aleksandėr, ashtu siē kishte qenė kryetari i mėvonshėm, gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos. Nė Serbi dhe, nė pėrgjithėsi, nė Jugosllavi nuk pėrbuzeshin siē i pėrbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veēori tė tjera orientale tė kulturės serbe shiheshin si njė mbetje historike, qė do tė duhej tė ruhej nė muze, nė teatėr apo nė festivale tė kėngės popullore. Tė rinjtė shqiptarė qė kanė studiuar nė universitetin e Beogradit, mbajnė mend se nė dekanatin dhe sallat e Fakultetit tė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Serbe mbahej portreti i madh me fes nė kokė i themeluesit tė gjuhės letrare serbe, Vuk Stefanoviq Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton qoftė edhe njė serb ėshtė tokė serbe, qė do tė bėhet slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej gjysmės sė parė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Nė teatrot serbe, qoftė edhe nė Beograd, mė shpesh se asnjė shfaqje tjetėr do tė shihej shfaqja e punuar sipas dramės sė shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, nė tė cilėn tė gjithė personazhet janė tė veshur siē ishin veshur nė kohėn e Perandorisė Otomane – allaturka dhe argėtoheshin siē ishin argėtuar atėherė – allaturka!

(VIJON)

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

zoguizi
19.05.2006, 16:42:00
KUR FLASIN KOLOSĖT

Shkruan: Ismail Gashi

Sprova e Kadaresė “Identiteti evropian i shqiptarėve”, botuar nė tė pėrditshmen “Shekulli”, dhe e plasuar nė internet nė faqet e alba-shkencės, mė 29 mars 2006, por edhe botim i veēantė, duket si njė kundėrvim shkrimeve e koncepteve shkencore historike, politike e kombėtare tė akademikut tonė zulmadh z. Rexhep Qosja. Nga kureshtje se kur flasin kolosėt e vėrteta del sheshit, e pa synim pėr tė “ndarė mejdan”, qė nga kjo polemikė e madhe shkencore e tė mėdhenjve tanė, tė mėsojmė edhe ne tė vegjlit. Nė kaēikun tonė kemi edhe disa vėrejtje qė dalin nga ky nxitim gjaknxehtė kur flitet pėr identitetin kombėtar, fetar e rajonal nė tė kaluarėn tonė historike, tė popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi, traditėn pozitive dhe tė kaluarėn e rėndė, jo vetėm fizike, por edhe tė shtypjes sė madhe shpirtėrore, politike e fetare.

Qosja dhe Kadare, ēdo herė kur flasin e shkruajnė, vetėm sa na begatojnė me njohuri tė reja. Madje, kėshtu ndodh edhe kur ata shprehin mospajtime konceptuare, letrare, kombėtare e filozofike nė mendimet e tyre. Nga kolosėt mėsojmė histori, vlera shpirtėrore, mėsojmė traditė, kulturė, filozofi kombėtare e mendjehollėsi njerėzore. Shumėēka mėsojmė kur ėshtė fjala pėr zbardhjen e tė vėrtetės shkencore nga vlerat reale pozitive kombėtare. Sepse opinioni lexues gjithmonė, kur tema shqyrtuese janė ēėshtjet e mėdha, siē ėshtė tash identiteti ynė kombėtar dhe vetėdija fetare, fjalėt e kolosėve shuajnė etjet e mėdha e plotėsojnė zbrazėtira, ndriēojnė tė panjohura, dhe nga mendimet e tyre marrin, jo vetėm mėsime, por ato mėsime edhe ndihmojnė nė pėrcaktimet orientuese politike e kombėtare nė tė ardhmen. Andaj, Qosja e Kadare kur shkruajnė e polemizojnė pėr kėto ēėshtje, nga pėrgjegjėsia qė kanė pėr fjalėn kompetente, dėshirojmė tė jenė shumė tė pėrgjegjshėm, tė matur, nė nivel shkencor e kulturor polemizues.

Nė shkrimet e tyre nuk kanė venddukje fyerjet, poshtėrime, teket e inatet nga e kaluara. Nuk ka arsye tė mbėshtetėn nė qėllime nėnvlerėsuese personale, e as nė subjektivizėm ndaj personaliteteve, ngjarjeve e kohėrave historike nga sistemet tė kaluara politike shtetėrore. Nuk dėshirohej tė venerohet mbėshtetje apo anime tė panatyrshme ndaj besimeve fetare tė shqiptarėve, si besimin apostolik krishten e ortodoks apo besimit fetar mysliman, i cili shqiptarėve ju imponua dhunshėm. Kėto pikėpamje e trajtesa kėrkojnė mbėshtetje tė fortė nė faktografi reale shkencore e historike si dhe nė realitetin objektiv, gjithnjė me kėmbė mbi tokė. Polemikat e mospajtimet e ideve dhe fakteve shkencore, nuk guxojnė tė shkaktojnė thyerje e pėrēarje, me tė cilėn autorėve kolos tė mendimit shqip, nė vend qė t’ju sjellin lavdi, mund tė prodhojnė shėmtinė e pėrēarjes.

E vėrteta gjithmonė ėshtė ngadhėnjyese mbi tė pavėrtetėn, sikur drita mbi errėsirėn. Andaj, fakti i pa kontestueshėm se “shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropian”, siē vlerėson Kadare konstatimin e Qosjes, nga qė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė” ėshtė vlerėsim real e praktik qė duket. Po aq real e praktik sa edhe mbamendja e Kadaresė kur rikujton njė vlerėsim tė mė hershėm tė Qosjes “se atdheu ėshtė njė, fetė janė tri, se nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin”. As Qosja, si edhe asnjė shqiptarė, nuk ka nervozizėm ndaj besimit ndryshe nė zot. Mė sė shumti mund tė zėmė nė thua, nėse ky nervozizėm theksohet ndaj Nėnės Terezė dhe keqpėrdorimit tė vlerės sė saj njerėzore, njėrės nga personalitetet bashkė me Skėnderbeun e Adem Jasharin identifikojnė ndėrtim e identitetin tonė kombėtar.

Ndarja nė besime tė ndryshme nė zot, nuk prodhon ndarje kombėtare e as largim nga civilizimi evropian, sepse secila mėnyrė e besimit fetar ėshtė pjesė pėrbėrėse e kulturės dhe moralit tė Evropės sė civilizuar. Popujt dhe besimet fetare nuk ndėrrohen si kėmishėt, apo siē ndėrrohen sistemet shoqėrore, ēdo individ, grup njerėzish apo popull qė ndėrron besimin fetarė sipas kaheve tė erėrave politike, praktikisht dėshmon se nuk ka pėrcaktim fetarė tė qėndrueshėm, apo nuk ka identitet fetar, e jo se jo evropian apo aziatik, afrikan apo amerikan. Asnjė projekt antishqiptar qė nga “Nacertania” e deri tė ‘Momerandumi” i ASSHA pėrkundėr dėmtimeve nė substancė, nuk ka arritur tė bėhet jetėgjatė, gjithnjė fal moralit pėrcaktues dhe kujtesės historike tė shqiptarėve nė identitet kombėtar. Evropa, sikur edhe vet ne shqiptarėt, nuk ėshtė aq e panjohur, sa mos tė dijė shqiptarėt ēfarė janė tash, e ēfarė kanė qenė gjatė historisė.

Pėr dhunėn okupuese ndėr shekuj, shqiptarėt nuk mund tė fajėsohen as tė marrin pėr shkas ndarjet fetare nė perėndimor apo lindor e as pėr brerjen qė i shkaktuan tė tjerėt substancės kombėtare, kur dihet se okupuesit, sidomos sllavėt, synonin tė ērregullojė edhe prejardhjen tonė, ose tė shkėputnin njė pjesė tė saj. Ēėshtjes sė identitetit kurrė nuk ju kemi qasur ngushtė as nė kohė e as nė personalitete e ngjarje. Individėt nė rrethana tė veēanta nuk qojnė shumė peshė, siē tentohet tė pėrshkruhet personalitetet e pėrmendura. Pėr kasapin e fundin nė Ballkan, me veprimet politike e ushtarake tė vet ne shqiptarėt, botėn e shtyjmė tė mendoj, tė flasė e tė veprojė shqip, nuk kishte asnjė lėkundje se shqiptarėt po luftojnė kundėr krishterimit, apo pėr mbrojtjen e islamizmit, ata realisht e praktikisht me gjithė qenien e tyre luftuan kundėr dhunės barbare serbe, apo dhunės si koncept i shėmtuar. Apo, mė herėt kundėr “primadonės sė botės sė tretė”, sepse shqiptarėt e njihnin kėtė “primadonė” farsė tė shtirur dhe pėr tė tillė ua bėmė tė ēart tė gjithėve.

Pafuqia e veprimit kombėtar nuk ėshtė fajėsim qė vetėfajėson, e as arsyetim i qėndrueshėm pėr humbjet. Tė pamirat qė dėmtuan rrjedhat nuk ishin murmuritje pėr asgjė, por ishin ngjashmėri me format e sė kaluarės sonė tė shėmtuar e tė paharruar. Kėto murmuritje kishin tė njėjtin ndėrtim dhe ishin pėrsėritje me tė kaluarėn qė rikujton kohėt e trishta. Historikisht dihet se shqiptarėt kanė qenė me prani tė dukshme evropiane me gjithė qenie e dhembjen e tyre.

zoguizi
19.05.2006, 17:02:00
Rexhep Qosja polemizon me Kadarenė

“Ideologjia e shpėrbėrjes” nga Shtėpia botuese “TOENA” ka shkaktuar njė sėrė reagimesh si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė. Ai nuk e di nėse ėshtė mė i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si tė parat ashtu edhe tė dytat dėshmojnė, ndėrkaq, se ēėshtjet e ngritura nė atė trajtesė ishte e nevojshme tė ngriheshin. Pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha reagimeve do tė duhej tė shkruante njė libėr mė tė madh se “Ideologjia e shpėrbėrjes”, i cili, sigurisht, do tė shkaktonte reagime tė reja tė pėrshkuara edhe prej mė shumė ndjenjash se reagimet e deritanishme. Rexhep Qosja do t’i pėrgjigjet vetėm reagimit tė Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”.Kjo domethėnė se mbesin pa pėrgjigje tė gjithė reaguesit e tjerė ndaj trajtesės “Ideologjia e shpėrbėrjes”. Nė reagimin ndaj Ismail Kadaresė pėr veprėn “Identiteti evropian i shqiptarėve”, Qosja do qė tė kthejė pėrgjigje pėr kėto arsye kryesore: e para, pse e ka shkruar njė shkrimtar dhe publicist i njohur, me popullorėsi tė veēantė; e dyta, pse nė kėtė reagim ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim dhe njė shtrembėrim i disa pikėpamjeve tė tij, sidomos, i pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm ē`integrues tė vetėdijeve tė tejshquara fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehonė ndėr lexuesit shqiptarė si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė dhe, e katėrta mė vendimtarja, pse nė kėtė reagim janė shprehur ide dhe janė krijuar pėrfytyrime, qė nuk e nderojnė kulturėn shqiptare.

Sprova e Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”, ėshtė e mbėshtetur nė premisa tė gabuara: nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar, nė njėrėn anė kundėrshtitė kulturore midis Evropės e Lindjes myslimane, kurse, nė anėn tjetėr sipėrinė e identitetit evropian ndaj identiteteve tė tjera, para sė gjithash, ndaj identitetit mysliman. Gjykimet e kėtilla tė Ismail Kadaresė, gjithsesi shumė befasuese, nuk mund tė mos shikohen si rrjedhojė e disa dukurive dhe disa disponimeve tė pėrshtatshme politike dhe fetare nė botė. Nuk mund tė mos mendohet se tani kur, si pasojė e fundamentalizmit islamik, tė tejshkallėzuar mbas pushtimit amerikan tė Irakut, ėshtė rritur disponimi kundėrmysliman nė disa vende perėndimore, kur kryetari Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik tė krishterimit, kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam, mysliman, xhami, shkaktojnė sėndisje nė mjedise tė ndryshme perėndimore, kur si thonė studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit e islamit dhe e kryqėzatave, kur disa politikanė shqiptarė nė Kosovė e quajnė politikisht tė leverdisshme pėr karrierėn e tyre tė ndėrrojnė fenė, kur si pasojė e sjelljeve shpėrfillėse tė disa politikanėve shqiptarė ndaj dinjitetit tė fesė myslimane, gjithnjė e mė shumė shqiptarė myslimanė nė Kosovė e nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar.

Tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qė tė dėgjohet pėr disa oktava mė lartė zėri i tij, mė parė i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman, nė tė vėrtetė kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrgjithshėm, historik, tė shqiptarėve. Pėr kėtė arsye ėshtė shumė e nevojshme qė kėto ide dhe kėto pėrfytyrime tė Ismail Kadaresė tė hidhen poshtė me kohė dhe pa hamendjesime. Rexhep Qosaj thekson : “Do ta bėjė kėtė vendosmėrisht edhe pse me shumė keqardhje pėr shumė arsye nė kėtė pėrgjigje detyrimisht tė gjatė.Nuk e bėj kėtė pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo. Nuk e bėj kėtė pse shkoj nė xhami a pse falem nė pesė vaktet e ditės. Jo. As nuk shkoj nė xhami pėr t’u lutur as nuk falem nė asnjė vakt tė ditės. Jo. E bėj kėtė pėr hir tė perėndive tė mi: tė Vėrtetės dhe tė Drejtės.E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye pėr, tė cilėn kam shkruar mijėra faqe gjatė shumė viteve tė kaluara: pėr tė mbrojtur bashkėkombėsit, bashkėqytetarėt,prej padrejtėsive tė pushtetit, prej dhunės sė shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarėsisht kush e bėn kėtė diskriminim sot. E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye pėr, tė cilėn nė vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh tė disa bashkėqytetarėve tepėr tė pėrkushtuar si myslimanė, pėr ēka dhe kam shkruar nė librin “Tronditja e shekullit”.

E bėj kėtė pėr tė qenė ku duhet tė jetė gjithmonė intelektuali i vėrtetė: nė anėn e lirisė, tė tė voglit, tė tė pambrojturit, tė tė diskriminuarit. E bėj kėtė pėr tė qenė shpirtėrisht i lirė pavarėsisht prej ēmimit qė paguaj pėr kėtė liri. E unė jam i lirė sepse kam zgjedhur tė Vėrtetėn dhe tė Drejtėn. Sprova e Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”, nuk ėshtė reagimi i tij i parė mospajtues ndaj pikėpamjeve tė mia letrare dhe kulturore. Nė shkrimin “Rreth ndikimeve tė huaja dhe karakterit kombėtar tė letėrsisė”, tė botuar nė gazetėn “Zėri i popullit” mė 8.4.1973, me tė cilin i pėrgjigjej shkrimit tim “Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimev”, tė botuar nė pėrmbledhjen “Panteoni i rralluar” nė vitin 1972, ai mė akuzonte si “tellall i kozmopolitizmit”, qė, me gjuhėn e atėhershme politike do tė thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizimin e letėrsisė shqipe. Tani, 34 vjet mė vonė, ai mė akuzon se kinse po e mohoj atė qė atėherė e predikoja.

Unė, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenė tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veēimin e Shqipėrisė dhe identitetin stalinist, nė tė vėrtetė predikonte kundėrevropianizimin. Unė vetėm po vė nė dukje se perėndia e shndėrrimeve Protej, e ka dhuruar Ismail Kadarenė edhe me dhuntinė e nxitimshndėrrimeve pėr tė qenė politikisht sa mė i koniunkturshėm, ia ka parathėnė edhe kėtė nxitimshndėrrim, fryt i tė cilit ėshtė sprova “Identiteti evropian i shqiptarėve”. Po, t’i lėmė njėherė pėr njėherė kėto dy shkrime tė njė kohe tė kaluar dhe tė merremi me reagimin e tanishėm tė Ismail Kadaresė “Identiteti evropian i shqiptarėve” ndaj trajtesės sime “Ideologjia e shpėrbėrjes”, nė tė vėrtetė ndaj kreut tė kėsaj trajtese “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, qė sigurisht nuk do tė jetė nxitimshndėrrimi i tij i fundit. Dhe tė shohim sa tė vėrtetėn dhe sa tė drejtėn do t’ia flijojė qėllimit tė tij: shpėrfilljes sė identitetit mysliman si njėri nga pėrbėrėsit fetarė tė Identitetit Kombėtar Shqiptar.

---

Vepra tė botuara tė akademikut Rexhep Qosja:

1. Episode letrare, 1967
2. Dialogė me shkrimtarėt, 1968
3. Kritika letrare, 1969
4. Antologjia e lirikės shqipe, 1970
5. Kontinuitete, 1972
6. Asdreni – jeta dhe vepra e tij, 1972
7. Panteoni i rralluar, 1973
8. Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, 1974
9. Shkrimtarė dhe periudha, 1975
10. Anatomia e kulturės, 1976
11. Mite tė zhveshura, 1978
12. Prej tipologjisė deri te periodizimi, 1979
13. Morfologjia e njė fushate, 1980
14. Nocione tė reja albanologjike, 1983
15. Historia e letėrsisė shqipe I, 1984
16. Historia e letėrsisė shqipe II, 1984
17.Antologjia historike e letėrsisė shqipe, 1985
18. Historia e letėrsisė shqipe III, 1986
19. Porosia e madhe, 1986
20. Populli i ndaluar, 1990
21. Strategjia e bashkimit shqiptar, 1992
22. Ēėshtja shqiptare – historia dhe politika, 1994
23. Bardhja, 1995
24. Ligjėrime paravajtėse, 1996
25. Fjalor demokratik, 1997
26. Paqja e pėrgjakshme, 1999
27. Tronditja e shekullit I, 2001
28. Tronditja e shekullit II, 2001
29. I ringjalluri i penduar, 2002
30. Njė dashuri dhe shtatė faje, 2003
31. Tri mėnyra tė shkrimit shqip, 2004
32. Demokracia e shpėrdorur, 2005
33. Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe, 2005
34. Ideologjia e shpėrbėrjes, 2006

Vepra tė pėrkthyera nė gjuhė tė huaja:

1. Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, 1974, 1976, 1979, 1994, 1995, 1997, 1999
2. Sfinga e gjallė, 1976
3. Letėrsia dhe kritika, 1979
4. Populli i ndaluar, 1990
5. Beselam pse mė flijojnė, 1992
6. Ēėshtja shqiptare – historia dhe politika, 1995

---

E botume ne gazeten " SOT"

Kruja
19.05.2006, 17:05:00
Kadare thote se ka myslimane shqiptare. Qosja thote se ka shqiptare me identitet islam.

Ky eshte thelbi i qendrimit te tyre ne polemiken e fundit. Te gjitha argumentet e tjera hidhen dhe kthehen nga njeri drejt tjetrit me forma te ashpra tendencioze personale. Ato i kam filtruar nga vemendja si te parendesishme perballe ceshtjes se identitetit.

Pra kush ka te drejte ne qendrimin ndaj thelbit: IDENTITETIT? Mos e Drejta dhe e Verteta ['perendite' e Qoses] jane ne te dy qendrimet ndaj identitetit?

Ketu mendoj se duhet te lexojme te zezen mbi te bardhe. Le te lexojme Kadarene ne fillim. Pra Kadare thote:

Ka myslimane shqiptare ....

D.m.th. Kadare thote se feja eshte dytesore. Keshtu lexohet shqip mendimi i tij. Me fjale te tjera Kadareja nuk thote ka shqiptare myslimane! Duket si loje fjalesh por nuk eshte aspak ashtu. Semantika [kuptimi] qe mbartin ne shqip keta dy togfjalesh eshte shume e ndryshme bile bile pothuaj kundershtare.

Per Kadarene islami, sikurse edhe katolicizmi, apo orthodoksia, budizmi, apo edhe hinduizmi etj fe nuk jane identitete unike. Per shembull, le te marrim ne shqyrtim islamin. Ne Lindjen e Mesme ka Islam, Ne Indonezi ka Islam, ne Kine ka Islam, ne Ballkan ka Islam. Lind pyetja: a eshte Islami NJE? Per Kadarene Islami nuk eshte NJE sepse islami shqiptar eshte shqiptar, zbatohet shqiptarisht sipas tradites shqiptare. Kadare jep shembull ligjin e Ahmet Zogut qe shqiptaret nuk veshin fustane prej doku [Kadare permend qylafet turke] apo nuk falen ne gjunje. Ligji i Zogut zuri vend sepse shqiptaret perjetonin cdo dite traditat e tyre, shume prej te cilave jepeshin ne Kanunin ei Leke Dukagjinit [midis te tjerave per burrin gjunjezimi eshte poshterim]. Keshtu ishte tradita kombetare shqiptare. Falja u be me kembe! Per nje mysliman iraken, fjala vjen, ky pra islami shqiptar nuk eshte islam. Po ashtu per nje mysliman saudit islami iraken eshte i papranueshem sepse aktualisht islami iraken nuk ka polici taksambledhese islame, fjala vjen, kundrejt tregetareve qe tregetojne mallra te ndaluara nga islami. E keshtu me rradhe. Pra Kadare thote se traditat kombetare i jane imponuar islamit prandaj ka nje larmishmeri islamike sipas kombeve. Kombi vihet ne qender, feja vendoset ne periferi te rrethit.

C'fare thote Qosja?

Ka shqiptare me identitet islam ...

Meqenese keto fjale i shkruan nje akademik atehere hedh premisen qe akademiku di c'fare dhe si e paraqit mendimin permes fjales. Dhe ja mendimi i Qoses ne fjalet e tij -> Dyzimi i Identitetit.

Le ta trajtojme pak me kujdes. Qosja eshte shume shume finok, shume i mprehte. Kush e ka lexuar pjesen per Identitetin ne "Realiteti i Shperfillur" do te vere re se perpara se te permende identitetin islam Qosja perpunon lexuesin duke permendur identitete te tjera si vetjaku, kolektivi, etj etj dhe me tinzari shembullore fut identitetin islam ne mes te tyre. Pra Qosja po e thote hapur, ti lexues e sheh qe une Qosja e kam renditur identitetin islam ne vargun e identiteteve te tjera dhe te gjithe keta se bashku krijojne ate qe quhet Identitet Kombetar!

Qosja, per fat te keq, ka kujtuar se lexuesi nuk do te kape semantiken qe permbahet ne "Ka shqiptare me identitet islam". Duket shume e pranueshme ne pamje te pare morfologjikisht. Vecse truku i Qoses eshte teper trondites. Qosja e ka thene se ka shqiptar mysliman. Pra kete ka thene Qosja. Ka shqiptare mylimane, te myslimanizuar, te tjetersuar sado pak apo sado shume ata jane myslimane. Pra nuk ka myslimane shqiptare por shqiptare myslimane. Loje fjalesh?! JO, kur behet fjale per fjalet e nje AKADEMIKU. Qosja e ka vendosur islamin ne qender kurse traditen kombetare ne perimer te rrethit. Pra, Qosja thote se ka shqiptare, marokene, irakene, kineze, amerikane me identitet islam. Islami i bashkon keta ne nje Vellazeri Islame. Keta gravitojne ne Islami si identitet NJE. Duket se vete Qosja me fjalen ne doren e tij ka deshmuar akuzen e Kadarese per shperberje te identitetit.

Une deklaroj se jam mysliman shqiptar. Si une ka me qindra mijra ne Shqiperine shteterore. Keta qindra mijra myslimane shqiptare nuk besojne se Muhameti eshte profet. Nuk e besojne kete gje - ky eshte realiteti ne Shqiperine shteterore. Kadare e di kete gje se ka jetuar vete atje. Prandaj Kadare flet nga nje eksperience jetesore e ndryshme nga ajo e Qoses.

Qosja perjeton nje ndikim fetar islam me te math mbi shqiptaret ne Kosove. Se sa i math eshte ky ndikim fetar islam ne Kosove une po e mesoj nga Qosja ne "Realiteti i Shperfillur". Qosja eshte deklaruar se personalisht nuk falet me rakate 5 here ne dite. Por kjo nuk e ndalon Qosen te deklarohet se eshte mysliman shqiptar. Keshtu del se personalisht Qosja nuk eshte shqiptar me identitet islam. Pikerisht kete thote Kadare. Qosja rreshqet kur analizon 'REalitetin e Shperfillur', d.m.th. ne kete Realitet ai e Shikon ne Kosove kryesisht ku nje mori e madhe shqiptaresh jane nen ndikim me te madh te fese islame sesa ne Shqiperine shteterore. Duke pasqyruar kete Realitet ai mohon 'padashje' veten e tij [nuk falet 5 here ne dite! - ku e ka Qosja identitetin islam] dhe qindra mijra myslimane shqiptare ku bej pjese edhe une te cilet mendojne bile bile se Muhameti nuk eshte profet por nje figure historike e rendesishme e nje etnie arabe - origjina e sakte Qurashet per te cilet u shkrua enkas filimisht Kurani.

Mendoj se kete polemike e ka fituar Kadare. Kjo nuk do te thote se une e preferoj Kadarene. Ai ka kusuret e tij te cilat mund t'i them ne mesazhe te tjera.

ABE-a
19.05.2006, 18:09:00
***

Te nderuar lexues,

Ne vijim te polemikes se tij (me shkrimtarin e madh Ismail Kadare), Akademik Rexhep Qosja, shkruan:

&amp;


REALITETI I SHPĖRFILLUR (VIII)

Ide delirante

-Nxitimi pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm atje ku ai shumė dėshiron tė jetė i koniunkturshėm, do tė bėjė qė Ismail Kadare tė predikojė njė ide politike oh sa tė palejueshme pėr Shqipėrinė dhe njė ide politike, oh sa tė palejueshme pėr tė si krijues!
-Sa shumė do tė befasohen “tė rinjtė myslimanė shqiptarė” kur ta lexojnė pohimin propagandistik tė koniunkturshėm tė Ismail Kadaresė. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovės, as nė vitin 1981, as nė vitin 1989-1990, nuk ėshtė ngritur nė demonstrata “pėr tė kėrkuar rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar”

Shkruan: Rexhep Qosja

Ata qė urreheshin nė Jugosllavi, ata qė pėrbuzeshin nė Jugosllavi, nė Jugosllavinė mbretėrore dhe nė Jugosllavinė komuniste, mund tė ishin vetėm shqiptarėt. Ata ishin tė paracaktuar pėr tė bėrė punėt mė tė rėnda dhe mė tė pista nė Beograd e nė qytete tė tjera si mė tė mėdha nė tė dy Jugosllavitė: pėr tė bartur qymyrin dhe pėr tė fshirė rrugėt.
Dhe ata qė ishin tė paracaktuar pėr dajakun e policisė dhe pėr plumbat e ushtrisė serbe kudo e, sidomos, nė kufirin me nėnėn Shqipėri, ishin kėsulėbardhėt – shqiptarėt, qė mbanin nė kokė qylafin, qė i binin fyellit dhe ēiftelisė! Vetėm ata, thuhej nė Klubin kulturor serb, ku pėrpunohej strategjia e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa Ēubrilloviqit Shpėrngulja e arnautėve - para Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė UDB-nė e Rankoviqit - pas Luftės sė Dytė Botėrore, e mbajnė kombin sepse vetėm ata nuk e ndėrrojnė qykėn lehtė! Nė kohėn kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar tė ashtuquajturin jogurt – revolucionin, me qėllim qė tė pėrmbyste autonominė e Kosovės tė njohur nė vitin 1974 dhe, ashtu, mandej, t’i ndryshonte marrėdhėniet kushtetutore mes republikave tė ish-Jugosllavisė, serbėve qė prej Kosovės shkonin nėpėr Serbi pėr ta shprehur zėshėm mosdurimin e tyre ndaj shqiptarėve, nė Novi Sad tė Vojvodinės, u thuhej: kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qėrojini hesapet me ato kokat e gjipsuara! Vetėm ata ju vijnė haqesh ju! Jo shqiptarėt qė Ismail Kadare i pandeh tė veshur nė rroba turke (aziatike – thotė ai) dhe arabe (afrikano-veriore – thotė ai) po shqiptarėt, me kokė “tė gjipsuar”, ishin ata qė duhej tė dėboheshin prej Kosovės, sepse prej tyre, prej vitalitetit tė tyre, prej qykės sė tyre, frikėsoheshin serbomėdhenjtė. Do ta provojmė kėtė nė vitin 1998 dhe nė gjysmėn e parė tė vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi tė cilin u derdh gjithė tėrbimi i shtazėrishėm i paramilitarėve, i policive nė uniforma tė ndryshme dhe i ushtrisė serbe dhe i cili u “pastrua etnikisht”, pėr fat, vetėm pėrkohėsisht. E, kėta, “primadona e botės sė tretė”, Jugosllavia, nuk do tė denjonte t’i vishte nė veshjet e miqve tė atėhershėm politikė: tė turqve dhe arabėve.

Qėllimin e kėtyre bredhjeve tė tij fetare, politiko historike, nėpėr Jugosllavinė mbretėrore dhe Jugosllavinė komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegojė vetė kur shkruan: “Njė shekull mė pas – thotė ai, duke e zgjatur harkun kohor nė njė shekull edhe pse rrėfimin pėr orientalizimin e shqiptarėve nė Jugosllavi e kishte filluar nga vitet e 50-ta tė shekullit njėzet – kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t’i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve”.

Sa shumė do tė befasohen “tė rinjtė myslimanė shqiptarė” kur ta lexojnė kėtė pohim propagandistik tė koniunkturshėm tė Ismail Kadaresė. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovės, as nė vitin 1981, as nė vitin 1989-1990, nuk ėshtė ngritur nė demonstrata “pėr tė kėrkuar rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar”. Demonstratat e vitit 1981 dhe tė vitit 1989-1990 nuk janė bėrė as pėr tė kėrkuar rrėnjėt e paganizmit ilir, as tė krishterimit tė hershėm, as tė krishterimit tė vonshėm, as tė myslimanizmit tė hershėm a tė vonshėm. Jo dhe jo. Kėrkimi i rrėnjėve tė krishterimit tė hershėm do tė bėhet zbulim i komunistėve tė kthyer shpejt e shpejt nė gjoja demokratė pas viteve tė 90-ta, tė cilėt do ta kuptojnė se duke i kėrkuar ato rrėnjė do tė mundė tė pėrfitojnė politikisht pėr karrierat e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do tė pėrfitojnė: do tė dėgjohet pėr ta dhe do tė jenė tė ndihmuar nė pėrparimin e tyre. Tė rinjtė e ngritur nė demonstratat e vitit 1981 dhe 1989-1990 nuk do tė kėrkojnė rrėnjė, sepse ata rrėnjėt i kishin me vete si nė shtėpi, nė shkolla e nė fakultete ashtu edhe nė demonstrata. Nė qoftė se, megjithatė, do tė pranojmė se do farė rrėnjėsh i kėrkonin, atėherė duhet tė thuhet e vėrteta: tė vetmet rrėnjė qė disa prej tyre kėrkonin mė 1981, fatkeqėsisht, ishin rrėnjėt marksiste-leniniste!

Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as “pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve”. Ata brohorisnin: jemi shqiptarė jo sllavė jo pėr tė thėnė se shqiptarėt janė rrėnjės, banorė mė tė hershėm tė Kosovės se serbėt, po pėr tė thėnė se Kosova as etnikisht, as historikisht s’i takon Jugosllavisė. Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as pėr arsye fetare, as pėr arsye arkeologjike, historike a linguistike. Pėr kėtė as nuk kishin nevojė, as nuk kishin kohė. Ngulitjen e popullit tė tyre nė Kosovė pėrpara sllavėve e kishin dėshmuar arkeologėt, historianėt dhe gjuhėtarėt e shquar shqiptarė: Hasan Ceka, Skėnder Anamali, Muzafer Korkuti, Vangjel Toēi, Neritan Ceka, Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frashėri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem Ēabej, njė varg shkencėtarėsh tė huaj – gjermanė, francezė, italianė, bullgarė, kroatė, boshnjakė, madje, edhe ndonjė serb. Ata nuk e lodhnin mendjen atėherė tė shqiptojnė nė demonstrata parullat fetare qė Ismail Kadaresė do t’i duhen dhjetė a njėzet e pesė vjet mė vonė pėr koniunkturėn e tij politike dhe letrare. Ata ishin ngritur nė demonstrata pėr ta bėrė botore njė kėrkesė shumė mė tė rėndėsishme: kėrkesėn pėr Kosovėn republikė e cila, mbasi tė bėhej republikė, do tė mundė tė bashkohej me, si thuhej atėherė, shtetin amė – Shqipėrinė.

Cili s’ėshtė misioni i Shqipėrisė

Nxitimi pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm atje ku ai shumė dėshiron tė jetė i koniunkturshėm, do tė bėjė qė Ismail Kadare tė predikojė njė ide politike oh sa tė palejueshme pėr Shqipėrinė dhe njė ide politike, oh sa tė palejueshme pėr tė si krijues! Ta dėgjojmė me ē’vetėbesim e predikon kėtė ide ai.

“Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė “vend i as-as-it”, s’na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh “gjysmak”, qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė “tarrallak”. Ideja e pėrhapur andej-kėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit”, tė kujton njė nga njollat (e) historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit.

Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve”.
Ēfarė margaritari politik!
Ēfarė margaritari diplomatik!
Ēfarė margaritari historik!
Ēfarė margaritari gjuhėsor-stilistik!
Pėr ta kuptuar plotėsisht, me tė gjitha ngjyresat politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike kėtė katekizėm politik tė Ismail Kadaresė ėshtė e nevojshme ta kthejmė nė trajtė tė bashkėbisedimit.
Ēka ėshtė pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i popullit shqiptar ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes e Perėndimit?
Ėshtė njė klishe krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes e Perėndimit.
Thėnė ndryshe?
Thėnė ndryshe do tė thotė njė vend i as-as- it.
Ēka s’na bėn ky pohim i Rexhep Qosjes?
S’na bėn kurrfarė nderi.
Pse s’na bėn kurrfarė nderi pohimi pėr Shqipėrinė si vend ndėrmjetės, qė mund tė zbusė kundėrshtitė midis Lindjes dhe Perėndimit?
Sepse, kjo sė pari nuk ėshtė e vėrtetė.
E sė dyti?
Sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, tė lakmosh tė bėhesh ndėrmjetės ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh gjysmak.
Ēka do tė thotė gjysmak nė shqip?
Gjysmak nė shqip, midis tė tjerash, do tė thotė “tarrallak”.
A ėshtė kjo ide qė i pari e paraqet publikisht Rexhep Qosja?
Kjo ėshtė ide e pėrhapur andej – kėndej?
Nuk mė kujtohet qė pėr kėtė ide tė kem lexuar nė gazetat tona a tė kem dėgjuar nė mediet tona elektronike.
S’ka pėrgjigje!
Idetė e pėrhapura andej kėndej kanė njė shqiptues tė parė.
S’ka pėrgjigje!
Duket, megjithatė, se shqiptues i parė publik i kėsaj ideje djallėzore, kėsaj klisheje, tė jetė Rexhep Qosja.
S’ka pėrgjigje!
Ēka tė kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?
Mė kujton njė nga njollat e historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
Ėhė! Po cili ėshtė kontributi yt nė kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
S’ka pėrgjigje!
Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me tė cilat ti i ke shėrbyer posaēėrisht shumė asaj kapardisjeje tė Shqipėrisė nė kohėn e komunizmit pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksisėm-leninizmit?
S’ka pėrgjigje!
A dėshiron t’i pėrkujtojmė titujt e tyre dhe tė shėnojmė ndonjė citat si mė tė gjatė?
S’ka pėrgjigje!
Si mund tė cilėsohet ideja e Rexhep Qosjes pėr pėrftimin e Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?
Mund tė cilėsohet si ide delirante?
Deri ku ju kanė ardhur idetė e tilla delirante shqiptarėve?
Idetė e tilla delirante, me tė cilat pėr njė kohė Shqipėria u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve.
E pse idetė e tilla delirante ju kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve? A vetėm pse i shqipton Rexhep Qosja?
Sepse idetė e tilla po “shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste”.
E pabesueshme! Vėrtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi! Myslimanofobia e Ismail Kadaresė, vėrtet, ėshtė delirante! Dhe, ėshtė e leverdishme!

VIJON...

/

Ky shkrim eshte marre nga e perditshmja "EPOKA E RE"


&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

kreksi
19.05.2006, 19:39:00
Kruja, ju pershendes.

Mendoje se jeni i vetmi deri me tani qe keni kuptuar thelbin e kesaje polemike.

Per mua eshte ofenduse shprehja e nje akademiku qe ti quaje shqiptaret me identitet islamike se po te kishte thenn se ka shqiptare me tri fe, si shkruan edhe enciklopedia botnore ketu nuk do kishte me pas fare polemika.
Kadare nuk e ka mshefur asnjehere se islami ishte nje aksident per shqiptaret dhe kete qysh sa e sa vite me pare dhe si eshte e muajtur qe nuk paska pasur kohe Qosja qe te reagoje nga deklarimet e tilla te Kadares por qe ku paska pritur mu tani, ku eshte arsyeja ?

mili2
19.05.2006, 20:13:00
Kruja, shkruan:

"Qosja, per fat te keq, ka kujtuar se lexuesi nuk do te kape semantiken qe permbahet ne "Ka shqiptare me identitet islam". Duket shume e pranueshme ne pamje te pare morfologjikisht. Vecse truku i Qoses eshte teper trondites. Qosja e ka thene se ka shqiptar mysliman. Pra kete ka thene Qosja. Ka shqiptare mylimane, te myslimanizuar, te tjetersuar sado pak apo sado shume ata jane myslimane. Pra nuk ka myslimane shqiptare por shqiptare myslimane. Loje fjalesh?! JO, kur behet fjale per fjalet e nje AKADEMIKU. Qosja e ka vendosur islamin ne qender kurse traditen kombetare ne perimer te rrethit. Pra, Qosja thote se ka shqiptare, marokene, irakene, kineze, amerikane me identitet islam. Islami i bashkon keta ne nje Vellazeri Islame. Keta gravitojne ne Islami si identitet NJE. Duket se vete Qosja me fjalen ne doren e tij ka deshmuar akuzen e Kadarese per shperberje te identitetit."

----------------------------------

kesaj radhe duket haptas se ti po mundohesh te shtrembon realitetin me "Loje fjalesh" e jo Qosja i cili bene renditjen ashtu siē njihet ne boten reale.

Po ti pyesesh edhe vet Amerikanet, apo Arabet per identitetin e tyre do te pergjigjeshin ashtu siē e thot edhe Qosja= s'pari; Amerikan e pastai perkatesia fetare, krishter apo musliman,
s'pari; Arab e pastai perkatesia fetare, musliman apo krishter.

Po te pyesesh edhe shqiptaret pergjigja do te ishte e njejt si e atyre amerikanve apo arabve e tetjerve; shqiptar, pastai perkatesia fetare.

Nuk mundemi vetem ne shqiptaret me qene te veēant ne bote!

Qosja, kur jane ne pyetje shqiptaret, asnjeher nuk e ka vendose "Islamin ne qender kurse traditen kombetare ne perimer te rrethit" ashtu siq e ke kuptuar ti apo ndoshta edhe deshiron mena mbush mendjen me nje te pavertet!

me te mira

ABE-a
19.05.2006, 21:55:00
***

Ne vijim te polemikes se tij Akademik Rexhep Qosja, spikat edhe keto qendrime:


&amp;

Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe,
vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve,
sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė.

Romen Rolan
-----------------------


REALITETI I SHPĖRFILLUR (IX)

Politika e kėshtjellėzimit

-Sa pėrjashtues dhe moralisht i mjerė ėshtė mendimi i Ismail Kadaresė nė krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis
-Mos mendojmė ne se Amerika dhe Evropa duan tė na konvertojnė nė tė krishterė pėr tė na pėrdorur nė “luftėn” fetare midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit islamik? Jo. Kjo nuk ėshtė ardhmėria jonė. Kjo mund tė jetė vetėm rrėshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresė
-Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka se si tė pėrjetohet ndryshe pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė myslimane me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese


Shkruan: Rexhep Qosja

Shkrimtari Ismail Kadare jo vetėm se kundėrshton, dėnon, zhvlerėson, duke e quajtur, madje, njollė nė historinė e Shqipėrisė, pohimin tim se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve mes Lindjes e Perėndimit”, por njėkohėsisht merr nė thumb tė gacatores sė tij edhe atė pjesė tė politikanėve shqiptarė, qė bėjnė politikėn e bashkėpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe, pse jo, kulturor tė Shqipėrisė me tė gjitha vendet pa dallim race, kombėsie, feje, ideologjie. Shihet qartė: Ismail Kadare e ngre zėrin, zėshėm, vendosmėrisht, kundėr ēdo kontakti tė Shqipėrisė me vendet e Lindjes sė Afėrme e tė Lindjes sė Mesme, domethėnė me vendet islamike, duke pėrfshirė kėtu, madje, edhe ish-republikat aziatike sovjetike, si vende me popullsi kryesisht myslimane. A ėshtė e mundshme? Dhe, pėrpos vendeve myslimane, Ismail Kadare e ngre zėrin edhe kundėr ēdo bashkėpunimi tė Shqipėrisė me Kinėn e cila pėr tė vazhdon tė jetė maoiste, si nė kohėn kur e ka shkruar romanin Dasma – jehonėn e revolucionit kulturor kinez nė letėrsinė shqipe! Siē e kėshillonte dikur Shqipėrinė komuniste qė tė mbahej larg, sa mė larg, prej imperializmit perėndimor dhe sa mė larg prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare e kėshillon tani Shqipėrinė demokratike qė tė mbahet larg, sa mė larg, prej vendeve islamike! A ka nevojė fare tė shpjegohen burimet dhe frymėzimet e kėsaj myslimanofobie nė tė vėrtetė tė kėtij kėshtjellėzimi tė ri nė mėnyrė tė koniunkturshme tė Ismail Kadaresė?

Jo.

Por ka nevojė tė thuhen edhe disa fjalė pėr zhvlerėsimin politik dhe historik qė i bėn ai mendimit tim mbi fatin e paracaktuar historik tė Shqipėrisė pėr zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit.

Pėr fatin e popujve tė tyre, dhe pėr fatin e kulturave e tė qytetėrimeve tė tyre ėshtė i madh numri i intelektualėve nė Perėndim dhe nė Lindje tė cilėt as nė kohėn e Luftės sė Ftohtė nuk janė pajtuar me kėshtjellėzimin e popujve e tė shteteve tė tyre, tė cilėt kanė predikuar dhe tė cilėt predikojnė lidhjet, bashkėpunimet, bashkėmarrėveshjet midis Perėndimit dhe Lindjes, midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman. Dhe, fatmirėsisht, numri i tyre tani ėshtė nė rritje si pas Luftės sė Dytė Botėrore. Janė kėta intelektualė tė cilėt jo vetėm se nuk e kundėrshtonin dhe nuk e kundėrshtojnė, dhe jo vetėm se e predikonin dhe e predikojnė, por e quanin dhe e quajnė tė fisėm misionin historik tė vendit tė tyre pėr zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit. Dhe, pėr mė tepėr, kėtė fat tė rėndė, tė vendit tė tyre e quanin dhe e quajnė tė shenjtė.

Po e citoj njėrin prej tyre: po e citoj shkrimtarin grek, Nikos Kazanxhakis, i cili nė romanin e tij tė lavdishėm, njė kryevepėr e letėrsisė botėrore, Letėr El Grekos, pėrkthyer shqip nga Miēo Gubera e tė botuar nga Shtėpia botuese Eugen, nė vitin 2001, pėrpos tė tjerash, shkruan:
“Pozicioni i Greqisė ėshtė me tė vėrtetė tragjik; pėrgjegjėsia e Greqisė sė sotme ėshtė dėrrmuese; ajo ngarkon mbi supet tona njė detyrė tė rrezikshme, tė vėshtirė pėr t’u plotėsuar.Forca tė reja ngrihen nga Lindja, po ashtu forca tė reja ngrihen nga Perėndimi dhe Greqia qėndron gjithmonė midis kėtyre dy shtysave qė pėrplasen e bėhet edhe mė shumė vendi i vorbullave. Perėndimi ndjek traditėn e logjikės e tė kėrkimit, turret pėr tė pushtuar botėn; Lindja, shtyrė nga forca tė tmerrshme tė subkoshiencės, pėrpiqet edhe ajo tė pushtojė botė. Greqia, ndėrmjet tyre, kryqėzimi gjeografik e shpirtėror i botės, ka detyrė sėrishmi t’i pajtojė kėta dy sulmues tė mėdhenj, duke arritur sintezėn e tyre. A do tė mundet?

Fat i shenjtė, tmerrėsisht i hidhur.”
Bėni krahasim!
Sa i thjeshtė ėshtė mendimi im pėr fatin e paracaktuar historik tė Shqipėrisė pėr tė zbutur kundėrshtitė midis Lindjes dhe Perėndimit nė krahasim me mendimin e autorit grek, i cili nuk ishte njeri pa paragjykime politike dhe ideologjike, por, megjithatė, ishte humanist i vetėdijshėm pėr misionin qė historia ia kishte caktuar vendit tė tij: jo vetėm pėr tė zbutur, si them unė pėr Shqipėrinė, kundėrshtimet mes Lindjes e Perėndimit, po pėr tė bėrė sintezėn e tyre.

Bėni krahasim! Sa kundėrhistorik e sa shkurtpamės ėshtė mendimi i Ismail Kadaresė, gabimisht i pandehur si i koniunkturshėm sot, me tė cilin ia mohon Shqipėrisė, me mbi dy tė tretat e popullsisė-myslimane, misionin qė ia kanė paracaktuar historia dhe gjeografia, pėr tė luajtur rol, vėrtet, ndėrmjetėsues, pėr tė qenė jo “sanduiē”, po subjekt historik, qytetėrues, moral nė zbutjen e kundėrshtimeve mes Lindjes e Perėndimit sot! Sa pėrjashtues dhe moralisht i mjerė ėshtė mendimi i Ismail Kadaresė nė krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis, i cili Greqinė, me fare, fare pak popullsi myslimane dhe jo greke, e sheh si ndėrmjetėsuese, madje si vend pajtimi, ku do tė arrijnė sintezėn e tyre Lindja e Perėndimi, i cili Greqinė e sheh ēka ajo ishte e do tė jetė: kryqėzimi gjeografik e shpirtėror i dy botėve.

E kush e sheh njėmendėsinė shqiptare tė tillė ēfarė ėshtė, kush e sheh njėmendėsinė shqiptare pa paragjykime fetare e politike, kush e sheh njėmendėsinė shqiptare pa e shpėrnjohur pėr shkak tė leverdive tė veta tė ēastshme, do tė thotė: mė parė se Greqia – me fare pak popullsi myslimane dhe jogreke, ėshtė Shqipėria (me Kosovėn dhe Maqedoninė Perėndimore) – me mbi dy tė tretat popullsi tė besimit mysliman, ėshtė, pra, Shqipėria ai kryqėzimi gjeografik dhe shpirtėror i dy botėve, i Lindjes dhe i Perėndimit, qė ka misionin historikisht tė paracaktuar pėr zbutjen e kundėrshtive tė tyre.

E kuptueshme.

Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat, mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes dhe i Perėndimit, ėshtė arritur bashkimi midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman. Kultura dhe qytetėrimi shqiptar, ashtu si i ka trashėguar brezi ynė – brezi qė i afrohet fundit tė jetės, ėshtė dėshmia e kėsaj. Dhe, bashkėjetesa shumėshekullore e harmonishme fetare nė tokat shqiptare ėshtė dėshmia e mrekullueshme e kėsaj.
Dhe, ky mision i paracaktuar i Shqipėrisė nuk e nxjerr Shqipėrinė sot as gjeografikisht, as shpirtėrisht, as politikisht prej Evropės. Pėrkundrazi, pikėrisht pėr shkak tė kėtij misioni, do tė duhej ta bėnte mė tė dėshiruar pėr Bashkimin Evropian.

Mos mendojmė ne se Evropa dhe Amerika do tė na ēmojnė, vėrtet, pse prodhojmė kėso mendimesh pėrjashtuese, si tė Ismail Kadaresė, qė na kthejnė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė? Mos mendojmė ne se Amerika dhe Evropa do tė na ēmojnė, vėrtet, mė shumė pse ministrin spanjoll tė Punėve tė Jashtme e presim gojėkyēur vetėm pse kishte ardhur nė Tiranė pėr tė frymėzuar pikėrisht rolin zbutės tė Shqipėrisė, me njė pjesė tė madhe tė popullsisė sė besimit mysliman, nė marrėdhėniet e sotme midis Lindjes myslimane dhe Perėndimit tė krishterė? Mos mendojmė ne se Amerika dhe Evropa duan tė na konvertojnė nė tė krishterė pėr tė na pėrdorur nė “luftėn” fetare midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit islamik? Jo. Kjo nuk ėshtė ardhmėria jonė. Dhe, kjo nuk ėshtė ardhmėria e qytetėrimeve. Dhe, kjo nuk ėshtė politika e Perėndimit. Kjo nuk duhet tė jetė dhe historikisht nuk do tė mund tė jetė politika e Shqipėrisė. Kjo mund tė jetė vetėm rrėshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresė.


Identiteti i nėnēmuar


Prej hidhėrimit mospajtues me tė cilin reagon ndaj pohimit tim se nė identitetin shqiptar janė tė pėrmbajtur pėrbėrės tė krishterė dhe pėrbėrės myslimanė, se identiteti kombėtar shqiptar nė tė vėrtetė ėshtė njė pėrgjithėsi, njė e pėrbashkėt, njė e tėrė e gjerė, e identitetit fetar tė krishterė dhe e identitetit fetar mysliman, nė tė cilėt janė bashkuar edhe pėrbėrės historikė, kulturorė, zakonorė, moralė e tė tjerė edhe mė tė pėrparshėm; prej pėrzgjedhjes sė njėanshme tė disa tė dhėnave apo trillimit tė disa tė tjerave; prej analizės dhe shpjegimit tė njėanshėm tė tyre, kur e kur tė cekėt e tė njėanshėm deri nė naivitet dhe, mė nė fund, prej disa pėrgjithėsimeve qė bėn, del qartė se Ismail Kadare mohon tė vėrtetėn dhe tė drejtėn pėr identitetin shqiptar i tillė ēfarė ėshtė dhe madhėron njė identitet evropian shqiptar sot tė mbajtur prej tij nė shemėrim tė supozuar me identitetin mysliman tė Lindjes.

Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka se si tė pėrjetohet ndryshe pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė myslimane me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese. Mund tė thuhet kėshtu sepse nė gjykimet e tij janė shpėrfillur: adetet qė shoqėrojnė ceremonitė e lindjes, tė martesės dhe tė varrimit; mėnyra tė jetės nė shtėpi dhe nė shoqėri; ceremonitė fetare nė ndėrtesat dhe nė vendet e kultit; veshjet me tė cilat shumė gra myslimane vishen nė shtėpitė e tyre apo edhe dalin nė qytete; muzika popullore me veēori tė muzikės orientale; vallet popullore me veēori tė valleve orientale; kuzhina popullore me veēori tė kuzhinės orientale; arti popullor nė tė cilin janė tė pėrmbajtura motive dhe veēori tė tjera tė artit popullor turk dhe arab; krijimtaria letrare, fetare, iluministe, pedagogjike, morale, dokumentare e shkruar me alfabetin arab; monumentet fetare kulturore siē janė xhamitė, teqetė dhe tyrbet, numri i tė cilave, posaēėrisht i xhamive, ėshtė i madh nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarė nė Ballkan; urat dhe kėshtjellat e ngritura nė kohėn e Perandorisė Otomane vlera kulturore historike e tė cilave ėshtė e madhe; objektet e arkitekturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura shqiptare si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilat arkitektura evropiane paraqitet vonė, kryesisht, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė kohėn e komunizmit.

VIJON...

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

Intrigantet
19.05.2006, 22:34:00
Ajo cka vereje ne kete forum dhe cka dua te them ne lidhje eshte kjo:

Joseph Pulitzer, amerikanischer Verleger (1847-1911).

Schreibe kurz und sie werden es lesen.
Schreibe klar und sie werden es verstehen.
Schreibe bildhaft und sie werden es im Gedächnis behalten.

Kjo duhet te vleje ne vecanti per gjhuhtaret shqiptare.

Ju pershendes dhe gezohem nese verejtja ime kuptohet si verejtje jotendencioze.

ABE-a
19.05.2006, 22:57:00
***

Te nderuar lexues,
ne vijim lexoni vazhdimin e fundit te shkrimit"Realiteti i shperfillur" te akademik Qosjes.

&amp;

REALITETI I SHPĖRFILLUR (IX)


Shkruan: Rexhep Qosja

Nė turrin e tij shpėrfillės tė pėrbėrėsve myslimanė nė tė vėrtetė tė identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpėrfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionė shqiptarėve e kjo do tė thotė se ka shpėrfillur qytetėrimin qė i ka krijuar ata!

Dhe, jo vetėm kaq.

Nė kėtė turr shpėrfillės Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim – se ėshtė shprehja e tij dhe njė identitet – se ėshtė dėshmia e tij.
Domethėnė: nė kėtė turr tė myslimanofobisė sė tij, tė supozuar tė leverdishme sot, ai ka shpėrfillur njė qytetėrim - njė sistem vlerash materiale e shpirtėrore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qė karakterizojnė identitetin mysliman tė shqiptarėve myslimanė e qė, bashkė me identitetin e krishterė tė shqiptarėve tė krishterė, ėshtė i pėrmbajtur nė identitetin e pėrbashkėt: nė identitetin kombėtar shqiptar.

A ėshtė e mundshme?

Mos ka dashur Ismail Kadare t’i bėjė tė verbėr dhe t’i bėjė tė shurdhėr evropianėt qė kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė dhe nė Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare tė na bėjė edhe ne tė verbėr dhe tė shurdhėr: tė mos shohim ēka shohim dhe tė mos dėgjojmė ēka dėgjojmė! Dhe, tė mos jemi edhe ēka jemi!
Po, kjo ėshtė e drejta e tij: njeriu mund tė bėjė me veten ēka tė dojė. Nuk mund tė bėjė ēka tė dojė, ndėrkaq, me tė tjerėt: me identitetin e tyre. Mbas pėrmbysjes sė komunizmit kjo quhet shkelje e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė

Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye: e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen, dhe e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin.

Duke vrapuar nėpėr histori ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare.

Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themi identitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, tė botuar nė gazetėn Panorama, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian se, po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike dhe shtetėrore, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve.

Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme.
Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Perėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės i identitetit tonė: kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė; shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės; konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė; politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile; lidhja pushtet-medie qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave; demokracia frikėsuese-predikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrshtrirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė; plaēkitja marramendėse e pronės dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre; luksi tragjiko-komik i njerėzve tė politikės nė Kosovė ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė bardhė, afėr Prishtinės,si ajo nė Uashington dhe Ditėn e presidentit, domethėnė tė vetvetes, si Dita e stafetės sė rinisė e Marshall Titos; despotėt qesharakė tė cilėt, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara me tė cilat i bėjnė “figura kombėtare” miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet; politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre; administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės; qėrimhesapet foljore dhe trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė; kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. E tė tjera e tė tjera.

Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta:

1.tė despotizmit oriental,
2.tė tribalizmit primitiv, dhe
3.tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm.

Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian!
Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian t’i zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė.

Njė nga personazhet nė romanin Mbreti i xhindeve tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė pėrpjekur qė t’i japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė.

E kuptueshme!

Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike dhe bashkėkohore me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme, nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe s’mund tė bėhet. Mjerisht.

Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral qė letėrsia dhe kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet!

E, kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten:

-ndershmėria intelektuale;
-intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si t’iu pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn nuk pranojnė t’ua flijonė leverdive vetjake:
-intelektualė qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė –si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.

(FUND)

Prishtinė - 19.4.2006

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a

Kruja
19.05.2006, 23:04:00
Kreksi,

Kini cituar idene e Kadarese se urat ndertohen qe te kalojne njerezit mbi to dhe jo per tu ulur kembekryq ne mes te ures sikurse na fton Qosja ne polemiken e fundit.

Ketu shprehet nje mentalitet modern: O njerez mos u kenaqni me pak, me ate c'fare kini sot. Shqiptare ecni perpara, rruga eshte e mundimeshme por ju e kini uren prandaj rruga juaj eshte e mundeshme per tu ndjekur matane lumit qe na ndan nga familja evropiane.

Qosja, ne polemike, n'a tregon "realitetin e shperfillur" d.m.th. ne jemi as keshtu as ashtu por ashtu sic jemi. Pervec kesaj, qe do te ishte gjysma e te keqes, dhe do t'i falej ne kete polemike disi, ai nuk hedh te pakten idene qe ne keta jemi gjysem gjysem prandaj duhet te levizim me cdo sakrifice dhe mundim ne rrugen e zhvillimit drejt destinacionit qe i perkasim historikisht si popull. Qosja ne kete polemike nuk e ben kete thirrje. E pse t'a beje?! Eshte rehat keshtu sic jemi "gjysem-gjysem", kafe pime, muhabet bejme, shoqeri kemi boll, c'na duhet ne me keta gjermanet apo anglezet s'na hahet hic muhabeti jane te ftohte, individualite. Me turqit na hahet muhabeti me shume, na ngjit muhabeti jane si ne ata edhe keta ngjitur me turqit jane te dhimshur, hallalexhan, hiq e mos keput, ku renca mos u vrafsha.

Keto fjale i them per te hedhur me te drejte nje pergjegjesi mbi Akademikun Rexhep Qosja i cili nuk e ka bere thirrjen per te ecur ne rrugen e zhvillimit megjithese e pohon qe duhet te shkojme ne evrope. TE shkojme ne Evrope, por kjo ide e Qoses ne polemike zbehet gradualisht dhe pothuajse humbet ne lumin e shperdredhjeve teorike per te goditur si person Kadarene [kujtoni se vetem per gjeografine ka shruar ne menyre te panevojeshme gati nje faqe apo me shume ne "Realiteti i shperfillur" per te 'vertetuar' gabimet e Kadarese me te vetmin synim, jo per te ndjekur temen e esese por ne perpjekje dhe synim ne vetvete per te bere sa me pak te besueshem Kadarene].

Pra per gjeografine Akademiku kishte vend per 1 faqe shkrim sikur shqiptaret nuk e dine ende rolin e dikureshem dhe te sotem te gjeografise mbi identitetin kombetar te popujve. Akademiku harron se lexuesi shqiptar sot e ka arritur dhe e ka tejkaluar bile ate nivel leksioni mbi gjeografine dhe nuk impresionohet aspak. Akoma me pak impresionohet Kadare i cili nuk ka patur synim te shkruaje ese universale por ka patur fokusim Identitetin duke mos i dhene peshe cdo detaji qe do te mjegullonte tematiken e esese. Kurse Qosja ben pikerisht te kunderten. E ka mbushur esene e tij me citimet e Kadarese, i ka renditur ato ne forma dialogu dhe ka 'vertetuar' se ai pra Qosja nuk eshte i fajeshem per kete apo per ate por eshte Kadare i pabesueshem prandaj mos e merni seriozisht ate. Pra akademiku ka devijuar nga tematika e esese dhe e ka mbushura ate me argumente per mbrojtje personale te cilen e ka bere shume mire. Kurse per te trajtuar Realitetin jo te shperfillur pra IDENTITETIN EVROPIAN TE SHQIPTAREVE Qosja nuk gjeti vend ne esene e tij.

Pra, Kreksi, mentaliteti ndryshon shume. A do te ecim ne ne rrugen e zhvillimit apo do te vazhdojme te qendrojme ne mes te ures. Kjo eshte ceshtja. Ky eshte mesazhi i Kadarese kur thote se edhe vete Turqia po ecen mbi uren e Ballkanit drejt Evropes. Po ne c'fare duhet te bejme, te bejme sehir edhe hanemen turqi te ne ece perpara hundeve drejt Evropes kurse vete te vazhdojme me avazin e Turqise?! Kot nuk flet Kadare sikurse kot nuk flet Qosja. Por ne kete polemike kane dhene mesazhe te ndryshme.

Nuk dua te vazhdoj te trajtoj me tej kete mesazh progresist te ecjes ne rrugen e veshtire te zhvillimit. Kete mund t'a trajtoni ju thjesht po te doni me fjalet tuaja. Vecse kujtoj se ketu nuk flasim per vepren e Akademikut shume te nderuar Rexhep Qosja por ketu po fokusohemi vetem ne polemiken e tij me Kadarene dhe c'fare mesazhi ka leshuar ne te Qosja. Trajtimi ne teresi i vepres se Akademikut Rexhep Qosja do te na mesonte mesazhe te fuqishme kombetare te cilat nuk jepen, per fat te keq, ne kete polemiken e fundit te tij.

Kruja
19.05.2006, 23:27:00
Mili2,

Pasi i adresohem Kreksit ne mesazhin tim te fundit, kjo nuk do te thote se nuk me kane terhequr vemendjen shkrimet tuaja.

Mesazhet e mija nuk jepen per te bindur lexuesit por per te shfaqur mendimet e nje lexuesi kur lexon te zezen mbi te bardhen polemiken e shkruar midis Kadarese dhe Qoses.

Per mua si shqiptar vepra e te dy akademikeve eshte njelloj e ndritur ne fushat perkatese. Kjo tematike e hapur nga Sheridani trajton vetem polemiken e fundit midis tyre dhe jo ballafaqimin e veprave te tyre.

Ne kete polemke te fundit une kam lexuar mendimet e te dy akademikeve dhe i kam dhene ato mendime me shkrim ne mesazhet e mija. Nese ju nuk jini dakort me mua kjo eshte e natyreshme vecse do te desha te japesh shembull te bazuar ne shkrimet e akademikeve se ku kuptimi im ndaj asaj c'fare shkruajne ne polemiken e fundit te tyre nuk eshte i sakte.

A nuk ka thene Qosja ne "Realiteti i Shperfillur" se Ka shqiptare me identitet islam?!

Po Kadare a nuk e hedh hapur dhe qarte mendimin ne "Identiteti Evropian i Shqiptareve" se ka myslimane shqiptare?!

Ju lutem pa keqkuptime. Le te zhvishemi nga deshirat dhe simpatite dhe te gjykojme shkrimet e fundit te Kadarese dhe Qoses. Synimi nuk eshte te shohim se kush 'fitoi' por te shohim se kush ka thene te verteten per ceshtjen e Identitetit Shqiptar ne polemike. Le ti leme menjane ato c'fare kane thene ata me pare. Qosja, sikurse thoni ju, ne shkrime te tjera e ka vene ne qender identitetin kombetar shqiptar. Kjo nuk ka medyshje. Ne "Realiteti i Shperfillur" ai nuk e ka thene kete gje. Perse? Kjo eshte nje pyetje me pergjigje shume shume te veshtire. Pergjigjen me te sakte e ka vetem Qosja ne mendjen e tij. Une si lexues hamendesoj se Qosja per te goditur personalisht Kadarene ka humbur pas argumentave c'fare me the dhe c'fare te thashe dhe ka lene menjane, jetime, ne esene e tij tematiken Identiteti i Shqiptareve. Bile ka shkare ne nje pike kyce te esese se tij te fundit kur ka thene se Ka Shqiptare me identitet islam. Pikerisht atje ku trajton Identitetin Shqiptar dhe ku pikerisht me kete shprehje "Ka shqiptare me identitet islam" pretendon te vertetoje se akuza e Kadarese ndaj tij per dyzim identiteti eshte e pavertete!!!

Ju lutem lexoni polemiken midis tyre pa u ndikuar nga vepra teresore e secilit. Ne kete polemike Qosja ka gabuar. Ky eshte konkluzioni im vetem per polemiken.

kombi
20.05.2006, 00:39:00
Tkurrja e Nene Terezes

Nga Ylli POLOVINA

E verteta se shqiptarja e famshme Nene Tereza ka marre rrugen e sigurt te shpalljes perfundimtare nga Vatikani si e Shenjte, zbuloi ditet e fundit nje fakt interesant: ne te pakten nje nga guret me te cmuar te elites tone kombetare, tek Akademiku Rexhep Qosja, ka lene gjurme te ngulmet ideja se teresia e personalitetit te saj eshte pasuri e patundshme e vetem krishterimit katolik. Kjo rezultoi nga nje debat publik mes dijetarit te thelle te Prishtines dhe shkrimtarit te shquar te Tiranes, Ismail Kadarese. Duke qene se si cdo debat i kryer nga njerez te mencur, te cilet me shume se kushdo nga ne kane inteligjence, argumentojne e mbrojne mendime te ndryshme e te kunderta, vlera e polemikes se mesiperme publike mbetet e dobishme dhe e pazevendesueshme. Ajo trazon qoshet e fjetura te mendimit gjithshqiptar. Nen kete kend dhe aspak nen deshiren per te marre pjese drejtperdrejt ne kete debat te medhenjsh qe dine fare mire cfare bejne e thone, mund te kete shtysen gjithsecili nga ne te tjeret per te thene dicka. Pershembull mund te japesh nje mendim nese vertet Nene Tereza, duke qene nje besimtare e shumenjohur katolike, mbetet "prone" ekskluzive e Selise se Shenjte.

Duke e ndjekur natyrshem kete fill mendimi nuk mund te mos jesh dakord me te verteten se Nene Tereza gjithe jeten ka qene nje e krishtere e devotshme katolike. Ajo po ashtu gjer sa nderroi jete ka vepruar si nje pjese e strukture e Vatikanit dhe se iniciativa e shenjterimit te saj nga kjo fe eshte nje e drejte e ligjshme e qendres boterore te katolicizmit. Selia e Shenjte ne nismen e saj, jo vetem nuk gabon apo merr nje te drejte qe nuk i takon, por eshte nje shembull si duhet te veprojme ne te tjeret, bashkekombasit e Nene Terezes. Kur u vendos qe shqiptarja e famshme te shpallej me procedure te pershpejtuar nje e Shenjte, as nga Papa pararendes Vojtila dhe as nga ai aktual Benedikti XVI nuk ka dale kurre ndonje deklarate se me kete shpallje perfundimisht e pergjithmone Nene Tereza eshte monopol i Vatikanit. Perderisa nuk e kane bere kete deklarate atje, ne Seline e Shenjte, perse duhet ta bejme ne ne Tirane apo ne Prishtine? Madje edhe ne rast se ne kryeqendren boterore te krishterimit katolik do ta merrnin persiper ta kycnin personalitetin e Nene Terezes vetem ne ekskluzivitetin e tyre, ne shqiptaret do te kishim plotesisht te drejte te ndermerrnim aksionin e thyerjes se ketij monopoli. Mirepo ne kete bote perhere e me shume te globalizuar, jo vetem kjo e fundit nuk ka ndodhur, por as e meparshmja. Pra te gjitha rruget jane lehtesisht te hapura qe te tere shqiptaret te kerkojne tek Nene Tereza edhe pasurine e tyre kombetare.

Kjo pasuri mund te nise nga fakti qe ajo eshte shqiptare, por kjo nuk eshte aspak e gjitha. Simbolikisht eshte mjaft kuptimplote intinerari i jetes se familjes Bojaxhiu, bije e te ciles eshte Nene Tereza. Ajo lindi ne Shkup, porse familja e saj me pare kishte jetuar ne Prizren. Pas Shkupit pjesa kryesore e familjes se saj e ngriti strehen e jetes ne Tirane. Po ashtu ka nje vlere te jashtezakonshme qe bashkekombasja jone e shquar, edhe pse punonte ne te gjithe boten dhe madje ne Kalkuta te Indise realizoi pjesen kryesore te bemes se historise saj personale, ajo e ka pohuar publikisht para gjithe botes se ka perkatesine tone etnike. Nene Tereza asnjehere ne kete pranim te rrenjeve te saj nuk eshte lekundur apo perfshire nga medyshja e heshtjes. Veproi bindshem keshtu edhe kur per perkatesine e saj etnike ka patur perpjekje kembengulese pervetesimi. Shqiptarja dhe katolikja e famshme ne fund te fundit pa e mohuar mund te mos i jepte theks ketij fakti, sepse te deklaruarit shqiptar, qe te themi e pranojme te verteten, nuk eshte ndonje plus i madh ne biografine personale te nje individi qe kerkon te mberrije deri ne statusin e nje VIP-i boteror. Mirepo ajo ndersa ne trevat e tjera me shqiptare arriti te shkonte, ne vendin tone, per shkak se regjimi i meparshem e pengoi, mundi te hynte vetem ne muajt e fundit te shberjes se tij. Ne rast se lavdine e saj boterore Nene Tereza nuk e fitoi aspak se e ndihte te qenit shqiptare, famen e fituar si e krishtere e investoi tek emri i shqiptarise. Imazhi yne here normal e shume here mjaft problematik ka fituar shume nga pohimi krenar i Nene Terezes. Ky eshte patriotizem dhe katolikja e shquar per kete qe ka bere eshte njekohesisht edhe nje atdhetare e jashtezakonshme. Nene Terezen per te marre cmimin "Nobel", asnje fije nuk e favorizoi fakti se rridhte nga etnia e shqiptareve, por kete titull e prestigj e dha dhe e perkushtoi me shpirt edhe per kombin tone. Ky fakt i dyte vec e rikonfirmon memedhetarizmin e saj. Nje fakt i trete: Lutja e saj me e spikatur per vetpermbajtje ka qene ajo drejtuar bashkekombasve te Shqiperise te perfshire nga marria e vitit 1997 ("Jam shume e tronditur qe vendi im i mrekullueshem eshte trazuar"). Nderkohe te mos harrojme edhe nje te katert fakt, i cili mund te radhitej i pari: I ati i Nene Terezes, Kole Bojaxhiu, kreu shume vepra patriotike dhe pikerisht per kete gje vdiq papritur, sepse mendohet te jete vrare nepermjet helmimit nga qarqe shovene antishqiptare.

Jo vetem per keto deshmi por edhe per shume te tjera nuk mund te kemi lekundje ne bindjen se me pare se te ishte nje katolike e shquar Nene Tereza ka qene e mbetet nje patriote e madhe. Ajo nuk u be atdhetare sepse me pare mori fame boterore si e krishtere, porse ishte me se pari nje kombdashese qe zgjodhi vepren madhore per besimin e saj. Nene Tereza u be ajo gjigande me emer global, sepse ne kulturen e saj kishte patriotizem te thelle. Ajo u shnderrua ne nje nga figurat me mitike te njerezimit sepse me se pari donte popullin e vet, ndryshe do te kishte mbetur ne formatin e nje askushi. Selia e Shenjte ne Vatikan apo Komiteti i Cmimit "Nobel" ne Kopenhage e kane ditur, por edhe e kane fat qe te perzgjedhuren e tyre te vecante e kishin sa nje te perkushtuar per te gjithe njerezimin po aq edhe per atdheun dhe kombin e saj.

Pasuria e madhe kombetare me emrin Nene Tereza qendron edhe ne te verteten se ajo duke qene nje strukture e Vatikanit nuk ishte nje funksionare apo thjesht nje "zyrtare" e larte e Selise se Shenjte. Ajo nuk perfaqesonte nje hierark tipik. Nene Tereza ishte dhe mbeti ne historine e botes mbi te gjitha si nje Humaniste. Kurrkush nuk e njeh me emer tjeter. Madje edhe cmimin Nobel e ka per Paqen dhe jo sepse thjesht eshte shquar ne perhapjen e propogandimin e fese katolike. Mbetet nje akt mjaft largpames e inteligjent ne dobi te besimit te vet ajo qe Vatikani ka ndermarre me shpalljen e Nene Terezes si e Shenjte, por perse duhet te behemi ne shqiptaret driteshkurter e mendjerendomte e te mos e shpallim Gonxhe Bojaxhin tone, Nene Terezen e te gjithe botes, nje te Shenjte kombetare?

Kjo nuk do te thote qe kete simbol te humanizmit global dhe atdhetarizmit shqiptar ta shperdorim duke ja mbjelle statujat me vend e pa vend apo duke e vene ne levizje me paramendimin per te mbivleresuar qyteterimin e krishtere ne ulje te atij qe ne viset tona vjen edhe prej besimit mysliman. Kjo sjellje bie totalisht ne kundershtim me vete ate qe per myslimanet ka deklaruar e shenjta jone kombetare, Gonxhe Bojaxhi. Nene Tereza eshte horizont dhe nuk mund te mbyllet dot.

Korrieri / 09 Maj 2006

kombi
20.05.2006, 00:46:00
Identiteti kombetar dhe vetedija fetare

Nga Rexhep QOSJA

Nuk ka dyshim se perkatesia trifetare e shqiptareve e ben me te pasur, me te perbere identitetin e tyre kombetar. Kete e deshmojne te dhena te panumerta te kultures materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar. Por, nuk ka dyshim se perkatesia trifetare, perpos se e ben me te pasur dhe me te perbere, mund ta beje edhe me te plagosshem identitetin kombetar shqiptar, natyrisht, ne qofte se ndonjera prej ketyre feve do te favorizohej vecan prej institucioneve politike e shteterore, sic behet kohe pas kohe sot.

Ne jeten tone politike shume shpesh mund te degjohen shprehje, c'eshte e verteta edhe gjate historise me shpesh te deshmuara sesa te mohuara, per bashkejetesen e harmonishme te pjesetareve te te tri feve. Dhe, kjo, kryesisht, eshte e vertete. Por, kjo e vertete shume e deshiruar nuk do te duhej te behej pengese per te verejtur se ne jeten fetare shqiptare sot po shfaqen disa dukuri, po zhvillohen disa veprimtari dhe po krijohet vetedije e tejtheksuar fetare me ndikim me pak e me shume cintegrues ne jeten shoqerore, prandaj edhe me ndikim te mundshem me pak a me shume shperberes ndaj identitetit kombetar.

Jam i vetedijshem se cfare kundershtimesh te pezmatueshme mund te shkaktoje pohimi i ketille, por jam i vetedijshem se kundershtimet e tilla, sado te pezmatueshme qofshin, nuk do te duhej te behen arsye qe te heshtet e verteta.

Nuk thuhet kot se te vertetat, sado te hidhura qofshin, jane me te dobishme sesa genjeshtrat e kendshme.

Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve. Duke qene pjesetare te nje feje apo, kryesisht, te nje feje, popujt e lartpermendur do te arrijne me lehte e me shpejte te ngrihen ne shkalle kombi dhe te funksionojne si kombe me njesi shpirterore. Nuk eshte perkatesia trifetare arsyeja e vetme, as, madje, arsyeja kryesore, pse shqiptaret me vone se shume popuj evropiane do te krijojne vetedije kombetare dhe do te ngrihen ne shkalle kombi. Por, perkatesia trifetare, qe percaktonte jo vetem vetedijen e shqiptareve ndaj vetes, por edhe qendrimet e te huajve, evropianeve, ndaj tyre, ishte nje prej arsyeve te nje vonese te tille. Perpjekjet e themeluesve dhe drejtuesve te Rilindjes Kombetare per t'i zbutur sa me shume perkushtimet fetare te bashkekombasve, pa dyshim, kishin arsye te forta ne ate kohe.

Njera prej dukurive me te verejtshme ne jeten shoqerore te shqiptareve sot, pa dyshim, eshte shprehja e lire e vetedijes fetare aq e penguar ne kohen e komunizmit dhe kjo shprehje e lire e vetedijes fetare eshte fryt i cmuar i zhvillimit te demokracise ne jeten tone. Por, nuk eshte aspak e veshtire qe te verehet se shprehja e vetedijes fetare, kur e kur, po sendertohet permes tejshquarjes, tejtheksimit te saj. Shprehja dhe tejshquarja, tejtheksimi ndryshojne shume mes vete sepse nenkuptojne permbajtje dhe shkalle te ndryshme te ndjenjes. Ne qofte se, prandaj, shprehja e vetedijes fetare eshte nje e drejte themelore qe gezon mirekuptimin e pergjithshem, tejshquarja e saj e tejkalon te drejten themelore njerezore, behet menyre e propagandes dhe shpesh nuk mund ta gezoje ate mirekuptim te pergjithshem. Popujt e medhenj evropiane, qe kane krijuar aq te mira, por qe kane prodhuar edhe disa te keqija ne kontinent, i kane provuar heret pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare. Lufterat fetare ishin te keqijat me te medha qe kishte sjelle ajo tejshquarje e vetedijes fetare. Per kete arsye, popujt e medhenj evropiane do t'i ndajne heret fene dhe shtetin, fene dhe politiken dhe do t'i ndajne jo vetem per shkak te synimeve te prijesve fetare qe ta kene fjalen kryesore, vendimtare, edhe ne punet shteterore e politike, por edhe per shkak te tejshquarjes se vetedijes fetare e cila, si e tille, ushtronte ndikim cintegrues ne shoqeri.

Pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare, natyrisht kurre sa ne Evrope, jane hetuar edhe ne historine e popullit shqiptar, madje, edhe ne kohen e Rilindjes Kombetare. Per kete arsye rilindesit me te shquar do te bejne beteje intelektuale per uljen e vetedijes se tejshquar ne shkallen e vetedijes se natyrshme fetare apo, madje, edhe kunder saj. Kunderklerikalizmi i rilindesve nuk permban qendrim kunderfetar apo, madje, afetar, sepse numri me i madh i tyre ishin besimtare me pak a me shume te perkushtuar ndaj fese; kunderklerikalizmi i tyre i njohur, ne te vertete, ishte veprimtari kunder vetedijes se tejshquar fetare, qe e pengonte zhvillimin dhe konsolidimin e vetedijes kombetare, qe ushtronte ndikim cintegrues ne procesin e integrimit kombetar dhe te njesise shpirterore te popullit shqiptar. As mendimi i njohur, fuqidhenes, tashme historik, i Vaso Pashes: fe e shqiptareve eshte shqiptaria, nuk do te duhej te kuptohej si shprehje e fare bindjeje te tij kunderfetare apo afetare. Ky eshte nje mendim teper i rendesishem, me ndikim kombetar mobilizues ne kohen e Rilindjes, por jo i parendesishem edhe ne kohen tone. Me te thuhet kjo: me e rendesishme se vetedija fetare e shqiptareve, eshte vetedija e tyre kombetare. Jo fe e atdhe, po atdhe e fe. Fete jane shume, kurse Atdheu eshte nje. Mendimi programatik fe e shqiptareve eshte shqiptaria i detyrohet bindjes se Vaso Pashes dhe rilindesve te tjere se vetedija e tejshquar fetare ne kohen e perpjekjeve per krijimin e konsolidimin e vetedijes kombetare dhe krijimin e shtetit kombetar mund te behet faktor shperberes ndaj identitetit kombetar, prandaj edhe ndaj njesise shpirterore te popullit shqiptar. Deshmi jo te pakta per kete u sillte jeta e tyre nen pushtimin e Perandorise Otomane. Varferia e skajshme ishte arsyeja pse numri me i madh i bashkekombasve te tyre largoheshin pergjithnje prej Atdheut, por perkushtimet e skajshme fetare ishin arsyeja kryesore pse disa prej tyre ckombezoheshin duke u quajtur greke, turq apo, madje, latine!

Koha e ckombezimeve te tilla per arsye fetare ne historine e popullit shqiptar ndoshta ka marre fund, por, tani, si duket, po rifillon koha e tejshquarjeve te vetedijes fetare, e shfrytezimit te fese per nevoja politike dhe e favorizimit te njeres fe nga institucione politike e shteterore! Shembujt nuk jane te pakte dhe shembujt nuk jane te njellojte. Dhe, kjo tejshquarje e vetedijes fetare ka filluar nder shqiptaret e besimit mysliman ne Maqedoni dhe ne Kosove dhe ngadale-ngadale ka kaluar edhe ne Shqiperi, ka filluar nder shqiptaret myslimane dhe po vazhdohet nder shqiptaret e krishtere, sidomos katolike.

Tejshquarja e vetedijes fetare myslimane dhe katolike ne jeten e popullit shqiptar po behet sot ne menyra te ndryshme, por vetem tejshquarja e vetedijes fetare katolike po favorizohet edhe prej disa vetjeve dhe disa institucioneve politike dhe shteterore vendore ne Kosove e ne Shqiperi natyrisht nen ndikimin e disa institucioneve fetare e shteterore te huaja e, sidomos, te disa mediave te huaja te cilat per Ballkanin vazhdojne te shkruajne si per nje "paradhome te Orientit barbar" dhe si "kategori me e ulet e qyteterimit". Ne kete tejshquarje te vetedijes fetare myslimane e katolike marrin pjese edhe krijues te fushave te ndryshme artistike e shkencore, ne menyre te vecante shkrimtare, duke luajtur rol perkrahes ndaj nje feje si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi. Shkruhen vepra letrare dhe publicistike te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra te djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjese ose kapituj me permbajtje fetare. Vepra te tilla letrare te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, zakonisht, nuk shkruajne, dhe ripunime te tilla te veprave te djeshme, zakonisht, nuk bejne kundershtaret po sejmenet e komunizmit ne Shqiperi dhe ne Kosove.

Nje shkrimtari, keto dite, po i merret per merite shqiptimi i fjalise, natyrisht pas permbysjes se komunizmit, se shqiptaret i takojne qyteterimit perendimor dhe, vetem, perendimor! Pohime te tilla jane shqiptuar ne Kosove shume here pas demonstratave te rinise studentore dhe shkollore te vitit 1981, ne te cilat kerkohej qe Kosova te njihej Republike; dhe, pohime te tilla jane shqiptuar, para se gjithash, per te kundershtuar propaganden e mediave serbe, ne te cilat thuhej se nder shqiptaret zhvillohet fundamentalizmi islamik! E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor. Jo. Pohimi propagandistik, gjithnje e me i perseritur si pohim konjuktural prej disa intelektualesh dhe prej disa perfaqesuesish te institucioneve politike, se shqiptaret i takojne qyteterimit te Perendimit, dhe vetem te Perendimit, as nuk e thote te verteten shkencore, as nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te feve ne jeten tone. Nuk e thote te verteten as pohimi tjeter, po ashtu, se pari i shqiptuar prej disa intelektualeve, se feja myslimane e numrit me te madh te shqiptareve eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian. Eshte e vertete, nderkaq, se sikur t'i kishin takuar qyteterimit perendimor, dhe vetem qyteterimit perendimor, mund te besohet se shqiptaret nuk do te pesonin cka kane pesuar prej vitit 1878 e deri ne vitin 1999 dhe ceshtja e tyre kombetare do te ishte zgjidhur atehere kur jane zgjidhur ceshtje te tjera kombetare ne Ballkan: ceshtja greke, ceshtja rumune, ceshtja bullgare, ceshtja serbe. Sikur t'i takonin qyteterimit perendimor, dhe vetem perendimor, shqiptaret nuk do te perjetonin ndarjen ne kater shtete po do t'iu njihej e drejta e jetes ne nje shtet.

Shqiptaret, ne te vertete, u takojne dy qyteterimeve: qyteterimit perendimor dhe qyteterimit lindor. Dhe, kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Duke jetuar ne udhekryqin mes Lindjes e Perendimit, duke qene te pushtuar kur prej fuqive perendimore e kur prej fuqive lindore, duke qene te ndikuar prej qyteterimit te krishtere dhe prej qyteterimit islamik shqiptaret kane marre cka kane dashur dhe cka nuk kane dashur, kane marre me deshire dhe kane marre me dhune. Kultura e tyre, qyteterimi i tyre eshte bere keshtu bashkim i te dy kulturave, i te dy qyteterimeve.

Te dhenat qe deshmojne se shqiptaret i takojne qyteterimit islamik hic me pak se qyteterimit te krishtere jane te shumta dhe jane te ndryshme. Dhe, keshtu mund te thuhet jo pse mbi dy te tretat e popullit shqiptar i takojne fese myslimane, por pse permbajtja e qyteterimit shqiptar ne mase te madhe eshte permbajtje e qyteterimit islamik. Dhe, kete e deshmojne te dhena historike, etnografike, kulturore, gjuhesore e te tjera. Menyra e jetes e pjeses me te madhe te popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, kenget dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonite rreth lindjes dhe rreth marteses, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet, deshmojne, per me teper, se qyteterimi islamik eshte me i shtrire ne jeten e shqiptareve sesa qyteterimi i krishtere. Pavaresisht sa gezohet a sa deshperohet kush per kete qe thuhet, te verteten nuk mund ta ndryshojme. Te thuash tani se shqiptaret jane popull qe i takon qyteterimit perendimor e te mos thuash se i takon edhe qyteterimit lindor eshte e sigurt se do te thuash nje te pavertete, prej se ciles shqiptuesi i saj mund te kete, ndoshta, ndonje leverdi sot, por prej se ciles as shkenca shqiptare, as vete shqiptaret kurrfare dobie nuk mund te kene. Te thuash tani se portreti shpirteror i shqiptareve eshte portret shpirteror i krishtere do te thote te behesh nje propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te te tri feve ne jeten e shqiptareve.

Dhe, te thuash, se feja myslimane, si fe e shumices se shqiptareve, eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e, tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian, do te thote te behesh propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme fetare te shqiptareve. Gatishmeria e Bashkimit Evropian per te njohur Maqedonine kandidate per pranim, kurse per te bere marreveshjet e ashtuquajtura te stabilizim-asocimit me Turqine dhe me Bosnjen e Hercegovinen, vetem sa deshmon se pohimi i sipertheksuar i disa intelektualeve dhe politikaneve tane, kryesisht i frymezuar nga leverdi vetjake, nuk eshte i vertete, as qellimmire, sepse eshte vetem propagandistik. Pengesat ne te cilat ka hasur Shqiperia ne procesin e integrimit evropian, ne te vertete nuk jane pengesa qe asaj ia ka vene Bashkimi Evropian, po pengesa qe asaj ia ka vene klasa e vete politike me sjelljet e asaj politike! Kush i percjell sadopak shkrimet e shtypit evropian per Shqiperine dhe kush i degjon sadopak deklaratat e politikaneve e shtetareve evropiane per politiken shqiptare do ta kete plotesisht te qarte se jo perberja fetare e shqiptareve, po prapangelja e trasheguar ne zhvillimin ekonomik, niveli i pakenaqshem ne konsolidimin e institucioneve demokratike, krimi i organizuar, korrupsioni i pershtrire dhe, ne lidhje me te gjitha keto e mbi te gjitha keto, konflikti teper i vrazhde mes dy aneve te klases politike, qe prodhon konflikte dhe ushtron ndikim cintegrues ne shoqerine pergjithesisht jane arsyet pse Shqiperia, njerisht, mbetet pas vendeve te tjera te rajonit ne procesin aq te deshiruar te integrimit ne Bashkimin Evropian.

Rrenjet e kulturave dhe te qyteterimeve te popujve jane te thella: ato shtrihen thelle ne kohe dhe jane materiale e shpirterore. Ne kohen e globalizmit eshte e vertete se ato rrenje po dobesohen: njerezit ne krejt planetin jetojne gjithnje e me njesoj, argetohen gjithnje e me njesoj, mendojne e flasin per gjera gjithnje e me te perbashketa, por eshte gjithaq e vertete se ajo jete gjithnje e me e njejte, ajo veshje gjithnje e me e njejte, ai argetim gjithnje e me i njejte, ai mendim dhe ajo shprehje per gjera gjithnje e me te perbashketa nuk jane fetare, nuk jane as te krishtera, as islamike, as induse, as hebraike, sepse jane planetare. A do te jete me mire a me keq per njerezimin pse procesi i globalizimit ben keso rrafshimesh do ta tregoje ardhmeria. Ajo qe mund te thuhet sigurt qe tani eshte: procesi i globalizimit do t'i rregjoje identitetet kulturore kombetare - kete pasuri te madhe e te pazevendesueshme te planetit.

Per te gjitha arsyet e siperthena mund te thuhet se tejshquarjet, tejtheksimet e vetedijes fetare, si myslimane ashtu edhe te krishtere, e, sidomos favorizimi i ndonjeres prej tyre nga ana e institucioneve politike a shteterore, jane veprime dhe gjykime te anshme me ndikim te mundshem shperberes ndaj identitetit kombetar te shqiptareve dhe ndaj proceseve integruese shqiptare.

Pikerisht per arsye se qyteterimi shqiptar eshte qyteterim, njekohesisht, i krishtere dhe islamik, dhe pikerisht pse shqiptaret u takojne tri feve, intelektualit, politikanit dhe shtetarit shqiptar me pare se shkrimtarit meksikan, Karlos Fuentes, i takon te thote cka thote Karlos Fuentes. E ai, mbasi permend gjuhen spanishte ne te cilen shkruan dhe qyteterimet sic jane qyteterimi i Mesdheut, qyteterimi i indianeve, qyteterimi i zezakeve, qyteterimi i krishtere, qyteterimi islamik dhe qyteterime te tjera, thote se ne asnje menyre nuk mund te pajtohet me tezen e Samuell Hantingtonit mbi konfliktin e qyteterimeve: "nuk mund ta pranoj tezen mbi konfliktin e qyteterimeve, sepse te gjitha ato qe permenda jane qyteterime te miat dhe ato nuk mund te jene ne konflikt ne shpirtin tim. Ato i flasin njera-tjetres dhe ato jane ne marreveshje njera me tjetren".

Ne qofte se, megjithate, mund te jete dikush qe nuk mund t'i shqiptoje mendimet e humanistit Karlos Fuentes mbi dialoget dhe marreveshjet e vetekuptueshme te qyteterimeve, atehere ai do te duhej te mos harronte se, si e thone antropologet dhe etnologet moderne, "nuk ka kultura te larta e te uleta; ka vetem kultura te ndryshme qe, secila ne menyren e vet, i plotesojne nevojat dhe deshirat e pjesetareve te tyre".

E shpjeguar dhe e vleresuar nga aspekti i konkluzioneve te ketyre antropologeve dhe etnologeve ligjerata e paradokohshme e Presidentit Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oksfordit del e papranueshme: ne nentekst ajo e permban favorizimin e krishterimit si fe superiore ne krahasim me fene myslimane! Nuk jam i gatshem te besoj se perdallimi i tille mes ketyre dy feve eshte mendesi e tij. Paraqitjet e tij, sjelljet e tij te kujdesshme ndaj bashkesive fetare ne Shqiperi, gjykimet e tij te matura sikur e perjashtojne kete mundesi. Por, ja, ligjerata eshte mbajtur dhe, si e tille, inkuadrohet apo, te shprehem me qarte dikush mund ta inkuadroje ne ballafaqimet e sotme kunderhistorike intelektuale mes dy feve te medha: mes krishterimit dhe myslimanizmit.

Dhe, c'mund te thuhet me tej per marredheniet e politikes e te feve ne jeten shqiptare sot? C'mund te thuhet per perpjekjet e disa intelektualeve dhe te disa politikaneve, ne Shqiperi e ne Kosove, qe populli shqiptar te distancohet nga gjeografia e vet, duke shquar elementet e tij gjoja joballkanike dhe duke iu pataqitur Evropes cka ne thelb nuk eshte? Mund te thuhet edhe shume cka, pa dyshim. Prandaj po them edhe dicka.

Gjithe ato qe po ndodhin e po thuhen ne fushe te feve; dhe gjithe ato qe po thuhen e po behen ne fushe te politikes ndaj feve; dhe gjithe ato qe po behen e po thuhen ne fushe te politikes kombetare ne pergjithesi viteve te fundit sikur nxisin pyetje: e kemi pranuar idene e modernitetit si ide shoqerore dhe politike? E kemi te qarte vendin e feve ne jeten tone kombetare? E kemi percaktuar mire strategjine e politikes kombetare? Nje pergjigje, per dike, ndoshta, shume e diskutueshme, qe mund t'iu jepet ketyre tri pyetjeve, eshte e mbajtur ne pyetjen e katert: mos po harrojme se pozita gjeostrategjike e tokave ne te cilat kemi jetuar e do te jetojme dhe perberja trifetare e popullit duhet te na bejne te mendojme se fati i yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit dhe per te bere sintezen e qyteterimeve te tyre?

Korrieri - 10 Shkurt 2006

kombi
20.05.2006, 01:35:00
Qosja: Realiteti i shpėrfilluar nga Kadareja

14 Maj Autori: Rexhep Qosja

Titulli: Realiteti i shpėrfillur

(Vėshtrim kritik mbi pikėpamjet

e Ismail Kadaresė pėr identitetin shqiptar)

Shtėpia botuese: Toena

Ēmimi: 520 lekė

Njė vėshtrim kritik, mbi veprėn mė tė fundit tė Ismail Kadaresė "Identiteti evropian i shqiptarėve" vė pėrballė njėri-tjetrit dy gjeni tė letrave shqipe, Rexhep Qosen dhe Ismail Kadarenė. "Realiteti i shpėrfilluar" me autor Rexhep Qosen ka vetėm pak ditė qė ėshtė hedhur nė qarkullim nga shtėpia botuese "Toena". Duke e quajtur jo tė drejtė pikėpamjen e Kadaresė mbi identitetin e shqiptarėve, ai i kundėrvihet pikėpamjes sė tij, duke e kundėrshtuar fort dhe hapur. "Siē e kam paraparė nė parafjalėn e saj, trajtesa mbi idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare, e botuar nė vazhdime nė gazetėn e Prishtinės "Epoka e Re" dhe nė gazetėn e Tiranės, "Korrieri" e pastaj, e botuar edhe si libėr me titullin "Ideologjia e shpėrbėrjes" nga Shtėpia botuese "Toena" ka shkaktuar njė sėrė reagimesh si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė. Nuk e di a ėshtė mė i madh numri i reagimeve pajtuese, a numri i reagimeve mospajtuese. Si tė parat ashtu edhe tė dytat dėshmojnė ndėrkaq se, ēėshtjet e ngritura nė atė trajtesė ishte e nevojshme tė ngriheshin", thekson Qosja, duke pėrmendur thėnien e shkrimtarit tė madh argjentinas, Horhe Luis Borhes,se “Libri qė nuk e pėrmban kundėrlibrin mund tė konsiderohet i panevojshėm”. "Ēdo libėr, pavarėsisht a ėshtė letrar a shkencor, e pėrmbarojnė lexuesit, miq dhe kundėrshtarė tė autorit, qoftė duke e pohuar, qoftė duke e mohuar. Pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha reagimeve do tė duhej tė shkruaja njė libėr mė tė madh se "Ideologjia e shpėrbėrjes", i cili, sigurisht, do tė shkaktonte reagime tė reja tė pėrshkuara edhe prej mė shumė ndjenjash se reagimet e deritashme. Nė vend se tė gjithave, do t’i pėrgjigjem vetėm reagimit tė Ismail Kadaresė, "Identiteti evropian i shqiptarėve". "Nė reagimin e Ismail Kadaresė 'Identiteti evropian i shqiptarėve' ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim dhe njė shtrembėrim i disa pikėpamjeve tė mia, sidomos, i pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijeve tė tejshquara fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehonė ndėr lexuesit shqiptarė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė dhe, e katėrta, dhe mė vendimtarja, pse nė kėtė reagim janė shprehur ide dhe janė krijuar pėrfytyrime, qė nuk e nderojnė kulturėn shqiptare", nėnvizon Qosja dhe cilėson se sprova e Ismail Kadaresė, ėshtė e mbėshtetur nė premisa tė gabuara: "nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar, nė njėrėn anė kundėrshtitė kulturore midis Evropės e Lindjes myslimane, kurse, nė anėn tjetėr sipėrinė e identitetit evropian ndaj identiteteve tė tjera, para sė gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipėri ėshtė – tė pėrdor njė togfjalėsh tė Zhan-Pol Sartrit – sipėri raciste".

Sipas tij, gjykimet e kėtilla tė Ismail Kadaresė, gjithsesi shumė befasuese, nuk mund tė mos shikohen si rrjedhojė e disa dukurive dhe disa disponimeve tė pėrtashme politike dhe fetare nė botė. "Nuk mund tė mos mendohet se tani kur, si pasojė e fondamentalizmit islamik, tė tejshkallėzuar mbas pushtimit amerikan tė Irakut, ėshtė rritur disponimi kundėrmysliman nė disa vende perėndimore; kur kryetari Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik tė krishtėrimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam, mysliman, xhami, shkaktojnė sėndisje nė mjedise tė ndryshme perėndimore; kur, si thonė studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishtėrimit e islamit dhe e kryqėzatave; kur disa politikanė shqiptarė nė Kosovė e quajnė politikisht tė leverdishme pėr karrierėn e vet tė ndėrrojnė fenė; kur, si pasojė e sjelljeve shpėrfillėse tė disa politikanėve shqiptarė ndaj dinjitetit tė fesė myslimane, gjithnjė e mė shumė shqiptarė myslimanė nė Kosovė e nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qė tė dėgjohet pėr disa oktava mė lartė zėri i tij, mė parė i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman, nė tė vėrtetė kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrgjithshėm, historik, tė shqiptarėve!..."

Pėrzgjodhi:B.Goce

Gazeta Metropol

ABE-a
20.05.2006, 13:52:00
***

CILI ESHTE OPINIONI I SPEKTRIT INTELEKUTALE SHQIPTARE - RRETH POLEMIKES QE PO ZHVILLOHET NE MES DY KOLOSEVE TE LETRAVE SHQIPE /QOSJA -KADARE/ ?!

Te nderuar lexues te kesaj teme,

me 17 maj 2006 "Tirana Observer" ka organizuar nje Forum,lidhur me polemiken Qosja-Kadare dhe ne kete kuader shume intelektuale kane dhene 3 pergjigjje ne 3 pyetjet e shtruara nga organizatoret.

Ne vijim ju sjell disa prononcime te tyre, lidhur me polemiken qe po zhvillohet ne mes te dy koloseve te letrave shqipe Qosja-Kadare.

&amp;

CFARE THOTE ANALISTI I NJOHUR EDUARD ZALOSHNJA ?

Tre pyetje, tre pėrgjigje:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

-----

Eduard Zaloshnja- Analist pergjigjet:

1. Mendoj se sprova e Kadaresė, po tė dėrgohej pėr botim nė njė revistė serioze shkencore, nuk do e kalonte dot provėn e filtrit rigoroz tė recensimit. Ajo ishte mė tepėr njė esse gjysmė letrare, nė tė cilėn autori, duke pėrdorur disa fakte historike, por pa i ezauruar tėrėsisht ato, ndėrtonte njė model tė identitetit shqiptar qė mė tepėr pėrfaqėson dėshirat e tij se sa realitetin. Nga ana tjetėr, Qosja e analizoi sprovėn e Kadaresė bash sikur tė ishte njė studim shkencor i mirėfilltė. Pėr mė tepėr, ai e personalizoi kritikėn tej kufijve qė nė mendjen e lexuesit tė thjeshtė ekziston pėr polemikat midis penave tė nivelit tė tij dhe tė "kundėrshtarit" tė vet.

2. Personalisht, edhe pse nuk besoj nė origjinėn hyjnore tė Jezu Krishtit, jam partizan i idesė sė Kadaresė se ne shqiptarėt duhet tė kthehemi nė rrėnjėt e krishtera. Ėshtė kjo arsyeja qė vajzat e mija i kam pagėzuar nė kishėn Katolike (kur tė jenė nė moshė madhore ato do zgjedhin vetė nė se duan t'i besojnė mėsimet e saj). Nga konstatime personale, kam vėnė re shumė gjėra tė pėrbashkėta tek miq tė mi ballkanas (turq, grekė, bullgarė, etj.). Sa e sa herė mė ka qėlluar t'u them atyre se aksh zakon apo aksh preferencė kulinare apo muzikore tė tyren e kemi edhe ne shqiptarėt! Dhe kur i kam thėnė kėto fjalė, ata mė janė pėrgjigjur: Mos harro se kemi jetuar bashkė pėr pothuaj 500 vjet nė tė njėjtėn perandori.
Parė mė gjerė, realiteti na tregon se tek shumė shqiptarė, sidomos tek ata qė jetojnė nė Maqedoni e Kosovė, ku feja myslimane u inkurajua nga regjimi jugosllav, ndikimi i kulturės islamike ėshtė akoma i fortė.

3. Kadareja ėshtė ai qė ėshtė falė kryeveprave letrare qė ka shkruar, e jo pėr publicistikėn e tij. Mendoj se ai do mbetet nė panteonin e letėrsisė shqiptare si pena mė e madhe e tė gjitha kohėrave, pavarėsisht nga kritikat e Qoses rreth sprovės sė tij tė fundit. Shumica dėrrmuese e lexuesve shqiptarėve dhe jo shqiptarė qė kanė lexuar Kadarenė besoj se ia falin atij sprova nė tė cilat arti dominon mbi faktet. E njėjta gjė nuk do tė ishte e vėrtetė nė qoftė se Kadareja do kishte qenė njė mendimtar i shquar, e jo njė shkrimtar i shquar.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
20.05.2006, 14:42:00
***

CKA THOTE ALFRED PEZA - KRYEREDAKTOR I GAZETES:"SHQIP"?

-----

Alfred Peza - Kryeredaktor i gazetės “SHQIP” thote:

Pyetja:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Mė vjen mirė qė nė sajė tė qytetarisė profesionale tė drejtuesve tė gazetės suaj, ky debat i nisur fillimisht nė faqet e gazetės "Shekulli" me sprovėn e Ismail Kadaresė "Identiteti evropian i shqiptarėve", qė u vijua me polemikėn e akademikut kosovar, Rexhep Qosja, nė faqet e gazetės "Shqip" qė unė drejtoj, tani po gjen vend edhe nė gazetėn "Tirana Observer". E them kėtė sepse rrallė ka ndodhur nė kėto 15 vjet tė shtypit tė lirė nė Shqipėri, qė debate tė tilla tė eksportohen nga njė media tek tjera, pėr t'u bėrė pronė e lexuesve tė tė gjitha gazetave. Ky debat sigurisht e meriton tė vazhdojė e tė thellohet jo vetėm nga mediat, por edhe nga tė gjithė ata qė mund tė kontribuojnė rreth njėrės prej ēėshtjeve, ndoshta mė tė rėndėsishme pėr shqiptarėt nė periudhėn post-ideologjike qė po kalon rajoni ynė. Pra, pėr atė qė edhe kanė polemizuar mes tyre, dy kolosėt e fjalės dhe letrave shqipe, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Sepse shqiptarėt tashmė ndodhen nė udhėkryqin e zgjidhjes jo vetėm tė padrejtėsive tė sė kaluarės, por edhe nė momentin e pėrcaktimit tė sė ardhmes sė saj. Ky debat dhe kjo polemikė, nuk ka tė bėjė edhe aq shumė me tė sotmen, sesa me tė ardhmen pas disa dekadash a njė shekulli e mė shumė tė shqiptarėve, nė epokėn e re tė globalizmit ku ka hyrė shoqėria njerėzore sot.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Shqiptarėt janė kėta qė janė, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre, me kulturėn, doket, fetė e zakonet e tyre, me pasuritė jo vetėm ekonomike e varfėritė tona. Qė tė evoluojnė, ato duhet tė rrjedhin shumė ujėra, e duhet tė ndikojnė shumė faktorė brenda dhe jashtė shqiptar. Ne njerėzit e vdekshėm tė kėsaj toke, vetėm se mund tė ndikojmė pėr t'i pėrshpejtuar apo frenuar kėto procese. Ne jemi aq myslimanė, tė krishterė, ortodoksė, bektashinj apo ateistė sa ē'ndjehet nė vetvete ēdo qytetar nė trojet shqiptare. Feja nė njė pjesė tė mirė tė botės ėshtė njė ndėr elementet pėrcaktues i identitetit tė njė kombi, apo pėr tė gjykuar se kujt qytetėrimi ai i pėrket. Duam apo s'duam ne, ne jemi qytetarė tė kontinentit evropian, e pėr rrjedhojė gjithė shqiptarėt janė evropianė. Shqiptarėt, ndoshta mė shumė tė Shqipėrisė, pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet historike, regjimeve qė na kanė qeverisur, etj., etj., nuk ėshtė se janė aq tė lidhur me fenė. Por duam apo s'duam ne, organizma tė tillė si Bashkimi Evropian dhe NATO, ku shqiptarėt aq shumė duan tė integrohen, kanė njė perceptim ndryshe, ndoshta nga ne, pėr ēėshtjen raporteve mes fesė sė vendeve qė ata kėrkojnė tė ftojnė nė gjirin e tyre. Shembulli i Turqisė nė kėtė drejtim, nuk duhet nėnvleftėsuar. Megjithatė, ēdo vend i shton Evropės sė Bashkuar njė vlerė specifike tė saj. Ne nuk kemi besoj njė vlerė mė tė madhe pėr t'i ofruar asaj, sesa atė qė ajo nuk e ka: harmoninė tonė mes tė gjitha besimeve fetare. Pėr ata qė duan qė tė pėrcaktohemi pėr t'u dukur doemos tė "veshur me atė petk fetar" qė ėshtė i "modės" pėr Perėndimin, si njė vend i krishterė, kjo i ngjan asaj fjalės sė urtė popullore se "do tė bėhen kumbullat sivjet se na hahen ne". Ndėrsa Arbėn Xhaferri, ndoshta ka gjetur formulimin mė tė goditur, kur ka thėnė se "Shqipėria nuk arrin tė lirohet nga nevoja pėr ēdo lloj diktature. Tashmė ajo ėshtė e pushtuar nga diktatura e moderacionit".

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Aspak. Pėrkundrazi. Mendoj se veprėn dhe atė ēfarė Ismail Kadare pėrfaqėson pėr letėrsinė shqipe dhe atė botėrore, nuk mund t'ia dėmtojė njė polemikė e tillė me Rexhep Qosen, sado qė edhe kėta dy mendimtarė tė mėdhenj, nuk i kanė shpėtuar nė kėtė rast "tundimit" pėr tė pėrfshirė brenda njė debati pėr njė ēėshtje kaq madhore siē ėshtė ky pėr identitetin shqiptar, "mėritė" personale pėr njėri-tjetrin. Megjithatė, edhe gjenitė janė njerėz prej mishi e gjaku dhe kėshtu qė pak kohė mė vonė kėto gjėra tė vogla do t'i zėrė pluhuri i harresės. Ajo qė do mbetet, do tė jenė dy esse-tė e tyre tė mrekullueshme qė na dhanė pėr kėtė ēėshtje. Ndaj, ne nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse t'i studiojmė me laps nė dorė e tė reflektojmė mbi to. E si gjithnjė nė tė tilla raste, do tė jetė koha "gjykatėsi" mė i mirė pėr tė vėrtetuar se kush kishte tė drejtė. Kam ndjesinė, aspak pėr oportunitet, se sipas mėnyrės sė tyre, edhe shkrimtari Kadare edhe kritiku Qosja, kanė tė drejtė. Me ndryshimin, se i pari, duket se ka zgjedhur mėnyrėn dėshirore nė pėrcaktimet e tij pėr identitetin e shqiptarėve, ndėrsa, i dyti, atė dėftore.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
20.05.2006, 15:08:00
***

PO..., CFARE THOTE SADIK BEJKO - STUDIUES E PEDAGOG NE" UT " -LIDHUR ME POLEMIKEN QOSJA-KADARE ?

&amp;

Sadik Bejko - Studiues, pedagog ne Universitetin e Tiranes, thote:

Pyetja:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Sė pari, pėr "dy tė mėdhenjtė e letrave shqipe". Kadareja ka qenė dhe mbetet "banor" i lagjes sė shkrimtarėve mė tė mėdhenj botėrorė tė gjallė deri mė sot. Ka "biznesin" e tij tė librit nė Evropė, banesėn e tij atje, jep leksione nė universitetet mė tė mėdha tė Evropės dhe Amerikės, ka marrė ēmimet mė tė mėdha letrare tė pothuaj gjithė shteteve kryesore evropiane. Rexhep Qosja deri mė 1980 pėrfundoi veprėn e tij si studiuesi mė i pėrkryer i drejtimit sociologjik tė letėrsisė. Shkolla e re qė studion literaritetin (letrarėsinė) jo sociologjinė e letėrsisė e nxorri atė nga fusha e tij e studiuesit tė letėrsisė dhe, pas kėsaj, ėshtė marrė me politikė, politologji, kulturologji, publicistikė etj. Shkurt, ėshtė intelektual i shkollės sė vjetėr. Unė e kam studiuar atė dhe e ēmoj pėr sa ka dhėnė.
Nuk ėshtė e saktė ajo qė Kadareja ėshtė pėr njė identitet tė krishterė tė shqiptarėve. Esse-ja e Kadaresė mbi identitetin, ndėr tė tjera ėshtė dhe kundėr disa tezave tė Qoses qė e pėrēajnė mespėrmes qytetėrimin shqiptar: "Shqiptarėt u takojnė dy qytetėrimeve, qytetėrimit perėndimor dhe qytetėrimit lindor" (Rexhep Qosja, gazeta "Korrieri", 19 shkurt, faqe 16). Kadareja ka mendimin se ka njė dhe vetėm njė identitet shqiptar, pavarėsisht pėrbėrėsve fetar brenda tij. Se bota na njeh e na pranon si tė tillė. Ajo na ka ndihmuar me bukė mė 1992, me ushtarė mė 1997, ka sulmuar njė shtet tė krishterė pėr tė mbrojtur Kosovėn, kryesisht myslimanė, mė 1999. Ismail Kadareja nuk ėshtė islamofob siē akuzohet. Pėrkundrazi. Veē tė tjerash, nė esse-nė pėr Danten, ai e "qorton" poetin e madh fiorentin qė profetin Muhamed e zbret nė "Ferr". Nuk mund ta quash atė islamofob se shprehet me rezerva ndaj letėrsisė sė bejtexhinjve pėr orientalizmin nė frymė, nė gjuhė dhe pėr poetizimin e pedofilisė prej kėsaj poezie. Po ashtu, nuk mund ta quash Kadarenė tė identifikuar me krishtėrimin dhe kundėr myslimanizmit, se merr nė mbrojtje Nėnė Terezėn dhe letėrsinė shqipe tė qarkut katolik. Esse-ja e Kadaresė duhet lexuar nė tezat e saj kryesore dhe jo tė kapesh nga bishti pėr tė ngritur akuza pėr gjėra qė nuk janė brenda saj.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Rexhep Qosja i mėshon fort asaj qė shqiptarėt nė dy tė tretat janė myslimanė, madje mendon se Shqipėria mund tė realizojė sintezėn e dy qytetėrimeve, tė Lindjes me Perėndimin, se kultura jonė shpirtėrore dhe materiale ėshtė me njė pėrbėrės tė fortė tė orientalizmit.
Gjithė Ballkani e ka njė pėrbėrės tė tillė oriental. Shtetet e tjera nė mos ca mė shumė se sa ne. Kjo kulturė ballkanike me mite, me fantazma udhėheqėsish tė sė kaluarės, me inate pėrvėluese ndaj njėri-tjetrit, i ka trashėguar kėto nga helmi i despotizmit oriental qė kaloi nga Bizanti te pallati i Sulltanit e mandej nė Moskė (Robet Kapllan). Komunistėt bizantinė tė Ballkanit, (tė Shqipėrisė, tė Serbisė, tė Greqisė etj.), shikonin te Moska, te trashėgimtarja e Bizantit, njė atdhe tė dytė (babanė Stalin, babanė Lenin). Ndėr ne Haxhi Qamili ka kėrkuar babėn sulltan. Mbas tij, nė emėr tė pėrbėrėsit kulturor islam, po ngrihet Rexhep Qosja tė na sintetizojė me babėn e vjetėr.
Sintezėn e orientit me botėn latine dhe helenike e bėri Bizanti, nuk ka mbetur ta bėjė ndonjė tjetėr. Atė e kemi ende kėtu. Tipare orientale ka Janina, Athina e vjetėr, Shkupi, Budva, Ulqini, lagjet "Mangalem", "Kala" dhe "Goricė" tė Beratit etj. Frymė orientale kanė muzika e Haxhidhaqit dhe e Teodoraqit nė Greqi, e Bregoviēit, filmat e Kushturicės dhe veprat e shumė artistėve tė tjerė. Edhe cezaropapizmi, teokracia nė pushtet, para se ta shpikte islami e ka vendlindjen nė Bizant, pastaj shkoi dhe te cezaropapizmi komunist i Moskės. Rexhep Qosja ėshtė i vonuar disa shekuj pėr tė bėrė sinteza tė tilla qė kanė mbaruar e janė rinovuar pėr sė dyti e pėr sė katėrti nė Ballkan.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Kėsaj pyetjeje i jam pėrgjigjur qė nė paragrafin e parė. Kadareja shtjellon nė ditėt tona tezat e rilindasve tanė, tė Naimit, tė Pashko Vasės, tė Nolit, tė Konicės mbi identitetin evropian tė shqiptarėve.
Mendoj se polemika dhe debati pėr kėto probleme ėshtė nė kohė. Gjithė bota pas rėnies sė ndarjeve ideologjike i ėshtė kthyer tezave mbi qytetėrimet, identifikimit nėpėrmjet tyre.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

emiri
20.05.2006, 15:21:00
Kruja afishoj me 2006-05-19 23:04 :
Kreksi,

Kini cituar idene e Kadarese se urat ndertohen qe te kalojne njerezit mbi to dhe jo per tu ulur kembekryq ne mes te ures sikurse na fton Qosja ne polemiken e fundit.

Ketu shprehet nje mentalitet modern: O njerez mos u kenaqni me pak, me ate c'fare kini sot. Shqiptare ecni perpara, rruga eshte e mundimeshme por ju e kini uren prandaj rruga juaj eshte e mundeshme per tu ndjekur matane lumit qe na ndan nga familja evropiane.

Qosja, ne polemike, n'a tregon "realitetin e shperfillur" d.m.th. ne jemi as keshtu as ashtu por ashtu sic jemi. Pervec kesaj, qe do te ishte gjysma e te keqes, dhe do t'i falej ne kete polemike disi, ai nuk hedh te pakten idene qe ne keta jemi gjysem gjysem prandaj duhet te levizim me cdo sakrifice dhe mundim ne rrugen e zhvillimit drejt destinacionit qe i perkasim historikisht si popull. Qosja ne kete polemike nuk e ben kete thirrje. E pse t'a beje?! Eshte rehat keshtu sic jemi "gjysem-gjysem", kafe pime, muhabet bejme, shoqeri kemi boll, c'na duhet ne me keta gjermanet apo anglezet s'na hahet hic muhabeti jane te ftohte, individualite. Me turqit na hahet muhabeti me shume, na ngjit muhabeti jane si ne ata edhe keta ngjitur me turqit jane te dhimshur, hallalexhan, hiq e mos keput, ku renca mos u vrafsha.

Keto fjale i them per te hedhur me te drejte nje pergjegjesi mbi Akademikun Rexhep Qosja i cili nuk e ka bere thirrjen per te ecur ne rrugen e zhvillimit megjithese e pohon qe duhet te shkojme ne evrope. TE shkojme ne Evrope, por kjo ide e Qoses ne polemike zbehet gradualisht dhe pothuajse humbet ne lumin e shperdredhjeve teorike per te goditur si person Kadarene [kujtoni se vetem per gjeografine ka shruar ne menyre te panevojeshme gati nje faqe apo me shume ne "Realiteti i shperfillur" per te 'vertetuar' gabimet e Kadarese me te vetmin synim, jo per te ndjekur temen e esese por ne perpjekje dhe synim ne vetvete per te bere sa me pak te besueshem Kadarene].

Pra per gjeografine Akademiku kishte vend per 1 faqe shkrim sikur shqiptaret nuk e dine ende rolin e dikureshem dhe te sotem te gjeografise mbi identitetin kombetar te popujve. Akademiku harron se lexuesi shqiptar sot e ka arritur dhe e ka tejkaluar bile ate nivel leksioni mbi gjeografine dhe nuk impresionohet aspak. Akoma me pak impresionohet Kadare i cili nuk ka patur synim te shkruaje ese universale por ka patur fokusim Identitetin duke mos i dhene peshe cdo detaji qe do te mjegullonte tematiken e esese. Kurse Qosja ben pikerisht te kunderten. E ka mbushur esene e tij me citimet e Kadarese, i ka renditur ato ne forma dialogu dhe ka 'vertetuar' se ai pra Qosja nuk eshte i fajeshem per kete apo per ate por eshte Kadare i pabesueshem prandaj mos e merni seriozisht ate. Pra akademiku ka devijuar nga tematika e esese dhe e ka mbushura ate me argumente per mbrojtje personale te cilen e ka bere shume mire. Kurse per te trajtuar Realitetin jo te shperfillur pra IDENTITETIN EVROPIAN TE SHQIPTAREVE Qosja nuk gjeti vend ne esene e tij.

Pra, Kreksi, mentaliteti ndryshon shume. A do te ecim ne ne rrugen e zhvillimit apo do te vazhdojme te qendrojme ne mes te ures. Kjo eshte ceshtja. Ky eshte mesazhi i Kadarese kur thote se edhe vete Turqia po ecen mbi uren e Ballkanit drejt Evropes. Po ne c'fare duhet te bejme, te bejme sehir edhe hanemen turqi te ne ece perpara hundeve drejt Evropes kurse vete te vazhdojme me avazin e Turqise?! Kot nuk flet Kadare sikurse kot nuk flet Qosja. Por ne kete polemike kane dhene mesazhe te ndryshme.

Nuk dua te vazhdoj te trajtoj me tej kete mesazh progresist te ecjes ne rrugen e veshtire te zhvillimit. Kete mund t'a trajtoni ju thjesht po te doni me fjalet tuaja. Vecse kujtoj se ketu nuk flasim per vepren e Akademikut shume te nderuar Rexhep Qosja por ketu po fokusohemi vetem ne polemiken e tij me Kadarene dhe c'fare mesazhi ka leshuar ne te Qosja. Trajtimi ne teresi i vepres se Akademikut Rexhep Qosja do te na mesonte mesazhe te fuqishme kombetare te cilat nuk jepen, per fat te keq, ne kete polemiken e fundit te tij.
===============================================
Pershendetje !
Desha t'ju pyes , qe sipas jush konvertimi ne krishterizem dhe hyrja ne europe perfundone cdo e keqe per ne , une nuk di se dikush keto kushte prej nesh po i kerkon ,po cka eshte puna e atyre athere qe jane ne euorope si p, sh, polonia ne zemer te europes e krishter krejte kushtet po i plotsone sipas jush,dhe prap aq e pa zhvilluar ose cka eshte puna e atyre qe nuk gjenden ne europe po jane vende shume te zhvlluara . Une jetoje ne europe ,po ku more i interesone europes se kujte i besonni ju , po ju munde ti besoni drunit e gurit ,eurpoes i i interson se cka i ofroni ju , interesi eshte pika e pare qe keta e kerkojne ,bollni me me keto teza bajate ,....





<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: emiri mė 2006-05-20 22:11 ]</font>

ABE-a
20.05.2006, 16:33:00
***

CFARE DEKLARON ANALISTI PLATOR NESTURI... ?

&amp;

Plator Nesturi - Analist Tirane - Thote:

Pyetja:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Ėshtė luks i madh pėr njė vend tė vogėl si i yni tė ketė dy figura tė tilla, tė cilėt kanė aq shumė ē'tė na pėrcjellin jo vetėm nė veprat e tyre, por dhe nė debatet me njėri-tjetrin. Por polemika e fundit mbi pėrkatėsinė kulturore tė shqiptarėve, mė duket i pavlefshėm dhe i nxitur mė tepėr nga rivaliteti i hershėm midis tyre sesa nga botėkuptimet e ndryshme qė kanė. Si Ismaili, ashtu edhe Rexhepi ( tė dy emra islamikė), nė kėtė debat nuk nisen nga pėrkatėsi tė ndryshme fetare, botėkuptime dhe mentalitete tė pakuptueshme, dhe qė sjellin keqkuptime kulturore. Por nėse Kadare niset nė veprėn e tij e sheh nė shtrirje vertikale shekullore botėkuptimin shqiptar, nuk mė duket e udhės qė si argumente kundėr tė shėrbejnė pikėvėshtrime horizontale tė historisė bashkėkohore apo ajo e dy shekujve tė fundit. Ėshtė tjetėr gjė tė studiosh rrėnjėt dhe tjetėr tė studiosh frutat kur gjatė historisė pemės i ėshtė bėrė njė shartim. Sado tė vijojė ky debat nuk mund tė ketė njė pėrfundim tė pėrcaktuar, pėrderisa shihet nga kėnde tė ndryshme dhe me maninė e erudicionit. Kur Kemal Ataturku dėgjoi teorinė se gjuha maja kish ngjashmėri me turqishten, organizoi ekspedita shkencėtarėsh turq nė vendin e majave pėr tė studiuar vėrtetėsinė e kėtij fakti. Por edhe nėse do tė kish rezultuar e saktė kjo teori, vėshtirė se Ataturku do tė kish deklaruar se majat janė turq apo anasjelltas. Pra tė hulumtosh nuk ėshtė mėkat, ashtu siē nuk ėshtė mėkat tė debatosh. Por jo tė krijosh parti simpatizantėsh se ke me vete tė vėrtetėn e patjetėrsueshme.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Mė tepėr sesa udhėkryq, Shqipėria ka qenė pikėpėrplasja e dy kulturave. Tė jesh udhėkryq, sipas mendimit tim, do tė thotė tė kesh tė bėsh me tė dy kulturat dhe tė shėrbesh si dhomė laboratorike, ku shkrihen nė njė simbozė, qoftė edhe hibride, tradita e krishterė me atė islamike. Kėtė rol Shqipėria mund ta kish luajtur nėse do tė kish arritur tė ekzistonte si njėsi administrative e pavarur dhe liberale ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit. Por kur ky truall, ashtu si edhe Bosnja, ishin vija e demarkacionit nė shekuj midis dy kulturave, do tė sillnin njė trysni mė tė madhe krahasuar me vende tė tjera ballkanike nėn sundimin otoman pėr krijimin e njė mbishtrese islamike nėn koracėn ekzistuese e tė gjakosur tė kristianizmit. Ndaj pėr mendimin tim, Shqipėria nuk mund tė ish as njė vitrinė e islamizmit pėr Evropėn dhe as vitrinė e kristianizmit pėr Azinė. Jemi pra njė realitet i veēantė, produkt i historisė qė na ra pėr pjesė ta jetojmė si komb, ndaj ēdo argument se i pėrkasim njėrės apo tjetrės palė mė duket i pavlerė. Pėr aq argumente sa jepen, aq kundėrargumente do tė silleshin nga idhtarėt e palės tjetėr. Populli ynė i ka krijuar nė mėnyrė tė admirueshme ekuilibret mbi baza fetare dhe thellimi i mėtejshėm i debateve qė pėrziejnė kombin me religjionin do tė ish i dėmshėm, pasi i shėrben dasisė. Dhe aventurierė qė nuk pėrtojnė tė ndezin kėtė zjarr pėr pėrfitime politike, a kush e di se ēfarė, gjenden gjithmonė.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Do tė ish e palogjikė qė ky debat tė prishė imazhin e Kadaresė. Ai ėshtė njohur si rebel me veprėn e tij dhe nėse do tė paragjykohej njė ide e tij, sado gabim tė ish, kjo do tė thotė qė jemi ende njė shoqėri e ngurtė. Pra, as Lindje, as Perėndim, nė kuptimin qė i jepej nė kohėn e diktaturės.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

zoguizi
20.05.2006, 17:30:00
Kadare: Pabesia e njė polemisti

Vazhdon polemika e ashpėr mes Qoses dhe Kadaresė. Shkrimtari i famshėm e quan polemist tė pabesė, duke e akuzuar se shkrimi i tij, tepėr i gjatė dhe i mėrzitshėm, ėshtė edhe i pamoralshėm, sepse mbėshtetet mbi sajesa dhe jo tė vėrteta

Shekulli

"Me botėn muslimane, ai, (Dante Aligieri) ka vetėm njė pėrkitje, pėr fat tė keq, tė gabuar. Eshtė, me sa duket, i vetmi gabim i tij nė atė pirg madhėshtor. Nė rrethin e tetė tė Ferrit, tė dy sė bashku, Dantja me Virgjilin, takojnė profetin e muslimanėve, Muhametin... Dantja nuk thotė asnjė fjalė tė keqe pėr Muhametin, por vetė vendosja e profetit nė rrethin e tetė ėshtė e pakuptueshme".

"Dantja i pashmangshėm" , faqe 17-18. Botim i "Onufrit"


Shkrimtari: Mosmirėnjohja kur kapėrcen ēdo kufi dhe kthehet nė atė qė quhet "mosmirėnjohje e zezė

“Duke pėrmendur fushatėn fyese tė bėrė kohėt e fundit kundėr profetit Muhamed, Qosja, nė mėnyrė djallėzore e trajton sprovėn time si pjesė e kėsaj fushate e tė inkurajuar prej saj. Do t'i thoshja atij dhe tė gjithė haxhiqamilėve tė tjerė, se nė jetėn time nuk kam fyer kurrė asnjė profet. Nė qindra faqet qė kam shkruar pėr universin e perandorisė otomane, nuk kam pėrmendur kurrė pėr keq emrin e profetit tė muslimanėve”


Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i pėrgjigjet polemikės sė Qoses nė lidhje me identitetin evropian tė shqiptarėve nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli”. Duke e akuzuar Rexhep Qosen se e ka pėrkthyer me pabesi gjithēka qė Kadare ka thėnė pėr identitetin evropian tė shqiptarėve si kundėrmuslimanizėm, Kadare shton se nė librin "Identiteti evropian i shqiptarėve" nuk ka as kundėrmuslimanizėm e as racizėm evropianist kundėr "identitetit tė Lindjes muslimane", siē thotė Qosja. Kadare shprehet se teza e Qoses pėr identitetin e ndarė shqiptar i ėshtė dukur gjithmonė me zanafillė tė vjetėr antishqiptare, kryesisht serbe.

Ėshtė pritur njė reagim prej jush lidhur me polemikėn e Qoses. Nė Shqipėri ėshtė bėrė zakon qė polemistėt nuk presin gjatė pėr t'u pėrgjigjur. Ju keni treguar mosgatishmėri pėr pėrgjigje…
Ėshtė e vėrtetė. Madje edhe nėse iu pėrgjigja kėrkesės suaj, e bėra pėr respekt te lexuesit shqiptar dhe tė askujt tjetėr. Ėshtė njė gjė e bezdisshme tė marrėsh pjesė nė njė polemikė tė pabesė. E tillė quhet polemika kur njėri nga polemistėt, ose tė dy, e mbėshtesin zjarrminė e tyre mbi diēka tė pavėrtetė, diēka tė sajuar prej atyre vetė. Kjo ėshtė njė dredhi e vjetėr, kur polemisti sajues shpreson qė sajesa e tij, duke u pėrsėritur, tė merret si e mirėqenė.
Pikėrisht kjo ėshtė bėrė prej Qoses, nė shkrimin e tij tepėr tė gjatė, tė mėrzitshėm dhe po aq tė pamoralshėm.
Nė kėtė shkrim polemizues lidhur me identitetin evropian tė shqiptarėve, pėr tė falsifikuar thelbin e ēėshtjes: integrimin e shqiptarėve nė Evropė, Qosja pėrdor pikėrisht dredhinė e vjetėr, qė u pėrmend mė lart. Nė sprovėn time jam pėrpjekur tė vėrtetoj se synimi shqiptar drejt Evropės ėshtė jo vetėm i logjikshėm, i natyrshėm e i kahershėm, por ėshtė i vetmi shans i ynė.
Ēdo polemist ka tė drejtė ta kundėrshtojė kėtė ide, pėr tė parashtruar njė tjetėr. Por asnjė polemist nuk ka tė drejtė qė, pėr tė rrėzuar idenė e kundėrshtarit, ta ndryshojė e ta kthejė kokėposhtė atė. Qosja ka bėrė pikėrisht kėtė gjė. Gjithēka qė kam thėnė pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, ėshtė quajtur prej tij si kundėrmuslimanizėm.
A mund ta shtjelloni pak mė gjerė, nė mėnyrė qė pėr lexuesin tė jetė mė e qartė ku qėndron thelbi i ēėshtjes?
Thelbi ėshtė i thjeshtė. Qosja, pėr shkaqe qė i di ai, ėshtė nė kėrkim tė njė flamuri. Meqenėse flamuri i shėmtuar i "revolucionit tė vonuar demokratik mė 1997" i ra e, meqenėse nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė i ra edhe flamuri politik, ka menduar se spekulimet fetare janė tė pėrshtatshme pėr t'u bėrė protagonist. Ai ka nisur tė valėvitė flamurin e kinse mbrojtėsit sė muslimanizmit shqiptar. Nė kėsi rastesh, flamurtundėsi, pėr t'u bėrė i besueshėm, shpik njė kundėrshtar qė, sipas tij, valėvit flamurin e kundėrt.
Nė ēdo vend ky do tė quhej njė mashtrim i rėndė. Nė Shqipėri, nė kushtet e sotme tė problemeve tė brishta fetare, mashtrimi merr ngjyrat e njė provokimi tepėr tė rrezikshėm.
Tė provokosh e tė nxitėsh pėrēarje fetare sot nė Shqipėri ėshtė krim. Duke e ndier kėtė, disa analistė shqiptarė kėrkuan, me tė drejtė, qė kjo kinse polemikė tė mos vazhdonte. Pėr fat tė keq, ndodhi e kundėrta.
Nė sprovėn time "Identiteti evropian i shqiptarėve" nuk ka as kundėrmuslimanizėm e as racizėm evropianist kundėr "identitetit tė Lindjes muslimane", siē thotė Qosja. Madje shprehje tė tillė si kjo e fundit as qė gjenden nė kėtė shkrim.
Nė kėtė sprovė, nė disa paragrafe ėshtė kundėrshtuar teza e Qoses se identiteti shqiptar ėshtė i ndarė, pra gjysmak. Kjo tezė mė ėshtė dukur gjithmonė, dhe jo vetėm mua, me zanafillė tė vjetėr antishqiptare, kryesisht serbe.
Qosja kishte tė drejtė tė mbrohej e tė shtjellonte tė kundėrtėn. Mirėpo ai zgjodhi njė rrugė tjetėr: pėrgjigjen e shproporcionuar e tė pamoralshme.
Qosja shkon edhe me larg. Duke pėrmendur fushatėn fyese tė bėrė kohėt e fundit kundėr profetit Muhamed, nė mėnyrė djallėzore e trajton sprovėn time si pjesė e kėsaj fushate e tė inkurajuar prej saj. Do t'i thoshja atij dhe gjithė haxhiqamilėve tė tjerė se, nė jetėn time nuk kam fyer kurrė asnjė profet. Nė qindra faqet qė kam shkruar pėr universin e perandorisė otomane, nuk kam pėrmendur kurrė pėr keq emrin e profetit tė muslimanėve. Dhe jo vetėm kaq. Jo vetėm nuk e kam shpėrfillur, por, kur ka qenė rasti, kam bėrė tė kundėrtėn. Nė trajtesėn time tė fundit "Dantja i pashmangshėm", e cila u shkrua e u botua pikėrisht nė kohėn e fushatės kundėr profetit, kam shkruar se i vetmi gabim i poetit tim mė tė adhuruar, Dante Aligierit, ka qenė pikėrisht shpėrfillja ndaj Muhamedit. Do t'ju lutesha qė pėrbri kėsaj interviste tė botoni nė gazetėn tuaj, qoftė edhe njė paragraf tė kėsaj trajtese, nė mėnyrė qė lexuesi shqiptar tė kuptojė se sa larg mund tė shkojė monstruoziteti i njė shpifjeje.
Nė sprovėn "Identiteti europian i shqiptarėve" jo vetėm nuk ka kurrfarė kundėrmuslimanizmi, por i ėshtė bėrė mbrojtja mė e plotė muslimanizmit shqiptar. Tezat zotėruese, tė pėrsėritura disa herė nė kėtė sprovė janė tri: E para, muslimanizmi shqiptar nuk pėrbėn kurrfarė pengese pėr integrimin e kombit tonė nė Europė. E dyta, njė musliman shqiptar ėshtė po aq europian sa njė katolik apo njė ortodoks shqiptar. E treta, ne do tė hyjmė nė Evropė jo me njė ose me dy, por me tė tre besimet tona.
Si e shpjegoni interesimin e lexuesit pėr tema tė tilla?
Mė duket e natyrshme. Biseda pėr Europėn ėshtė ndėr themeloret sot nė Shqipėri, nė Kosovė dhe kudo nė diasporė. Nė konceptin "Europė" pėrfshihet Perėndimi, Aleanca atlantike dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndėrkaq, duhet thėnė se pavarėsisht se problemi ngjan tepėr bashkėkohor, ai ėshtė i vjetėr, mbi njėshekullor. Rilindja shqiptare e ka ngritur ēėshtjen e rikthimit nė Europė shumė kohė pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė prej robėrisė otomane. Gjatė gjithė shekullit XX, ēėshtja shqiptare ishte e pandarė nga raportet me kontinentin. Fill pas pavarėsisė sė Shqipėrisė nė fillim tė shekullit, problemi numėr njė u bė kthimi nė Europė. Ne i dimė tani dy pengesat tragjike pėr kėtė: regjimi komunist nė Shqipėri dhe regjimi komunist jugosllav.
Gjatė gjithė shekullit strategjia antishqiptare nė Ballkan bazohej mbi njė mit tė rrejshėm: shqiptarėt janė mish i huaj nė Europė. Si tė tillė ata s'kanė vend kėtu. Si tė tillė ata edhe mund tė dėbohen, tė copėtohen e tė shpėrngulen. Millosheviēi besoi se Europa do t'i jepte dritėn e gjelbėrt, qė ai, si kalorės i krishterimit serb, tė shkulte nga rrėnjėt kombin "joeuropian musliman" tė shqiptarėve.
Strategjia shqiptare ėshtė bazuar nė tė kundėrtėn: shqiptarėt, popull trifetarsh, janė popull themeltar nė Ballkan e nė Europė, ngulitur nė tokėn e tyre qysh nė lashtėsi. Nė kėtė vizion, ēėshtja e tri besimeve lidhet natyrshėm me tė drejtėn pėr tė ekzistuar. Nė sprovėn time ka njė nderim tė barabartė pėr tė tri besimet fetare tė Shqipėrisė. Eshtė theksuar legjitimiteti i tyre dhe uniteti i tė tri besimeve kur ka qenė fjala pėr ēėshtjen e lirisė. Eshtė theksuar, pėr shembull, se si muslimanėt shqiptarė janė ndodhur shpesh nė vijėn e parė tė luftės pėr ēlirimin nga otomanėt, ndonėse kishin tė njejtin besim me ta. E po ashtu, ortodoksėt shqiptarė kanė qenė nė vijėn e parė tė luftės kundėr sulmit antishqiptar tė fqinjėve me tė njėjtėn fe. Katolicizmin shqiptar, ndonėse nuk i pėrkas si besim, unė e nderoj pėr dy arsye: e para, siē nderoj ēdo besim njerėzor, e dyta, dhe mė e rėndėsishmja, si dėshmi e rrėnjėve, qė duan t'ia mohojnė kėtij populli. Tė nervozohesh sot kundėr tij, siē bėn Qosja, ėshtė, pėr tė thėnė fjalėn mė tė lehtė, e pashpjegueshme.
Pyetje: Nga shkrimi i Qoses kundėr jush kuptohet se ka patur njė zemėrim tė grumbulluar pėr njė kohė shumė tė gjatė. E keni ditur ju kėtė gjė? Me sa kemi informacion, ju keni ndihmuar pėr botimin e dy librave tė tij kryesorė nė Paris, bile tė prezantuara me parathėnie prej jush. A nuk ka njė kontradiktė nė kėtė histori?
Pėrgjigje: Nga shkrimi i tij i gjatė ashtu del: njė mllef i vjetėr, gati i pėrhershėm. Kam qenė i pavemendshėm pėr ta pikasur njė gjė tė tillė. Nuk e them kėtė me ndonjė mburrje, si ata qė duan tė thonė: s'merrem me kėsi meskinitetesh! Fakti qė, siē e pėrmendni ju, kam ndėrhyrė pėr botimin e dy librave tė tij nė Paris, madje njėrin tė shoqėruar me parathėnie tė gjerė, tregon se edhe nėse diēka kam ditur, nuk i kam dhėnė rėndėsi.
Mendoj se, nėse ka kundėrthėnie nė kėtė histori, ajo nuk ėshtė nė anėn time, por nė anėn e tjetrit. Ajo e ka emrin mosmirėnjohje. Dhe mosmirėnjohja kur kapėrcen ēdo kufi dhe kthehet nė atė qė quhet "mosmirėnjohje e zezė" , atėherė kjo ėshtė pabesi. Dhe, siē mund ta dini, njė burrė i pabesė ėshtė krijesa mė e pėshtirė nė botė.
Pyetje: Ju keni ndėrhyrė gjithashtu pėr botimin nė Francė tź librit tė Rugovės "Ēėshtja e Kosovės", me njė parathėnien tuaj. Si kanė qenė marrėdhėniet midis jush?
Pėrgjigje: Jemi njohur herėt, si dy kolegė tė letrave. Jemi takuar shumė herė, nė fillim nė Tiranė, mė pas nė Prishtinė, e sidomos nė Paris, nė kohėn qė ai kryesonte LDK-nė dhe u bė president i Kosovės. Botimi i librit tė tij "Ēėshtja e Kosovės" luajti njė rol tė madh nė atė kohė pėr njohjen e dramės shqiptare atje. Kemi takuar sė bashku disa personalitete, si p.sh. Michel Rocard-in, kryeministėr i Francės nė atė kohė, e tė tjerė.
Mė pas ka qėlluar qė e kam kritikuar, kur kam menduar se ka bėrė gabime, por ato kritika nuk e kanė prishur miqėsinė e hershme. Jemi takuar pėrsėri pas ēlirimit tė Kosovės njėlloj si mė parź.
Kur dy njerėz e kapźrcejnė pezmin, gjė qė, pėr fat tė keq, nuk ėshtė e shpeshtė tek shqiptarėt, merita quhet zakonisht e tė dyve. Do tė thoshja se, nė rastin qė pėrmenda, merita ka qenė, nė radhė tė parė e tij. Kėtė e them jo vetėm pėr respektin ndaj njeriut qė nuk ėshtė mė, por sepse e vėrteta kėshtu ka qenė: isha unė qė e kisha kritikuar dhe ishte ai qė nuk ka mbajtur mėri.
Pyetje: Qosja, por edhe ndonjė tjetėr ju akuzojnė se ju po nėnvizoni si tepėr karakterin europian tė letėrsisė shqipe. Gjithashtu e identifikoni Europėn me qytetėrimin e krishterė.
Pėrgjigje: Po e nis pėrgjigjen nga kjo e fundit. Asnjėherė nuk jam pźrzier nė njė diskutim tė tillė. Fakti qė kam theksuar me forcė hyrjen e popullit shqiptar, ashtu siē ėshtė, me tri fé, nė familjen europiane, tregon se ē'vizion kam patur dhe kam pėr kėtė ēėshtje.
Sa pźr theksimin e karakterit europian tė letźrsisė shqipe, dua t'iu them gjithė halldupėve shqiptarė se letėrsia shqipe nuk ka nevojė tė bėhet europiane ngaqė ajo ėshtė e tillė. Ajo ka lindur si e tillė, ka patur disa shekuj vijimėsi tipike europiane, ėshtė pźrtźritur europianizimi i saj prej Rilindjes shqiptare dhe sot, pas incidentit historik tė komunizmit, vazhdon rrugėtimin e natyrshėm tė saj.
Vizioni im i kushtėzuar nė radhė tė parė prej letėrsisė, ka qenė gjithmonė i tillė. Kėshtu ka qenė kur jam marrė me letėrsinė antike greke, qė s'ka qenė as e krishterė, as muslimane, as aziatike e as europiane, nė kuptimin e sotėm. E kėshtu ndodh nėse shkruaj pėr Danten katolik, Shekspirin protestant, Kafkėn hebré, Khajamin persian, Akutagavėn japonez, budist a shinduist qoftė.
Mirėpo halldupėt tanė nuk i kuptojnė gjėra tė tilla, ndaj diskutimi me ta ėshtė njė mjerim i madh.
Thelbi i problemit qėndron gjetkė. Nė Shqipėri e nė hapėsirėn shqiptare ka sot njė kundėreuropianizėm tė fshehtė. Ai i ka rrėnjėt nė stalinizmin e shekullit tė kaluar, nė nostalgjinė jugosllaviste dhe nė otomanizmin e hershėm (atij otomanizmi qė vetė Turqia e sotme e ka braktisur). Kundėreuropianistėt nuk e duan hyrjen e Shqipėrisė nė familjen europiane. Mirėpo ata nuk guxojnė tė dalin hapur kundėr BE-sė e kundėr Shteteve tė Bashkuara, ndaj janė tė detyruar tė bėjnė dredhi tė shumta, pėr ta ftohur popullin shqiptar me botėn perendimore. Teza themelore nė kėtė rast ėshtė: Europa dhe SHBA janė ndėrtuar mbi njė bazė qė ėshtė e huaj pėr ne. Ata nuk mund tė na duan, prandaj as ne s'kemi pse t'i duam. Siē e shihni, jemi nė thelbin e programit tė dikurshėm stalinist shqiptar.
Sprova ime pėr identitetin europian tė shqiptarėve rreh tė vėrtetojė tė kundėrtėn: ne jemi pjesė e natyrshme e kontinentit, themelet i kemi tė njėjta. Europa dhe SHBA na kanė pranuar si tė tillė kur na kanė ndihmuar moralisht dhe ushtarakisht mė 1997 dhe mė 1999, tė shpėtojmė nga katastrofa dhe nga robėria. Ata na kanė pranuar si aleatė tė afėrt nė luftėn kundėr terrorizmit. Ata na qėndrojnė pranė sot.
Tė gjitha kėto janė shjelluar nė sprovźn "Identiteti europian i shqiptarėve", qė ka zgjuar te Qosja gjithė kėtė mllef grafomanik.
Pyetje: Edhe njė pyetje tė fundit lidhur me polemikėn pėr tė cilėn po flasim. A nuk ėshtė koha pėr polemika qė tė pėrjashtojnė provokimet, sidomos fetare? E meqė folėm pźr Rugovėn, si mund tė shpjegohet humbja e thellė nė zgjedhje e Qoses kundrejt tij?
Pėrgjigje: Natyrisht qė koha nuk ėshtė kurrė pėr polemika tė tilla. Madje do tė thoshja se nė kushtet tona provokimet fetare tė konsiderohen ligjėrisht tė dėmshme, ashtu si nė vendet demokratike quhen thirrjet raciste ose terroriste. Kėshtu shpjegohet dėshira ime pėr tė mos u pėrgjigjur. Ndaj dhe u mora me diēka qė iu takon tė gjithėve, pikėrisht tani, nė prag tź integrimit europian. Siē e patė, nuk u mora me atė se si, sipas Qoses, unė e paskam dėmtuar letėrsinė shqipe, e natyrisht, si e paskam dėmtuar Shqipėrinė dhe pastaj Kosovėn, etj.,etj. Dhe si ai tjetri, domethėnė Qosja, i paska bėrė aq mirė tė gjitha ato gjėra qė unė i paskam bėrė aq keq. Dhe se si unė paskam qenė dikur prolindor, por pastaj mė ikėn mendte dhe u bėra properendimor, dhe se ai paskėsh qenė, pėr ēudi, properendimor dhe, pastaj, i erdhėm mendtė dhe u bė prolindor! E kėshtu me radhė.
Lidhur me votimet nė Kosovė, atėhere kur kėtij njeriu i kthyen shpinėn qytetarėt e Kosovės, ka gjasė qė kėtu tė gjindet njė thelb shpjegues.
Nė Ballkan nuk ka ndodhur, ose ka ndodhur tepėr rrallė qė njeriu i cilėsuar "i dijshėm" tė jetė shpėrfillur kėshtu nė njė konkurim zgjedhjesh.
Shkakun e shpėrfilljes ndaj Qoses mund ta shpjegojnė vetėm qytetarėt e Kosovės. Ne s'mund tė japim veēse hamendėsime. Ka gjasė qė pranvera e vitit 1997, ai mars i zi , kur kombi shqiptar pėrjetoi tragjedinė e renies sė "shtetit amė" tė jetė bėrė shkas. Nė atė kohė, shqiptarėt, kudo qė gjendeshin ranė nė zi e nė depresion. E midis zizė u ngrit veē njė zė i ngazėllyer qė e pėrshėndeste atė gjėmė , duke e pagėzuar si "revolucion i vonuar demokratik". Dy vite mė pas i erdhi radha Kosovės tė digjej e tź masakrohej. Midis kėtyre dy zjarreve, qė ende nuk janė hulumtuar mirė, u ndriēuan shumė skuta tė ndėrgjegjes sė shqiptarėve.
Me verdiktin e tyre, qytetarėt e Kosovės na dhanė njė mesazh tė gjithėve: koha nuk ka nevojė pėr njerėz tė fryrė, nga ata qė kanė qejf tė quhen "babai i kombit", "bacė i dijes" e tė tjera si kėto.
Ndėrkaq pėr njerėz tė tillė kanė ardhur kohė tė vźshtira. Nė kohėn qė qindra djem e vajza shqiptare po kulturohen me shpejtėsi, pėr tė marrė nė duar punėt e kombit e pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga ky ndryshk e nga ky pluhur qė s'po i shqitet, gėrxhot kanė mbetur tek nostalgjitė e vjetra, tek serbishtja, si e vetmja gjuhė e huaj qė dinė dhe te citimet bajate tė Ēernishevskit. Atėherė tėrė mllefin e tyre e drejtojnė kundėr botės perendimore, asaj qė ua prishi rehatinė. Ajo botė iu duket armiqėsore, ashtu si nė kohėn e stalinizmit. Kėrkojnė vjega dhe aleatė kundėr saj dhe, ē'ėshtė mė e keqja, kėrkojnė t'i mbushin mendjen popullit shqiptar, qė, ashtu si ata, tė mos e dojė atė botė e tė shpallet kundėr saj. Me fjalė tź tjera, tź shpallet kundėr vetvetes.
Njė shekull e ca mź parź, Anton Ēehovi ka portretizuar shkėlqyeshėm personazhin e njė "profesori", qė jetonte me poza e me legjenda, e qė nė tė vėrtetė nuk ishte veēse njė krijesė e rėndomtė, me aftėsi tź rėndomta. Pėr t'u kthyer te votimet nė Kosovź, kumti i qytetarėve tė Kosovės do tė pėrmblidhej nė kėto pesė fjalė: Mos i jepni rėndėsi njerėzve tė parėndėsishėm.

17/05/2006
KATEGORIA: Politike

Intrigantet
20.05.2006, 18:35:00
Intrigant,

Bazuar ne paraqitjet tuaja dukesh se jeni intrigant i papermirersueshem.
Afishimi ,qe po e SHLYEJ tregon shume qarte kete intriganizem .

Kete afishim qe e shleva ju ne vazhdimesi e keni afishuar.
Prandaj,kerkoj qe te jeni racional ne plasimin e ideve tuaja,te cilat askush nuk mund t“ua ndaloj.

Klesti

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Klesti mė 2006-05-20 20:50 ]</font>

ABE-a
20.05.2006, 23:05:00
***

CFARE DEKLARON Prof.Dr.PLLUMB XHUFI- HISTORIAN E DIPLOMAT, (LIDHUR ME POLEMIKEN QOSJA-KADARE),TE GAZETA"TIRANA BSERVER"?


Pyetjet:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė
shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?
2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjjet:

1-2. Ajo qė do tė prisja mė sė shumti nė njė debat tė tillė, do tė ishte qė ai tė zhvillohej sa mė larg ideve, si ato tė Samuel Huntington-it, autorit tė teorisė sė mbrapshtė tė "pėrplasjes sė qytetėrimeve", qė pėr dikė ėshtė kthyer nė ideologjinė e ditėve tona. Mė duket se nė njė farė mase edhe Kadare ėshtė bėrė pre e ideve tė tilla, ndaj mė duket se nė shkrimet e tij tė fundit shquhet njė lloj kompleksi, kur me njė pasion qėllimmirė pėrpiqet tė zbulojė rrėnjėt kristiane tė shqiptareve dhe, mundėsisht, tė mbulojė ndonjė rrėnjė tjetėr, "qė s'ėshtė nė modė" sot. Kujtoj se pėrpjekje tė ngjashme pėr zbulime e rizbulime identitetesh po bėhen sot edhe nė ndonjė vend ultra-katolik tė Evropės, si nė Itali, ku dikush pėrpiqet tė krijojė njė identitet tė ri, atė tė "popullit padan", duke zbuluar "rrėnjėt pagane" e duke mbuluar ato tė krishtera. Sigurisht, nė kėtė rast tė fundit, frymėzimi ideologjik nuk vjen aq nga Huntingtoni, sa nga vetė Hitleri dhe ideologėt e tij nazistė, qė luftuan aq shumė pėr tė montuar dhe ekzaltuar "racėn ariane", qoftė edhe duke ringjallur ritet e simbolet pagane nė dėm tė simboleve e tė riteve tė krishtera.
Pėr sa i pėrket shqiptarėve, ata duhen pranuar ashtu siē paraqiten sot pas njė rrugėtimi historik tė stėrgjatė. Nė kuptimin fetar ata janė tė ndarė mes myslimanėve, kristianėve ortodoksė e kristianėve katolikė. Por thellė-thellė, nė brendėsi tė ēdonjėrit prej kėtyre besimeve ka njė thelb tė fuqishėm e tė pėrbashkėt burimor, qė vjen nga kohėt pagane. Kjo ėshtė arsyeja pėrse edhe nė kohėt kur ende s'kishte lindur feja e "shqiptarisė", shqiptarėt e ēdo besimi ndjeheshin tė afėrt me njėri-tjetrin. Mu pėr shkak tė kėtij thelbi para-kristian e para-islam, ata kanė refuzuar besimet "zyrtare" e dogmatike dhe kanė qenė tė prirur tė pėrqafojnė manifestimet liberale e centrifugale tė besimit, siē ishin lėvizjet fetare heretike: kėshtu shpjegohet pėrhapja qė nė fillimet e tyre e urdhrave tė krishterė tė benediktinėve (shek. V-VI), apo tė franēeskanėve (qysh nė shek. XIII), urdhra qė lindėn pikėrisht si reagim kritik ndaj fesė sė konstituuar (zyrtare). E njėjta gjė vlen pėr fenė islame, ku bektashizmi dhe sekte tė tjera, tė konsideruara armike nga feja zyrtare, gjetėn njė pėrhapje befasuese. Kjo specifikė e besimit shqiptar, i lidhur me traditėn e stėrlashtė pagane, bėri qė nė kohėn e krijimit tė shteteve kombe (shek. XIX), intelektualėt shqiptarė tė pėrfundonin krejt natyrshėm nė gati-krijimin e njė feje tė re, tė "shqiptarizmit", qė nė terma mė konkretė mund tė konsiderohet njė ideologji, njė formė ateizmi i pėrqafuar nė mėnyrė vullnetare nga mendjet mė tė ndritura tė kohės, nė emėr tė kapėrcimit tė atyre pengesave, qė besimet fetare pashmangėrisht vinin mes shqiptarėve.
Pra, tė thuash se shqiptarėt kanė njė identitet tė krishterė, i bėn dhunė realitetit, pasi mes tyre ka sa tė krishterė, aq edhe myslimanė, pa harruar masėn e madhe tė mos-besimtarėve (ateistėve). Por duke pranuar kėtė, duhet shtuar gjithashtu se shqiptarėt janė gjithsesi besimtarė sui generis, larg fanatizmit e besimit dogmatik, tė lidhur me besime, rite e praktika fetare tė stėrlashta, qė pėrfaqėsojnė lidhjen traversale qė bashkon tė gjitha besimet fetare nė Shqipėri. Mua mė duket se Prof. Qosja e njeh thellė dhe e respekton kėtė realitet, duke paralajmėruar me kurajė e pėrgjegjėsi atdhetare edhe pėr resiqet qė bart me vete injorimi apo deformimi i tij. Nė tė kundėrtėn, injorimi i kėtij realiteti apo thirrjet implicite pėr "konvertim kolektiv", vetėm se helmojnė marrėdhėniet e shkėlqyera ndėrfetare mes shqiptarėve, mprehin instiktin e vetėmbrojtjes ndaj tentativave pėr njė proselitizėm tė sforcuar, qė shpeshherė nxiten nga klerikėt e huaj, qė tashmė kanė shtėnė nė dorė institucionet tona fetare. Reagimet disproporcionale ndaj ngritjes sė kryqeve, kishave apo xhamive nė vende tė dukshme e tė konsideruara tė tė gjithėve, janė njė sinjal alarmi pėr ndjenja e sensibilitete tė lėnduara, qė nuk na lejohet t'i neglizhojmė. Aq mė pak na lejohet t'i acarojmė, duke ndėrhyrė brutalisht nė raportet mes feve, qė janė formuar e harmonizuar historikisht.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Nuk mendoj aspak kėshtu. Insistoj tė nėnvizoj qėllimin e mirė, patriotizmin qė e frymėzon shkrimtarin tonė tė madh Ismail Kadare nė ekzaltimin e identitetit kristian tė shqiptarėve. Unė gjykoj, gjithsesi, se arsyetimet e tij pėrputhen vetėm pjesėrisht me tė vėrtetėn. Pavarėsisht qėllimit tė mirė, nė njė farė kuptimi ato mund tė kontribuojnė pėr tė na larguar nga realiteti, pėr tė na rėnduar me komplekse tė paqena, si ai i komponentit mysliman tė qenies sonė, e nė fund tė fundit, rrezikojnė tė na orientojnė drejt objektivave tė rremė, siē mund tė ishin ato pėr t'i futur shqiptarėt nė njė "purgator" shpirtėror e kulturor, pėr tė merituar kėshtu Evropėn, tė konceptuar gabimisht si njė klub tė krishterė. Kujtoj kėtu se ideologu i "ndarjes sė qytetėrimeve", S. Huntington, edhe kėshtu, me fytyrė e pėrulėsi kristiane, nuk do tė na pranonte ne shqiptarėve nė familjen evropiane. Sepse nė shkrimet e veta ai i ka pėrcaktuar shprehimisht shqiptarėt si njė popull qė nuk pėrputhet (incompatible) me kulturėn dhe principet e jetės evropiane. Pėr fat tė mirė Evropa, ajo e vėrteta, nuk bazohet nė skema e paragjykime si ato tė Huntingtonit, nuk e sheh si njė pengesė faktin qė boshnjakėt i pėrkasin fesė myslimane, apo qė shqiptarėt praktikojnė fe tė ndryshme. Kjo qenia jonė fetare e shumėfishtė, pėrveē kuriozitetit e simpatisė, nuk krijon ndonjė ndjenjė tjetėr tek evropianėt e vėrtetė. Futja jonė nė Evropė, prandaj, kushtėzohet nga faktorė tė tjerė, qė s'kanė tė bėjnė me besimin fetar.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
21.05.2006, 00:28:00
***

LIDHUR ME QENDRIMET E SHPERFAQURA NE POLEMIKEN QOSJA-KADARE,

DIPLOMATI DHE SHKRIMTARI: LUAN RAMA ,THOTE:

&amp;

Pyetja:

1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Jam i gėzuar qė mė sė fundi debatet e mirėfillta qė lidhen me identitetin, antropologjinė kulturore, fenė, etj., po fillojnė, ē'ka dėshmon pėr angazhimin e intelektualėve pėr tė thėnė fjalėn e tyre nė ēėshtje tė mėdha qė pėrbėjnė thelbin e asaj qė na dallon nga njė komb tjetėr. Formimi i popujve, krijimi i kombeve ėshtė bėrė nė kohėra tė vjetra historike dhe vetėm po tė shikosh krijimin apo konsolidimin e tyre, dallon se nuk ėshtė feja ajo qė i ka brumosur si tė tilla. Feja ėshtė pjesė e kulturės. Monoteizmi tek hebraikėt ishte me i vjetėr se tek tė tjerėt. Mbi trashėgiminė e tyre monoteiste u krijua shekuj mė vonė trashėgimia kristiane dhe gjashtė shekuj pas saj ajo islamike, por kjo nuk e ka ndryshuar konstitucionin apo identitetin e popujve qė pėrqafuan kėto fe pavarėsisht nga zhvillimet fetare. Nė mjaft popuj apo kombe, ka pasur periudha tė gjata historike, ku feja ka luajtur rol prioritar (koha e kryqėzatave, etj.) dhe nė periudha tė tjera ka qenė thjesht element, pjesė e kulturės apo identitetit. Popujt qė pėrqafuan krishtėrimin, ndėr tė cilėt edhe shqiptarėt, dallojnė mes tyre dhe nuk ėshtė vėshtirė tė dallosh njė spanjoll, nga njė grek, shqiptar, skandinav, gjerman, etj., edhe pse janė pjesė e asaj ndarjeje gjeografike e historike qė quhet Perėndim. Madje nė momente tė ndryshme historike kanė luftuar kundėr njėri-tjetrit, duke vėnė nė rrezik ekzistencėn e tyre. Pra, tė identifikosh identitetin me fenė mė duket e gabuar. Ēėshtja nuk duhet shtruar kėshtu. Shqiptarėt kanė qenė dhe kanė mbetur shqiptarė edhe kur pėrqafuan krishtėrimin, edhe kur pjesa mė e madhe u asimiluan nė myslimanė, dhe edhe kur u asimiluan nė ateistė internacionalistė nė kohėrat moderne.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Tė thuash se identiteti i Shqipėrisė ėshtė i lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin, nuk ėshtė njė shprehje e gabuar, madje ėshtė realiste dhe tepėr historike. Ėshtė ndryshe tė thuash ėshtė "e lidhur", dhe ndryshe ta identifikosh identitetin me krishtėrimin apo me njė fe tjetėr. Pra, janė dy gjėra qė distancohen shumė nga njėra-tjetra. Identiteti s'mund tė identifikohet asnjėherė vetėm me fenė. Kinezėt e perandorėve tė parė besonin nė tradicionet e tyre fetare, dhe koha e Konfucit ėshtė e ndryshme me atė tė Kinės sė sotme ateiste, ku feja shihet prej popullatės mė tė madhe tė botės si absurditet. Por kinezėt kanė qenė dhe kanė mbetur kinezė, me tė njėjtin konstitucion shpirtėror. Identiteti ngjiz brenda vetes gjenezėn dhe konsolidimin e njė populli apo kombi, ngjiz mitologjinė (kohėn kur nuk i besonte Krishtit, etj.), gjuhėn, ritet kulturore, konstitucionin shpirtėror, marrėdhėniet sociale, konceptin e familjes, shpirtin krijues, etj. Por ndėrkohė edhe Qosja ka tė drejtė nė atė qė thotė se "Shqipėria ėshtė udhėkryq ku janė pikėtakuar dy kulturat". Gjurmėt e arkitekturės islamike nuk mund tė mohohen nė Shqipėri, madje pėrbėjnė pasuri kulturore e cila duhet promovuar. Nė shumė vende tė Evropės gjejmė udhėkryqe tė tilla, apo vende qė ruajnė pikėtakimin e kulturave: njihet Andaluzia si vend i pikėtakimit tė kulturės spanjolle me atė arabe, dhe pėr mė tepėr i njė bashkėjetese disa shekullore. Shkencėtari i njohur francez Ami Bué, kur shkruante pėr Shqipėrinė e konsideronte vendin tonė "Turqia e Evropės", pikėrisht se e pikėtakoi Shqipėrinė nė njė moment kur bota islamike ishte shumė e pranishme, veēanėrisht nė kuadrin fetar. Pra tė jesh urė, pėr njė komb, ėshtė njė vlerė plus.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Polemikat nė nivele intelektuale dhe me argumente historike, kulturore, filozofike, antropologjike, etj., asnjėherė nuk e dėmtojnė njė artist, shkrimtar apo intelektual. Personalisht mė pėlqeu dhe e vlerėsoj angazhimin e Kadaresė nė debate qė janė themelore dhe qė kėrkojnė tė hedhin dritė mbi zhvillime qė rrokin ēėshtje jo tė vogla nė problematikė, kohė apo fusha shoqėrore, por pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me thelbin e kulturės dhe esencės identitare. Po kėshtu dhe Qosja. Madje, t'i heqėsh kohėn krijimit tė mirėfilltė dhe tė harxhosh kėtė kohė me debate apo studime historike ose sociale, kjo pėrbėn njė angazhim tė intelektualit ndaj shoqėrisė. Nė kėtė kuptim shkrimtarit i shtojnė veēse vlerė. Ēėshtja ėshtė se si ky debat tė zgjerohet dhe mos tė ndėrtohet vetėm midis dy intelektualėve tė njohur, por tė pėrfshijė personalitete tė horizonteve tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė hidhet dritė nga optika tė ndryshme, jo vetėm nga optika fetare, por dhe optika tė tjera qė sė bashku pėrbėjnė atė qė ndryshon njė shqiptar nga njė popull tjetėr edhe pse janė brenda asaj qė quhet Perėndim. Epikat e Nibelungėve, Vikingeve, Kėnga e Rolandit, Eposi kreshnik shqiptar e serb, sagat spanjolle e tė popujve tė tjerė, kėto epose tė shekujve XIII-XIV, i kanė dhėnė formė identiteteve kombėtare jo thjesht nė kuadrin fetar, por nė atė qė lidhet me vetė ekzistencėn, atė qė ėshtė e qenėsishme, lidhjen e njeriut me trojet, e njeriut me misionin historik, me femrėn, etj.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

ABE-a
21.05.2006, 12:45:00
***

HISTORIANI DHE POLITIKANI PASKAL MILO, PER POLEMIKEN QOSJA KADARE - THOTE:

/

Pyetja:

1. Dy gjigantet e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Polemika kur ajo ėshtė konstruktive jo keqdashėse dhe pa paragjykime, ėshtė e dobishme. Tė tillė do ta ēmoja unė edhe polemikėn e kohėve tė fundit midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses mbi identitetin kombėtar tė shqiptarėve ose "Identitetin evropian tė shqiptarėve". Por kur kjo polemikė risjell nė mėnyrė tė agravuar disa kontestime dhe pakėnaqėsi reciproke tė kėtyre dy njerėzve tė mėdhenj tė letrave shqipe, atėherė kjo polemikė nuk shėrben si njė model dhe si njė mesazh tė asaj ē'ka shqiptarėt kanė mė tepėr se kurrė nevojė, njė mirėkuptim mbarėkombėtar pėr tė pėrballuar sfidat e kohės.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Unė si historian e vlerėsoj identitetin kombėtar tė shqiptarėve, nuk po flas evropian ose jo, si njė produkt tė zhvillimit historik. Kombi dhe integriteti kombėtar janė njė proces qė zhvillohet gradualisht nėn efektin e mjaft faktorėve, tė cilėt kanė si rezultate krijimin e kombit dhe identitetit shqiptar, qė pėrgjithėsisht nė Ballkan kombet janė mbrujtur nė shekullin XIX, por ka pasur tatim qė kanė pasur njė vonesė historike nė mbrujtjen e tyre si komb. Krahasuar me kombet e tjera tė Ballkanit, kombi shqiptar ka veēoritė e veta dhe mbėshtetur nė historinė komplekse prej sė cilės ka lindur kombi shqiptar, mund tė themi se ai dallon nga tė tjerėt edhe pėr faktin se tek identiteti kombėtar i shqiptarėve ka njė veēori qė ėshtė bashkekzistenca e kulturave dhe influencave tė ndryshme fetare pėrgjatė shekujve. Kjo i ka dhėnė kombit shqiptar jo vetėm vonesė historike nė formimin e tij, por i ka dhėnė nė tė njėjtėn kohė edhe mangėsi nė ngjizjen e tij tė shpejtė si komb dhe pėr rrjedhojė i ka sjellė dhe mė pak shqetėsime nė mjaft momente delikate tė historisė sė tij. Evropianizimi i njė kombi padyshim qė nuk pėrcaktohet nga feja cilado qoftė ajo, sepse pėrkatėsia etnike vendoset nė radhė tė parė nga gjeografia historike e njė kombi, pra nga vendndodhja historike e kėtij kombi, nga faktorė ekonomikė, nga faktorė linguistikė dhe patjetėr edhe nga faktorė fetarė, por nuk ėshtė feja asesi i vetmi kriter ose indikatori kryesor pėr tė pėrcaktuar identitetin kombėtar apo edhe evropian tė njė kombi, nė kėtė rast tė kombit shqiptar. Shqiptarėt janė njė komb evropian pėr nga gjeografia e tyre historike nė radhė tė parė, por janė edhe njė komb me influenca orientale islamike pėr shkak tė njė pushtimi shumė tė gjatė apo pesėshekullor tė perandorisė osmane. Kėtė fakt historik ne nuk e ē'bėjmė dot. Duam apo nuk duam kėto shekuj kanė lėnė nė ndėrgjegjen dhe nė formimin kombėtar tė shqiptarėve njė influencė tė pashlyeshme, e cila gradualisht ka ardhur duke rėnė, por gjithsesi mbetet njė realitet i prekshėm.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Unė do ta shtroja pyetjen jo vetėm nė adresė tė imazhit tė shkrimtarit tonė tė shquar Ismail Kadare, por nė tėrėsi tė imazhit tė Shqipėrisė. Polemikat nuk mund tė evitohen pėr tema tė cilat mund tė kenė qenė tabu ose qė janė shumė sensitive, por polemikat gjithnjė duhet tė bėhen pa fyer askėnd dhe duke respektuar argumentet dhe bindjet reciproke, sepse edhe vetė ēėshtja qė u bė pjesė e polemikės midis kėtyre dy njerėzve tė shquar tė letrave shqiptare ėshtė mjaft komplekse, pra nuk mund tė ndahet me njė tė rėnė tė lapsit. Besoj se nga e gjithė kjo polemikė me elemente emocionale me tepri, tė gjithė shqiptarėt do tė marrin aspektet e tyre racionale, dobiprurėse dhe nuk shpresoj sidomos qarqet e inteligjencės, tė artit, kulturės dhe shkencės tė paragjykojnė kėta dy njerėz qė u kanė dhėnė kaq shumė historisė, kulturės shqiptare.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

mili2
21.05.2006, 20:35:00
Arben Xhaferi pėr debatin; Kadare-Qosja
----------------------------------

A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes rreth identitetit shqiptar dhe si e gjykoni atė?

XHAFERI: Natyrisht. Debati qė ėshtė hapur buron nga debatet dhe dilemat e ngjashme nė planin global. Antagonizmat qė shfaqen mes tyre dėshmojnė se konceptet kombėtare, qė deri mė tani kanė arritur ta ruajnė unitetin kombėtar, kanė filluar ta humbin vitalitetin dhe vlerėn e vet. Depėrtimi i pluralizmit nė shoqėrinė shqiptare ndikoi qė sėrish tė hapen tema tė vjetra, qė pandehnim se ishin tė mbyllura. Kėto tema dhe dilema fituan tė drejtėn e qytetarisė jo vetėm nė sajė tė hapjes sė shoqėrisė shqiptare, por edhe falė ndikimeve globale qė tejkalojnė kapacitetet aktuale mbrojtėse tė shqiptarėve ndaj ndikimeve tė jashtme.
Ne, shpesh pa vetėdije, implikohemi nė kėto debate, qė nuk mund tė pėrfundojnė ashtu si ne dėshirojmė. Disa analistė tė shquar vlerėsojnė se
disa debate vetvetiu nuk sjellin asnjė pėrfundim, pos pėrēarjes. Kėto debate cilėsohen si skizmatike ngaqė, sa mė shumė qė zhvillohen aq mė shumė thellohet pėrēarja. Te rasti konkret, pa marrė parasysh kush ka tė drejtė mė shumė, apo kush ėshtė mė i moralshėm dhe vazhdues i traditave fisnike, i filozofisė politike tė rilindėsve tanė, kam drojėn se ky
debat, pėr shkak tė peshės sė dy krijuesve tė shquar shqiptarė, nuk mund tė pėrfundojė me fitues. Polarizimet do tė thellohen edhe pa dėshirėn e tyre. Jam i sigurt se edhe ata vet janė tė vetėdijshėm pėr
rrezikshmėrinė e lartė tė kėtij debati dhe shumė shpejtė do ta mbyllin atė pėr shkak se kanė pėrcaktim tė thellė kombėtar dhe intelektual.

Njė nga tezat e debatit ka tė bėjė me opinionet e tyre rreth fesė sė shqiptarėve,si njė element pėr pėrcaktimin e identitetit tonė.Kadare bazohet mė shumė tek e kaluara historike pėr tė gjetur rrėnjėt tona tė krishtera, ndėrsa Qosja e quan identitetin tonė dinamik dhe se nuk duhet ta fshehim "myslimanizmin"tonė real.Cili ėshtė gjykimi juaj?

XHAFERI: Popujt qė nuk kanė identitet kombėtar pėrpiqen ta sajojnė atė pėrmes fesė, politikės apo pėrkatėsisė gjeografike. Sipas njė rregulli tė pashkruar historik, identiteti kombėtar formon shtetin kombėtar, ndėrkaq identiteti fetar formon shtete mbikombėtare, tė ashtuquajtura integraliste.
Integralizmat e natyrės ideologjike apo fetare synojnė t'i suspendojnė
konceptet kombėtare, rrjedhimisht edhe shtetet e kėtilla, pėr tė krijuar njė perandori universale, mbi parime natyrisht jokombėtare. Ideologjia komuniste krijoi federata perandorake mbi premisa ideologjike tė tipit
"Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni". Me dėshtimin e komunizmit
shfaqen sėrish tendenca tė kėtilla integraliste mbi baza fetare. Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre tendencave globale ėshtė kėrkesa qė tė bartet
besnikėria e njerėzve prej interesit kombėtar, parcial nė interesin "universal", ideologjik apo fetar. Sipas bindjes sime, kėto projekte nė vete ngėrthejnė qėllimin pėr manipulim ordiner qė, duke u
fshehur prapa kuintave tė vlerave universale, apo autoritetit hyjnor, kontrabandojnė nteresa banale partikulare nacionale. Ēdo njeri dhe
ēdo komb ka njė sėrė identitetesh: kombėtare, fetare, rajonale, fisnore,
etj. Problemi shfaqet kur duhet tė pėrcaktohet identiteti dominant qė
ka pėrparėsi ndaj subidentiteve tė tjera. Rilindėsit tanė i dhėnė
pėrparėsi identitetit kombėtar qė krijoi kohezion tė brendshėm dhe arriti qė mbi kėto premisa ta formojė shtetin kombėtar shqiptar. Kjo formulė, ky pėrcaktim ndėrtoi unitetin kombėtar, duke i eliminuar tė gjitha pėrēarjet mbi baza fetare, krahinore dhe dialektore gjuhėsore. Po tė kishin zgjedhur ata formula tė tjera, ne nuk do tė ishim ata ēka jemi sot.

Njė tjetėr tezė ka tė bėjė me termat qė po pėrdoren kohėt e fundit,
e qė flasin pėr identitet shqiptar dhe identitet kosovar.Nė kėtėlogjikė, identiteti ynė ėshtė njė, apo do tė kemi ndoshta nė tė ardhmen edhe njė identitet shqiptar tė Maqedonisė,njė tjetėr tė Malit tė Zi e kėshtu me radhė?

XHAFERI: Kėto tendenca janė perverse jo vetėm pėr shkak tė motivit
absurd, por edhe pėr shkak se me paturpėsi i ndryshojnė faktet
historike, veprat, idealet, flijimet e gjeneratave tė mėparshme qė kishin qartėsi tė mprehtė pėr pėrkatėsinė e tyre shqiptare. Kush mund ta ndėrrojė shqiptarėsinė e rilindėsve shqiptarė nga Kosova apo shqiptarėsinė e Jasharajve dhe tė tjerėve qė vdiqėn pėr kėto ideale? Kėto koncepte vulgare utilitariste jo vetėm qė krijojnė situata absurde lidhur me tė kaluarėn dhe me tė tashmen tonė, por edhe me tė ardhmen e shqiptarėve qė do tė jetojnė jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.Edhe kėta shembuj flasin pėr fenomenin e bartjes sė besnikėrisė
prej vlerave kombėtare nė interesa tė tjera jokombėtare. Kėto teza,
thėnė ndryshe, i pėrkasin formave tė ndryshme tė legjitimimit tė
tradhtisė. Jam i vetėdijshėm se ėshtė fjalė e rėndė, por nuk arrij tė gjej formulime tė tjera qė e shprehin mė butė kėtė fenomen.

Nė kulisat kosovare ėshtė lakuar edhe ideja se Kosova mund tė jetė
mė lehtė e pranuar ndėrkombėtarisht nėse ka identitetin e vet
kosovar. A mos ju duket kjo e ngjashme me logjikėn serbosllave
mbi respektin qė u duhet bėrė "albancave" e jo "shiptarive" apo e
gjithė rrėmuja i ka rrėnjėt te gjuha?

XHAFERI: Kėto hamendėsime jo vetėm qė nuk janė serioze, por nė vete ngėrthejnė njė notė tė pėrbuzjes sė qenies shqiptare. Sikur ne jemi
tė zgjebosur dhe tė padenjė pėr tė drejta si ēdo popull tjetėr pėr vetėvendosje, prandaj u dashka ta
ndryshojmė pėrkatėsinė tonė "komprometuese" kombėtare. Problemi shqiptar nė Ballkan, konfrontimet tona me invadues tė jashtėm dhe fqinjėt tanė, buron nga pėrcaktimi ynė qė ta ruajnė identitetin dhe interesin tonė kombėtar shqiptar. Tė heqėsh dorė nga ky pėrcaktim, do tė thotė tė anulosh njė tė kaluar plot krajata, lavdi dhe pėrpjekje titanike pėr mbijetesė. Sipas kėsaj logjike voluntariste, utilitariste, mund tė shpiken edhe variante mė efikase, si bie fjala ndėrrimi total i identitetit kombėtar qė si opsion asimilues ka dėshtuar gjatė historisė. Ndonėse do tė kishim mė shumė interes, ne, megjithatė, nuk u bėmė latinė, bizantinė, turq e sllavė.Kto teza burojnė nga kokat e njerėzve qė gjithēka kundrojnė nga kėndi politik dhe interesi i tyre personal a grupor. Pėrqindja e tyre qė kontestojnė pėrcaktimet qė e bashkojnė kombin ėshtė e papėrfillshme. Kėta pėrfaqėsues tė artificializimit tė identitetit kombėtar i pushtojnė ato hapėsira tė urryera qė dikur kanė pasur nėn kontroll renegatė proveniencash tė ndryshme.

Ky debat i filluar dhe qė po vazhdon nė mediat tona, duhet tė mbetet vetėm kėtu, apo pėr kėtė duhet tė angazhohen edhe
qarqet akademike,universitare, e deri ndoshta tek elitat ekonomike e politike?

XHAFERI:Derisa nuk do tė bėhet dallimi mes vlerave hyjnore dhe vlerave religjioze ky debat heshtur apo hapur do tė vazhdojė tė na shqetėsojė. E vetmja mėnyrė racionale e reagimit ndaj dilemave tė kėtilla ėshtė ulja e intensitetit mediatik dhe e parandalimit tė polarizimit fetar. Nė kėtė debat sėrish ka ndodhur njė mrekulli qė gjatė tėrė procesit historik i shoqėron
shqiptarėt. Debati ėshtė hapur, thėnė kushtimisht, nė mes tė pjesėtarėve
tė tė njėjtit besim, kėshtu qė, shpresoj se polarizimet e kuptueshme nuk do tė marrin pėrmasa tė pakontrollueshme. Kėto debate gjithmonė janė shkaktuar nga tendencat qė tė vendoset relacioni i barasvlefshmėrisė
nė mes tė religjionit dhe Zotit. Sipas definicionit, Zoti ėshtė njė, ndėrkaq religjione ka shumė. Tė gjitha skizmat qė janė shfaqur te tė gjitha besimet kanė tė njėjtin burim: kontestimin e identifikimit tė vlerave religjioze me ato hyjnore si dhe mospajtimet lidhur me pėrkufizimin e instancės qė do tė japė interpretimin pėrfundimtar tė domethėnies sė
dogmave fetare. Protestantizmi dhe variantet e tij tė shumta u shfaqėn nga refuzimi i vendosjes sė institucionit ndėrmjetėsues (administratės fetare) nė mes tė Zotit dhe njeriut. Filloi me kontestimin e idesė sė indulgjencės dhe pėrfundoi me afirmimin e idesė se nė mes tė njeriut
dhe Zotit nuk duhet medoemos tė ketė ndėrmjetėsues institucional
fetar. Edhe nė fenė islame shfaqen rregullisht tendenca tė kėtilla qė e kundėrshtojnė fenomenin e shirkut, krijimit tė pandanit njerėzor ndaj Zotit. Vehabizmi nė esencė e afirmon kėtė ide. Dallimet nė mes tė shiizmit
dhe sunizmit kanė tė bėjnė me dilemėn lidhur me instancėn pėrfundimtare
tė interpretimit tė dogmės fetare. Pra, hyjnorja ėshtė absolute, njerėzorja ėshtė relative nė tė gjitha atributet e saja, si nė planin intelektual ashtu edhe moral dhe religjioz. Librat e shenjtė nuk lexohen
njėsoj nga tė gjithė njerėzit. Kjo buron nga fakti se njeriu nuk ėshtė krijesė e pėrsosur, por shpeshherė nga interesa tė ndryshme vetjake i keqpėrdor idealet fetare dhe njerėzore. Kur do tė kuptohet mirė se tė
gjithė jemi krijesa tė Zotit dhe se ai, si krijues i tė gjitha gjallesave,
i do dhe i mbron natyrisht tė gjithė njėsoj, do tė shuhet zjarri i armiqėsive
fetare. Hėpėrhė, theksimi i tepėrt i veēorive fetare, vendosja e raporteve antagoniste nė mes tyre, tė folurit dhe tė vepruarit nė emėr tė Zotit kundėr krijesave tė tija, ėshtė njė histeri qė s'ka tė bėjė me misionin e besimit nė shoqėrinė njerėzore.
Nė rastin konkret, a ėshtė abuzuar mė shumė se sa duhet me zėrin e autoritetit intelektual, duke qenė tė vetėdijshėm se ai vazhdon tė jetė mė me vlerė tek opinioni shqiptar?

XHAFERI:Nuk mendoj se kemi tė bėjmė me abuzim, por me mungesėn e vetėdijes pėr potencialet mobilizuese tė shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė dhe akademikut Qosja. Pa marrė parasysh argumentet e tyre, ata si simbole adhurimi, mund tė krijojnė polarizime tė panevojshme nė shoqėri. Jam i bindur se gjithė ky debat do tė pėrfundojė me konstatimin
e pėrbashkėt tė tė gjithėve se filozofia politike e rilindėsve tone nuk ka alternativė.

Intervistoi:Agim Popoci
(Gazeta Shqip)

Belle
21.05.2006, 20:54:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
ABE-a afishoj me 2006-05-19 22:57 :

***

Te nderuar lexues,
ne vijim lexoni vazhdimin e fundit te shkrimit"Realiteti i shperfillur" te akademik Qosjes.

&amp;

REALITETI I SHPĖRFILLUR (IX)


Shkruan: Rexhep Qosja

Nė turrin e tij shpėrfillės tė pėrbėrėsve myslimanė nė tė vėrtetė tė identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpėrfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionė shqiptarėve e kjo do tė thotė se ka shpėrfillur qytetėrimin qė i ka krijuar ata!

Dhe, jo vetėm kaq.

Nė kėtė turr shpėrfillės Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim – se ėshtė shprehja e tij dhe njė identitet – se ėshtė dėshmia e tij.
Domethėnė: nė kėtė turr tė myslimanofobisė sė tij, tė supozuar tė leverdishme sot, ai ka shpėrfillur njė qytetėrim - njė sistem vlerash materiale e shpirtėrore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qė karakterizojnė identitetin mysliman tė shqiptarėve myslimanė e qė, bashkė me identitetin e krishterė tė shqiptarėve tė krishterė, ėshtė i pėrmbajtur nė identitetin e pėrbashkėt: nė identitetin kombėtar shqiptar.

A ėshtė e mundshme?

Mos ka dashur Ismail Kadare t’i bėjė tė verbėr dhe t’i bėjė tė shurdhėr evropianėt qė kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė dhe nė Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare tė na bėjė edhe ne tė verbėr dhe tė shurdhėr: tė mos shohim ēka shohim dhe tė mos dėgjojmė ēka dėgjojmė! Dhe, tė mos jemi edhe ēka jemi!
Po, kjo ėshtė e drejta e tij: njeriu mund tė bėjė me veten ēka tė dojė. Nuk mund tė bėjė ēka tė dojė, ndėrkaq, me tė tjerėt: me identitetin e tyre. Mbas pėrmbysjes sė komunizmit kjo quhet shkelje e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė

Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye: e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen, dhe e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin.

Duke vrapuar nėpėr histori ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare.

Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themi identitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, tė botuar nė gazetėn Panorama, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian se, po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike dhe shtetėrore, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve.

Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme.
Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Perėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės i identitetit tonė: kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė; shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės; konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike; trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė; politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile; lidhja pushtet-medie qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave; demokracia frikėsuese-predikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje; trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrshtrirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė; plaēkitja marramendėse e pronės dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre; luksi tragjiko-komik i njerėzve tė politikės nė Kosovė ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė bardhė, afėr Prishtinės,si ajo nė Uashington dhe Ditėn e presidentit, domethėnė tė vetvetes, si Dita e stafetės sė rinisė e Marshall Titos; despotėt qesharakė tė cilėt, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara me tė cilat i bėjnė “figura kombėtare” miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet; politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre; administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės; qėrimhesapet foljore dhe trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė; kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. E tė tjera e tė tjera.

Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta:

1.tė despotizmit oriental,
2.tė tribalizmit primitiv, dhe
3.tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm.

Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian!
Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian t’i zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė.

Njė nga personazhet nė romanin Mbreti i xhindeve tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė pėrpjekur qė t’i japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė.

E kuptueshme!

Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike dhe bashkėkohore me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme, nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe s’mund tė bėhet. Mjerisht.

Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral qė letėrsia dhe kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet!

E, kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten:

-ndershmėria intelektuale;
-intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si t’iu pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn nuk pranojnė t’ua flijonė leverdive vetjake:
-intelektualė qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė –si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.

(FUND)

Prishtinė - 19.4.2006

&amp;

Sheradin Berisha
ABE-a


</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

edhe une pajtohem me Zotin Qosja , une jetoj ne perendim qe 40 vite e shof mir situaten , rri me njerz foli me njerz lexoj e kam takime e konferenca te ndryshme e une e shof krejt sikur Zoti Qosja .
fort mir thot dhe flet drejt !
Belle

gemi
21.05.2006, 21:35:00
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&amp;newsID=95597

Intervistė me publicistin Ardian Klosi

Klosi: Polemika e Qoses ndaj Kadaresė, njė logore pa fund

Shekulli

“Identitete gėnjeshtare“ i quan tek e fundit publiciti Ardian Klosi gjithė hamendjet, pėrqasjet, rrekjet pėr t’i dhėnė njė shpjegim tė saktė indetitetit evropian tė shqiptarėve duke marrė pėr bazė indetitetin fetar. Publicisti, qė ndryshe nga shumica e atyre qė kanė marrė pjesė nė pasdebatin ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, apo ndėrmjet sprovės “Identiteti evropian i shqiptarėve“ e tė parit dhe “Realitet i shpėrfillur“ e tė dytit, ėshtė njohės i tė dy veprave dhe gjykon duke iu referuar drejtpėrdrejt atyre. Veē tė tjerash, Klosi shton interpretimin e tij pėr rolin e identitetit fetar nė letėrsinė tonė tė mėhershme dhe nė jetėn e pėrditshme sot, duke mos besuar fort tek pėrcaktimi si i brishtė i ekuilibreve fetare nė Shqipėri, servirur kohė pas kohe nga ca koka tė nxehta.

Pas botimit tė njė sprove nga Ismail Kadare me titull “Identiteti evropian i shqiptarėve“, pati njė polemikė tė gjatė nga Rexhep Qosja, sipas tė cilit Kadare ėshtė antimusliman dhe se Shqipėria ėshtė nė udhėkryq mes kulturės sė krishterė dhe asaj islamike. Si e vlerėsoni kėtė polemikė?
Si formė ėshtė tepėr e rreptė, pasionante dhe e nxehtė. Kjo mund tė nėnkuptonte se lexohet po aq me ėndje dhe pasion. Nuk do ta pohoja: libri i Rexhep Qoses ėshtė shumė i lodhshėm, njė tiradė fjalėsh kundėr fjalėve, njė zbėrthim fjalish, pėrmbysje, copėtim, ēapėrlim i frazave tė Kadaresė. Kėtė lloj literature parimisht nuk e lexoj.
Por para se tė jap njė gjykim mbi dy pozicionet qė identifikohen si pro-i krishterė dhe pro-musliman, po them se ē’kuptoj unė me identitet, sepse kėtu ndodh edhe demagogjia mė e madhe e polemikės.
Identiteti i njeriut ėshtė bota e tij e brendshme dhe pėrbėrėsit e kėsaj bote tė brendshme janė aq tė shumta – nga “es“-i i Freudit, pra nėnvetėdija, tek uni i ēdonjėrit, ku identiteti i trashėguar nga familja ėshtė tepėr i rėndėsishėm, tek komponentja historike, pra ato shtresime tė vetėdijshme e tė pavetėdijshme qė na vinė nga historia e paraardhėsve tanė, tek gjuha, tek feja ndoshta etj. Siē e vėreni, fjalėn komb nuk e pėrdora. Njeriu ndien brenda vetes babanė dhe nėnėn, gjuhėn dhe botėn e fėminisė sė tij, dijet qė ka marrė dhe botėn e ėndrrave – nuk ndjen ndonjė “komb“. Kombi, siē e dimė, ėshtė njė shpikje e shekujve 18-19, ėshtė pra njė njėsi qė na ėshtė mėkuar sė jashtmi nga ideologė, mėsues dhe dijetarė, nuk ėshtė e natyrshme sė brendshmi. Ndryshe etnia, qė mund tė quhet deri-diku e natyrshme dhe e trashėguar (por edhe kjo shumė e pasigurt: e dimė qė shqiptarėt e brezit tė dytė nė SHBA pėrgjithėsisht e humbasin etninė e dikurshme).
Identifikimi i menjėhershėm i njeriut sot me kombin e tij, pėr mua ėshtė njė fatkeqėsi bashkėkohore. Kudo qė shkojmė etiketohemi nė radhė tė parė si shqiptarė, megjithėse nė radhė tė parė jemi Ardian, Robert etj., nė ēdo aeroport qė zbresim pasaportat na i kontrollojnė sikur tė pėrmbajnė pluhur kokaine.
Siē e vėreni gjithashtu, komponentin fe e pėrdora me “mbase“. Nė veten time nuk ndiej asnjė fe tė pėrcaktuar, edhe pse fetė i dua, sidomos atė tė krishterėn, meqė lidhet fort me botėn qė mė tėrheq: atė tė gjuhės, kulturės, historisė shqiptare. Nuk praktikoj, ashtu si shumica e shqiptarėve, asnjė fe nė ndonjė objekt kulti. Para se tė hamė bukė nė shtėpi, nuk themi asnjė lutje. Fėmijėt nuk i kemi pagėzuar, sepse nga origjina e babait duhej tė kėrkoja ritin bektashi, nga ajo e nėnės ritin ortodoks, nga simpatitė ritin katolik, kurse nga nėna e fėmijėve ritin protestant.
E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.
Nė tėrėsi ia ndaloj kujtdo shkruesi tė mė pėrfshijė nė pėrgjithėsimet e tij fantazmagorike dhe tė orvatet tė ndajė mė dysh, tresh ose katėrsh personalitetin tim dhe atė tė njerėzve tė mi tė afėrt. Me tė njėjtėn trashamani dikush pyeti vajzėn time: ju jeni gjysma shqiptare, gjysma gjermane? Jo, iu pėrgjigj, kjo, por Shqipėria ėshtė atdheu, kurse Gjermania mėmėdheu im.
Nė kėtė pikė sprova e Kadaresė nuk mė shqetėson, bile po t’i heq disa pasaktėsi shkencore, e zėmė qė shqipja ėshtė njė nga 10-12 gjuhėt bazė tė kontinentit, them se lexohet pa tė mėrzitur. Vetėm me njė kusht: identiteti europian qė thekson ai duhet marrė si dėshirė e mėtim, duhet kuptuar si njėsi e vetėdijshme nė kokėn e shqiptarėve tė kultivuar, jo si ndonjė realitet konkret bie fjala i banorėve tė Lazaratit, Bathores ose Gomsiqes. Ne jemi europianė, sepse duam tė ndėrthuremi nė Europė. Jemi europianė, sepse kemi njė gjuhė tė tillė, tė latinizuar thellė nė shekujt e jetesės nė Romė (jo pa tė drejtė Gustav Meyeri e quante shqipen gjuhė gjysmė latine), jemi europianė pse u shkėputėm nga historia e kontinentit, nė radhė tė parė nga juridikisioni fetar i Romės, nė mėnyrė brutale, tė dhunshme, aq sa jetoi e tillė si traumė pėr shekujt tė tėrė nė krijimtarinė e popullit (merrni vetėm kėngėt arbėreshe), pa le tė thotė ē’tė detė Qosja e tė tjerėt pėr bashkėjetesėn me vėllezėrit e rinj qė na erdhėn nga Anadolli. Mos kishin ardhur kėta vėllezėr tė rinj, qysh nė shekullin 16 do tė fillonim tė kishim universitetet tona.
Mė bėri pėrshtypje nė librin e Qoses se mungonte krejt komponentja historike: ai merret nė tė vetėm me temėn e gjeografisė, tė letėrsisė e tė fesė. Nuk i pėrgjigjet aspak Kadaresė aty ku ky flet pėr traumėn kulturore qė ndodhi nė Shqipėri me vėrshimin anadollak, me kėputjen e atyre filizave tė qytetėrimit qė gjėllonin qoftė edhe vetėm nė qytetet veneciane tė bregdetit dhe tė ultėsirės shqiptare. Madje arrin (shih fq. 48-49) t’i ngrejė nė njė plan letėrsinė me burim tė krishterė me atė tė bejtexhinjve, duke u vėnė nė gojė rilindasve pikėpamjen sikur i paskan “trajtuar si letėrsi tė barazvlershme“. Mė lind pyetja, a i ka lexuar vėrtet ky studiues i letėrsisė psalmet e Buzukut me vargjet e tij origjinale (1555), sibilat e Bogdanit (1685), vajin e Shėn Mėrisė mbi Krisht tė Varibobės (1762), sonetin e parė shqip tė Nikollė Ketės (1777) e sa e sa perla tė tjera tė letėrsisė sonė tė vjetėr me frymėzim tė krishterė? Mund tė krahasohen ato me bejtet?
Ajo qė mė mungon tek tė dy autorėt ėshtė dėftimi i identitetit ballkanik tė shqiptarėve. Kadareja sikur shkon mė shpejt nė Europė sesa ėshtė realiteti ynė, Qosja rrėmben njė flamur tė ri, pėr hir tė profilizimit, karshillėkut a nuk di ē’kotėsie tjetėr, pėr tė rivendosur nė heshtėn e tij ballabanore gjysmėn tonė tė mohuar muslimane. Tek asnjėri nuk gjej tė pikasur, nė elementė tė tillė tė kulturės si ritet, veshjet, muzikėn, arkitekturėn etj. frymėn ballkanike – edhe orientale sigurisht nė njė pjesė tė mirė - qė na bashkon me grekėt, bullgarėt, maqedonėt, serbėt, malazezėt – ndonjėherė aq shumė, sa po tė mos ishte gjuha, do tė na ngatėrronin njėrin pėr tjetrin. Pse afrojnė aq shumė kėngėt e Shkodrės me ato tė Malit tė Zi, po tė Korēės me kėngė greke-sllave? Ballkanizmat janė tė shumta edhe nė vetė gjuhėt e gadishullit, objekt studimesh tė veēanta linguistike. Komunikoj shumė mė lehtė e mė mirė me njė bullgar, serb, kroat a grek (hiq nacionalistėt), sesa me njė qytetar tė Perėndimit, edhe pse gjuhėt e kėtij i njoh mė mirė. Po suksesi i Bregoviēit nė Tiranė si mund tė shpjegohet ndryshe?

Pėrveē debatit pėr rrėnjėt e shqiptarėve, nga shkrimi i gjatė i Qoses duket njė mllef i mbledhur nė vite ndaj Ismail Kadaresė. Mendoni kėshtu?
Nuk di t’i provoj xhelozitė e mundshme ndėr vite. Di qė Kadareja ka qenė shumė herėt shkrimtar i suksesshėm, ndėrsa Qosja, edhe pse filloi si i tillė (“Vdekja mė vjen prej syve tė tillė“) nuk qosi mė gjė si shkrimtar. Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.
Por letrari mund tė jetė i suksesshėm edhe si studiues. Nuk di sa u bė i tillė Qosja, sepse nuk mė janė dashur deri tani nė punėn time studimet e tij pėr Naim Frashėrin etj. Do tė thoni se ėshtė i suksesshėm si polemist? Po a ekziston ky profesion? Polemika ėshtė gjini letrare e shumta si satirė, kur ėshtė e ėndshme nė tė lexuar, kur njeriu tė paktėn qesh e gėzohet, se njė libėr e marrim nė dorė fundja pėr t’u gėzuar. Kurse polemika e fundit e Qoses ėshtė njė logoré pa fund, tirr e shthur e nxirr duf.
Pra nuk e pėrjashtoj etjen pėr profilizim dhe zhurmė kombėtare, aq mė tepėr kur ka pasur kohėve tė fundit dėshtime tė thella nė politikė.

Nė pėrgjigjen qė kthen, Kadare e quan Qosen polemist tė pabesė dhe pėrēarės fetar. A mendoni se polemika edhe pėr ēėshtje fetare nė kėtė nivel mund tė krijojė probleme pėr harmoninė e brishtė fetare qė ekziston nė vend?
Sa pėr pabesinė nė polemikė nuk di tė them, sepse polemikėn nuk di as ta gjykoj as ta ēmoj, sikurse thashė mė lart. Polemikė njeriu mund tė bėjė gjithė ditėn, vepra nuk bėn dot kollaj. Dhe njė libėr jofiksional qė nuk ka asnjė aparat minimal shkencor, pėr mua as vepėr nuk ėshtė. Ėshtė ma the ta thashė, ma le ta lashė nė 86 faqe. Si tė hahesh me tjetrin nė rrugė, ose sikurse e pamė sė fundi nė dramėn absurde tė Natalie Sarrote-it “Pėr njė fjalė goje“.
Sa pėr ekuilibrin e brishtė fetar, le tė themi mė sė fundi tė vėrtetėn hapur: shqiptarėt nuk pėrbėhen nga 70% muslimanė, 20% ortodoksė dhe 10% katolikė. Kjo shifėr edhe nė vitin 1938 ka qenė e pavėrtetė pale sot. Pėr mendimin tim sot shqiptarėt pėrbėhen nga 95% jo-praktikues dhe ndoshta 5% pėr qind praktikues fesh tė ndryshme. Nėse nė kėta 95% 30% quhen Mehmet, Ali e Milazim, 15% Vangjel e Koēo, 10% Shtjefėn e Pal dhe pjesa tjetėr Gėzim, Burim e Klejdi kjo nuk luan asnjė rol. Njė njeri qė nuk ndjek meshėn e sė dielės dhe faljen e xhumasė, qė nuk vete as nė katekizėm e as nė medrese, nuk mund tė hyjė te besimtarėt e sigurt. Ai ėshtė e shumta mish pėr top pėr polemistėt. Kurse fetė qė kanė pasur gjyshėrit tanė sot nuk janė temė aktuale. Le tė merren gjyshėrit e letrave me ta.
Prandaj, nė Shqipėri nuk ėshtė i brishtė ekuilibri i feve por janė tė brishta ekuilibret e pėrkohshme qė ruajnė kokat e nxehta shqiptare, tė cilat dinė tė ndėrtojnė fjali ose tė flasin para mikrofonit, deri nė grindjen e ardhshme.
Nė pėrgjithėsi, vėmė re se po shtohen aktet e kėtyre kokave qė shpifin nga lart dasinė e mosqenė fetare tė shqiptarėve. Nė fillim myftinia e Shkodrės me Nėnė Terezėn, pastaj profesorė tė Shkupit e Prishtinės me Bregoviēin, tani ky me gjysmėn tonė muslimane... Uroj vetėm qė shqiptarėt t’i shoqėrojnė me indiferencėn e tyre karakteristike.


E pra del qartė absurditeti i kėrkimit tė njė komponenteje fetare qė tė shkojė deri nė gjysmėn e identitetit tonė si shqiptarė, sikurse thotė nėnkuptuarshėm dhe hapur Qosja. Jemi ndoshta populli mė mosbesimtar nė kontinent, por po bėjmė zhurmė pėr fetė tona mė shumė sesa tė gjitha ato kombe sė bashku.

Kur ishim nė gjimnaz – edhe atėherė u ndez njė polemikė e ashpėr e Qoses ndaj Kadaresė – mbaj mend qė qarkullonte njė shprehje e kėtij tė fundit: “tė shkruash letėrsi ėshtė si tė bėsh dashuri, kurse tė shkruash kritikė mbi letėrsinė siē bėn Rexhepi, ėshtė si tė shohėsh tjetrin kur bėn dashuri“.

20/05/2006

gemi
21.05.2006, 21:41:00
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&amp;newsID=95085

Mbi polemikėn Qose-Kadare

Shekulli

Mentor Nazarko

Ditėt e fundit nė shtypin shqiptar ėshtė duke u konsumuar njė polemikė gjigantėsh nė lidhje me identitetin e shqiptarėve dhe rolin e pėrbėrėses myslimane nė kėtė identitet, ajo midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses. Nė zhvillimin e njė polemike tė tillė pėrgjithėsisht nuk ka vend pėr rol tė dorės sė parė pėr tė tjerėt, tė tretėt, veēse nėse janė tė pėrmasave tė tyre. Ka megjithatė precedentė, madje vijueshmėri nė mendimin apo polemikėn shqiptare tė rreshtimit nė kėtė polemikė tė peshave tė vogla tė mendimit qė synojnė tė pėrfitojnė kredi prej pozicionimit tė tyre nė favor tė njėrit apo tjetrit, veēanėrisht nė atė qė ka origjinė para 90-ės, pėr shkak tė moshės, formimit tė polemistėve. Pra, deri mė sot ka pasur nė shtyp pozicionime tė tilla antikadare, tė njerėzve qė kanė njė farė mendimi tė strukturuar mirė, por askush nuk ka qenė i ngjashėm me Qosen, nė pėrmasat e reagimit, nė atė tė personalitetit qė pėrfaqėson. Madje, rreshtimi antikadare qė ka qenė sistematikisht i bollshėm, nuk ka vuajtur asnjėherė pėr rishtarė apo tė specializuar historikisht si polemizues tė tė mėdhenjve. Nga kjo dukuri nuk do tė vinte asnjė e keqe, nėse polemistėt e tė gjitha peshave, nuk do tė impostoheshin nė njė pretendim qesharak tė tipit asgjėsues ndaj Kadaresė, ashtu si dhe ndaj tė tjerėve, nė pėrpjekje gjithashtu pėr tė rritur peshėn e tyre specifike nė tregun e ideve gjithfarėsh..
Duke shprehur qė nė fillim njė sqarim tė tillė, bėj tė qartė njėkohėsisht se nuk kam ndėrmend tė marr ndonjė qėndrim nė favor tė njėrit apo tė tjetrit. Por nga kėndvėshtrimi i interesit shqiptar, tė gjej mos vallė ka ndonjė pikėtakimi mes polemistėve dhe me gjasa mos ka dhe ndonjė gabim tė pėrbashkėt tė tyre, qė thėnė miqėsisht, ndoshta do tė kishte ndonjė efekt modest parandalues tė njė lufte mediatike qė mund tė zgjaste shumė. Nuk ėshtė oportunizėm njė qėndrim i tillė, por thjesht ftesė pėr tė parandaluar ndonjė rreshtim luftarak tė mbėshtetėsve tė njėrit apo tjetrit nė njė polemikė asgjėsuese kėsaj radhe midis dy palėve numerikisht tė bollshme. Apo tė vetė tė interesuarve. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė kursyer kryesisht energjitė e tė tretėve dhe pėr tė qetėsuar sadopak ata qė konsumojnė polemikėn nė mėnyrė pasive, se mund dhe duhet ta marrin mė qetėsisht atė.

E pėrbashkėta e tyre, vetėsakrifikimi
Si vlerėsues i tė dy personaliteteve nė raste tė ndryshme, duhet thėnė se roli i Kadaresė apo sfida e tij nė esenė mbi identitetin e shqiptarėve nuk ishte brendashqiptare, por pėr konsum ndėrkombėtar. D.m.th, Kadare e ka shkruar njė ese tė tillė mė shumė pėr marketing kombėtar, synim qė duket se ai ia kishte vėnė vetes dhe nė rastin e esesė tjetėr mbi Danten. Nė rastin e tė dytės, pra asaj pėr identitetin shqiptar dhe rolin e myslimanėve- dhe ajo e Dantes, nė fakt, kishte lidhje me kėtė identitet- Kadare merrte pėrsipėr me vetėdije nė njė rol mė shumė filozofik apo sociologjik, madje pse jo dhe politik analizėn e identitetit tė shqiptarėve, me fokus kritik apo sfumues pėr pėrbėrėsen myslimane tė kėtij identiteti. Pėr misionin qė i kishte vėnė vetes, atė tė paraqitjes sė shqiptarėve nė njė dritė perėndimore, si pjesė autentike e qytetėrimit perėndimor, duket se eseja e tij ishte perfekte. Neglizhimi i qėllimshėm i disa elementėve, i rėndėsisė sė pėrbėrėses myslimane, pėr tė cilat Qose kishte optikė tjetėr duke i theksuar ato, ishte totalisht i justifikuar. Kadare jeton nė perėndim dhe nė kontakt me kulturėn perėndimore, mitet e saj pozitive dhe negative pėr qytetėrimet e tjera, pėr shqiptarėt nė veēanti; di se ē’duhet ekzaltuar nė promovimin e identitetit shqiptar. Nė ndėrmarrjen e njė vepre tė tillė, pėr tė cilėn Shqipėria duhet tė paguante njerėz qė ta bėnin, Kadare sakrifikon me vetėdije elementė tė caktuar tė dijenive tė veta, tė njė analize tė plotė, megjithėse duhet konsideruar si njė nga njohėsit mė tė mirė tė substancės shqiptare dhe pėr kėtė i duhet hequr kapelja dhe jo tė sulmohet. Nuk mund tė gjejė njė vend i vogėl si Shqipėria njė avokat tė njė niveli kaq tė lartė si ai, ndėrsa diskutohet ēėshtja e Kosovės; shqiptarėt tentohen tė identifikohen me kombet mbėshtetėse tė terrorizmit etj. Ėshtė e vėrtetė qė nė njė rol tė tillė kuazipolitik, Kadare ka sakrifikim tė imazhit tė vet si shkrimtar. Ēdo njeri tjetėr kur arrin nivele si i tiji, pėrgjithėsisht bėhet kozmopolit dhe i interesuar pėr tregje globale lexuesish, duke neglizhuar detyrime kombėtare qė ai e ka bėrė me njė klas tė lartė. Nė kryerjen e njė roli tė tillė, Kadare ėshtė vendosur vetėdijshmėrisht, megjithėse pėr lavdinė e vet mund tė merrej vetėm e vetėm me letėrsi qė ėshtė sigurisht pika e tij mė e fortė nė njė kėndvėshtrim ndėrkombėtar. Sa kohė qė e ka refuzuar politikėn rregullisht.
Ndėrkohė askush nuk duhet tė verė nė dyshim se dhe Qose ėshtė gjithashtu njė shėrbyes i nivelit tė lartė i interesit kombėtar. Ai pėr shumė kohė ka ushqyer brezin e ri dhe mendimin shqiptar me ide, me kritikė me cilėsi tė re. Edhe ai ka sakrificėn apo mė saktė vetėsakrifikimin nė pozicionimin e tij aktual, megjithėse rasti i tij, pėr shkak tė pjesėmarrjes aktive nė politikė, ėshtė pak mė specifik. Qose ka zgjedhur pozicionimin mė kritik tė mendimit shqiptar dhe kjo ėshtė shqiptarisht e dobishme: askush mė mirė se ai me begraundin e vet politik nuk mund ta bėnte. Ai ka sakrifikuar nga karriera eventuale politike nė tė cilėn mund tė ecte si shkrimtarė tė tjerė qė u bėnė politikanė, duke ngelur rob i ideve tė veta antipragmatike dhe kombit i nevojitet njė sakrificė e tillė. Njė komb si yni qė ka probleme afirmimi nė shoqėrinė e kombeve tė tjerė, me ēėshtjen e vet kombėtare tė pazgjidhur, me territor tė ndarė nė dysh apo nė mė shumė pjesė, duhet tė paraqitet para tė tjerėve, pra nė raport me qėndrimin ndėrkombėtar me dy rryma ekstreme mendimi pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Tė dyja ndihmojnė njėra- tjetrėn deri nė zgjidhjen pėrfundimtare. Ėshtė e sigurt gjithashtu, se ndėrsa Qose ekzalton pėrbėrėsen myslimane tė identitetit shqiptar ai e bėn kėtė nė emėr tė realizmit dhe aspak pėr shkak se i pėrket rrymės myslimane tė tė menduarit, pasi qė me shumė gjasa Qose ėshtė ateist. Ai e bėn kėtė me njė lloj pezmi tė sinqertė dhe tė motivuar, pezm reaktiv ndaj paragjykimeve evropiane, apo perėndimore nė pėrgjithėsi ndaj shqiptarėve pėr tė cilėt sigurisht dhe Kadareja ėshtė i vetėdijshėm. Por ndėrsa Qose ka zgjedhur kėtė rrugė pėr t’ju kundėrvėnė atyre, pra duke thėnė: po, ne jemi edhe myslimanė, por jemi tė denjė pėr familjen evropiane tė kombeve, Kadare ka zgjedhur njė rrugė tjetėr qė tė ēon nė tė njėjtin vend: mbrojtjen e imazhit tė kombit, duke ekzaltuar lidhjet e hershme me krishtėrimin.

Polemika agresive, shqiptarisht e padobishme
Por ajo qė nuk duhet dhe ky ėshtė kėndvėshtrimi kritik ndaj dy ndėrmarrjeve polemizuese tė kėtyre tė mėdhenjve tė mendimit shqiptar, ėshtė agresiviteti nė trajtimin e tjetrit. E nisi nė fillim Kadare me disa rreshta deri diku fyes ndaj Qoses- pak si numėr, por me helm tė madh- dhe e vijoi Qose me reagimin e shpėrpjesėtuar, pra gjigant ndaj Kadaresė- disa numra gazete. Ėshtė ky dimension i polemikės qė ishte i padobishėm, i nxitur nga njė lloj dashurie karakteristike pėr veten e krijuesve tė nivelit tė lartė, i njė lloj pėrēmimi pėr tė tjerėt, apo i njė kulture polemike tė tejkaluar pak. Sigurisht, edhe i fėrkimeve tė mėparshme mes dy figurave. E pra, ky dimension nė fund tė fundit nuk ėshtė shqiptarisht i dobishėm nėse bėhet dominant, pra dominon idetė e ndritshme qė karakterizojnė tė dy sprovat intelektuale tė konsideruara nė kėtė shkrim, qė mund tė ishin kėshtu fare mirė anėt e tė njėjtės medalje. Pse ėshtė i tepėrt agresiviteti, pa i hyrė asaj se cili e kishte tepruar me akuzat pėr sho-shoqin? Sepse, sa pėr fillim, pozicionimi i tė mėdhenjve nė njė mėnyrė kaq agresive krijon kampe tė ndarė simpatish dhe simpatizantėsh qė shtojnė konfliktualitetin brendashqiptar. Por dhe pėr arsye tė tjera qė meritojnė vėmendje nė njė shkrim tjetėr.

09/05/2006

zoguizi
21.05.2006, 22:43:00
Nga infobesiana@hotmail.com Mė 21 May. 2006 19:26

RRETH DEBATIT “QOSJA-KADARE” – Intervistė e Arbėr XHAFERIT pėr gazetėn “SHQIP”

Pyetje: A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes rreth identitetit shqiptar dhe si e gjykoni atė?

XHAFERI: Natyrisht. Debati qė ėshtė hapur buron nga debatet dhe dilemat e ngjashme nė planin global. Antagonizmat qė shfaqen mes tyre dėshmojnė se konceptet kombėtare, qė deri mė tani kanė arritur ta ruajnė unitetin kombėtar, kanė filluar ta humbin vitalitetin dhe vlerėn e vet. Depėrtimi i pluralizmit nė shoqėrinė shqiptare ndikoi qė sėrish tė hapen tema tė vjetra, qė pandehnim se ishin tė mbyllura. Kėto tema dhe dilema fituan tė drejtėn e qytetarisė jo vetėm nė sajė tė hapjes sė shoqėrisė shqiptare, por edhe falė ndikimeve globale qė tejkalojnė kapacitetet aktuale mbrojtėse tė shqiptarėve ndaj ndikimeve tė jashtme. Ne, shpesh pa vetėdije, implikohemi nė kėto debate, qė nuk mund tė pėrfundojnė ashtu si ne dėshirojmė.

Disa analistė tė shquar vlerėsojnė se disa debate vetvetiu nuk sjellin asnjė pėrfundim, pos pėrēarjes. Kėto debate cilėsohen si skizmatike ngaqė, sa mė shumė qė zhvillohen aq mė shumė thellohet pėrēarja. Te rasti konkret, pa marrė parasysh kush ka tė drejtė mė shumė, apo kush ėshtė mė i moralshėm dhe vazhdues i traditave fisnike, i filozofisė politike tė rilindėsve tanė, kam drojėn se ky debat, pėr shkak tė peshės sė dy krijuesve tė shquar shqiptarė, nuk mund tė pėrfundojė me fitues. Polarizimet do tė thellohen edhe pa dėshirėn e tyre. Jam i sigurt se edhe ata vet janė tė vetėdijshėm pėr rrezikshmėrinė e lartė tė kėtij debati dhe shumė shpejtė do ta mbyllin atė pėr shkak se kanė pėr-caktim tė thellė kombėtar dhe intelektual.

Pyetje: Njė nga tezat e debatit ka tė bėjė me opinionet e tyre rreth fesė sė shqiptarėve, si njė element pėr pėrcaktimin e identitetit tonė. Kadare bazohet mė shumė tek e kaluara historike pėr tė gjetur rrėnjėt tona tė krishtera, ndėrsa Qosja e quan identitetin tonė dinamik dhe se nuk duhet ta fshehim "myslimanizmin" tonė real. Cili ėshtė gjykimi juaj?

XHAFERI: Popujt qė nuk kanė identitet kombėtar pėrpiqen ta sajojnė atė pėrmes fesė, politikės apo pėrkatėsisė gjeografike. Sipas njė rregulli tė pashkruar historik, identiteti kombėtar formon shtetin kombėtar, ndėrkaq identiteti fetar formon shtete mbikombėtare, tė ashtuquajtura integraliste. Integralizmat e natyrės ideologjike apo fetare synojnė t‘i suspendojnė konceptet kombėtare, rrjedhimisht edhe shtetet e kėtilla, pėr tė krijuar njė perandori universale, mbi parime natyrisht jokombėtare. Ideologjia komuniste krijoi federata perandorake mbi premisa ideologjike tė tipit "Proletarė tė tė gjitha vendeve bashkohuni". Me dėshtimin e komunizmit shfaqen sėrish tendenca tė kėtilla integraliste mbi baza fetare. Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre tendencave globale ėshtė kėrkesa qė tė bartet besnikėria e njerėzve prej interesit kombėtar, parcial nė interesin "universal", ideologjik apo fetar. Sipas bindjes sime, kėto projekte nė vete ngėrthejnė qėllimin pėr manipulim ordiner qė, duke u fshehur prapa kuintave tė vlerave universale, apo autoritetit hyjnor, kontrabandojnė interesa banale partikulare nacionale. Ēdo njeri dhe ēdo komb ka njė sėrė identitetesh: kombėtare, fetare, rajonale, fisnore, etj. Problemi shfaqet kur duhet tė pėrcaktohet identiteti dominant qė ka pėrparėsi ndaj subidentiteve tė tjera. Rilindėsit tanė i dhėnė pėrparėsi identitetit kombėtar qė krijoi kohezion tė brendshėm dhe arriti qė mbi kėto premisa ta formojė shtetin kombėtar shqiptar. Kjo formulė, ky pėrcaktim ndėrtoi unitetin kombėtar, duke i eliminuar tė gjitha pėrēarjet mbi baza fetare, krahinore dhe dialektore gjuhėsore. Po tė kishin zgjedhur ata formula tė tjera, ne nuk do tė ishim ata ēka jemi sot.

Pyetje: Njė tjetėr tezė ka tė bėjė me termat qė po pėrdoren kohėt e fundit, e qė flasin pėr identitet shqiptar dhe identitet kosovar. Nė kėtė logjikė, identiteti ynė ėshtė njė, apo do tė kemi ndoshta nė tė ardhmen edhe njė identitet shqiptar tė Maqedonisė, njė tjetėr tė Malit tė Zi e kėshtu me radhė?

XHAFERI: Kėto tendenca janė perverse jo vetėm pėr shkak tė motivit absurd, por edhe pėr shkak se me paturpėsi i ndryshojnė faktet historike, veprat, idealet, flijimet e gjeneratave tė mėparshme qė kishin qartėsi tė mprehtė pėr pėrkatėsinė e tyre shqiptare. Kush mund ta ndėrrojė shqiptarėsinė e rilindėsve shqiptarė nga Kosova apo shqiptarėsinė e Jasharajve dhe tė tjerėve qė vdiqėn pėr kėto ideale? Kėto koncepte vulgare utilitariste jo vetėm qė krijojnė situata absurde lidhur me tė kaluarėn dhe me tė tashmen tonė, por edhe me tė ardhmen e shqiptarėve qė do tė jetojnė jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Edhe kėta shembuj flasin pėr fenomenin e bartjes sė besnikėrisė prej vlerave kombėtare nė interesa tė tjera jokombėtare. Kėto teza, thėnė ndryshe, i pėrkasin formave tė ndryshme tė legjitimimit tė tradhtisė. Jam i vetėdijshėm se ėshtė fjalė e rėndė, por nuk arrij tė gjej formulime tė tjera qė e shprehin mė butė kėtė fenomen.

Pyetje: Nė kulisat kosovare ėshtė lakuar edhe ideja se Kosova mund tė jetė mė lehtė e pranuar ndėrkombėtarisht nėse ka identitetin e vet kosovar. A mos ju duket kjo e ngjashme me logjikėn serbosllave mbi respektin qė u duhet bėrė "albancave" e jo "shiptarive" apo e gjithė rrėmuja i ka rrėnjėt te gjuha?

XHAFERI: Kėto hamendėsime jo vetėm qė nuk janė serioze, por nė vete ngėrthejnė njė notė tė pėrbuzjes sė qenies shqiptare. Sikur ne jemi tė zgjebosur dhe tė padenjė pėr tė drejta si ēdo popull tjetėr pėr vetėvendosje, prandaj u dashka ta ndryshojmė pėrkatėsinė tonė "komprometuese" kombėtare. Problemi shqiptar nė Ballkan, konfrontimet tona me invadues tė jashtėm dhe fqinjėt tanė, buron nga pėrcaktimi ynė qė ta ruajnė identitetin dhe interesin tonė kombėtar shqiptar. Tė heqėsh dorė nga ky pėrcaktim, do tė thotė tė anulosh njė tė kaluar plot krajata, lavdi dhe pėrpjekje titanike pėr mbi-jetesė. Sipas kėsaj logjike voluntariste, utilitariste, mund tė shpiken edhe variante mė efikase, si bie fjala ndėrrimi total i identitetit kombėtar qė si opsion asimilues ka dėshtuar gjatė historisė.
Ndonėse do tė kishim mė shumė interes, ne, megjithatė, nuk u bėmė latinė, bizantinė, turq e sllavė. Kė to teza burojnė nga kokat e njerėzve qė gjithēka kundrojnė nga kėndi politik dhe interesi i tyre personal a grupor. Pėrqindja e tyre qė kontestojnė pėrcaktimet qė e bashkojnė kombin ėshtė e papėrfillshme. Kėta pėrfaqėsues tė artificializimit tė identitetit kombėtar i pushtojnė ato hapėsira tė urryera qė dikur kanė pasur nėn kontroll renegatė proveniencash tė ndryshme.

Pyetje: Jo vetėm Kadare, por edhe njė pjesė e elitės sė Tiranės, nėse mund tė shprehemi kėshtu, nuk ndihen mirė kur tė tjerėt e pėrcaktojnė Shqipėrinė nė rastin mė tė keq si njė vend islamik e nė rastin mė tė mirė si njė vend me shumicėn e popullsisė myslimane. Pėr kėtė e keni pasur fjalėn kur jeni shprehur se "tashmė Shqipėria ėshtė e pushtuar nga diktatura e moderacionit"?

XHAFERI: Shqipėria vetveten e ka pėrkufizuar si shtet demokratik dhe shekullar. Ky shtet dhe populli i tij, pa dallime etnike dhe fetare, ka pėrcaktim ngulmues qė tė jetė anėtare e plotė e Unionit Evropian dhe e sistemeve globale tė sigurisė, siē ėshtė NATO-ja. Formulimet e tjera janė pikanteri gazetareske pa ndonjė mbėshtetje nė realitetin shqiptar dhe nė pėrcaktimet strategjike tė shtetit dhe kombit shqiptar.

Pyetje: Njė element tjetėr i debatit ishte edhe trajtimi qė po i bėhet figurės sė Nėnė Terezės. Kadare mundohet ta ndriēojė enkas pėr shkak se ajo ishte e krishterė por Qosja nuk ėshtė dakord pėr kėtė. Si e gjykoni ju, ē‘vend meriton tė zė simboli i Nėnė Terezės nė memorien dhe pėrditshmėrinė e kombit shqiptar?

XHAFERI: Edhe nė kėtė rast kemi tė bėjmė me mosnjohje tė realiteteve. Sistemi krishter katolik nuk ėshtė i ngjashėm me sistemin islam apo ortodoks. Sistemi katolik e ka zhvilluar tej mase institucionin e bamirėsisė pėrmes formimit tė misioneve, tė rendeve tė ndryshme tė murgeshave. Nė njėrėn nga kėto rende, institucione katolike tė bamirėsisė, njė shqiptare me prejardhje nga Kosova, e lindur nė Shkup, Gonxhe Bojaxhiu dha kontribut madhėshtor bamirės, fitoi ēmimin Nobel dhe u shpall shenjtore. Nga ana tjetėr, vepra, personaliteti i saj, nė momentet mė tė rėnda dhe vendimtare historike, na shėrbeu si digė e pakapėrcyeshme ndaj etiketimeve tė ndryshme tė armiqve tanė qė synonin t‘i rrėnonin pretendimet, pėrpjekjet tona pėr ēlirim.
Nė ato kohė tė vėshtira tė kombit, ne kishim nevojė pėr tė dhe jo ajo pėr ne. Madje, instrumentalizimi politik i figurės sė saj nga ana jonė ishte shpeshherė vulgar. Ajo, e shquara e botės, nuk kishte, nuk ka dhe nuk do tė ketė nevojė pėr shquarjen tonė provinciale, pėr pėrmendoret tona, por ne kemi nevojė pėr tė. Kėto janė fakte qė duhet tė pranohen nga tė gjithė shqiptarėt. Nėse nesėr njė shqiptare e devotshme myslimane arrin tė japė kontribut tė ngjashėm universal, natyrisht se do tė adhurohet nga tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare. Ėshtė e pakuptimtė qė nė Shqipėri tė respektohen pėrqindjet abstrakte nė dėm tė vlerave. Duhet ta pranojmė logjikėn e ngritjes sė pėrmendoreve pėr vlera tė njėmendta njerėzore dhe kombėtare.

Pyetje: Ky debat i filluar dhe qė po vazhdon nė mediat tona, duhet tė mbetet vetėm kėtu, apo pėr kėtė duhet tė angazhohen edhe qarqet akademike, universitare, e deri ndoshta tek elitat ekonomike e politike?

XHAFERI: Derisa nuk do tė bėhet dallimi mes vlerave hyjnore dhe vlerave religjioze ky debat heshtur apo hapur do tė vazhdojė tė na shqetėsojė. E vetmja mėnyrė racionale e reagimit ndaj dilemave tė kėtilla ėshtė ulja e intensitetit mediatik dhe e parandalimit tė polarizimit fetar. Nė kėtė debat sėrish ka ndodhur njė mrekulli qė gjatė tėrė procesit historik i shoqėron shqiptarėt. Debati ėshtė hapur, thėnė kushtimisht, nė mes tė pjesėtarėve tė tė njėjtit besim, kėshtu qė, shpresoj se polarizimet e kuptueshme nuk do tė marrin pėrmasa tė pakontrollueshme. Kėto debate gjithmonė janė shkaktuar nga tendencat qė tė vendoset relacioni i barasvlefshmėrisė nė mes tė religjionit dhe Zotit. Sipas definicionit, Zoti ėshtė njė, ndėrkaq religjione ka shumė. Tė gjitha skizmat qė janė shfaqur te tė gjitha besimet kanė tė njėjtin burim: kontestimin e identifikimit tė vlerave religjioze me ato hyjnore si dhe mospajtimet lidhur me pėrkufizimin e instancės qė do tė japė interpretimin pėrfundimtar tė domethėnies sė dogmave fetare. Protestantizmi dhe variantet e tij tė shumta u shfaqėn nga refuzimi i vendosjes sė institucionit ndėrmjetėsues (administratės fetare) nė mes tė Zotit dhe njeriut. Filloi me kontestimin e idesė sė indulgjencės dhe pėrfundoi me afirmimin e idesė se nė mes tė njeriut dhe Zotit nuk duhet medoemos tė ketė ndėrmjetėsues institucional fetar. Edhe nė fenė islame shfaqen rregullisht tendenca tė kėtilla qė e kundėrshtojnė fenomenin e shirkut, krijimit tė pandanit njerėzor ndaj Zotit. Vehabizmi nė esencė e afirmon kėtė ide. Dallimet nė mes tė shiizmit dhe sunizmit kanė tė bėjnė me dilemėn lidhur me instancėn pėrfundimtare tė interpretimit tė dogmės fetare.
Pra, hyjnorja ėshtė absolute, njerėzorja ėshtė relative nė tė gjitha atributet e saja, si nė planin intelektual ashtu edhe moral dhe religjioz. Librat e shenjtė nuk lexohen njėsoj nga tė gjithė njerėzit. Kjo buron nga fakti se njeriu nuk ėshtė krijesė e pėrsosur, por shpeshherė nga interesa tė ndryshme vetjake i keqpėrdor idealet fetare dhe njerėzore.

Kur do tė kuptohet mirė se tė gjithė jemi krijesa tė Zotit dhe se ai, si krijues i tė gjitha gjallesave, i do dhe i mbron natyrisht tė gjithė njėsoj, do tė shuhet zjarri i armiqėsive fetare. Hėpėrhė, theksimi i tepėrt i veēorive fetare, vendosja e raporteve antagoniste nė mes tyre, tė folurit dhe tė vepruarit nė emėr tė Zotit kundėr krijesave tė tija, ėshtė njė histeri qė s‘ka tė bėjė me misionin e besimit nė shoqėrinė njerėzore.

Pyetje: Nė rastin konkret, a ėshtė abuzuar mė shumė se sa duhet me zėrin e autoritetit intelektual, duke qenė tė vetėdijshėm se ai vazhdon tė jetė mė me vlerė tek opinioni shqiptar?

XHAFERI: Nuk mendoj se kemi tė bėjmė me abuzim, por me mungesėn e vetėdijes pėr potencialet mobilizuese tė shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė dhe akademikut Qosja. Pa marrė parasysh argumentet e tyre, ata si simbole adhurimi, mund tė krijojnė polarizime tė panevojshme nė shoqėri. Jam i bindur se gjithė ky debat do tė pėrfundojė me konstatimin e pėrbashkėt tė tė gjithėve se filozofia politike e rilindėsve tone nuk ka alternativė.

“PĖR IDENTITETET - Kush mund ta ndėrrojė shqiptarėsinė e rilindėsve shqiptarė nga Kosova apo shqiptarėsinė e Jasharajve dhe tė tjerėve qė vdiqėn pėr kėto ideale? Kėto koncepte vulgare utilitariste jo vetėm qė krijojnė situata absurde lidhur me tė kaluarėn dhe me tė tashmen tonė, por edhe me tė ardhmen e shqiptarėve qė do tė jetojnė jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Edhe kėta shembuj flasin pėr fenomenin e bartjes sė besnikėrisė prej vlerave kombėtare nė interesa tė tjera jokombėtare. Kėto teza, thėnė ndryshe, i pėrkasin formave tė ndryshme tė legjitimimit tė tradhtisė. Jam i vetėdijshėm se ėshtė fjalė e rėndė, por nuk arrij tė gjej formulime tė tjera qė e shprehin mė butė kėtė fenomen.” A. XHAFERI

Intervistoi:Agim Popoci (Gazeta Shqip)

zoguizi
21.05.2006, 22:52:00
Nocione magjepsėse

Nocioni modernja ėshtė nocion historiko-letrar, me tė cilin mbulohet njė drejtim, njė rrymė a njė periudhė letrare e kjo domethėnė ėshtė nocion me tė cilin mbulohet njė formacion stilistik letrar qė ka njė shtrirje me fillim dhe me pėrfundim tė pėrafėrmė.

Nga Rexhep Qosja


Nocionet modernja, modernizmi, moderniteti, avangarda dhe avagardizmi janė sot nocione gjithnjė e mė shpesh tė pėrdorura nė shkrimet tona kritike e historiko-letrare dhe nė diskutimet pėr letėrsinė. Nė shkrimet kritike para Luftės sė Dytė Botėrore tė pėrdorura fare rrallė, kurse nė shkrimet kritike dhe historiko-letrare pas kėsaj Lufte nė Shqipėri tė ndaluara e nė Kosovė kur tė ndaluara e kur tė moskuptuara plotėsisht, ato, tani, janė bėrė mocione magjepsėse, tė cilat pėrdoren shpesh ku e kanė dhe shpesh ku nuk e kanė vendin, ku duhet tė pėrdoren dhe ku nuk mund tė pėrdoren. Nė tė vėrtetė, nė kritikėn dhe, nė pėrgjithėsi, nė shkencėn tonė letrare po trajtohet sot ēėshtja e raportit mes realizmit dhe modernizmit, domethėnė e traditės dhe e tė resė, qė nė letėrsinė dhe nė kritikėn letrare tė popujve tė tjerė evropianė apo, madje, edhe ballkanikė ėshtė trajtuar nė fillim tė shekulit 20 – nė arstin e parė dhe pas luftės sė Dytė Botėrore – nė rastin e dytė. Po trajtohet kjo ēėshtje nė kritikėn tonė sot edhe pėr arsye se nocioneve tė sipėrthėna modernizėm dhe avangardė te ne po u jipet domethėnie vlerėsuese. Kur njė vepėr letrare, kur njė dukuri letrare, kur njė prirje mė e rrudhur a mė e zhvilluar letrare quhen moderne, kjo pėr ne domethėnė se ajo vepėr, ajo dukuri, ajo prirje letrare janė me vlerė tė veēantė artistike. Ose: kur njė shkrimtar – njė poet, njė prozator, njė dramaturg mund tė quhen modernė kjo domethėnė se ai ngrihet mbi krijues tė tjerė, bėhet shembull i krijimtarisė sė re, vetvetiu tė vlefshme. Nė kėtė mėnyrė, me nocionet modern, moderne a avangardė, avangarde bėhet pėrpjekje tė ushtrohet ndikim i caktuar, nė radhė tė parė, vlerėsues nė vetėdijen dhe nė interesimet e lexuesve. Pse jo? Si veprave, dukurive, prirjeve letrare ashtu edhe krijuesve tė tyre me ato nocione iu pėrcaktohet njė kuptim pėrfaqėsues!

Vėshtirėsitė

Po, pėrdorimi vlerėsues i nocioneve modern, moderne, modernja, modernizmi, avangarda dhe avangardizmi nuk ėshtė i vetmi problem, nė tė vėrtetė, e vetmja vėshtirėsi e shfaqur gjatė pėrdorimit tė tyre, sė paku, nė kritikėn dhe nė historinė tonė letrare. Janė edhe disa probleme a vėshtirėsi tė tjera, qė janė shtruar prej studiuesve tė ndryshėm tė modernizmit dhe tė avangardizmit nė shkencėn letrare evropiane. S’ka se si tė mos shtrohen mė nė fund edhe nė shkencėn tonė letrare. Ato janė: 1. cila ėshtė domethėnia pėrcaktuese e nocioneve moderniteti, modernja, modernizmi, avangarda dhe avangardizmi; 2. me ēka dallojnė dhe me ēka pajtohen modernizmi dhe avangardizmi; 3. cilat dukuri letrare mund tė mbulohen plotėsisht, cilat pjesėrisht e cilat nuk mund tė mbulohen fare me kėto nocione; 4. cili ėshtė raporti i modernizmit dhe avangardizmit me vlerėn; 5. cilat janė kategoritė me tė cilat mund tė pėrshkruhet letėrsia moderne dhe 6. ē’shtrirje ka modernizmi nė letėrsinė shqipe? Tė shohim sė pari si shpjegohen kėto nocione nė fjalorėt e termave letrarė dhe nė veprat e studiuesve tė njohur tė modernizmit e tė avangardizmit.

Domethėnia e tyre

Nocioni modernja ėshtė nocion historiko-letrar, me tė cilin mbulohet njė drejtim, njė rrymė a njė periudhė letrare e kjo domethėnė ėshtė nocion me tė cilin mbulohet njė formacion stilistik letrar qė ka njė shtrirje me fillim dhe me pėrfundim tė pėrafėrmė. Nė historinė e letėrsisė sė Evropės Perėndimore flitet pėr modernen qė fillon nė dhjetėvjetshin e fundit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe vazhdon pėrafėrsisht deri nė dhjetėvjetshin e katėrtė tė shekullit njėzet. Disa autorė, ndėrkaq, thonė se prirje moderne nė letėrsitė e mėdha evropiane shtrihen edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nocioni modernizėm mund tė pėrdoret me kuptimin e nocionit modernja dhe nė kėtė rast edhe ky e mbulon njė formacion stilistik letrar historikisht tė pėrcaktuar. Nocioni modernizėm, ndėrkaq, pėrdoret edhe pėr tė mbuluar vetė procesin krijues, qėllimi i tė cilit ėshtė krijimi i sė resė, nė kėtė mes letrare artistike, qė doemos do tė ndryshojė prej tė vjetrės, si thonė disa, apo “pajtimi i fenomeneve me prirjet e kohės dhe me kėrkesat e modės”, si thonė disa tė tjerė. Nė qoftė se modernja ėshtė formacioni stilistik historik dhe nė qoftė se modernizmi ėshtė fenomeni i krijimit tė tė resė qė ndryshon prej tė vjetrės nė tė vėrtetė pajtimi i disa fenomeneve me prirjet e kohės, moderniteti ėshtė vetė fenomeni i tė resė. E thėnė pak mė ndryshe: nė qoftė se modernja e nėnkupton tė dhėnėn, tė berėn, tė krijuarėn, kurse modernizmi pajtimin e saj me prirjet e kohės moderniteti, si e thonė studiuesit e tij, e nėnkupton ndjeshmėrinė, shijen dhe konceptin e njė epoke, karshi epokės a epokave tė pėrparshme. Moderniteti dallon prej modernes dhe prej modernizmit siē dallon –thuhet- nocioni prej fenomenit, ose siē dallon refleksioni prej tė dhėnės. Moderniteti dallon prej modernes dhe prej modernizmit sepse nuk ėshtė as nė kohė, as nė hapėsirė i kufizuar: ėshtė shija dhe ndjeshmėria dhe ideja qė i bėn tė reja tė dhėnat, krijimet qė do tė quhen moderne.

Novatorizmi

Nocionet avangardė dhe avangardizėm nėnkuptojnė dukuritė, herėt mė tė shpeshta veprat dhe veprimtaritė, qė u prijnė me veēoritė e tyre veprave dhe veprimeve tė njė kohe. Ato, thuhet, pashmangshėm e nėnkuptojnė jokonformizmin, ndryshimin, pėrparimin, novatorizmin, mohimin e strukturave ekzistuese letrare. Ajo qė quhet avangarde vetvetiu quhet revolucionare nė krahasim me ekzistuesen. Mohimi pėr hir tė krijimit ėshtė e veēanta e avangardizmit. Historianėt e avangardės kanė konstatuar se nė fushėn e krijimtarisė letrare, dhe artistike nė pėrgjithėsi, nocioni avangardizėm ka ardhur prej fushės politike dhe ushtarake. E thotė kėtė edhe vetė nocioni: avangardė qė, nė pėrkthimin e fjalėpėrfjalshėm, do tė thotė pararojė. Nė vitin 1794 nė Francė ėshtė quajtur Avangardė njė revistė ushtarake me orientim politik jakobin. Mė vonė lėvizjet politike nė Evropėn e gjysmės sė dytė tė shekullit tė XIX janė vetėquajtur avangarde. Nė botimin rusisht tė Manifestit tė Partisė Komuniste, Marksi e quan avangardė lėvizjen komuniste nė Rusi, kurse Lenini nė artikullin Ēka tė bėjmė, nė vitin 1902, avangardė e quan lėvizjen komuniste nė pėrgjithėsi. Pėr tė qenė keqpėrdorimi i nocionit avangardė i plotė, edhe anarhisti Kropotkin e quan Avangarda revistėn e tij qė do tė botojė nė Zvicėr mė 1878. Tė ardhura nė krijimtarinė letrare dhe nė krijimtarinė artistike nė pėrgjithėsi prej politikės, nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse avangardat artistike herėt mė tė shpeshta ishin politikisht tė ngjyrosura apo, madje, politikisht pėr sė tepėrmi tė angazhuara. Prijės apo pjesėtarė tė tyre nė rastet mė tė shpeshta ishin komunistė apo fashistė!

Modernizmi dhe avangarda

Numri mė i madh i studiuesve tė tyre bashkėkohorė pajtohen se modernizmi dhe avangarda, megjithėse deri vonė tė trajtuara si sinonime, nuk janė nocione me tė cilat mund tė pėrshkruhen tė njėjtat dukuri apo tė njėjtat struktura tė pėrgjithshme letrare artistike. Modernizmi dhe avangarda mė sė shpeshti kanė pėrmbajtje tė ndryshme dhe domethėnie tė ndryshme. Pse mund tė thuhet kėshtu? Mund tė thuhet kėshtu, na pėrgjigjen kėta studiues nė radhė tė parė, pėr shkak se avangarda ka tė bėjė me tė jashtmen, kurse modernizmi me tė brendshmen e veprės a tė dukurisė letrare-artistike. Ndryshe prej nocionit modernizėm, me tė cilin shėnohet ajo qė ka tė bėjė me vetė veprėn a dukurinė, qė ėshtė nė tė, qė ėshtė cilėsia dhe kuptimi i saj, avangarda ka tė bėjė me diēka qė nuk ėshtė pėrbėrės i brendshėm i letėrsisė. Pėrmbajtja e nocionit avangardė, thonė kėshtu studiuesit e tij bashkėkohorė, vjen prej diēkaje qė ėshtė jashtėletrare, jashtartistike, prej diēkaje, qė ėshtė dytėsore pėr letėrsinė: vjen prej politikės, prej ideologjisė letrare – vjen prej programeve, manifesteve, ideve, lidhjeve grupore, paraqitjeve tė grupeve para opinionit e paraqitjet e kėtilla, manifestet, programet, idetė, lidhjet grupore mė parė se me kuptimin dhe me vlerėn e letėrsisė, kanė tė bėjnė me ato qė nuk janė specifika e saj, qė nuk janė e brendshmja e saj. Nė qoftė se avangardizmin e karakterizojnė veprimet dhe veprimtaritė jashtėletrare, shoqėrore, politike e ideologjike, nė qoftė se avangardizmin e karakterizojnė organizimi nė grupe dhe paraqitja publike nė radhė tė parė me programe e manifeste, modernistėt mė tė shquar kurrė nuk ishin avangardistė, kurse, siē dihet, disa prej tyre ishin mė pak a mė shumė mosdurues ndaj jetės dhe veprimtarisė nė grupe avangarde. Jeta dhe krijimtaria e shumė autorėve, vėrtet, modernė dėshmon pėr bindjen se “mendimi i tyre mbi thelbin e veprės sė vet letrare dhe tė letėrsisė nė pėrgjithėsi, si nga pikėpamja ontologjike-metafizike, ashtu edhe nga pikėpamja shoqėrore-historike dhe, madje, letrare estetike mė shumė e kundėrshton se ē’i afrohet ideologjisė avangarde”. Dhe mė tej: ato janė dukuri jo vetėm tė ndryshme por edhe dihotomike. Prej kėndej mund tė dalė formulimi: ē’ėshtė avangarde nuk ėshtė doemos moderne dhe ē’ėshtė moderne nuk ėshtė doemos avangarde. Nuk duket, prandaj, shumė befasues pohimi i kėtyre historianėve tė avangardės se programet, manifestet, shpalljet, projektet, planet konceptuale dhe pėrzierjet intermediale, si lloje gjysmėletrare a letrare, janė i vetmi lloj “letrar”, qė mund tė krijojė avangarda, kurse llojet e tjera tradicionale, llojet, format dhe gjinitė tradicionale, ajo vetvetiu i mohon a duhet t’i mohojė.

Modernizmi dhe vlera

Kur flitet pėr modernen, modernizmin dhe modernitetin pashmangshėm shfaqet e nevojshme tė shtrohet pyetja: a ėshtė ajo qė ėshtė e re, e ndryshme prej tė pėrpashmėve, ajo qė quhet moderne, vetvetiu edhe e vlefshme? Pėrgjigja nė kėtė pyetje nuk ėshtė aspak e lehtė. Cilėsitė e shumė veprave tė quajtura moderne, a avangarde, e bėjnė shumė tė pėrbėrė pėrgjigjen e mundshme nė kėtė pyetje. Njė varg veprash qė konsiderohen moderne, qė merren si shembull i modernizmit nė krijimtarinė letrare, kanė vlerė tė madhė artistike. Ka vepra qė konsiderohen moderne, nė shumė pikėpamje moderne, por s’kanė fare vlerė artistike. Ka vepra letrare qė quhen moderne, por qė kanė vlerė dukshėm mė tė paktė artistike se vepra tė tjera tė tė njėjtės gjini, tė njėjtit zhanėr apo lloj, qė nuk mund tė quhen moderne nė kuptimin e tė parave. Kėshtu, pėr shembull, shumė pėrmbledhje tė poetėve modernė tashmė janė vetėm e dhėnė historike sepse nuk kanė pasur fare vlerė artistike as kur janė botuar pėr herė tė parė. Tregime, novela, drama a romane, tė quajtura avangarde e moderne nė kohėn kur janė botuar, janė harruar shpejtė sepse nuk kanė pasur vlerė artistike. Ose: shumė vjersha tė avangardistėve a modernistėve tė shekullit njėzet as pėrafėrsisht nuk mund tė krahasohen pėr nga vlera artistike me vjershat e romantikut tė madh, Viktor Hygo, e lėre mė me vjershat e paralajmėruesit tė modernizmit, Sharl Bodlerit.

ABC nr.4-Rexhep Qosja
26.09.2005

-----------------------

Nocione magjepsėse

Nė romanin modern zbatohen teknika tė reja, bėhen ndryshime nė mėnyrat e pėrdorimit tė kohės, shkėmbehen perspektiva tė ndryshme tė rrėfimit, kryesisht fragmentarizohet ose mėnjanohet fabula, sendėrtohet ndikimi i teknikės sė filmit dhe i psikanalizės, futen monologu i brendshėm i drejtpėrdrejtė...
Nga Rexhep Qosja

(Vijon nga numri i kaluar)

...Shumė pėrmbledhje tė poetėve modernė tashmė janė vetėm e dhėnė historike sepse nuk kanė pasur fare vlerė artistike as kur janė botuar pėr herė tė parė. Tregime, novela, drama a romane, tė quajtura avangarde e moderne nė kohėn kur janė botuar, janė harruar shpejtė sepse nuk kanė pasur vlerė artistike. Ose: shumė vjersha tė avangardistėve a modernistėve tė shekullit njėzet as pėrafėrsisht nuk mund tė krahasohen pėr nga vlera artistike me vjershat e romantikut tė madh, Viktor Hygo, e lėre mė me vjershat e paralajmėruesit tė modernizmit, Sharl Bodlerit. Ose: romani i njohur i autores angleze, Doroti Riēardson, Pelegrinazhi, nė tė cilin pėr herė tė parė pėrdoret monologu i drejtėpėrdrejtė i brendshėm, nuk mund tė krahasohet as pėrafėrsisht pėr nga vlera artistike me romanet qė nuk janė quajtur moderne tė Ernest Hemingueit, Pėr kė bien kambanėt apo Lamtumirė armė. Ai, mė nė fund, sot ėshtė roman plotėsisht i harruar. Romani modern i autorit tė njohur amerikan, Dos Pasos, Manhatan transfer pėr nga vlera artistike nuk e arrin romanin e autorit tė lavdishėm amerikan, Fransis Skot Ficxherald, Getsbi i madh. Romanet moderne tė tregimtarit dhe dramaturgut austriak Artur Shnicler, Leitnanti Gustl dhe zonja Elza nė asnjė rast nuk mund tė krahasohen me romanet monumentale “jomoderne” tė Tomas Manit, Budenbrokėt dhe Bregu magjik, qė janė shembuj tė romanit realist kritik. Romanet moderne tė Alen Rob Grijesė, Sytė qė ēdo gjė shohin dhe Gomat nuk mund tė krahasohen pėr nga vlera artistike me romanet e Alber Kamysė, I huaji dhe Murtaja, kurse romanet e autores moderne Natali Sarrot, Planetariumi dhe Frytet e arta nuk mund tė krahasohen pėr nga vlera artistike me romanin pothuaj klasik tė shkrimtares sė lavdishme Margaret Jursenar, Kujtimet e Adrianit. Kėto qė u thanė pėr veprat letrare mund tė thuhen edhe pėr kritikėn. Shkrimet kritike dhe historiko-letrare tė kritikut tė madh italian, Franēesko de Sanktis, pėr shembull, janė tė reja, moderne, edhe sot mė tepėr se 120 vjet pas vdekjes sė tij, kurse janė tė harruara shkrimet e njė vargu kritikėsh tė mėvonshėm, tė cilėt njė kohė tė shkurtėr janė quajtur avangardistė apo modernistė.

Vlefshmėria e veprės

Njė vepėr kritike, si edhe njė dramė a roman, ėshtė moderne nė qoftė se mund tė quhet e vlefshme, qė qoftė se sjell rezultate tė reja nė interpretimin, shpjegimin dhe vlerėsimin e veprės a tė dukurisė letrare.As vepra letrare, as vepra kritike nuk do tė jenė moderne nė qoftė se nuk pėrmbajnė nė vete atė energjinė krijuese dhe atė pasurinė artistike – nė rastin e parė, kurse atė fuqinė interpretuese e shpjeguese shkencore – nė rastin e dytė, qė ėshtė fryt i dhuntisė ktijuese, qė pashmangshėm sjell tė renė, nė tė vėrtetė tė papėrsėritshmen. Vetėm tema e re, vetėm teknika e re, nuk e bėjnė tė vlefshme veprėn letrare nė qoftė se i mungon pasuria e brendshme artistike, nė qoftė se pėrmbajtja dhe teknika e trajtimit tė saj nuk janė bėrė njė e re, e papėrsėritshme. Ē’ėshtė e vėrteta, veprat e tilla, tė reja pėr nga tema dhe teknika krijuese, por me vlerė tė paktė artistike, nuk mund tė quhen tė parėndėsishme nė pikėpamje historiko-letrare: ato e pasurojnė mė pak a mė dukshėm pėrvojėn krijuese. Moderne, prandaj, nė krijimtarinė shpirtėrore ėshtė ajo qė, duke qenė e re, duke qenė e papėrsėritshme, ėshtė e vlefshme dhe ėshtė e vlefshme jo vetėm pėr njė kohė, por pėr tė gjitha kohėrat. Domethėnė: nė krijimtarinė shpirtėrore, moderne nuk mund tė jetė ajo qė s’ėshtė njėkohėsisht e vlefshme.

Kategoritė pėrshkruese tė modernizmit

Studiuesi i njohur i poezisė moderne, gjermani Hugo Fridrih, e fillon kėshtu librin e tij Struktura e lirikės moderne: “Lirika evropiane e shekullit 20 nuk mund tė studiohet lehtė. Ajo flet me njė gjuhė enigmatike dhe tė errėt. E, megjithatė, janė tepėr tė dukshme frytet e saj. Nuk ėshtė e mundshme tė dyshohet nė rėndėsinė e veprave tė poetėve gjermanė prej Rilkes sė vonshėm dhe Traklit e deri te Gotfrid Beni, tė poetėve francezė prej Apolinerit e deri te Sen-Xhon Persi, tė poetėve spanjollė prej Garsia Lorkės e deri te Guileni, tė poetėve italianė prej Pallaceskit e deri te Ungareti, tė poetėve anglosaksonė prej Jejtsit e deri te T.S. Elioti. Kjo dėshmon se fuqia shprehėse e lirikės pėr pozitėn shpirtėrore tė bashkėkohėsisė nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme se sa fuqia shprehėse e filozofisė, romanit, teatrit, pikturės dhe muzikės”. Dhe, pikėrisht pse ėshtė kėshtu e rėndė pėr trajtim, studiuesve tė sotėm, vazhdon ai, “iu shtrohet detyra pėr tė gjetur kategoritė me tė cilat mund tė pėrshkruhet kjo poezi. Nuk duhet tė shmangim faktin, qė e dėshmon kritika, se kėto kategori janė kryesisht negative. Ėshtė e nevojshme tė theksohet se kėto kategori negative nuk janė zhvlerėsuese por pėrshkruese”. Ja si duken disa nga mendimet e bazuara mbi kategoritė pėrshkruese pėr poezinė dhe, nė pėrgjithėsi, pėr letėrsinė moderne, tė formuluara nga autori i sipėrpėrmendur dhe studiues tė tjerė tė artit modern. Nė letėrsinė moderne, si e thotė Bodleri, janė bashkuar gjeniu krijues poetik dhe intelekti kritik. Letėrsia moderne ėshtė letėrsi e opozitės sė pėrgjithshme ndaj traditės dhe ndaj shoqėrisė bashkėkohore. Pėrbėrėsit njohės dhe etikė, qė karakterizojnė letėrsinė klasike, nuk e kanė as afėr shkėlqimin e dikurshėm pėr letėrsinė moderne. Nė letėrsinė moderne, kategoritė qėndrore estetike tė letėrsisė klasike – e bukura dhe e madhėrishmja, zėvendėsohen prej tė shėmtuarės, tragjikes dhe tragjikomikes. Letėrsinė moderne e karakterizojnė nė masė tė madhe shpėrbėrja morale dhe dehumanizimi, madje, edhe i dashurisė dhe i vdekjes. Nė letėrsinė moderne thonė studiues tė saj mbizotėrojnė: dhembja, kotėsia, pikėllimi, dėshpėrimi, vetmia, shprazėtia, absurdi, iluzioni, braktisja e individit nga kolektivi, kulti i vdekjes. Kėshtu, pėr shembull, nė krijimtarinė poetike tė Bodlerit, jetėn e zotėrojnė kotėsia, pakuptimėsia dhe dėshpėrimi; nė romanin e madh tė Marsel Prustit Duke kėrkuar kohėn e humbur zotėron lektisja pas iluzionit tė tė kaluarės; nė romanet e Xhejms Xhojsit njeriu ekziston i humbur mes ėndrrės dhe njėmendėsisė, prandaj edhe gjuha e tij bėhet gjithnjė e mė e paqartė; nė prozėn e Franc Kafkės njeriu i braktisur dhe i tėhuajur kurrė s’merr pėrgjigjen nė lutjet qė u bėn atyre tė cilėt mund tė vendosin pėr tė; nė romanet e Virxhinia Vulfit njeriu ėshtė i tretur mes kujtimeve tė dhembshme dhe tė tanishmes sė pakuptimtė; nė prozėn dhe nė eseistikėn e Albert Kamysė zotėron absurdi; nė krijimtarinė e romancierėve modernė bashkėkohorė, Alen Rob Grije, Natali Sarrot dhe Mishel Bytor njeriu ėshtė i pushtuar nga gjėsendet, qė nuk e lejojnė tė gjejė kuptimin e jetės; nė dramat e Beketit jeta shqet drejt boshėsisė, nė tė cilėn njeriu mbetet pėrfundimisht i heshtur. Dhe, kėshtu me radhė. Risitė mė tė mėdha bėhen nė romanin dhe nė poezinė lirike. Nė romanin modern zbatohen teknika tė reja, bėhen ndryshime nė mėnyrat e pėrdorimit tė kohės, shkėmbehen perspektiva tė ndryshme tė rrėfimit, kryesisht fragmentarizohet ose mėnjanohet fabula, sendėrtohet ndikimi i teknikės sė filmit dhe i psikanalizės, futen monologu i brendshėm i drejtpėrdrejtė, monologu i ndėrmjetėsuar dhe soliloku, ngjizen trajta tė tė tri gjinive letrare, synohet shumėkuptimėsia. Nė poezinė moderne, ndėrkaq, zotėrojnė – thotė Hugo Fridrih - ēorientimi, jokoherenca, fragmentarizmi, depoetizimi i poezisė, dislokimi, mėnyra astigmatike e shikimit, disonanca, dendėsimi ekstrem i gjuhės, errėsimi i shprehjes i bazuar nė pėrmbajtjen dhe nė mjetet stilistike, fjalėt qė e tregojnė vetėdijen pėr formėn: operim, laborator, algjebėr, fabrikim, titujt e vjershave qė nuk i pėrgjigjen pėrmbajtjes apo vjershat pa tituj; metafora qė synon ndarjen, qė braktis ngjashmėrinė mes sendeve dhe figurės bėhet figurė absolute, ndryshojnė funksionet e mbiemrit, parafjalėve, nyjeve, tė trajtave kohore dhe modale tė foljes; futen fjali tė varura pa fjali kryesore, fjalė pa artikull, fjalė qė i shpjegon vetėm rrėnja e fjalės sot pa farė kuptimi; synohet krijimi i gjuhės me vjershė e jo i vjershės me gjuhė. E tė tjera. Nė letėrsinė moderne na thonė studiues tė saj ngjet kėshtu koncentrim i veēantė i tė keqes; absolutizim i imagjinatės; pėrfshirje e strukturave tė shumėkuptimshme mitologjike dhe arkaike me shtrirje simbolike; pėrshtrirje e shumėkuptimėsisė; largim nga lexuesi. Dhe, kėshtu, letėrsia moderne, e cila i kthehet modernitetit tekniko-civilizues, na thonė studiues tė saj bėhet letėrsi e ideve, e pamjeve dhe e ndjeshmėrive tė reja, qė tė gjitha tė shprehura me teknikė krijuese kryesisht tė re, bėhet letėrsi me fuqi tė madhe shprehėse.

Modernizmi dhe letėrsia shqipe

Nė fund tė kėtij shtjellimi shtrohet pyetja: a mund tė pėrshkruajmė letėrsinė shqipe tė ndonjė periudhe a etape tė zhvillimit tė saj qoftė para, qoftė pas Luftės sė Dytė Botėrore me kategoritė e sipėrthėna negative? Pėrgjigjja, sipas mendimit tim, ėshtė: jo. Nė letėrsinė shqipe para gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, nė mėnyrė tė veēantė nė letėrsinė shqipe mes dy luftėrave botėrore, si edhe nė letėrsinė shqipe deri nė pėrmbysjen e komunizmit, mund tė gjendet ndonjė vepėr e veēantė a pėrbėrės kompozicionalė e gjuhėsorė pėr pėrshkrimin e tė cilėve mund tė pėrdoret ndonjėra a disa prej kėtyre kategorive. Por, prirja e pėrgjithshme e letėrsisė shqipe, nė tėrėsi, ėshtė e kundėrt me prirjen e pėrshkruar mė parė tė letėrsisė moderne. Pėr shkaqe historike, kombėtare dhe shoqėrore, si letėrsi e njė popullit qė nuk i ka zgjidhur ēėshtjet themelore ekzistenciale, e para, ēėshtjen kombėtare, e dyta, ēėshtjen sociale dhe, e treta, ēėshtjen demokratike, letėrsia shqipe ėshtė letėrsi vitaliste, nė bazėn e sė cilės qėndrojnė racionalizmi dhe pozitivizmi. Kulte tė krijuesve tė saj janė historia, tradita, ardhmėria, shėndeti e jo sėmundja. Ē’ėshtė e vėrteta , elemente tė modernizmit mund tė gjenden nė tė qė prej viteve tė parė tė shekullit njėzet dhe mund tė gjenden mė shumė nė disa vepra nė tė cilat s’po kėrkohen se nė disa nė tė cilat po kėrkohen: nė pėrmbledhjen e dytė Ėndrra e Lotė dhe tė tretė, Psallme murgu, tė Asdrenit, nė poezinė e Lasgush Poradecit, nė dy pėrmbledhjet e Dhimitėr Shuteriqit, Kėngėt e rinisė sė parė, e botuar mė 1935 dhe Kangė, e botuar nė vitin 1936, nė pėrmbledhjen e Etėhem Haxhiademit, Lyra e botuar mė 1939, nė poezinė e Petro Markos, tė Migjenit dhe tė Martin Camajt e Arshi Pipės nė fazėn e fundit tė krijimtarisė sė tyre poetike. Pėrpjekje pėr ndryshime, pėr krijim tė tė resė, domethėnė pėr risime moderne letrare artistike janė bėrė edhe nė letėrsinė e realizmit socialist nė Shqipėri dhe nė letėrsinė shqipe tė Kosovės, qė nuk ishte obligueshėm letėrsi e realizmit socialist. Nė Shqipėrinė shtetėrore, rreth viteve tė shtatėdhjeta, kėto pėrpjekje krijuese, meqenėse nuk guxohej tė quheshin moderne apo avangarde, quheshin novatorizėm. Ky, nė tė vėrtetė, ishte, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, sado nė Shqipėri mė theksueshėm se nė Kosovė, njė, ta quajmė ashtu, novatorizėm i konformizuar: nė teknikėn krijuese silleshin risi, por temat, idetė dhe ideologjia ishin ato qė nė asnjė rast nuk do tė kontestoheshin zyrtarisht. Ishte kjo njė letėrsi, para sė gjithash, njė poezi, mė pak a mė shumė e re me veēoritė gjuhėsore stilistike, me figurshmėrinė sado pak mė surealiste e me vargun e lirė, me trajtat nė poezi, nė roman e nė dramė, por anakronike me pėrmbajtjen dhe me idetė: letėrsi konformiste, qė vuante pambarimisht shumė nga konformizmi politik, ideologjik dhe nga i ashtuquajturi konformizėm atdhetar, sado nė Kosovė, ku realizmi socialist nuk ishte doktrinė zyrtare qė nga vitet e pesėdhjeta, kishte edhe pėrjashtime, ē’ėshtė e vėrteta jo aq tė shpeshta e tė theksuara, prej kėtij konformizmi. Ishte ky, nė thelb, njė anakronizėm letrar: “modernizėm” pa pakėnaqėsi, pa mospajtim, pa revoltė shoqėrore e morale, pa disidencė shpirtėrore. Ishte ky, nė thelb, njė “modernizėm” pa modernizėm, domethėnė njė pėrpjekje risimesh nė tė cilėn harrohej qėllimisht se modernizmi ėshtė i tėri apo nuk ėshtė, nė tė cilin harrohej kėshtu se pėrmbajtja dhe forma e trajtimit tė asaj, qė do tė jetė, vėrtet, artistike, janė tė pandara.

Po, ta pėrfundoj kėtė fjalė

Ē’ėshtė moderne e kjo, mė nė fund, domethėnė edhe ē’ėshtė artistikisht e vlefshme, nė letėrsinė shqipe nuk e tregojnė vetėm shkrimet kritike dhe historiko-letrare, nė tė cilat, mjerisht, pėr arsye jashtėletrare, jashtartistike, kryesisht, politike, krahinore e grupore shpallen moderne edhe vepra qė moderne nuk janė dhe modernė a avangardistė dhe autorė qė modernė a avangardistė nuk ishin kurrė. Nė krijimtarinė shpirtėrore, artistike, shkencore dhe filozofike, mė dukshėm se nė fushat e tjera tė jetės e tė punės sė njeriut, ēdo gjė, prandaj edhe e reja, e reja e vėrtetė dhe e reja vetėm sa e shpallur e re, i nėnshtrohen pasigurisė sė mbajtjes. Ēka ėshtė e re, ēka ėshtė moderne, ēka ėshtė e vlefshme e ēka jo, ēka do tė mbetet si vlerė e pėrhershme e ēka do tė harrohet, e tregon vlerėsuesja e pagabuar e gjthmonshme: KOHA. E ka treguar edhe deri tani dhe do ta tregojė edhe tani e tutje.

ABC nr. 5-Rexhep Qosja
03.10.2005

ABE-a
22.05.2006, 00:09:00
***

SOCIOLOGU LEKE SOKOLI:

NE 3 PYETJET E "TIRANA OBSERVER",LIDHUR ME POLEMIKEN "QOSJA - KADARE", PERGJIGJET SI ME POSHTE:

Pyetja:

1. Dy Big-ėt (gjigantet) e letrave shqipe kanė nisur njė debat kohėt e fundit pas botimit "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ne gazeten “shqip” Rexhep Qosja ka kundėrshtuar Ismail Kadarenė, duke thėnė qė s'ėshtė dakord me identifikimin e identitetit tė shqiptarėve nga Kadareja, si tė krishterė. Ēfarė mendimi keni ju pėr kėtė polemikė?

Pergjigjja:

1. Para se tė jap disa mendime pėr pėrmbajtjen e debatit midis dy big-ėve tė letrave shqipe, siē thoni ju, njėherėsh edhe dy akademikėve (edhe Kadare ėshtė akademik) do tė nėnvizoj faktin, se unė personalisht kam uruar qė njė debat i kėtij lloji tė ndodhte. Madje, nė njė artikull tė botuar nė kėtė gazetė, tė quajtur "Kaskada e opinioneve" (26 prill), kam shkruar se, "Nisi (vjet mė duket) njė debat midis I. Kadaresė dhe R. Qoses. Por pa nisur mirė filloi reagimi "Kadare dhe Qose tė ulin penat". Kėshtu shkruante botuesi i njėrit prej tyre. Ne humbėm njė shans pėr tė pasur njė debat nė nivele tė larta, ndoshta njė model debati". Tani kėtė debat e kemi. Pėrbėn apo nuk pėrbėn ai njė model, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, madje njė ēėshtje e diskutueshme. Por debati, qoftė edhe midis individėve qė nuk pajtohen, i shėrbejnė gjithsesi kultivimit tė opinioneve dhe progresit intelektual. Nga debate tė tilla, qė zhvillohen horizontalisht, kėtė herė pėr fat tė mirė nė nivelin mė tė lartė tė elitės intelektuale shqiptare, nuk mund tė mos rrjedhin ide dhe opinione emancipuese pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Problemi ėshtė qė ne "kėtej-poshtė" (domethėnė nė nivele tė ndryshme, mė tė ulėta tė shoqėrisė), tė mos vėshtrojmė si soditės pasivė atė qė ndodh midis tė mėdhenjve. Nuk ka kuptim tė themi as "ata i dinė mirė problemet qė diskutojnė" apo edhe tė rreshtohemi krah njėrit apo tjetrit, siē janė rreshtuar edhe disa nga intelektualėt tanė mė tė mirė, duke filluar me Dritėro Agollin. Mendoj se nė debate tė tilla nuk ka fitues tė pėrvetshėm. Fiton ose jo progresi intelektual. Kjo mė duket se ėshtė ēėshtja, ndaj s'ka vend pėr tifozllėk, rreshtime kėtej ose andej, ose pėr militantizėm akademik. Ēfarė mė pėlqeu mua nė kėtė debat, pėr shembull? Mua mė pėlqen vetė debati, si i tillė. Ndaj mė duket e rėndėsishme qė idetė e njė debati tė kėtij niveli tė shėrbejnė pėr tė rritur cilėsinė e debatit edhe nė shoqėrinė tonė, tė debatit si institucion. Tė vimė te pėrmbajtja e tij. Mė duket se duhet tė korrigjojmė diēka nė pyetjen qė bėni ju. Nuk ėshtė se Kadareja ka identifikuar krishtėrimin me identitetin tonė kombėtar dhe se kjo qenka kundėrshtuar nga R. Qosja. Pėr tė kuptuar objektin e kėtij debati mjafton tė lexojmė se si i kanė titulluar ata broshurat respektive, "Identiteti evropian i shqiptarėve" (Kadare) dhe "Realiteti i shpėrfillur" (Qosja). Kadare pohon, nė thelb, se pavarėsisht identiteteve tė veēanta (Qosja rendit mbi njėzet tė tilla, fq. 29), apo pavarėsisht pėrbėrėsve myslimanė tė identitetit tonė, identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė, si identitet i pėrgjithshėm, njė identitet evropian. Qosja mendon, pėrkundrazi, se ky cilėsim nuk pėrputhet me realitetin dhe e qorton Kadarenė pėr shpėrfillje tė realitetit, tė njė realiteti sipas tij krejt ndryshe. Ē'na mbetet tė bėjmė ne tė tjerėt? Tė pėrdorim gjuhėn moralizuese tė lavdėrimit e qortimit, apo tė oportunojmė? E mira ėshtė qė ne tė gjykojmė e tė argumentojmė. Gjithnjė subjektivisht, siē ėshtė e kuptueshme.

&amp;

Pyetja:

2. Si e gjykoni ju pozicionimin e Kadaresė, se identiteti i Shqipėrisė ėshtė lidhur me krishtėrimin, pra me Perėndimin dhe si e gjykoni ju qėndrimin e Qosjes, qė thotė se Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy kulturave, asaj tė krishterė dhe asaj islamike?

Pergjigjja:

2. Kadareja nuk e lidh identitetin tonė kombėtar vetėm me krishtėrimin. Ai thekson se identiteti ynė ėshtė evropian. Por as identiteti evropian nuk ėshtė i lidhur vetėm me krishtėrimin. Kėtė ēėshtje, tė cilėn R. Qose e thekson fort e me tė drejtė e ka zgjidhur vetė Evropa. Kadareja argumenton njė identitet tė qartė evropian tė shqiptarėve, pra jo njė identitet gjysmak "as-as" ose "edhe-edhe", nisur nga disa tė vėrteta qė lidhen me historinė e lashtėsinė e popullit tonė, me gjuhėn dhe kulturėn kombėtare, me pozicionin gjeografik joskajor tė Shqipėrisė, me racėn dhe ngjyrėn, me tė drejtėn tonė zakonore, me letėrsinė e hershme shqipe (apo shqip-latinisht), me alfabetin latin tė shqipes deri me pėrceptimin e shqiptarėve si evropianė, nė vitet '90 e kėtej. Ndėr to, ai thekson veēanėrisht traditėn kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar. Unė nė kėtė parashtrim dhe argumentim tė Kadaresė jo vetėm nuk shikoj ndonjė lajthitje, por pėrkundrazi, vėrej njė qartėsi mendimi e argumentimi, sitė e rrallėkujt. Por, po tė studiosh me njėfarė vėmendjeje atė qė ata kanė shkruar nė broshurat e tyre "tė kundėrta", mė duket se, pavarėsisht retorikės sė pėrdorur, sidomos nė ēėshtjen e trashėgimisė sonė tė lidhur me krishtėrimin, nuk duket se ka shumė mospėrputhje midis tyre. Madje vetė R. Qosja shprehet qartė dhe pa ekuivoke kur thotė: "Askund nė veprat e mia - nė monografitė, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitė e mia, askund nuk mund tė gjendet farė nervozizmi i papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar. Pėrkundrazi… " (fq 19). Nga ana tjetėr, jo vetėm R. Qosja, por edhe Kadare ka vėrejtur elementė orientalė tė identitetit tonė, jo vetėm nė tė kaluarėn e largėt, por deri nė tė sotmen, jo vetėm nė besime, por edhe nė qėndrime individėsh, grupesh, rrymash, siē janė haxhiqamilėt e djeshėm e tė sotėm etj., etj. Pra, mė duket se nė shumė ēėshtje debati zhvillohet pėr qėndrime qė nuk janė aq tė kundėrta. Pra, nė gjykimin tim, debati midis tyre duket shpesh i kėrkuar dhe i papėrligjur.

&amp;

Pyetja:

3. A mendoni se kjo polemikė e dėmton imazhin e shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare?

Pergjigjja:

3. Unė nuk mendoj se kjo polemikė dėmton imazhin e Kadaresė, madje as tė R. Qoses, imazhi i tė cilit ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm pėr ne. Mendoj se ky debat mund tė ēlirojė energji intelektuale. Mė duket se nė broshurat e kėtyre dy kolosėve tė kulturės sonė tė sotme ka plot ide qė meritojnė tė analizohen e tė pėrtypen nga ne tė gjithė, tė bėhen njėfarė nxitjeje pėr reflektim. Megjithatė, unė kam disa konstatime qė ndoshta meritojnė tė parashtrohen.
Pėr shembull, mė duket se nė kėtė debat ka njė pikėnisje tė diskutueshme. "Tė mendojmė ndershėm dhe vetėm ndershėm…" citon R. Qosja (s'ka rėndėsi se kė), ende pa e filluar vėshtrimin e tij kritik mbi pikėpamjet e I. Kadaresė. Kjo "pandershmėri intelektuale" e tjetrit (Kadaresė) mė duket e papėrligjur. Meqė jemi te ndershmėria (gjithnjė intelektuale), mua nuk mė duket e tillė as ndonjė pohim i tipit "Ismail Kadareja pėrpiqet tė lahet e tė shpėlahet nga e kaluara politike e ideologjike… (fq. 17). Gjuha "kush je ti qė flet" i jep fund debatit shkencor-akademik dhe intelektual. R. Qosja mė duket jo i saktė edhe nė parashtrimin e tij tė quajtur "Premisa tė gabuara", kur thotė (pavarėsisht nė gojėn e kujt): "Libri qė nuk e pėrmban kundėrlibrin ndoshta nuk ėshtė i nevojshėm". Kjo tendencė pėr tė shkruar "antilibrin total" mė duket jo e saktė, sikurse klasifikimi i lexuesve nė miq e kundėrshtarė tė autorit, nė pohues e mohues etj. Ai thotė mė tej se do t'i pėrgjigjem vetėm I. Kadaresė kundrejt tė gjithė reaguesve tė tjerė tė trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes, siē janė: 1. predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet i ri kombėtar nė Ballkan; 2. predikuesit e gjuhės sė dytė standarde pėr folėsit me identitet kosovar; 3. thirrėsit pėr kthimin e shqiptarėve nė myslimanė nė "fenė e tė parėve", si gjoja kusht pėr pranimin mė tė shpejtuar tė Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė Bashkimin Evropian! Ėshtė e drejta e R. Qoses qė tė zgjedhė se kujt do t'i pėrgjigjet e kujt jo. Por, nė gjykimin tim, tė tre kėto probleme do tė meritonin pėrgjigje mė parė dhe mė ashpėr se Kadareja dhe broshura e tij mbi identitetin evropian tė shqiptarėve. Mė duket, gjithashtu, se debati Kadare-Qosja ka nota tė theksuara antagonizmi, aq sa nuk merret vesh nėse ata debatojnė me njėri-tjetrin, si dy akademikė shqiptarė (nė fund tė fundit), apo le tė themi me kundėrshtarė tė tipit Vasa Ēubrilloviē. Mė duket, mė tej, se nė arsyetimet e protagonistėve tė kėtij debati ka shpesh tepėrime. Kėto nuk vėrehen vetėm nė etiketimet e panevojshme "hamletizėm", "lemeri", "tragjizėm", "komizėm" etj. (sidomos nga Kadareja), por edhe nė prirjen e tė dy palėve qė nga fakte "tė vogla" tė nxirren pėrfundime "tė mėdha", tė pajustifikuara apo tė kėrkuara. Qosja, pėr shembull, ėshtė ngritur kundėr shpėrdorimit tė fenomenit "Nėnė Tereza". Thėnė ndryshe kundėr pėrdorimit politik tė emrit, portretit dhe veprimtarisė sė saj. Kjo pėr shumėkėnd ėshtė njė kėrkesė e legjitimuar. Por kjo nuk do tė thotė ende se Qosja ėshtė ngritur me nervozizėm kundėr traditės kulturore tė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, siē konkludon nė mėnyrė jo tė legjitimuar Kadareja. Ose, nė krahun tjetėr, Kadare pėrmend racėn shqiptare dhe ngjyrėn e bardhė si njė midis shumė argumenteve tė identitetit evropian tė shqiptarėve. Por nga kjo, askush nuk ka tė drejtė tė konkludojė se Kadare ka pikėpamje raciste, siē bėn pa tė drejtė R. Qosja. Mua nuk mė duket realiste as pėrdorimi i termit "vetėdije e tejshquar fetare e shoqėrisė sė sotme shqiptare", siē pohon Qose. Pėr mė tepėr, mė duket e tepėrt dhe e pasaktė qė pėr tė argumentuar ndikimin e identitetit fetar nė identitetin e pėrgjithshėm tė kombit tonė tė kėrkosh ndihmė nga Hantingtoni dhe teoria e tij e pėrplasjes sė qytetėrimeve, a thua se pėrballė janė jo dy besime fetare shqiptare nė harmoni, madje edhe tė mpleksura, por tė themi katolikėt e Irlandės me myslimanėt e Irakut. Pėr tė mos u zgjatur, mendoj se nė mjaft raste duket prirja pėr tė kėrkuar te tjetri tė kundėrtėn e asaj qė mendon vetė. Nga sa shkruhet nė dy broshurat e publikuara mund tė konstatojmė jo vetėm dy akademikė, dy ideatorė, dy mendimtarė, dy gjigantė tė mendimit tė sotėm shqiptar, por edhe njė Kadare hera-herės tė padrejtė (jo nė raport me problemin, por me partnerin nė debat), sikurse njė R. Qose jo vetėm tė nxituar, por deri me njė mentalitet hakmarrės. Nė kėtė vėshtrim mė duket se ky debat sikur u mbyll. U thanė tė gjitha, edhe ato qė s'duheshin thėnė. Madje edhe ato qė nuk janė thėnė ende. Ato sikur janė nėnkuptuar. Mė saktė janė paragjykuar. Ne sėrish humbėm njė shans pėr tė pasur njė debat nė nivele tė larta, njė model debati. Nė qoftė kėshtu (uroj tė mos jetė), pėr kėtė mė vjen vėrtet keq.

(...)

Sheradin Berisha
ABE-a

zoguizi
22.05.2006, 01:22:00
Ismail Kadare letrarizoi “bashėndėrrėn” gjeopolitike tė Enver Hoxhės

Nga Kastriot MYFTARAJ


- Pėr njė njeri qė ka jetuar nė diktaturėn komuniste dhe qė nuk ka bėrė betimin e Sigurimit tė Shtetit se do t’i kuptojė gjėrat siē ia thotė operativi, kėtu nuk ka asnjė mister, sė pakut jo nė kėtė pikė.Pėr ne ka vetėm njė shpjegim, qė ėshtė racional duke u nisur nga mėnyra se si bėhen punėt nė regjimet totalitare: Romani ėshtė kaluar pėr botim me porosi nga lart, pra nga Komiteti Qendror i PPSH, nga vetė Enver Hoxha. Madje edhe vetė romani ėshtė shkruar me porosi nga lart. Pse? Sepse romani pėrmbante njė kumt tė koduar tė cilin regjimi komunist me anė tė Kadaresė ua jepte qendrave ndėrkombėtare, ose mė saktė, potencimin letrar tė njė kumti politik tė dhėnė nė kanale tė tjera. Pėr ta kuptuar kėtė duhet ditur se pėrdorimi i artit pėr tė dhėnė kumte tė koduara tė rėndėsishme politike dhe diplomatike, ose pėr tė potencuar kumte tė dhėna nė terma dhe kanale tė tjera, ėshtė njė gjė e njohur qė nė Antikitet. Shpesh tė pushtetshmit kanė ushtruar atė qė mund tė quhet si “diplomaci artistike”, duke pėrdorur artin si njė mėnyrė pėr tė pėrsjellė kumte tė koduara paralajmėruese, deri edhe nė politikėn e jashtme. Madje vetė Ismail Kadare, nė romanin e vet “Koncert nė fund tė dimrit”, na pėrshkruan versionin kinez tė kėtij fenomeni, kur nė njė shfaqjeje baleti nė teatrin e Pekinit, do tė jepej njė kumt i koduar politik nga pushteti: “Ja dhe tani flitej se nė mbarim tė skenės sė parė, diku nga mesi i skenės sė tretė, gjithashtu nė daljen e lejlekut tė verdhė pak pėrpara pushimit, si edhe nė lėvizjet e valltares sė dytė gjatė uverturės dhe sidomos nė ngjyrėn lila tė veshjes sė saj, kishte diēka tepėr tė rėndėsishme, qė lidhej (ule zėrin, ule edhe mė, afroma gojėn te veshi, ngjte krejt), qė lidhej ndoshta me vdekjen e afėrme tė Maos dhe me ēėshtjen e pasardhėsit tė tij. Tė zinte me tė vėrtetė tmerri ta dėgjoje. Veē kėsaj e gjithė kjo kishte mundėsi tė shtrihej mė larg, nė shkallė botėrore, nė gjėra qė lidheshin me terrorin nė pėrgjithėsi, me masakra tė mundshme nė zona tė ndryshme tė planetit, dhe kushedi ē’ mesazhe tė tjera qė s’ i rrok dot mendja, nė tė vėrtetė kob e jo koncert”. (Ismail Kadare: “Koncert nė fund tė dimrit”, “Naim Frashėri”, Tiranė 1988, f. 503-504.) Nė Greqinė e Vjetėr shpesh nėpėrmjet vargjeve tė tragjedive dhe komedive tė deklamuara nė amfiteatėr, jepeshin kumte tė koduara tė pushtetit ose tė rrymave tė caktuara politike. Nė Anglinė elizabetiane tė kohės sė Shekspirit kjo qe gjithashtu njė gjė rutinė dhe gjatė shekujve ėshtė zhvilluar njė teori e tėrė nė lidhje me kumtet e koduara politike qė pėrmbajnė dramat e Shekspirit. Vitet 1978-1981 kur u shkrua, u botua dhe u ribotua i zgjeruar “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave” qenė vitet kur po paralajmėroheshin ndryshimet politike qė do tė ndodhnin nė botėn komuniste rreth njė dekadė mė pas dhe qė ēuan nė pėrmbysjen e komunizmit. Zgjedhja Papė e kardinalit polonez Ėoytila qe veē tė tjerash njė diversion politik i Perėndimit nė drejtim tė Lindjes komuniste, me synim pėrmbysjen e komunizmit nė pushtet nė Lindje, duke pėrfshirė dhe Bashkimin Sovjetik. Nė Poloni po jepeshin shenjat e revoltės punėtore qė do tė kulmohej nė vitet 1980-1981. Jugosllavia, pas vdekjes imediate tė Tito-s pritej qė tė hynte nė kursin e shpėrbėrjes, gjė tė cilėn Perėndimi do ta eksperimentonte nė Kosovė, me revoltėn e vitit 1981. Nė kėtė situatė, Perėndimi po joshej qė ta shihte Shqipėrinė si hallkėn e dobėt tė zinxhirit tė komunizmit ndėrkombėtar, qė mund tė kėputej e para dhe qė mund tė luante njė rol aktiv nė shpėrbėrjen e Jugosllavisė, duke influencuar tek popullsia e madhe shqiptare atje. Aq mė tepėr qė tashmė Shqipėria komuniste qe braktisur nga Kina, ku pas vdekjes sė Mao Ce Dun, erdhi nė pushtet reformatori Ten Hsiao Pin, e pėrshpejtoi kursin e hapjes nga Perėndimi dhe tė reformave praktikisht kapitaliste nė ekonomi, rrugė nė tė cilėn Enver Hoxha nuk e ndoqi. Moska, qendra e komunizmit shqiptar, sigurisht qė i ndiqte me kujdes kėto zhvillime dhe e shihte lojėn qė Perėndimi kėrkonte tė bėnte nė Shqipėri, tė cilėn ajo e gjente tė rrezikshme pėr dy arsye. E para, pasi Shqipėria mund tė bėhej shembull pėr vendet satelite tė Moskės dhe e dyta se shpėrbėrja e Jugosllavisė, e inicuar nė Kosovė, do tė hapte njė proces qė do tė finalizohej me shpėrbėrjen e vetė Bashkimit Sovjetik. Nė kėtė situatė, regjimit komunist shqiptar i vinin dhe ftesat joshėse nga Perėndimi pėr tė hyrė nė njė kurs reformash tė ngjashėm me atė kinez, madje mė tė avancuar, si dhe pėr t’ u angazhuar pėr ngritjen nė revolta tė popullsisė shqiptare nė Jugosllavi. Por, Tiranėsi vinin edhe paralajmėrimet e Moskės, qendrės sė komunizmit, qė mos ta bėnte njė gjė tė tillė. Derisa ftesat e Perėndimit kishin tė bashkėngjitur “karrotėn” e ndihmave ekonomike, paralajmėrimet e Moskės kishin tė bashkėngjitur “shkopin” e rrezikut qė i vinte lidershipit komunist shqiptar nga ndryshimet e mundshme politike. Nė kėtė situatė, regjimi komunist shqiptar jepte kumte tė dyfishta. Perėndimit i thoshte se nė ēfardo skenari qė tė zbatohej, qoftė edhe nė rast ndryshimesh politike, interlokutori do tė qe lidershipi komunist, e thėnė simbolikisht, Komiteti Qendror, i cili kontrollonte vendin dhe qė pėr kėtė qe i gatshėm tė ndryshonte si kameleoni pėr hir tė pragmatizmit politik. Partia kėtu nuk pranohej qė tė cėnohej rėndė, e shumta mund tė pranohej qė asaj t’ i bėhej njė make-up, duke iu ndryshuar emri, siē edhe ndodhi nė tė vėrtetė dhjetė vite pas botimit tė kėtij romani tė Kadaresė, kur PPSH ideoi dhe instaloi pluralizmin e rremė politik katovician, duke ndėrruar dhe emrin, nė pajtim me tė, nė PS. Perėndimit gjithashtu i thoshte se ēėshtja e popullsisė shqiptare nė Jugosllavi duhej parė me kujdes pasi qe mjaft delikate dhe eksplozive. Lindjes (Moskės), por edhe Serbisė i thoshte se nuk do tė ndėrmerrte asnjė kurs reformash pa miratimin e Moskės dhe se nuk do tė nxiste popullsinė shqiptare nė Kosovė pėr revolta dhe nuk do ta bėnte atė ēėshtje nė forumet ndėrkombėtare. Nė mėnyrė qė Shqipėria e mbetur pa ndihmėn ekonomike kineze mos tė kolapsonte ekonomikisht, duke rėnė kėshtu nėn kontrollin e Perėndimit, Jugosllavia, nėn influencėn e serbėve, por edhe Greqia, qė kishte interes qė Shqipėria mos tė lidhej me Perėndimin qė nė atė kohė, pasi kėshtu ekonomia shqiptare do tė zhvillohej dhe Greqia nuk do tė mund ta vasalizonte ekonomikisht, i ofruan regjimit komunist shqiptar marrėdhėnie ekonomike qė i mundėsuan ekonomisė shqiptare qė tė shtynte kolapsin e plotė. Pėr t’ i potencuar kėto kumte politike nė rrafsh artistik, regjimi komunist porositi dhe botoi romanin “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave” tė Ismail Kadaresė. Ismail Kadare gjithashtu pati marrė nga regjimi komunist licencėn qė t’ ua kumtonte edhe verbalisht kėto kumte perėndimorėve qė kėrkonin qė me anė tė tij t’ i pėrsillnin kumte regjimit komunist. Kėshtu, Ismail Kadare qe pėr Enver Hoxhėn, ashtu siē qe Ilia Ehrenburg pėr Stalinin, njė lloj ambasadori personal, kumtet e tė cilit, tė pėrpunuara nga regjimi, duhet tė dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencės sė vendit. Nė romanin e Ismail Kadaresė, Pallati i Ėndėrrave (Tabir Saraj) ka nėn kontroll gjithė shpirtrat e njerėzve tė perandorisė, nėpėrmjet mbledhjes sė pėrshkrimit tė ėndėrrave tė tyre, tė perceptuara si kumte paralajmėruese esoterike dhe madje ka nėn kontroll politikėn shtetėrore, nėpėrmjet asaj qė quhet bashėndėrra dhe qė i ēohet ēdo javė Sulltanit, i cili sipas saj bėn politikėn e brendshme dhe tė jashtme. Nė romanin e Ismail Kadaresė, zyrtari i lartė shtetėror, veziri, daja i Ebu Qerimit thotė: “-S’ thuhet mė kot kohėt e fundit se, kush ka nė dorė Pallatin e Ėndėrrave, ka ēelėsat e drejtimit tė shtetit”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 368) Nė po tė njėtėn mėnyrė, Komiteti Qendror mbante ēelėsin pėr kontrollin e shoqėrisė dhe tė shtetit nė Shqipėri, pasi nė dosjet e ndryra nė arkivat e tij qenė tė ndryra, nėpėrmjet tė dhėnave tė detajuara shpirtrat e tė gjithė njerėzve tė kėtij vendi. Tekefundit, edhe Sigurimi i Shtetit qe njė instrument i Komitetit Qendror, me platformėn e tė cilit funksiononte. Dhe ja mė tutje njė nga kumtet pėr tė cilat regjimi komunist e ka toleruar, madje e ka kėrkuar analogjinė midis Komitetit Qendror dhe Tabir Sarajit. Ky ėshtė kumti qė pėrmban konceptin e bashkėfajėsisė sė gjithė popullit pėr krimet e regjimit komunist, regjim ky qė mund tė identifikohet me Komitetin Qendror, titullin e Sekretarit tė Parė tė tė cilit mbante diktatori. Despotizmave tė pėrgjakshme, gjatė gjithė historisė, u ka pėlqyer qė ta paraqesin veprimin e tyre sikur nė tė ka marrė pjesė i gjithė populli, pėr ta transferuar kėshtu pėrgjegjėsinė nė instancėn mė tė lartė tė kolektivitetit nė shoqėri, e cila ėshtė njėherit edhe viktimė e despotizmit. Nė romanin e Kadaresė bėhet ky dialog midis dy personazheve pėr Pallatin e Ėndėrrave: “-Kurse unė them se ai ėshtė institucioni i vetėm nė shtetin tonė, nėpėrmjet tė cilit pjesa e errėt e ndėrgjegjes sė gjithė shtetasve krijon njė kontakt tė drejtpėrdrejtė me shtetin,- tha Kurti. Ai i vėshtroi tė gjithė me rradhė, si pėr tė kuptuar se sa kishin arritur tek ata fjalėt e tij.- Turmat e pafundme vėrtet nuk qeverisin,- vazhdoi ai,- por kanė njė mekanizėm, me anė tė tė cilit ndikojnė nė tė gjitha punėt, aventurat dhe krimet e shtetit, dhe ky ėshtė Tabir Saraji. -Do tė thuash se tė gjithė sė bashku kanė njė pėrgjegjėsi pėr gjithēka qė ndodh, njė ndjenjė faji?- tha kushėriri. -Po,- u pėrgjigj Kurti.- Nė njėfarė mėnyre po, shtoi ai me vendosmėri”. (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 316-317) A nuk ėshtė kėtu njė shenjė e largėt e sloganit “Bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės” qė paraqiti Sali Berisha, si kryetar i opozitės “antikomuniste” nė 1992? Personazhi kryesor i romanit, Ebu Qerimi, qė shkon nė Pallatin e Ėndėrrave me njė rekomandim pėr tė filluar punė atje, ėshtė nė fakt vetė Ismail Kadare (analogjia nė planimetrinė urbane nė itinerarin shtėpi e Ebu Qerimit- Tabir Saraj dhe shtėpi e Kadaresė-Komiteti Qendror e provon qartė kėtė), i cili paraqitet nė Komitetin Qendror (nė zyrat e regjimit komunist), sipas precedentit Ehrenburg, me njė rekomandim (kumt politik) tė dhėnė nga perėndimorėt pėr regjimin komunist, nė njė kohė qė vetė Kadare shėrbente si pėrcjellės-potencues kumtesh politike nė vijėn Tiranė-Perėndim. Nė Tabir Saraj Ebu Qerimit ia hedhin nė zjarr fletėn ku qe shkruar rekomandimi dhe i thonė: “-Nė Tabir Saraj nuk pranohen rekomandime, sepse njė gjė e tillė, domethėnė rekomandimi, ėshtė nė kundėrshtim me thelbin e Tabir Sarajit… Jo hyrja e ndikimeve tė jashtme, por, pėrkundrazi, mbyllja e tyre, jo depėrtimi, por izolimi, pra jo rekomandimi, por mosrekomandimi ėshtė njė nga kriteret bazė tė Tabir Sarajit. Pėr kėtė, veē punės sė madhe pėr pėrpunimin e materialit, njė rėndėsi tė madhe ka mbyllja e plotė e Tabir Sarajit ndaj ēdo ndikimi tė jashtėm. Sepse pikėrisht jashtė Tabir Sarajit ka forca tė ndryshme, qė pėr njė arsye ose njė tjetėr janė tė interesuara tė futin ndikimin e tyre kėtu, nė mėnyrė qė qėllimet, idetė apo mendimet e tyre tė paraqiten pastaj gjoja si sinjale tė shenjta tė hedhura nga allahu mbi trutė e fjetura njerėzorė. Ndaj nė Tabir Saraj nuk pranohen rekomandimet”.
- (Ismail Kadare: “Emblema e dikurshme”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1981, f. 279-282)

zoguizi
22.05.2006, 01:25:00
Kadare-Qosja, “Nderi i Kombit” shpallin njėri-tjetrin “Turpi i Kombit”

Nga Kastriot Myftaraj –

Aspekti mė ironik i polemikės qė ka filluar, nė terma shumė tė ashpra, midis Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qosjes ėshtė fakti se qė tė dy kėta persona janė shpallur me dekret shtetėror “Nderi i Kombit” nė Republikėn e Shqipėrisė.Ismail Kadare ėshtė shpallur i tillė nė kohėn kur President i Republikės qe Sali Berisha, ndėrsa Rexhep Qosja ėshtė shpallur kur President qe Rexhep Meidani. Tash kėta dy burra janė duke e shpallur njėri tjetrin “Turpi i Kombit”, duke e akuzuar Kadare Qosjen praktikisht si fundamentalist islamik dhe Qosja Kadarenė si racist. Kjo histori ėshtė njė nga ato dukuri tė realitetit shqiptar tė cilat Faik Konica i ka pėrjetėsuar nė satirėn e vet tė pavdekshme “Katėr pėrralla nga Zullulandi”, nė tė cilėn bėn alegori pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt e kohės sė vet. Nė tregimin e Konicės zullutė bėjnė njė idhull prej dushku dhe njė idhull prej borige pėr t’ i adhuruar dhe atakojnė ashpėr cilindo qė e ve nė dyshim vlerėn e tyre.

E njėjta gjė ka ndodhur dhe me Ismail Kadarenė dhe Rexhep Qosjen. Ajo qė mund tė quhet si oligarkia intelektuale e hapėsirės shqiptare, me qendėr nė Tiranė, i ka idolizuar deri mė tash Kadarenė dhe Qosjen, duke i bėrė njėrin “idhullin prej dushku” dhe tjetrin “idhullin prej borige” dhe ka atakuar ashpėr cilindo qė e ve nė dyshim “shenjtėrinė” e tyre. Kadare dhe Qosja janė shpallur si autoritete jo vetėm nė letėrsi, ku ata mund tė pretendojnė tė jenė autoritete, por edhe nė politikė, historiografi etj. Madje, nė periudhėn paskomuniste Kadare dhe Qosja mė tepėr kanė shkruar dhe folur pėr politikė sesa pėr letėrsi. Fjalėt e tyre janė shpallur nga oligarkia intelektuale e Tiranės si fjalė hyjnore, tė cilat duhen marrė si tė vėrteta a priori dhe qė kush i ve nė dyshim bėn herezi dhe pėrndiqet si ai personazhi i tregimit tė Konicės qė guxoi tė profanonte dy idhujt e zulluve. Konica la vetėm tė parėn prej tė katėr pėrrallave nga Zullulandi qė premtoi tė shkruante.

Ndoshta kėtė gjė e bėri sepse mendoi qė tė tjerat do t’ i shkruajmė vetė ne shqiptarėt nė tė ardhmen, nė versione tė ndryshme. Dhe njė prej pėrrallave nga Zullulandi e shkruan nė bashkėautorėsi Kadare dhe Qosja me polemikėn e tyre tė sotme, pėr pezmin e madh tė kadareanėve dhe qosexhinjve tė oligarkisė intelektuale tė Tiranės. Kėtė herė e keqja ėshtė mė e madhe, jo pėr faktin se dikush guxoi tė atakojė dy idhujt prej dushku dhe borige, por sepse dy idhujt filluan tė grinden me njėri-tjetrin. Kadare e ka cilėsuar Qosjen, praktikisht, fundamentalist islamik, ndėrsa Qosja e ka cilėsuar Kadarenė racist. Kėshtu, tė dy idhujt “Nderi i Kombit” e kanė shpallur njėri tjetrin praktikisht “Turpi i Kombit”, simptomė kjo e joseriozitetit dhe madje tė tragjikomizmit me tė cilin i bėjmė punėt ne shqiptarėt. Dhe bota qesh me ne shqiptarėt, ashtu siē qeshte nė tregimin e Konicės me bėmat e zulluve.

Sipas mėnyrės sesi ėshtė konceptuar medalja “Nderi i Kombit” ēdo shqiptar, nė ēdo skaj tė botės, duhet tė krenohet para tė huajve me faktin qė bartėsit e saj janė shqiptarė, duke u supozuar qė bartėsit e kėsaj medaljeje tė jenė njerėz qė ne shqiptarėve na e ka zili e gjithė bota, siē ndodh p.sh. me Leonardo Da Vinci, Giuseppe Verdi, Michelangelo, Dante Alighieri etj., qė bota ia ka zili Italisė, ose me Shekspirin, qė bota ia ka zili Anglisė, Gėte, Wagner, Bethoven, qė bota ia ka zili Gjermanisė e kėshtu me rradhė. Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja janė shqiptarė dhe t’ ia dinė pėr zili Shqipėrisė qė i ka kėta tė vetėt kėta burra dhe shumė tė tjerė qė e kanė marrė kėtė medalje. Ėshtė e habitshme se vende tė tjera qė kanė njerėz me famė botėrore nuk e kanė bėrė kėtė gjė, pra qė tė sajojnė medalje tė llojit “Nderi i Kombit” dhe t’ ua japin atyre, p.sh. Italia Leonardo Da Vincit, Giuseppe Verdit, Michelangelos, Dante Alighierit etj.,

Britania e Madhe Shekspirit, Gjermania e Gėtes, Wagnerit, Bethovenit e kėshtu me rradhė. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme sepse njerėzit e mėdhenj tė nivelit botėror, me tė cilėt mburret e nderohet njė nacion (komb) para tė tjerėve nuk kanė nevojė pėr dekrete shtetėrore qė i shpallin tė tillė. Rėndom dekretet pėr kėtė gjė duhen atėhere kur kėta njerėz nuk njihen jashtė vendit tė tyre, ose njihen shumė pak dhe dekretet kanė si tė vetmin efekt konsistent qė bota ta kuptojė se ne shqiptarėt ende nuk kemi arritur qė tė bėjmė njė shtet serioz. Unė nuk besoj qė tė ketė ndonjė shqiptar aq tė marrė, sa kur ėshtė jashtė vendit, tė mburret duke pėrmendur emrin e ndonjėrit prej atyre qė kanė marrė me dekret shtetėror titullin “Nderi i Kombit” dhe tė thotė: “E dini, filani ėshtė shqiptar!”

Nėse do tė kishte ndonjė shqiptar aq tė marrė sa ta bėnte kėtė gjė, ai me siguri do tė shkaktonte tė qeshura tallėse tek bashkėbiseduesit. Edhe sikur Ismail Kadare, bie fjala, tė merrte Ēmimin “Nobel” nuk kishte nevojė qė ai tė bėhej “Nderi i Kombit” me dekret, pasi kurrkush nga vendet qė kanė nobelistė nuk e ka bėrė njė gjė tė ngjashme. Tash, me rastin e polemikės Qosja-Kadare, tė cilėt janė tė dy “Nderi i Kombit”, duke u nisur nga argumentat pėr tė cilat ata debatojnė, ne i japim qė tė kuptojė botės, me anė tė dy njerėzve qė i kemi shpallur si ndėr mė tė shquarit dhe me tė cilėt krenohemi, se jo vetėm qė nuk jemi njė komb serioz, por praktikisht nuk kemi arritur qė tė konsituojmė fare njė komb.

Pėr kėtė bindet ēdo i huaj qė kqyr qoftė edhe pėrciptas argumentat pėr tė cilat debatojnė Qosja dhe Kadare. Tezat qė mbrojnė dhe kundėrshtojnė Kadare dhe Qosja janė: Ismail Kadare mbron tezat se Islami e pengon integrimin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, nė pėrgjithėsi, nė Europė dhe se shqiptarėt nė dy anėt e kufirit politik duhet tė heqin dorė nga aspirata historike pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm, duke krijuar sipas Kadaresė, dy shtete shqiptare, Republikėn e Shqipėrisė dhe Kosovėn. Nė anėn tjetėr, Rexhep Qosja, mbron tezat se Islami ėshtė pjesė dhe vlerė e identitetit shqiptar dhe si e tillė duhet ruajtur dhe nuk duhet denigruar, se Europa duhet t’ i pranojė shqiptarėt pėr ēka janė nė shumėsinė e tyre, pra muslimanė dhe se zgjidhja e ēėshtjes shqiptare duhet tė bėhet me bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Kėto janė pikėpamjet qė mbajnė dhe nė tė cilat ndahen Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Analisti Mentor Nazarko, nė njė shkrim tė botuar javėn e kaluar thoshte se kjo ėshtė njė polemikė gjigandėsh dhe se nė tė nuk ka vend pėr tė tjerėt qė nuk janė nė lartėsinė e tyre.

Kjo ėshtė pak a shumė dhe pėrshtypja qė duan tė krijojnė Kadare dhe Qosja pėr veten nė kėtė polemikė. Por, problemi ėshtė se polemika Kadare-Qosja mund tė quhet njė duel gjigantėsh kur ata polemizojnė pėr ēėshtje letrare, pasi letėrsia ėshtė sfera sė cilės ata i pėrkasin. Kur ata vendosin qė tė dalin nga letėrsia pėr tė hyrė nė sferat e tjera, atėhere argumentet qė ata japin duhet tė konsiderohen pėr atė ēka vlejnė, pavarėsisht nga etiketa “Kadare” ose “Qosja” qė mbajnė. Argumentet pėr tė cilat polemizojnė Kadare dhe Qosja involvojnė rrafshe tė ndryshme tė mendimit, atė historike dhe kulturhistorik, atė politik madje gjeopolitik nė marrėdhėniet ndėrkombėtare etj., rrafshe kėto nė tė cilat Kadare dhe Qosja kanė tė drejtė qė tė japin konsideratat e veta, por sigurisht jo nė cilėsinė e ekspertėve. Argumenti i tyre, ashtu siē e ndėrtojnė ata ėshtė nonsens dhe lehtėsisht i atakueshėm.

Sa i pėrket argumentit qė ndėrton Kadare, ai ka tė drejtė kur e shikon Islamin si njė handicap pėr integrimin e shqiptarėve nė Europė, pjesė e sė cilės kemi qenė gjeografikisht dhe kulturalisht para okupimit osman, ndėrsa tash kemi mbetur veē gjeografikisht. Por, ēėshtja ėshtė se Kadare nuk ofron njė alternativė se si do tė kapėrcehet handicap-i islamik i shqiptarėve, nė tė dy anėt e kufirit. Retorika proeuropiane dhe pro trashėgimisė kristiane shqiptare e elitave intelektuale nė Tiranė dhe Prishtinė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr Europėn qė tė bindet se ne shqiptarėt e kemi bėrė katarsisin duke u pastruar nga aspekti islamik i jonė. Pėr fat tė keq, pavarėsisht kėsaj retorike Europa vazhdon tė na perceptojė ne shqiptarėve, nė dy anėt e kufirit, si njė komb, nė shumėsinė absolute islamik, si njė rudiment tė Imperisė Osmane nė Europė. Prandaj Europa, nė vitet ‘90 tė shekullit tė kaluar e gjeti konvenuese qė tė pajtohej me aksionet serbe, greke dhe maqedone, pėr t’ i pastruar etnikisht shqiptarėt nė dy anėt e kufirit. Po tė qe pėr Europėn, Republika e Shqipėrisė nė 1997, Kosova nė 1998-1999 dhe Maqedonia nė 2001 do tė qenė pastruar etnikisht nga shqiptarėt muslimanė dhe katolikė (pasi lufta nė Kroaci tregoi se serbėt nuk i urrejnė katolikėt mė pak se muslimanėt, ēka vlen edhe pėr grekėt ortodoksė). Europa do tė kėnaqej qė ēėshtja shqiptare qė pėr tė ėshtė njė ēėshtje islamike, tė zgjidhej duke u coptuar Republika e Shqipėrisė midis Greqisė dhe Serbisė, duke u vėnė kufiri mes tyre nė Mat ose nė Drin.

Fakti qė kjo nuk ndodhi i detyrohet ndėrhyrjes amerikane. Plani famėkeq “Patkoi” u zbulua vetėm pjesėrisht dhe ai nuk parashikonte vetėm pastrimin etnik tė Kosovės. Plani “Patkoi” qe njė plan serbo-grek qė parashikonte dhe pastrimin etnik tė Republikės sė Shqipėrisė, ēka duhet tė kishte ndodhur qė nė 1997, para luftės nė Kosovė dhe tė pjesės shqiptare tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Ndėrsa Bashkimi Europian, me ndėrhyrjen e Francės dhe tė Gjermanisė do tė sponsorizonte vendosjen e miliona shqiptarėve musliamėn tė dėbuar nė Turqi, sipas precedentėve tė dikurshėm, duke i paguar Turqisė disa miliardė dollarė pėr kėtė qėllim. Krijimi i dy shteteve shqiptare, siē mendon Kadare, nuk e zgjidh dilemėn e sigurisė pėr shqiptarėt nė dy anėt e kufirit, por vetėm e komplikon atė, kur dihet se siguria e jashtme ėshtė preokupimi i parė i njė shteti. Nė njė situatė ndėrkombėtare konfliktuale, Plani “Patkoi” mund tė rinxirret nga arkivat pėr t’ u implementuar Operacioni serbo-grek “Patkoi”, edhe me miratimin e heshtur tė Europės dhe natyrisht tė Rusisė. Kėtė dilemė tė sigurisė mund ta zgjidhė nė njė masė tė kėnaqshme vetėm njė shtet i bashkuar shqiptar, i lidhur nė njė aleancė me SHBA-tė. Kadare tė gjitha kėto sigurisht i di pak a shumė, por megjithatė ai shkruan ato qė shkruan, vetėm pėr konsum ndėrkombėtar, qė tė bėhet i pėlqyeshėm pėr qarqet ndėrkombėtare qė mund tė influencojnė qė ai tė marrė Ēmimin “Nobel”.

Pas rėnies sė komunizmit, Ismail Kadare, pėr t’ u bėrė i pėlqyeshėm nė Perėndim dhe pėr tė shlyer fajet e sė shkuarės sė vet prej stalinisti dhe antiperėndimori u paraqit si kampion i kauzės sė largimit tė shqiptarėve nga Islami, europianizimit tė tyre, afrimit me Krishterimin. Nė kėtė fushė Kadare e ndjen veten tė parekshėm si Akili. Madje sado njerėz qė ta atakojnė Kadarenė pėr kėto pikėpamje dhe sado ashpėr qė ta bėjnė ata kėtė gjė, aq mė shumė kėnaqet Kadare, pasi me kėtė rrit rating-un e vet nė Perėndim, si njė lider shpirtėror i shqiptarėve, qė kėrkon t’ i nxjerrė ata nga errėsira dhe mjegulla dhe t’ u prijė drejt dritės sė Europės, pėr ēka msyhet nga forcat e errėsirės. Kėshtu, Kadare shpreson se perėndimorėt do tė binden qė t’ i japin Ēmimin “Nobel” aq shumė tė ėndėrruar prej Kadaresė. Polemika me Kadarenė pėr antiislamizmin dhe prokrishterizmin qė ky ka shprehur pas rėnies sė komunizmit, nivelin e vet mė tė lartė deri mė tash e pati arritur me njerėz si Abdi Baleta apo Hysamedin Feraj tė cilėt janė janė rreshtuar haptas nė rrymėn islamike tė mendimit shqiptar. Por Kadare e ndjente se qė investimi i vet nė antiislamizėm tė konsiderohej seriozisht duhej qė ai tė kundėrshtohej nga njė njeri me profil tė lartė. Polemika qė hapi me tė Rexhep Qosja, i siguroi pikėrisht kėtė gjė Kadaresė.

Argumenti i Qosjes ėshtė po aq nonsens dhe i atakueshėm sa i Kadaresė. Qosja, derisa e kritikon Kadarenė se shprehet kundėr aspiratės nacionale pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm, nė anėn tjetėr mbron Islamin si pjesė e identitetit nacional shqiptar. Njė intelektual i kalibrit tė Qosjes duhet ta ketė tė qartė se kėto dy gjėra nuk shkojnė bashkė. Implementimi i aspiratės pėr bashkimin ei shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm do tė vėshtirėsohet dhe komplikohet shumė nga identiteti i trashėguar islamik i shumėsisė sė shqiptarėve nė dy anėt e kufirit dhe madje edhe nėse do tė arrihet qė tė krijohet ky shtet, dimensioni islamik i tij do tė jetė “thembra e Akilit” e kėtij shteti dhe do tė pėrdoret nga fqinjėt serbė, grekė, por edhe maqedonė si njė expedient strategjik pėr tė realizuar Planin “Patkoi” nė njė situatė tė pėrshtatshme ndėrkombėtare. Edhe mė i habitshėm ėshtė pretendimi i Qosjes se ai vetė nuk ėshtė besimtar musliman dhe nuk shkon nė xhami, por megjithatė e mbron Islamin si njė vlerė tė shqiptarėve. Kjo nuk ėshtė serioze. Rexhep Qosja si njė musliman nga tradita e kohės osmane dhe kristian nga tradita paraosmane, duhet tė qė, ose tė bėhet njė besimtar musliman me tė gjitha efektet, ose tė heqė dorė nga mbrojtja e Islamit.

Aristoteli ka thėnė: “Ēdo punė e paguar e thith dhe e degradon mendjen e njeriut”. Dhe Aristoteli kėtu e ka fjalėn pėr punėn intelektuale. Kadare dhe Qosja, nė tezat qė mbrojnė nė polemikėn e tyre, janė ilustrimi i kėsaj shprehjeje tė Aristotelit. Qė tė dy ata e mbrojnė me forcė argumentin e tyre, edhe pse duket qartė se ai ėshtė nonsens, sepse nė kėtė rast mendja e tyre ėshtė thithur dhe degraduar nga qė ka qarqe jashtė hapėsirės shqiptare qė paguajnė qė ata t’ i mbrojnė kėto teza. Nė rastin e Kadaresė, ėshtė Franca ajo qė paguan qė tė potencojė nė mendimin shqiptar idenė e mosbashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm. Ndėrsa nė rastin e Qosjes do tė bindesha se idetė e tij tė mėsipėrme sponsorohen nga vendet islamike, sikur ai mos tė thoshte se nuk ėshtė besimtar musliman dhe nuk shkon nė xhami. Tė gjithė ata intelektualė shqiptarė nė dy anėt e kufirit, qė mbrojnė fort Islamin, duke e distancuar veten prej tij nė tė njėjtėn kohė, bėjnė lojėn e Greqisė dhe tė Serbisė, tė cilat duan qė tė potencohet identiteti islamik i shqiptarėve, pėr ta pėrdorur kėtė si njė kartė kundėr shqiptarėve nė kancelaritė perėndimore. Sikur Faik Konica ta dėgjonte polemikėn qė po bėjnė sot Kadare dhe Qosja, ai do t’ u recitonte me siguri tė dyve ato dy vargjet qė u thonte intelektualėve shqiptarė tė kohės sė vet, qė mbronin ide qė qartas dukej se nuk i besonin dhe tė cilat qenė paguar t’ i shprehnin:
“Gojėmjaltė e buzėlule,
a do njė tas fasule?”

Nevoja pėr tė siguruar atė “tas fasule” i shkretė e thith dhe e degradon mendjen e njeriut, sado e madhe qoftė kjo, siē ka vėnė re Aristoteli 24 shekuj mė pare, kuptohet nė rast se njeriu nuk ka parime shumė rigoroze morale.

zoguizi
22.05.2006, 01:30:00
ZGJOHU,BRE KADARE ,KUDO QE JE!

Mexhid Yvejsi - Gjakove

(Reagim rreth sprovės,
shkrimit-vėshtrimit: “Identiteti evropian i
shqiptarėve” tė Ismail Kadares, botuar nė “Koha
Ditore” me 28-30 mars 2006)
“Respektoj vetėm ata qė mė rezistojnė mua,
por nuk mund t’i toleroj ata.” - Sharl de Gol



Ende pa pėrfunduar fushata e sėmurė pėr
”identitentin e ri tė kosovarėve”, ēohet Ismail Kadare
e rifillon fushatėn pėr identitetin evropian tė
shqiptarėve!
Ēka dėshmojnė kėto fushata pėr identitet?
Kėto fushata dėshmojnė se kemi tė meta, sepse ende nuk
po e kuptojmė se kush jemi, se cila ėshtė e vėrteta!
E Vėrteta, ashtu si Dielli, mund tė
mjegullohet, tė errėsohet, mund tė pengohet, por jo tė
agjėsohet…
Qė nė kohėt e lashta njerėzit e ditur
kėshillonin si terapi shėruese: Njohjen e vetvetes.
Njohja e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr ta njohur
Krijuesin, Zotin.
Zoti, sipas B. Pascal-it, ėshtė i qartė vetėm
nė paqartėsinė e botės. Ai ėshtė njė sferė e pafund,
qendra e tė Cilit ėshtė gjithkund dhe perimetri
asgjėkundi…
I pranishėm gjithkund je, por asgjėkundi nuk
je, z.I. Kadare! Ju bre, Kadare, qė nuk e dini ende se
kush jemi ne! Ne jemi ata qė jemi! Ju qė shkruani pėr
identitet, dėshmon se keni njė siklet! Kjo po dėshmon
se identiteti iu mungon! Ju mungon e ju mundon! Kjo
vėrehet kur fyen, kur akuzon pse shumica e shqiptarėve
janė myslimanė…!
Kombi shqiptar, edhe pse vonė i zgjuar, ėshtė
komb i formuar…!
Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan- atėherė
shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan…
Nuk u asimiluan, sepse, nė fjalėn e Tij, Zoti e
ka dhėnė dijen e nevojshme pėr shpėtim…
Zgjohuni tė pėrgjumur! Zgjohu bre, Kadare, kudo
qė je!
Duke shkruar pėr identitet, ju po dėshmoni se
prej dhunės ideologjike aq banale, keni kaluar te
injoranca profesionale…!
Zoti i ka dhėnė dijetarėve, atdhetarėve, mjaft
dritė qė tė mund
t’i zbulojnė kurthet kundėr shqiptarėve. Dituria dhe
burrnija e akademik Rexhep Qoses, rreth identitetit,
ia ēeli sytė krejt botės…!
Kur e pyetėn Fishtėn diplomatėt evropianė rreth
fesė, ai tha:
“Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shėn
Bartolome”
Shqiptarėt, pra, nuk janė popull, komb, me
Shėn Bartolome falė tolerancės sė Fesė Islame, qė i
pėrkasin shumica e shqiptarėve. Tė mos e njohėsh kėtė
tolerancė, tė mos e njohėsh Fenė Islame, kur nuk ke
patur mundėsi, nuk ėshtė turp. Por, turp ėshtė tė
ngulėsh kėmbė me kryeneqėsi nė injorancėn tėnde, edhe
pasi e ke patur mundėsinė tė mėsosh.
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Konica tha:
“ Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė
ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar.”
Kur e pyetėn diplomatėt e huaj nė Washington Faik
Konicėn, qė ishte ambasador i Mbretėrisė Shqiptare
(1926-1939) se cila ėshtė feja e shqiptarėve, ai tha:
“ Dielėn shkojnė nė kishė, tė premtėn nė xhami…”
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se Stavro Skendi
nė “Historinė e Rilindjes Kombėtare”
shkruan:”Shqiptarėt myslimanė e pėrbėnin shumicėn dhe
pa ata nuk mund tė kishte Shqipėri.”
E keni pasur mundėsinė tė mėsoni se: Koncili i
Dytė i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka pėrcaktuar
qėndrimin e Kishės Katolike ndaj Myslimanėve, ku
thuhet:
”Myslimanėt adhurojnė, si ne, njė Zot tė vetėm,
tė Mėshirshėm, qė do tė gjykojė njerėzimin nė ditėn e
fundit.”
E keni patur mundėsinė tė mėsoni se nė librin “Tė
kapėrcehet pragu i shpresės”, Papa Gjon Pali i Dytė
thotė: “ Fetaria e myslimanėve meriton nderim.”
Meritojnė nderim fetaria e myslimanėve shqiptarė
si Myderriz Ymer Prizreni, Myderriz Haxhi Zeka, qė
ishin fetarė dhe atdhetarė tė devotshėm dhe udhėheqės
tė Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes sė
Pejės “Besa –Besėn” (1899), Myderriz Vehbi Dibra,
nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės, (1912), Hoxha Kadri
Prishtina, i Kongresit tė Lushnjės, (1920) ku iu vuan
themelet Shqipėrisė, si edhe qindra e mijėra fetarė
dhe atdhetarė tė tjerė, deri te Shaban Jashari me
familjėn e tij, qė u flijuan pėr Kosovė, pėr Shqipni…

Shqiptarėt e pranuan dhe e trashėguan
Krishterimin, sikur qė e pranuan dhe e trashėguan
Islamin, qė tė dyja janė nga Lindja…Por, nuk mjafton
qė tė trashėgosh Krishterimin apo Islamin, por ėshtė e
domosdoshme qė me meritė tė fitosh. Duhet tė meritosh
trashėgimin tėnde, thoshte Gėte, qė tė posedosh.
Shumica e shqiptarėve myslimanė e meritojnė
kėtė dhe janė tė kėnaqur me besimin qė trashigojnė, qė
posedojnė. Po ju ēka trashėgoni, ēka posedoni
z.Kadare?
Trashėgoni atė qė e mohoni …! Veprat qė i posedoni
pse po i ritushoni? Ndoshta ato iu mallkojnė, iu
akuzojnė, sikur nė poemėn “Pėrse mendohen kėto male”
kur akuzoni dhe dėnoni Kryqin e Krishtin, gjysmėhėnėn
e Islamit, turqishten e Kur’anit, fyeni, dėnoni e
poshtėroni logjiken latine e arabe, mallkoni
priftėrinjt e hoxhallarėt, minaretė e kambanaretė …Nė
poezinė me titull “Nė Kishė” shkruar me 1958,
shkruani:”Vėrtet s’jam i krishter… dhe tallesh me
Ungjillin, Librin Hyjnor…
Nė poezitė “Perėndimi” dhe “Interpejshazhi”
tallesh, fyen, e akuzon Perėndimin, Evropėn, qė sot e
lavdon,:”Romat, Samarkandėt, Vashingtonėt, Moskėt,
fituan shpesh toka, flamurė, vota. Por, shekujt kurrė
s’i fituan ata.”
Evropėn e mallkon, kurse sot e dashuron, dje u
talle me kulturėn, zhvillimin e saj, i pėrqeshe
qytetet me kulla, me kambanare, me kryqa, me
kapitalistė plot dhjamė dhe mbi ”Shėn Mėrinė e
Parisit” u krenove qė vure qeleshe, edhe kėtu gjete
vend dhe u pėrqeshe…!
A keni harruar ēka keni shkruar? Keni shkruar, qė
jeni krenuar, se nė gjoks mban ”Nė metal tė
distinktivit, fytyrėn e dashur tė Leninit”!
“Qindra vite kaluan duke i ndjekur krimet e
vegjėl, por bota nuk e zbuloi dot krimin e madh, po nė
botė ja u ngrit, me mjekėr tė gjatė gjer nė retė.
Parathėnėsi mė i madh me emrin Marks”, nga poezia “Te
Kėshtjella e Hamletit nė Danimarkė”
A jeni penduar pėr gjithė ato ēka keni shkruar?
A jeni penduar qė keni fyer, akuzuar, poshtėruar,
dėnuar librat hyjnorė-Ungjill e Kur’an, keni sharė
priftėrinj e hoxhallarė, minare e kambanare, keni
dashuruar komunizmin, keni urrejtur kapitalizmin,
Evropėn, Perėndimin, Romėn e Bonin, Parisin e
Washingtonin… A jeni penduar qė keni dashuruar dhe
jeni krenuar me fytyrėn e dashur tė Leninit, me
mjekrrėn e Marksit, tė cilin e queni “profeti mė i
madh i njerėzimit dhe zbulues i rrugės sė krimit…”!
Nėse jeni penduar, pėr ato qė keni shkruar,
atėherė, unė s’kam pse me vazhduar. Prej sotit je dorė
tė Zotit…! Por, jetėn politike, fetare dhe kombėtare
nuk duhet shikuar pėrmes imagjinatės, iluzioneve dhe
fantazisė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejm kah vetja
jonė, drejt jetės, drejt sė vėrtetės.
E vėrteta ėshtė se sistemi i vlerave qė e ka
ndėrtuar strukturėn tradicionale tė Perėndimit buron
nga filozofia antike greke, kultura romake,
trashėgimia pagane e popujve barbarė, feja e
krishterė, tė cilėn Evropa e ka interpretuar nė njė
mėnyrė specifike tė veten, e ndikuar pjesėrisht nga
Hebraizmi dhe Islamizmi…Por, Evropa e sotme vjen nga
Iluminizmi…
Iluminizmi nė vend se tė ndriēojė ndodhi shpesh
qė ai errėsoi…!
Sot, tipari mė i veēant i qytetėrimit perėndimor
ėshtė sekularizmi. Kuptimi i termit sekularizėm nė
rrafshin praktik ėshtė nxerrja e fesė
jashtė jetės.
Kristianizmi, sot, nė Evropė, nuk ka funkcion
politik, ekonomik, kulturor, shoqėror…Ka mbetur njė
lidhshmėri sipėrfaqėsore emocionale dhe njė dekor me
ngjyrė sociale….
Nė projekt-kushtetuten e Bashkėsisė Evropiane nuk
hyri trashėgimia kristiane. U mundua Papa, u mundua
Vatikani, por nuk iu shkonte zani…! Nė kėtė
projekt-kushtetutė, edhe sot, mungon fjala Zot…!
Identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė njė
pėrshtatje e re. Ēdo pėshtatje e re, thoshte, Erih
Hofer-i, ėshtė krizė e vetėvlerėsimit.
Ne kemi kriza tė tjera, si tė mirėbesimit,
mirėkuptimit…, por jo tė vetėvlerėsimit…!
Zgjohu bre, Kadare, kudo qė je…!

(Autori ėshtė studiues i religjioneve.)

kombi
22.05.2006, 01:49:00
KOHA E FALSIFIKIMEVE

Nga Akademik Rexhep Qosja

Beteja pėr jetėshkrim tė ri

Ēdo kohė i ka pasur mecenėt e vet si Karlin e Madh e lorenco mediēin dhe shkrimtarėt e oborrit si horacin e Rasinin, por vetėm kohės sė komunizmit i takojnė ‘’mecenėt’’, tė cilėt mecenatin e bėjnė partiak e shtetėror dhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, tė cilėt servilizmin e dėshmojnė jo vetėm me sjellje e me gojė, por edhe me vepra letrare, shkencore e filozofike, qoftė edhe kur kjo prej tyre nuk kėrkohej nė masėn qė e dėshmonin. Pavarėsisht cilės kohė i takojnė, mecenatėt u kushtojnė shtrenjtė shkrimtarėve e krijuesve tė tjerė, por mecenati komunist kishte ēmim tmerrėsisht tė shtrenjtė pėr veprėn dhe jetėn e krijuesve: ēmim qė paguhej me dinjitetin dhe ēmim qė paguhej me vlerėn e veprės! Pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe tė vlerave ideologjike e politike me tė cilat mbahej ai, ky servilizėm, i dėshmuar kur dhunshėm e kur vullnetshėm, do tė bėhet shkak i brejtjes sė ndėrgjegjes e i mundimeve tė tjera tė ndryshme tė servilėve tė dikurshėm. Sigurisht ndėrgjegja e zgjuar (me vonesė tė madhe) shumė mė pak se sa levėrditė e reja nė kushtet e ndryshuara, nė tė cilat shikohen me dyshime lavdėruesit e tj nė arte, nėė shkencė e nė krijimtarinė pėrgjithėsisht, do tė bėjnė qė njė numėr i shkrimtarėve dhe i krijuesve tė tjerė nė ish vendet komuniste tė fillojnė betejėn vetjake pėr ndryshimin e asaj pjese tė jetėshkrimit qė i takon kohės sė komunizmit: tė fillojnė betejėn pėr retushimin, pėr dramatizimin, pėr pėrmirėsimin, pėr zbukurimin e jetės sė atėhershme. Hapi i parė qė njė numėr i tyre do tė bėjnė pas pėrmbysjes sė komunizmit ishte ndryshimi i besimit komunist: tė majtit e dikurshėm, aq tė majtė sa nuk mund tė drejtoheshin, pėrnjėherė do tė bėhen aq tė djathtė sa do tė rrėzoohen shpejt! Dhe, konvertimin e tyre tė pėrnjėhershėm do ta dėshmojnė qoftė duke u bėrė prijės a zėvendės tė prijėsve tė partive tė djathta, qoftė duke u futur nėn sqetullat e tyre, qoftė duke shfaqur ide tė skajshme tė djathta me artikuj, madje edhe me vepra. E kuptueshme. E drejta e konvertimit ėshtė e drejtė e ligjshme, si e drejta pėr t’u shprehur lirisht, si e drejta pėr tė besuar lirisht, si e drejta pėr t’u martuar lirisht, si e drejta pėr t’u ēmartuar lirisht, si e drejta pėr tė qenė gjithnjė krenar-budalla a i menēur-servil. Konvertimin e bėjnė tė ligjshėm jo vetėm e drejta e njeriut pėr tė bėrė me veten ē’dėshiron tė bėjė, por edhe ligjėsitė e jetės. Nuk thuhet kot: s’jetohet gjithmonė me njė palė mend. Dhe, nuk thuhet kot: nė qoftė se je nė rrugė tė gabuar ėshtė mė mirė tė kthehesh mbrapa nė gjysmė tė saj se sa t’i shkosh deri nė fund. E komunizmi ishte ajo rrugė e gabuar prej sė cilės duhej dalė njė orė e mė parė. Po ta lėmė konvertimin nė tė djathtė rehat: me tė shumė nga shkrimtarėt dhe krijuesit e tjerė tė kohės sė komunizmit nuk janė bėrė rehat, sepse nuk janė bėrė tė bindshėm pėr opinionin. Nė vend tė fjalėve, madje edhe tė veprave tė shkruara, njerėzit shpesh duan dėshmi konkrete, nė saje tė tė cilave do t’u mbushet mendja qė t’u besojnė tė konvertuarve. Pėr kėtė arsye disa nga shkriimtarėt dhe krijuesit e tjerė posaēėrisht tė ēmuar e tė pėrkėdhelur nė kohėn e komunizmit, janė gjetur nė situatė ndėrdyshjesh tė mėdha: ēka tė bėjnė qė prapė tė bėhen tė ēmuar, madje tė adhuruar si atėherė? Ēka? Pėrgjigja qė i kanė dhėnė vetes ėshtė kjo: ta ndryshojnė jetėshkrimin e dikurshėm komunist dhe kėshtu tė bėjnė njė jetėshkrim tė ri.
Tė privilegjuarit tė paraqitur si viktima
Dhe, ky do tė jetė jo mė jetėshkrim i komunistit tė privilegjuar, po i viktimės komuniste. Pėr nga arsyet e shumta pėr tė cilat e bėjnė, pėr nga mėnyrat e shumėllojshme nė tė cilat e bėjnė dhe pėr nga mjetet e ndryshe me tė cilat e bėjnė disa shkrimtarė tė privilegjuar tė komunizmit, beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist ėshtė pothuaj njė betejė e panjohur nė historinė e lertėrsisė botėrore, prandaj edhe nė historinė e letėrsisė shqipe. Megjithėse e panjohur, partizanėt e saj do ta bėjnė me shumė shkathtėsi dhe me shumė pėrvojė. Dhe do ta bėjnė me batica e me zbatica, me turre e me pushime, me zė tė lartė dhe nė heshtje, vetėm edhe me ndihmės, me gazeta, me radio e me televizione, me persona privatė e me institucione shtetėrore, me dėshmitarė e me kundėrshtarė!
Tė shohim si zhvillohet kjo betejė
Menjėherė pas konvertimit beteja pėr ndryshimin e jetėshkrimit komunist do tė fillojė me retushime mė tė pakta a mė tė shumta, ideologjike dhe politike, tė veprave tė botuara nė kohėn e komunizmit: me ndryshime tė fjalive, me shkurtime a me plotėsime pėrmbajtėsore, me theksime a ē’theksime kuptimore e figurative, me zėvendėsime tė personazheve pozitive e negative ideologjike me personazhe tė paideologji. Tė gjitha kėto ndryshime, pavarėsht pse nuk janė tė nxitura nga motive thjesht artistike, janė plotėsisht tė kuptueshme dhe plotėsisht tė ligjshme. E drejta pėr ndryshime nė veprėn letrare, shkencore a filozofike, tė ēfarėdo pėrmasash qofshin ato, ėshtė e drejtė, le ta quajmė, themelore krijuese. Kėso ndryshimesh nė veprat e tyre shkrimtarėt e ndryshėm kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė, gjithmonė e gjithkund deri sa janė gjallė. Pakėnaqėsia me atė qė ke bėrė ėshtė kusht i pėrsosjes sė saj tė mėtejshme. Lirimi i veprės gjuhėsore artistike prej barrės ideologjike, politike, fetare, pedagogjike, gjithmonė do tė thotė pėrmirėsim i saj. Mund tė thuhet se janė tepėr-tepėr-tepėr tė paktėė skrimtarėt, qė kanė jetuar dhe krijuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk kanė nevojė tė retushojnė sė paku njė vepėr tė tyre. Disa tė tjerė, pėr shkak tė pėrkushtimeve tepėr servile komuniste, i kanė qitur vetes aq shumė punė saqė nė disa nga veprat nuk mund tė bėjnė kurrfarė pėrmirėsimesh: ato janė fillim e fund tė mbytura nga ideologjia dhe politika komuniste! Pėr kėtė arsye tė privilegjuarit e komunizmit, qė e kanė filluar betejėn pėr jetėshkrim tė ri, do tė thotė betejėn pėr ndryshimin e pėrmirėsimin e jetėshkrimit tė tyre nė kohėn e komunizmit, shtrėngohen tė bėjnė veprime tė tjera, shumė mė tė thella nė krijimtarinė dhe nė jetėn e tyre. Siē ėshtė dėshmuar gjatė kėtyre dymbėdhjetė-trembėdhjetė vjetėve qė nga pėrmbysja e komunizmit, tė privilegjuarit e tij betejėn pėr jetėshkrimin e ri e bėjnė, prandaj, edhe nė mėnyra tė tjera e me trajta tė tjera letrare: e bėjnė edhe me kujtime pėr kohėn kur ishin heronj krijues tė propagandės komuniste, por heronj tė dikurshėm qė e paraqesin veten si viktima. Lexuesve tė vjetės dhe sidomos tė rinj, iu bėhet e mundshme tė shohin se si heronjtė e dikurshėm krijues nuk ishin tė privilegjuar, po pėrkundrazi ishin viktima: iu paraqiten pohime, situata, deklarata, kėrkesa, urdhėresa, pėrjetime, qė e tregojnė faqen tjetėr, tė mundimshme, tė jetės sė tyre! Ē’ėshtė e vėrteta, disa prej tyre ishin viktima tė privilegjuara. Pėrpos me kujtime, beteja pėr jetėshkrimin e ri, do tė thotė pėr jetėshkrimin e gjoja tė pėrndjekurit tė dikurshėm bėhet edhe me ditar me data tė atėhershme, por tė shkruar sot. Lexuesit me kulturė filologjike, tė cilėt, natyrisht, nuk janė aq tė shpeshtė sot, nuk e kanė shumė tė vėshtirė tė shohin se ditari ėshtė kontribut i pėrtashėm artistik-shkencor pėr jetėshkrimin e dikurshėm tė shkruesit tė tij. Mė bindshėm se me kujtime e me ditarė tė shkruar pas kohės sė duhur, qė megjithatė, mund tė mos pranohen pa murmuritje tė dyshimta jo vetėm tė filologėve po edhe tė lexuesve tė zakonshėm, beteja pėr jetėshkrimin e ndryshuar bėhet me vepra letrare apo, madje, shkencore tė shkruara nė kohėn e komunizmit, por tė botuara tani, nė demokraci, mbasi nė atė kohė, nė kohėn e censurės komuniste, nuk kanė mundur tė botohen, madje do tė ishte shumė rrezik tė paraqiteshin pėr botim. Nė disa raste, nė disa vende ish-komuniste, beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar komunist, ėshtė bėrė me vepra letrare a shkencore tė shkruara sot, por tė cilave u ėshtė vėnė data e pėrparshme: e kohės komuniste!
Kush dhe pse bėn betejė pėr jetėshkrim tė ri?
Edhe mė lehtė se kur ėshtė fjala pėr kujtimet dhe ditarėt, lexuesit me kulturė filologjike mund tė kuptojnė se kur janė shkruar ato vepra. Tė gjitha llojet e falsifikimeve nė kėtė botė bėhen mė lehtė se sa falsifikimet letrare. As gjeniu mė i madh ndjenjat, pamjet, pėrfytyrimet e sotme nuk mund t’i bėjė plotėsisht tė djeshme.
Dhe, mė tej: pėrpos me kujtime, me ditarė, me vepra letrare a shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara atėherė nė kohėn e komunizmit, beteja pėr jetėshkrimin e ri nė kohėn e komunizmit bėhet edhe duke i pėrjashtuar plotėsisht prej bibliografisė veprat letrare tė shkruara pėr ngjarje komuniste, pėr figura komuniste e pėr ideale komuniste, qė nuk mund tė pėrmirėsohen nė asnjė mėnyrė dhe veprat kritike e teorike, nė tė cilat gjejnė zbatimin mė besnik parimet e realizmit socialist. Le tė thuhet se tė paktit janė ata shkrimtarė, qė kanė jetuar e krijuar nė kohėn e komunizmit, nė mėnyrė tė veēantė ata shkrimtarė qė ishin tė privilegjuar nė kohėn e komunizmit, tė cilėt nuk detyrohen sot ta shkurtojnė nė kėtė mėnyrė bibliografinė e krijimtarisė sė tyre. Dhe kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ta dhe fatkeqėsi pėr letėrsitė kombėtare. Ēka tė bėhet nė qoftė se me kujtime, me ditarė, me vepra letrare e shkencore tė botuara sot, por gjoja tė shkruara nė kohėn e komunizmit dhe me shkurtime tė bibliografive nuk kryhet e gjithė puna nė betejėn pėr jetėshkrimin e ri? Ēka? Ėshtė edhe njė mjet qė mund tė jetė mė ndikues nė vetėdijen e lexuesve se tė gjitha tė bėrat e sipėrtheksuara: ėshtė DOSJA! Tė kesh patur dosjen nė kohėn e komunizmit do tė thotė shumė, tepėr shumė. Tė kesh patur dosjen atėherė do tė thotė tė kesh qenė i dyshimtė, i denoncuar, i pėrndjekur, sepse nuk je ēmuar besnik i ideologjisė, i politikės dhe i njėmendėsisė komuniste. Por, dosjen nuk mund ta bėsh vetė dhe dosjen nuk mund ta shpallėsh vetė: dosjen duhet tė ta bėjė tjetėrkush dhe dosjen duhet tė ta shpallė tjetėrkush – dikush qė ishte dikur, apo ėshtė sot, atje ku bėhen apo ruhen dosjet! Mjeshtėria e falsifikimeve domemos duhet tė ngrihet nė shkallė mė tė lartė! Dhe kėso falsifikimesh nė vendet ish-komuniste kanė ngjarė dhe vazhdojnė tė ngjasin! Njė gjė, ndėrkaq, e harrojnė edhe kėrkuesit edhe shpallėsit e dosjeve: harrojnė se dosje, nė kohėn e komunizmit i janė bėrė numrit mė tė madh tė krijuesve, kurse krijuesve tė talentuar e tė popullarizuar pashmangshėm. Dyshimi nė robin e nė zotin, nė tė gjithė e nė njėrin, ishte parimi i tė gjitha parimeve atėherė! Nė disa vende komuniste si, fjala vjen, nė Jugosllavi, ėshtė dėshmuar se dosje u janė bėrė edhe disave nga figurat mė tė larta politike e shtetėrore! Krijuesit, sidomos krijuesit e shquar, prej pushtetarėve gjithmonė janė shpallur tė dyshimtė, sepse janė konsideruar jobesnikė apo jo mjaft besnikė ndaj rendit shoqėror dhe ndaj politikės sė tyre. Nuk ėshtė shumė e ēuditshme pse si tė dyshimtė, nė shumė raste, ata po trajtohen edhe sot. Por, edhe shkrimtarėt e krijuesit e tjerė, qė dėshirojnė tė kenė pasur dosje, edhe lexursit qė e kanė kujtesėn e mirė, kurse kokėn ppėr tė menduar vetė me tė, mund ta dinė se as dosja nuk sjell fitore tė sigurt nė betejėn pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, nė kohėn e komunizmit. Gjithmonė ėshtė e mundshme, qė tė dhėna pėr jetėn dhe pėr veprėn e tė privilegjuarve tė komunizmit tė jenė ruajtur nė dosjet e shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė, nė arkivat e vetjeve partiake, nė kujtimet, nė ditarėt dhe nė shkrimet e tjera tė pabotuara tė shkrimtarėve, krijuesve e individėve tė tjerė.
Pse beteja pėr jetėshkrim tė ri?
Duket e pabesueshme, por ja ėshtė e vėrtetė se betejė pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar, tė dramatizuar, tė pėrmirėsuar, nė kohėn e komunizmit nuk kanė bėrė dhe nuk e bėjnė viktimat e komunizmit, por tė privilegjuarit e tij: nuk kanė bėrė Jan Parandovski, Isak Babeli, Boris Pasternaku, Martin Camaj a Kin Dushi dhe nuk bėjnė Haveli, Maks Brodi, Adem Demaēi, Kasėm Trebeshina, Daut Gumeni, Visar Zhiti a Pjetėr Arbnori. Jo. Atyre nuk iu duhet jetėshkrim tjetėr, jetėshkrim i ri, jetėshkrim i pėrmirėsuar, jetėshkrim tragjik. Jo. Ata dosjet i kanė jetuar! Ata tragjedinė e kanė jetuar! Ata nuk kanė nevojė tė flasin pėr jetėn e vet tė shkuar: jeta e tyre flet mjaftueshėm pėr ta. Betejė pėr jetėshkrim tė ri nė kohėn e komunizmit, pėr jetėshkrim dramatik, tė pėrmirėsuar, tė ndryshuar, pėr jetėshkrim tė viktimės, tani pas pėrmbysjes sė komunizmit, bėjnė sugarėt e komunizmit, tė ēmuarit, tė shpėrblyerit, tė adhuruarit, shumėllojshėm tė privilegjuarit, e komunizmit. E kuptueshme! Ata e kanė shfrytėzuar mirė dje komunizmin – pse tė mos e shfrytėzojnė sot demokracinė pėr interesat dhe lavdinė e vet. Pėrjashtimet janė, mjerisht, shumė tė pakta. Vetėm njėri nga tė privilegjuarit e komunizmit sovjetik dihet tė ketė thėnė nė fund tė jetės: edhe sot nuk kuptoj dhe kjo mė shkakton vuajtje, pse nė komunizėm nuk mė kanė pėrndjekur edhe mua siē i kanė pėrndjekur kolegėt e mi!
Beteja pėr jetėshkrim tė ndryshuar komunist dhe historia e letėrsisė
Nuk ka dyshim se beteja pėr jetėshkrim tė ri, tė ndryshuar nė kohėn e komunizmit, bėhet pėr tė kėnaqur lavdidashjen e luftėtarėve qė e bėjnė, por shumė mė tepėr pėr interesa mė sendėsore. Dhe, kjo betejė pavarėsisht pse dikur pėrfundon me disfatė, atyre u sjell dobi kur mė tė vogla e kur mė tė mėdha: u sjell shpėrblime, urdhėra, dekorata, medalje, tituj, nė raste tė caktuara nėpunėsi tė larta, popullorėsi e tė mira tė tjera. Por, njė gjė kurrė nuk mund t’ua sjellė: ndryshimin e dėshiruar tė jetėshkrimit komunist prej tė privilegjuarish dhe lartėsinė e ėndėrruar morale. Pėrkundrazi: ua sjell zvogėlimin edhe mė tė dukshėm moral nė sytė e tė gjithė atyre njerėzve, lexuesve dhe studiusve tė tyre tė ardhshėm, tė cilėt prej shkrimtarėve me tė drejtė kėrkojnė jo pėrmbysje, po mbrojtje tė vlerave siē janė e vėrteta, e drejta, qėndrueshmėria, parimėsia, edhe me jetėn e tyre. Dhe, kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme. Jeta e krijuesit letrar nė tė cilėn nuk lufton krenaria kundėr mjerimit, e vėrteta kundėr gėnjeshtrės dhe liria e mendimit kundėr servilizmit nuk mund tė shikohet si jetė e denjė pėr nderim. Ajo ėshtė jetė qė i qet hije tė rėndė edhe veprės letrare tė atij krijuesi. Beteja e disa shkrimtarėve e tė krijuesve tė tjerė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė pėrmirėsuar, pėr jetėshkrim viktimė nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin sugarė, tė privilegjuar tė tij, do t’u sjellė shumė punė historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė kombėtare: do t’u sjellė shumė punė nė studimin e versioneve tė veprave tė tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar kohėn e shkrimit tė disa veprave tė tyre; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka ėshtė gėnjeshtėr nė kujtimet e nė ditarėt e tyre; shumė punė pėr tė saktėsuar ēka ėshtė e vėrtetė e ēka gėnjeshtėr nė jetėn e tyre komuniste; shumė punė pėr tė dalluar ēka ėshtė burimore e ēka e falsifikuar nė dosjet e tyre. E tė tjera tė ngjashme. Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet aq shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė tė privilegjuarve tė komunizmit futen familjarė, miq dhe lexues tė pafajshėm tė tyre. Puna e historianėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet edhe mė shumė nė qoftė se nė betejėn pėr ndryshimin e jetės komuniste tė benjaminėve tė komunizmit futen medie - gazeta dhe televizione.
Por, puna e historiaanėve tė ardhshėm tė letėrsisė do tė vėshtirėsohet posaēėrisht shumė nė qoftė se nė betejėn pėr jetėshkrimin e ri tė benjaminėve tė komunizmit futen nėpunės tė arkivave, nė duart e tė cilėve janė dosjet e tyre dhe dosjet e shkrimtarėve, krijuesve e qytetarėve tė tjerė tė kohės sė komunizmit: nė qoftė se kėta nėpunės bėjnė shkurtime, plotėsime, retushime nė dosjet – ashtu siē ka ngjarė nė disa raste nė disa vende ish-komuniste. Tė shpresojmė se historianėt e ardhshėm tė letėrsisė, ndėrkaq, do t’i mposhtin kėto vėshtirėsi, sepse do tė udhėhiqen nga kriteri i sė vėrtetės dhe i tė drejtės e jo nga kriteri i levėrdisė apo i popullorėsisė – si luftėtarėt pėr jetėshkrimin e ri!
Dhe, puna shkencore, vėrtet shkencore e kėtyre historianėve pashmangshėm do tė sjellė ndryshime nė gjykimet pėr letėrsitė e sotme kombėtare: shkrimtarėve padrejt tė mbiēmuar dhe shkrimtarėve padrejt tė nėnēmuar do t’u caktohen vendet qė vėrtet u takojnė. Pėr tė gjitha arsyet e sipėrthėna mund tė thuhet se ėshtė nė interesin e shkrimtarėve dhe tė krijuesve tė tjerė qė bėjnė betejė pėr jetėshkrim tė ndryshuar, tė ri, pėr jetėshkrim viktimė nė kohėn e komunizmit edhe kur ishin tė pėrkėdhelur tė tij, nė interesin e letėrsisė dhe tė studiusve tė saj tė ardhshėm, qė t’i lėnė jetėshkrimet e veta komuniste tė tilla ēfarė ishin nė tė vėrtetė. Le tė mendojnė se nėpėr jetė tė pastėr mund tė ecin vetėm shenjtorėt, kurse shkrimtarėt as nuk janė, as nuk duhet tė jenė shenjtorė. E komunizmi as shenjtorėt s’i ka lėnė pa njolla!
Sa i pėrket jetėshkrimit tim nė kohėn e komunizmit, dua tė mbetet i tillė ēfarė ishte: me hije e me dritė!
Nuk dua tė bėhem personazh i proverbit italian: aq i mirė sa nuk vlen asgjė.

kombi
22.05.2006, 01:52:00
Kadare dhe kosovarėt

Beqė Cufaj

Dhuna e 17 dhe 18 marsit nė Kosovė e cila tronditi jo vetėm Ballkanin, por shqetėsoi edhe shpirtėrat nė Evropė ka filluar tė ketė edhe pasoja tė tjera.
Derisa shumica e intelektualėve shqiptarė tė Ballkanit me heshtje, huti apo injorancė vazhdonin tė shikonin tragjedinė e shkatėrrimeve, plaēkitjes sė shtėpive tė kosovarėve serbė e romė dhe posaēėrisht tė vėnies sė zjarrit ndaj kishave ortodokse serbe gjithandej nėpėr Kosovė, ishte shkrimtari mė i njohur shqiptar Ismail Kadare, ai, qė nga apartamenti i tij nė Paris, ngriti zėrin kundėr kėtij terrori turpėrues.
Kadare tek shumica e shqiptarėve pėrjetohet si njė ikonė. I pėrkthyer nė mė shumė se 30 gjuhė dhe i pranuar si i vetmi produkt tė cilin shqiptarėt kanė mundur ta eksportojnė pėr mė shumė se tre dekada nė botė, ai nuk kishte ngurruar qė sidomos pėr tragjedinė dhe luftėrat e pėrgjakshme nė Ballkan tė prononcohej apo shkruante libra.

Ky angazhim i tij nuk qe parė gjithmonė me dashamirėsi. Jo rrallė ngjante qė atij t'i mveshej atributi i tė qenmit nacionalist- sidomos nga propaganda serbe e dirigjuar nga diktarori serb Milosheviqi. Nė anėn tjetėr, shqiptarėt e Kosovės, kishin njė adhurim deri nė ngazėllim pėr angazhimin e tij pėr ta, para dhe gjatė luftės sė Kosovės. Kulmi i kėsaj mirėnjohjeje tė kosovarėve ngjau vjeshtėn e kaluar. Tre muaj pas ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ishte Ismail Kadare ai i cili nga Universiteti i Prishtinės u nderua me ēmimin "Doctor Honoris Causa". Njė manifestim ky, qė me praninė personale tė autorit, e bėri tėrė Kosovėn me dy milion banorėt e saj, tė merrte frymė deliri.

Edhe pse dukshėm i prekur nga ky nderim qė nė Prishtinė iu bė, Kadare nė ato ēaste kishte nė kokė diēka tjetėr. Sepse vetėm disa muaj mėpas, ai botoi njė ese tė vogėl me 80 faqe. Libri mbante titullin "Poshtėrimi nė Ballkan" dhe pėr temė, mes tjerash, ky libėr kishte edhe aspekte tė racizmit dhe shtypjes ndaj pakicave serbe dhe rome dhe tė qenmit aq me qejf viktimė nė Kosovė, Maqedoni e Shqipėri. Njė qėrim hesapesh i cili nga intelektualėt shqiptarė u prit me injorim apo edhe kritika shkatėrruese tė cilat flisnin "Vetposhtėrimin nė Ballkan". Duke aluduar kėshtu qė shkrimtari "ynė" mė i njohur po i "vetposhtėron" shqiptarėt dhe vetveten.

Pikėrisht nė kėtė kohė edhe filluan trazirat e Marsit nė Kosovė. Nėse shumica e liderėve politikė e shpirtėrorė kosovarė, duke pėrjashtuar kėtu kryeministrin kosovar Bajram Rexhepin dhe botuesin e publicistin Veton Surroin, heshtnin nga frika se mos humbasin votues apo prestigjet e fituara nga paslufta, ishte Kadare ai qė ngriti zėrin kundėr kėtyre trazirave. Nė media shqiptare dhe franceze ai e emėroi dhunėn kundėr serbėve e romėve tė Kosovės si dhe "ēlirimtarėve"- siē ai u thotė forcave ushtarake dhe administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, si njė tė keqe qė duhet riparuar sa mė shpejt. Kėtė titull e mbante edhe eseu i tij i botuar nė media shqiptare dhe nė Le Monde tė Parisit («Il y a une sorte de paralysie, de blocage de la vie», 7 Prill). Kadare ftonte kėtu mes tjerash shqiptarėt qė tė zgjohen nga gjumi dhe tė fillojnė sa mė shpejtė tė "riparojnė tė keqen" e cila, ashtu siē u bė atyre dy ditėve tė Marsit, me ēdo gjė i ngjante marshit famėkeq tė paramiltarėve tė Milosheviqit.
Dhe vėrtetė, elitat polike dhe intelektuale shqiptare, me kalimin e ditėve dhe reagimet ndėrkombėtare, filluan ta ndiejnė nė lėkurėn e tyre se sa e drejtė ishte klithja e Kadaresė dhe sa i madh ishte ai dėm qė Kosovės iu bė me dhunėn kundėr kosovarėve serbė e romė.

Vetėm grupacione tė caktuara shqiptare duket qė nuk ishin edhe aq tė kėnaqura me kėto reagime. Sidomos organizata e njohur ekstremiste "Armata Kombėtare Shqiptare" (AKSH), e cila vitin e kaluar nga kryeadministratori i OKB-sė nė Kosovė, gjermani Michael Steiner, pas njė sulmi qė pjestarėt e saj kishin bėrė mbi njė urė serbe afėr qytetit tė ndarė tė Mitrovicės qe "kualifikuar" si "organizatė terroriste", dėshironte tė gjente kryefajtorin pėr kėto reagime. Dhe ky, nė sytė e saj, ishte Ismail Kadare. Pėrmes faqes sė saj tė internetit dhe dėrgesės pėr media tė njė komunikate, AKSH-ja i kėrcėnohej Kadaresė qė nėse ky do tė vazhdonte edhe mė tej tė kritikonte shqiptarėt, dhe me kėtė edhe tė "tradhtonte" interesat dhe synimet shqiptare pėr njė Shqipėri tė madhe, do tė pėsonte fatin e Esat Pashė Toptanit, sepse shqiptarėt ende kanė Avni Rrustema. I pari ishte njė politikan pro-turk shqiptar i cili nė fillimshekullin e kaluar kur shqiptarėt luftonin pėr shkėputje nga Turqia dhe Serbia, nė Paris qe vrarė nga Avni Rrustemi.

Porosia ėshtė e qartė. Kadare ėshtė Toptani kurse AKSH-ja ka djem tė rinj tė cilėt dijnė dhe munden ta bėjnė edhe njėherė atė qė i riu shqiptar e kishte bėrė para njė shekulli. Njė kėrcėnim i tmerrshėm.
Vet Kadare, nga apartamenti i tij nė Paris ka thėnė qė ai nuk i merr seriozisht kėto kėrcėnime.

Nė anėn tjetėr, vet kjo organizatė nuk ka shumė pėrkrahės mes shqiptarėve nė Ballkan. Duket qė njerėzit nė ndėrkohė e kanė kuptuar qė dhunės tashmė i ka kaluar koha.

Pėr kėtė dhe shkaqet e sipėrpėrmendura, Kadare, vetėm sa ka fituar nė respekt dhe ka ndihmuar shumė qė tė fillojė tė kuptohet se sa e domosdoshme ėshtė toleranca. Nė tė njejtėn kohė, kjo nuk don tė thotė aspak qė prej pas kėtij kėrcėnimi, ai ėshtė krejtėsisht i sigurtė.

(Teksti ėshtė botuar nė tė pėrditshmen gjermane
"Frankfurter Allgemeine Zeitung")

Donik
22.05.2006, 11:42:00
Nga : Sabri Selmani


Kadareja duket se nuk lexon libra te autoreve perendimore qe ne pergjithesi i trajtojne me objektivitet problemet e historise, te marredhenieve Lindje-Perendim, te Perandorise Osmane, te pozites se shqiptareve ne kete Perandori, te karakterit te luftrave qe ka bere Skenderbeu, te kryqzatave, te ndarjeve fetare, ideologjike, politike etj. Kadareja per te gjitha keto perdor vetem te drejten e pakufizuar qe i njihet shkrimtarit per te bere letersi dhe qe ai e kupton si liri per te trilluar bukur, edhe kur vuan e verteta historike dhe shtrembėrohet realiteti politik ,shoqėror etj.
Pushtimi osman nje pjese te madhe te Ballkanit e ka gjetur te shkeputur nga Perendimi. Kurse trojet shqiptare ishin vetem pika ku ndeshej Lindja me Perendimin. Skenderbeu ishte po aq aleat me lindoret ortodokse, sllavet, rumunet sa me perendimoret katolike, mbretin e Napolit, ishte madje shpesh armik me Venedikun dhe i pakenaqur me Vatikanin.

Po te nisesh nga pozitat e goditjeve qe mori shovinizmi e ekspansionizmi serb nga pushtimi osman i duhet dhene plotesisht te drejte Predrag Simiēit kur shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atehere u be e forte “diga shqiptare” per te ndaluar vershimet sllave me tej. Per serbet e keqe per Ballkanin quhet ajo qe eshte e keqe per qellimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnje jane perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe per keta ka qene sundimi osman e myslimanizmi. Ata shqiptare qe vazhdojne te perhapin kete perralltari serbe mendojne si serbe e jo si shqiptare, bejne punen e serbeve e jo te shqiptareve.

Edhe tek Kadare me sa duket ka ngjitur hija e “mitit te viktimizimit” qe kane perhapur serbet ne Ballkan perderisa shkruan “popujt ballkanas qendrojne perpara portave te Europes pa mundur te fshehin dot shenjen qe u ka lene ne trup e ne ndergjegje Perandoria Osmane” (“Korrieri” 25.8.2001). Mire shqiptaret e boshnjaket qe u myslimanizuan ne mase, po grekeve, serbeve, bullgareve, kroateve, slloveneve, rumuneve, ēfare shenje u la ne trup Perandoria Osmane qe s’i pranon Europa? Ruset, ukrainasit, bielloruset, sllovaket nuk ishin nen Perandorine Osmane. Greket tashme Europa i ka pranuar, megjithese ata mbeten “lindore” e nuk behen dot “perendimore”.

Prandaj Kadareja dhe te tjere qe ndjekin idete e tij i bejne vetem sherbim te keq kombit shqiptar qe perserisin pa pushim fjalet urrejtje per osmanet ne histori dhe myslimanet sot, dhe ua pershkruajne Ballkanin si nje gjymtyre te Europes te amputuar nga xherahet e dikurshem osmane qe tani e paskan marre persiper ta ngjisin e ta bejne funksionale kirurget e sotem nga Europa Perendimore. Autorja angleze Viktoria Klark ne faqen e fundit te librit te saj (414) ka bere nje konstatim qe i shkon si pergjigje me e pershtatshme propagandes se Kadarese per integrimin e Ballkanit ne Europe: “Eshte veshtire te merret me mend se si Ballkani e Rusia ne Lindje mund te integrohen me pjesen tjeter te Europes nese te dy anet e kontinentit nuk i shtrohen punes per te ndryshuar, per t’u marre vesh. Pa nje njohje te ndersjelle me te madhe te asaj qe Perendimi e Lindja humben nga njeri-tjetri me “Shizmen e madhe”, pa perpjekje per te rivendosur barazpeshen, duhet te kemi shume frike”.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosove ishte prova e pare se bombat e te krishtereve mund te hidhen edhe mbi te krishteret, se Ballkani nuk eshte njesi uniforme me vete, se integrimi ballkanik nuk eshte lehtesisht i arritshem ne kuadrin e perspektives se Europes se Bashkuar.

Donik
22.05.2006, 12:06:00
Kadaretė mund tė jenė nga ēifutėt
spanjollė qė ikėn nga inkuizicioni nė vitin 1492, u
vendosėn nė Selanik me dashamirėsinė e Sulltanit dhe atje
njė pjesė, nė shenjė nderimi pėr Baba Dovletin, u
myslimanizuan dhe u shpėrndanė si nėpunės besnikė nė tėrė
Perandorinė.

ABE-a
22.05.2006, 12:26:00
Te nderuar lexues te kesaj teme,

Perplasjet intelektuale ndermjet dy koloseve te medhenj te letrave shqipe:Kadares dhe Qosjes, datojne me heret se keto polemikat e fundit.

Per te mesuar kete fakt,ne vijim ju sjell nje shkrim te Drejtorit te Shtepise Botuese "TOENA" z.Fatmir Toci ,te botuar me 16 mars 2005 te gazeta"Shekulli".

/

KADARE E QOSE TE ULIN PENAT

FATMIR TOĒI

Kam lexuar intervistėn e shkrimtarit Ismail Kadare, botuar nė gazetėn “Shekulli” tė datės 13 mars 2005, tė titulluar: “Mbyllja e arkivave tė fshehta, ndotje e rėndė morale” dhe mendova se ėshtė e nevojshme tė bėj njė saktėsim tė rėndėsishėm pėr tė shmangur ndonjė keqkuptim apo keqinterpretim tė shkrimit tė Profesor Rexhep Qosjes “Koha e falsifikimeve”, botuar nė tė njėjtėn gazetė disa ditė mė parė. Shkrimi “Koha e falsifikimeve” e prof. Qosjes nuk ka tė bėjė aspak me librin e Shaban Sinanit “Njė dosje pėr Kadarenė”, dhe as me personin e Kadaresė, siē aludohet apo shprehet hapur nė intervistėn e mėsipėrme. Shkrimi i prof. Qosjes ėshtė botuar para mė shumė se njė viti (nė janar 2004) nė gazetėn “Epoka e Re”, e cila del ēdo ditė nė Prishtinė dhe mė pas ėshtė pėrfshirė nė pėrmbledhjen me shkrime publicistike “Demokracia e shpėrdorur” (Nėntitull: Shqyrtim kritik mbi gjendjen e demokracisė nė shoqėrinė shqiptare), botuar nga “Toena” para se tė dilte nė qarkullim libri i Sh. Sinanit pėr dosjen e Kadaresė. Pėrmbledhjen me shkrime publicistike autori e ka dorėzuar nė shtėpinė botuese qė nė muajin shtator 2004, me qėllimin qė ai tė shihte dritėn e botimit me rastin e organizimit tė Panairit tė Librit nė Tiranė (3 – 8 nėntor 2004), ku ishte i ftuar edhe autori. Por, pėr arsye teknike, libri nuk u bė gati pėr shtyp dhe nuk u arrit qė tė dilte nė ditėt e panairit tė librit. Pėr kėtė arsye edhe profesori e shtyu pėr mė vonė ardhjen e tij nė Shqipėri. Libri u fut nė shtyp nė mesin e nėntorit 2004 dhe doli nga shtypi ditėt e para tė janarit 2004, domethėnė para daljes nė qarkullim tė librit pėr Kadarenė tė Shaban Sinanit.
Pse gjithė ky shpjegim i gjatė i botuesit? Duke e pėrjetuar si njė shqetėsim intelektual, qė lidhet me punėn time, njė keqkuptim tė mundshėm midis dy prej emrave mė tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, Ismail Kadaresė e Rexhep Qosjes, e ndiej pėr detyrė tė ritheksoj se shkrimi i profesor Qosjes ėshtė njė shkrim problematik pėrgjithėsues, i shkruar mbi njė vit mė parė se tė dilte nė qarkullim libri “Njė dosje pėr Kadarenė” i Sh.Sinanit, dhe si i tillė nuk mund tė aludojė pėr njė vepėr qė nuk ishte shkruar ende. Shkrimi i Qosjes godet njė fenomen apo mani tė shėmtuar tė njė pjese tė atyre qė merren me shkrime: pėrpjekjet dhe tendencėn pėr ta paraqitur ndryshe tė kaluarėn e tyre krijuese; ndėrsa libri publicistik “Demokracia e shpėrdorur” ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshėm i autorit pėr ta parė realisht dhe nga njė kėndvėshtrim kritik gjendjen e demokracisė shqiptare tė kėtyre 10 – 15 vjetėve tė fundit. Libri, qė rrok njė tematikė shumė tė gjerė, merret mė shumė me problemet dhe analizėn e politikės shqiptare, por nuk mund tė linte pa analizuar dhe fatin e qėndrimet e intelektualėve dhe krijuesve nė shoqėrinė e sotme. Ēdo qasje apo “aludim” pėr librin me siguri qė ėshtė fare rastėsi, por unė nuk mund tė shprehem mė gjatė nė lidhje me kėtė ēėshtje, pasi librin e z. Sinani nuk e kam lexuar ende.
Duke shpresuar se po ndihmoj sadopak nė zbardhjen e sė vėrtetės pėr keqkuptimin nė fjalė, do tė dėshiroja dhe u drejtohem miqėsisht shkrimtarit Ismail Kadare dhe studiuesit Rexhep Qosja, dy nga figurat mė tė njohura dhe tė respektuara tė letėrsisė sė sotme shqipe, tė cilėt edhe unė i adhuroj pa masė, qė tė ulin penat dhe tė japin shembullin e urtėsisė e menēurisė nė shoqėrinė e sotme shqiptare, duke e kapėrcyer kėtė keqkuptim, edhe pėr hir tė respektit e miqėsisė qė ka karakterizuar nė vazhdimėsi marrėdhėniet midis tyre.

Marrė nga Gazeta “Shekulli”, 16/03/2005

zoguizi
22.05.2006, 13:32:00
Dosja Kadare

Intervistė me profesor Shaban Sinanin

Fiqiri SEJDIJAJ

Njė muaj mė parė, dhjetor 2003, shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare i dhuroi Arkivit Qendror tė Shtetit edhe dy dorėshkrime tė tjera: ato tė romanit „Hija“ dhe „Vajza e Agamemnonit“. Ky gjest i shkrimtarit mė tė madh shqiptar, kaloi gati pa u vėnė re, pėrveēse nė ambiente tė ngushta shokėsh dhe miq tė tij. Kadareja kėtė gjest bujar e kishte nisur njė vit mė parė me dorėshkrimin e romanit „Qyteti pa reklama“, i cili u vlerėsua mjaft nga arkivistėt e AQSH, e nė mėnyrė tė veēantė nga drejtori i Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, prof. dr. Shaban Sinani, i cili krijoi fondin nominal „Ismail Kadare“.

Pikėrisht atėherė lindi ideja e tij qė, duke „gėrmuar“ nė mijėra dokumentet e Arkivit, pėr njė vit tė tėrė, tė zbuloj dosjen „Ismail Kadare“. Ndoshta as vetė Kadaresė nė kohėn qė shkruante romanin e tij tė famshėm „Dosja H“ nuk i shkonte nė mendje se disa dekada mė vonė do tė shkruhej njė tjetėr libėr me plagjaturė titullin e tij: „Dosja K“. Njė dosje e hulumtuar nga Shaban Sinani ku nuk flitet mė pėr „eksploratorė“ tė huaj tė viseve, zakoneve dhe rapsodive tė ēuditshme deri nė magji, por pėr vetė atė, Kadarenė. Bėhet fjalė pėr zbardhjen e dhjetėra dokumenteve, dikur „tepėr sekret“ me vulėn e frikshme, e „rezervuar“, tė cilat nuk bėjnė fjalė pėr Homerin e lashtėsisė, as pėr jetėn normale tė Ismail Kadaresė, as pėr veprėn e tij, por pėr survejimin e tij sistematik nga Sigurimi i Shtetit, kolegėt, miqtė…

Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn „Panorama“, Shaban Sinani rrėfen pėr gjithė peripecitė e tij gjatė krijimit tė kėsaj „dosjeje“. Pėrse kėto dokumente publikohen kaq vonė pėr shkrimtarin mė tė madh dhe tė pėrfolur shqiptar? Kush ėshtė nė tė vėrtetė fondi „Tė tjerėt pėr Ismail Kadare“ dhe pėrse pėr dhjetėra vite ai ėshtė mbajtur nėn logo „sekret“? A kanė ndryshime romanet e botuara me dorėshkrimet e dorėzuara nga ana e Kadaresė nė Arkivin Qendror tė Shtetit? Pėrse nė tė ashtuquajturėn „Dosja K“ (edhe me dėshirėn e vetė Kadaresė) nuk do tė publikohen emrat e shkrimtarėve dhe tė „miqve“ tė tij, qė kanė „spiunuar“, sharė, apo kanė raportuar „te Partia“ pėr veprėn dhe jetėn e tij?… Pėr kėto ēėshtje dhe shumė enigma tė tjera flet nė intervistėn e mėposhtme profesor Shaban Sinani.

PYETJE: Pse gjithė kjo vonesė kaq e madhe pėr njė shkrimtar tė mirėnjohur, qė ka mė shumė se njė gjysmė shekulli krijimtari?

Shaban Sinani: Kjo ka ndodhur pothuajse me tė gjithė shkrimtarėt e periudhės sė pasluftės. Ata nuk kanė dorėshkrime nė arkivat shtetėrorė, pėrveē rasteve kur i kanė ruajtur vetė dhe i kanė dhuruar. Mungesa e fondeve personale tė shkrimtarėve dhe studiuesve tė periudhės sė pasluftės nė AQSH ėshtė njė prej shqetėsimeve tė diplomatikės shqiptare. Brezi i shkrimtarėve tė letėrsisė bashkėkohore ka shumė pak dokumente nė arkiva, pėrveē asaj pjese tė pakėt tė saj, qė ėshtė cilėsuar si “letėrsi problematike“, dhe qė ka qarkulluar nėpėr zyra si shtojcė e praktikave administrative, siē ėshtė dhe poezia “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh“. Janė sė paku dy arsye qė e shpjegojnė kėtė gjendje.

Sė pari, nė periudhėn e shtetit ideokratik kishin rėndėsi dorėshkrimet dhe dokumentet e njerėzve tė politikės, sipas shkallės sė emėrtesės. Si rregull tė gjithė kėta kanė fonde personale nė arkiva. Ndėrsa njerėzit e kulturės, duke qenė dytėsorė krahasimisht me tė parėt, ishin edhe jashtė vėmendjes sė arkivave. Sė dyti, sikurse dihet, gjatė viteve 1990, kur institucionet e shtetit e shuan papritmas gati nė tėrėsi veprimtarinė e tyre, arkivat e institucioneve tė krijimtarisė: tė shtėpive botuese, tė redaksive tė revistave e gazetave, tė shoqatave tė shkrimtarėve e artistėve, tė teatrove dhe estradave, tė shtėpive tė kulturės dhe krijimtarisė, pėrsėri mbetėn dytėsorė.

Njė pjesė e madhe e kėtyre arkivave fatkeqėsisht janė zhdukur pa ndonjė gjurmė. Kjo ndodhi edhe pėr faktin se ligji nuk i detyronte kėto institucione tė dorėzonin dorėshkrimet nė arkiva dhe po ashtu nuk i bėnte pėrgjegjės arkivat pėr fatin e dorėshkrimeve nė ruajtje tė tyre. Ndėrkaq, sikurse dihet mirė, tė gjithė ata qė dėshironin tė botonin njė vepėr, qoftė edhe njė artikull, ishin tė paralajmėruar se “dorėshkrimet nuk kthehen“.

PYETJE: Ēfarė pėrmban aktualisht “Fondi Ismail Kadare“?

Shaban Sinani: Fondi i Ismail Kadaresė ėshtė themeluar falė njė mirėkuptimi tė ndėrsjellė, qė pati si pėrfundim nismėn e shkrimtarit pėr t’u dhuruar arkivave disa dorėshkrime. Kjo nisi me romanin “Qyteti pa reklama”, e para vepėr nė prozė e shkruar nga Kadare (nė fillim tė viteve 1960) dhe u vijua me dorėshkrimet e romaneve “Vajza e Agamemnonit“ dhe “Hija“. Kėto dy tė fundit kanė qenė depozituar prej autorit nė “Banque de Cite“ tė Parisit, nė mesin e viteve 1980, duke qenė se jo vetėm qė pėrmbajtja e tyre nuk shihej me ndonjė shpresė botimi, por, veē kėsaj, mund tė pėrdorej kundėr shkrimtarit pėr qėllime politike.

Kadare ka pohuar disa herė se kėto dy romane nuk i kishte pėrfytyruar kurrė si vepra tė botuara nė Shqipėri, nė tė njėjtat kushte politike kur u shkruan. Por kohėrat ndryshuan dhe veprat u botuan. Tani dorėshkrimet marrin njė rėndėsi tė veēantė pėr studime tekstologjike tė krahasuara. Libri nuk e zėvendėson kurrė dorėshkrimin. Nė dorėshkrim ėshtė sizmologjia shpirt ėrore e autorit. Shkrimi lejon lexime tė tjera tė veprės, nė radhė tė parė lexime psikokritike dhe psikoemocionale.

PYETJE: A mund ta shpjegoni mė gjerėsisht nga buron kjo rėndėsi?

Shaban Sinani: Dhurimi i kėtyre dorėshkrimeve ėshtė njė pasurim cilėsor i arkivave shqiptare. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se kėto dorėshkrime mund tė bėhen pikėnisje pėr tė rivlerėsuar zhvillimin e letėrsisė nė periudhėn bashkėkohore. Nė mėnyrė tė veēantė studiuesit e tekstologjisė mund tė nxjerrin pėrfundime pėr atė qė mund tė quhet “letėrsi pėrmbi dy kohėra“, letėrsinė e shkruar nė kushtet e kontrollit ideologjik dhe tė botuar nė kushtet e shoqėrisė sė hapur. Shpesh ndodh qė ky krahasim kuptohet nė njė mėnyrė shumė tė varfėr: ē’fjalė ka prekur apo zėvendėsuar autori mbas ndryshimit tė kohėrave. Nė rastin e I.Kadaresė, njė studiues i letėrsisė shqipe ka arritur t’i japė “kuptim politik subversiv“ edhe zėvendėsimit tė togfjalėshit “pleqtė e Lapardhasė“ me “pleqtė e Korēės“ nė njė ribotim tė romanit “Dasma“!

Sido qė edhe krahasime tė tilla nuk janė tė tepėrta, do tė ishte fyese nėse kjo do tė reduktohej vetėm nė aspektin formal: ēfarė ka prekur e ēfarė nuk ka prekur nė tekst autori. Me kėtė nuk dua tė shmang vėmendjen e studiuesve nga kjo mundėsi krahasimi. Thjesht, dėshiroj t’i siguroj se, me privilegjin e lexuesit, qė i ka pasur nė dorė edhe dorėshkrimin, edhe botimin, nė tre librat e Kadaresė thuajse nuk ka qoftė edhe ndryshime formale. Mbetet tė studiohen disa gjėra mė tė thella: cili ka qenė pėrfytyrimi i shkrimtarit nė kushtet e shoqėrisė sė mbyllur dhe ē’horizont pritjeje kanė veprat e tij tashmė nė njė shoqėri tė hapur. Thelbėsore nė njė krahasim tė tillė, qė tashmė ėshtė krejtėsisht i mundshėm, ėshtė gjithashtu raporti i lirisė sė kohės me lirinė qė i ka njohur vetes shkrimtari, si njė ēėshtje jo vetėm e letėrsisė, por e disa raporteve mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme.

PYETJE: A ka qenė teknikisht i vėshtirė tė bėhet krahasimi midis dorėshkrimeve dhe botimeve?

Shaban Sinani: Pėr romanin ”Qyteti pa reklama” nuk ka qenė aspak i vėshtirė. Pėr romanin “Vajza e Agamemnonit” ėshtė dashur tė bėhet njė punė mė e kujdesshme, sepse teksti ka mjaft shtojca nė anėn verso tė fletės. Nganjėherė gjenden dy a mė shumė shtojca, pa pasur shenjėn e vendit tė ndėrfutjes. Shumė i vėshtirė ėshtė krahasimi i tekstit tė romanit “Hija” me dorėshkrimin. Kjo sepse vetė autori e ka ngatėrruar qėllimisht qysh nė procesin e tė shkruarit tekstin, me qėllim qė, nė ēdo rast, romani tė mos kishte vijueshmėri logjike dhe, si tė thuash, tė mos deshifrohej pėrmbajtja. Kėtė autori e ka bėrė duke i numėrtuar faqet e dorėshkrimit nė njė mėnyrė gati kriptologjike, aq sa gati nuk kuptohet nga duhet tė fillojė leximi.

PYETJE: Ē’i mungon tashmė fondit arkivor tė Ismail Kadaresė, nė konceptin e dokumentalistikės?

Shaban Sinani: Fondi i Ismail Kadaresė u krijua, por ky fond, i vėshtruar me koncepte arkivistike, ka probleme. Kėto janė probleme tė krijuara prej kohėrave dhe ne do tė na duhet tė punojmė pėr t’i zgjidhur, me qėllim qė tė bėjmė tė mundur tė ndriēojmė sa kemi nė dorė rrugėn e vėshtirė tė zhvillimit tė letėrsisė dhe tė lirisė krijuese nė periudhėn ideokratike. Njė fond personal, sipas koncepteve arkivistike, ka nėnndarjet e veta, prej tė cilave nga mė kryesoret janė: krijimtaria, veprimtaria zyrtare-publike, letėrkėmbimi, tė dhėnat biobiliografike.

Tani pėr tani krijimtaria e Kadaresė pėrfaqėsohet me tre romanet, poezinė “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh”, njė fragment relativisht tė gjatė qė duhej t’i shtohej romanit “Dimri i madh”, por mė pas, po ato zyra qė ia kishin kėrkuar njė gjė tė tillė, gjykojnė se “nuk i shton gjė veprės”, madje “ėshtė skematike e ndoshta tallėse”, dhe ndonjė krijim tjetėr mė pak i rėndėsishėm. Nga veprimtaria zyrtare-publike gjenden diskutime p a ndonjė vlerė nė Kuvendin Popullor, si dhe disa autokritika tė shkrimtarit, tė cilat tė lejojnė tė kuptosh se nė ē’largėsi gjendeshin autori dhe rreziku. Letėrkėmbimi ėshtė edhe mė i kufizuar. Interesante ėshtė njė letėr origjinale e Kadaresė drejtuar njė figure tė rėndėsishme politike tė periudhės komuniste nė favor tė familjes sė Lasgush Poradecit.

Ndėr rubrikat qė pėrmban njė fond personal ėshtė edhe nėnndarja qė quhet “tė tjerėt pėr fondkrijuesin”. Pikėrisht te kjo nėnndarje del njė nga problemet thelbėsore strukturore tė fondit tė Ismail Kadaresė. Nėse krijimtaria e tij filloi tė ruhet nė arkiva vetėm para njė viti, nėnndarjes “tė tjerėt pėr fondkrijuesin” i takojnė dhjetėra e dhjetėra dokumente, pėr tė mos thėnė qindra, tė shpėrndarė nė fonde e koleksione dokumentesh nga mė tė ndryshmet.

Pėr mė shumė se 30 vjet me radhė, siē del nga burimet, krijimtaria e Ismail Kadaresė ėshtė mbuluar me vėzhgim tėrėsor nga drejtime e pikėvėshtrime nga mė tė pabesueshmet: qė prej redaksive tė gazetave, revistave e tė shtėpive botuese, deri te zyrat partiake e shtetėrore qė funksiononin pėr tė zbatuar politikėn zyrtare nė art, kulturė e letėrsi; qė prej vullnetarėve tė devotshėm e vigjilentė, qė i fillojnė shkrimet e ankimet e tyre me emrin e shtetit dhe i mbyllin me “pėrshėndetje revolucionare”, deri te pėshpėrimat e sistemuara nė relacione e raporte zyrtare nga institucionet e ngarkuara me kėto detyra; qė prej udhėheqėsve tė lartė partiakė e shtetėrorė, deri te figura protagoniste tė mėrgatės politike “armiqėsore” shqiptare nė Evropė. Zor se mund tė gjendet njė mbulim mė tėrėsor se letėrsia e I.Kadaresė, pėr tė cilėn shkruajnė me tė njėjtėn vigjilencė tė ngarkuarit me letėrsinė dhe kulturėn nė zyrat partiake e shtetėrore dhe njėherėsh, kundėrshtarėt politikė tė sistemit komunist qė jetonin nė Evropė, disa me emra letrarė e disa tė tjerė, si Xh. Staravecka, edhe me emrin e vet.

PYETJE: Pra, ekziston njė “Dosje Kadare”, apo “Dosje K.”, siē e keni quajtur ju, nė arkivat e Shqipėrisė?

Shaban Sinani: Terminologjikisht nuk ekziston ndonjė “Dosje Kadare” nė arkiv. Ky ėshtė njė keqkuptim. Kjo do tė thotė se nuk ekziston as ndonjė “Dosje K.”. Kėtė titull letrar e kam pėrdorur nė njė bisedė me gazetarėt, pėr lehtėsi kuptimi, duke iu referuar pėr analogji romanit “Dosja H” tė Kadaresė, ribotuar mė vonė me titullin “Njė dosje pėr Homerin”.

PYETJE: Kjo do tė thotė se po e krijoni ju njė dosje tė tillė?

Shaban Sinani: Arkivat nuk krijojnė dosje, arkivat administrojnė ato dokumente qė kanė. Ajo qė po pėrpiqemi tė bėjmė ne ėshtė tė lehtėsojmė njohjen e historisė sė procesit letrar nė Shqipėrinė e gjysmėshekullit tė fundmė. Pėr kėtė njė zgjidhje mund tė jetė qė njė kopje e atyre dokumenteve qė janė shkruar pėr veprat e Kadaresė nė komunikimin administrativ, pa prekur topografinė burimore tė origjinaleve, tė vendoset nė fondin e I.Kadaresė, pėr lehtėsi studimi, nė nėnndarjen “tė tjerėt pėr fondkrijuesin”. Kjo ėshtė mė e pakta qė mund tė bėhet. Por mendoj se ėshtė njė pėrgjegjėsi e arkivave jo vetėm ndaj shkrimtarit, por ndaj zhvillimeve tė historisė sė letėrsisė dhe tė kulturės kombėtare zbardhja e burimeve qė kanė mbetur nė formėn e kritikės administrative-zyrtare tė pabotuara ndonjėherė, duke filluar prej ankimit tė parė, qė i takon vitit kur u botua poema “Princesha Argjiro”, deri nė fund tė viteve 1990, madje edhe pak mė vonė.

PYETJE: Ju mendoni se pas botimit tė “Dosjes K.” vepra e I. Kadaresė do tė ketė njė vlerėsim tjetėr nė sytė e studiuesve dhe tė lexuesve? Pse vendosėt tė merrni pėrsipėr botimin e kėtyre burimeve?

Shaban Sinani: Pėrgatitja e njė libri me burime pėr kritikat e rezervuara ndaj veprės sė I.Kadaresė nuk bėhet “pėr t’i bėrė nder” krijimtarisė sė njė shkrimtari, qoftė edhe parėsor, si I.Kadare. Kjo bėhet si njė detyrim ndaj historisė sė letėrsisė dhe kulturės bashkėkohore shqiptare. Eshtė shumė dėshpėruese qė “Dosja K.” tė kuptohet si njėfarė “dėmshpėrblimi demokratik” pėr autorin. Nė konceptin tonė burimologjia i paraprin historisė, duke pėrfshirė edhe historinė e letėrsisė dhe tė kulturės. Veē kėsaj, nėse duam tė respektojmė kodet evropiane tė sjelljes me subjektet e dhunės, duke pėrfshirė subjektet e dhunės sė fjalės (“heat speach”), duhet tė njohim detyrimin pėr t’i vėnė ata nė dijeni tė burimeve. Nė ligjin e ri pėr arkivat, qė sapo ėshtė miratuar, ėshtė sanksionuar, si nė tė gjitha vendet e qytetėruara tė botės, e drejta e individit, qoftė ky njė qytetar i thjeshtė i vendit, qoftė njė shkrimtar dhe personalitet i botės sė vlerave kombėtare, si I.Kadare, pėr t’u njohur me ēfarė ėshtė shkruar nė fshehtėsi rreth tyre.

PYETJE: A ka pengesa ligjore dhe tė tjera pėr kėtė botim?

Shaban Sinani: Pengesa ligjore ka pak. Kufizimi i vetėm ėshtė ai i 25-vjetėshit tė maturimit tė dokumenteve. Kjo do tė thotė se dokumentet e shkruara deri nė vitin 1980 mund tė botohen. Por ligji pėrmban dhe tė drejtėn e pėrjashtimit nga ky afat, kur qėllimi i botimit ėshtė promovues dhe me karakter emancipues pėr mendimin shqiptar, sidomos nėse burimet nuk kanė efekte nė politikėn e ditės. Ekzistojnė disa pengesa tė tjera, mė shumė tė karakterit etik, tė cilat gjithashtu janė tė kapėrcyeshme. Nė rastet kur do tė gjykohet se ėshtė shpejt tė identifikohen autorėt, mund tė jetė e mjaftueshme tė identifikohen zyrat apo institucionet. Nė aspektin moral gjithė shqetėsimi ėshtė qė polemika tė mos personalizohet.

Nė kėtė rast nuk mund tė bėhet fjalė pėr emancipim mendimi, por pėr tė kundėrtėn. Pėrmenda aspektim moral, sepse pikėrisht ky e ndėrlikon ēėshtjen. Shkrimet pėr veprėn e I. Kadaresė janė shkrime specialistėsh. Nėse nė kėto shkrime njė vepėr ėshtė kėrkuar tė ndalohet sepse “deheroizon ngjarjen apo personalitetin“, nuk mund tė thuash se nė pikėpamjen intelektuale autori ka gabuar. Por gjithnjė mbetet pyetja se ē’kuptim kishin termat “letėrsi dekadente“, “ndikim psiko-frojdist“, “vepėr armiqėsore“, “deformim i historisė dhe i realitetit“, “roman surrealist“, “libėr movist“ etj. nė kontekstin politik tė kohės kur janė shkruar librat e Kadaresė.

PYETJE: Ju mendoni se ky libėr do tė ndėrlikonte marrėdhėniet e I. Kadaresė me shkrimtarėt-kolegė?

Shaban Sinani: Unė nuk e mendoj aspak njė gjė tė tillė, sepse I. Kadare, me tė drejtėn e ligjshme qė sapo e pėrmenda, pra, me tė drejtėn e tė dėmtuarit, ėshtė njohur me njė pjesė tė kėtyre dokumenteve dhe mė pas, i lėnduar prej pėrmbajtjes sė tyre, humbi interesin pėr tė vazhduar mė tej. Dhe, sikurse e dini, nė asnjė rast Kadare nuk ka folur pėr njerėz dhe emra tė pėrveēėm, por pėr nevojėn qė letėrsia shqipe bashkėkohore tė njihet me fatin e vėshtirė tė zhvillimit tė saj nė periudhėn e pasluftės. Gjithashtu mendoj se edhe njerėzit e letrave nuk kanė pse t’i shmangen kėtij ballafaqimi, pa tė cilin letėrsia shqipe nuk do tė mund tė kuptonte vetveten.

PYETJE: A mund tė pėrmendni disa nga shkrimtarėt qė kanė dhėnė vlerėsime zyrtare tė pabotuara pėr veprėn e I. Kadaresė?

Shaban Sinani: Mendoj se kjo ėshtė gjėja e fundme qė ka rėndėsi nė gjithė kėtė proces. Nė plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve nė fund tė viteve 1970 pėr “largim nga temat e mėdha“ dhe “trajtim subjektivist tė historisė“ janė bėrė diskutime mė tė ashpra se ato qė mund tė gjenden nė ndonjė diskutim tė tij tė pabotuar, si, bie fjala, rasti i ndalimit tė poezisė “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh".

PYETJE: Historia e Kadaresė me Arkivin e Shtetit

Shaban Sinani: Nė vitin 1990 kur iku nga Shqipėria, tė vetmen gjė qė i kėrkoi Presidentit tė Republikės tė asaj kohe, ishte kujdesi ndaj arkivit tė tij personal. Dhe vėrtet, arkivi i shkrimtarit tonė tė madh u mor nė ruajtje. Ai nuk u hap asnjėherė. Nė vitin 1992, nė prezencė tė njė ekipi televiziv francez, shkrimtari ynė e tėrhoqi arkivin e tij, ashtu tė paprekur. Historia e poezisė “Pashallarėt e kuq” pėr tė cilėn u bė aq zhurmė vitin e kaluar, si dhe gjetja e saj nė fondin e ish arkivit tė PPSH-sė, krijuan njė klimė tė re midis shkrimtarit dhe stafit drejtues tė AQSH-sė. korrektėsia e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Arkivit tė Shtetit e inkurajoi Ismail Kadarenė tė vendosė kontakte institucionale me kėtė arkiv.

Pas kėtij komunikimi shkrimtari dha pėlqimin e tij qė poezia origjinale me shkrim dore “Pashallarėt e kuq” tė nxirej nga arkivi e tė botohej nė shtyp, ashtu siē e kish shkruar autori 30 vjet mė parė. Java e arkivit tė hapur i forcoi edhe mė shumė kėto marrėdhėnie pozi tive. Atė javė shkrimtari ynė i madh vizitoi AQSH-nė dhe i dhuroi atij dorėshkrimin e romanit tė parė “Qyteti pa reklama” shkruar nė Moskė, nė vitin 1959. Me dorėzimin e kėtij dorėshkrimi u krijua fondi nominal “Ismail Kadare”, i cili shumė shpejt u pasua nga dorėshkrime tė tjera. Njė muaj mė parė, dhjetor 2003, shkrimtari ynė sė bashku me bashkėshorten u ndodh pėrsėri nė ambientet e AQSH-sė midis miqve e shokėve, ai i dhuroi Arkivit tė Shtetit dorėshkrimin e romanit tė tij “Vajza e Agamemnonit”.

Gjatė kėsaj ceremonie Ismail Kadare deklaroi: “Vendosa t’i jap kėto dorėshkrime nė radhė tė parė si respekt pėr shtetin shqiptar, si respekt ndaj institucioneve tė tij, siē ėshtė AQSH. Ēdo njeri duhet ta respektojė vendin e tij. Ne tė gjithė duhet tė respektojmė institucionet e kėtij shteti, pavarėsisht se disa prej tyre nuk janė seriozė. Dy dorėshkrimet qė dorėzova sot, i kisha depozituar nė njė bankė tė Francės, pasi mendoja se nuk do tė botoheshin kurrė nė Shqipėri. Ē“do tė ndodhte me kėto vepra nėse unė do tė pėsoja gjė, psh., do tė vdisja? Atėherė ato do tė botoheshin jashtė shtetit. Kur regjimi komunist ra, ky kuptim ra gjithashtu. Nė kėto kushte, kėto vepra e humbėn tė drejtėn e botimit atje.

Tani dorėshkrimet origjinale tė kėtyre veprave qė kanė njė histori, ja dhurova AQSH-sė. Para njė viti, kėtij arkivi i dhurova dorėshkrimin e romanit tim tė parė. Vepra e parė e ēdo autori ka kureshtje tė madhe. Kur u ktheva nga Moska, botova tridhjetė faqet e para. U ndalua menjėherė. Pas kėsaj, mbeti i fshehur nė njė kėnd tė shtėpisė. As e kam pėrmendur ndonjėherė. Nuk e dinte njeri. Pėrmendja e njė vepre tė ndaluar ishte me shumė rrezik. I ndjeri Drago Siliqi, qė arriti tė lexonte njė pjesė, mė tha: “Bėre marrėzi qė botove tridhjetė faqe te “Zėri i Rinisė”. As mos e zėr mė nė gojė. Mos thuaj se e kam roman”. Kur e pyesim z.Ismail Kadare se pse ja dhuroi pikėrisht AQSH-sė, ai pėrgjigjet: “Sė pari, si shenjė respekti pėr institucionet e shtetit. Sė dyti, sepse jam i qetė.

Kėtu ato janė tė sigurta, ndryshe nuk do t’i dorėzoja. Ēdo shtet serioz nuk mund tė kuptohet pa njė arkiv serioz. Dhurimi i dy dorėshkrimeve tė fundit ėshtė edhe njė gjest pėr tė treguar se edhe tė tjerėt duhet tė bėjnė njė gjė tė tillė”. Tani, me dorėzimin e dy dorėshkrimeve tė reja, Ismail Kadare mund tė gjykohet edhe nga dorėshkrimi. Vite mė vonė, pasi tė kenė lexuar e rilexuar veprat e Kadaresė nga botimet kompjuterike, studiuesit do tė vrapojnė pėr t’ju referuar dorėshkrimit tė drejtpėrdrejtė. Nė bazė tė shkrimit origjinal do tė nxjerrin konkluzione tė sakta nėse autorit i ėshtė dridhur dora nga emocioni apo jo, nėse autori ka qenė i qetė apo nervoz, i vendosur apo i lėkundur. Ēfarė ka prishur me shpejtėsi, e ēfarė ka vėnė mbi tė. Gjurmėt e shkrimit janė si gjurmėt e gishtave. Prej tyre pėrcaktohet karakteri i individit.

PYETJE: Njė nga tekstet ku "spiunohej" Kadareja

Shaban Sinani: "Kam disa vjet qė merem me njė monografi pėr rrethin dhe qytetin e Gjirokastrės gjatė shekujve, por ca ditė pėrpara pashė me ēudi se poeti i ri Ismail Kadareja, boton njė poemė me titullin “Princesha Argjiro”, e cila historikisht nuk ka si tė qėndrojė nė kėmbė, duke qėnė krejt e gabuar. Gjirokastra nuk u themelua prej saj dhe as qė mori emrin e Argjirosė. Nga burime arkivale, nga historia, nga shkrime qė tė parėt tonė i kanė ruajtur mir’ e bukur, dhe jo nga legjenda, si ajo qė paraqitet nė tekstin e poetit, del se Gjirokastra ėshtė e vitit 568 epoka e re dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė se mori emrin e Argjiros nė shekullin e XV, se nė kėtė kohė erdhėn kėtu Turqit, duke lėnė mėnjanė pastaj se a mund tė lejonin Turqit qė qyteti tė mirrte emrin e njė luftėtares qė u ngrit kundra tyre.

Poema, e bazuar nė histori dhe nė shkrime tė sigurta, pasi poeti tė ishte konsultuar me ata qė merren me studime historike, do tė kishte dalė pa tė meta. Gjithashtu , edhe Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, po tė kishte pyetur, nuk do tė lejonte tė botohesh njė poemė qė nuk bazohet nė histori. Veē kėsaj kam edhe dy fjalė nė lidhje me gjeografinė e Shqipėrisė, ku pėrkundrazi Gjirokastra paraqitet e ndėrtuar nga Gjin Bue Shpata. Dhe kjo ėshtė e gabuar, kėshtu qė duke paraqitur versione tė ndryshme dėmtojnė historinė e vėndit."

kombi
22.05.2006, 23:19:00
IDEOLOGJIA E SHPĖRBĖRJES

Ismail Kadare dhe identiteti shqiptar Vėshtrim kritik mbi pikėpamjet e shkrimtarit tė shprehura nė librin e tij: “Identiteti evropian i shqiptarėve”


Nga Prof. Rexhep Qosja


“Tė mendojmė. Tė mendojmė ndershėm dhe, vetėm ndershėm, qoftė edhe kundėr tė gjithėve, sepse ashtu mendojmė pėr tė gjithė”

ROMEN ROLAN


Premisa tė gabuara

Siē e kam paraparė nė parafjalėn e saj, trajtesa mbi idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare, e botuar me vazhdime nė gazetėn e Prishtinės, “Epoka e Re”, dhe nė gazetėn e Tiranės, “Korrieri” e, pastaj, e botuar edhe si libėr me titullin “Ideologjia e shpėrbėrjes” nga shtėpia botuese “Toena”, ka shkaktuar njė sėrė reagimesh si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė. Nuk e di a ėshtė mė i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si tė parat, ashtu edhe tė dytat d ė s h m o j n ė , ndėrkaq, se ēėshtjet e ngritura nė atė trajtesė ishin tė nevojshme tė ngriheshin.

Shkrimtari i madh argjentinas, Horhe Luis Borhes, thotė se “Libri qė nuk e pėrmban kundėrlibrin mund tė konsiderohet i panevojshėm”. Ēdo libėr, pavarėsisht a ėshtė letrar a shkencor, e pėrmbarojnė lexuesit, miq dhe kundėrshtarė tė autorit, qoftė duke e pohuar, qoftė duke e mohuar. Pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha reagimeve, do tė duhej tė shkruaja njė libėr mė tė madh se “Ideologjia e shpėrbėrjes”, i cili, sigurisht, do tė shkaktonte reagime tė reja tė pėrshkuara edhe prej mė shumė ndjenjash se reagimet e deritashme. Nė vend se tė gjithave, do t’i pėrgjigjem vetėm reagimit tė Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”. Kjo, domethėnė se mbesin pa pėrgjigje tė gjithė reaguesit e tjerė ndaj trajtesės “Ideologjia e shpėrbėrjes”:

1. Predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet kombėtar i ri nė Ballkan
2. Predikuesit e gjuhės sė dytė standarde pėr folėsit me identitet kombėtar kosovar
3. Thirrėsit pėr kthimin e shqiptarėve myslimanė nė “fenė e tė parėve”, si gjoja kusht pėr pranimin mė tė shpejtuar tė Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė Bashkimin Evropian!

Nė reagimin e Ismail Kadaresė “Identiteti evropian i shqiptarėve”, do tė pėrgjigjem pėr kėto arsye kryesore: e para, pse e ka shkruar njė shkrimtar dhe publicist i njohur, me popullorėsi tė veēantė; e dyta, pse nė kėtė reagim ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim dhe njė shtrembėrim i disa pikėpamjeve tė mia, sidomos, i pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijeve tė tejshquara fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehonė ndėr lexuesit shqiptarė, si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė dhe, e katėrta, e mė vendimtarja, pse nė kėtė reagim janė shprehur ide e janė krijuar pėrfytyrime, qė nuk e nderojnė kulturėn shqiptare. Sprova e Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”, ėshtė e mbėshtetur nė premisa tė gabuara: nė pėrpjekje pėr tė dėshmuar, nė njėrėn anė kundėrshtitė kulturore midis Evropės e Lindjes myslimane, kurse, nė anėn tjetėr, sipėrinė e identitetit evropian ndaj identiteteve tė tjera, para sė gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipėri ėshtė – tė pėrdor njė togfjalėsh tė Zhan-Pol Sartrit – sipėri raciste.

Gjykimet e kėtilla tė Ismail Kadaresė, gjithsesi shumė befasuese, nuk mund tė mos shikohen si rrjedhojė e disa dukurive dhe disa disponimeve tė pėrtashme politike e fetare nė botė. Nuk mund tė mos mendohet se tani, kur si pasojė e fundamentalizmit islamik, tė tejshkallėzuar mbas pushtimit amerikan tė Irakut, ėshtė rritur disponimi kundėrmysliman nė disa vende perėndimore; kur kryetari Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik tė krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam, mysliman, xhami, shkaktojnė sėndisje nė mjedise tė ndryshme perėndimore; kur, si thonė studiuesit, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit e islamit dhe e kryqėzatave; kur disa politikanė shqiptarė nė Kosovė e quajnė politikisht tė leverdishme pėr karrierėn e vet tė ndėrrojnė fenė; kur, si pasojė e sjelljeve shpėrfillėse tė disa politikanėve shqiptarė ndaj dinjitetit tė fesė myslimane, gjithnjė e mė shumė shqiptarė myslimanė nė Kosovė e nė Shqipėri ndihen tė diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qė tė dėgjohet pėr disa oktava mė lartė zėri i tij, mė parė i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman, nė tė vėrtetė kundėr pėrbėrėsve myslimanė nė identitetin e pėrbashkėt, tė pėrgjithshėm, historik, tė shqiptarėve!

Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme qė kėto ide dhe kėto pėrfytyrime tė Ismail Kadaresė tė hidhen poshtė me kohė dhe pa hamendjesime. Do ta bėjė kėtė vendosmėrisht edhe pse me shumė keqardhje, pėr shumė arsye nė kėtė pėrgjigje detyrimisht tė gjatė. Nuk e bėj kėtė, pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.Nuk e bėj kėtė pse shkoj nė xhami a pse falem pesė vaktet e ditės! Jo. As nuk shkoj nė xhami pėr t’u lutur, as nuk falem nė asnjė vakt tė ditės. Jo. E bėj kėtė pėr hir tė perėndive tė mi: tė Vėrtetės dhe tė Drejtės. E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye, pėr tė cilėn kam shkruar mijėra faqe gjatė shumė viteve tė kaluara: pėr tė mbrojtur bashkėkombėsit, bashkėqytetarėt, prej padrejtėsive tė pushtetit, prej dhunės sė shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit, pavarėsisht kush e bėn kėtė diskriminim sot.

E bėj kėtė pėr tė njėjtėn arsye, pėr tė cilėn nė vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh tė disa bashkėqytetarėve tepėr tė pėrkushtuar si myslimanė, pėr ēka dhe kam shkruar nė librin “Tronditja e shekullit”. E bėj kėtė pėr tė qenė ku duhet tė jetė gjithmonė intelektuali i vėrtetė: nė anėn e lirisė, tė tė voglit, tė tė pambrojturit, tė tė diskriminuarit. E bėj kėtė pėr tė qenė shpirtėrisht i lirė, pavarėsisht prej ēmimit qė paguaj pėr kėtė liri. E unė jam i lirė, sepse kam zgjedhur tė Vėrtetėn dhe tė Drejtėn.

Gjykimet e kėtilla tė Ismail
Kadaresė, gjithsesi shumė
befasuese, nuk mund tė mos
shikohen si rrjedhojė e disa
dukurive dhe disa disponimeve tė
pėrtashme politike e fetare nė botė

Sprova e Ismail Kadaresė, “Identiteti evropian i shqiptarėve”, nuk ėshtė reagimi i tij i parė mospajtues ndaj pikėpamjeve tė mia letrare e kulturore. Nė shkrimin “Rreth ndikimeve tė huaja dhe karakterit kombėtar tė letėrsisė”, botuar nė gazetėn “Zėri i popullit”, mė 8.4.1973, me tė cilin i pėrgjigjej shkrimit tim “Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve”, botuar nė pėrmbledhjen “Panteoni i rralluar” nė vitin 1972, ai mė akuzonte si “tellall i kozmopolitizmit”, qė, me gjuhėn e atėhershme politike do tė thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizimin e letėrsisė shqipe. Tani, 34 vjet mė vonė, ai mė akuzon se kinse po e mohoj atė qė atėherė e predikoja! Unė, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenė tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veēimin e Shqipėrisė dhe identitetin stalinist, nė tė vėrtetė predikonte kundėrevropianizimin! Unė vetėm po vė nė dukje se perėndia i shndėrrimeve Protej, i cili e ka dhuruar Ismail Kadarenė edhe me dhuntinė e nxitimshndėrrimeve pėr tė qenė politikisht sa mė i koniunkturshėm, ia ka parathėnė edhe kėtė nxitimshndėrrim, fryt i tė cilit ėshtė sprova “Identiteti evropian i shqiptarėve”. Po t’i lėmė njėherė pėr njėherė kėto dy shkrime tė njė kohe tė kaluar dhe tė merremi me reagimin e tanishėm tė Ismail Kadaresė “Identiteti evropian i shqiptarėve”, ndaj trajtesės sime “Ideologjia e shpėrbėrjes”, nė tė vėrtetė ndaj kreut tė kėsaj trajtese “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, qė sigurisht nuk do tė jetė nxitimshndėrrimi i tij i fundit. Dhe tė shohim sa tė vėrtetėn dhe sa tė drejtėn do t’ia flijojė qėllimit tė tij: shpėrfilljes sė identitetit mysliman si njėri nga pėrbėrėsit fetarė tė IDENTITETIT KOMBĖTAR SHQIPTAR. Shprehitė e vjetra Kritikėn e pikėpamjeve tė mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues tė vetėdijes sė tejshquar fetare nė shoqėrinė e sotme shqiptare, prandaj edhe nė identitetin kombėtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siē filloheshin shkrimet politike e ideologjike nė kohėn e komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike - duke ia vėnė gishtin tregues komplotit tė armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm politikė e klasorė dhe duke kėrkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i shėrbejnė Ismail Kadaresė pėr tė bėrė politikisht e ideologjikisht tė dyshimta, nė tė vėrtetė kombėtarisht tė dėnueshme, pikėpamjet e mia mbi ēėshtjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit tė Bashkimit Evropian, Baroso, nė Tiranė nė lidhje me nėnshkrimin e afėrm tė marrėveshjes sė Shqipėrisė me Evropėn dhe, e dyta, fillimi i bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, qė sapo kishin filluar nė Vjenė. Unė isha ai qė, ja, me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qė sapo dukeshin nė horizontin shqiptar! Po t’ia japim fjalėn vetė Ismail Kadaresė: “Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur pėr Evropėn”.

Dhe, mė tej: “S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur nė Aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn, madje, edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja”.

Meqenėse presjet i vė edhe ku s’duhet, nuk ėshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare nuk e vė pikėēuditjen ku duhet: nė fund tė kėsaj fjalie. Po tė lėmė rregullat e pikėsimit e tė gramatikės e tė shohim logjikėn. Pėr tė parė sa larghedhėse ėshtė kjo logjikė politike po i kthejmė dy pasuset e cituara nė trajtėn e bashkėbisedimit, sepse kėshtu do tė mėsojmė mė mirė ēka nė thelb mendon autori dhe si mund t’i pėrgjigjet ndonjė lexues.

Ēka po ngjante ndėr shqiptarėt nė ēastet kur po afrohej nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Bashkimin Evropian?

Po ndiheshin murmurimat.
(Mungon pikėēuditja).

Ēka po ngjante nė ēastet kur po afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale?
Aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mishi i huaj, pra i padashur, pėr
Evropėn!

Cilėt ishin kėta krrokatės?
S’ka pėrgjigje!



Ēka ngjau pak para se tė mbushej java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur nė Aeroportin e Tiranės?
Murmurimat kaotike u shtuan edhe mė shumė.

Prej nga erdhėn ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin mė pak.

Prej nga priteshin mė pak?
Nga ndonjė deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.

Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetėm nga Kosova?
Ai nė zemėr s’e ndan Shqipėrinė nga Kosova. Pėr ta larguar prej Shqipėrisė shtetėrore apo pėr tė treguar se nuk njihet nė Shqipėrinė shtetėrore?
S’ka pėrgjigje!

Mos kur thua se priteshin mė pak, do tė thuash se, megjithatė, nuk ėshtė qė nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojės sė tij?

Megjithatė, murmurima tė tilla kaotike priteshin edhe prej tij?

Si mund tė priteshin murmurima tė tilla qė t’i i pandeh kaotike prej tij, kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė gjitha kėto faqe janė dėshmi e pėrpjekjeve tė tij pėr t’u ēelur dyert e shtėpisė sė madhe evropiane edhe pėr shqiptarėt?

Si mund tė priteshin murmurima tė tilla kaotike prej tij, qė ti i pandeh kundėrevropiane, kur aq pėrpjekjet mendore dhe politike ka bėrė dhe bėn ai pėr tė sjellė vlerat dhe standardet evropiane nė jetėn e popullit tė vet?
S’ka pėrgjigje!


Nė fund tė shtjellimit tė
sipėrthėnė ėshtė e kuptueshme tė
shtrohet pyetja: ku i ēon shqiptarėt
pėrdorimi i tillė i tejshtrirė e i
tejmadhėruar fetarisht i emrit, i
portretit dhe i veprimtarisė sė Nėnės Terezė


Dhe, ja sesi e dėshmon Ismail Kadare pohimin e tij, se edhe prej meje priteshin murmurima kaotike kundėr ardhjes sė kryekomisionarit evropian, Baroso, nė Tiranė nė lidhje me nėnshkrimin e marrėveshjes me Shqipėrinė dhe kundėr bisedimeve tė Vjenės pėr caktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, domethėnė pėr kthimin e Shqipėrisė shtetėrore dhe tė Kosovės nė familjen mėmė. “Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezes nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime (pra nė shkrimet e Rexhep Qosjes- R.Q) spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar”. Nuk ka dyshim se Ismail Kadare nuk ėshtė “i ngathėt nga mendja” qė tė mos e kuptojė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn, por Ismail Kadare sado pėrpiqet tė lahet e tė shpėrlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin tė lirohet prej shprehive mendore tė krijuara nė atė tė kaluar. Ato shprehi bėjnė qė nė shkrimin tim tė mos shohė ēka nė thelb ka dhe qė nė shkrimin tim tė fusė ēka nuk ka! Nė trajtesėn pėr idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare askund, me asnjė fjali, nuk jam marrė me “traditėn kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”.

Nė qoftė se nė kėtė shkrim me asnjė fjali nuk jam marrė me atė traditė kulturore, shtrohet pyetja: ku e gjen Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes ndaj “traditės kulturore, qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”?Nė veprat e mia? Jo.

Nė shkrimin pėr Gjon Buzukun, “Njė vazhdim a njė fillim i madh”, tė paraqitur nė sesionin shkencor, nė Ulqin nė vitin 1995, me rastin e 440-vjetorit tė “Mesharit”? Jo.

Nė Antologjinė historike tė letėrsisė shqipe, tė botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore tė Kosovės nė Prishtinė nė vitin 1985, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe Formula e pagėzimit dhe pėrkthime e shkrime tė Buzukut, Lekė Matrangės, Frang Bardhit, Pjetėr Budit, Pjetėr Bogdanit, Gjon Nikollė Kazazit, Ndue Bytyēit, Filip Shirokės, Ndre Mjedjes, Zef Skirovit, Luigj Gurakut, Hilė Mosit? Jo.

Nė Historinė e letėrsisė shqipe, Romantizmi I-II-III, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1984-1985, nė tė cilėn, pėrpos autorėve tė besimit ortodoks dhe myslimanė, natyrisht, janė paraqitur edhe autorėt katolikė, mes tė cilėve edhe Zef Skiroi, tė cilit Ismail Kadare atėherė mund t’ia pėrmendte emrin vetėm dėnueshėm? Jo

Nė studimet, trajtesat, sprovat e mia tė botuara nė revista nė Prishtinė pėr Ndre Mjedjen, Filip Shirokėn, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtėn? Jo.

Nė studimin mbi periodizimin e letėrsisė shqipe prej Rilindjes e deri sot, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1973 dhe tė mbajtur, mandej, si ligjėratė edhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, nė tė cilėn ėshtė folur edhe pėr Gjergj Fishtėn dhe ėshtė folur nė njė kohė kur Ismail Kadare pėr tė shqiptonte akuza tepėr tė rėnda me tė cilat e zhvlerėsonte krijimtarinė e Fishtės dhe, nė pėrgjithėsi, letėrsinė e klerikėve katolikė? Jo.

Nė librin “Tri mėnyra tė shkrimit shqip”, nė tė cilėn flitet edhe pėr Gjon Buzukun, Pjetėr Budin, Frang Bardhin, Pjetėr Bogdanin, Ndre Mjedjen, Gjergj Fishtėn? Jo.

Askund nė veprat e mia nė monografitė, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjitė e mia, askund nuk mund tė gjendet farė “nervozizmi i papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”. Pėrkundrazi: pėr secilin qė gjykon ndershėm, mund tė gjendet njė pėrkushtim, vėrtet, i madh, si edhe ndaj gjithė letėrsisė shqipe.

Ku e gjen atėherė Ismail Kadare atė “nervozizėm tė papėrligjur” tė Rexhep Qosjes “ndaj traditės letrare qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”? Ku, vėrtet?

Mos nė nxitimet e tij tė tanishme pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm, duke u paraqitur si mbrojtės kinse i asaj tradite qė dikur e zhvlerėsonte, madje e mallkonte politikisht, ideologjikisht dhe artistikisht? Mos pėr t’i krijuar vetes edhe mundėsinė “e pėrligjur” qė tė bėhet politikisht dhe letrarisht i koniunkturshėm, duke mbrojtur gjoja edhe njė figurė politikisht fort tė koniunkturshme sot: duke mbrojtur Nėnė Terezen prej meje thuajse ajo “tradita kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar” dhe Nėnė Tereza pashmangshėm janė nė lidhje historiko-letrare?

E bėn kėtė lidhje tė paligjshme Ismail Kadare pėr tė pasur mundėsinė “e ligjshme” qė tė shprehė habinė e tij- tė mbrojtėsit tmerrshėm tė vonuar tė “asaj tradite kulturore qė ka qenė e lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar”- se si mendja ime – e mbrojtėsit tė asaj tradite, kur ai e mohonte dhe fyente – nuk e arsyeton” mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezes nė institucionet e Kosovės.”

Dhe, kėtu, pikėrisht nė mospajtimin tim me mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze e tė Papės nė institucione partiake e administrative tė Kosovės, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanisė, pėr ēka do t’i shprehet mirėnjohje nga shqiptarėt nė Kosovė e nė Shqipėrinė shtetėrore, ndoshta nė Evropė apo, pse jo, edhe nė Nju-Jork! Zbulimi i kėtij Djalli qė u ngritka edhe kundėr vėnies sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet nė Kosovė e bėn shumė tė koniunkturshėm katekizmin politik dhe ideologjik tė Ismail Kadaresė. Pėrdorimi politik i emrit tė Nėnė Terezes

Po cila ėshtė e vėrteta pėr qėndrimin tim ndaj mbajtjes sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės, nė tė vėrtetė nė njė institucion partiak dhe nė njė institucion administrativ tė Kosovės?

Nuk ėshtė e vėrtetė se jam ngritur me “nervozizėm” kundėr mbajtjes sė portretit tė shenjtores, Nėna Tereze, nė institucionet e Kosovės; e vėrtetė ėshtė, vetėm, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizėm kundėr pėrdorimit politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė misionares e humanistes, Nėna Tereze, prej disa fundamentalistėve fetarė dhe disa koniunkturistėve politikė gjithnjė pėr interesat e tyre fetare - nė rastin e parė dhe pushtetore –nė rastin e dytė. Tė them se menjėherė pas vdekjes sė saj, pėr njė sprovė dhe kam dhėnė dy deklarata: njėrėn tė kėrkuar prej BBC-sė e tjetrėn prej mediave tė Prishtinės. Qėndrimi im ndaj emrit dhe portretit tė Nėnės Tereze sot nuk mund tė mos jetė i kushtėzuar nga pėrdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithė asaj qė ėshtė bėrė dhe po bėhet rreth Nėnės Tereze, domethėnė mbas gjithė kėtij pėrdorimi e shpėrdorimi politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj si misionare e humaniste, nuk e quaj kombėtarisht tė menēur mbajtjen e portreteve tė saj, qoftė nė institucionet politike e shtetėrore tė Kosovės, qoftė nė institucione politike e shtetėrore tė Shqipėrisė shtetėrore. Jo.

Ėshtė tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nėnės Tereze ėshtė e pandarė, madje, e kushtėzuar, nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytė ka shpallur disa qindra tė shenjtė, gjithsesi, thonė njohės tė tij, mė shumė se tė gjithė papėt para tij. Ndėr shenjtorėt dhe shenjtoret qė ka shpallur Ai dhe qė kanė shpallur papėt para tij natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Tė gjithė janė shpallur shenjtorė dhe shenjtore sepse ishin tė jashtėzakonshėm si katolikė. Ėshtė e kuptueshme se prej tė gjithė atyre qė e shikojnė portretin e Nėnės Tereze, kudo qoftė i vėnė ai, qė e shikojnė shtatoren e saj kudo qoftė e ngritur ajo, qė e lexojnė emrin e saj kudo qoftė shkruar ai, Nėna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot pėrpiqen tė na e mbushin mendjen pėrdoruesit fetarė dhe politikė tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj humaniste, se Nėna Tereze meriton tė jetė portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotėrues nė institucionet politike e shtetėrore, nė institucionet kulturore tė qyteteve shqiptare, sepse ėshtė fituesja e vetme shqiptare e ēmimit “Nobel”. Ēmimi “Nobel” i ėshtė dhėnė edhe shkencėtarit e humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i tė cilit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kontinentet e jo vetėm pėr tė sėmurėt, tė varfrit e tė braktisurit e botės, para sė gjithash, tė Indisė. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund njė shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjė institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij nė ndonjė institucion politik e shtetėror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk ėshtė i krishterė, prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund tė shpėrdoren pėr nevojat e mobilizimit politik tė krishterimit dhe pėr nevojat karrieriste tė koniunkturistėve tanė politikė dhe kulturorė. N

ė fund tė shtjellimit tė sipėrthėnė ėshtė e kuptueshme tė shtrohet pyetja: ku i ēon shqiptarėt pėrdorimi i tillė i tejshtrirė e i tejmadhėruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisė sė Nėnės Terezės? Ēka u sjell shqiptarėve, tė cilėt u takojnė jo vetėm dy a tri, po pesė feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) pėrdorimi aq irracional i emrit, i figurės dhe i veprimtarisė sė njė shenjtoreje sa edhe emri i Aeroportit tė Tiranės pagėzohet me emrin e saj: NĖNA TEREZE, edhe pse ēdokush mund ta dijė se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej ēdo aeroporti nė kėtė botė, mund tė ngrihen nesėr edhe aeroplanė luftarakė, qė do tė bombardojnė fshatra e qytete e tė vrasin burra, gra, fėmijė, tė varfėr e tė sėmurė, tė cilėve ajo ua kishte kushtuar jetėn?

Ēka do tė thotė ky mitologjizim nė thelb fetar, pėr arsye fundamentaliste fetare dhe tė koniunkturshme politike, i njė shenjtoreje nė njė vend shumėfetar? Logjika e jep kėtė pėrgjigje: do tė thotė nxitje e pjesėtarėve tė feve tė tjera, para sė gjithash, tė fesė myslimane, qė e njėjta gjė tė bėhet me emrat dhe me portretet e figurave tė shquara fetare tė fesė sė tyre. Pėr kėtė arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nėnės Tereze duhet vėnė nė mjedise fetare, humanitare dhe shėndetėsore e jo edhe nė Aeroportin e Tiranės, e jo edhe nė institucione politike e shtetėrore, e jo edhe nė sheshe tė qyteteve. Bashkėjetesa e harmonishme mes feve tė cilave u takojnė shqiptarėt, baraspesha historike midis kėtyre feve, interesat historike tė popullit shqiptar e kėrkojnė sot si dje, nesėr si sot, qė emrat, portretet dhe shtatoret e figurave tė njohura, tė shquara e tė mėdha kombėtare, historike e kulturore, siē janė Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashėri, Ēajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Ēabej Aleksandėr Moisiu dhe tė sa e sa piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve, shkencėtarėve, krijuesve e artistėve tė tjerė tė mos zėvendėsohen nga emra, portrete, shtatore klerikėsh, shenjtoresh, qė perceptohen para sė gjithash si vetje fetare – katolike, myslimane, ortodokse. Tė sipėrpėrmendurit janė emra vetjesh qė mbahen mend pėr veprat kulturore qė kanė lėnė a pėr bėmat historike qė kanė bėrė, qė kanė pasur, kanė dhe do tė kenė funksion integrues nė jetėn e popullit shqiptar, sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqėrore, politike i shėrbente Shqipėrisė, u shėrbente tė gjithė shqiptarėve. Pavarėsisht se cilės fe i takojnė, ata perceptohen ndryshe se ē’perceptohet Nėna Tereze: perceptohen kryekėput si krijues e veprimtarė atdhetarė e jo si fetarė.

Identiteti dhe identitetet Pėrveē, si e pamė, pėr nervozizmin qė “nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės”, Ismail Kadare mė fajėson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” tė shqiptarėve nė “identitet mysliman” dhe nė “identitet tė krishterė”. Dhe, kjo ndarje qė bėkam unė i ngjan atij si njė muzikė e njohur, qė e ka dėgjuar shumė herė. I shqetėsuar prej tingujve tė kėsaj muzike tė dėgjuar shumė herė, ėshtė e kuptueshme pse ai ua pėrkujton lexuesve shumė i sėndisur pasojat e njė ndarjeje tė tillė, domethėnė tė njė muzike tė tillė! Nė vend tė gjithė fjalive, nė tė cilat numėrohen ato pasoja, po e citoj vetėm fjalinė pėrmbyllėse:

“Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s’ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese”.

Bukur apo jo! Njė popull ėshtė ai qė ėshtė.
S’ka dyshim.

Dhe, s’ka nevojė pėr pudėr zbukurimi. Padyshim.
As pėr blozė pėrēmuese. Pa dyshim.

Kur e zbukurojmė njė popull me pudėr zbukurimi?
Kur e quajmė evropian dhe tė krishterė, padyshim.

E kur e shėmtojmė me blozė pėrēmuese?
Kur e quajmė joevropian dhe mysliman, padyshim!

Domethėnė: pudra zbukuruese mund tė qitet vetėm nė fytyrėn evropiane dhe tė krishterė, kurse bloza pėrēmuese vetėm nė fytyrėn joevropiane e myslimane!

Kjo ėshtė pėrgjigjja e qartė, serioze dhe, pse jo e prerė e Ismail Kadaresė!
Bukur apo jo!

Muzika ngjan shumė e njohur apo jo!

Po, t’i kalojmė njėherė pėr njėherė gjykimet e kėtilla “serioze”, serioze nė mėnyrė raciste, tė Ismail Kadaresė dhe tė merremi pak me katekizmin e tij tė identitetit. Prej sprovės sė tij “Identiteti evropian i shqiptarėve” shihet se Ismail Kadare e trajton identitetin si diēka tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė, qė e pėrcaktojnė gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lėkurės dhe... hajde gjeje ēka mė!

“S’duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė”! Kultura materiale dhe shpirtėrore, feja, tradita, zakonet, historia – si tė mos ishin fare: ato nuk lėnė kurrfarė shenjash nė identitetin e vetjeve, grupeve etnike dhe popujve! Ku ėshtė dėgjuar kjo? Maturanti qė do tė gjykonte ashtu pėr identitetin nė Bashkimin Evropian dhe nė SHBA-tė do tė pėrsėriste klasėn. Ndikimin e fesė nė pėrbėrjen e identitetit Ismail Kadare jo vetėm se e mohon, por edhe e pėrbuz! Thuajse nuk ka parė dhe thuajse nuk ka dėgjuar se fetė janė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i identitetit, aq tė rėndėsishėm sa shumė herė dhe shumėkund janė bėrė pėrcaktues tė tij. Po tė mos ishte kėshtu nuk do tė flitej, pėr shembull, pėr qytetėrimin e krishterė dhe pėr qytetėrimin islamik. Dhe, po tė mos ishte kėshtu nuk do tė shkruante Semjuel Hantingtoni veprėn e tij “Konflikti i qytetėrimeve”, nė tė cilėn bazė tė qytetėrimeve qė ai, fatkeqėsisht, i pandeh nė konflikt, quan fenė myslimane, nė njėrėn anė, dhe fenė e krishterė, nė anėn tjetėr! Nė sprovėn e tij Ismail Kadare gjykon dhe bėn pėrgjithėsime pėr identitetin, duke mos pasur parasysh se kemi identitet tė veēantė dhe identitet tė pėrgjithshėm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet tė ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetėror. E tė tjera. Tė gjitha kėto identitete, qė janė identitete mė pak a mė shumė tė veēanta, tė njė rrafshi mė tė ngushtė, bashkohen nė njė pėrgjithėsi, nė njė tė tėrė, qė do t’i themi identiteti kombėtar. Dhe, mė konkretisht: kemi shqiptarė me identitet kosovar, shqiptarė me identitet lab, shqiptarė me identitet gegė, shqiptarė me identitet toskė, shqiptarė me identitet mirditas, shqiptarė me identitet malėsor, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, tė pėrgjithshmen, tė tėrėn, qė i themi identiteti kombėtar shqiptar.

Dhe, mė tej: kemi shqiptarė me identitet katolik, shqiptarė me identitet ortodoks, shqiptarė me identitet mysliman, shqiptarė me identitet protestant dhe shqiptarė me identitet ateist, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta, mė tė ngushta, mė tė vogla, nė sajė tė pėrbashkėtave tė pėrmbajtura nė secilin prej tyre bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė pėrgjithshmen, nė atė tė tėrėn qė i themi IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR.

Ai qė i ka tė qarta kėto, ai qė ka kuptim pėr marrėdhėnien e tė veēantave me tė pėrgjithshmen, nuk do tė akuzojė se po ndan shqiptarėt nė tė krishterė dhe nė myslimanė, vetėm pse konstaton se kemi shqiptarė me identitet tė krishterė dhe shqiptarė me identitet mysliman- se ata si tė krishterė (katolikė, ortodoksė, protestantė) dhe myslimanė janė tė gjithė shqiptarė: janė shqiptarė nė sajė tė pėrbashkėtave shqiptare tė pėrmbajtura nė secilėn prej feve tė tyre.

Pse, atėherė, Ismail Kadare ēel derėn e ēelur prej meje para tij?! Evropa shumėkulturore Ashtu siē nuk do ta kuptojė drejt marrėdhėnien e identiteteve fetare shqiptare me identitetin kombėtar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare nuk do ta kuptojė drejt as marrėdhėnien e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin evropian! Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė parė se togfjalėshin identitet evropian ai e njėjtėson me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, si bashkėsi e shteteve dhe popujve evropianė, nė njėrėn anė dhe me krishterimin, nė anėn tjetėr. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, qė do tė pėrbėjnė Evropėn e Bashkuar, do tė kenė njė identitet politik – shtetėror, si njė pėrgjithėsi, si njė e tėrė, si njė e pėrbashkėt e tė veēantave politike dhe shtetėrore tė shteteve qė do ta pėrbėjnė. Evropės sė Bashkuar tė gjitha shtetet qė do ta pėrbėjnė do t‘ia dhurojnė, tė mos thuhet do t’ia flijojnė, tė veēantat e tyre politiko-shtetėrore, por nuk do tė mund tė thuhet se Evropės sė Bashkuar do t’ia flijojnė, sė paku tani pėr tani, identitetet e tyre kombėtare, nė tė cilat janė tė pėrmbajtura veēantitė qė nėnkuptojnė historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e tė tjera. Nuk e di si do tė jetė sot pesėdhjetė a sot njėqind vjet, por sot pėr sot shihet se tė gjithė popujt evropianė, qė pėrbėjnė Bashkimin Evropian, kujdesen tė ruajnė pėrbėrėsit e identitetit tė tyre kombėtar: historinė, gjuhėn, fenė, kulturėn, traditėn e pėrbėrėsit e tjerė. Bashkimi Evropian bėhet Evropė e kombeve.

Pėrpos me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, togfjalėshin identitet evropian Ismail Kadare e njėjtėson edhe me krishterimin. Ky njėjtėsim, historikisht i shikuar, nuk ėshtė i saktė. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetėm tė krishterė. Ėshtė i madh numri i intelektualėve dhe i politikanėve evropianė, tė cilėt vitin e kaluar e kanė kundėrshtuar nismėn pėr tė futur nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian, Umberto Eko, e kundėrshton atė nismė pėr dy arsye:

e para, pėr arsye politike, dhe,
e dyta, pėr arsye historike.


Arsyeja politike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, sepse Evropa e ardhshme duhet tė jetė, thotė ai, projekt politik dhe vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion antropologjik, pėr tė e nėnkupton Evropėn shumėkulturore, shumėfetare dhe, gjithnjė e mė dukshėm, shumėracore, shumėngjyrėshe – jo vetėm tė bardhė.

Arsyeja historike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit sepse e kaluara e kontinentit, thotė ai, nuk ėshtė plotėsisht e krishterė. Kulturėn evropiane e kanė pasuruar: matematika e Indisė, mjekėsia arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar nė Evropė pėrmes arabėve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhė e ritualeve tė shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e politeizmit,monoteizmi i hebrenjve. E tė tjera. Ide raciste Nuk mund tė them a ėshtė a s’ėshtė Ismail Kadare i njė mendjeje me intelektualėt dhe politikanėt evropianė, qė janė ngritur kundėr futjes nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian tė konceptit mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, por mund tė them se disa ide dhe disa mendime tė tij tė pėrmbajtura nė “Identitetin evropian tė shqiptarėve” do tė priteshin mirė prej publicistes sė njohur italiane, Oriana Falaēi, dhe prej kultshkrimtarit francez, Mishel Uelbek, qė nė vendet e tyre janė akuzuar pėr ide raciste!

Pse do tė mund tė priteshin mirė prej asaj publicisteje dhe prej atij shkrimtari disa ide e mendime tė shkrimtarit tonė?

Sepse janė ide raciste. “Letrat e Shqipėrisė – shkruan Ismail Kadare nė ‘Identitetin evropian tė shqiptarėve’ – janė tė qarta. Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė”.

Kush janė ata qė nuk dėshirojnė ta shohin kėtė identitet tė qartė tė shqiptarėve?
S’ka pėrgjigje!

Kush janė ata tė cilėve nuk u intereson ta shohin identitetin shqiptar, qė nuk ėshtė i “fshehur pas lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pėrgjigje!

A ka identitete tė fshehura pas” lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pėrgjigje!

Pse s’thuhet se edhe letrat e Kosovės janė tė qarta?
S’ka pėrgjigje!

Ēka thuhet mė tutje?
Thuhet: “Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trakoilirėve”.

A ėshtė e mundshme? Shkrimtari ėshtė bėrė mėsues i gjeografisė: po na tregon se Shqipėria ėshtė nė Evropė. Nxėnėsit qė do tė pėrgjigjeshin saktė do tė merrnin notė dhjetė!

A ėshtė e mundshme! Muzika, vėrtet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e njohur. Shqipėria dhe Kosova, kur ėshtė fjala pėr identitetin, i paskan letrat e ndara! E mėsuam prej gojės sė Ismail Kadaresė se letrat e Shqipėrisė janė tė qarta, por ēfarė janė letrat e Kosovės. Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Maqedoni? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Mal tė Zi? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės?
Tė paqarta!

Pse nuk qenkan tė qarta letrat e Kosovės? Pse nuk qenkan tė qarta letrat e gjithė shqiptarėve tė tjerė kudo qofshin ata? Pėrgjigjen na e jep, natyrisht, vetė Ismail Kadare: duke i ndarė letrat e Kosovės prej letrave tė Shqipėrisė shtetėrore! Dhe, kjo pėrgjigje nuk ėshtė e bindshme pėr arsye se gjeografia, “gjėja mė kokėfortė nė botė”, atė qė e dėshmon pėr Shqipėrinė shtetėrore do tė duhej ta dėshmonte edhe pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e tjerė, sė paku nė Ballkan. Gjeografia ėshtė njė “gjė” shumė e dashur nga shkrimtari ynė. Pse? Sigurisht pėr dy arsye:

e para, pėr arsye se e dėshmon evropianitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė shtetėrore
dhe, e dyta, pse Evropėn e ndan, nė sajė tė Gjirit tė Bosforit, tė Mesdheut, dhe tė Gjirit tė Gjibraltarit, prej Azisė dhe prej Afrikės!

Ismail Kadare ėshtė i gėzuar pse Shqipėria shtetėrore ėshtė mė larg prej Azisė se disa shtete tė tjera evropiane me identitet evropian. Ai ėshtė i gėzuar pse midis Shqipėrisė shtetėrore dhe Azisė shtrihen tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. “Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet “Turqia evropiane”! Dhe, kėtė ēerekshtetin tjetėr, Turqinė evropiane, ai e fut nė thonjėza! Pas kėtyre margaritarėve gjeografikė, me tė cilėt e stolis qafėn e Shqipėrisė, shkrimtari ynė na e dhuron kryemargaritarin gjeografik, me ēmimin e tė cilit shpreson tė na bėjė tė lumtur tė gjithėve:
“Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė”.

Nė qoftė se gjeografia u ka caktuar shqiptarėve dhe evropianėve tė tjerė fatin qė tė jenė tė bardhė, mos gjeografia ua ka caktuar fatkeqėsinė aziatikėve dhe afrikanėve qė tė jenė tė verdhė, tė vrugėt, tė zinj? Mos ngjyra ėshtė arsyeja pse Ismail Kadare dėshiron tė na mbajė sa mė larg prej tyre? Nuk ėshtė gjeografia e vetmja frymėzuese e idesė raciste tė Ismail Kadaresė: frymėzim tė njėjtė mund t’i sjellin atij edhe historia e arkeologjia.Dėgjojeni: “Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia shqiptare – R.Q) nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve”!
Meqenėse, si e thonė studiuesit e tij, racizmi ėshtė “botėkuptim qė s’pranon t’i ēmojė dinjitetet tė barabarta”, atėherė na del se rumunėt e shkretė, si pasardhės tė dakėve, fis trakas, nuk mund tė kenė dinjitet tė barabartė me pasardhėsit e ilirėve, madje, as tė iliro-trakasve.Po, t’i lėmė pėr pakėz idetė raciste dhe tė merremi me frymėzuesen e tyre kryesore: me gjeografinė.

Gjeografia lėvizėse Eshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare, megjithėse do tė ketė qenė nė kontinente tė ndryshme, sigurisht, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Afrikė, nuk do tė shohė se deri ku arrin roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve dhe tė grupeve tė ndryshme etnike. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė, edhe nė qoftė se nuk kemi pasur fatin qė, pėrpos Evropės, tė shohim edhe kontinente tė tjera, tė pranojmė se gjeografia, vėrtet flet shumė pėr identitetin e popujve e tė grupeve etnike por, megjithatė, nuk i thotė tė gjitha pėr tė. Pėrpos gjeografisė, edhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė marrin pjesė, cili mė pak e cili mė shumė, nė pėrcaktimin e identitetit tė tyre. Mund tė thuhet se dikur, para, fjala vjen, katėr-pesė shekujsh, gjeografia, vėrtet, e pėrcaktonte plotėsisht ose pėrafėrsisht plotėsisht, identitetin e popujve dhe tė grupeve tė ndryshme, por mė vonė ky ndikim i saj do tė vijė duke u pakėsuar gjithnjė e mė dukshėm. Zbuluesit e kontinenteve e tė vendeve tė reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuēi dhe hulumtuesit e kontinenteve tė zbuluara, mandej, posaēėrisht tė Afrikės, Azisė dhe Amerikės Jugore do tė jenė tė merituar – do tė thoshin kozmopolitėt apo do tė jenė fajtorė – do tė thoshin kundėrshtarėt e tyre – pse lartmadhėria e saj gjeografia pothuaj ka rėnė prej fronit tė lartė tė identitetit.

Pse mund tė thuhet kėshtu? Mund tė thuhet kėshtu, sepse janė tė shumtė shembujt qė e dėshmojnė shfronėsimin e gjeografisė nė mbretėrinė e identitetit. Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit tė kontinenteve tė reja, gjeografia e kontinentit tė Australisė e pėrcaktonte identitetin (fizik, shoqėror dhe kulturor) e aborixhanėve; gjeografia e Amerikės e pėrcaktonte identitetin e majėve, inkėve, shoshonėve, ēejenėve, apaēėve, komanēėve e tė fiseve tė tjera indiane; gjeografia e kontinentit tė Afrikės e pėrcaktonte identitetin e zezakėve, tė arabėve dhe tė popujve a grupeve tė tjera qė nė atė kontinent jetonin; gjeografia e kontinentit tė Azisė e pėrcaktonte identitetin e persianėve, tani tė quajtur iranas, tė afganėve, tė kinezėve, tė japonezėve, tė vietnamezėve, tė hindusve, tė tajlandezėve e tė tjerėve. Ajo kohė, ndėrkaq, ka kaluar pėrgjithmonė dhe nuk do tė kthehet mė. Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, janė banuar me popullsi tė kontinenteve tė vjetra, para sė gjithash, me popullsi tė Evropės, tė Afrikės dhe tė Azisė. Prej gjysmės sė dytė tė shekullit njėzet lėvizjet e njerėzve prej shteti nė shtet, prej kontinenti nė kontinent janė bėrė mė tė shpeshta. Tani njerėzit sikur e marrin gjeografinė me vete: nė shpinė dhe nė shpirt.

Ēka po shohim tani? Tani po shohim, natyrisht ata qė duan tė shohin, se anglezėt, skocezėt dhe irlandezėt, fjala vjen, tė cilėve dikur ua pėrcaktonin identitetin ishujt britanikė, e kanė ruajtur identitetin e tyre historik edhe nė Amerikė, nė Kanada, nė Australi dhe nė Republikėn Jugafrikane, natyrisht, tė pasuruar me pėrbėrės apo me ngjyresa pėrbėrėsish, qė ka sjellė koha dhe qė ka sjellė bashkėjetesa me popuj tė tjerė nė ato kontinente. Apo jo? Arabėt jetojnė nė dy kontinente, nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Afrikės, prej tė cilėve Ismail Kadare, pikėrisht pse arabėt jetojnė atje, pėrpiqet aq shumė ta largojė Evropėn, sidomos, Shqipėrinė, por arabėt e kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojnė prej arabėve tė kontinentit afrikan: kanė tė njėjtin identitet – arab, me prejardhje, me gjuhė, me fe, me kulturė, me qytetėrim pothuaj tė njėjtė.

T’i afrohemi edhe mė tepėr Evropės. Turqit jetojnė nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Evropės, qė janė tė ndarė nga Bosfori, por turqit e Turqisė evropiane nuk ndryshojnė me asnjė pėrbėrės tė identitetit prej turqve tė Azisė. Rusėt jetojnė edhe nė Evropė edhe nė Azi, por rusėt e kontinentit evropian kanė tė njėjtin identitet qė kanė rusėt aziatikė. Shqiptarėt jetojnė nė Ballkan, nė kėtė pjesė tė skajshme tė Evropės, e jetojnė edhe nė SHBAtė, nė Kanada e nė Australi, por shqiptarėt ballkanikė, qė kanė pasur rastin tė vizitojnė bashkėkombėsit e tyre nė ato kontinente, nuk thonė se e kanė ndryshuar identitetin, sė paku jo ata qė kanė lindur nė Ballkan. Pėrkundrazi. Thonė se shqiptarėt qė jetojnė nė kontinente tė tjera nuk janė mė pak shqiptarė se ne nė Ballkan: e kanė tejēuar atje identitetin kombėtar dhe e ruajnė traditėn kulturore me shumė dashuri. Se sa ėshtė bėrė i paqėndrueshėm roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike nė kėtė planet mė sė miri, ndoshta, e tregojnė hebrenjtė. Fati tragjik historik i ka shpėrndarė nė disa kontinente, nė vende tė ndryshme tė kontinentit evropian, tė kontinentit aziatik dhe tė kontinentit amerikan, por, prapė, edhe nėse pėrpiqen shumė qė t’u pėrshtaten kushteve politike, shoqėrore, kulturore nė vendet ku jetojnė, prapė e ruajnė identitetin historik tė hebrenjve.

Por, sa i paqėndrueshėm ėshtė bėrė ndikimi i gjeografisė nė identitetin e popujve e tė grupeve tė ndryshme na e thotė edhe deklarata e shkrimtares sė njohur amerikane, Emili Dikinson. I takonte brezit tė ashtuquajtur brezi i humbur i shkrimtarėve amerikanė; kishte vendosur tė jetonte njė kohė larg Atdheut tė vet – nė Evropė, nė Paris. Kur, mė njė rast, miqtė evropianė e pyesin: a frikėsohet se duke jetuar aq gjatė larg atdheut, larg SHBA-ve, do tė mbetet pa rrėnjė, ajo do tė pėrgjigjet:
“Ēka mė duhen rrėnjėt nė qoftė se nuk janė rrėnjė qė mund t’i marr me vete”. Kjo shkrimtare, me popullorėsi, kryesisht tė paktė, por, megjithatė, shkrimtare gjeniale, para Luftės sė Dytė Botėrore e kishte vėrejtur atė qė ne as shtatėdhjetė vjet pas saj nuk po e vėrejmė: se gjeografia nuk ėshtė mė ēka ishte.

Kush ju beson tė dhėnave sendore mund tė bindet se tė njėjtėn fjali tė shkrimtares amerikane do tė mund ta shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė SHBA-tė, Naim Frashėri e Sami Frashėri, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė Azi, nė Stamboll; Vaso Pasha qė ka vdekur nė Azi, nė Liban; Andon Zako Ēajupi qė ka vdekur nė Afrikė, nė Egjipt; Filip Shiroka qė ka jetuar dhe ka vdekur nė Azi, nė Liban, dhe sot, Naum Prifti e Naim Balidemaj, qė jetojnė e krijojnė nė Nju-Jork.

Ē’duan tė thonė tė gjitha kėto tė dhėna? Duan tė thonė, ndoshta, se gjeografinė mund ta shpallin edhe mė tej faktorė vendimtarė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike vetėm ata politikanė e intelektualė, tė cilėt, kur flasin pėr gjeografinė dhe identitetin, nė thelb mendojnė pėr gjeografinė e kohės sė Kristofor Kolombos. Harrojnė se, pėrpos lėvizjeve tė njerėzve prej kontinenti nė kontinent, edhe teknika e teknologjia, mediat elektronike, interneti dhe globalizimi i egėr, ndikojnė nė identitetin e popujve mė shumė se gjeografia e shfronėsuar.

Ē’duan tė thonė tė gjitha kėto? Duan tė thonė, ndoshta, se qė nga zbulimet e Kristofor Kolombos e kėndej e, sidomos, qė nga Revolucioni i Madh Francez, nė 1789-ėn e kėndej, shumėfish mė tepėr se gjeografia ėshtė gjeopolitika, pra, politika e tė fuqishmėve dhe e tė pasurve, ajo qė luan rol tė “perėndishėm” nė identitetin e vartėsve tė tė gjitha llojeve.

Identiteti dhe kultura Pėrpos gjeografisė, Ismail Kadare do ta vėrė edhe kulturėn nė shėrbimin e pėrpjekjeve tė tij pėr tė qėruar hesape njėherė e pėrgjithmonė me pėrbėrėsit myslimanė tė identitetit tė shqiptarėve. Ėshtė bindur, mė nė fund, se vetėm me gjeografinė nuk e ka kryer punėn. Pėrpos nocioneve, mė sė shpeshti tė pasqaruara a tė keqkuptuara, ai do tė pėrdorė edhe krahasime, metafora e simbole pėr t’i mohuar e, kur nuk arrin t’i mohojė, pėr t’i zhvlerėsuar ata pėrbėrės. Si shkrimtar do ta quajė tė arsyeshme apo, ndoshta, edhe tė obligueshme qė mė sė pari tė qėrojė hesape me letėrsinė e bejtexhinjve, e cila, sipas tij, ėshtė fryt i luftės qė bėnte Perandoria Otomane, “pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimin me atė otoman”, edhe pse kjo letėrsi nuk ka luajtur ndonjė rol tė veēantė nė krijimin a mbajtjen e identitetit tė shqiptarėve myslimanė. Nė kėtė betejė fitoren e pandeh tė paracaktuar, pėr ē’arsye edhe mund tė shkruajė: “Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro – turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine”. Sa mė kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjerė tė paktė para tij apo pas tij tė letėrsisė sė bejtexhinjve, nuk kanė shkruar se autorėt e saj ishin tė detyruar prej pushtetit turk qė tė shkruanin ashtu siē shkruanin, domethėnė se ajo letėrsi ishte e tillė ēfarė ishte sepse nė Perandorinė Otomane kishte njė doktrinė teorikeletrare dogmatike, sė cilės, deshėn s’deshėn, ishin tė detyruar t’i pėrmbaheshin shkrimtarėt, nė radhė tė parė shkrimtarėt shqiptarė. Sa dihet, nė Perandorinė Otomane nuk kishte njė formacion letrar, qė do tė quhej “realizmi otoman” apo, “realizmi despotik”. Perandoria Otomane, si e thonė historianė tė saj evropianė, qė kanė jetuar nė Stamboll si pėrfaqėsues diplomatikė tė vendeve tė tyre evropiane, ishte njė shtet, kur mė pak e kur mė shumė despotik, si mbretėritė e asaj kohe nė Evropė. Ka, madje, historianė evropianė qė thonė se Perandoria Otomane, sė paku deri nė shekullin XIX, ishte shtet qė e karakterizonte toleranca etnike. Mos tė ishte kėshtu, thonė ata, nuk do tė mbahej aq gjatė. Nė kėtė mbretėri ngjante, sigurisht, shpesh, qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė nguleshin nė hunj, por edhe nė mbretėritė evropiane ngjante qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė digjeshin nė turrė tė drurėve! Mund tė besohet se ndonjėri nga tė dėnuarit mė parė do tė zgjidhte djegien nė zjarr se nguljen nė hu, por mund tė kishte edhe tė tillė qė mė parė do tė zgjidhte nguljen nė hu se djegien nė zjarr! Barbaria politike ishte ligji i kohės edhe nė Azi edhe nė Evropė.

Bejtexhinjtė shqiptarė shkruanin ashtu siē shkruanin jo pse ishin tė detyruar t’i nėnshtroheshin luftės sė Perandorisė Otomane “pėr zbehjen e identitetit shqiptar” dhe pėr “gjymtimin e trurit tė tyre”, por pse vetė, vullnetarisht, kishin vendosur tė shkruanin ashtu: pėrzishėm! Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, qė kishin kryer farė shkolle fetare nė gjuhėn turke, arabe a persiane, ashtu siē shkruhej letėrsia e krishterė prej vetjeve qė kishin kryer farė shkolle a fakulteti nė gjuhėn latine. Ajo shkruhej prej vetjeve tė cilėt, si shumėherė dhe shumėkund gjatė historisė, e kishin pranuar pushtetin, gjuhėn, kulturėn, politikėn, ideologjinė, zakonėsinė, rendin shoqėror tė pushtuesit: tė pushtuesit despotik i cili, megjithatė, vėllezėrit e tyre tė besimit katolik dhe ortodoks i lejonte tė shkruanin qoftė shqip, qoftė latinisht, qoftė greqisht apo italisht. E tillė ēfarė ishte ajo pėrfaqėsonte pėr ta dhe lexuesit e tyre shijen e kohės, besimin dhe iluzionin e kohės. Letėrsia e bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autorėve tė saj, ashtu siē ishte letėrsia katolike apo ortodokse shprehje e vullnetshme e autorėve tė tyre, ashtu siē ishte letėrsia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe teorikisht e mbėshtetur, e Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit. Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat fetare, si edhe letėrsia e krishterė. Letėrsia e bejtexhinjve, ndėrkaq, mė shpesh se letėrsia e krishterė, shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do tė thotė se tematikisht ishte mė e pasur se ajo. Po t’i vlerėsojmė artistikisht, pa paragjykime fetare, letėrsinė e bejtexhinjve dhe letėrsinė e krishterė do tė mund tė themi se nuk dallojnė shumė njėra prej tjetrės, me pėrjashtim tė sibilave tė Pjetėr Bogdanit qė shquhen me vlerė estetike: janė letėrsi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq sa e ul vlerėn e letėrsisė sė bejtexhinjve leksiku i huaj-turk, arab dhe persian, po aq e shton vlerėn historike gjuhėsore tė letėrsisė sė krishterė, nė mėnyrė tė veēantė tė letėrsisė katolike, pikėrisht gjuha shqipe e pėrdorur nė tė sado me shumė shtresa tė huaja. Ismail Kadare na bėn me dije, i gėzueshėm, se letėrsia e bejtexhinjve na qenka thyer pėrfundimisht “si njė sajesė prej qerpiēi” prej “murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine”. As historia e letėrsisė shqipe, as historia politike e popullit shqiptar nuk e dėshmojnė kėtė pohim poetik. Letėrsia dygjuhėshe shqiptaro- latine asnjėherė, gjatė asnjė shekulli, nuk ia ka vėnė pėrpara letėrsisė sė bejtexhinjve murin e saj “hijerėndė e monumental”, prandaj edhe nuk e ka thyer, siē thuhet, “si njė sajesė prej qerpiēi”. Letėrsitė nuk qėrojnė hesape mes vetes as me mure, as me qerpiēė! Letėrsitė dygjuhėshe shqiptaro-latine, shqiptaro-greke dhe shqiptaro-turke, shqiptaro-arabe kanė bashkėjetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rrallė e tek, deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Jo ato njėra tjetrėn, po vetėm letėrsia e Rilindjes Kombėtare, qė nė jetėn e popullit shqiptar sjell idenė laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, qė kryetemė tė saj bėn Kombin nė vend tė Fesė, do t’i tregojė historikisht jo pėrkatėse, historikisht tė tejkaluara ato letėrsi. Shkrimtarėt e Rilindjes do t’i pranojnė ato si traditė tė veten pavarėsisht prej ideologjive fetare nė tė cilat mbėshteteshin jo pėr arsye artistike sa pėr arsye se, duke i pranuar qė tė tria, mund tė ndėrtohej ideologjia kombėtare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptarėve ėshtė shqiptaria.

Ata i trajtonin ato letėrsi tė barasvlershme qoftė edhe pse ishin tė vetėdijshėm se nuk kishte arsye as etnike, as shoqėrore, as ideologjike qė autorėt e njėrės prej tyre tė shpalleshin mė tė aftė, mė tė talentuar se autorėt e tė tjerave. Mendja e shėndoshė nuk do t’i quante mė tė pa dhunti krijuese bejtexhinjtė se krijuesit e letėrsisė sė krishterė vetėm pse ishin myslimanė. Sado letėrsia e Rilindjes kombėtare e bėnte historikisht tė tejkaluar, letėrsia e bejtexhinjve, si edhe letėrsia e krishterė, do tė vazhdojė tė shkruhet edhe mė vonė, nė Kosovė, madje, deri te Lufta e Dytė Botėrore. Qėndrimi tepėr subjektiv, nga pikėpamje historiko-letrare i paarsyeshėm i Ismail Kadaresė ndaj letėrsisė sė bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se “gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t’ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi”. Dhe, kėto pėrpjekje pėr “rehabilitimin” e saj bėheshin pavarėsisht pse studiuesit qė “e morėn nėpėr duar, e panė se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme”.

E pse ishte qesharake, pėr nga niveli kjo letėrsi? Ishte qesharake pėr nga niveli pse nuk pėrshkohej prej besimit tė krishterė si letėrsia e krishterė, sidomos ajo katolike, po prej besimit mysliman!

E pse ishte thellėsisht e pamoralshme kjo letėrsi? Ishte thellėsisht e pamoralshme jo aq pėr shkak se pjesa e saj erotike ishte e “mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh”, qė Shqipėria mund t’ia paraqiste Evropės sot” si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme”, por pse “e ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s’ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne – vazhdon Ismail Kadare – i dėgjojmė kėto kėngė edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē’thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė”.

Kjo qė thotė shkrimtari ynė ėshtė e vėrtetė: nė pjesėn erotike tė kėsaj letėrsie kishte, si tė themi, pornografi, kishte homoseksualizėm, kishte ashikė e dylberė, kishte, ndoshta, edhe “bejte dhe lavde pėr pedofilinė”! Kishte shumė ēka nga ato qė mund tė shihen e mund tė dėgjohen edhe nė njė pjesė tė nėnkulturės sė sotme masive. Por, lexuesit e sprovės sė Ismail Kadaresė “Identiteti evropian i shqiptarėve”, qė mund tė kenė dėgjuar dhe lexuar se kush ishte kush nė kohėn e komunizmit, mund ta pyesin Ismail Kadarenė: ti qė ishe gjatė deputet i Kuvendit tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, qė ishe, njėkohėsisht, nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, qė edhe deputet, edhe nėnkryetar i Frontit Popullor ishe pėrzgjedhur si pėrfaqėsuesi mė i shquar i letėrsisė, njė, si mund tė thuhet, ideolog i krijimtarisė artistike komuniste, pse nuk e ngrije zėrin kundėr rehabilitimit tė letėrsisė sė bejtexhinjve dhe kundėr diskriminimit tė letėrsisė sė krishterė, sidomos asaj katolike? Do tė kishe argumente tė fuqishme:
ruajtjen e masave popullore prej atyre qė kėndoheshin nė atė letėrsi: prej homoseksualizmit, qė aq fort e dėnonte komunizmi dhe prej pedofilisė, qė aq fort e dėnonte edhe komunizmi dhe e gjithė bota? Pse i lejoje vetes tė shkruaje nė sprovėn “Mbi ndikimet e huaja dhe karakterin kombėtar tė letėrsisė”, me tė cilėn i jepje pėrgjigje sprovės sė Rexhep Qosjes “Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore” ose afrimi pėrmes ndryshimeve: “Nuk ishte pak pėr letėrsinė tonė (tė realizmit socialist – R.Q) qė nė kėta tridhjetė vjet tė jetės sė saj tė ngrihet si njė protestė kundėr botės sė vjetėr, tė ndante llogaritė njė herė e pėrgjithmonė prej letėrsisė reaksionare zyrtare, dekadente dhe klerikale tė sė kaluarės...”?

Po mirė, tė mos kėrkojmė shumė prej Ismail Kadaresė, nė atė kohė kur nuk ishte e lehtėtė thoshe lirisht ēka mendoje, sidomos ēka mendoje nė kundėrshtim me mendimet zyrtare, sado nė Shqipėri edhe nė atė kohė kishte intelektualė dhe qytetarė tė zakonshėm qė e thoshin mendimin mospajtues pavarėsisht prej pasojave. Por, hajde, ta kėrkojmė tė drejtėn dhe tė vėrtetėn prej Ismail Kadaresė sot! Nė qoftė se me tė drejtė ngre zėrin kundėr pornografisė tradicionale nė letėrsinė e bejtexhinjve e nė kėngėt popullore, pse nuk ngre zėrin edhe kundėr pornografisė nė nėnkulturėn tonė tė sotme? Mos pse ajo e para shprehet nė gjirin e ideologjisė fetare myslimane, kurse kjo e dyta nuk ėshtė nė lidhje me kėtė ideologji fetare? Nė qoftė se Ismail Kadarenė e shqetėsojnė lokalet dhe televizionet nė tė cilat, ja, kėndohen kėngė pėr ashikėt, dylberėt, pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė po aq edhe filmat pornografikė, nė tė cilėt vajza tė reja pėrjetojnė pėruljen mė tė shtazėrishme qė mund tė imagjinohet e qė jepen rregullisht nė shumė televizione nė botė, qė i shohin tė rinjtė dhe qytetarėt tanė, qė duan t’i shohin? Nė qoftė se sinqerisht e shqetėsojnė kėngėt pėr dylberat, ashikėt dhe pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė edhe kėngėt e shfrenimet pornografike nė klubet e natės, nė tė cilat pėr joshje ashikėrie pėrdoren edhe lloje tė ndryshme tė drogės? Pse nuk e ngre zėrin edhe kundėr kėtij zhgruanimi, “zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt”?

Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta Perėndim? Mos pse kjo e dyta ėshtė dėshmi e identitetit modern evropian, kurse ajo e para ishte dėshmi e identitetit “lėngaraq”, si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman, tė cilin identiteti shqiptar, “si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri”, bėnte pėrpjekje ta hidhte “si leckė”! Bukur! Identiteti, si luan me zinxhirė nė qafė! Ku ėshtė parė luan i tillė? Me zinxhirė nė qafė! Betejės sė pabarabartė mes identitetit mysliman dhe identitetit shqiptar pas ēlirimit nga Perandoria Otomane i jep fund vetė Ismail Kadare kur thotė: “Kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet”. Pėr tė dėshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qėndrueshėm ėshtė ky pohim i Kadaresė po e japim njė tė dhėnė. Nė Enciklopedinė linguistike tė Kembrixhit, tė autorit Dejvid Kristal, shkruan se deri sot, nė botė, janė shuar rreth njėzetmijė gjuhė, qė ishin gjuhė tė grupeve tė vogla etnike, tė fiseve dhe tė popujve. Me to mund tė besohet se janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė edhe folėsit e tyre. Dhe, mund tė besohet se numri mė i madh i kėtyre grupeve, fiseve dhe popujve janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė si pasojė e pushtimeve dhe e kolonializmit. Edhe historia shqiptare e pėrgėnjeshtron pėrgjithėsimin “teorik” tė Ismail Kadaresė: pushtimi turk ka sjellė konvertimin e mbi dy tė tretave tė popullit shqiptar, kurse ky konvertim ka sjellė njė identitet fetar, identitetin fetar mysliman, si pėrbėrės i identitetit tė pėrgjithshėm, historik shqiptar: i identitetit kombėtar shqiptar. Domethėnė: kombet mund tė ndryshohen shumė edhe nga pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

.....

kombi
22.05.2006, 23:33:00
...

Thirrje pėr kthim nė fenė e tė parėve

Myslimanofobia e Ismail Kadaresė, vėrtet, ėshtė delirante!
Dhe, ėshtė e leverdishme!


Pėrpos nė Shqipėrinė shtetėrore, ku, thotė Ismail Ka d a r e , pėrkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikės, kėngėve, veshjeve, nė pėrgjithėsi, traditės myslimane, shqiptarėt do t’ia shohin sherrin edhe nė ish-Jugosllavinė. Dhe, do t’ia shohin sherrin jo vetėm nė Jugosllavinė mbretėrore, por edhe nė Jugosllavinė komuniste. Duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet, shkruan ai, shqiptarėt po treteshin:” i gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. uzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeje tė kohės si kudo, por me petka arabe, qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend. Jugosllavia, kjo primadonė e "botės sė tretė", po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė". Megjithėse nė fund tė kėsaj fjalie do tė duhej tė vihej, sė paku njė pikėēuditje, Ismail Kadare e vė njė pikė tė zakonshme! Jugosllavia, "primadona" e botės sė tretė, po i afronte asaj bote popullsinė mė tė padėshiruar: shqiptarėt nė ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethėnė: popullsia mė e padėshiruar e kėsaj bote nuk ishin shqiptarėt, po vetėm shqiptarėt qė ngjanin "mė pak evropianė e aq mė shumė afrikanoveriorė e aziatikė"! Pėrfundimi i gjykimit tė kėtillė tė Ismail Kadaresė ėshtė ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, pėr shkak se dallojnė prej evropianit, nuk kanė dinjitet tė barasvlershėm me tė.

Ja edhe njė shpėrthim racist i shkrimtarit tonė - edhe njė qėrim hesapesh me turqit dhe me arabėt! Nuk ka dyshim se si nė Jugosllavinė mbretėrore ashtu edhe nė Jugosllavinė komuniste janė bėrė pėrpjekje tė ndryshme pėr shkombėzimin e shqiptarėve. Pėrpjekje pėr shkombėzimin e tyre, gjithsesi shumė djallėzore, ishte regjistrimi pa i pyetur, i njė numri shqiptarėsh si myslimanė apo si turq! Por, as nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste shqiptarėt as nuk janė kandisur, as nuk janė detyruar qė tė orientalizojnė muzikėn e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetėm e vetėm qė tė ngjajnė sa mė pak evropianė e sa mė shumė aziatikė, domethėnė turq dhe afrikano-veriorė, domethėnė arabė. Jo. Pėrkundrazi: ka ngjarė qė detyrueshėm tė "ēaziatizohen" dhe tė "ēafrikanizohen"! Kėshtu, pėr shembull; grave, nė shumė raste, me dhunė u ėshtė hequr ferexheja. Aziatizim dhe afrikanizim folklorik i shqiptarėve nė Kosovė, "duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet", nuk ka ngjarė. As nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste, turqit nuk janė pėrbuzur, pėrkundrazi: janė ēmuar. Kudo ishin nė Jugosllavi - nė Kosovė, nė Maqedoni, ata ishin njė si shtresė e lartė; nė Kosovė ata ishin ytetarėt e qytetėruar tė Kosovės, fisnikėt e Kosovės. Ata trajtoheshin kėshtu qoftė edhe pėr shkak se si Jugosllavia mbretėrore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte marrėdhėnie politike dhe shtetėrore me Turqinė tė mira, nė situata tė veēanta, jashtėzakonisht tė mira, kurse babai i Turqisė moderne, Ataturku, kishte qenė mik i mbretit Aleksandėr, ashtu siē kishte qenė kryetari i mėvonshėm, gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos. Nė Serbi dhe, nė pėrgjithėsi, nė Jugosllavi nuk pėrbuzeshin siē i pėrbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veēori tė tjera orientale tė kulturės serbe shiheshin si njė mbetje historike, qė do tė duhej tė ruhej nė muze, nė teatėr apo nė festivale tė kėngės popullore. Tė rinjtė shqiptarė, qė kanė studiuar nė universitetin e Beogradit, mbajnė mend se nė dekanatin dhe sallat e Fakultetit tė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Serbe mbahej portreti i madh me fes nė kokė i themeluesit tė gjuhės letrare serbe, Vuk Stefanoviq Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton qoftė edhe njė serb ėshtė tokė serbe, qė do tė bėhet slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej gjysmės sė parė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Nė teatrot serbe, qoftė edhe nė Beograd, mė shpesh se asnjė shfaqje tjetėr do tė shihej shfaqja e punuar sipas dramės sė shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, nė tė cilėn tė gjithė personazhet janė tė veshur siē ishin veshur nė kohėn e Perandorisė Otomane - allaturka dhe argėtoheshin siē ishin argėtuar atėherė - allaturka! Ata qė urreheshin nė Jugosllavi, ata qė pėrbuzeshin nė Jugosllavi, nė Jugosllavinė mbretėrore dhe nė Jugosllavinė komuniste, mund tė ishin vetėm shqiptarėt. Ata ishin tė paracaktuar pėr tė bėrė punėt mė tė rėnda dhe mė tė pista nė Beograd e nė qytete tė tjera si mė tė mėdha nė tė dy Jugosllavitė: pėr tė bartur qymyrin dhe pėr tė fshirė rrugėt.

Dhe ata qė ishin tė paracaktuar pėr dajakun e policisė dhe pėr plumbat e ushtrisė serbe kudo e, sidomos, nė kufirin me nėnėn Shqipėri, ishin kėsulėbardhėt - shqiptarėt, qė mbanin nė kokė qylafin, qė i binin fyellit dhe ēiftelisė! Vetėm ata, thuhej nė Klubin kulturor serb, ku pėrpunohej strategjia e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa Ēubrilloviqit Shpėrngulja e arnautėve -para Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė UDB-nė e Rankoviqit – pas Luftės sė Dytė Botėrore, e mbajnė kombin sepse vetėm ata nuk e ndėrrojnė qykėn lehtė! Nė kohėn kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar tė ashtuquajturin jogurt - revolucionin, me qėllim qė tė pėrmbyste autonominė e Kosovės tė njohur nė vitin 1974 dhe, ashtu, mandej, t'i ndryshonte marrėdhėniet kushtetutore mes republikave tė ish- Jugosllavisė, serbėve qė prej Kosovės shkonin nėpėr Serbi pėr ta shprehur zėshėm mosdurimin e tyre ndaj shqiptarėve, nė Novi Sad tė Vojvodinės, u thuhej: kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qėrojini hesapet me ato kokat e gjipsuara! Vetėm ata ju vijnė haqesh ju! Jo shqiptarėt qė Ismail Kadare i pandeh tė veshur nė rroba turke (aziatike -thotė ai) dhe arabe (afrikanoveriore - thotė ai) po shqiptarėt, me kokė "tė gjipsuar", ishin ata qė duhej tė dėboheshin prej Kosovės, sepse prej tyre, prej vitalitetit tė tyre, prej qykės sė tyre, frikėsoheshin serbomėdhenjtė. Do ta provojmė kėtė nė vitin 1998 dhe nė gjysmėn e parė tė vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi tė cilin u derdh gjithė tėrbimi i shtazėrishėm i paramilitarėve, i policive nė uniforma tė ndryshme dhe i ushtrisė serbe dhe i cili u "pastrua etnikisht", pėr fat, vetėm pėrkohėsisht. E, kėta, "primadona e botės sė tretė", Jugosllavia, nuk do tė denjonte t'i vishte nė veshjet e miqve tė atėhershėm politikė: tė turqve dhe arabėve.

Qėllimin e kėtyre bredhjeve tė tij fetare, politiko-historike, nėpėr Jugosllavinė mbretėrore dhe Jugosllavinė komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegojė vetė kur shkruan: "Njė shekull mė pas - thotė ai - duke e zgjatur harkun kohor nė njė shekull edhe pse rrėfimin pėr orientalizimin e shqiptarėve nė Jugosllavi e kishte filluar nga vitet e 50-ta tė shekullit njėzet - kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t'i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve". Sa shumė do tė befasohen "tė rinjtė myslimanė shqiptarė" kur ta lexojnė kėtė pohim propagandistik tė koniunkturshėm tė Ismail Kadaresė. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovės, as nė vitin 1981, as nė vitin 1989-1990, nuk ėshtė ngritur nė demonstrata "pėr tė kėrkuar rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar". Demonstratat e vitit 1981 dhe tė vitit 1989-1990 nuk janė bėrė as pėr tė kėrkuar rrėnjėt e paganizmit ilir, as tė krishterimit tė hershėm, as tė krishterimit tė vonshėm, as tė myslimanizmit tė hershėm a tė vonshėm. Jo dhe jo. Kėrkimi i rrėnjėve tė krishterimit tė hershėm do tė bėhet zbulim i komunistėve tė kthyer shpejt e shpejt nė gjoja demokratė pas viteve tė '90-ta, tė cilėt do ta kuptojnė se duke i kėrkuar ato rrėnjė do tė mundė tė pėrfitojnė politikisht pėr karrierat e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do tė pėrfitojnė: do tė dėgjohet pėr ta dhe do tė jenė tė ndihmuar nė pėrparimin e tyre. Tė rinjtė e ngritur nė demonstratat e vitit 1981 dhe 1989-1990 nuk do tė kėrkojnė rrėnjė, sepse ata rrėnjėt i kishin me vete si nė shtėpi, nė shkolla e nė fakultete ashtu edhe nė demonstrata. Nė qoftė se, megjithatė, do tė pranojmė se do farė rrėnjėsh i kėrkonin, atėherė duhet tė thuhet e vėrteta: tė vetmet rrėnjė qė disa prej tyre kėrkonin mė 1981, fatkeqėsisht, ishin rrėnjėt marksiste-leniniste!

Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as "pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve". Ata brohorisnin: jemi shqiptarė jo sllavė, jo pėr tė thėnė se shqiptarėt janė rrėnjės, banorė mė tė hershėm tė Kosovės se serbėt, po pėr tė thėnė se Kosova as etnikisht, as historikisht s'i takon Jugosllavisė. Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as pėr arsye fetare,as pėr arsye arkeologjike, historike a linguistike. Pėr kėtė as nuk kishin nevojė, as nuk kishin kohė. Ngulitjen e popullit tė tyre nė Kosovė pėrpara sllavėve e kishin dėshmuar arkeologėt, historianėt dhe gjuhėtarėt e shquar shqiptarė: Hasan Ceka, Skėnder Anamali, Muzafer Korkuti, Vangjel Toēi, Neritan Ceka, Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frashėri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem Ēabej, njė varg shkencėtarėsh tė huaj - gjermanė, francezė, italianė, bullgarė, kroatė, boshnjakė, madje, edhe ndonjė serb. Ata nuk e lodhnin mendjen atėherė tė shqiptojnė nė demonstrata parullat fetare qė Ismail Kadaresė do t'i duhen dhjetė a njėzetepesė vjet mė vonė pėr koniunkturėn e tij politike dhe letrare. Ata ishin ngritur nė demonstrata pėr ta bėrė botore njė kėrkesė shumė mė tė rėndėsishme: kėrkesėn pėr Kosovėn republikė e cila, mbasi tė bėhej republikė, do tė mundė tė bashkohej me, si thuhej atėherė, shtetin amė - Shqipėrinė.

Cili s'ėshtė misioni i Shqipėrisė

Nxitimi pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm atje ku ai shumė dėshiron tė jetė i koniunkturshėm, do tė bėjė qė Ismail Kadare tė predikojė njė ide politike oh sa tė palejueshme pėr Shqipėrinė dhe njė ide politike, oh sa tė palejueshme pėr tė si krijues!

Ta dėgjojmė me ē'vetėbesim e predikon kėtė ide ai. "Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė "vend i as-asit", s'na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh "gjysmak", qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė "tarrallak". Ideja e pėrhapur andejkėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se "fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit", tė kujton njė nga njollat (e) historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit. Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve".

Ēfarė margaritari politik!
Ēfarė margaritari diplomatik!
Ēfarė margaritari historik!
Ēfarė margaritari gjuhėsorstilistik!

Pėr ta kuptuar plotėsisht, me tė gjitha ngjyresat politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike kėtė katekizėm politik tė Ismail Kadaresė ėshtė e nevojshme ta kthejmė nė trajtė tė bashkėbisedimit.

Ēka ėshtė pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i popullit shqiptar ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes e Perėndimit?

Ėshtė njė klishe krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes e Perėndimit. Thėnė ndryshe? Thėnė ndryshe do tė thotė njė vend i as-as- it.

Ēka s'na bėn ky pohim i Rexhep Qosjes?
S'na bėn kurrfarė nderi.

Pse s'na bėn kurrfarė nderi pohimi pėr Shqipėrinė si vend ndėrmjetės, qė mund tė zbusė kundėrshtitė midis Lindjes dhe Perėndimit?
Sepse, kjo sė pari nuk ėshtė e vėrtetė.

E sė dyti? Sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, tė lakmosh tė bėhesh ndėrmjetės ėshtė njėllojsi tė vetėshpallesh gjysmak
.
Ēka do tė thotė gjysmak nė shqip? Gjysmak nė shqip, midis tė tjerash, do tė thotė "tarrallak".

A ėshtė kjo ide qė i pari e paraqet publikisht Rexhep Qosja?
Kjo ėshtė ide e pėrhapur andej-kėndej?

Nuk mė kujtohet qė pėr kėtė ide tė kem lexuar nė gazetat tona a tė kem dėgjuar nė mediat tona elektronike.
S'ka pėrgjigje! Idetė e pėrhapura andej kėndej kanė njė shqiptues tė parė.
S'ka pėrgjigje!
Duket, megjithatė, se shqiptues i parė publik i kėsaj ideje djallėzore, kėsaj klisheje, tė jetė Rexhep Qosja.
S'ka pėrgjigje!

Ēka tė kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?
Mė kujton njė nga njollat e historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėmleninizmit?

Ėhė! Po cili ėshtė kontributi yt nė kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
S'ka pėrgjigje!

Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me tė cilat ti i ke shėrbyer posaēėrisht shumė asaj kapardisjeje tė Shqipėrisė nė kohėn e komunizmit pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
S'ka pėrgjigje!


A dėshiron t'i pėrkujtojmė titujt e tyre dhe tė shėnojmė ndonjė citat si mė tė gjatė?
S'ka pėrgjigje!

Si mund tė cilėsohet ideja e Rexhep Qosjes pėr pėrftimin e Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?

Mund tė cilėsohet si ide delirante?

Deri ku ju kanė ardhur idetė e tilla delirante shqiptarėve?

Idetė e tilla delirante, me tė cilat pėr njė kohė Shqipėria u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve.

E pse idetė e tilla delirante ju kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve? A vetėm pse i shqipton Rexhep Qosja?

Sepse idetė e tilla po "shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste".

E pabesueshme! Vėrtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi!

Politika e kėshtjellėzimit


Prirja e Ismail adaresė pėr tė
qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm
politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo
ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e
kulturės sonė



Shkrimtari Ismail Kadare jo vetėm se kundėrshton, dėnon, zhvlerėson, duke e quajtur, madje, njollė nė historinė e Shqipėrisė, pohimin tim se “fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve mes Lindjes e Perėndimit”, por njėkohėsisht merr nė thumb tė gacatores sė tij edhe atė pjesė tė politikanėve shqiptarė, qė bėjnė politikėn e bashkėpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe, pse jo, kulturor tė Shqipėrisė me tė gjitha vendet pa dallim race, kombėsie, feje, ideologjie. Shihet qartė: Ismail Kadare e ngre zėrin, zėshėm, vendosmėrisht, kundėr ēdo kontakti tė Shqipėrisė me vendet e Lindjes sė Afėrme e tė Lindjes sė Mesme, domethėnė me vendet islamike, duke pėrfshirė kėtu, madje, edhe ish-republikat aziatike sovjetike, si vende me popullsi kryesisht myslimane. A ėshtė e mundshme? Dhe, pėrpos vendeve myslimane, Ismail Kadare e ngre zėrin edhe kundėr ēdo bashkėpunimi tė Shqipėrisė me Kinėn e cila pėr tė vazhdon tė jetė maoiste, si nė kohėn kur e ka shkruar romanin “Dasma” – jehonėn e revolucionit kulturor kinez nė letėrsinė shqipe! Siē e kėshillonte dikur Shqipėrinė komuniste qė tė mbahej larg, sa mė larg, prej imperializmit perėndimor dhe sa mė larg prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare e kėshillon tani Shqipėrinė demokratike qė tė mbahet larg, sa mė larg, prej vendeve islamike! A ka nevojė fare tė shpjegohen burimet dhe frymėzimet e kėsaj myslimanofobie nė tė vėrtetė tė kėtij kshtjellėzimi tė ri nė mėnyrė tė koniunkturshme tė Ismail Kadaresė? Jo.

Por ka nevojė tė thuhen edhe disa fjalė pėr zhvlerėsimin politik dhe historik qė i bėn ai mendimit tim mbi fatin e paracaktuar historik tė Shqipėrisė pėr zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit. Pėr fatin e popujve tė tyre, dhe pėr fatin e kulturave e tė qytetėrimeve tė tyre ėshtė i madh numri i intelektualėve nė Perėndim dhe nė Lindje tė cilėt as nė kohėn e Luftės sė Ftohtė nuk janė pajtuar me kėshtjellėzimin e popujve e tė shteteve tė tyre, tė cilėt kanė predikuar dhe tė cilėt predikojnė lidhjet, bashkėpunimet, bashkėmarrėveshjet midis Perėndimit dhe Lindjes, midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman. Dhe, fatmirėsisht, numri i tyre tani ėshtė nė rritje si pas Luftės sė Dytė Botėrore. Janė kėta intelektualė tė cilėt jo vetėm se nuk e kundėrshtonin dhe nuk e kundėrshtojnė, dhe jo vetėm se e predikonin dhe e predikojnė, por e quanin dhe e quajnė tė fisėm misionin historik tė vendit tė tyre pėr zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit. Dhe, pėr mė tepėr, kėtė fat tė rėndė, tė vendit tė tyre e quanin dhe e quajnė tė shenjtė. Po e citoj njėrin prej tyre: po e citoj shkrimtarin grek, Nikos Kazanxhakis, i cili nė romanin e tij tė lavdishėm, njė kryevepėr e letėrsisė botėrore, “Letėr El Grekos”, pėrkthyer nė shqip nga Miēo Gubera e botuar nga shtėpia botuese “Eugen”, nė vitin 2001, pėrpos tė tjerash, shkruan: “Pozicioni i Greqisė ėshtė me tė vėrtetė tragjik; pėrgjegjėsia e Greqisė sė sotme ėshtė dėrrmuese; ajo ngarkon mbi supet tona njė detyrė tė rrezikshme, tė vėshtirė pėr t’u plotėsuar. Forca tė reja ngrihen nga Lindja, po ashtu forca tė reja ngrihen nga Perėndimi dhe Greqia qėndron gjithmonė midis kėtyre dy shtysave qė pėrplasen e bėhet edhe mė shumė vendi i vorbullave. Perėndimi ndjek traditėn e logjikės e tė kėrkimit, turret pėr tė pushtuar botėn; Lindja, shtyrė nga forca tė tmerrshme tė subkoshiencės, pėrpiqet edhe ajo tė pushtojė botė. Greqia, ndėrmjet tyre, kryqėzimi gjeografik e shpirtėror i botės, ka detyrė sėrishmi t’i pajtojė kėta dy sulmues tė mėdhenj, duke arritur sintezėn e tyre. A do tė mundet? Fat i shenjtė, tmerrėsisht i hidhur”.

Bėni krahasim! Sa i thjeshtė ėshtė mendimi im pėr fatin e paracaktuar historik tė Shqipėrisė pėr tė zbutur kundėrshtitė midis Lindjes dhe Perėndimit nė krahasim me mendimin e autorit grek, i cili nuk ishte njeri pa paragjykime politike dhe ideologjike, por, megjithatė, ishte humanist i vetėdijshėm pėr misionin qė historia ia kishte caktuar vendit tė tij: jo vetėm pėr tė zbutur, si them unė pėr Shqipėrinė, kundėrshtimet mes Lindjes e Perėndimit, po pėr tė bėrė sintezėn e tyre
.
Bėni krahasim! Sa kundėrhistorik e sa shkurtpamės ėshtė mendimi i Ismail Kadaresė, gabimisht i pandehur si i koniunkturshėm sot, me tė cilin ia mohon Shqipėrisė, me mbi dy tė tretat e popullsisė-myslimane, misionin qė ia kanė paracaktuar historia dhe gjeografia, pėr tė luajtur rol, vėrtet, ndėrmjetėsues,pėr tė qenė jo “sanduiē”, po subjekt historik, qytetėrues, moral nė zbutjen e kundėrshtimeve mes Lindjes e Perėndimit sot! Sa pėrjashtues dhe moralisht i mjerė ėshtė mendimi i Ismail Kadaresė nė krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis, i cili Greqinė, me fare, fare pak popullsi myslimane dhe jo greke, e sheh si ndėrmjetėsuese, madje si vend pajtimi, ku do tė arrijnė sintezėn e tyre Lindja e Perėndimi, i cili Greqinė e sheh ēka ajo ishte e do tė jetė: kryqėzimi gjeografik e shpirtėror i dy botėve. E kush e sheh njėmendėsinė shqiptare tė tillė ēfarė ėshtė, kush e sheh njėmendėsinė shqiptare pa paragjykime fetare e politike, kush e sheh njėmendėsinė shqiptare pa e shpėrnjohur pėr shkak tė leverdive tė veta tė ēastshme, do tė thotė: mė parė se Greqia – me fare pak popullsi myslimane dhe jogreke, ėshtė Shqipėria (me Kosovėn dhe Maqedoninė Perėndimore) – me mbi dy tė tretat popullsi tė besimit mysliman, ėshtė, pra, Shqipėria ai kryqėzimi gjeografik dhe shpirtėror i dy botėve, i Lindjes dhe i Perėndimit, qė ka misionin historikisht tė paracaktuar pėr zbutjen e kundėrshtive tė tyre.

E kuptueshme. Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat, mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes dhe i Perėndimit, ėshtė arritur bashkimi midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman. Kultura dhe qytetėrimi shqiptar, ashtu si i ka trashėguar brezi ynė – brezi qė i afrohet fundit tė jetės, ėshtė dėshmia e kėsaj. Dhe, bashkėjetesa shumėshekullore e harmonishme fetare nė tokat shqiptare ėshtė dėshmia e mrekullueshme e kėsaj. Dhe, ky mision i paracaktuar i Shqipėrisė nuk e nxjerr Shqipėrinė sot as gjeografikisht, as shpirtėrisht, as politikisht prej Evropės. Pėrkundrazi, pikėrisht pėr shkak tė kėtij misioni, do tė duhej ta bėnte mė tė dėshiruar pėr Bashkimin Evropian. Mos mendojmė ne se Evropa dhe Amerika do tė na ēmojnė, vėrtet, pse prodhojmė kėso mendimesh pėrjashtuese, si tė Ismail Kadaresė, qė na kthejnė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė? Mos mendojmė ne se Amerika dhe Evropa do tė na ēmojnė, vėrtet, mė shumė pse ministrin spanjoll tė Punėve tė Jashtme e presim gojėkyēur vetėm pse kishte ardhur nė Tiranė pėr tė frymėzuar pikėrisht rolin zbutės tė Shqipėrisė, me njė pjesė tė madhe tė popullsisė sė besimit mysliman, nė marrėdhėniet e sotme midis Lindjes myslimane dhe Perėndimit tė krishterė? Mos mendojmė ne se Amerika dhe Evropa duan tė na konvertojnė nė tė krishterė pėr tė na pėrdorur nė “luftėn” fetare midis qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit islamik? Jo. Kjo nuk ėshtė ardhmėria jonė. Dhe, kjo nuk ėshtė ardhmėria e qytetėrimeve. Dhe, kjo nuk ėshtė politika e Perėndimit. Kjo nuk duhet tė jetė dhe historikisht nuk do tė mund tė jetė politika e Shqipėrisė. Kjo mund tė jetė vetėm rrėshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresė. Identiteti i nėnēmuar Prej hidhėrimit mospajtues me tė cilin reagon ndaj pohimit tim se nė identite tin shqiptar janė tė pėrmbajtur pėrbėrės tė krishterė dhe pėrbėrės myslimanė, se identiteti kombėtar shqiptar nė tė vėrtetė ėshtė njė pėrgjithėsi, njė e pėrbashkėt, njė e tėrė e gjerė, e identitetit fetar tė krishterė dhe e identitetit fetar mysliman, nė tė cilėt janė bashkuar edhe pėrbėrės historikė, kulturorė, zakonorė, moralė e tė tjerė edhe mė tė pėrparshėm; prej pėrzgjedhjes sė njėanshme tė disa tė dhėnave apo trillimit tė disa tė tjerave; prej analizės dhe shpjegimit tė njėanshėm tė tyre, kur e kur tė cekėt e tė njėanshėm deri nė naivitet dhe, mė nė fund, prej disa pėrgjithėsimeve qė bėn, del qartė se Ismail Kadare mohon tė vėrtetėn dhe tė drejtėn pėr identitetin shqiptar, i tillė ēfarė ėshtė dhe madhėron njė identitet evropian shqiptar, sot tė mbajtur prej tij nė shemėrim tė supozuar me identitetin mysliman tė Lindjes. Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka se si tė pėrjetohet ndryshe, pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė, qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė myslimane me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese. Mund tė thuhet kėshtu sepse nė gjykimet e tij janė shpėrfillur:
adetet qė shoqėrojnė ceremonitė e lindjes, tė martesės dhe tė varrimit; mėnyra tė jetės nė shtėpi e nė shoqėri; ceremonitė fetare nė ndėrtesat dhe nė vendet e kultit; veshjet me tė cilat shumė gra myslimane vishen nė shtėpitė e tyre apo edhe dalin nė qytete; muzika popullore me veēori tė muzikės orientale; vallet popullore me veēori tė valleve orientale; kuzhina popullore me veēori tė kuzhinės orientale; arti popullor nė tė cilin janė tė pėrmbajtura motive dhe veēori tė tjera tė artit popullor turk e arab; krijimtaria letrare, fetare, iluministe, pedagogjike, morale, dokumentare e shkruar me alfabetin arab; monumentet fetare kulturore, siē janė xhamitė, teqetė dhe tyrbet, numri i tė cilave, posaēėrisht i xhamive, ėshtė i madh nė Shqipėri, nė Kosovė e nė tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarė nė Ballkan; urat dhe kėshtjellat e ngritura nė kohėn e Perandorisė Otomane, vlera kulturore historike e tė cilave ėshtė e madhe; objektet e arkitekturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura shqiptare si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilat arkitektura evropiane paraqitet vonė, kryesisht, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė kohėn e komunizmit. Nė turrin e tij shpėrfillės tė pėrbėrėsve myslimanė, nė tė vėrtetė tė identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg, sa ka shpėrfillur edhe emrat e mbiemrat e disa miliona shqiptarėve e kjo do tė thotė se ka shpėrfillur qytetėrimin qė ika krijuar ata!

Dhe, jo vetėm kaq. Nė kėtė turr shpėrfillės, Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim – se ėshtė shprehja e tij dhe njė identitet – se ėshtė dėshmia e tij. Domethėnė: nė kėtė turr tė myslimanofobisė sė tij, tė supozuar tė leverdishme sot, ai ka shpėrfillur njė qytetėrim - njė sistem vlerash materiale e shpirtėrore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qė karakterizojnė identitetin mysliman tė shqiptarėve myslimanė e qė, bashkė me identitetin e krishterė tė shqiptarėve tė krishterė, ėshtė i pėrmbajtur nė identitetin e pėrbashkėt: nė identitetin kombėtar shqiptar.

A ėshtė e mundshme? Mos ka dashur Ismail Kadare t’i bėjė tė verbėr he t’i bėjė tė shurdhėr evropianėt qė kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Kosovė dhe nė Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare tė na bėjė edhe ne tė verbėr e tė shurdhėr: tė mos shohim ēka shohim dhe tė mos dėgjojmė ēka dėgjojmė! Dhe, tė mos jemi edhe ēka jemi! Po, kjo ėshtė e drejta e tij: njeriu mund tė bėjė me veten ēka tė dojė. Nuk mund tė bėjė ēka tė dojė, ndėrkaq, me tė tjerėt: me identitetin e tyre. Mbas pėrmbysjes sė komunizmit kjo quhet shkelje e tė drejtave e lirive themelore tė njeriut.

Si ta sjellim Evropėn nė jetėn tonė Nuk ka dyshim se rruga qė ka ndjekur Ismail Kadare pėr ta treguar evropian identitetin tonė, ėshtė e gabuar dhe ėshtė e gabuar pėr dy arsye:

e para, pse prej identitetit tonė ėshtė pėrpjekur tė heqė ato qė nuk mund tė hiqen,
dhe, e dyta, pse nė jetėn tonė nuk po i sheh ato qė do tė duhej tė hiqeshin.

Duke vrapuar nėpėr histori, ai nuk u ėshtė afruar pothuaj fare ēėshtjeve kryesore nė jetėn e sotme shqiptare. Pse Evropa po i afron shqiptarėt mė ngadalė se popujt e tjerė tė Ballkanit? Sigurisht, jo pėr shkak se nė identitetin e tyre, nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė tėrėn, qė i themi identitet kombėtar i shqiptarėve, ėshtė i pėrmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit mė tė madh tė tyre. Siē shkruan Rexhep Meidani nė artikullin “Eurobarometri dhe barometri shqiptar”, tė botuar nė gazetėn “Panorama”, mė 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33 pėr qind e qytetarėve evropianė e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kurse Bosnjėn e Hercegovinėn 40 pėr qind. Kjo e dhėnė dėshmon mjaftueshėm se nuk ėshtė feja myslimane e shumicės sė shqiptarėve arsyeja pse ata dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian se, po tė ishte feja arsyeja, atėherė mė pak se shqiptarėt do tė ishin tė dėshiruar boshnjakėt. Arsyeja e vėrtetė pse shqiptarėt dėshirohen mė pak se tė tjerėt nė Bashkimin Evropian, nė tė vėrtetė ėshtė joevropa e sotme nė jetėn e tyre tė sotme politike e shtetėrre, janė mentalitetet, shprehitė, sjelljet, veprimet, tė bėrat e palejueshme, jodemokratike, primitive nė politikėn e tyre tė sotme, qė po ua vrasin sytė evropianėve qė na vizitojnė, a qė janė nė Kosovė, qė u kanė ardhur nė majė tė hundės edhe shqiptarėve, e pėr tė cilat Ismail Kadare nuk e quan tė nevojshme tė bėjė fjalė nė sprovėn e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve”. Dhe, kėto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, tė bėra tė palejueshme, jodemokratike, nė thelb cenuese pėr identitetin tonė nė sytė e tė tjerėve aq sa janė orientale janė edhe oksidentale, aq sa janė burimore janė edhe tė mėsuara prej botės sė huaj tė djeshme dhe tė sotme. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėr njė intelektual shqiptar, qė do tė merrej me ēėshtjen e pėrbėrė tė identitetit, shumė mė e arsyeshme se tė shemėrojė identitetin kombėtar shqiptar dhe identitetin mysliman, qė tė shemėrojė Lindjen dhe Perėndimin nė kulturėn dhe nė qytetėrimin tonė, ėshtė tė bėjė betejėn mendore pikėrisht kundėr kėsaj joevrope tė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme. Ėshtė e rėndėsishme pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen tonė evropiane qė tė ngremė zėrin e tė mos lejojmė qė nė heshtje tė bėhen pėrbėrės i identitetit tonė:

kultura e kuptuar vetėm si e drejtė e jo, para sė gjithash, si obligim;

shteti i privatizuar qė po ngjan nė Shqipėri e nė Kosovė;

shteti i kuptuar kryekėput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij;

politika e kuptuar si sundim urdhėrdhėniesh e jo si qeverisje demokratike;

tribalizmi dhe krahinorizmi tė dėshmuar jo vetėm nė zgjedhje, nė organizimin partiak e nė administratė, po edhe nė gjykimet politike tė njerėzve tė politikės;

konflikti i ideve moderne dhe i shoqėrisė sė mbyllur folklorike;

trajtimi i pabarabartė i dinjitetit tė feve, qė mund tė cenojė baraspeshėn e tyre historike dhe tė ndikojė nė ēintegrimin e shoqėrisė;

politika e njerėzve tė papėrgjegjshėm qė ia mėsojnė popullit papėrgjegjėsinė, shfrenimin, shumėfytyrėsinė, paqėndrueshmėrinė morale, shndėrrimet servile;

lidhja pushtetmedia, qė sjell uzurpimin dhe shpėrdorimin e sovranitetit tė popullit dhe shpėrfilljen e tė drejtave dhe tė lirive tė qytetarėve; vetitė e pushteteve despotike, siē janė vrazhdėsia, arroganca, hipokrizia, nėnshtrimi para tė fuqishmėve dhe pėrēmimi i tė vegjėlve; tirania e vazhdueshme e gėnjeshtrave;

demokracia frikėsuese-predikimi i demokracisė me britmė, me kėrcėnime, me gėnjeshtra dhe me urrejtje;

trajtimi i partive si firma tregtare mė parė se si organizata qė reformojnė shoqėrinė; korrupsioni tmerrėsisht i pėrshtrirė si nė Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe nė Kosovė, nė tė cilin janė zhytur prijės politikė, familjarė, miq dhe tė afėrm tė tyre tė tjerė;

plaēkitja marramendėse e pronės, dikur tė quajtur shoqėrore nė Kosovė nga ana e pushtetarėve dhe tė afėrmve tė tyre;

luksi tragjiko-komik i njerėzve tė politikės nė Kosovė, ndėrsa 67 pėr qind tė kosovarėve janė tė papunė, 38 pėr qind jetojnė nė varfėri, kurse 17 pėr qind jetojnė nė varfėri tė skajshme; despotėt qesharakė, tė cilėt krye mė vete, pa pyetur Kuvend, qeveri a popull shpallin: ndėrtimin e Shtėpisė sė Bardhė, afėr Prishtinės, si ajo nė Uashington dhe ditėn e Presidentit, domethėnė tė vetvetes, si dita e stafetės sė rinisė e mareshal Titos;

despotėt qesharakė tė cilėt, pa pyetur Kuvendi, qeveri a popull caktojnė flamur dhe himn tė vendit ende tė pabėrė shtet, caktojnė urdhra, medalje e dekorata tė folklorizuara, me tė cilat i bėjnė “figura kombėtare” miqtė, shokėt dhe bashkėpunėtorėt e vet;

politikanėt tė cilėt pjesė tė teknikės nga kabinetet e veta ēojnė nė vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave nė institucione i pėrdorin pėr pastrime nė shtėpitė e tyre;

administrata mė e shtrenjtė partiake, politike dhe shtetėrore nė skajet mė tė varfra tė Evropės; gropat e rrugėve nė kryeqytetet shqiptare;

telat e korrentit tė rėnė nėpėr arat dhe livadhet e Shqipėrisė shtetėrore e tė Kosovės; qėrimhesapet foljore e trupore, tashmė tė shpeshta, nė Kuvendin e Shqipėrisė;

kthimi i Kuvendit tė Kosovės nė kuvend tė familjarėve, miqve, shokėve, kushėrinjve tė kryetarėve, nėnkryetarėve, sekretarėve tė partive tė pėrfaqėsuara nė Kuvend.

E tė tjera e tė tjera.

Tė gjithė shembujt e sipėrthėnė tė joevropės sė sotme nė politikėn dhe nė jetėn tonė tė sotme flasin mjaft pėr mbetjet e shumta:

1. Tė despotizmit oriental
2. Tė tribalizmit primitiv
3. Tė totalitarizmit komunist nė identitetin tonė tė sotėm.

Do tė duhej tė shqetėsoheshim: mos shembujt e sipėrthėnė dhe shumė tė tjerė si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane tė mendojnė se klasės politike, qė prodhon aq tė kėqija nė jetėn e popullit tė vet, i mungon pėrgjegjėsia pėr jetė tė pėrbashkėt institucionale nė njė bashkėsi demokratike, moderne, siē ėshtė Bashkimi Evropian! Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė parullat e Ismail Kadaresė pėr identitetin tonė evropian t’i zėvendėsojmė me pėrpjekje tė sinqerta, kėmbėngulėse, tė vazhdueshme qė tė sjellim Evropėn nė jetėn tonė: shtetin e sė drejtės, demokracinė e vėrtetė, kulturėn politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetėm kėshtu do ta shpejtojmė integrimin nė Evropė.Njė nga personazhet nė romanin “Mbreti i xhindeve” tė shkrimtarit bashkėkohor francez, Mishel Turnie, thotė se ēdo popull i shquan si virtyte tė vetat pikėrisht ato qė mė sė shumti i mungojnė. Ismail Kadare nė sprovėn e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė pėrpjekur qė t’i japė sa mė shumė tė drejtė kėtij personazhi dhe ta bėjė pėrbėrės tė identitetit tonė pikėrisht atė qė mė sė shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastėsisht kėtė identitet edhe e ka rrėgjuar nė gjeografinė. E kuptueshme!

Popullorėsia e Ismail Kadaresė, pėrpos nė atė pjesė tė ēmuar tė krijimtarisė sė tij, qė i ka shpėtuar realizmit socialist, nė masė tė madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysmė tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave historike e bashkėkohore, me tė cilat i ka ushqyer ai gjatė shumė viteve pėrkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshėm fetare tė lexuesve e me tė cilat ėshtė bėrė edhe frymėzuesi mė pėrshtypjelėnės i atdhetarizmit tė rendit tė tretė nė jetėn tonė kombėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e nevojshme, ėshtė nė interesin e shkencės letrare shqipe dhe tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, qė krijimtaria e tij, aq shumė politike dhe e politizuar, tė shpjegohet dhe tė paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershėm. Kjo do tė jetė e dobishme edhe pėr vetė Ismail Kadarenė sepse leximi, shpjegimi, vlerėsimi glorifikues i krijimtarisė sė tij e ka bėrė tė vetėkėnaqur: i ka krijuar iluzionin se tė gjithė lexuesit, paraqitėsit dhe kritikėt pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizėm ėshtė edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me vepėr letrare tė rėndėsishme,
nuk ėshtė bėrė pikė referimi nė kulturėn shqiptare. Dhe s’mund tė bėhet. Mjerisht. Prirja e Ismail Kadaresė pėr tė qenė me ēdo kusht i koniunkturshėm politikisht, nuk ėshtė mė vetėm ēėshtje e tij: kjo ėshtė, tani, mėzirė e letėrsisė dhe e kulturės sonė, sepse letėrsia dhe kultura jonė prirjen e tillė po e shpėrblejnė! Dhe, kjo ka njė ēmim moral, qė letėrsia e kultura jonė e paguajnė nė dėmin e vet! E, kulturės dhe jetės sonė publike, pėr shkak tė shtrirjes sė jashtėzakonshme tė korrupsionit mendor, moral dhe material nė jetėn kombėtare, sot mė tepėr se kurrė i nevojiten:
-ndershmėria intelektuale
-intelektualė tė qėndrueshėm, me karakter tė fuqishėm, qė nuk shikojnė si t’iu pėrshtaten pushteteve dhe opinionit mbizotėrues, qė tė vėrtetėn e tė drejtėn nuk pranojnė t’ua flijojnė leverdive vetjake:
-intelektualė, qė nė ēdo kohė nuk ngurrojnė qė –si thuhet pėr ta nė botė- tė tregojnė terrin qė mund tė pllakosė shoqėrinė dhe, njėkohėsisht, tė ndezin qiriun qė tė shohim nė atė terr.
Prishtinė 19.4.2006

FUND

Shpetimi
23.05.2006, 10:45:00
E Marte, 23 Maj 2006


MES DY POLEMIKASH

Polemikat ne mes te koloseve te filozofise, te letersise etj., jane te nevojshme per ne nje shoqeri primitive apo ne evolucion drejt civilizimit. Nepermjet polemikave te tilla dikujt i hapen syte e dikujt i mbyllen varesisht prej sferes se interesave te polemizuesve. Ne vende te civilizuara te shumten e rasteve polemikat zhvillohen jo per interesa e xhelozi personale, por per hir te ndricimit te ndonje teorie shkencore apo pervetesimit te punes studiuese profesionale.

Polemika, respektivisht pergjigjet e Ismail Kadarese i takojne dhe i ngjajne polemikave te ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqesisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarine e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh balte e pluhur duke u munduar te njollose figuren e studiuesit te njohur Rexhep Qosja.

Pse ngrihet kunder Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarine artistike te tij por deklaratat e tij?

Ngritja e tij kunder Rexhep Qosjes eshte evidente dhe normale, ngase secili njeri deshiron te mbroje interesat personale, shoqerore e kombetare. Ne kete rast Kadare nuk eshte hedhur te mbroje interesat as shoqerore e as kombetare, por thjesht ato personale, qe djallezisht di te ruaje gjakftohtesine. Ne menyre perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qe po ashtu mjeshterisht e kamuflon ne emer te internacionalizmit ne romanin e tij proserb "Ceshtje marrezie" faqe 66.

Pas kritikave te Qosjes, eshte pritur dhe ishte krejt normale, qe Kadare te pergjigjej dhe e kunderta as qe imagjinohej. Dihej se ai do te reagonte ngase Qosja kishte analizuar vepren e Ismail Kadarese dhe kishte zbuluar kodin e gjuhes sekrete te shkrimtarit shqiptar te madh por njeriut shpirtngushte e te vogel. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhes se dyfishte te Kadarese qe vetem ai din ta perdore gjuhen e tij me dy tehe: kur i bie mire gjithnje le hapesire per t'u penduar, per t'u "korrigjuar".

E atij cdohere i bie mire. Cdohere Kadare ka hapesire per pendime e korrigjime. Nuk po hyjme ne periudhen e tij kur ishte besniku i Nenes Parti, sepse shumica e krijuesve duhej te kalonin neper ate ure besnikerie e devotshmerie, ne te kunderten te digjte flaka e Partise.

Mirepo, Kadare ka lene hapesire qe edhe kesaj periudhe te tregohej se ishte krijues disident, gje qe eshte genjeshter e kulluar. Shkrimtar disident te vertete ishin Solzhenicini e shume shkrimtare tjere ruse, polake, cekosllovake etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet per t'i mbrojtur deklaratat e tij politike qe gjithnje i kishte te gabuara dhe destruktive, per te mos thene antikosovare. Kjo eshte arsyeja qe Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qe fajin ua hedh te tjereve.

Kadare paraqitet engjell ne lekuren e djallit. Deklaratat e tij politike nder me te njohurat jane teorite e tij per tri lufterat qe u zhvilluan ne trojet shqiptare.

Per lexuesit dhe opinion e gjere jane te fresket artikujt e Kadarese kur thoshte se lufta qe zhvillonte UCK ja eshte e demshme dhe se shtetet perendimore do na merrnin si terroriste, pastaj kur luftimet kaluan ne trojet shqiptare ne Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kunder luftes qe bente ushtria jone kunder forcave maqedonase, e per luften qe zhvillohej ne Luginen e Presheves, shkrimtari yne Kadare po ashtu ishte kunder kesaj lufte.

Pak para se keto luftera te perfundonin, Kadare dinte ta perdorte gjuhen e korrigjimit duke deklaruar ne favor te ushtrise sone. Kadare di te ushqehet me dy e me shume luge, sepse ashtu e ka kalitur Nena Parti.

Nuk po e cek deklaraten e Kadarese para pak vjetesh, kur thoshte se ne Kosove nuk ka letersi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten per te mbetur i paster bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastertise as kombetare e as njerezore por hallin se po humbte gjysmen e lexuesve shqiptare e sidomos simpatine e kosovareve te diaspores, prej te cileve ka zhvatur dhe vazhdon te zhvate.

Po te analizohet mire "Kadare: Pabesia e nje polemisti", nuk mbetet as dyshimi me i vogel se Kadare i ka pergatitur mire pergjigjet e tij ngase fjalite i ka te strukturuara, gje qe po te ishte pergjigjur verbalisht ne menyre spontane, te gjithe i dine fjalite e tij, qe dukshem dallojne nga ato te shkruara.

Pra, Kadare genjen qe ne fillim te intervistes se tij kur thote se i pergjigjet kerkeses se gazetarit se ai nuk e kishte ndermend te merrej me polemike. Qe ne fillim te intervistes Kadare i peshon fjalet, dhe me nje fjali deshiron te rrenoje tere veprimtarine e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikerisht me pabesi ne kampin e Serbise.

Kadare per ta lare veten, ne menyre te sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qe e mbron teorine e serbeve. Kadare e perdor tere djallezine e tij dhe arsenalin e fundit qe ka nder duar per te shpetuar veten duke ia hedhur tere fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri qe mbron tezen serbe. Me kete ai ka vjelle helmin e tij te kamotshem jo vetem kunder Qosjes, por kunder tere intelektualeve shqiptare qe jeten ia kushtuan ceshtjes kombetare.

Kadare eshte dashur ta perdore tere arsenalin e tij sepse ai nuk eshte mesuar qe te kritikohet nga qytetaret e Kosoves. Jo. Qytetaret e Kosoves kane halle me te medha. Qosja e qytetaret e Kosoves nuk e akuzuan Kadarene as atehere kur villte vrer kunder bijve dhe bijave qe luftonin me ushtrite armike.

Nuk e kritikuan Kadarene as atehere kur deklaronte kunder tere shkrimtareve te Kosoves. Jo. Qosja dhe qytetaret e Kosoves nuk e kritikuan as atehere kur iku nga Shqiperia e pas tij krijoi konfuzitet, shperngulje dhe tollovi te paprecedent ne tere historine shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mesuar te sakrifikojme veten per Shqiperine dhe shqiptarine. Le te na fyeje, thoshin kosovaret, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarise.

Fyerjet e Kadarese jane te renda, jane infantile dhe ne vend se te ngrihet rrokullis veten ne fund te humneres. Ne kerkim te cilit flamur eshte Qosja, e ne kerkim te cilit flamur eshte Kadare?

Kadare shkruan gjegjesisht se Qosja qenka ne kerkim te nje flamuri, e sipas Kadarese Qosjes i ka humbur flamuri i "revolucionit te vonuar", i paska humbur flamuri politik ne zgjedhjet e lira te Kosoves dhe tani qenka ne kerkim te flamurit mysliman. Dokrra te Ismail Kadarese. Nen keto akuza Kadare fshihet nen hijen e fajesive te tij. E para, Rexhep Qosja nuk eshte ne kerkim te flamujve te askujt, por te flamurit te tij kombetar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dale te jete protagonist i myslimanizmit.

Kadare e kupton, por qellimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes per myslimanizem. Qosja eshte i vetedijshem (sic eshte i vetedijshem edhe Kadare), se shqiptaret aktualisht jane popull me tri besime fetare, por Qosja nuk perdor meskinitet qe per interesa te tij personale te deklarohet sipas nevojes, situates dhe interesave sic deklarohet Kadare.

Kadare kur rri me intelektualet katolike deklarohet katolik jo qe ai eshte katolik, por nga kjo deshiron te perfitoje. Kur ai rri me boten e besimit mysliman thote se i takon besimit te tyre, e madje e perdor emrin ISMAIL si prove qe eshte i besimit te tyre. Kadare i pershtatet interesave dhe situatave, e kete gje ai ka ditur ta beje edhe ne sistemin komunist te Enver Hoxhes.

Qosja e di se perendimoret nuk kemi nevoje t'i genjejme se gjoja jemi katolike, ngase ata e dine kush jemi dhe sa vlejme. T'i mashtrojme perendimoret se jemi katolike, ne e mashtrojme veten e jo tjeret. Qosja e mbron tezen se qytetaret e Kosoves aktualisht jane shumice myslimane dhe ate te moderuar. Qosja nuk eshte gjuajtur per te dale protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetaret e Kosoves nuk jane te tille.

Historikisht dihet se shqiptaret kane nderruar besimet religjioze sipas nevojes dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjehere nuk kemi qene te vendosur, por gjithnje kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi nderruar identitet dhe flamur.

Historikisht dihet se pushtuesit me pare i kane perdorur njerezit me fame qe te aderojne ne religjionet e tyre qe na i sollen. Te famshmit e atyre koherave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikerisht sic eshte duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nese anon nga besimi katolik do e fitoje cmimin Nobel.

Rexhep Qosja nuk don ta mashtroje askend qe te deklaroje se shqiptaret e Kosoves jane katolike dhe se demonstruesit e vitit 1981 kerkonin kthimin ne religjionin e te pareve.

Po cili eshte religjioni i te pareve tane?

Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton te gjithe ata myslimane (si Kadare e tjere), qe per interesa te tyre personale deklarohen sic ua kenda. Ata qe mohojne identitetin e tyre, ata shesin nene e babe, fe e atdhe. Te tillet nuk i nevojiten as Perendimit e as tjereve. Jam i bindur se po te vinte nje superfuqi sic jane Amerika dhe Evropa me nje besim fetar, Ismail Kadare do te deklaronte se te paret tane e kishin te njejten fe.

Kadare vete eshte ne kerkim te nje flamuri te cilin nuk po e gjen dot. Ne fakt, Kadare eshte ne kerkim te flamurit te interesave personale. Ai i nderron flamujt si kemishet. Aty ku i bie mire, aty edhe e ngrit flamurin dhe cadrat e tij.

Kadare e akuzon Qosjen per percarje fetare e vete ishte nismetari i kesaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 ne Kosove kerkonin kthimin e besimit katolik. Po te ishte keshtu Serbia do na kishte dhene katolicizmin qe moti.

C'fjalor rrugacesh perdor Kadare, kur akuzon duke thene: "gjithe halldupeve shqiptare", kur flet per letersine.
Edhe naivi e di se letersia shqiptare eshte shqiptare dhe asnje nenshtetas i ndonje shteti nuk mund te krijoje letersi franceze kur nuk eshte francez apo anasjelltas. Letersia eshte letersi e shqiptaret jane pjese e Evropes, dhe quhet letersi evropiane nese ajo ka vlere.
Nuk eshte e vertete aspak qe ne hapesiren shqiptare ekziston nje prirje per kunderevropianizem.

Ky mendim "filozofik" i Kadarese eshte me prapavije destruktive. Si mundemi qe ne qytetaret e Kosoves te jemi me ide kunderevropiane dhe kunderamerikane?! Ne tere Kosoven nuk ekziston asnje shqiptar qe eshte kunder Evropes dhe Amerikes. Madje kjo po deshmohet ngase prej 1999 e deri me sot, asnje ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne bote eshte Kosova, qe ushtaret amerikane dhe evropiane i respektojme, madje ata veten e ndjejne si ne pushime e jo si ne nje zone te rrezikshme sic u kane thene Beogradi.

Mendimi i Kadarese perforcon tezen e Beogradit se ne nuk e meritojme lirine. Nese kjo fryme e antievropianizmit ekziston ne Shqiperi, Kadare mund te jete i informuar, por ne Kosove nuk ka as antiamerikanizem e as antievropianizem. Kjo teori per here te pare po "zbulohet " nga Kadare.

Ndoshta Kadare qellimisht deshiron te na e fuse kete ide imagjinative te tij, sepse pastaj ai do te dale para pardoneve te tyre si mbrojtes i evropianizmit dhe librat do t'i shiten me shume, e ndoshta si kalores e mbrojtes i nje levizjeje imagjinative ai edhe do e fitoje cmimin e shumepritur Nobelin.

Kadare deshiron me tere forcen e tij intelektuale qe Qosjen ta beje te parendesishem, por nuk i pi uje mesazhi i tij. Kur Kadare i permend zgjedhjet e lira ne Kosove, ai nuk e fyen vetem Qosjen por edhe tere bijte e bijat qe luftuan kunder forcave serbe, sepse Kosova eshte vendi i pare ne bote ku krahu qe lufton per pavaresi te humbe voten e popullit per te cilin u sakrifikua.

Kadare gabon shume, sepse ne ne Kosove e dime kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet te dije se mbi 50% e deputeteve dhe ministrave te Kosoves qe fituan ne zgjedhje, jane ish bashkepunetoret e Serbise. Kadare e di, por hesht sepse ia kenda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qendrimi i Rugoves ishte nje buqete lule per Millosheviqin.


Nga Reshat Sahitaj

"Koha Jonė"

Medaur
23.05.2006, 11:05:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
Shpetimi afishoj me 2006-05-23 10:45 :
E Marte, 23 Maj 2006


MES DY POLEMIKASH

Polemikat ne mes te koloseve te filozofise, te letersise etj., jane te nevojshme per ne nje shoqeri primitive apo ne evolucion drejt civilizimit. Nepermjet polemikave te tilla dikujt i hapen syte e dikujt i mbyllen varesisht prej sferes se interesave te polemizuesve. Ne vende te civilizuara te shumten e rasteve polemikat zhvillohen jo per interesa e xhelozi personale, por per hir te ndricimit te ndonje teorie shkencore apo pervetesimit te punes studiuese profesionale.

Polemika, respektivisht pergjigjet e Ismail Kadarese i takojne dhe i ngjajne polemikave te ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqesisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarine e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh balte e pluhur duke u munduar te njollose figuren e studiuesit te njohur Rexhep Qosja.

Pse ngrihet kunder Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarine artistike te tij por deklaratat e tij?

Ngritja e tij kunder Rexhep Qosjes eshte evidente dhe normale, ngase secili njeri deshiron te mbroje interesat personale, shoqerore e kombetare. Ne kete rast Kadare nuk eshte hedhur te mbroje interesat as shoqerore e as kombetare, por thjesht ato personale, qe djallezisht di te ruaje gjakftohtesine. Ne menyre perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qe po ashtu mjeshterisht e kamuflon ne emer te internacionalizmit ne romanin e tij proserb "Ceshtje marrezie" faqe 66.

Pas kritikave te Qosjes, eshte pritur dhe ishte krejt normale, qe Kadare te pergjigjej dhe e kunderta as qe imagjinohej. Dihej se ai do te reagonte ngase Qosja kishte analizuar vepren e Ismail Kadarese dhe kishte zbuluar kodin e gjuhes sekrete te shkrimtarit shqiptar te madh por njeriut shpirtngushte e te vogel. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhes se dyfishte te Kadarese qe vetem ai din ta perdore gjuhen e tij me dy tehe: kur i bie mire gjithnje le hapesire per t'u penduar, per t'u "korrigjuar".

E atij cdohere i bie mire. Cdohere Kadare ka hapesire per pendime e korrigjime. Nuk po hyjme ne periudhen e tij kur ishte besniku i Nenes Parti, sepse shumica e krijuesve duhej te kalonin neper ate ure besnikerie e devotshmerie, ne te kunderten te digjte flaka e Partise.

Mirepo, Kadare ka lene hapesire qe edhe kesaj periudhe te tregohej se ishte krijues disident, gje qe eshte genjeshter e kulluar. Shkrimtar disident te vertete ishin Solzhenicini e shume shkrimtare tjere ruse, polake, cekosllovake etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet per t'i mbrojtur deklaratat e tij politike qe gjithnje i kishte te gabuara dhe destruktive, per te mos thene antikosovare. Kjo eshte arsyeja qe Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qe fajin ua hedh te tjereve.

Kadare paraqitet engjell ne lekuren e djallit. Deklaratat e tij politike nder me te njohurat jane teorite e tij per tri lufterat qe u zhvilluan ne trojet shqiptare.

Per lexuesit dhe opinion e gjere jane te fresket artikujt e Kadarese kur thoshte se lufta qe zhvillonte UCK ja eshte e demshme dhe se shtetet perendimore do na merrnin si terroriste, pastaj kur luftimet kaluan ne trojet shqiptare ne Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kunder luftes qe bente ushtria jone kunder forcave maqedonase, e per luften qe zhvillohej ne Luginen e Presheves, shkrimtari yne Kadare po ashtu ishte kunder kesaj lufte.

Pak para se keto luftera te perfundonin, Kadare dinte ta perdorte gjuhen e korrigjimit duke deklaruar ne favor te ushtrise sone. Kadare di te ushqehet me dy e me shume luge, sepse ashtu e ka kalitur Nena Parti.

Nuk po e cek deklaraten e Kadarese para pak vjetesh, kur thoshte se ne Kosove nuk ka letersi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten per te mbetur i paster bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastertise as kombetare e as njerezore por hallin se po humbte gjysmen e lexuesve shqiptare e sidomos simpatine e kosovareve te diaspores, prej te cileve ka zhvatur dhe vazhdon te zhvate.

Po te analizohet mire "Kadare: Pabesia e nje polemisti", nuk mbetet as dyshimi me i vogel se Kadare i ka pergatitur mire pergjigjet e tij ngase fjalite i ka te strukturuara, gje qe po te ishte pergjigjur verbalisht ne menyre spontane, te gjithe i dine fjalite e tij, qe dukshem dallojne nga ato te shkruara.

Pra, Kadare genjen qe ne fillim te intervistes se tij kur thote se i pergjigjet kerkeses se gazetarit se ai nuk e kishte ndermend te merrej me polemike. Qe ne fillim te intervistes Kadare i peshon fjalet, dhe me nje fjali deshiron te rrenoje tere veprimtarine e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikerisht me pabesi ne kampin e Serbise.

Kadare per ta lare veten, ne menyre te sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qe e mbron teorine e serbeve. Kadare e perdor tere djallezine e tij dhe arsenalin e fundit qe ka nder duar per te shpetuar veten duke ia hedhur tere fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri qe mbron tezen serbe. Me kete ai ka vjelle helmin e tij te kamotshem jo vetem kunder Qosjes, por kunder tere intelektualeve shqiptare qe jeten ia kushtuan ceshtjes kombetare.

Kadare eshte dashur ta perdore tere arsenalin e tij sepse ai nuk eshte mesuar qe te kritikohet nga qytetaret e Kosoves. Jo. Qytetaret e Kosoves kane halle me te medha. Qosja e qytetaret e Kosoves nuk e akuzuan Kadarene as atehere kur villte vrer kunder bijve dhe bijave qe luftonin me ushtrite armike.

Nuk e kritikuan Kadarene as atehere kur deklaronte kunder tere shkrimtareve te Kosoves. Jo. Qosja dhe qytetaret e Kosoves nuk e kritikuan as atehere kur iku nga Shqiperia e pas tij krijoi konfuzitet, shperngulje dhe tollovi te paprecedent ne tere historine shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mesuar te sakrifikojme veten per Shqiperine dhe shqiptarine. Le te na fyeje, thoshin kosovaret, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarise.

Fyerjet e Kadarese jane te renda, jane infantile dhe ne vend se te ngrihet rrokullis veten ne fund te humneres. Ne kerkim te cilit flamur eshte Qosja, e ne kerkim te cilit flamur eshte Kadare?

Kadare shkruan gjegjesisht se Qosja qenka ne kerkim te nje flamuri, e sipas Kadarese Qosjes i ka humbur flamuri i "revolucionit te vonuar", i paska humbur flamuri politik ne zgjedhjet e lira te Kosoves dhe tani qenka ne kerkim te flamurit mysliman. Dokrra te Ismail Kadarese. Nen keto akuza Kadare fshihet nen hijen e fajesive te tij. E para, Rexhep Qosja nuk eshte ne kerkim te flamujve te askujt, por te flamurit te tij kombetar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dale te jete protagonist i myslimanizmit.

Kadare e kupton, por qellimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes per myslimanizem. Qosja eshte i vetedijshem (sic eshte i vetedijshem edhe Kadare), se shqiptaret aktualisht jane popull me tri besime fetare, por Qosja nuk perdor meskinitet qe per interesa te tij personale te deklarohet sipas nevojes, situates dhe interesave sic deklarohet Kadare.

Kadare kur rri me intelektualet katolike deklarohet katolik jo qe ai eshte katolik, por nga kjo deshiron te perfitoje. Kur ai rri me boten e besimit mysliman thote se i takon besimit te tyre, e madje e perdor emrin ISMAIL si prove qe eshte i besimit te tyre. Kadare i pershtatet interesave dhe situatave, e kete gje ai ka ditur ta beje edhe ne sistemin komunist te Enver Hoxhes.

Qosja e di se perendimoret nuk kemi nevoje t'i genjejme se gjoja jemi katolike, ngase ata e dine kush jemi dhe sa vlejme. T'i mashtrojme perendimoret se jemi katolike, ne e mashtrojme veten e jo tjeret. Qosja e mbron tezen se qytetaret e Kosoves aktualisht jane shumice myslimane dhe ate te moderuar. Qosja nuk eshte gjuajtur per te dale protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetaret e Kosoves nuk jane te tille.

Historikisht dihet se shqiptaret kane nderruar besimet religjioze sipas nevojes dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjehere nuk kemi qene te vendosur, por gjithnje kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi nderruar identitet dhe flamur.

Historikisht dihet se pushtuesit me pare i kane perdorur njerezit me fame qe te aderojne ne religjionet e tyre qe na i sollen. Te famshmit e atyre koherave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikerisht sic eshte duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nese anon nga besimi katolik do e fitoje cmimin Nobel.

Rexhep Qosja nuk don ta mashtroje askend qe te deklaroje se shqiptaret e Kosoves jane katolike dhe se demonstruesit e vitit 1981 kerkonin kthimin ne religjionin e te pareve.

Po cili eshte religjioni i te pareve tane?

Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton te gjithe ata myslimane (si Kadare e tjere), qe per interesa te tyre personale deklarohen sic ua kenda. Ata qe mohojne identitetin e tyre, ata shesin nene e babe, fe e atdhe. Te tillet nuk i nevojiten as Perendimit e as tjereve. Jam i bindur se po te vinte nje superfuqi sic jane Amerika dhe Evropa me nje besim fetar, Ismail Kadare do te deklaronte se te paret tane e kishin te njejten fe.

Kadare vete eshte ne kerkim te nje flamuri te cilin nuk po e gjen dot. Ne fakt, Kadare eshte ne kerkim te flamurit te interesave personale. Ai i nderron flamujt si kemishet. Aty ku i bie mire, aty edhe e ngrit flamurin dhe cadrat e tij.

Kadare e akuzon Qosjen per percarje fetare e vete ishte nismetari i kesaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 ne Kosove kerkonin kthimin e besimit katolik. Po te ishte keshtu Serbia do na kishte dhene katolicizmin qe moti.

C'fjalor rrugacesh perdor Kadare, kur akuzon duke thene: "gjithe halldupeve shqiptare", kur flet per letersine.
Edhe naivi e di se letersia shqiptare eshte shqiptare dhe asnje nenshtetas i ndonje shteti nuk mund te krijoje letersi franceze kur nuk eshte francez apo anasjelltas. Letersia eshte letersi e shqiptaret jane pjese e Evropes, dhe quhet letersi evropiane nese ajo ka vlere.
Nuk eshte e vertete aspak qe ne hapesiren shqiptare ekziston nje prirje per kunderevropianizem.

Ky mendim "filozofik" i Kadarese eshte me prapavije destruktive. Si mundemi qe ne qytetaret e Kosoves te jemi me ide kunderevropiane dhe kunderamerikane?! Ne tere Kosoven nuk ekziston asnje shqiptar qe eshte kunder Evropes dhe Amerikes. Madje kjo po deshmohet ngase prej 1999 e deri me sot, asnje ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne bote eshte Kosova, qe ushtaret amerikane dhe evropiane i respektojme, madje ata veten e ndjejne si ne pushime e jo si ne nje zone te rrezikshme sic u kane thene Beogradi.

Mendimi i Kadarese perforcon tezen e Beogradit se ne nuk e meritojme lirine. Nese kjo fryme e antievropianizmit ekziston ne Shqiperi, Kadare mund te jete i informuar, por ne Kosove nuk ka as antiamerikanizem e as antievropianizem. Kjo teori per here te pare po "zbulohet " nga Kadare.

Ndoshta Kadare qellimisht deshiron te na e fuse kete ide imagjinative te tij, sepse pastaj ai do te dale para pardoneve te tyre si mbrojtes i evropianizmit dhe librat do t'i shiten me shume, e ndoshta si kalores e mbrojtes i nje levizjeje imagjinative ai edhe do e fitoje cmimin e shumepritur Nobelin.

Kadare deshiron me tere forcen e tij intelektuale qe Qosjen ta beje te parendesishem, por nuk i pi uje mesazhi i tij. Kur Kadare i permend zgjedhjet e lira ne Kosove, ai nuk e fyen vetem Qosjen por edhe tere bijte e bijat qe luftuan kunder forcave serbe, sepse Kosova eshte vendi i pare ne bote ku krahu qe lufton per pavaresi te humbe voten e popullit per te cilin u sakrifikua.

Kadare gabon shume, sepse ne ne Kosove e dime kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet te dije se mbi 50% e deputeteve dhe ministrave te Kosoves qe fituan ne zgjedhje, jane ish bashkepunetoret e Serbise. Kadare e di, por hesht sepse ia kenda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qendrimi i Rugoves ishte nje buqete lule per Millosheviqin.


Nga Reshat Sahitaj

"Koha Jonė"
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>
Bravo i qofte per analizen ....Shikoni ju o te verbuar.

Lui
23.05.2006, 15:27:00
[quote]
.................................................. .................................................. .....

Kadare gabon shume, sepse ne ne Kosove e dime kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet te dije se mbi 50% e deputeteve dhe ministrave te Kosoves qe fituan ne zgjedhje, jane ish bashkepunetoret e Serbise. Kadare e di, por hesht sepse ia kenda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qendrimi i Rugoves ishte nje buqete lule per Millosheviqin.


Nga Reshat Sahitaj

"Koha Jonė"
[quote]

Ne disa kėte e kemi thėnė zėshėm qė moti edhe kėtu nė DF, por popullit tonė pa ia thėnė dikush nga jasht nuk iu beson as veshėve e as syve t' ballit (vetvetit)!
Lidhur me zgjedhjet, kush i fitoi ato, si i fituan "zogjt e qyqes"?
Kush ishte truthari Rugova, kush janė LDK-ucat? (kryesisht "fotelashat")..
... dhe sė fundi, edhe kush ėshtė Kadare?

Kruja
23.05.2006, 17:57:00
z. Emiri,

Ne pergjigje te nje mesazhi tim drejtuar Kreksit, ju shkruat per sa vijon:
-------------------
Pershendetje !
Desha t'ju pyes , qe sipas jush konvertimi ne krishterizem dhe hyrja ne europe perfundone cdo e keqe per ne , une nuk di se dikush keto kushte prej nesh po i kerkon ,po cka eshte puna e atyre athere qe jane ne euorope si p, sh, polonia ne zemer te europes e krishter krejte kushtet po i plotsone sipas jush,dhe prap aq e pa zhvilluar ose cka eshte puna e atyre qe nuk gjenden ne europe po jane vende shume te zhvlluara . Une jetoje ne europe ,po ku more i interesone europes se kujte i besonni ju , po ju munde ti besoni drunit e gurit ,eurpoes i i interson se cka i ofroni ju , interesi eshte pika e pare qe keta e kerkojne ,bollni me me keto teza bajate ,....
----------------

Ne vijim jap pergjigjen ndaj mesazhit tuaj.

Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj. Ne Europe ne do te kishim mundur te hynim [kete gje ne nuk e dime ende nese do t'a bejme nje dite realitet nese nuk ecim vete drejt saj] me pune, me vlera, me treg mallrash e fuqie te kualifikuar punetore, me kulture shqiptare etj. Sikurse thoni edhe ju, Europa pranon vendet qe kane se c'fare i japin asaj dhe nuk i fut ato vende thjesht se jane te krishtere apo se jane te nje feje tjeter p.sh. ateiste, budiste, islame apo nje perzjerje fetare.

Vecse polemika midis Kadarese dhe Qoses ka tematike IDENTITETIN e shqiptareve dhe jo 'tezat bajate' se nese je krishter apo islamist Europa te pranon apo nuk te pranon. Kjo 'teze' nuk ekziston ne essene e Kadarese Identiteti Evropian i Shqiptareve.

Akademiku Rexhep Qosja, megjithe respektin qe kam per mendimin e tij dhe vepren e tij, ne rastin e polemikes ndaj Identitetit gabon. Qosja thote se Ka Shqiptare me Identitet Islam. Ky eshte ne thelb "Realiteti i Shperfillur" te cilin nuk e 'perfill' Kadare!

Nje pyetje per ju z. Emiri, gjithmone per nje shkembim te sinqerte mendimesh: Ne Treven Shqiptare, sa jane ne numur ata shqiptare te cilet kane identitet islam? Ju lutem jepni mendimin tuaj.

Mendoj se nuk ka me shume se 1% shqiptare me identitet islam ne Treven Shqiptare. Perse e them kete?

E para, identiteti islam do te thote qe te zbatosh te gjitha sa me poshte:

1- Besimi se Zoti si nje i vetem dhe pa partner;
2- Muhameti eshte profeti i fundit dhe me superiori se profetet e tjere [keshtu thote Kurani];
3- Te japesh Sevap apo Zakat pra te japesh dicka per dike;
4- Te shkosh ne Meke te pakten nje here ne jete;
5- Te luftosh ne rrugen e Al-ahut qe te perhapesh me hir apo me pahir islamin kudo ne bote sepse islami eshte i vertete dhe te tjerat jane kallp.

Pra, per sa me siper, a ka shqiptare dhe sa jane ne numur ata qe i zbatojne te gjitha ato pika qe identifikojne nje njeri si musliman [d.m.th. si njeri me i mire se te tjeret - keshtu thote Kurani].

Nese rezulton se shqiptare me identitet islam ka shume shume pak, gje te cilen une e konstatoj direkt sepse jam vete shqiptar, atehere mund te themi se Realiteti i Shperfillur i Qoses eshte me te drejte i shperfillur nga Kadare. Kadare pra ka te drejte.

Nese rezulton se ka shume shqiptare me identitet islam, ju lutem tregoni se ku ndodhen keta shqiptare te cilet Kadare nuk i 'shikon' dhe i 'shperfill'.

Me respekt,


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Kruja mė 2006-05-23 17:58 ]</font>

emiri
23.05.2006, 23:15:00
Kruja afishoj me 2006-05-23 17:57 :
z. Emiri,

Ne vijim jap pergjigjen ndaj mesazhit tuaj.

Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj. Ne Europe ne do te kishim mundur te hynim [kete gje ne nuk e dime ende nese do t'a bejme nje dite realitet nese nuk ecim vete drejt saj] me pune, me vlera, me treg mallrash e fuqie te kualifikuar punetore, me kulture shqiptare etj. Sikurse thoni edhe ju, Europa pranon vendet qe kane se c'fare i japin asaj dhe nuk i fut ato vende thjesht se jane te krishtere apo se jane te nje feje tjeter p.sh. ateiste, budiste, islame apo nje perzjerje fetare.

Vecse polemika midis Kadarese dhe Qoses ka tematike IDENTITETIN e shqiptareve dhe jo 'tezat bajate' se nese je krishter apo islamist Europa te pranon apo nuk te pranon. Kjo 'teze' nuk ekziston ne essene e Kadarese Identiteti Evropian i Shqiptareve.

Akademiku Rexhep Qosja, megjithe respektin qe kam per mendimin e tij dhe vepren e tij, ne rastin e polemikes ndaj Identitetit gabon. Qosja thote se Ka Shqiptare me Identitet Islam. Ky eshte ne thelb "Realiteti i Shperfillur" te cilin nuk e 'perfill' Kadare!

Nje pyetje per ju z. Emiri, gjithmone per nje shkembim te sinqerte mendimesh: Ne Treven Shqiptare, sa jane ne numur ata shqiptare te cilet kane identitet islam? Ju lutem jepni mendimin tuaj.

Mendoj se nuk ka me shume se 1% shqiptare me identitet islam ne Treven Shqiptare. Perse e them kete?

E para, identiteti islam do te thote qe te zbatosh te gjitha sa me poshte:

1- Besimi se Zoti si nje i vetem dhe pa partner;
2- Muhameti eshte profeti i fundit dhe me superiori se profetet e tjere [keshtu thote Kurani];
3- Te japesh Sevap apo Zakat pra te japesh dicka per dike;
4- Te shkosh ne Meke te pakten nje here ne jete;
5- Te luftosh ne rrugen e Al-ahut qe te perhapesh me hir apo me pahir islamin kudo ne bote sepse islami eshte i vertete dhe te tjerat jane kallp.

Pra, per sa me siper, a ka shqiptare dhe sa jane ne numur ata qe i zbatojne te gjitha ato pika qe identifikojne nje njeri si musliman [d.m.th. si njeri me i mire se te tjeret - keshtu thote Kurani].

Nese rezulton se shqiptare me identitet islam ka shume shume pak, gje te cilen une e konstatoj direkt sepse jam vete shqiptar, atehere mund te themi se Realiteti i Shperfillur i Qoses eshte me te drejte i shperfillur nga Kadare. Kadare pra ka te drejte.

Nese rezulton se ka shume shqiptare me identitet islam, ju lutem tregoni se ku ndodhen keta shqiptare te cilet Kadare nuk i 'shikon' dhe i 'shperfill'.

Me respekt,
==============================================
Kruja ju pershendese!
-Nese sipas jush europes nuk i intereson identiteti yne ,atehere krejte kjo polemike nuk ka kuptime .
-Se sa ka shqipetare me identitet islam ,ka aq sa edhe jane , me te thane te drejten kur nuk kam hulumtue .
- Kurse renditjen qe ju i permendet me larte eshte pak me nje ndryshim sikur qe vijon :
1,Me e besue Zotin nje , dhe Muhamedin te derguare te Tij
2, Me i be lutjet ditore ( 5 here ne dite ).
3,me e dhene zekatin (tatimin ) nje here ne vite 2,5% te parave ose vlerese se arite qe ai e ka mbrenda nje viti.
4. Me axherue ramazanin ( ai qe eshte i shendoshe ) dhe fillon prej hyrjes ne pubertet.
5. Dhe shkurja ne haxhe nese ka mundesi materjale.

Per ne funde desha t'ju pyes se pse Kadare zgjodhi mu francen per strehim,kur dihet se kjo eshte mike e perbetuare e serbise .Kadare iku atehere kur me se paku ishte i rrezikuare ,e me se shumti kur shqiperija kishte nevoje . Me bene te quditem se si disa thojne se bota na njeh permes Kadares . PO edhe disa atlet kenijas i njeh krejte bota por sa vlen kur prap populli i kenise vdes nga urija ,ndoshta dikush do te thote se qfare kemi ne ketu me afrike . interesi nuk ka kufije , ketu shume fabrika jane mbylle ,e jane hape ne afrike dhe azi ,si arsye se fuqia puntore eshte me e lire .


<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: emiri mė 2006-05-23 23:16 ]</font>

zoguizi
24.05.2006, 10:47:00
LEHTĖSIA E PAPĖRBALLUESHME E MISTIFIKIMIT

- Ismail Kadareja nė tregun global tė maskave -

Temės sė shkrimtarit nėn totalitarizėm tė gjithė duan t’i kthehen: lexuesit e vjetėr, pėr t’u gėrmuar rrėnjėt veprave; shkrimtari vetė, nė momente krizash autobiografike; lexuesit e rinj, pėr tė zbuluar nė veprat ēka u dėshiron e bardha zemėr. Kombet e vogla post-totalitare, nga ana e tyre, priren t’i pėrdorin autorėt e vet emblematikė si orakuj ose autoritete morale, e pėrveē fjalės sė shkruar, t’u mbajnė vesh edhe zėrin nė tribunat e piedestalet e vėmendjes publike – siē po e pėrjetojnė kėtė shqiptarėt pėrditė me Ismail Kadarenė, tanimė tė shndėrruar nė timonier virtual tė kalimit nga diktatura nė “demokraci”.

Ky transfigurim ndoshta ėshtė i natyrshėm e pritej, por me siguri nuk i shėrben letėrsisė, leximit tė veprės ekzistuese dhe konceptimit tė veprės sė re. Shkrimtari i madh ėshtė i tillė pėr ē’ka shkruar, jo vetvetiu pėr figurėn qė i paraqet publikut. Mediat nga ana e tyre janė tė etura tė sendėrgjojnė personazhe me njė kėmbė nė jetėn reale e njė kėmbė tjetėr nė fantazitė mė irracionale e primitive tė publikut viktimė; dhe nuk tregojnė ndonjėherė mėshirė pėr institucionet kombėtare, qofshin edhe njerėz prej mishi e kocke. Rreziku mė i madh, nė kėtė rast, ėshtė qė shkrimtari tė vijė e tė posedohet prej kostumit ose uniformės qė duan t’i veshin studiot televizive, ose ta shohė veten gjithnjė me makiazhin e trashė e tė nevojshėm pėr kamerat.

Ismail Kadaresė vitet post-totalitare i dhuruan njėkohėsisht lavdi e njohje planetare nga njėra anė, sulme tė shfrenuara e shpesh tė papėrligjura nga ana tjetėr. Nėse pėr milionat e lexuesve nė botėn mbarė ai emėr mbetet edhe sot etiketė e njė kontributi letrar tė meritueshėm, njė numėr detraktorėsh shqiptarė veprėn pothuajse ia kanė kaluar tashmė nė hije, pėr t’u pėrqendruar nė hollėsi tė jetės publike tė shkrimtarit nėn totalitarizėm dhe tė raporteve tė tij me Enver Hoxhėn e regjimin komunist nė pėrgjithėsi. Kėta detraktorė, tė frymėzuar prej gjithfarėlloj motivesh ndonjėherė meskine e ndonjėherė rreptėsisht etike, duan t’ia shndėrrojnė Kadaresė jetėshkrimin nė njė vepėr tė posaēme, tė cilėn ta sulmojnė pastaj sipas dėshirės e midesė.

Sulmet e fundit Kadaresė i vijnė prej Stephen Schwartz, kritik amerikan me njė profil biografik sa kaleidoskopik, aq edhe tė parėndėsishėm; por qė po tregon interes tė pazakontė pėr ēėshtje tė kulturės shqiptare e tė kalimtarisė prej komunizmit nė post-komunizėm. Duke iu bashkuar njė kori tė zhurmshėm, Schwartz e quan tė padenjė ēmimin Man Booker International qė sipas tij nuk iu dashkėsh dhėnė njė “mashtruesi komunist”, bashkėpunėtor aktiv i diktaturės nė Shqipėri, duke i shėrbyer propagandės komuniste me veprėn dhe regjimit me veprimtarinė e vet publike aso kohe. Megjithatė, e ndryshe nga tė tjerė komentatorė qė kanė pėrdorur ad nauseam argumentet e Schwartz, ky i fundit i kėrren artikujt e vet nė revista tė mėdha e tė njohura nė Perėndim, duke ua paragjykuar leximin romaneve kadarejane qė tanimė po pėrkthehen varg nė anglishte.

Kritikat e llojit biografik nisen nė thelb nga pyetja nėse Kadareja ka qenė apo jo disident nėn komunizėm; duke iu kundėrvėnė tė gjithė atyre qė e paraqitin shkrimtarin si hero e martir tė qėndresės ndaj shtypjes policore dhe asfiksimit tė fjalės sė lirė, e duke u pėrpjekur tė vėrtetojnė tė kundėrtėn, ose pikėrisht qė Kadareja nė mos e ka pėrfaqėsuar, tė paktėn e ka mishėruar diktaturėn – si pėrjashtim qė vėrtetonte rregullin, sukses gatuar e pompuar prej shėrbimeve tė fshehta, mik intim i Enver Hoxhės dhe i familjes sė tij, eksponent i nomenklaturės komuniste. Relevanca letrare e njė debati tė tillė lidhet me natyrėn e letėrsisė qė Kadareja vetė krijoi nėn totalitarizėm dhe me leximin qė i duhet dhėnė sot asaj vepre, nė rrethanat kur totalitarizmi nuk ėshtė mė faktor veprues nė jetėn e lexuesve pėrkatės.

Kush kėrkon t’i japė pėrnjimend pėrgjigje ēėshtjes kaq tė koklavitur tė disidencės kadarejane, harron se kjo ėshtė sajuar nė kontekste paraletrare; prej tė gjithė atyre kritikėve e dashamirėsve tė shumtė tė shkrimtarit qė kanė kėrkuar t’ia prezantojnė veprėn nė mėnyrė sa mė tėrheqėse pėr publikun perėndimor. Kjo lidhet drejtpėrdrejt me mitin e shkrimtarit disident nga Lindja, qė rėndom vėrtitet nė qarqet elitare tė lexuesve nė Perėndim, ushqyer prej bindjes nė thelb naive se vlerat e njė vepre letrare botuar nėn diktaturė varen fund e krye nga natyra subversive politike e kėsaj vepre. Nėse edhe ēmimi Man Booker International iu dha Kadaresė nė bazė kėsi kriteresh jashtėletrare, atėherė detraktorėt do tė kishin tė drejtė – meqė ta titullosh shkrimtarin tonė si disident, do tė thotė jo vetėm tė fyesh tė gjithė ata artistė qė pėrnjimend u janė kundėrvėnė regjimeve totalitare nė botėn mbarė duke e paguar shtrenjtė rebelimin, por edhe t’ia mistifikosh veprėn Kadaresė vetė.

Kur vjen fjala pėr letėrsi tė mirėfilltė, njė vepėr ka po aq lexime sa edhe lexues; dhe detyra e kritikės letrare ėshtė, ndėr tė tjera, tė tentojė njėfarė katalogimi ose kategorizimi tė kėtyre leximeve, pėr t’iu pėrafruar atij funksioni tekstual qė Umberto Eco e ka quajtur “intentio lectoris”, ose krijim tė lexuesit nga vepra. Pritja e romaneve tė Kadaresė nga publiku anglo-sakson i shekullit XXI nuk ka shumė pika takimi me pėrjetimin e sė njėjtės vepėr nga lexuesi shqiptar i periudhės totalitare. Kritika komerciale vetvetiu qė kėrkon ta orientojė lexuesin perėndimor drejt leximit alegorik tė veprės kadarejane si manifest anti-totalitar; por vetė pikturimi i shkrimtarit shqiptar si disident ose “viktimė” e regjimit ėshtė, nė thelb, kundėrprodhues; pavarėsisht nga dosja K, pohimet autobiografike tė shkrimtarit vetė, rrėfimet e dashamirėsve tė tij, dhe roli objektiv i letėrsisė kadarejane nėn totalitarizėm, si alternativė ndaj shkretėtirės kulturore tė komunizmit.

Pesėmbėdhjetė vjetėt e fundit kanė qenė tė furtunshme pėr Kadarenė, aq pranė ēmimit Nobel pėr letėrsi dhe njėkohėsisht i sulmuar si rrallė ndonjėherė, ndoshta pikėrisht pėr arsye tė suksesit global. Sikurse ndodh rėndom edhe me shkrimtarė tė tjerė tė kėtij kalibri, triumfi ose pėrfshirja nė tregjet kulturore globale tė planetit koinciduan me njė farė krize prodhimtarie, po tė gjykohet nga niveli i veprave qė Kadareja ka botuar rishtas e qė artistikisht u mbeten larg romaneve tė mėdha shkruar nė vitet 70-80. Schwartz e ka relativisht tė lehtė tė hedhė baltė, bie fjala, mbi “Pasardhėsin”, meqė ky roman nuk i imponohet dot lexuesit me forcė artistike por mė tepėr funksionon si hije inerciale e Kadaresė sė mėparshėm.

Figurės sė Kadaresė disident ashtu siē po i shitet publikut nė Perėndim i pėrgjigjet ndėr shqiptarė personazhi mediatik i profetit, kryepriftit e autoritetit moral; njė mistifikim ky qė, nė raste tė skajshme, rrezikon ta shndėrrojė shkrimtarin nė ikonė dogmatike ose kujdestar honoris causa tė panteonit kombėtarist. Kadareja vetė, me praninė e vet publike tashmė tė pėrhershme nė mediat, nuk duket ta ketė pėrballuar dot trysninė pėr njė travesti tė tillė, por ka hyrė nė kompromise me manipulatorėt e opinionit, duke e pranuar rolin e titullarit sublim tė sė vėrtetės historike “kombėtare”. Pėr kė ėshtė mėsuar tė kėrkojė nė fjalėn kadarejane mesazhin subversiv, ose marrjen nė pyetje tė ekzistueses; denoncimin e banalitetit dhe autopsinė e Leviatanit tė shtetit; ose pėrjetimin e pėrmasės sublime si bashkudhėtare tė sė pėrditshmes, kjo travesti nuk mund tė sjellė veēse trishtim.

Si nė njė rast, ashtu edhe nė tjetrin; si nė Shqipėri ashtu edhe nė Perėndim, kritika dhe mediat kanė hyrė nė njė garė sa agresive aq edhe absurde pėr ta zėvendėsuar veprėn e Kadaresė me kitschin e jetės sė tij private dhe veprimtarisė sė tij publike si qytetar; dhe pėr ta shndėrruar shkrimtarin nė personazhin kryesor tė romaneve tė veta, duke pėrfshirė edhe arki-romanin biografik. Ėshtė triviale tė flasėsh pėr Kadarenė anėtar tė Partisė sė Punės, deputet tė Kuvendit Popullor, nėnkryetar tė Frontit Demokratik e tė nxjerrėsh pėrfundimin se ky njeri ka qenė praktikisht eksponent i totalitarizmit tė Enver Hoxhės; sikurse ėshtė njėlloj triviale tė peshkosh nė arkiva akuza e denoncime gjithfarėsh qė mund t’i jenė bėrė nga armiqtė qė i ka pasur (dhe i ka) tė shumtė e tė palodhur. Njė zhurmė e tillė mediatike, pėr fat tė keq, e zhvendos vėmendjen nga ēka duhej tė mbetej temė themelore e ēdo debati mirėfilli kritik rreth fenomenit Kadare nė letėrsinė shqiptare dhe botėrore – vepra letrare e shkrimtarit.

Letėrsia shkruar dhe botuar nėn totalitarizėm mund tė ketė qenė motivuar nga besimi i sinqertė nė komunizėm; adhurimi pėr diktatorin; urrejtja pėr “armikun e klasės”; nevoja pėr tė inxhinieruar shpirtrat njerėzorė; vullneti pėr shėlbesė e kėshtu me radhė. Vepra kadarejane, para se tė jetė denoncim i terrorit policor siē e duan disa ose pėrligjje e atij terrori siē e duan disa tė tjerė, ėshtė monument i pėrpjekjeve – tė shkrimtarit, tė lexuesit, dhe tė shqiptarit vetė – pėr mbijetesė nė rrethanat ndalimtare tė tmerrit totalitar. Duke e quajtur Kadarenė “mashtrues komunist”, Schwartz provon se nuk ka kuptuar absolutisht asgjė nga natyra e regjimit nė Shqipėrinė totalitare dhe nga vepra letrare e Kadaresė vetė, ēka ėshtė katastrofike pėr dikė qė e pikturon veten si kritik radikal.

Proza e Kadaresė shtjellohet rreth enigmės madhore tė pushtetit politik, sa kohė qė romanet rregullisht i popullohen nga njė kohortė komandantėsh, gjeneralėsh, sulltanėsh, sekretarėsh tė parė, pashallarėsh, ambasadorėsh, tė dėrguarish, gjeneralėsh, krerėsh e nė pėrgjithėsi sundimtarėsh jetėrsuar pikėrisht prej pushtetit tė pakufishėm. Etosi elitist i kėsaj proze, nėse pėrnjimend ekziston, themelohet mbi imperativin pėr tė dalluar thelbėsoren nga trivialja nė histori, tragjiken nga banalja. Pavarėsisht prej kėtij obsesioni ndaj pushtetit, Kadareja nuk i pėrcjell lexuesit ndonjė adhurim pėr autoritetin, por dramėn qė i bashkėlidhet, duke prodhuar njė letėrsi shekspiriane si ripėrjetim i tmerrit totalitar nė pėrmasėn e fantazisė historike, mitike e tė legjendės. Jo metafizike, si Kafka, as filozofike si Borges, as ludike si Calvino, por njė sublimim tė admirueshėm tė tmerrit tė individit pėrballė kėrcėnimit policor tė shtetit.

Ky tipar unik e lejon veprėn kadarejane t’i mbijetojė kolapsit komunist nė Lindje dhe implikimeve tė Kadaresė qytetar me pushtetin e asaj kohe; pse e shndėrron atė vepėr nė njė pasqyrė unike tė shpirtit njerėzor e tė shqiptarit nė veēanti, nė njė mjedis sunduar, madje modeluar prej dhunės totalitare, ku heroizmi shpesh gjente shprehje nė pėrpjekjet e pėrditshme pėr t’ia ruajtur jetės me thonj e me dhėmbė pėrmasėn normale. Letėrsisė ndoshta i kishte munguar njė sublimim kaq i pėrkryer i frikės pėrballė terrorit brutal tė shtetit; ose pėrjetimit tė ulėrimave tė viktimave si heshtje; dhe nėse njė kumt i tillė i mbėrrin kulturės sė pėrbotshme prej Shqipėrie, kjo na jep tė gjithėve njė arsye madhore, nė mos tė mjaftueshme, pėr t’u krenuar si bashkėkohės e bashkėqytetarė tė shkrimtarit Ismail Kadare.

Ardian Vehbiu

[Botuar fillimisht nė “Bota Shqiptare”, gazetė e shqiptarėve nė Itali, Romė, 9 maj 2006, dhe mė pas nė “Shqip”, Tiranė, 19 maj 2006.]

zoguizi
24.05.2006, 14:00:00
Hekurani1

Anėtar qė nga: 29.06.2002
Afishime: 337
Vendbanimi: Neper bote
Afishuar me: 18.05.2006 22:14
--------------------------------------------------------------------------------
Shkrimtari i njohur Dritero Agolli i del ne krah Rexhep Qosjes

Dritero Agolli: Jam me Qosen kundėr Ismail Kadaresė

Shkrimtari i njohur vlerėson aftėsitė teorike tė akademikut

Nė debatin e iniciuar nga gazeta “Shqip” mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė pėr identitetin e shqiptarėve, shkrimtari i njohur, Dritėro Agolli, ėshtė rreshtuar pėrkrah akademikut kosovar. Ai vlerėson faktin se duhet tė jesh njė studiues qė tė flasėsh pėr identitetin e shqiptarėve. Agolli pohon se Qosja ėshtė njė teoricien i mirė dhe si i tillė, ai i di mirė problemet e diskutuara. Pėr bejtexhinjtė, shkrimtari i njohur i konsideron si tė rėndėsishme poezitė e tyre, duke i klasifikuar ndoshta jo indirekt nė vjersha tė gurrės shqiptare. Poezitė e Hasan Zyko Kamberit pėr Agollin kanė ende vlera pėr letėrsinė shqiptare. Pėr identitetin kombėtar, Agolli thotė se ai ndryshon me vonesė, duke iu pėrshtatur risive dhe jetės. A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses pėr identitetin e shqiptarėve dhe si u ėshtė dukur ai? Nuk dua tė flas pėr kėtė problem, sepse kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet parė, duhet studiuar, pastaj duhet diskutuar. Por nuk flas dot, sepse Rexhep Qosja ėshtė njė shkencėtar dhe i di mirė kėto problemet e diskutuara. Unė duhet ta studiojė mirė kėtė problem dhe nuk jam njė teoricien qė jam i specializuar pėr kėtė gjė.

A jeni dakord qė identiteti shqiptar ėshtė nė lėvizje dinamike, ose e thėnė mė thjeshtė nga njė shumicė myslimane e imponuar nga rrethanat historike tani po orientohet me shpejtėsi drejt Perėndimit?

Unė, edhe dikur, e kam thėnė se identiteti dhe ēdo gjė nė shoqėri edhe nė natyrė ndryshon, ndryshojnė edhe identiteti ose karakteri kombėtar qė i thoshim dikur. Por, sipas kohės, gjithēka ndryshon tepėr ngadalė. Brenda identitetit ēfarė hynė? Hynė gjuha, hynė territori gjeografik hynė zakonet, hynė konstitucioni shpirtėror tė gjitha kėto janė elemente qė ndryshojnė. A ėshtė kjo gjuhė qė kemi ne sot si e Buzukut, nuk ėshtė apo jo. Ja ku janė ndryshimet. A janė kėto zakonet tona pas 500 vjetėsh? Nuk janė kėto, mbetet vetėm thelbi i tyre. Kjo do tė thotė se ēdo gjė ndryshon sepse ka shtresa dhe mbishtresa. Fjala vjen ai cikli i kreshnikėve ka shtresa dhe mbishtresa, sepse ai ka dalė qė nė shekullin e 12 dhe papritur nė njė pjesė lexohet shprehja e qėlloi me kobure. Po ku kish kobure nė shekullin e 12? Pra, kėtu kuptohet qė gjithēka ėshtė e shtresėzuar dhe qė pėson ndryshime, por tė ngadalta. Prandaj, ndryshimi ėshtė i lėvizshėm dhe lėviz ngadalė. Po tė marrim gjuhėn shqipe ėshtė po kjo, por me ndryshime tė mėdha, futen fjalė tė huaja, por nė thelb mbetet po ajo. Kemi dhe Bashkimin Evropian si u bashkuan thanė se do tė bėhemi njė, do tė marrim dhe do tė japim dhe ja u bashkuan? Por, kjo ka ardhur me kohė, ēdo gjė ndryshon. Madje, nė tė ardhmen pas disa qindra vjetėsh do tė bashkohen kombet do tė ndryshohen kombet. Mundet qė mbas 10 shekujve fjala vjen nuk do ketė gjuhė do tė mbetet vetėm njė gjuhė. Ēdo gjė ndryshon, por ndryshon ngadalė. Si e shohė unė ndoshta jam mėsuar me mendimin kolektiv, por ndryshimit i besoj. Mėnyra e individit lidhet me karakteristikat kombėtare dhe tė identitetit.

Sipas njė sondazhi tė funfundit, pėr shkak tė specifikės qė ka Shqipėria, njė pjesė e madhe e saj ėshtė ateiste. Pjesa mė e madhe e popullsisė me besim mysliman ėshtė nėn 50 pėr qind, a ka apo nuk ka rėndėsi kjo pėr integrimin nė BE? Apo kjo lojė qė po bėjnė pėr shifrat ėshtė e kotė?

.... Ja t’i marrim me luftėrat pėrmes Qipros dhe luftėrat nė Irak, po nė Irlandėn e veriut dhe nė Angli a nuk janė dy besime fetare ose dy sekte, janė protestantėt dhe katolikėt. Pra, kjo do tė thotė qė janė tė barabarta besimet fetare dhe domethėnė qė nuk ka luftė.

Nė njė debat mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė ka qenė pėr Nėnė Terezėn ku njėri e himnizon dhe tjetri po thotė se po shpėrdorohet figura e saj. Ēfarė qėndrimi duhet tė mbahet pėr kėtė figurė?

Pėr mua, ajo ėshtė shqiptare qė ka dhėnė kontribut dhe qė meriton lėvdata. Unė thjesht nuk doja qė emri Nėnė Tereza tė vendosej pėr shumė emėrime si universiteti “Nėnė Tereza”, sheshi “Nėnė Tereza” dhe aeroporti “Nėnė Tereza”, apo edhe nė akademinė ushtarake, sepse ajo nuk ėshtė ushtarake tek e fundit, por duhet vendosur nė anėt humanitare.

Shqipėria ėshtė mes Lindjes apo Perėndimit, as Lindjes as Perėndimit apo ėshtė ose Lindje, ose Perėndim?

Gjithė Ballkani ėshtė nė mes Lindjes dhe Perėndimit edhe ne bėjmė pjesė nė Ballkan. ..... Ne cilėsohemi si njė vend pagan qė nuk besojmė dhe ia kemi kaluar nė kėtė anė Evropės. Sepse nė Evropė ka shumė besimtarė. Letėrsia e bejtexhinjve ka qenė njė letėrsi e rrjedhur nga gurra popullore shqiptare, apo ka qenė produkt i fundit kulturor qė ka induktuar pushtimi otoman? Bejtexhinjtė ishin poetėt e parė qė hapėn rrugėt e kėsaj poezi siē ishin dhe kronikanėt e veriut tė katolicizmit. Ata ishin shkrimtarė qė kanė folur pėr shumė tema. Kanė vjersha pėr dashurinė, dhe pėr shumė tematika tė tjera qė ishin aktuale nė atė kohė. Pėr shembull, Hasan Zyko Kamberi ka bėrė vjershė edhe pėr paranė, “pėr paranė shes evlanė”, si t’i thuash kėsaj nuk ka gjė mė aktuale. Kush nga poetėt ka folur pėr paranė mė mirė nga ky. Ai ka folur pėr trahananė, shumė interesante.

Marre nga "Gazeta Shqip"

Burimi35
24.05.2006, 14:29:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
Kruja afishoj me 2006-05-23 17:57 :
z. Emiri,

Ne pergjigje te nje mesazhi tim drejtuar Kreksit, ju shkruat per sa vijon:
-------------------
Pershendetje !
Desha t'ju pyes , qe sipas jush konvertimi ne krishterizem dhe hyrja ne europe perfundone cdo e keqe per ne , une nuk di se dikush keto kushte prej nesh po i kerkon ,po cka eshte puna e atyre athere qe jane ne euorope si p, sh, polonia ne zemer te europes e krishter krejte kushtet po i plotsone sipas jush,dhe prap aq e pa zhvilluar ose cka eshte puna e atyre qe nuk gjenden ne europe po jane vende shume te zhvlluara . Une jetoje ne europe ,po ku more i interesone europes se kujte i besonni ju , po ju munde ti besoni drunit e gurit ,eurpoes i i interson se cka i ofroni ju , interesi eshte pika e pare qe keta e kerkojne ,bollni me me keto teza bajate ,....
----------------

Ne vijim jap pergjigjen ndaj mesazhit tuaj.

Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj. Ne Europe ne do te kishim mundur te hynim [kete gje ne nuk e dime ende nese do t'a bejme nje dite realitet nese nuk ecim vete drejt saj] me pune, me vlera, me treg mallrash e fuqie te kualifikuar punetore, me kulture shqiptare etj. Sikurse thoni edhe ju, Europa pranon vendet qe kane se c'fare i japin asaj dhe nuk i fut ato vende thjesht se jane te krishtere apo se jane te nje feje tjeter p.sh. ateiste, budiste, islame apo nje perzjerje fetare.

Vecse polemika midis Kadarese dhe Qoses ka tematike IDENTITETIN e shqiptareve dhe jo 'tezat bajate' se nese je krishter apo islamist Europa te pranon apo nuk te pranon. Kjo 'teze' nuk ekziston ne essene e Kadarese Identiteti Evropian i Shqiptareve.

Akademiku Rexhep Qosja, megjithe respektin qe kam per mendimin e tij dhe vepren e tij, ne rastin e polemikes ndaj Identitetit gabon. Qosja thote se Ka Shqiptare me Identitet Islam. Ky eshte ne thelb "Realiteti i Shperfillur" te cilin nuk e 'perfill' Kadare!

Nje pyetje per ju z. Emiri, gjithmone per nje shkembim te sinqerte mendimesh: Ne Treven Shqiptare, sa jane ne numur ata shqiptare te cilet kane identitet islam? Ju lutem jepni mendimin tuaj.

Mendoj se nuk ka me shume se 1% shqiptare me identitet islam ne Treven Shqiptare. Perse e them kete?

E para, identiteti islam do te thote qe te zbatosh te gjitha sa me poshte:

1- Besimi se Zoti si nje i vetem dhe pa partner;
2- Muhameti eshte profeti i fundit dhe me superiori se profetet e tjere [keshtu thote Kurani];
3- Te japesh Sevap apo Zakat pra te japesh dicka per dike;
4- Te shkosh ne Meke te pakten nje here ne jete;
5- Te luftosh ne rrugen e Al-ahut qe te perhapesh me hir apo me pahir islamin kudo ne bote sepse islami eshte i vertete dhe te tjerat jane kallp.

Pra, per sa me siper, a ka shqiptare dhe sa jane ne numur ata qe i zbatojne te gjitha ato pika qe identifikojne nje njeri si musliman [d.m.th. si njeri me i mire se te tjeret - keshtu thote Kurani].

Nese rezulton se shqiptare me identitet islam ka shume shume pak, gje te cilen une e konstatoj direkt sepse jam vete shqiptar, atehere mund te themi se Realiteti i Shperfillur i Qoses eshte me te drejte i shperfillur nga Kadare. Kadare pra ka te drejte.

Nese rezulton se ka shume shqiptare me identitet islam, ju lutem tregoni se ku ndodhen keta shqiptare te cilet Kadare nuk i 'shikon' dhe i 'shperfill'.

Me respekt,


&lt;font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Kruja mė 2006-05-23 17:58 ]&lt;/font>
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

I nderuari Zotri Kruja,
Nje vrejtje rreth rreshtit te fundit;
Ata Shqiptar ndodhen "atje ku nuk ka jetuar" Kadare dhe ku jeton tash Kadare.
Te propozoj te shkon neper Xhamija ne Kosove dhe Maqedoni ateher bindesh sa perqind jan.


Ju pershendes

mo
24.05.2006, 20:57:00
pėrshendetje juve qė keni sjellur kėto shkrime tė mrekullueshme megjithketė shumė shkrime tė sjellura e pak mendime personale, temė e nxehtė padyshim!

z.kruja edhe unė po ju drejtohem juve. a ka mundėsi tė na thuani pėrse nė kohen e sotit njė broshurė nga z.kadare pėr-dhe rreth identitetit shqiptar?!
z.kadare megjithė namin qė gėzon mė duket se nuk ka shumė tė drejtė morale tė shkruaj pėr identitetin shqiptar, personat tė cilėt pėrkrahin hapun ndarjen e kombit shqiptar nė: shqipar dhe kosovar nuk mund tė jenė paralelisht ligjerues serioz tė identiteti shqiptar mendoj unė. gjithashtu mendoj se nė aspektin kombėtar z.kadare nuk ka shkėlqyer kurrė.

njė shkrim i z.beqė cufja mė bėri pėrshtypje, z.kadare thuhej aty ishte i pari qė kishte kurajon intelektuale tė dėnoj "dhunėn" mbi serbėt e kosovės dhe djegėjen e kishave serbe. bile z.kadare kishte kėrkuar nga shqiptarėt e kosovės (kosovarėt pėr z.kadare dhe cufjen) tu kėrkojn falje serbėve pėr trishtimin e pėrjetuar ngase "kėrkim falja" nė ballkan na paska rėndėsi tė veqantė... vetėm nė ballkan?!

z.cufja, gazetari i "frangfurter allgemeine" por edhe z.kadare nuk kishin kėrkuar qė edhe bashkėsia ndėrkombtar tu kėrkoj faljee serbėve pėr bombardimet....
z.cufja e z.kadare nuk kanė guximin intelektual tė thonė se shumė kisha nė kosovė janė objekte politike tė ngritura pėr qėllime politike nga regjimi pushtues shkavell. nuk kanė guxim tė thonė se shumica prej tyre apo edhe asnjėra nuk janė objekte fetare por gjurmė tė pushtuesit serb etj.. etj...

i lutmtė z.rexhep qosja, plotėsisht e drejtė ėshtė pėrgjigjėja e tij. kajtja e shumėkujt qė sot tė jemi europian sikurse pėrendimoret nuk na bėn menjėher tė tillė. z.kadare pėr njė felė bythe tė ndonjė brizhites sė parisit e falė krejt shqipnin e pėr dy felat apo pėr ndonjė dhuratė tė vockel krejt shqiptarinė.
broshura e tij ėshtė vetėm sa tė krenohet pėr vehte nė paris se gjoja edhe ky po e lufton nė mėnyren e vet muslimanizmin, ska aty tjetėr shtytje pėrveqse interesit dhe profitit personal tė tij.

mendimi im kuptohet...

njatjeta

Fatesta
24.05.2006, 22:04:00
Ajo qė mė ėshtė ngulur nė kujtesė ėshtė thėnia e mėposhtme e Kadaresė. Kisha dashur ta lexoni ju lexues tė nderuar para se ta lexoni mendimin tim .Atė qė e kritikonte mė sė shumti kur jetonte nė Shqipėri ,mbretin Zog ,Kadare ,jo qė nuk e kritikon por e lavdėron .E ēmon shumė ,sidomos ēėndrimin qė mbante mbreti ndaj fesė muslimane ku shkruan :

"Kėshtu ai nxori dekrete qė disa herė u dukėn tejet tė guximshme e tė parakohshme, si ai pėr ndalimin e qylafit turk pėr burrat, ose tė ferexhesė pėr gratė Dekreti i tij mė befasues ishte ai i ndryshimit tė lutjes nė gjunjė. Duke u nisur nga njė nyje e Kanunit tė moēėm, qė ndalonte rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, e qė njė burrė tė gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht, mbreti, nėpėrmjet Bashkėsisė Islame, urdhėroi myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!
Dhe ashtu u bė."
Mė duhet tė pranoj se kėtė nuk e kam ditur dhe mė duket e pabesueshme sė nė kohėn e mbretit zog shqiptarėt nuk kanė guxuar apo ju ėshtė ndaluar tė falen nė gjunj me arsyetimin se "njė burrė tė gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht".
Kjo ,nėse e ka bėrė vėrtet mbreti Zog ,ka qenė shkejlje drastike e tė drejtės sė besimit dhe pėrzierje e palejueshme e njė pushtetari nė ēėshtjet fetare .A ka poshrim mė i madh se ai arsyetim vėrtet perverz .Nėse njė besimtar nuk bie nė gjunj dhe nuk pėrkulet nė shenjė nderimi e adhurimi para krijuesit tė ēdo gjėje ,siē besojnė besimtarėt ,me arsyetim se njė burrė nuk bėn tė gjunėzohet ! Dmth ,miliona njerėz qė gjunjzohen edhe sot para zotit ,janė tė vdekur moralisht .
E pranoj se unė nuk e fali namazin ,dmth nuk gjinjėzohem ,pos atėherė kur ... po e merrni me mend ,megjithkėtė kam ndier njė respekt tė thellė pėr gjyshin tim qė kurrė nuk u gjunjėzua para askujt , pos para Zotit ,e , ndjej respekt edhe pėr prindėrit e mi qė falen sot tė shtyrė thjesht nga bindjet e tyre tė thella fetare .

Kruja
24.05.2006, 22:45:00
Fatesta,

Citimi i Kadarese flet shume. Bile eshte shume i thelle ne kuptim. Pa e fetishizuar aspak ju them sa vijon:

Besimtaret neper Bote i falen Zotit jo vetem ne gjunje por edhe me kembe apo ulur etj etj sipas fese.

Feja islame i detyron besimtaret te falen me gjunje. Perse e them i detyron? Sepse Muhameti kur e shkroi rregulloren e faljes per fisin e tij, Kurreshet, nje fis nomad i asaj kohe dhe njeri prej nomadeve te arabise, midis te tjerave kishte synimin e qarte se njerezit e tij kishin nevoje per nje menyre te vecante edhe ne falje qe ti dallonte ata nga cifutet dhe te krishteret. Pra, Fatesta, edhe perpara se Muhameti te vendoste rregullin e faljes myslimane, njerezit i faleshin Zotit sipas zakonit te tyre. Vecanesia e rregullit te faljes myslimane te Muhametit behej nga ky i fundit per t'i dalluar njerezit e tij nga cifutet dhe krishteret. Aresyeja perse duhej ti dallonte shpjegohet me gjendjen fatale ku kishte mberitur fisi i tij i gerryer deri ne piken e zhdukjes nga hakmarrja, varferia, mungesa e kultures urbane. Vete Muhameti jetonte me xhaxhane tregetar dhe kishte patur mundesi te shikonte si jetonin cifutet, krishteret dhe kishte arritur te kuptonte se keta te fundit ishin te organizuar pas nje 'Kushtetute" perkatese, rregulli social shpirteror qe i mbante bashke dhe i frymezonte te organizonin prodhimin dhe jeten shpirterore. Ketu i pa rrenjet e progresit Muhameti tek cifutet [me Toran e tyre 6000 vjecare], dhe krishteret me Biblen disa shekullore. Prandaj filloj te mendoje si te shpetoje fisin e tij ne fshat dhe me vone te tjeret. Por fillimisht fisin e tij, Kurreshet (pa menduar se Kurani i cili u drejtohet Kurresheve [lexo vetat e perdorura ne Kuran] do te perhapej edhe me tutje me hir apo me pahir) Muhameti deshironte me dhimbje ti shpetonte. Gjithe Kurani permban vetem fenomenet e varferise, hakmarrjen, percarjen, thashethemet, jeten seksore, skllaverine, etj etj fenomene te Kurresheve. Ato fenomene ishin edhe tek nomadet e tjere sigurisht.

Pa e zgjatur, dua te them se falja ne gjunje ishte njeri nga mjetet qe Muhameti e shikonte si te nevojshem per bashkimin e Kurresheve dhe organizimin e tyre. Ky eshte 'kodi' sekret i Muhametit - shpetimi i Kurresheve ne fillim ...

Shqiptaret e kishin Kanunin e Leke Dukagjinit por edhe me pare kishin kodet e tyre shpirterore e zakonore te brujtura ne Bizant, dhe para Bizant. Pra shqiptaret nuk ishin si Kurreshet apo nomadet e tjere te Muhametit. Prandaj nuk ka asgje te keqe qe myslimanet shqiptare te faleshin shqiptarce me kembe per Zotin sipas dokeve te tyre.

Pra del se popujt kane zakone e doke te ndryshme kurse historine dhe vetedijen e tyre popujt e bejne ne hapesira te qarta organizimi sikurse ishtin perandorite. Arabet dhe afriko-verioret kishin Kalifatet. Shqiptaret dhe Ballkanasit ishin brenda Bizantit me kufij te ndare me Kalifatin e kohes se fundit - Otomanet. Kalifati, ose perandoria muslimane, kishte zakone dhe vetedije te caktuar te ndryshme nga zakonet dhe vetedija e popujve nen Bizant. Te dy keto perandori u ndeshen. Otomanet sulmuan Bizantin dhe me ne fund fituan me pushtim Otomanet. Kjo nuk do te thote se popujt e Bizantit te asaj kohe do te Otomanizoheshin sikurse donte Turqia. Ndikim pati sigurisht, sepse i thone shekuj pushtim. Vecse Sheriati nuk u vendos si organizim shteteror dhe shoqeror ne asnje vend te Bizantit deri ne Pavaresine e tyre nga Turqia. Edhe Shqiperia e cila e fitoj pavaresine nje shekul me vone se fqinjet e vet, nuk kishte Sheriat me gjithe perpjekjen e vazhdueshme te administrates dhe kadastres turke per te ngritur gradualisht sheriatin si menyre organizimi edhe per shqiptaret. Kalifati Turk u terhoq, bile u shkaterrua nga Europa. Organizimi Kalifatik filloi me ndjekesin e pare te Muhametit dhe u mbyll me Otomanet per shekuj me rradhe qe nga koha e Muhametit.

Pra feja islame nuk paraqitet asapk si nje apekt shpirteror por si nje ekspansion politik i menyres se jeteses, i vetedijes.

Shqiptaret kane vetedije europiane sepse kane evoluar nga Bizanti e me heret drejt historise iliro-shqiptare, dhe ilire ne terrenin europian me fqinjet e tyre greket. Keto jane fakte te vetedijes shqiptare autoktone e ndryshme nga ajo greke por e perbashket me vetedijen greke per aq sa ato te dyja si vetedije jane europiane.

Njeriu mund te falet me kembe, ne gjynje, barkas, i ulur, me duar perpjete, me kercime, zvarritje apo britma dhe notime ne vartesi te traditave. Nuk eshte e thene te falet vetem sipas rregullores muhamedane te Kurresheve.

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Kruja mė 2006-05-24 22:57 ]</font>

mo
24.05.2006, 23:28:00
z.kruja, keni ofruar njė sqarim tė bukur, kompliment. mos harroni tė shkruani edhe dy tre rreshta pėr burrninė e madhe tė mbretit zog dhe gjithashtu edhe pėr burrninė e madhe tė z.kadare nė paris, jo pėr tjetėr por vetėm si shenjė respekti pėr vlerat shqiptare tė para-muslimanizmit.

mos tė keqkuptohemi, nuk ėshtė mirė tė shtrohen qėshtjet kėtu si pro-europian apo pro-musliman por si problematikė dhe realitet nė kohė dhe hapėsirė. edhe serbėt janė pėrpjekė kohė tė gjatė tė paraqesin vehten si shpėtimtarėt e europės dhe kulturės europiane por nuk u eci ashtu siq kishin dėshirė.....

Kruja
25.05.2006, 00:04:00
z. Mo,

Tematika e hapur nga Sheridani ka per objek Identitetin tone. Prandaj jam fokusuar vetem ne kete pike. Aspekte te tjera, kusuret e zogut, te Kadarese, apo kujtdo tjeter nuk i shkruaj ketu sepse duhet nje teme e vecante per te organizuar mesazhet dhe mbajtur te hapur komunikimin mes anetareve pjesemarres.

Eshte shume e veshtire per mua personalisht te c'fokusohem nga tema. Jo se dua t'u shmangem ceshtjeve qe shtroni ju por ketu flitet per ate se si e kane trajtuar Idenititetin tone Kadare dhe Qosja.

Bile personalisht nuk kam diskutuar asnje aspekt tjeter qe perfshihet ne polemiken e tyre sikurse duket ne autoret e shume shkrimeve te plasuara ne kete teme si Dritero Agolli e me radhe.

Ceshtja eshte se kush ka pasqyruar drejt Identitetin tone. Nese askush nga ata te dy - Kadare dhe Qose - nuk do t'a kishin bere kete gje drejt, une ashtu do te pronocohesha me argumente. Por besoj se kam treguar shume qarte, pa anesi e preference ndaj asnjerit prej tyre, se kush e pasqyron drejt Identitetin tone.

z. Mo,

Ne shqiptaret kemi vetedije europiane. Ne kemi identitet shqipar si popull europian. Kemi vetedije, ndergjegje europiane. Kete gje e thote Kadare. Qose nuk e thote, te pakten nuk e thote qarte. Bile Qose rreshqet kur shkruan se 'ka shqiptare me identitet islam'. Une e kuptoj argumentin e Qoses per 'perberesit e identitetit' vecse nuk e justifikoj do Qosen se c'fare e ka detyruar te shprehet se 'ka shqiptare me identitet islam' ne vend qe te shkruante shume lehte se ka myslimane shqiptare. Nuk e mendoj kurre qe Qose i shkruan fjalite pa marre parasysh kuptimin e brendeshem qe ato permbajne. Fjalite permbajne semantiken. Kete e di mire nje Akademik, po e di une dhe jo nje Akademik!

Pra pa keqkuptime z. Mo, une ndjej dhe jam shqiptar po aq sa je ti dhe gjithe shqiptaret e tjere. Ne duhet te shprehim mendimin tone jo vetem se si ndjehemi por edhe si e mendojme se eshte Identiteti Yne. Nese ka paqartesi mendimi, debati, polemika eshte e dobishme per shkembime mendimesh.

Nuk mendoj se Kadare apo Qose kane bere gabim qe kane shprehur ne publik pikepamjet e tyre ne lidhje me Identitetin shqiptar. Gabimi i tyre qendron ne sulmet personale midis tyre dhe jo ne ate qe disa autore thone se keta me kete debat krijojne tollovira per kete synim apo per ate tjetrin. Kush mendon keshtu nuk ka kuptuar se shqiptaret sot nuk ndikohen lehte bile edhe nga personalitete si Kadare dhe Qose. Te pakten sot shume shqiptare kane mundesi te ballafaqohen me nje literature te gjere shkencore qe trajton cdo tematike.

Rendesi ka qe ne te japim kuptimin tone dhe te ballafaqojme kuptimin tone ketu. Ndjenjat tona ne i njohim, jane ndjenja shqiptaresh. Vecse edhe kuptimi i qarte i asaj se c'fare jemi ka rendesi per te forcuar vetedijen tone shqiptare dhe jo per t'a dobesuar apo turbulluar ate me 'vetedije' te tjera si 'perberese' te identitetit sipas Qoses.

Jepni mendim ne kete pike - Identitetin - dhe mund te komunikojme mendimet.

mo
25.05.2006, 01:32:00
z.kruja,

unė pajtohem me shumė mendime tuajat kėtu. meqenės ti je gadi pėr debate rreth identitetit atėher pėr fillim po tė shtroj nė pyetje ngase vėrtetė nuk e kam tė qartė. cili ėshtė identiteti europian, si definohet ai dhe kush i takon kėtij identiteti pėrveq europės pėrendimore?

reagimi i z.qosja mė duket i drejtė ngase dėshirat e z.kadare pėr tė mos thėn interesat e tij personale dhe trendi aktual nuk pėrkojn me realitetin shqiptar, fakt ky jo i shpikur por as i injoruar nga z.qosja.

debatet e z.kadare dhe z.qosja janė ngritur, pa tė drejtė pėr mendimin tim, nė piadestal si diqka tepėr intelektuale. esenca e sė tėrės ėshtė pėrkatėsia fetare e shumicės. agjė e re, jo rastėsisht ėshtė thėnė nga patrioti i shquar e ėshtė pėrsėritur nga tjerėt: "mos shikoni kisha e xhamija se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria"....z.qosja pėrher mė ėshtė mė simpatik se z.kadare por nė rastin konkret ėshtė edhe shumė mė i sinqertė se z.kadare. pretendohet kėtu, edhe nga ti pjesėrisht, se gjoja kadare vetėm ka dėshmuar identitetin europian tė shqiptarėve. me njė fjalė diskutohet pak si me rrotulla pėr njė qėshtje pėr tė cilėn edhe bujku mė i thjeshtė e ka tė qartė se esenca e problemit ėshtė pėrkatėsia fetare e shumicės.
po tė mos ishte kėshtu atėher pėrse ėshtė e nevojshme, pikėrisht nė kohėn kur konflikti nė mes botės krishtere dhe asaj muslimane ka marrė pėrmasa shqetėsuese, tė hapen diskutime e debate rreth identitetit. unė nuk e shof tė arsyeshme pse pikėrisht tani!

debati nė mes z.kadare dhe z.qosja reflekton pėr mrekulli qėndrimet e tyre pėr kombin. pėrderisa i pari pėrher pėrkrah persona e veprime ndarėse (kosovarėt, shqiptarėt etj..etj..) , i dyti pėrher shtron qėshtjen shqiptare si qėshtje tė vetme. me njė fjalė neve nuk jemi qartėsuar rreth identitetit shqiptar e hop z.kadareja me identitet europian... apo z.kadare nuk i ka menduar edhe shqiptarėt e kosovės ("kosovarėt")?!

njatjeta

kosovapr
25.05.2006, 01:37:00
A edhe ketij Reshat horrit i ka dale rende me fole per Ismail Kadarene,pyetni ne Brukselle kush kishte qene ky "tipe",nje haraqmarres e mashtrues.Nga atje kishte ikur per shkake te ndjekjes te atyre qe u ka marre shuma te medhaja parashe gjoja per nderhyrje te autoritetet belge per rregullimin e qendrimit ne Belgjike....

Trimi
25.05.2006, 01:46:00
dy majmunat e letersise shqipe - po hahen. u qkyfshin, e hajt.

rtk99
25.05.2006, 02:36:00
Pershendetje,

Rrethe identitetit shqiptar, dy dite shkolle i kame dhe e dije se identiteti jon shqiptar eshte pro evropian dhe ka qen gjithmon.

Dy dite shkolle i kame dhe e dije se pase disfates se Qosjes ne per revolucioninevonuar, tani ai [Qosja], shqiptaret[kosoven dhe shqiprin] deshiron qe ti shofe te ndare ne mysliman[edhe te shtir terrorista islamik]
dhe ne jo mysliman!!! pra me nje fjal ta bej punen lluge!

Jo se eshte i pa mencur Qosja, dhe nuk e dine se qka eshte identiteti shqiptar dhe kahe erdhem dhe kahe po shkojm, keto i dine shume mire mjekrra, por keto rrethe identitetit "shqiptar islamist" Qosja e thote me paramendime se nje pjes e popullit shqiptar me fe myslimane jane te ndishem shume keto vite rrethe luftes ne Irak Afganistan Palestin, keshtu qe Qosja mendon se do te perfiton poena te shqiptaret[analfabeta mysliman] dhe qe ta bej luge punen e shqiptarve.

Mu kalle bishti ishalla kallet krejt bota!

tarasi
25.05.2006, 11:58:00
Shkrimtari i njohur komenton debatin mes Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses pėr identitetin e shqiptarėve

Agolli: Unė nė debatin Qose-Kadare

“Ne 400 vjet para Krishtit kishim Teutėn dhe Agronin”

Llambi Kallēo

TIRANE - Shkrimtari dhe poeti Dritėro Agolli ka marrė pjesė nė veprimtarinė letrare artistike “Njė mbrėmje me Dritėro Agollin”, veprimtari e organizuar nga ana e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe Biblioteka e Durrėsit. Nė njė takim me lexuesit, shkrimtari Dritėro Agolli ka theksuar, ndėrmjet tė tjerave, se ai gjithmonė i ka parapėlqyer takimet me lexuesit, por mosha dhe shėndeti e ka bėrė qė tė takohet rrallė me ta. Poezia, sipas Agollit, ka nevojė jo vetėm pėr malet, por edhe pėr detin, pėr zogjtė qė fluturojnė mbi tė dhe peshqit qė fshihen nė ujėrat e kaltra. Nė takimin romantik nė “Torrėn veneciane”, janė recituar nga aktorė tė teatrit “Aleksandėr Moisiu”, poezi tė Dritėro Agollit. Mė pas gjithēka ka marrė formėn e dialogut tė poetit me lexuesit.
Cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me debatin Qose-Kadare?
Ato janė debate qė iu duhen njerėzve, shkrimtarėve, por unė mendoj se duhet tė qėndrojnė brenda debateve, nuk duhen thėnė gjėra qė tingėllojnė keq ose duhen tentuar tė hidhen poshtė me argumente, pa bėrė zhurmė tė madhe. Unė mendoj se ata qė hyjnė nė kėtė debat duhet t’i mendojnė mirė kėto probleme dhe tė jenė njerėz tė mirinformuar, tė jenė brenda identitetit dhe tė mos e marrin kėtė identitet kombėtar apo karakterin tonė kombėtar tė lidhur vetėm me problemet e fesė. Feja nė botė ėshtė relativisht e re. Ka vetėm 2000 vjet qė ka dalė Krishti, kurse ne 400 vjet para Krishtit kishim Teutėn dhe Agronin, princat tanė me tė cilėt ne mburremi. Duke thėnė vetėm “tė krishterė apo myslimanė”, ne e varfėrojmė identitetin tonė. Nuk mund tė thuhet se ėshtė vetėm krishtėrimi me tė cilin shkohet nė Evropė; janė shumė gjėra me tė cilat shkohet nė Evropė. Nė Evropė hyjnė me anėn ekonomike, atė tė zakoneve; p.sh. Ne kemi akoma hakmarrjen. A hyhet nė Evropė me hakmarrjen? Ka edhe probleme tė tjera si identiteti gjuhėsor, por edhe aspekti gjeografik. Nuk hyhet nė Evropė nėpėrmjet ndarjes sė principatave nė Veri, Jug, Shqipėri e Mesme etj. Ėshtė thėnė qė nė Rilindje se feja e shqiptarit, ėshtė shqiptarizmi. Kėto gjėra duhet tė dihen nga njerėz qė janė tė informuar mirė, pasi mund tė jesh shkrimtar dhe nuk je i informuar mirė. Unė mendoj se Rexhep Qosja ėshtė njė njeri i informuar mirė. Ai i di mė mirė se tė gjithė ne kėto probleme. Shkrimtarėt dinė tė bėjnė romane, poezi, libra, por ka gjėra qė tė tjerėt i dinė mė mirė se shkrimtarėt.
Si e shikoni idenė e federatės sė majtė tė hedhur kohėt e fundit nė tregun politik?
Ideja e federatės ėshtė njė ide e mirė. Ėshtė njė titull qė i vihet, por edhe bashkimi ėshtė federatė. Unė mendoj qė kėto probleme duhen diskutuar bashkarisht. Duhen diskutuar nė kryesi, komitet drejtues dhe tė mos merren vendime vetėm nga njė njeri. Partia ėshtė njė repart tjetėr lloj, ku vendoset bashkarisht dhe jo njė zyrė ku vendos unė dhe s’ka njeri tjetėr. Nuk do tė shkosh tė lidhėsh kabllo elektrike. Partia ėshtė njė organizėm i gjallė, ku po prishe ndonjė ind apo celulė, prish tė gjithė organizmin. Kjo ėshtė njė ide e mirė, por vendimet nuk duhet tė merren nga kryetarė partish.
Nė kushtet kur prej 15 vjetėsh skena politike shqiptare po dominohet nga individėt, a ju duket se kjo lideri i selisė rozė, Edi Rama, e ka autoritetin e duhur pėr tė realizuar nė praktikė kėtė ide?
Individi loz rol tė madh nė shoqėri, por nuk ėshtė ai qė ėshtė determinant. Janė forcat e pėrbashkėta, partitė janė me organe kolektive. Kėshtu janė tė gjitha partitė dhe jo vetėm Partia Socialiste. Dikush ka asamble drejtuese, dikush kėshillin kombėtar, dikush komitet drejtues. Nuk ėshtė vetėm problemi i Partisė Socialiste, por problemi i tė gjitha partive. Por te ne funksionon ndryshe. Po e tha Njėshi, mbaroi ajo punė. Po e tha Berisha, p.sh. kush do ta kundėrshtojė?

marrė nga Gezeta SHEKULLI

Fatesta
25.05.2006, 12:49:00
E theksova mė parė atė urdhėrin e mbretit Zog qė sipas fjėve tė Kadaresė ,i kishte detyrur shqiptarėt muslimanė tė mos gjunjzohen gjatė lutjes se sipas kanunit tonė njė burrė i gjunjzuar ėshtė burrė i vdekur ,dmth pa dinjitet .Dhe kruja ,me sa kuptohet e arsyeton kėtė ndėrhyrje mbretėrore duke hyrė nė historinė e krijimit tė fesė muslimane . Nuk jam historian i feve e as ai kėsaj muslaimane por mendoj se nė rastin tonė kjo nuk ka rėndėsi .Por ti thuash besimatrit se nuk bėn tė pėrkulesh e gjunjėzohesh sepse humb dinjitetin dhe ai qė gjunjėzohet edhe gjatė faljes pėson vdekje morale ,do ti fyesh keq ndjenjat e tij fetare.
Ajo qė duhet tė theksohet ėshtė se a ka tė drejtė njė pushtetar tė pėrzihet kėshtu nė ēėshtjet e cilės do fe dhe a ėshtė kjo nė pajtim me identitetin evropian sot !?Nė evropėn e bshkuar sot shtė e ndarė me vija tė qarta shteti dhe feja .Unė jetoj nė Gjermani dhe kėtu mund tė shihet ndonjė politikan qė shkon nė kishė nė kohėn e tij tė lirė por kurrė tė pėrzihet nė ēėshtjet fetare .Madje nė gjermani nėpėr si u thonė kėtu krahinave ,Lande ,feja ėshtė e pėrhapur nė shoqėri jo njėsoj por varėsisht nga tradita .
Feja nuk ėshtė si moda e as si partitė politike ,prandaj nuk mund tė ndrrohet varėsisht nga rrethanat .Bindjet fetare janė rrėnjosur thellė edhe nė ndėrdijen njerėzore dhe nuk mund tė shlyhen me kurrfarė urdhėri e diktature por ,mund tė pengohen e stėrkeqen .
E pėrmenda rastin e Gjermanisė por edhe shqiptarėt nuk kanė kudo qėndrim tė njėjt ndaj fesė . Dallon qėndrimi i shqiptarėve tė Maqedonisė ,tė Kosovės dhe i Shqipėrisė ndaj fesė .Kjo ndosh nga shkaku se nė shekullin e kaluar kemi jetuar jo nė rrethana tė njėjta .
Nė shqipėri pas njė ndalimi total ,gati gjysmė shekullor tė feve ėshtė krijuar njė boshllėk dhe mundėsi pėr ndėrhyrje e manipulime nga jashtė .
Nė Kosovė ,pas njė robėrie shekullore politikanėt por edhe masat nga njė entuziazėm naiv , shpesh humbin ekuilibrin duke e harruar realitetin .
Realiteti ėshtė se shqiptarėt kan fe tė ndryshme dhe kjo duhet tė respektohet por detyrė e ēdo patrioti shqiptar dhe e ēdo politikanė ėshtė qė tė ruaj ekuilibrin e kėtyre feve dhe mos tė lejoj as pėrzierje nga jashtė e as pėrzierje nga shteti por tė krijohen kushte qė kėto tri fe tė jenė nė pajtim me qenjen tonė kombėtare .
Kur ndėrtohen objekte fetare , jo pėr shak se u duhen besimtarėve por pėr shkaqe tjera ata nuk janė mė objekte fetare .Nė mes Prishtinės ėshtė nėrtuar njė kishė shumė e madhe nga ana e Millosheviqit dihet se pse .Po nė mes tė Prishtinės ėshtė vėnė guri themeltar ,madje nga Kryetari i Kosovės pėr njė katedrale tė madhe katolika,nė vendin ku ishte njė shollė e mesme , pasi kėshtu e do moda ,mbase mendojnė pėrkrahėsit.
Tė kthehemi te ajo kryesorje,te polemika .Mendoj se kjo polemikė nuk ka qenė dashur tė ndodh mes kėtyre majave mė tė larta tė kulturės sonė.
Pse !?
Kadare i shikon gjerat nga larg e nga jashtė ,nga maja e kullės sė Ajfelit e Qosja i shikon nga brenda .
Kadare i shikon gjerat si poet ,me fuqinė e ndjenjave e Qosja si shkencėtar me fuqinė e arsyes .
Kadare ėshtė nė radhė tė parė artist i madh e poet i nivelit botėror .Edhe romanet e tij pėrshkohen nga vlerat e larta poetike .Nė poezi flet ndjenja , dėshira ,imagjinata ,aty krijohet realiteti shpeshherė i ri qė nuk pėrputhet me realitetin aktual .Derisa nė artin poetik Kadare qėndron shumė lart ,nė mendimin e tij kritik pėr fenomenet shoqėrore ,nuk ndodh kėshtu .Po u pėrcjell mendimi kritik i kadaresė , qoftė pėr letėrinė qoftė pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi ,vėrejmė se ky nuk ka qenė principiel dhe shpesh ka ndryshuar ashtu siē ndryshon moda .
Te qosja nuk ndodh kėshtu .Ky e ka shprehur mendimin e vet guximshėm edhe atėherė kur ka qenė i bindur se e vėrteta e tij nuk do tė pritet mirė te bashkėkohėsit e tij por ky nuk i drejtohet vetėm njė brezi njerėzish , por ardhmėrisė .Ata qė njohin sado pak krijimtarinė e Qosjes e
respektojnė guximin dhe precizitetin shkencor tė mendimit tė tij .Qė nė vitet e shtatėdhjeta Qosja shpreh qartė mendimin pėr Kadarenė si kritik duke thėnė se derisa nė poezi e prozė kadare mbetet njė gjeneral ,nė kritikė ai ėshtė vetėm njė ushtar .E dihet detyra e ushtarit :tė dėgjoj urdhėrat e e cilit do epror qė vjen ,qoftė ai me bindje komuniste ,demokratike kapitaliste apo me bindje fetare .Por fatlumnisht nė qenjen Kadare nuk kemi vetėm ushtarin por edhe gjeneralin qė mendon e krijon duke na dhėnė vepra me vlera tė larta artistike qė janė imun ndaj ideologjive dhe me fuqinė e bukurisė universale u bėjnė ballė tė gjitha kohėrave .

zoguizi
25.05.2006, 14:03:00
Kadare, ky hėnėmarrok politik!

Sprovė

( E ndihmon mendimi politik kadarean mendimin politik e pėrgjithsisht kombėtar?
Gjithsesi... Por nė frymė niēeaniste qė mėsonte pėr tė ndihur tė pavullnetshmin pėr jetė, veē jo pėr tė marrė veten po pėr tė rėnė sa mė shpejt. Me kėtė pėrkitje ngjizur edhe mendimi politik kombėtar qė disi e ka tė vėshtirė konsolidimin, sikur ndihmohet kadareanisht drejt kaosit dhe rrėzimit tė pashpresė!...)


Endrit Dukagjini

1. Politika!

Ka vite qė, nė pėrthyerjet dramatike qė kalon kombi shqiptar, Ismail Kadare, sipas asaj formulės tashmė tė njohur tė “ shkrimtarit tė angazhuar “ , hedh idetė e tij pėr bėma, aktorė e lėvizje politike tė kohės.
Nėse shkrimet e tij letrare lexohen me kėnaqėsi, madje si thotė njė recensurė gjermane botuar nė kopertinėn e pasme tė “ Prillit tė thyer “ ( “ Der zerrissene April “ ) librat e tij tė bėjnė tė varur me artin sublim, esetė politike tė Kadaresė janė tė ēuditshėm dhe pėrfundimisht kontraversialė.

Na kujtohet fare mirė koha kur ai nė fillimdekadėn e shkuar hymnizonte Lėvizjen paqėsore lėdėkėiste (qė, si thoshte njė natė nė mediat serbe Trajkoviqi i “ Rezistencės . . . “ , kurrė nuk do t’ia sillte Kosovės ditėn e sotme!) duke cilėsuar, nė njė gazetė tė atbotshme tė Tiranės, si aventurė ēdo alternativė tė saj – pėr tė thėnė krejt tė kundėrten ca kohė mė pas: ē’kujtojnė kosovarėt, se dikush tjetėr nė vend tė tyre duhet tė vdesė pėr ta? Dhe kėshtu, kur do t’i kėrkohej, dhe nė intervistėn e qė i dha RTSH-sė sė Pollos tė kontrolluar nga regjimi, menjėherė pas Dejtonit, ai me zellin pėr tė gravituar pėrherė drejt qendrės sė fuqisė a yllit tė politikės, do t’i bashkohej lojės sė ndyrė antikombėtare tė Berishės pėr tė provokuar njė luftė tė parakohshme nė Kosovė, vetėm pėr tė shmangur pėrmbysjen e tij nga shpėrthimi i pritshėm piramidal.
Pastaj, do tė mallkonte aq keq kryengritjen e armatosur tė shqiptarėve tė Maqedonisė me justifikimin se ata jetonin mirė dhe zhurma e tyre sikur dobėsonte argumentin kosovar tė Pavarsisė. Por kur ajo, nė fakt, pasi e pėrgenjėshtronte atė turpshėm, do tė rezultonte e drejtė duke avansuar statusin politik tė popullit shqiptar tė kėsaj pjese tė truallit kombėtar - ky, si nė prrallė, pritej triumfalisht nė Tetovė po nga ata gjakun e tė cilėve e kishte fyer. . . Optika e tij politike, prandaj, sėrish kish provuar miopinė e pashpresė, kurse profili i tij moral prerjen e pandreqshme!
Por gjithsesi margaritar i kontraversialitetit tė mendimit politik tė Kadaresė ishte njė tezė e ēuditshme, tė cilėn si njė ogur tė keq, e pėrsėrit deri nė lodhje, qė merrte pėrsipėr mundimin tė shpjegonte arsyen ( thuase ajo, nė frymėn hegeliane, kishte njė arsye pse ndodhte)
e dhunės dhe terrorit serbian kundėr shqiptarėve nė Kosovėn e paraluftės.
Serbėt, sqaron ai, po hakmerren!Dhe po e bėjnė kėtė ngase shqiptarėt duke bashkėsunduar me turqit nė Perandorinė e paanė, kishin shtypur ata pėr qindra vjet. Kjo tezė dhe obskure njėkohsisht, tregon sa modeste apo tė kurrėfarta janė dijet e tij nė fushė tė historisė politike dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Lufta serbe nuk kishte nė yshtjen e saj fillestare mėrinė a emocionin e vjetėr, por ishte njė ekspandim territorial pėr “ lebensraum “ , pėr Rajhun serbomadh nė dėm tė popujve pėrreth e sidomos tė tokave shqiptare, i njohur tashmė dhe i shpjeguar shkollarisht jo vetėm si fenomen serbian. Pra nėse shqiptarėt i paskan shtypur serbėt nė emėr dhe me anė tė njė Perandorie famkeqe qė aspironte pushtimin e Europės, shkretėrimin e saj, qė mė pas Sulltani tė mund tė lidhte njė ditė kalin e tij nė portalin e Katedrales sė Shėn Pjetrit nė Romė – aherė tė jetė e vėrtetė athua qė serbėt, si qirren e pėrgojojnė vetė, qenkėshin mbrojtės dhe martirė tė krishterimit e rrjedhimisht tė civilizimit europian, kurse shqiptarėt nga ana e tyre, armiqė shekullor tė tij!?
A nuk rezulton, mjerisht, qė kėtej, (iu hakmorėn turqėve pėr njė betejė tė humbur shekuj mė parė, krekosej triumfalisht, si pėr tė verifikuar kėtė, edhe Mladiqi vrastar nė Srebrenicėn boshnjake!) plotsisht i justifikuar e i ligjshėm revanshi historik serb kundėr shqiptarėve? Dhe tutje, a nuk mund nxiste kjo tezė shfaqjen e njė simpatie pėr serbėt (si viktima shekullore tė shqiptarėve) , nė Europė? Apo dhe tani (jo vetėm para luftės) a i dhuronte ky interpretim rrezikzi atyre njė argument pėr rolin e Piemontit qė kėrkojnė si mburojė pėrballė depėrtimit tė “ transversales sė gjelbėr “ ku ata locojnė dhe Kosovėn, qė nuk ėshtė pa implikim nė statusin pėrfundimtar tė saj?!
Kėto ditė, ndėrkaq, kur pritej tė reflektonte maturisht, duke relativizuar pėrshtypjen pėr njėlloj averzioni ndaj shefit tė diplomacisė shqiptare, Kadare, pa takt e sinqeritet, merr kurajon tė prononcohet negativisht, si pėrherė me arrogancė patriarku, pėr tezėn patriotike (e paksa, rehabilituese, do tė thoshim) tė B. Mustafajt se nė rast coptimi tė Kosovės, Shqipėria nuk do tė garantonte mė stabilitet e respektim kufinjėsh tė tjerė nė Ballkan! Dhe shpėrfaqet sėrish kundėrthėnia me kryeneēėsinė e pashmangshme: ai mbron Pavarsinė e Kosovės me sovranitet nė tė gjithė territorin e saj - por barrikadohet nė anėn tjetėr tė kryediplomatit shqiptar kur ky ngrihet tė demaskojė planet e errėta pėr coptimin e Kosovės!
E tani, nė kėtė pėrzierje, njeriu vėrtetė nuk di mė se kujt i adresohet averzioni i papėrmbajtur: Besnikut ministėr apo qėndrimit tė tij tė drejtė?! Nėse, rrjedhimisht, ky qėndrim nuk qenkėsh i drejtė aherė ēfarė quan ai tė drejtė? Mos tė kundėrten vallė?!

2. Protagonistėt!

Ėshtė pokaq interesant dyzimi i tij fatkeq kur ai, Kadare, pa kursim fare, si nė lojė fėmijėsh, pėr protagonistėt politik tė kohės, shpėrndan dorėlėshuar vlerėsime qė mbajnė vulėn e konformizmit mė tė shėmtuar, tashmė tipik kadarean. Kur ata kapin majat e pushtetit, ai strehon i lėmuar nėn hijen e tyre, pavarsisht ngjyrės a formės politike tė sundimit: tiranike apo demokratike, por kur po ata bien (ose kur ai shpesh gabimisht kujton se kanė rėnė e mandej pendohet e sėrish amneston gjykimin paraprak) ai merr menjėherė distancėn e nėvojshme (tani ata janė tė papėrdorshėm) dhe hedh pamėshirshėm gurė mbi ta! Me kėtė moral i pajisur, ai, kur Rugova takohej me Millosheviqin nė Belgrad nė kulmin e shfrenimit tė gjakosur tė falangės serbiane nė Kosovė, thotė pėr “ Zėrin e Amerikės “ : qoftė kjo e vullnetshme ( si pėrsėritje fatale e Judės si shkruan mė pas nė librin “ Lulet e ftohta. . . “ ) apo thjeshtė loja e keqe e fatit, sidoqoftė pohonte ai drejt, Rugova nuk mund tė ishte mė lider i shqiptarėve tė Kosovės! Madje nė librin “ Ra ky mort e u pamė “ ku, le tė thuhet nė parantezė, ai i ngre vetes njė pėrmendore prej demiurgu tė tė lirisė, pacifizmin herak e njėjtėsonte me vdekjen e Kosovės, kurse vrasjen e prof. Fehmi Aganit, do t’a kumtonte si njė shenjė, njė mesazh. . . Pėr se dhe pėr ke? Aluzioni ishte i qartė: Rugova me politikėn e tij, tė “ qenėsisė sferike “ qė ngado e njėsojtė, e rrumbullakėt dhe pra e shtruar e indolente deri nė nėnshtrim ėshtė, i kishte ngritur vetes kultin e shpirtshitjes. . .
Mirėpo me t’u riqarkulluar ky nė politikėn e pasluftės, Kadare shpejton tė revidojė qėndrimin e parė. Pas pyetjes sė njė shikuesi nė bisedėn pėr RTK-nė ( e moderonte publicisti A. Spahiu) pėr figurat eminente politike, ai ngutet tė thotė: ju sigurisht e keni fjalėn pėr Rugovėn dhe vijon se si ai nuk ėshtė Institut, po thjeshtė njė njeri qė dhe mund tė gabojė. . . Ndėrkaq, qė ai tė konfirmojė natyrėn e tij kundėrthėnėse dhe, pse jo, moralisht perverse, i deklaron menjėherė tė nesėrmen “ Epokės sė re “ se librit tė tij “ Ra ky mort. . . “ nuk nuk ka pse t’i heqė apo t’i shtojė asgjė! Po pėrse aherė, ore zotėri, mund tė pyes njeriu, kur nuk qenkėsh Institut me analitikė kompetente, hovmerr me fjalė tė prera cung qė i vdes dita? Mėtej akoma do tė kompletonte ai pozicionimin dredharak, naiv a mashtrues, me pohimin e vonė se si Rugova dhe me vdekjen e tij i paska bėrė shėrbimin e fundmė popullit tė tij! Cilin shėrbim vallė? Dhe ē’shėrbime tė tjerė paskėsh pasuar ky qė tani cilsohet si i fundmi i kėtij janari tė ftohtė? Mbase atė kohabitimin nėnshtrues me kryevrasėsin Millosheviq qė vetė Kadare vetė e kish sigmatizuar si vdekje tė Kosovės?!

Fokusit tė ylbertė tė Kadaresė: herė drejt e, si rregull tani, po aq herė mbrapsht, nuk do t’i shpėtonte as Mbreti i shqiptarėve.
Kėshtu nė “ Muzgun e perėndive tė stepės “ , ndėrsa pėrtallte ultė A. Zogun, duke e portretuar si njė tiran orgjish me pamje orientale, qė madje, evokimi i emrit tė tij i kishte prishur njė mbrėmje tė bukur nė Rigėn e largėt baltike, kur i biri - trashėgimtari i fronit mbretėror Leka i Parė, do tė kokurronte nė referendumin popullor pėr formėn e regjimit, nuk i bėhėj vonė tė ndėrronte me elegancė mendim, pėr tė folur nė shtypin parisien me fjalė pieteti pėr kohėn e artė, stabile e tė lirė, tė Mbretėrisė!. . .
Poashtu, si njė pelivan i llastuar, loste ai dhe me figurėn emblematike tė A. Demaēit. Fillimisht, kur lėdėkėistėt kishin refuzuar t’a kandidonin nė strukturat fantomike siē ishte “ Parlamenti i Medresesė “ , ku u fshehėn deputetėt e zgjedhur pasi kishin marrė arratinė nga njė grusht policėsh serbė, Kadare pyeste habitshėm: si ėshtė e mundur tė nėpėrkėmbėt heroi? Kishte shpejtuar t’a cilsonte hero pėr t’a shpallur mandej trutharė qė ruante devocionin komunist dhe qė burgun, me sa dukej, vijonte ai, mė shumė e kishte bėrė pėr markizėm-leninizmin se sa pėr Shqipėrinė. Ai, natyrisht, ngutej kur do t’a quante hero, sepse pėr tė qenė pėrfundimisht i tillė, Demaēit i mungonte ende diēka: vdekja! Heronjtė e parashpallur me folk-kulturėn e idhujtarisė, shpesh mbarojnė nė figurantė fatkeqė. . . Por akoma mė shumė nxitonte ai, si nė mllef e pėndesė pėr kualifikimin e parė, kur akuzonte atė pėr komunist tė pandreqshėm.

Martiri Demaēi, ashtu si e dijnė dhe si e ndjejnė bashkėkombėsit e tij, sidomos ata tė tokave tė pushtuara, flinė e nuk e kishte bėrė pėr askė e asgjė tjetėr. E kishte bėrė me sens vetmohimi biblik pėr shqiptarėt, pra dhe pėr I. Kadarenė! Teoritė e taktikat i pėrkasin emblemave tė kohės. . . . Kish luftuar, prandaj, me terrin e tiranisė sė dyfishtė: sllave e komuniste njėkohsisht. Ndėrkohė qė ky nė Tiranė, nė kulmin e realizimit tė tij njerėzor e intelektual, flirtonte ėmbėl me Faraonin dhe i zgjaste jetėn!
Na kujtohet poashtu dhe njė intervistė e tij dikur nė “ Figaro “ -nė parisiene tė fillimviteve 90-tė, ku ai brenda tė tė njėjtit tekst pohon e mohon vetėveten nė mėnyrė tragjikomike. Prishjes sė Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik tė Hrushovit (pėr tė cilin nė Perėndim, si del sė paku nga libri “ Kenedi e Hrushovi – kundėrlojtarė “ shkruar nga Karl Drechsler, ka njė opinion negativ mė tė kursyer se pėr pararendėsit e tij) ai me tė drejtė nuk i jepte karakter ideologjik, por kombėtar. Kurse, si pėr tė parandjerė ambivalencėn e tij, qė do t’a ndiqte si hije e nėmur ndėr vite, ndaj Prijėsit tė Shqipėrisė, po atė ditė dhe po aty do ta cilėsonte ai E. Hoxhėn si njė Udhėheqės-karikaturė!
Po si na del aherė e mundur qė njė lider-karikaturė tė bėjė njė veprim madhor kombėtar? Si mund tė ishte E. Hoxha edhe karikaturė politike edhe hero, ose autor i njė akti heroik kombėtar?!

Pėr E. Hoxhėn, kompleksin e tij tė pėrjetshėm, ai do t’a pyeste, pėr tė marrė mendimin e tij qė nga ferri i burgut serb, nė mėnyrė tė veēantė dhe Ukshin Hotin e nderuar, nė librin “ Bisedė pėrmes hekurash “ . Pėrse? Vetė ai, Kadare, nuk kishte vallė ende njė mendim konsolid pėr tė? Nuk mendonte ende se ishte njė tiran? Apo e kundėrta, se ai ishte njė burrė shteti i madh? Ēfarė ndjente nėvojė apo ēfarė duhej t’i thoshte atij Ukshin Hoti? T’i konfirmonte njėrin nga kėto dy vlerėsime, por cilin? Mbase atė pozitiv pėr t’a shkėputur paksa nga ndjesia e fajit (nė skicėn letrare “ Trilogji “ ai shpall hapur kėtė faj historik) , sė paku publikisht (sepse njė zot e di se ē’ndjenja vėlojnė nė shpirtin e tij pėr ish-shefin e shtetit shqiptar!) , pėr koekzistencė harmonike me diktaturėn.

Po nė kėtė kontekst, pėrherė i koduar nė kundėrthėnėsinė e tij tipike, Kadare u ngarkonte vendėsve, shqiptarėve tė tij e veēanėrisht shkrimtarėve - e kjo bėnte kulmin e ironisė therėse, dhe njė tagėr tė rėndė. Orvatej ashtu ethshėm me ēdo kusht, nė njė nga librat e tij tė pėndesės, qė nga pėrspektiva e sotme tė krijonte aureolin e viktimės sė regjimit despotik. Gėzonte gjithė pėrkėdheljen e shtetit shqiptar, privilegjin e rrallė tė udhėtimeve tė pafund rrotull botės – dhe prapė qahej! Kishte parė Murin kinez dhe Piramidat e Egjiptit, ndėrkohė qė kolegėve tė tij tė penės, disa nga tė cilėt dergjeshin burgjeve, nuk kish kush t’ua dėrgonte qoftė dhe njė postkartė tė vetme prej andej – dhe ky sėrish ankohej!

Ankohej se njė ndėrrim kaq i shpeshtė i ambienteve tepėr tė ndryshme, pra nga Shqipėria e mbyllur nė Francėn e lirė dhe anasjelltas, mund t’a lajthiste, t’ia prishte drejtpeshimin shpirtėror. Madje brėnga e tij kish marrė dhe formėn e njė konsulte private miqėsore tek njė psikolog i lagjes i cili, (ah ē’poshtėrsi e pafund!) ia paskėsh pohuar rrezikun e tillė! Dhe kėshtu lexuesit e tij dhe kolegėt e zanatit, duhej t’i hante meraku, tė vuanin e tė mėrziteshin
tė shkretėt shumė pėr kėtė. Ata pėr vete, regjimi i kishte privuar nga ky rrezik. Ishin mbyllur brėnda dhe nuk shihnin pamje tė tjera nga tė cilat mė vonė mund tė pėsonin kokėdhembje, frikė e humbje balansimi nga pėrballja e trishtuar e realiteteve divergjente!
Visar Zhiti, fjala vjen, s’kish pse tė qante veten dhe hekurat qė i rėndonin trup e shpirt nė qelinė e Spaēit, por Kadarenė, qė, duke qenė matanė tyre, mund tė sėmurej njė ditė si pasojė e shėtitjeve aq tė dendura midis dy botėve kontrastike: Tiranės sė territ dhe dritės sė Parisit. . . !

3. Europa!

Ndėrkaq shkrimi i paradokohshėm i Kadaresė mbi identitetin e shqiptarėve nuk mund t’u shpėtonte ipso facto konfuzitetit tė dėshmuar lapidar. Tani ai fshikullon bashkėkombas qė mbajnė ende kokėn pas nga Turqia orientale. Por po aty duke hequr njė paralele mes romakėve, pushtues tė jashtėm tė grekėve, po tė shndėrruar tashmė nė tė pushtuar tė brėndshėm tė tyre, thotė se Turqia perandorake, edhe kjo, e sunduar nga ballkanas dhe e pėrzier me ta, nga pushtues barbar u shndėrrua nė njė tė pushtuar tė butė, tė emancipuar dhe madje tė europianizuar. Pra ja kontradikta: i pėrēmon pezhorativisht turqit me shallvaret tyre a fshehjen e grave (diku nė njė roman ai do tė shkruajė se ē’mund tė presėsh nga njė komb qė fsheh burimin e vet: gratė!) dhe i shpall njėherėsh tė ndryshuar me hir finok europian. Po ku qėndron aherė problemi? Pėrse u dashka keqkuptuar ata qė anojnė ende drejt ish-Metropolit kur ai paskėsh qenė pushtuar sė brėndshmi nga europianėt pėr qindra vjet me radhė duke u bėrė dhe vetė Europė? Pra, rrjedhimisht afeksioni i vjetėr pėr te nuk qenka, sipas deduksionit logjik, veēse afeksion pėr Europėn vetė!

Kėto pėrfundime tė kundėrthėnshme, nė fakt, nuk i bėj unė. Ato pėrplasen pa shpresė nė vetė tekstin e Kadaresė! Moskuptimi i tij pėr ata qė ėndėrrojnė ende Orientin e “ pėrgjumur “ (nėse ka ende tė tillė) mbase ėshtė i drejtė, por synim-argumentimi pėr tė kundėrtėn rezulton krejtėsisht i pasuksesshėm dhe kaotik.

Helmut Kohl, ish-Kancelari historik, do tė jepte ndoshta vlerėsimin e saktė pėr raportet euro-turke. Ai kishte pėrherė nė majė tė gjuhės pėrgjigjen e qartė e tė thjeshtė pse Turqia nuk mund tė aderonte institucionalisht nė Europė: i pėrkiste me shpirtin e saj njė civilizimi tjetėr, tė ndryshėm e tė huaj me atė tė “ Abendland “ -it, si kanė qejf europianėt t’a quajnė Kontinentin e tyre qė nė shqip do tė mund tė pėrkthehej si “ Vendmuzg “ ose vend i perėndimit tė
diellit!

Po dhe pėr vetė Europėn Kadare sikur ka njė qasje gjithnjė tė ndėrdyshtė: herė ankohet pėr fantazmat e saj raciste ndaj popullit tė tij, herė shfryn kundėr kėtij tė fundit qė nuk joshet aq shumė pas dorės sė zgjatur tė Nėnės plot dhimbsuri pėr te! Apo nė njė rast tjetėr tek godet ashpėr racizmin si njeridashės i vėrtetė, por tekstet e tij janė tė mbytura nga adhurimi pėr bjondėt (apo sykaltroshėt qė pėrzgjedhte njėherė e njėkohė Geringu i inspiruar nga ariozofia adolfiane) , duke mos parė, mbase, se shumica e europianėve nuk janė tė tillė, e mė sė paku ata, civilizimi i tė cilėve qėndron nė themelet e shtėpisė sė quajtur Europė!

Mandej, po nė kėtė stil, besnik i kundėrshtisė tragjike me veten e tij, pohonte trishtueshėm se ėshtė Europa qė polli dy murtajat mė tė mėdha nė shekullin e shkuar: fashizmin dhe komunizmin! Kėto krijesa pėrbindshore, pra, shtojmė ne, lanė pas shijen e shfytyrimit poshtarak tė njeriut dhe gjakderdhjen mė tė mnershme qė kishte shėnuar deri sot historia politike e botės! Mirėpo nė mėngjes ai sakaq harron ē’pohon njė natė mė parė dhe kėshtu nė “ Ra ky mort. . . “ thotė lehtėsisht krejt ndryshe dhe krejt pasaktė: mendja europiane, shkruan ai, pėrherė pengohet tek ballkanasit, tek trilli, deliri i pazbėrthyeshėm i tyre nė etjen pėr gjak! Po europianėt s’kishin parė kurrė gjak nė pragjet e tyre? Po murtajat e sipėrthėna? E tė tjera ekspedita, rivalitete, kryqzata, pushtime. . . Luftėrat e pėrgjakshme nė Ballkan, e sidomos nė truallin shqiptar, janė pikėrisht ajo etja delirante, e vjetėr dhe e re, europiane pėr gjak dhe lojė bestiale me fatet e tij.

Ėshtė tepėr e njohur antinomia morale, tashmė si “ kulturė strategjike “ , e europianėve nėpėr kohėt e ikura, po jo shumė tė largėta: demokraci brenda - e diktaturė jashtė saj, tutje, liri brenda kufinjėve tė landeve tė saj - e robėri jashtė tyre, dhe sė fundi, tė drejta tė njeriut e mirėqenie brenda oborrit - dhe shtypje e varfėrim ekstrem shoqėruar me hekur e gjak nė botėn e “ popujve natyrorė “ . . .

Madje, ē’ėshtė me keq, kjo mendėsi sikur nuk ėshtė ē’rrėnjosur ende sot. Njė kėshilltar i Kryeministrit T. Bler (Robert Cooker) , si shkruan, me tone polemiste ndaj Europės, amerikani R. Kagan nė librin “ Fuqia dhe pafuqia . . . “ ku ai ngre pretendimin se ky lloj fisnikėrimi i Europės , nė fakt, mė tepėr se gjėndjen e shpirtėrave, jep pafuqinė dhe frikėn e saj nga vetėvetja, kėshillonte shefin e tij kohė mė parė qė t’a vinte sėrish e pėrherė nė pėrdorim kėtė mėsim tė mirė historie. Qė kėtej ai duhej tė shpaloste krejt natyrshėm tė famshmin, tė mirin: moralin e dyfishtė! Pra, ndėrkohė qė duhej tė kultivonte devotshėm demokracinė nė Atdhe, tė mos hezitonte aspak, saherė qė kėtė kėrkonte “ Staatsreason “ - i, pra interesi i ftohtė shtetėror, tė aplikonte dhunėn brutale jashtė tokave tė Britanisė.

Por Europa, nėse ka njė shpirt, nuk ka njėkohėsisht dhe njė tė vetme kokė! Pikėrisht ato qarqe qė ai i frymėzonte me tezėn e revanshit historik serb, duke ruajtur reminishencat e teatrit tė vjetėr politik, ėndėrrrojnė parreshtur pėr tė mbajtur Kosovėn tė lidhur pėrgjakshėm pėr stemėn e stolisur me bizhu demokratike tė shtetit serb. Michel Houellebecq, eseist e ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė sotėm nga vendazilimi i Kadaresė, nga Franca, nė romanin e tij “ Platforma “ qė e lexoja kėto ditė, shkruan se e drejta, pas bombardimit tė Serbisė nė luftėn e Kosovės, kishte humbur pėrgjithmonė kuptimin e vet.

Ishte pra - jo Europa Mėmė, si thotė Kadare gati me ngashėrim, por njė firmė liridashėse nė Kapitol Hill qė prodhoi e volli zjarr mbi hordhitė e egra serbiane pėr t’i dėbuar, dhashtė Zoti, pėrjetsisht nga toka e Kosovės! Kjo s’prish punė. Ėshtė e njėjta gjė. Amerika, thotė Kadare, ėshtė bijė e Europės. Por ėmė e bijė shpesh kanė qenė nė taborre tė ndryshme. Madje nė pozicione tė kundėrta interesore, gjeostrategjike e morale pėr punėt e kėsaj bote, e brenda saj dhe pėr ēėshtėn shqiptare.

Nė fund fare nuk ka si tė mos imponohet vlerėsimi i pakėndshėm se ecejaket e Kadaresė nė eseistikėn politike, duke ndjekur ritmin e Hėnės, sikur e bėjnė t’i ngjajė njė hėnėmarroku politik. Kur fytyra e saj ėshtė e plotė, ai shfaq rėndshėm njė mendim, por kur ajo pėrgjysmohet nga terri kozmik, po pėr ēėshtjėn e njėjtė , ai vetėrrėzon opinionin e parė pėr tė shpallur njė tė dytė, tė huaj dhe krejtėsisht tė kundėrt me te! Dhe kėshtu pėrherė e pambarimisht. . .

Nga sa u tha, nė mbyllje, vjen krejt spontane pyetja: e ndihmon mendimi politik kadarean mendimin politik e pėrgjithsisht kombėtar?

Gjithsesi. . . Por nė frymė niēeaniste qė mėsonte pėr tė ndihur tė pavullnetshmin pėr jetė, veē jo pėr tė marrė veten po pėr tė rėnė sa mė shpejt. Me kėtė pėrkitje ngjizur edhe mendimi politik kombėtar qė disi e ka tė vėshtirė konsolidimin, sikur ndihmohet kadareanisht drejt katrahurės dhe rrėzimit humbėtar!. . .
24 05 2006

zoguizi
25.05.2006, 22:17:00
Mbi tymtajėn e identitetit kombėtar

Ka kohė qė media dhe mjediset intelektuale shqiptare po diskutojnė mbi identitetin kombėtar. Polemika Kadare -Qose hapi shakullin e Eolit pėr njė vėrshim diskutimesh, intervistash e pikpamjesh tė shprehura rreth subjektit nė fjalė. Njė tymtajė e madhe ėshtė ngritur rreth merakut se sa i koklavitur na qenkėrka ky identiteti kombėtar shqiptar. A ėshtė kjo, ēėshtja thelbėsore qė duhet tė shqetėsojė dhe me tė cilėn duhet tė merret mediumi ynė intelektual? Mė duket se jo. Le tė bėjmė sė pari njė vėshtrim tė shkurtėr mbi identitetin kombėtar apo siē quhej nga ideologjia komuniste, karakteri kombėtar.

Pėr tė ndėrtuar identitetin kombėtar individėt e njė kombi thėrresin nė ndihmė kujtesėn kolektive tė ngjarjeve historike. Shumė nga kėto kujtime bazohen nė fakte e mite. Kujtesa e pėrdorur pėr ndėrtimin e identitetit kombėtar pėrzgjidhet, pra aspektet e mira e tė pėlqyeshme tė historisė kombėtare mbahen e lartėsohen, ato mė pak tė pėlqyeshme, lihen mėnjanė e harrohen. Vini re pėr shembull se si vėllai i vogėl te legjenda e Rozafės, merret si simbol i besės shqiptare, por harrohet se dy vėllezėrit e tjerė qenė tė pabesė dhe ata nuk qenė serbė apo italianė, por shqiptarė. Po kėshtu lartėsohet me tė drejtė Skėnderbeu si patriot e mbrojtės i lirisė sė trojeve shqiptare (apo tė Arbėrit) por harrohet se ai mė sė shumti luftoi me taborret otomane qė vinin kundėr tij me nė krye bashkėkombas tė vetėt (Ballabani, Moisiu, Hamzai).

Krijimi dhe zhvillimi i identitetit kombėtar, nė njė masė tė madhe si vepėr e njerėzve tė shquar tė kombeve tė veēantė ka patur si qėllim kryesor kompaktėsimin e njėsive tė caktuara njerėzore nė zotėrim tė territoreve tė caktuara pėr tė mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e kėtyre territoreve. Kėshtu, gjatė shekullit tė 19-tė, mbi bazėn e kėtij identiteti qė gjente ushqim nė gjuhėn, fenė, artin, mitologjinė, folklorin, kulturėn jetėsore etj., u ndezėn njė sėrė lėvizjesh kombėtare nė Ballkan, nė kushtet kur Perandoria Otomane po dobėsohej e shpėrbėhej. Lėvizja kombėtare shqiptare dhe nacionalizmi i rilindasve shqiptarė ishin mjaft tė pėrligjur nga nevoja e mbrojtjes sė trojeve ku banonin shqiptarėt pėr tė mos u bėrė ato pre e orekseve shoviniste tė fqinjėve qė mundėn tė dalin mė parė nga zgjedha otomane.

Por identiteti kombėtar dhe nacionalizmi ka shėrbyer gjithashtu si njė motor i fuqishėm pėr dikaturat. Kurdoherė kur prijėsit e vendeve tė fuqishme kanė ndjerė nevojėn e zgjerimit nėpėrmjet luftrave tė pėrgjakshme e shkatėrrimtare, ata kanė thirrur nė ndihmė identitetin kombėtar. Edhe diktatorėt e vegjėl, kanė bėrė po kėshtu duke e gjetur kėtė nocion mjaft tė pėrshtatshėm pėr t’u vetėizoluar duke e konsideruar botėn si armike qė mezi pret t’i kullufitė vendet e tyre. Natyrisht, vizione tė tilla si: vendi ynė e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė apo ai i shqiptarit qė shkon tė matė kufijtė nėpėr natė me pushkėn e gjatė duken nė zhvillimet e reja tė sotme anakronike e bile qesharake. Projekte tė tilla politike bazuar nė parimin: njė shtet-njė komb dhe njė komb-njė shtet, janė provuar historikisht tė rrezikshme dhe jo praktike dhe as qė mund tė mendohen mė sot nė kohėn e lulėzimit tė tė drejtave tė njeriut dhe lirisė sė lėvizjes. Pikėrisht nė krijimin e shtetit-komb i ka rrėnjėt spastrimi etnik. Pėrzėniet e grekėve e armenėve nga Turqia, tė turqve nga Greqia, pas luftės sė parė botėrore, tė gjermanėve nga Sudetet pas luftės sė dytė botėrore, apo pėrzėniet e shqiptarėve nga Kosova, tė fiseve Hutu e Tutsi nga trojet e tyre nė Afrikė, nė historinė mė tė re tė botės, pėrbėjnė drama njerėzore lemeritėse, bazuar nė fund tė fundit nė identitetin kombėtar dhe nacionalizmin.

Pavarėsisht nga vijnė dhe si u zhvilluan historikisht, shqiptarėt janė sot pjesė e qytetėrimit tė madh botėror. Janė fare tė parėndėsishme nė kėtė pikpamje se ē’fe kanė pėrqafuar shqiptarėt nė periudha tė ndryshme tė historisė sė tyre, aq mė tepėr sot kur liria e besimit fetar ėshtė krejt ēėshtje individuale dhe pjesė e lirisė sė individit. Eshtė gjithashtu fare e pakuptimtė tė diskutosh sa pėrqind ka Shqipėria kulturė lindore apo islamike dhe sa pėrqind kulturė perėndimore apo tė krishterė. Personalisht unė i vlerėsoj e nderoj tė gjithė paraardhėsit e mij qė kanė kontribuar pėr zhvillimin e kulturės shqiptare e mbarėnjerėzore, qė kanė ndihmuar qė kombi tė mos shpėrbėhej e trojet e tij tė mos pėrvetėsoheshin nė kushtet e armiqėsive tė egra mes vendeve e kombeve. Shqipėrisė i erdhi pushtimi i madh otoman nga Lindja dhe ishte e natyrėshme qė do tė vėshtronte pėr shpėtim nga Perėndimi. Po tė mos kishte rėnė Roma dhe vazhdimi romak tė kishte vazhduar me shekuj mė pas, njė tjetėr Skėnderbe me siguri do t’i kishte drejtuar diku nė Lindje sytė e kombit tė tij, nė njė tjetėr rrjedhė tė historisė njerėzore.

Mė duket se ka njė mendėsi arkaike nė mėnyrėn se si e trajtojmė sot identitetin kombėtar. Mendojmė se ai ėshtė diēka e pandryshueshme, si njė substrat i thelbit tė kombit kur nė botėn moderne ai nuk ka tė bėjė aspak me kėtė thelb. Nė fakt identiteti kombėtar ėshtė interaktiv apo bashkėveprues midis pjesėtarėve tė vendit. Ky koncept ndryshon pėrherė nė vartėsi tė ndryshimeve sociale, historike e politike brenda kombve dhe nė raport me kombet e tjera pėrqark duke patur njė natyrė fare dinamike. Kurse Kadare e Qose e shohin atė si diēka tė ngurtė, tė formuar njė herė e pėrgjithmonė vetėm se Kadare kėrkon tė heqė mbishtresat e reja islamike nė mėnyrė qė tė dalė nė pah fizionomia e vėrtetė e krishterė e kėtij identiteti, ndėrsa Qose kėrkon ta ruajė ashtu siē ėshtė. Kadare ėshtė mjaft i lidhur nė veprėn e vet me elementė tė shumtė qė kanė tė bėjnė me identitetin kombėtar. Ai u ėshtė rikthyer jo pakė herė legjendave, folklorit shqiptar dhe substratit shqiptar nė raport me dyndjet e sundimet ndaj tij tė vendeve apo kombeve tė tjerė. Shpesh herė ai u ka dhėnė njė dritė e shkėlqim jo real elementėve tė traditės shqiptare duke i mbivlerėsuar ato nė frymėn e krijuesve tė identiteteve kombėtare kudo nė botė. Ai ėshtė njė shkrimtar qė hyri nė letėrsinė e madhe tė botės duke operuar me elementė tė identitetit kombėtar ashtu siē janė Kazanzaqis, Andriē apo ta zemė njė serė shkrimtarėsh tė famshėm japonezė. Ndėrkohė nė penteonin e letėrsisė botėrore tė tjerė shkrimtarė modernė kanė hyrė pa u pėrzjerė fare me kėtė identitet. Tė tillė janė Xhojs, Kafka, Paund e tė tjerė. Pėr arsyen e thėnė mėsipėr, Kadare e ka tė vėshtirė tė shkėputet nga ky identitet kombėtar me tė cilin ėshtė i lidhur i gjithė universi madhėshtor i veprės sė tij.

Por a na duhet sot ta theksojmė kaq shumė identitetin tonė kombėtar? Mė duket se jo. Ernest Gellner, njė nga filosofėt mė nė zė tė shekullit 20-tė, mendon se kombet dhe vendet moderne janė produkte tė shoqėrive industriale, nė ndryshim nga ato tradicionale. Ato pėrfshijnė bjerrjen e etnive ekzistuese dhe krijimin e njė shoqėrie tė re bazuar nė qytetarinė e mbėshtetur nga njė sistem universal edukimi. Le ta zėmė se njė shoqrėi kombėtare ka shtetin e vet, njė gjuhė zyrtare, njė apo disa fe, sportet e prefereuara, mėnyrėn e jetesės qė e dallojnė nga tė tjera shoqėri. Por me modernizimin e jetės, kėto elementė bėhen gjithnjė e mė tepėr tė pėrbashkėta. Gjuhėt e mėdha tė botės bėhen gjithnjė e mė tepėr gjuhė tė vendeve tė vogla, fetė lėvizin e nguliten sipas mbėshtetjes financiare qė kanė organizatat qė qėndrojnė pas tyre. Kafja ekspres e picat ndoshta janė mė e mirė nė Tiranė sot se sa nė mjaft nga lokalet e Romės; aty gjen paidhaqe e xhiros si nė Athinė, hamburger si nė Nju Jork dhe sushi si nė Tokio. Ndėrkombėtarizimi i shpejtė po e shpėrbėn e shvleftėson sot gjithandej nacionalizmin e identitetin kombėtar. Kėto janė sot dyfeqet me gjalmė tė gėrxhove tė vjetėr qė nuk e perceptojnė dot se si e ku shkon bota e njerėzimi. Mos vallė do ta na mbushė mendjen dikush se serbėt mund tė dalin nė Lezhė e grekėt do tė marrin prapė Tepelenėn e Korēėn? Kjo s’ndodh e s’ka pėr tė ndodhur jo vetėm nga qė fryma e re e botės ka vepruar edhe mbi identitetet e nacionalizmat e tyre por nga qė s’do t’i linte kurrė bota po tė donin tė bėnin ashtu. Evropa e bashkuar ėshtė njė realitet fare i prekshėm. Nė procesin e sotėm tė integrimit nė Evropė, ka gjasa qė Turqia tė jetė anėtare e saj mė parė se Shqipėria pasi ėshtė pėrpara saj nė procedurat e zhvillimet. Ka kuptim atėhere tė diskutojmė pėr zhvoshkje lėkurash tė identitetit shqiptar apo pėr “ripagėzimin” e shqiptarėve? Le tė mendojmė se sa vjet i duhen Shqipėrisė tė jetė pjesė e kėtij komuniteti: 10, 15, 20 vjet? Po pastaj, a do ta kujtojmė vallė atė kėngėn: Ne nė gojė tė ujkut hedhim vallen, e tė tjera si ajo? A do t’i kujtojmė kėto diskutime tė gjata mbi vlerat dhe antivlerat e identitetit tonė kombėtar, mbi atė qė jemi katolikė, muslimanė, ortodoksė, bektashij, budistė apo bahaistė? Tė gjitha janė mė kot. Ajo qė ka vlerė ėshtė njerėzorja e pėrjetėshme qė vjen qė nga Platoni, e Dantja deri te margaritarėt e kulturės sė sotme botėrore.

Lufta midis identitetit kolektiv tė mesit tė shekullit tė 19-tė (Internacionale do tė jetė bota e re...) dhe nacionalizmit, u fitua nga ky i fundit. Ndoshta nė kėtė luftė ndikoi ajo se identiteti i ri kolektiv qė synohej kėrkonte tė ndryshonte sistemin shoqėror, tė rrėzonte kapitalizmin. Sot kur njėri mur i ideologjive antagoniste ra me rropamė duke shkaktuar aq pluhur, rrėmet e tronditje, identiteti kolektiv njerėzor ka njė ringritje tė re, brenda demokratizimit tė botės e jetės. Sigurisht nuk mungojnė prirje pėr identitete tė reja kombėtare nė interes tė rrymave tė ndryshe politike e pėrpjekjeve individuale. Vini re pėr shembull se edhe nė njė vend me demokracinė nė lulėzim, si Italia, Umberto Bosi shpik Padanian si mishėrim territorial tė ėndrrės sė tij tė identitetit kombėtar. Por ajo qė ndodh sot nė botėn e qytetėruar ėshtė se vendin e konceptit tė kombit e tė identitetit kombėtar po e zė konspeti i qytetarisė dhe identitetit qytetar. A mund tė quhet njė komb SHBA sot, njė vend ku lulėzojnė tė gjitha rracat, fetė, gjuhėt, kulturat e zakonet? Amerikanizmi origjinal, mė mirė nga ēdo gjė mund tė kuptohet si qėndrim ndaj sė ardhmes. Duke e ndjerė vetėn superiorė ndaj botės lidhur me industrializimin e ri, shpikjet, teknologjitė, dinamizmin dhe kulturat e reja tė jetesės qė drejtoheshin tė gjitha ndaj pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė standardit jetėsor, amerikanėt krijuan njė identitet tė ri qytetar. “Kombet nuk janė tė pėrjetshėm”, ka thėnė njė qind vjet mė parė filosofi francez Ernest Renan. “Ata kishin njė fillim dhe do tė kenė njė fund.” E vetmja gjė gjė mbetet ėshtė njerėzimi dhe kultura e madhe e tij, ėshtė identiteti mbarėnjerėzor e ndėrkombėtar qė po ngjizet me tė shpejtė nė botėn e sotme, nė kushtet e njė komunikimi mahnitės e difuzioni kulturash e masash njerėzore. Kėtė identitet bėjnė mirė tė pėrqafojnė sa mė shpejt shqiptarėt dhe kėtu bėjnė mirė t’i synojnė diskurset e tyre tė vlefshme korifejtė e kulturės sė vendit.

Ylber Memia
(ylmia@yahoo.com)
Koha Jonė, dt. 24 maj 2006

emiri
25.05.2006, 23:46:00
Kruja afishoj me 2006-05-23 17:57 :
z. Emiri,

Ne vijim jap pergjigjen ndaj mesazhit tuaj.

Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj. Ne Europe ne do te kishim mundur te hynim [kete gje ne nuk e dime ende nese do t'a bejme nje dite realitet nese nuk ecim vete drejt saj] me pune, me vlera, me treg mallrash e fuqie te kualifikuar punetore, me kulture shqiptare etj. Sikurse thoni edhe ju, Europa pranon vendet qe kane se c'fare i japin asaj dhe nuk i fut ato vende thjesht se jane te krishtere apo se jane te nje feje tjeter p.sh. ateiste, budiste, islame apo nje perzjerje fetare.

Vecse polemika midis Kadarese dhe Qoses ka tematike IDENTITETIN e shqiptareve dhe jo 'tezat bajate' se nese je krishter apo islamist Europa te pranon apo nuk te pranon. Kjo 'teze' nuk ekziston ne essene e Kadarese Identiteti Evropian i Shqiptareve.

Akademiku Rexhep Qosja, megjithe respektin qe kam per mendimin e tij dhe vepren e tij, ne rastin e polemikes ndaj Identitetit gabon. Qosja thote se Ka Shqiptare me Identitet Islam. Ky eshte ne thelb "Realiteti i Shperfillur" te cilin nuk e 'perfill' Kadare!

Nje pyetje per ju z. Emiri, gjithmone per nje shkembim te sinqerte mendimesh: Ne Treven Shqiptare, sa jane ne numur ata shqiptare te cilet kane identitet islam? Ju lutem jepni mendimin tuaj.

Mendoj se nuk ka me shume se 1% shqiptare me identitet islam ne Treven Shqiptare. Perse e them kete?

E para, identiteti islam do te thote qe te zbatosh te gjitha sa me poshte:

1- Besimi se Zoti si nje i vetem dhe pa partner;
2- Muhameti eshte profeti i fundit dhe me superiori se profetet e tjere [keshtu thote Kurani];
3- Te japesh Sevap apo Zakat pra te japesh dicka per dike;
4- Te shkosh ne Meke te pakten nje here ne jete;
5- Te luftosh ne rrugen e Al-ahut qe te perhapesh me hir apo me pahir islamin kudo ne bote sepse islami eshte i vertete dhe te tjerat jane kallp.

Pra, per sa me siper, a ka shqiptare dhe sa jane ne numur ata qe i zbatojne te gjitha ato pika qe identifikojne nje njeri si musliman [d.m.th. si njeri me i mire se te tjeret - keshtu thote Kurani].

Nese rezulton se shqiptare me identitet islam ka shume shume pak, gje te cilen une e konstatoj direkt sepse jam vete shqiptar, atehere mund te themi se Realiteti i Shperfillur i Qoses eshte me te drejte i shperfillur nga Kadare. Kadare pra ka te drejte.

Nese rezulton se ka shume shqiptare me identitet islam, ju lutem tregoni se ku ndodhen keta shqiptare te cilet Kadare nuk i 'shikon' dhe i 'shperfill'.

Me respekt,
==============================================
Kruja ju pershendese!
-Nese sipas jush europes nuk i intereson identiteti yne ,atehere krejte kjo polemike nuk ka kuptime .
-Se sa ka shqipetare me identitet islam ,ka aq sa edhe jane , me te thane te drejten kur nuk kam hulumtue .
- Kurse renditjen qe ju i permendet me larte eshte pak me nje ndryshim sikur qe vijon :
1,Me e besue Zotin nje , dhe Muhamedin te derguare te Tij
2, Me i be lutjet ditore ( 5 here ne dite ).
3,me e dhene zekatin (tatimin ) nje here ne vite 2,5% te parave ose vlerese se arite qe ai e ka mbrenda nje viti.
4. Me axherue ramazanin ( ai qe eshte i shendoshe ) dhe fillon prej hyrjes ne pubertet.
5. Dhe shkurja ne haxhe nese ka mundesi materjale.

Per ne funde desha t'ju pyes se pse Kadare zgjodhi mu francen per strehim,kur dihet se kjo eshte mike e perbetuare e serbise .Kadare iku atehere kur me se paku ishte i rrezikuare ,e me se shumti kur shqiperija kishte nevoje . Me bene te quditem se si disa thojne se bota na njeh permes Kadares . PO edhe disa atlet kenijas i njeh krejte bota por sa vlen kur prap populli i kenise vdes nga urija ,ndoshta dikush do te thote se qfare kemi ne ketu me afrike . interesi nuk ka kufije , ketu shume fabrika jane mbylle ,e jane hape ne afrike dhe azi ,si arsye se fuqia puntore eshte me e lire .


p.s.Kete shkrim po e perserise pershkak se ju ende nuk me jeni pergjegj ndaj pyetjve qe ju kam shtrue.

Ne vijim edhe disa fjale desha t'i shtoje rrethe shkrimit tuaj te fundite ,ku ju ose nuk keni njohuri ose kete e dini po e shtremberoni me qellim .
Muhamedi nuk ishte prej nomdeve ,nomadet ishin disa fise te arabeve te cilet nuk kishin vendbanim te caktuare ,kurse Muhamedi ishte prej fisit te mekes fisit kurejsh .

Faljen e namazite nuk e ka shpike Muhamedi ,por kete e mesoje ai vet nga engjulli xhibril.

Kruja
26.05.2006, 16:05:00
z. Emiri,

z. Mo ka bere nje pyetje shume te mire; ai pyet:

cili ėshtė identiteti europian, si definohet ai dhe kush i takon kėtij identiteti pėrveq europės pėrendimore?

Perpara se ti jap pergjigje, me aq sa mundem, pyetjes shume te mire por edhe shume te veshtire te z. Mo, nuk po anashkaloj mesazhin tuaj te fundit. Per pikat e identiteti islam ju duket se jeni me i sakte se une /forum/images/smiles/icon_wink.gif [mos mendo megjithate se une nuk e dija se salata eshte nje nga pikat e identitetit islam!]. Nesje, si mysliman shqiptar une duket se kam edhe une njohuri te mjaftueshme per fene e kurresheve.

Kurreshet ishin fis nomad ne rrethinat e Mekes apo aty rrotull. Per kohen e Muhametit ka te dhene historike te bolleshme dhe nuk eshte ashtu sikurse per kohen e Krishtit. Prandaj eshte fakt historik qe Kurreshet ishin nomade dhe nuk jetonin brenda ne Meke me banim te perhereshem. Disa familje te kurresheve kishin filluar te hynin ne Meke dhe ketu ben pjese familja e Muhametit i cili mbeti jetim dhe e morri ne shtepi xhaxhai i tij per t'a rritur. Pra sikurse e sheh une nuk kam perse te 'ul' kurreshet te cilet ju kerkoni t'u ndertoni shtepi te perhereshme ne Meke ne ate kohe kur ata jetonin akoma si nomade [pjesa dermuese e tyre].

Sa per faljen sallata, sikurse e quajti Muhameti, ju pretendoni se ate falje ja urdheroi Xhebraili dhe Muhameti thjesht e tregoi tek kurreshet. Mendimi im i lire eshte se kjo eshte nje genjeshter e kulluar qe nuk ka nevoje te komentohet. Mendoj se Xhebraili nuk ka ekzistuar kurre vecse ne psiqiken e Muhametit ne shpellen e Mekes dhe stolisjet tregimtare u hodhen ne liber me ndihmen e dy ndihmesave te tij te cilet dinin shkrim e kendim.

Zoti nuk ka nevoje te dergoje mesazher per t'u thene njerezve qe te falen per te sepse Zoti nuk ka patur nevoje per lutje njerezore. Mendo se Zoti eshte i perjeteshem, pra me shume ekziston pa njeriun se sa me njeriun i cili u krijua prej tij vetem disa milion vjet me pare. Po ato miliarda e miliarda pa mbarim vitesh kush ju lut Zotit?!

Pastaj Zoti na krjoj ne njerezve te ecim me kembe, pra edhe lutjen duhet t'a pelqente ne kembe sipas modelit qe na krijoj dhe na ndau prej majmuneve apo kafsheve te tjera fatekeqe /forum/images/smiles/icon_wink.gif Serizisht ju them, ulja me gjunje dhe ngritja e prapanices perpjete nuk eshte e hijeshme. Nje pyetje: kur falesh ti z. Emir a e di ti se ne c'fare drejtimi ndodhet Zoti?! Une mendoj se Zoti ndodhet ne cdo drejtim. Atehere prapanica e ngritur lart a nuk eshte nje ofendim ndaj Qiellit?! Prandaj them une se Zoti na ngriti ne Kembe qe menderja te ulet poshte dhe falja te behet me respekt ndaj Tij. Ky pra eshte mendimi im si mysliman shqiptar. Keto ceshtje trajtohen ne filli i fese me me hollesi prandaj po e perfundoj me respekt ndaj jush kete mesazh ne konteksitin e IDENTITETIT.

Mesazhi tjeter i drejtohet pyetjes se z. Mo.

Kruja
26.05.2006, 17:41:00
z. Mo,

Pyetja juaj eshte:

"Cili ėshtė identiteti europian, si definohet ai dhe kush i takon kėtij identiteti pėrveq europės pėrendimore?"

Pergjigja ime eshte kjo:

Identiteti Evropian eshte KosmoPolit.

Shtyllat e identiteti evropian jane keto:

1- Sistemi I Vlerave Universale;
2- Kuadri Ligjor p.sh. Kushtetuta e Evropes;
3- Vecorite Kulturore;
4- Pragmatizmi Evropian.

Trajtimi I tyre me hollesi eshte dicka e veshtire. Une po jap shume shkurt se c’fare jane secila nga keto kater shtylla mbi te cilen ngrihet Identiteti KosmoPolit I Evropianeve.

Sistemi I Vlerave Universale.

Ketu futen:

Vlerat Demokratike; Respekti per Njeriun; Toleranca ndaj asaj qe eshte ndryshe dhe pro[jo co]-ekzistenca me ate qe eshte ndryshe; politikat e moderuara; humanizmi. Keto vlera pasyrohen ne shume dokumente filluar nga “Deklarata e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetareve” ne Paris e vitit 1789, visioni I Keshillit te Europes, “Karta e Identitetit Europian”, Konventa mbi te Drejtat e Njeriut viti 1950, Pakti I te Drejtave Sociale Themelore te Keshillit te Europes ne 1989 ne te cilen jepet edhe nocioni I qytetarit te Bashkimit Europian.

Kuadri Ligjor.

Trashegimia europiane pasqyrohet ne dimension ligjor fjala vjen tek kushtetuta europiane e cila eshte neutrale nga pikpamja kulturore sepse perfaqeson ate c’fare kane te perbashket te gjitha vendet europiane duke u larguar nga elementi etnik. Po te lexosh kushtetun europiane mund te thuash se ajo Kushtetute nuk eshte as shteterore, as nacionale dhe as shtetrore-nacionale. Vecse kushtetua europiane eshte ligji I te gjithe europianeve pamvaresisht nga perkatesia shteterore apo etnike.

Vecorite Kulturore.

Ketu identifikohet me perparesi kultura europiane. Trashegimia kulturore eshte nje nga themelet e identitetit europian por jo I vetmi themel. Trashegimia kulturore europiane perfshin jo vetem kulturen Greke, Latine, Rilindjen Kristiane por edhe kulturen Orthodokse, kulturen islame. Pra trashegimia kulturore europiane eshte perfshirese ne thelb. Keqkuptimi ndodh ne kultura islame. Europa ka trasheguar kulture islame [myslimanet spanjolle, shqiptare etj] por jo fanatizmin, dogmen islame e cila nuk gjen dot vend dhe bie ndesh me tolerancen dhe pro-ekzistencen ndaj asaj qe eshte ndryshe. Dogma islame nuk pro-ekziston dot me ate qe eshte ndryshe sepse dogma islame deklaron se feja e vertete eshte islami kurse te tjeret jane fallc, se myslimani eshte qenia me e mire se te tjeret. Pra dogma islame bie ndesh me konceptin e mos-diskriminimit, pro-ekzistences [per te cilen do te flas pak me me hollesi ne mesazh tjeter]. Sigurisht, ka patur nje tendence Brenda qarqeve europiane per t’I dhene trashegimise kulturore europiane baze katolike mirepo kjo tendence elitare, Euro-federaliste sikurse e quajne, eshte atrofizuar perballe kultures popullore globale te Europes. Po te shkosh ne France bie menjehere ne sy prania e nje larmie te jashtezakoneshme kulturore perfshire edhe ate islame.

Trashegimia kulturore shfaqet si Unitet I te Ndryshmeve. Kjo gje pasqyrohet edhe ne Deklaraten e Identitetit Europian te Kopenhages ne 1973 ku shprehimisht thuhet hapur: Diversitet Kulturash ne numurin shumes te perfshira ne te ashtuquajturin Civilizim te Perbashket Europian me baze ne trashegimia e perbashket, dhe qendrimi e menyra e jeteses te fokusuar dhe jo e difuzuar. D.m.th. edhe francezi, marokeni, gjermani, shqiptari etj adaptojne nje vetedije e menyre jetese qe ‘gatuhet’ ne rrethanat specifike europiane perfshirese dhe pro-ekzistuese kulturore. Ky quhet Civilizimi Europian qe ndryshon ne thelb sikurse duket qarte nga Islami apo Katolicizmi te marra ne vecanti.

Pragmatizmi Europian.
Pragmatizmi europian nuk eshte gje tjeter vecse aspekti ekonomiko social I menyres se jeteses. Me fjale te tjera ketu futen praktikat jetesore si levizja e lire e njerezve Brenda Europes, tregu I perbashket, monedha e perbashket, mungesa e kontrollit kufitar. Pra kemi te bejme me aspekte konkrete praktike jetesore. Monedha EURO fjala vjen eshte nje symbol dallues i nje identiteti kolektiv praktik. Aspekte te tjera praktike te identitetit europian jane demokracia dhe shoqeria civile. Ne te gjitha keto aspekte praktike mungon nje gjuhe e perbashket europiane por Mizika, Sporti, Turizmi, EURO jane shume te nderthurura dhe te perbashketa. Per shembull, kush ndjek futbollin anglez ve re se megjithese Anglia eshte konservatore ajo I shpall klubet perkatese si Kampion I Europes dhe jo si Kampion I Anglise kur pas kalimit te turnout anglez, ekipi fiton kupen e Europes.

Pra nga sa me siper duket qarte se kemi te bejme me nje Identitet KozmoPolit. Si shembull te fundit ne kete mesazh po jap Europianizimin e Holokaustit Ebre ne Memorjen Europiane dhe jo si nje specifike kombetare cifute. Vete Europa e ka ne Memorjen e saj Holokaustin duke e Europianizuar kete histori. E ngjashme eshte edhe Europianizimi I kultures islame ne spanje qe ka hyre ne Memorjen Europiane pra eshte kthyer ne pjese e historise se Europes.

Del se Europa eshte Perfshirese, Ekspansioniste, Me kufij gjeografike dinamike qe sot tentojne te hapen drejt Lindjes per tu Europianizuar dhe future ne Memorjen Historike Europiane.

Ku jemi ne shqiptaret? A jemi ne Europiane? Sigurisht ne jemi Europiane me gjithe kulturen tone te trasheguar dhe ate te kohes. Shqiptaret kane identitet europian sepse jane ne Memorjen e Europes. Ceshtja eshte se Europianizimi eshte nje process dinamik qe ndodh cdo dite, ecen, dhe kete ritem duhet te ndjekin shqiptaret si europiane per te kapur edhe PRAGMATIZMIN Europian I cili sot shtrihet vetem ne Europen Perendimore dhe vendet e futura rishtaz pas shperberjes se perandorise komuniste.

Shqiptaret perballen me Sfiden e Futjes ne Pragmatizmi Europian dhe jo I futjes ne Europe. Ne jemi ne Europe. Kete thote Kadare. Kadare ka nje kusur se paraqitet si elitar ne zhargonin e fjaleve duke lene pershtypjen se I perket Euro-Federalizmit si rryme qe nuk ka patur sukses ne Europe. Kadare ka te drejte. Ky eshte mendimi im. Qose, nese nuk do te kishte future shprehjen ‘ka shqiptare me identitet islam’, do te kishte akoma me te drejte se Kadare! Qose ka gabuar ne thelbin e essese sepse myslimaneve shqiptare u ka dhene identitet islamik gje e cila nuk eshte aspak realitet. Te vesh ne xhami nuk do te thote aspak se ke identitet islamik, sikurse te shkosh ne kishe nuk do te thote aspak se ke identitet orthodoks. Identiteti eshte dicka tjeter. Qosa ka deshtuar fatkeqesisht ne dhenien e idese se KosmoPolitizmit te identitetit Europian qe shprehet ne kulturen shqiptare si mikepritja, besa, pro-ekzistenca [kete veti e kane patur edhe iliret kur kane ndare bashkejetese normale me kultura te tjera ne Ballkanin Perendimor].

Ne shqiptaret duhet te vazhdojme te eksplorojme jo vetem trashegimine kulturore por edhe Identitetin tone europian actual. Ta eksplorojme, ta kuptojme, dhe te ndergjegjesohemi e vetedijesohemi si europiane. Kjo eshte thirrja Sfiduese e Kadarese dhe jo percarja fetare. Kadare ben thirrje sfiduese: Duhet te Futemi ne kufijte e Pragmatizmit Europian.

Z. Mo, ky eshte pak a shume kuptimi im mbi identitetin europian – KOSMOPOLIZMI.

emiri
26.05.2006, 18:13:00
JU pershendes Kruja !
Edhe pse prej asaj se cka kishite shenuare me larte nuk kuptove asgje pos sharjeve dhe ofendimeve qe ju i beni ndaj shqiptarve muslimane ,por une prap se prap ju falemnderoje per mundin qe bete .

Kruja
26.05.2006, 18:28:00
z. Emiri,

Une dhashe mendimin tim te lire pa ju imponuar dhe ofenduar ndonje kategori te vecante shqiptaresh. Ne ndjame mendime te ndryshme per ceshtjen e fese islame bile ju shpreheni se kam ofenduar 'shqiptare myslimane' d.m.th. shqiptare te myslimanizuar. Kurse realiteti shqiptar nuk karakterizohet nga ajo pakice e vogel e islamizuar [e cila ekzison sigurisht dhe nuk mohohet me cenim te identitetit shqiptar] por nga myslimane shqiptare. Nese juve nuk e vini re thelbin e kuptimit ne shkrimin tuaj edhe kjo eshte nje ceshtje juaja.

Pra une i respektoj mendimet dhe besimet e te tjereve por njekohesisht jap edhe mendimin tim te lire te ndryshme nga dogma kuranike qe ka nevoje per ri-formim sikurse cdo gje ne kete bote qe Zoti e ndryshon cdo moment.

Ju kerkoj ndjese nese mesazhi im ka qene ofendues dhe nese ju me vetedije i perkisni myslimaneve shqiptare dhe jo shqiptareve myslimane. Nese ju i perkisni ketyre te fundit ju them se ju me kini ofenduar mua shume me pare sepse me kini diskriminuar duke me quajtur nje qenie inferiore sepse muslimanet jane me te miret e botes sikurse thote kurani.

Pra eshte ceshtje vetedije. Cdo individ ka vetedijen e vet dhe i perket nje Identiteti te caktuar. Une deklaroj se jam mysliman shqiptar me identitet shqiptar. Po ju?

Me respekt,

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Kruja mė 2006-05-26 18:31 ]</font>

Fatesta
26.05.2006, 21:14:00
Kruja pos tjerash tha :




"....kjo eshte nje genjeshter e kulluar qe nuk ka nevoje te komentohet. Mendoj se Xhebraili nuk ka ekzistuar kurre vecse ne psiqiken e Muhametit

....

Serizisht ju them, ulja me gjunje dhe ngritja e prapanices perpjete nuk eshte e hijeshme. Nje pyetje: kur falesh ti z. Emir a e di ti se ne c'fare drejtimi ndodhet Zoti?! Une mendoj se Zoti ndodhet ne cdo drejtim. Atehere prapanica e ngritur lart a nuk eshte nje ofendim ndaj Qiellit?! "

Nuk do tė merresha me fjalėt e njė niveli kaq tė ulėt tė shkruesit me emrin Kruja ,po mos ti kisha lexuar edhe shkrimet e para tė tij qė i ēmoj si serioze dhe tė sinēerta .Edhe kėto mund tė jenė tė sinqerta por janė nė radhė tė parė tė pa matura a mė nirė tė them , fjalė rrugaqe.Prej se ekzistojnė fetė ka pasur besimtarė e jobesimtarė ,ka edhe sot .I pari nė botė shteti komunist shiptar bėri eksperimentin fatkeq dhe mbylli xhamitė e kishat dhe ndaloi fetė me ligj duke shpallur mosekzistimin e zotit e shpelljen e partisė dhe liderit tė saj pėr zot tė ri .Kjo ka ndodhur nė tė gjitha vendet komuniste ,edhe nė Jugosllavi por ashtu ashpėr si nė shtetin tonė qė pėr ironi e udhėheqte njė njeri me mbiemrin Hoxhė ,nuk ka ndodhur kund nė botė.Dhe kjo paska lėnė pasojė edhe te ti zotri Kruja
Duhet tė respektohet besimtari i ēdo feje por edhe jobesimtari derisa nuk pėrpiqen tė ia imponojnė bindjet njėri tjetrit .
Ti thua se je muslimanė por unė dyshoj se n i takon ndonjė feje ,pėrndryshe nuk mund ti fyesh aq keq besimtėt muslimanė qė njė pjesė janė edhe bashkatdhetarėt e tu e tė mi .
Sot nė tėrė botėn ėsht pranuar teoria e Darvinit pėr njeriun dhe qenjet e gjalla por askush nuk thotė se ėshtė rrenė ajo qė shkruan nė Bibėl e mė vonė nga Bibla edhe nė Kuran pėr prejardhen e njerėzimit nga Adami,gjegjsisht Ademi dhe Eva ,gjegjsisht Hava .Ti nxit diskutime dhe hy atje ku nuk mund tė dalėsh. Ēdo kush i lutet zotit nė mėnyrėn e vet tradicionale qoftė musliman e i krishter qė janė fe tė afėrta apo edhe budist .
Ēėshtja e jote e edhe e imja ėshtė tė besojmė apo jo nė ritet e ndryshme fetare po tu thuash njerėzve tė pėrkushtuar sinqerisht ndaj fesė fjalėt qė i thua ti, nė radhtė tė parė fyen dhe e poshtron veten .
Unė e ti jemi shumė tė vegjėl ti mėsojmė milionat a miliard muslimanėt se ēka ėshtė gėnjeshtėr e ēka ofendim si thua ti ndaj qiellit .Kjo edhe nuk ėshtė fare tema pėr tė cilėn po flasim .
Edhe Kadare ka plotėsisht tė drejt tė mendoj ashtu si mendon por jo ti ndrroj qėndrimet e veta siē ndrrohen rrobet pėr verė e dimėr e tė na tregojė i hypur mbi kalin franēez se ēka jemi e tė jemi ata qė nuk jemi .

emiri
26.05.2006, 22:54:00
Kruja afishoj me 2006-05-26 18:28 :


.... Une deklaroj se jam mysliman shqiptar me identitet shqiptar. Po ju?
==============================================
Pershendetje Kruja !
Nuk e shoh te domosdoshme te pergjigjem ne kete pyetje,jam ai qe jam , cka perfitoni ose humbni nga ajo se qfare feje une i takoje , a nuk mjafton qe foli-shkruaje ne gjuhen shqipe. Nese hapet nje teme me karakter te tille atehere do te pergjigjem .
z.Kruja permisoje veten tende mos e lejo veten tende t'i biesh ne at nivel te ulet , edhe njehere e bene nje veshtrim shkrimeve tuaja .

zoguizi
27.05.2006, 00:41:00
Si u frymėzua Kadareja nga qeni i kufirit

Nga Kastriot Myftaraj –
Qė nė kohėt e vjetra ka qenė tradita e poetėve qė tė thėrresin muzėn qė frymėzon pėr tė thurrur vargje nga Mali Parnas.Muza pėr tė gjithė poetėt qe njė femėr e hijshme. Por pėr Ismail Kadarenė e ri muza qe njė qen dhe jo njė qen dosido, por njė qen me hije tė frikshme, qeni sigurims i kufirit. Nė 1958 Ismail Kadare botoi poezinė “Qeni i kufirit”. Kėtė vjershė Kadare e botoi nė vitin qė shkoi pėr studime pasuniversitare nė Moskė, me sa duket si kredencial shtesė pėr tė fituar kėtė bursė. Nė Shqipėri dhe nė gjithė vendet komunistė ka pasur shumė poetė qė kanė bėrė vargje pėr oficerėt e policisė sekrete, bashkėpunėtorėt e saj, por me siguri qė Kadare ėshtė i vetmi poet nė universin komunist qė i ka shkruar njė poezi qenit tė kufirit, kėsaj kafshe tė urryer nga tė gjithė njerėzit, pasi qe simboli i diktaturės dhe i represionit tė saj mbi njerėzit, duke qenė se qe njė kafshė e stėrvitur dhe pėrdorej pėr tė kapur ata qė donin tė kapėrcenin kufirin pėr t’ u arratisur nga skėterra komuniste. Nė kėtė poezi Kadare shkruan:

“Merr frymė shpejt.
Me sy nervozė
Vėshtron pėrqark;
Njė rryp i blertė
I shtrėngon qafėn muskuloze,
Tek ec nė pyll me hap tė lehtė.
Bilbilat qė nga drurėt e shohin me nderim,
Sorkadhet brirėt e bukur i ulin nė blerim
Dhe ujqit vetė, po t’ u delte pėrpara
Do t’ i hapnin udhėn kafshės ushtare”.

(Ismail Kadare: “Shekulli im”, Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1961, f. 6)
Bilbilat qė kėndojnė nė drurėt e pyllit janė pėrdorur nė letėrsinė botėrore pėr tė bėrė shumė figura letrare qė kanė lidhje me dashurinė, paqen, harmoninė etj., por me siguri ėshtė njė rast unik kur bilbilat, apo edhe sorkadhet keqpėrdoren me kaq cinizėm nė njė figurė letrare, duke i bėrė tė nderojnė qenin sigurims. Madje edhe vetė ujqit duhet tė ndjenin pėrbuzje pėr kėtė kafshė totalitare, pasi ujqit, edhe kur hanin njerėz, kėtė e bėnin pėr t’ u ushqyer dhe mbijetuar, ndėrsa, qeni i kufirit i kapte njerėzit pėr tė ushqyer makinerinė vrasėse tė diktaturės. Vetėm njė bashkėpunėtor i zellshėm i Sigurimit tė Shtetit mund tė shkruante poezinė “Qeni i kufirit”.
Ismail Kadare, nė librin «Kohė barbare», qė ėshtė njė intervistė qė ai i ka dhėnė gazetarit Denis Fernandez Recatala, zhvillon kėtė dialog me kėtė gazetar. Denis Fernandes Recatala i thotė: “Disa shkrimtarė e kanė mbėshtetur regjimin…”(Ismail Kadare &amp; Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Ismail Kadare i pėrgjigjet kėshtu: «Nuk e mohoj. Ata kanė pėrhapur sloganėt e Partisė. Kanė bashkėpunuar nė fushatat kundėr liberalėve, Perėndimit dhe dekadencės kapitaliste. Madje kanė pėrgėzuar krimet e kryera nga shteti. I shndrruan nė heronj policėt dhe shefat e policisė sekrete. Spiunėt i paraqitėn nė poza romaneske, pse jo dhe romantike. Me njė fjalė, diēka jo dhe aq e kėndshme. Ata u sollėn pa diskutim si qen roje tė regjimit. Por askush nuk i detyroi ta bėnin kėtė gjė». (Ismail Kadare &amp; Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18). Shumė bukur! Kėshtu del se Kadare, vetėm duke shkruar poezinė «Qeni i kufirit» e ka bėrė veten, siē shprehet vetė, «qen roje tė regjimit», pa i detyruar kush ta bėnin kėtė. Mė tutje, Denis Fernandes Recatala e pyet Ismail Kadarenė: «Megjithatė, vendet socialiste vuanin nga kjo lloj prodhimtarie apo jo?» (Ismail Kadare &amp; Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
Ismail Kadare i pėrgjigjet: «Nė fakt, gjysma e filmave tė vendeve ish-socialiste i thurrte lavde spiunėve dhe denoncuesve. E pastaj? Ministri i brendshėm financonte romanet? Sigurisht! Megjithatė nuk u vihej ndonjė revolver nė tėmth atyre qė iu bindeshin kėrkesave».(Ismail Kadare &amp; Denis Fernandes Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2004, f. 18).
Bukur! Pra, as Kadaresė nuk ia paskan vėnė “revolverin nė tėmth” pėr tė shkruar pėr qenin e kufirit dhe pėr gjėra tė tjera qė do t’ i shkruante mė pas. Ai e ka bėrė kėtė gjė se me vetėdije qe qen roje i regjimit dhe lumturohej duke qenė i tillė. Ēfarė ka bėrė gjatė dy viteve qė qėndroi nė Moskė njeriu qė i pati bėrė njė hymn qenit tė kufirit? Nuk ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend. Nga proces-verbali i publikuar i mbledhjes sė Byrosė Politike tė KQ tė PPSH tė tetorit 1982, ku Enver Hoxha i bėri “gjyqin” ish-Ministrit tė Brendshėm nė vitet 1954-1979, Kadri Hazbiut, doli se shumė nga studentėt shqiptarė qė shkuan nė Bashkimin Sovjetik, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit, u vunė nė dispozicion tė KGB-s, qė kjo t’ i pėrdorte si informatorė dhe agjentė nė drejtimet qė e quante tė nevojshme. Sigurisht qė pati edhe nga shkrimtarėt dhe poetė shqiptarė qė studionin nė Institutin «Gorki» nė Moskė qė pėrgatiste shkrimtarė dhe poetė, me rekomandim tė Sigurimit tė Shtetit u vunė nė shėrbim tė KGB-s pėr tė spiunuar bashkėstudentėt e tyre. Siē dihet KGB i ka psė gjithherė nė fokus shkrimtarėt. Natyrisht qė Ismail Kadare, poeti i qenit tė kufirit, duhet tė qe i pari nė kėtė listė, si mė i pėrshtatshmi.

zoguizi
27.05.2006, 00:45:00
Agolli: Shkrimtaret te debatojne me argumente jofetare

E Enjte, 25 Maj 2006
Gazeta Korrieri

Poezia nuk eshte vetem per malet per shkrimtarin Agolli, ndaj edhe "Nje mbremje me Dritero Agollin" u organizua mbreme ne Torren Veneciane ne Durres. Turi i shkrimtareve, i organizuar nga Ministria e Kultures, ka trokitur ne qytetin bregdetar mbreme, dhe ka dhuruar emocione durrsakeve me krijimtarine e Agollit te madh. Takimet me lexuesit, thote Driteroi, jane gjithnje emocionuese per nje artist, por mosha dhe shendeti e ka bere qe te takohet rralle me ta. Poezia sipas Driteroit, ka nevoje jo vetem per natyren, malet, zogjte e detin, por edhe per njerezit dhe per te gjitha per dimensionet. Duke qene se poezia nuk jeton vetem me fjalen, por me te gjitha hapesirat, ai e ka mposhtur "dembelizmin" dhe ka shkuar mbreme ne Durres, per te dhene e per te marre shume emocione. Vec poezive qe kane qene te pranishme pergjate gjithe mbremjes, mes lexuesve dhe shkrimtarit ka pasur nje bashkebisedim te ngrohe. E si mund te mungonin edhe kete here frazat e tij te ndjera... "E kam pasur gjithnje preokupim te komunikoj me lexuesit, por mosha ben te veten, kembet sikur me lodhen, gjunjet me priten dhe e kam veshtire te shkoj e te takoj njerezit. Megjithate, poetet jane nje race e tille qe jetojne edhe me endrra, e ne enderr takohen gjithmone me njerezit". Ndersa ajo cka i ka nxjerre pertej kornizave te nje mbremjeje letrare, ka qene debati per identitetin Kombetar mes Qoses dhe Kadarese.



Debati Qose-Kadare ne kendveshtrimin e Agollit

"Ato jane debate qe iu duhen njerezve, shkrimtareve, por une mendoj se duhet te qendrojne brenda debateve, nuk duhen thene gjera qe tingellojne keq, ose duhet tentuar te hidhen poshte me argumente, pa bere zhurme te madhe. Ata qe hyjne ne kete debat duhet t'i mendojne mire keto probleme dhe te jene njerez te mireinformuar, te jene brenda identitetit dhe te mos e marrin kete identitet kombetar apo karakterin tone kombetar, te lidhur vetem me problemet e fese. Feja ne bote eshte relativisht e re. Ka vetem 2000 vjet qe ka dale Krishti, kurse ne 400 vjet para Krishtit kishim Teuten dhe Agronin, princat tane me te cilet ne mburremi. Duke thene vetem "te krishtere apo myslimane", ne e varferojme identitetin tone. Nuk mund te thuhet se eshte vetem krishterimi me te cilin shkohet ne Evrope; jane shume gjera me te cilat shkohet ne Evrope. Ne Evrope hyjne me anen ekonomike, ate te zakoneve; P.sh: Ne kemi akoma hakmarrjen! A hyhet ne Evrope me hakmarrjen? Ka edhe probleme te tjera si identiteti gjuhesor, por edhe aspekti gjeografik. Nuk hyhet ne Evrope nepermjet ndarjes se principatave ne Veri, Jug, Shqiperi e Mesme etj. Eshte thene qe ne Rilindje, se feja e shqiptarit eshte shqiptarizmi. Keto gjera duhet te dihen nga njerez qe jane te informuar mire, pasi mund te jesh shkrimtar dhe nuk je i informuar mire. Une mendoj se Rexhep Qosja eshte nje njeri i informuar mire. Ai i di me mire se te gjithe ne, keto probleme. Shkrimtaret dine te bejne romane, poezi, libra, por ka gjera qe te tjeret i dine me mire se shkrimtaret".

zoguizi
27.05.2006, 00:53:00
“Esenca” jonė identitare dhe “kanibalizmi kulturor”

Nga Fatos Lubonja

Para pak kohėsh nė zgjedhjet lokale qė u bėnė nė
Angli, sėbashku me humbjen e rėndė tė Blairit, ra nė
sy edhe njė fenomen mė anėsor, por qė u komentua jo
pak nė shtypin botėror: rritja e partisė sė ekstremit
tė djathtė "British National Party" qė ėshtė partia
raciste. Ndonse pakrahasimisht mė e dobėt se partia e
Le Painit nė Francė, pėr shkak tė traditave tė
Britanisė sė Madhe, qė e kanė bėrė atė njė vend shumė
mė multikulturor e shumė mė tė hapur ndaj tjetrit sesa
Franca, pėrsėri rritja e kėsaj partie pati jehonė.
Duke i shkruar pėr kėtė fenomen njė mikut tim anglez,
nė shkėmbimet me e-mail mė erdhi prej tij njė e dhėnė
vėrtet befasuese. Pasi mė konfirmoi se kjo nuk ėshtė
assesi njė parti me peshėn e asaj tė Le Painit ai mė
solli njė fakt qė i kishte bėrė pėrshtypje edhe atij
si njohės dhe dashamirės i shqiptarėve. Mė shkruante
se nė lagjen fqinje tė tij nė Londėr, ku gazetarėt
kishin shkuar e kishin bėrė hulumtime, sepse atje
banonin shumė emigrantė, votues tė "British National
Party" tė intervistuar ne gazetė kishin thėnė se nuk
kishin asgjė kundėr zezakėve, por e kishin me
shqiptarėt (qė atje i njohin si kosovarė, por ne e
dimė se shpesh pretendimi se janė kosovarė ėshtė
pėrdorur edhe nga shumė shqiptarė tė Shqipėrisė pėr tė
fituar azil atje).

Nuk mund tė mos mė kujtohej ky fakt duke ndjekur
polemikėn e nxehtė mbi identitetin e shqiptarėve qė
filloi me atė tė Qoses ndaj Kadaresė dhe u pasua e po
pasohet nga njė numėr jo i vogėl komentesh e debatesh.
Pse mu kujtua pikėrisht ky fakt? Sepse nė tėrė atė ēka
po thuhet e shkruhet pėr identitetin e shqiptarėve nuk
mund tė mos shquash si shtysė kryesore aspiratėn pėr
tė qenė evropianė, dhe sepse polemikėn, nė kėtė
konteks, e ka nxitur idea kadarejane se identiteti i
krishterė i shqiptarėve ėshtė njė vlerė nė kėtė
projekt kurse ai musliman njė antivlerė - ēka pastaj
ēon nga ideja se bėjmė mirė ta theksojmė atė tė parin
dhe ta zbehim sa tė mundim atė tė dytin, deri nė atė
tė zhdukjes fare tė kėtij tė dytit. Nuk mund tė mos mė
kujtohej, po ashtu, se pikėrisht nė Britani Presidenti
ynė Moisiu mbajti njė fjalim pėr t’i dhėnė njė dorė
kėtij projekti duke thėnė atje, midis tė tjerash, se:
« Shpesh shqiptarėt quhen njė popull musliman, ose me
shumicė muslimane. Ky ėshtė njė lexim shumė
sipėrfaqėsor i realitetit shqiptar. Sė pari, sepse
islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e
pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial,
por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe
liturgjinė e atij faktori qė e solli. Islamizmi nė
Shqipėri ėshtė njė islam me fytyrė europiane. Si
rregull, ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo
shqiptar, pak po tė gėrmosh, do tė zbulosh thelbin e
tij tė krishterė.”

Mesa duket anglezėt qė kanė votuar pėr "British
National Party" nuk i paskan dėgjuar fare kėshillat e
Presidentit tonė se duhet tė gėrmojnė pak pėr tė
gjetur thelbin e vyer tė shqiptarėve, (nė fakt sipas
Frojdit, po tė gėrmosh pak tek njeriu do tė gjesh
kafshėn), por i kanė parė ashtu siē shfaqen dhe i kanė
futur nė listėn e mė tė kėqinjve, dmth. edhe prapa
arabėve dhe zezakėve, pėr tė mos folur pėr indianėt,
kinezėt e mė the tė thashė. Ēudi e madhe! Po ēfarė ka
ndodhur kėshtu? A nuk e dinė ata, anglezėt, se
identiteti ynė prej evropiani me fytyrė tė bardhė e
pėr mė tepėr me rrėnjė tė thella greko-romake e pastaj
tė krishtera duhet tė mjaftonte qė ata tė mos na linin
edhe prapa zezakėve me fytyrė tė zezė qė janė shumica
edhe muslimanė, pale? E, pėr mė tepėr, nuk jemi as
terroristė si ata fytyrėkafėt arabė! Kėtė pyetje mu
duk se lexova nė fytyrėn e habitur tė njė tė njohuri
kur i tregova pėr prononcimet e votuesve tė "British
National Party" i cili e ka tė ngulitur thellė e fort
nė kokė se po tė vijė puna pėr kinezė e zezakė e arabė
e tė kuq e tė verdhė, ne ata nuk i vemė nė hesap, po
ē’tu bėjmė kėtyre gjermanėve e anglezėve dhe atyre
nordikėve qė e kanė edhe lėkurėn ca si mė tė bardhė se
ne.
Edhe fytyra e tij e habitur nuk mund tė mos mė ēonte
tek debati qė po bėjmė ne pėr identitetin evropian tė
shqiptarit.



Le tė kthehemi atėhere tek debati. Ajo qė bije nė sy,
me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė rrallė, ėshtė se tek
shumica e tė angazhuarve nė kėtė debat ka njė
mosnjohje dramatike tė koncepteve moderne pėr
identitetin - e atė kombėtar veēanėrisht - qė e
denoncon rėndė edhe teksti i Presidentit qė duket
qartė se ėshtė shkruar nga ndonjė “akademik” i
shkollės sė Enver Hoxhės i konvertuar keq nė
oksidentalist. E kam fjalėn pėr atė se shumica e
artikullshkruesve, me nė krye Kadarenė, kur flasin pėr
kombin shqiptar dhe identitetin shqiptar kanė parasysh
njė “thelb” tė pandryshueshėm tė shqiptarit dhe
shqiptarisė, i cili mbetet aty pavarėsisht se si janė
shfaqur historikisht dhe se si shfaqen sot shqiptarėt
nė Shqipėri dhe nė botė.

«Besimtari musliman shqiptar vertet betohet ne emer te
Kur'an-it, por njėkohėsisht feston Shėn Mėrine e
Gushtit, Shėn Gjergjin e Majit, Shėn Kollin e vjeshtės
dhe Krishtlindjet. Kjo do tė thotė se brenda njeriut
shqiptar, pavarėsisht se si e pėrcakton ai veten sot,
ka njė faktor homogjenizues, dhe ky faktor
homogjenizues ėshtė pikėrisht periudha prej 15
shekujsh krishtėrim qė ka secili prej tyre nė traditėn
e paraardhėsve tė vet. » - vazhdon tė thotė Presidenti
ynė nė Oksford nė kėrkim tė « thelbit » tė shqiptarit
qė kėsaj here i ve emrin « faktor homogjenizues ».
Kurse ish presidenti Berisha duke u shprehur pėr
polemikėn tha: « [Kadare] ka meritėn se nė tėrė
veprėn e tij ka mbledhur copėza tė njė shpirti
kombėtar. »

Pa e ditur, por pėr shkak se u ėshtė ngulitur thellė
gjatė periudhės komuniste, dy presidentėt dhe vetė
Kadareja gjykojnė duke pėrdorur konceptin stalinist
pėr kombin e pėr pasojė edhe pėr identitetin kombėtar.
Sepse ėshtė i Stalinit koncepti i kombit si diēka e
pėrcaktuar njėherė e mirė sipas tė cilit: “kombi
ėshtė njė komunitet popujsh i ndėrtuar historikisht e
i stabilizuar, i dalė mbi bazėn e njė gjuhe,
territori, jete ekonomike, kulturore, natyre fizike
dhe se vetėm plotėsimi i njėkohshėm i kėtyre
karakteristikave mund tė pėrbėjė njė komb”. Edhe njė
mori artikullshkruesish nė debatin e fundit i sheh tė
flasin pėr kėtė thelb/shpirt tė pandryshueshėm tė
shqiptarit, tė shkojnė prapa nė histori, dhe, pasi e
gjejnė e pėrcaktojnė kėtė thelb, (“esencė evropiane” e
quan njėri, ”konstitucion shpirtėror evropian” e quan
tjetri, “gjeografi” e redukton njė tjetėr) tėrė pjesėn
e mbeture quajnė shfaqje, aksident. Kėshtu trajtohen
edhe 500 vjet qėnie nė Perandorinė Otomane edhe koha
komuniste edhe ky tranzicion i vėshtirė. Problemi
ėshtė se duke parė kėtė thelb qė na e servirin pėrpara
fytyrės si nė pasqyrė ideologėt tanė “rilindas
modernė” nuk arrijmė tė kuptojmė se si nuk na e shohin
tė shkruar nė ballė edhe ata anglezėt e nuk kuptojnė,
pra, se ne jemi mė evropianėt e evropianėve tė
mundshėm - pasi kėtė e kemi tė shkruar nė fytyrėn tonė
tė bardhė, nė gjeografinė tonė fatlume dhe nė
ngulmimin tonė tė paepur pėr tė thėnė se jemi
evropianė. Dhe kjo histori e keqe ka kohė qė
pėrsėritet. Mė kujtohet se nė leximet e mija kam hasur
mes tjerash nė shėnimet e njė koloneli gjerman tė
Luftės sė Dytė qė ka jetuar nė Shqipėri asokohe e qė
ka shkruar se kėta shqiptarėt mburren e na thonė me tė
madhe se janė arjanė dhe perėndimorė, por po t’i vesh
re janė lindorė tipikė.

Si shpjegohet ky pasqyrim kaq i shtrembėruar i vetes
sonė nė pasqyrėn e tjetrit, ky dallim midis thelbit
dhe shfaqjes (qė pėr hir tė sė vėrtetės edhe ne e
ajgėtojmė hera herės sepse, kur vjen puna, e themi
edhe ne se “jemi prapa” se “kemi shumė tė meta”, por
ama thelbin tonė shqiptar e kemi si gur diamanti)?
Pėrgjigja mund tė jepet vetėm duke shtruar pyetjen: me
ēfarė kemi tė bėjmė nė fakt kur flasim pėr “esencėn
evropiane tė identitetit shqiptar” me njė “esencė” qė
ekziston apo me njė krijim/dėshirė/ideal, njė
“komunitet tė imagjinuar”, sikurse do tė thoshte
Benedict Anderson? Ata qė kanė bėrė njė shkollė tė
mesme normale nė Perėndim, ku midis tė tjerave kanė
mėsuar edhe elementet bazė tė romantizmit tė shekullit
XIX e disa koncepte bazė tė mitologjisė e tė logjkės
moderne do tė pėrgjigjeshin menjėherė, sikur tė
ndiqnin debatin tonė, se nė kėtė kėrkim/gjetje esence
nė shekujt e shkuar kemi tė bėjmė me atė qė mitologėt
e quajnė “miti i kthimit nė origjinė” i cili ka qenė
njė nga mitet themeltare tė nacional romantikės sė
shekullit tė XIX nė luftrat pėr ēlirim kombėtar (e pėr
tė zhveshur njė identitet e pėr tė krijuar njė
identitet tjetėr). Ata do tė ēuditeshin vetėm me
faktin se si ne nuk e dimė se jetojmė nė shekullin XXI
e se, po ashtu, logjika aristoteliane e substancės dhe
aksidentit ėshtė e tejkaluar kur flitet pėr kėtė
kategori qė sot quhen esencė dhe eksperiencė.
Nė fakt, tė gjithė nacionalizmat balkanas kanė pasur
nė rrėnjėt e krijmit tė identiteti tė tyre mitin e
kthimit nė origjinė i cili ka qenė i rėndėsishėm jo
vetėm pėr farkimin e identitetit, por edhe pėr tė
fituar pavarėsinė. Ky mit u bashkua me aspiratėn pėr
tu bėrė perėndimorė sepse mu atje kishin lindur edhe
lėvizjet nacionale rilindase pėr ēlirimin nga sundimi
i perandorive.

Ky mit ka luajtur njė rol tė
rėndėsishėm edhe nė historinė e Shqipėrisė, por, nga
ana tjetėr, duhet sqaruar se nė shekullin e XIX
besohej se miti dhe realiteti ishin e njėjta gjė kurse
tashmė njohja se ka njė dallim midis mitit dhe
realitetit nuk ėshtė mė monopol i disa tė diturve nė
Evropė, por pjesė e diturisė sė njerėzve tė zakonshėm.
Ashtu sikurse ėshtė e tillė edhe njohja se sipas
konceptit modern pėr kombin popujt kanė qenė dhe janė
nė formim dhe evoluim, se kombformimi e, pėr pasojė,
edhe identiteti kombėtar janė njė proces dinamik.
Pra sot gjithkush e di se problemi i kėrkimit apo
gjetjes nė histori apo gjeografi tė njė
thelbi/identiteti nė fakt ėshtė problemi i krijimit tė
njė thelbi/identiteti ose tė shumė
thelbeve/identiteteve si instrumente tė nevojshme
social kulturore pėr t’iu pėrgjigjur nevojave tė
ndėrtimit tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes. (Kėtė e ka
ditur edhe njė nga etėrit e nacionalizmit shqiptar
Mithat Frashėri, kur thoshte se mė 1912 shqiptarėve u
dilte detyra qė nga njė grumbuj fisesh tė krijonin njė
komb.) E mbi tė gjitha sot nė botėn ku kėrkojmė tė
hyjmė gjithkush e di se ka njė dallim tė rėndėsishėm
midis atij qė rėndom ne e quajmė “komb” apo “popull”
dhe atij qė quhet “shtet kombėtar” sepse ky i fundit
ėshtė produkt i kohėve moderne dhe se sot rendi
ndėrkombėtar botėror ndahet nė shtete dhe jo nė kombe
apo popuj (ēka psh. i lejon njė francezi qė ka
origjinė afrikane tė quhet francez). Vetėm ne,
nxėnėsit e nacional komunizmit tė Enver Hoxhės,
vazhdojmė tė flasim sikur qysh nga koha e ilirėve e
pastaj e Shtetit tė Arbėrit, qė e gjejmė vetėm nė
veprat e Kadaresė, e deri mė sot, kemi qenė e jemi e
njėjta substancė, po ata shqiptarė e po ky komb e po
ky shtet kombėtar. Dhe kjo mėnyrė tė foluri nuk na bėn
as lindorė as perėndimorė, por vetėm qesharakė.



Para disa kohėsh pati njė debat mbi restaurimin e njė
monumenti kulture nė Kalanė e Shkodrės qė nė fillim ka
qenė kishė dhe pastaj gjatė 500 vjetėve ėshtė bėrė
xhami. Mėnyra se si qe emėruar restaurimi i objektit
nė dokumentin e Ministrisė sė Kulturės: “restaurimi i
Kishės sė...” e shtyu komunitetin musliman tė kėrkonte
ndėrprerjen e punimeve me frikėn se mund tė kthehej nė
kishė - ēka ata e konsideronin fyerje tė historisė sė
tyre dmth. edhe tė identitetit tė tyre. I gjithė
debati u pėrqėndrua nė atė se ēfarė ishte ky objekt,
kishė apo xhami. Ndeshja midis komuniteteve u
transferua kėshtu nė histori ku pretendimit se ka tė
drejtė ai i cili gjen se cila ishte trajta origjinale
e kėtij objekti iu kundėrvu pretendimi se mė e
rėndėsishme se kjo ishte trajta e fundit e tij. Dhe
kjo i vuri shqiptarėt nė dilemėn: po ēfarė jemi ne, tė
krishterė, sikurse thonė ata qė pretendojnė se nė krye
tė herės ka qenė kishė, muslimanė sikurse thonė ata qė
pretendojnė se pėr 500 vjet ky objekt ka qenė xhami,
apo mund tė jemi tė dyja sikurse thonė disa tė tjerė
qė thonė se ka qenė edhe kishė edhe xhami?
Po t’i shkosh ca mė thellė kėtij debati, tek ideja se
objekti duhej restauruar ashtu siē ka qenė nė trajtėn
e parė, ndeshemi mu me rivitalizimin e mitit tė
kthimit nė origjinė, por me njė variant tė rishikuar
tė tij nė krahasim me variantet e rilindasve, por edhe
nė krahasim me variantet e komunistėve. Sepse nė
varianin e rilindasve kthimi nė origjinė ishte kthim
nė atdheun e lirė jo nė fe, kurse nė variantin e
komunistėve fetė (edhe tė krishterat edhe muslimanet)
janė konsideruar si diēka e huaj pėr “thelbin
shqiptar”, si agjentė tė tė huajve qė na kanė
pushtuar. Dhe po tė shohim mė me kujdes, ata qė sot
pėrdorin arsyetimin se feja muslimane ėshtė fe e
pushtuesit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrdorin
logjikėn e komunistėve, sepse, po ta pėrdorim kėtė
logjikė deri nė fund, edhe feja e krishterė na del fe
e pushtuesve pasi na ka ardhur nėpėrmjet pushtuesve
romakė ndaj tė cilėve ne, ilirėt, kemi luftuar pėr
ruajtjen e pavarėsisė dhe tė identitetit tonė
kulturor, tė cilin, sikurse ka shkruar edhe vetė
Kadareja i madh, e kemi pasur as mė lart e as mė
poshtė sesa vetė grekėt e shquar tė Antikitetit.
Atėhere kush ėshtė thelbi ynė identitar?

Kushdo qė nuk e ka kokėn tė deformuar nga shkolla
nacional komuniste e Enver Hoxhės dhe qė njeh sadopak
konceptet moderne mbi identitetet kombėtare (mjafton
tė kesh lexuar disa libra qė janė botuar edhe nė shqip
si “Kombet dhe nacionalizmi qė nga 1780-a. Programi,
Miti, Realiteti” i E. J. Hobsbawm apo
“Etnonacionalizmi nė Evropė” i Urs Altermattt), e ka
tė qartė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr gjetje tė
vėrtetash historike, por pėr krijim tė vėrtetash
mitologjike me synim pėrbashkimin e njerėzve pėr
qėllime tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes e se ato qė i
quajmė “esenca” duhet t’i pėrkthejmė nė “ideale”.
Prandaj i gjithė ky debat, po ta pėrkthejmė, siē duhet
pėrkthyer, nga si e kemi vendosur ne me kokė prapa,
pėr nga historia, me kokė para, pėr nga e ardhmja,
shtrohet nė kėtė formė: debati rreh tė pėrcaktojė se
ēfarė identiteti/identitetesh kemi nevojė sot tė
krijojmė apo theksojmė qė t’i pėrgjigjemi idealeve tė
kohės e tė ndėrtojmė tė tashmen e tė ardhmen tonė? A
na ndihmon theksimi i identitetit tė krishterė dhe
dobėsimi i identitetit musliman pėr kėtė – sikurse
thonė kadarejanėt? A duhet tė vemė shqiptarinė mbi
identitetet fetare duke i zbehur kėto, apo ta vemė atė
(shqiptarinė) si ombrellė mbi identitetet mė tė vogla,
sikurse thotė Qosja qė ėshtė mė afėr rilindasve? Apo
mos vallė duhet t’i vemė tė gjithė identitetet me njė
plan, madje tė krijojmė edhe identitete tė tjera pa
ombrellė tjetėr identitare mbi krye (pėrveē shtetit
laik qė garanton tė drejtat e qytetarit) sepse janė
gjėra tė ndryshme, qė, tė gjitha, nė ndėrveprim midis
tyre? E kur shtrojmė pyetjen “a duhet ne?” pėrsėri
sekushi prej nesh duhet tė bėjė kujdes se menjėherė do
t’i dalin pėrpara pyetje tė tilla: “Kush jam unė qė
paskam tė drejtė tė pėrcaktoj identitetet primare dhe
sekondare tė shoqėrisė sonė?” “Kush jam unė qė dua tė
ndryshojmė identitete?” “Kush jam unė qė dua tė
shtojmė identitete/” “A kam unė tė drejtė t’i imponoj
njė katoliku apo njė muslimani se duhet tė verė
shqiptarinė mbi besimin e tij?” “A ka tė drejtė njė
katolik apo njė musliman tė mė thotė mua se nuk jam
njė shqiptar i vėrtetė sa kohė qė nuk besoj nė fetė e
tyre?” “A mundet njė shqiptarist tė mė thotė se jam
shqiptar i dorės sė dytė pasi nuk e njoh shqiptarinė
si thelbin tim njerėzor, por vetėm si njė nga
identitetet e mija, e prandaj nuk jam as evropian?” “A
ka tė drejtė njė katolik t’i thotė njė muslimani se ai
ėshtė mė pak evropian meqė nuk ėshtė i krishterė” “A
ka tė drejtė njė musliman tė thotė se identitetin e
tij e gjen mė fort nė botėn arabe sesa atė evropiane?”
Ndaj kėtyre pyetjeve e tė tjerave pėrgjigjet janė tė
ndryshme varėsisht nga vizioni pėr botėn qė kemi. Por
vetė fakti qė ekzistojnė tėrė kėto pyetje e tė tjera
si kėto lidhur me identitetin/tet tregon sesa
komplekse ėshtė ēėshtja dhe, nėse duam tė ndėrtojmė
njė demokraci, duhet qė lidhur me kėto pyetje tė
pėrdorim tė tjera koncepte mbi identitetin nga ato
tashmė tė vjetėruara qė flasin pėr “thelbe” e “esenca”
apo identitete superiore dhe inferiore apo pėr
“pėrpjekje pėr tė pėrkufizuar njė herė e mirė
vetėdijen tonė identitare qė tė gjithė popujt
evropianė e kanė bėrė tashmė”.

Nėse vėrtet aspirojmė
tė bėhemi qytetarė demokratė tė kohės kur jetojmė – po
refuzoj tė them evropianė sepse demokracia si rrugė
drejt mė shumė lirie nuk ėshtė “thelb” apo “esence” e
Evropės qė e bėn atė superiore ndaj tė tjerėve, por
njė proces me shtrirje historike e gjeografike shumė
mė tė gjerė, e tė pafundėm - duhet tė kemi tė qartė se
kur flasim pėr identitetin/tet duhet tė ngulmojmė pėr
kultivimin mbrojtjen dhe njohjen e identiteteve tė
disafishta tė njeriut dhe jo pėr njė thelb tė vetėm
identitar dhe as pėr njė superidentitet pėrfundimtar.
Kjo pėr shumė arėsye: sepse shoqėria qytetare
(evropiane e mė gjerė) ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e tė
drejtės individuale tė qytetarit dhe jo tė sė drejtės
kolektive tė grupit dhe ky qytetar ėshtė
multiidentitar qoftė edhe vetėm pėr shkak tė evoluimit
qė pėson me moshėn; sepse identitetet e disafishta qė
ndėrveprojnė me njėri tjetrin i pėrgjigjen shumė mė
mirė realiteteve sociale dhe individuale; sepse,
sikurse thotė edhe Urs Altermat, ”vetėm kėshtu mund
tė gėrshetohen me njėra tjetrėn luajalitet politike
dhe kulturore”; por, dhe e mbi tė gjitha, sepse,
sikurse thotė Claud Lčvi Strauss, homogjenizimi
kulturor nuk ėshtė tjetėr veēse “kanibalizėm
kulturor”. Prandaj kush kėrkon tė na pėrcaktojė njė
identitet primar pėrfundimtar, t’i verė tij edhe
mbiemrin “evropian” (duke (sh)pėrdorur kėshtu kėtė mit
tė fuqishėm tė kohės, sepse edhe “identiteti evropian”
ėshtė njė mit/ideal qė kush do tė kėrkonte ta
pėrcaktonte si njė esencė tė pandryshueshme do tė
ngatėrrohej mė keq se ata qė kėrkojnė tė pėrcaktojnė
esencėn e shqiptarėve) dhe tė paraqitet si
pėrfaqėsuesi dhe mbrojtėsi i i tij, duhet parė me
dyshim. Sepse njė hap e ndan pėrcaktimin e kėtij
identiteti nga pėrpjekja pėr tė na homogjenizuar,
diskriminuar e pastaj persekutuar.

Njė nga
kadarejanėt, duke u prononcuar pėr debatin nė fjalė,
pasi ēmon lart konsekuencėn e Kadaresė nė mbrojtjen e
idesė se identiteti i Shqipėrisė ėshtė i lidhur me
krishtėrimin, pra me Perėndimin, dhe dėnon qėndrimin
sipas tė cilit Shqipėria ėshtė udhėkryqi i dy
kulturave shprehet: “Shqiptarėt, pavarėsisht nga
pėrkatėsia aktuale religjioze, kanė njė dhe vetėm njė
identitet historik, politik, kulturor dhe qytetar, atė
evropian. Kush mendon ndryshe dhe vrerin e vet rreket
ta shpėrndajė sa majtas - djathtas, sa andej - kėtej
kufirit, pastė veten nė qafė.” Sa afėr gjuhės sė
diktaturės tingėllojnė kėto fjalė! Dhe jo rastėsisht
njerėz qė shprehen kėshtu, shpesh, po tė kėrkosh nė tė
kaluarėn e tyre komuniste, do t’i gjesh se edhe nė atė
kohė kanė ushtruar “marrjen nė qafė” tė njerėzve.
Askush, prandaj, tė mos mendojė se ajo histori e
shėmtuar kanibalizmi kulturor qė ēon nė kanibalizmin
pa epitet ka mbaruar. Nė historinė e shkurtėr
paskomuniste shqiptare gjejmė dy periudha ku shfaqen
me agresivitet kėsi kanibalėsh qė, duke kėrkuar tė
venė prioritete identitare e tė homogjenizojnė kanė
vėnė nė rrezik bashkjetesėn harmonike tė komuniteteve
tė ndryshme fetare tė saporigjallėruara nė Shqipėri e
mė gjerė, tė shqiptarėve. Ka qenė njė periudhė e parė
kur, nėn ndikimin e rritjes nė pėrgjithėsi tė
nacionalizmave nė Ballkan, qė, pėrsa u pėrket
shqiptarėve, kishte tė bėnte kryesisht me ēėshtjen e
Kosovės, pra, me kundėrvėnien ndaj serbėve, kjo racė
kanibalėsh tentoi tė fuste nė Shqipėri e ta
instrumentalizonte politikisht idenė se shqiptarėt e
mirė apo tė vėrtetė (dmth. esencialė) ishin shqiptarėt
muslimanė, sepse vetėm nė sajė tė tyre kishim mundur
tė ruanim identitetin dhe kombėsinė, se, pėrndryshe,
po tė qe pėr tė krishterėt tradhėtarė, do tė na kishin
pėrpirė serbet dhe grekėt. Asaj kohe u pėrdor shumė
nėpėr gazetat, veēanėrisht tė pushtetit, termi
“sllavoortodoks” pėr tė demonizuar pjesėn e
shqiptarėve qė ishin kundėr pushtetit i cili duhet tė
kishte, sipas kėsaj paradigme, nė themelin e vet tė
sigurisė, muslimanėt.

Pas 11 shtatorit vihet re njė pėrpjekje pėr
gjallėrimin e njė paradigme tė kundėrt kanibalėsh qė
ēon tek instrumentalizimi i identitetit fetar tė
krishterė. Meqėnėse vėllai ynė i madh, Perėndimi e
veēanėrisht Amerika, qė na ndihmoi edhe pėr ēlirimin e
Kosovės, ka si armikun e vet tė madh muslimanėt,
atėhere ne duhet tė theksojmė identitetin tonė tė
krishterė qė ėshtė garancia se vėllai i madh do tė na
dojė e do tė na mbajė pranė pėrherė.
Ja pra se si xhamia ha kishėn dhe kisha ha xhaminė jo
pėr shkak tė tė vėrtetave tė sė kaluarės, por pėr
shkak tė orekseve tė kanibalėve kulturorė tė sė
tashmes qė shpesh e ndrrojnė shijen, gjellėn dhe
oreksin sipas asaj se kush u jep tė hanė. E pėr sa
kohė do tė zhvillojmė kėtė kulturė kanibalėsh qė
manifestohet edhe nė marrėdhėniet me tė tjerėt e
ndryshėm kudo qė ndodhemi nėpėr botė, e do tė bėjmė
debate mbi identitetin/tet me njė frymė qė na tregon
se kemi mbetur nė shekullin XIX e nė kohėn e
totalitarizmave, kam frikė se votuesit e “Britsh
National Party” do tė na lenė nė listėn e mė tė
kėqinjve, nėn zezakėt e arabėt muslimanė, megjithė
mburrjet tona pėr esencėn evropiane tė ndėrtuar mbi
lėkurėn e bardhė, origjinėn e krishterė dhe
gjeografinė.

(Korrieri, 23 maj 2006)

kombi
27.05.2006, 18:33:00
Flet shkrimtari i njohur Visar Zhiti

"Kadare dhe Qose sė bashku krijojnė identitetin tonė"

Polemika Qose-Kadare nuk ėshtė vetėm sprovė apo premisė pėr tė njohur vetveten. Pėr shkrimtarin e njohur Visar Zhiti, dy njerėzit e letrave shqipe, krijojnė sė bashku identitetin tonė kombėtar, pėr tė cilin ata debatojnė. Madje edhe ato shpimet e penave me mllef alla shqiptarēe, qė Visar Zhiti na kėshillon tė mos merremi me to, janė dritėhijet e kėtij identiteti pa tė cilat ne nuk mund tė jemi ndryshe. "Ato le tė bien si pema qė rrėzon lulet e tepėrta dhe ne tė merremi me thellėsinė e debatit", thotė shkrimtari, jeta e tė cilit ėshtė njė metaforė e historisė sė kombit tonė. Duke e ndjerė vetėn njė gur nė mozaikun e identitetit shqiptar, nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", ai tregon kėndvėshtrimin e tij pėr kėtė debat.

Si e vlerėsoni polemikėn Kadare-Qosja?

Polemikat gjithmonė janė tė mira. Janė si ato pėrplasjet e reve qė nxjerrin njė vetėtimė, dhe gjithmonė mendjet e njerėzve kanė nevojė pėr ndriēim. Ne kemi nevojė pėr tė njohur vetveten, duke njohur vetveten do tė njohim tjetrin, duke njohur tjetrin, njohim vetveten dhe njėkohėsisht dalim tek kolektiviteti. Kolektiviteti i njė shoqėrie janė individėt dhe ajo bashkėsi individėsh, qė kanė karakteristikat e pėrbashkėta. Mėnyra se si vėshtrojnė jetėn, realitetin apo fatin e pėrbashkėt, bėn njė kolektivitet, njė nocion, njė komb. Gjithsesi ne duhet tė dimė kush jemi, nga vijmė dhe ku shkojmė. I quaj tė nevojshme kėto. Nuk quaj tė nevojshme kalimin e caqeve, sherrnajėn, inatet e hershme. Pėrplasja e mendimeve ėshtė njė mrekulli, jemi vėrtet vend me mendime.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr identitetin tonė kombėtar?

Kuptohet, nuk ėshtė puna se duhen mendime individuale. Duhet pranuar ajo ēfarė kemi tė pėrbashkėt. Jemi shqiptarė, kemi njė gjuhė, kemi njė gjeografi, por ama edhe njė gjeografi shpirtėrore, kemi besimet tona, kemi imazhin tonė pėr tė ardhmen. Kur them, kemi besimet, e kam fjalėn pėr besimin tek vetvetja, tek njeriu dhe tek Zoti. Pėr fat tė gjithė ata qė besojnė nė Zot, pranojnė njė Zot. Njerėzit janė tė lirė pėr mėnyrėn sesi i falen kėtij Zoti: nė mėnyrė myslimane apo nė mėnyrė katolike. Ky nuk duhet tė jetė shkak i pėrēarjes apo i ndarjes, pėrkundrazi feja ėshtė apel pėr tė qenė bashkė. Dhe mendoj se kjo nuk ėshtė pronė e njė apo e dy vetave, por ėshtė pronė e tė gjithėve, sepse tė gjithė jemi njė gur nė mozaikun e identitetit kombėtar, por aq mė tepėr janė shkrimtarėt dhe artistėt ata qė e bėjnė kėtė identitet. Nuk do tė kishim identitet italian pa Danten.
Ju pėrmendėt gjeografinė e cila ėshtė njė nga argumentet kryesore tė Kadaresė nė sprovėn "Identiteti evropian i shqiptarėve", ndėrkohė Qosja nga ana tjetėr ka paraqitur "Gjeografinė e lėvizshme"....
Vendosja gjeografike ėshtė trualli i pėrbashkėt i kėtyre njerėzve. Por edhe identiteti lėviz, dhe kjo s'ka pse t'i trembė njerėzit apo atė kolektivitet, por janė mėnyrat e ekzistencės nė kuptimin e mirė. Pra edhe gjeografia ndryshon, edhe identiteti pasurohet, apo braktis diēka tė panevojshme.

Nė tėrėsinė e argumenteve qė japin Kadareja dhe Qosja, ku e gjeni veten?

Nuk ėshtė hera e parė pėr Kadarenė qė merret me njė ēėshtje tė tillė. Ai ėshtė marrė herė pas herė. Do tė thosha se ai bėn njė punė tė madhe dhe tė rėndėsishme nė kėtė lėmė. Jo vetėm qė hedh dritė mbi identitetin shqiptar, por ėshtė njė nga kolonat e kėtij identiteti sot, dhe kuptohet e ndjej dhe e mbėshtes si qytetar pėr tendencėn e tij pėr njė Shqipėri evropiane, e cila nuk ėshtė mė njė aspiratė por ėshtė njė realitet. Nėse shfletojmė historinė tonė tė Mesjetės apo Rilindjen Evropiane, do tė shikojmė se Shqipėria ka qenė shumė e lidhur me Evropėn. Ka qenė pjesė e saj dhe sot po tė kujtojmė atė qė e di ēdo fėmijė shqiptar, Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ku edhe akademia jonė e trajton si njė kryengritės tė madh kundra pushtuesit turk, ku bota e sheh si luftėtar tė qytetėrimit pėrėndimor. Ai qė nė atė kohė ka qenė pararojė e Evropės sė Bashkuar. Ky fakt nuk ėshtė mendimi im, sepse s'do tė guxoja ta thosha, por nė Itali sot Skėnderbeu shihet si pararendės i Evropės sė Bashkuar. Pra ne kemi njė backround tė tillė evropian, tė cilin nuk duhet ta humbim, por duhet ta pasurojmė. Kjo nuk duhet tė na bėjė tė rrėzojmė vlerat apo ndikimet qė kemi marrė nga kahet e tjera, nga Pėrėndimi po e po, por edhe nga Lindja. Tė gjitha virtytet qė janė njerėzore qė i vlejnė shoqėrisė, tė gjitha dijet, ato pėrkundrazi duhet tė bėhen pasuri e pėrbashkėt e njė kombi dhe e njerėzimit nė pėrgjithėsi. Studiuesi Rexhep Qosja ka merita tė mėdha nė krijimin e identitetit kombėtar shqiptar, nė zbulimin e tij. Kjo ndoshta ka bėrė qė ai tė krijojė njė farė korace dhe tė mos pranojė mė shumė se aq. Pra tė krijojė njė lloj konservatorizmi nė prirjet e veta dhe njė lloj pėruljeje ndaj fesė qė ai beson. Kurse Kadareja ėshtė mė i ēlirėt, mė i hapur, mė evropian, mė pėrėndimor dhe mė i domosdoshėm. Por qė tė dy sė bashku krijojnė identitetin tonė, dritėhijet e kėtij identiteti pa tė cilat ne nuk mund tė jemi ndryshe.

Mendime tė ndryshme kanė dy mendimtarėt, nė lidhje me bejtexhinjtė. Cili ėshtė sipas jush roli i tyre nė identitetin kombėtar?

Bejtexhinjtė kanė meritėn qė shkruan bejte dhe kėnduan nėn dritėn e qiririt. Pra treguan forcė shpirtėrore tė kėtij kombi qė nuk dėshironin tė shuhej. Por dihet, bejtexhinjtė janė tė mbytur me barbarizma dhe u desh tė vijė Naim Frashėri qė tė ribėjė gjuhėn shqipe, njėkohėsisht tė ribėjė Shqipėrinė si ėndėrr. Pra, nėse ata janė grimca identiteti, Naim Frashėri ėshtė mali i kėtij identiteti. Unė besoj tek Naimi. Kuptohet nuk i rėndoj, por i pranoj se janė pjesė e historisė shpirtėrore.

Ju jeni marrė me figurėn e Nėnė Terezės. Si e vlerėsoni interpretimin e figurės sė saj nė kėtė polemikė?

Mė dėshpėron shumė keqkuptimi qė bėhet me ikonėn e saj. Nėnė Tereza ėshtė njė figurė universale. Ėshtė njė frymėzuese, jo thjesht njė bamirėse, por frymėzuese e mirėsisė. Jo mė kot, bota e ka quajtur investitoren e dashurisė, apo ajo qė donte t'i jepte kuptim jetės dhe vdekjes sė njeriut. Pra nė njė farė mėnyre ėshtė njė mrekulli dhe e bėn fatlum atė popull qė e ka nxjerrė. Ajo duke qenė figurė e botės, pra gruaja mė e njohur e planetit, nuk e zvogėlon figurėn e saj duke thėnė se ėshtė shqiptare. Unė nuk po them se ajo bėhet mė e madhe duke thėnė se ėshtė shqiptare. Unė e them me guxim, se ndoshta Nėnė Tereza nuk ka shumė nevojė pėr Shqipėrinė, por ėshtė Shqipėria ajo qė ka nevojė pėr Nėnė Terezėn. Njė pjesė e kanė kuptuar dhe e duan, e ardhmja do e kuptojė mė mirė. Ata qė e shikojnė si thjesht njė misionare katolike, gabohen. Ata qė ngrenė zėrin dhe thonė ē'ka bėrė Nėnė Tereza pėr Shqipėrinė, gabohen pėrsėri. Ishte Shqipėria ajo qė s'bėnte pėr Nėnė Terezėn, qė nuk ia hapte dyert. Ajo ka trokitur disa herė, dhe nė momentet kulmore tė jetės sė saj, si kur ka marrė ēmimin "Nobėl", apo herėt e tjera, ajo ka thėnė qė jam shqiptare nga gjaku e origjina. Pra e ka ditur vlerėn e identitetit, tė njeriut qė vjen nga diku. Pra, e ka pohuar dhe e ka thėnė, kurse Shqipėria i mbyllte dyert dhe e mbulonte me harrim dhe me fyerje. Dhe nė moshėn e saj tė thyer kur qiriri i jetės sė saj po shuhej, Shqipėria e kuptoi dhe pati nevojė pėr dritėn e saj, dhe ajo e solli kėtė dritė. E solli kėtė dritė, por ishte vonė pėr ne. Por prapė ajo bėri shumė. Kush nuk e sheh, ėshtė faji i verbėrisė sė tij. Nėnė Tereza herė pas herė ka thėnė: Mė mirė tė ndezim njė qiri, sesa tė mallkojmė errėsirėn.
Ka zėra qė thonė se Kadareja e ka bėrė kėtė sprovė pėr tė ndihmuar vendin tonė, pėr t'u integruar nė Bashkim Evropian dhe se ajo ēfarė shkruan ėshtė mė shumė dėshirė e tij sesa njė studim realist..
Patjetėr qė ėshtė dėshirė. Pa dėshirė nuk bėhen gjėrat. Por Kadareja qė nė vjershėn e tij tė parė ishte pjesė e artit evropian, pjesė e Evropės. Madje kur nė rininė e tij tė hershme ėshtė botuar dhe pėrkthyer nė gjuhėn ruse, nė parathėnie ėshtė kjo kritikė pėr tė: qė vėshtrimi i Kadaresė dhe ndikimet e tij janė nga letėrsia pėrėndimore. Por mund tė themi qė Kadareja nuk ėshtė njė studiues si njė rastėsi, por ėshtė njė sintezė e aspiratės, e shpirtit tė kombit qė e nxjerr.

Shpeshherė polemikat midis Kadaresė dhe Qoses janė shtrirė edhe nė planin personal. A krijon kjo subjektivizėm nė trajtimin e ēėshtjes?

Ato kanė edhe subjektivizėm, kanė edhe mllef, kanė edhe si tė thuash, po tė pėrdorim njė gjuhė ordinere "larje hesapesh tė hershme", d.m.th mėrira. Por qoftė medias, qoftė qytetarėve duhet t'u interesojė thellėsia e kėtij debati. Ato le tė bien pastaj si pema qė rrėzon lulet e tepėrta dhe bėn fruta njė pjesė tė tyre.

kombi
27.05.2006, 19:00:00
Rreth polemikės Qosja-Kadare

VLERĖSIME SHKENCORE DHE FILOZOFIKE TĖ AKADEMIK REXHEP QOSJES

Rexhep Elezaj

Shkrimin qė bėmė kohė mė parė lidhur me analizėn e akademik Rexhep Qosjes “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare” e kishim titulluar “Prononcim i vonuar i akademik Rexhep Qosjes”. Pse e quajtėm prononcim tė vonuar? Sepse sipas mendimit tonė R. Qosja kohė tė gjatė kishte hezituar tė kyēej nė debatet e zhvilluara rreth ēėshtjes sė feve tek shqiptarėt, e cila gjatė 16 viteve tė demokracisė ishte bėrė pothuajse objekt dhe temė kryesore nė mediat dhe publicistikėn shqiptare. Nė njėrėn anė qėndronin ata tė cilėt ēmonin dhe mbronin vlerat e Krishterimit 2000 vjeēar tek shqiptarėt duke akuzuar Fenė islame kinse si shkaktare pėr prapambetjen dhe vonesat ekonomike dhe kulturore tė shqiptarėve (islamofobėt), ndėrsa nė anėn tjetėr qėndronin ata tė cilėt mbronin Islamin (islamistėt) dhe vlerat e tij qė ka sjellė ai tek shqiptarėt, por pa e sulmuar Krishterimin, debate tė cilat shpeshherė kishin arritur pikėn kritike tė vlimit dhe kundėrshtive politike midis kėtyre dy grupimeve.


Ėshtė e pa munduar qė me kėtė rast t’i cekim tė gjitha polemikat e bėra deri mė tash rreth rolit tė faktorit fetar tek shqiptarėt, mirėpo ajo qė bie nė sy pas prononcimit tė akademik R. Qosjes, duket se kanė nisur tė zbutėn tonet dhe kritikat ndaj Islamit shqiptar, sepse mė nė fund arriti ta zgjedh “kontestin” fetar midis shqiptarėve nė kuptimin se, pranė kulturės dhe identitetit tė krishterė njėkohėsisht nė qenien e tyre kombėtare shqiptarėt kanė kulturė dhe vetėdije islame, si njėri ndėr pėrbėrėsit kyē tė identitetit kombėtar shqiptar. Pra, akademik R. Qosja hoqi dilemėn, shpresojmė pėrfundimisht, se identiteti kombėtar i shqiptarėve nuk pėrbėhet vetėm nga elementi i krishterė, por edhe nga ai islam, ngase sipas mendimit tė grupimit tė parė shqiptarėt nuk duhet, gjegjėsisht nuk mund t’i takojnė kulturės islame, por vetėm asaj oksidentale-kristiane, kurse sipas grupimit tė dytė shqiptarėt i takojnė po aq e ndoshta edhe mė shumė kulturės dhe qytetėrimit lindor, sidomos atij islam, qėndrim ky i cili tani sė voni u pėrkrah fuqishėm nga akademik R. Qosja. Duke i konsideruar qėndrimet e Qosjes si njė pėrmbledhje reale e gjithė debateve dhe polemikave qė janė zhvilluar gjatė njė dekade e gjysmė, pra duke pas parasysh ndikimin shumė pozitiv tė fjalės dhe penės sė tij prej dijetari dhe shkencėtari nė fushėn e albanologjisė nė pėrmbylljen e konfliktit shumėvjeēar midis dy grupimeve qė cekėm mė lartė, kemi pohuar se po tė kyēej me kohė nė kėtė debat ndoshta ky konflikt do tė pėrfundonte shumė vite mė pėrpara, dhe kjo ka qenė arsyeja qė na ka shtyrė qė paraqitjen e tij tė parė ta quajmė “prononcim i vonuar”, gjė qė na ka bindur plotėsisht polemika e tij e fundit me Kadarenė rreth esesė sė tij mjaft kontroverse “Identitetit evropian i shqiptarėve”, i cili nė polemikėn me titull “Premisa tė gabuara” Qosja i dha “grushtin” e fundit, jo vetėm islamofobisė sė Kadaresė, por edhe gjithė atyre tė cilėt qe disa vite janė pėrpjekur qė identitetin islam tė shqiptarėve ta zhbėjnė nga trungu i kombit shqiptar, duke mohuar nė kėtė mėnyrė 600 vjet histori dhe kulturė shqiptare, e cila nuk mund tė zhbėhet nė asnjė mėnyrė, pranė faktit se islamofobistėt shqiptarė i ndėrmorėn tė gjitha masat qė kombin shqiptar ta gjymtojnė kulturalisht, politikisht dhe fetarisht. Akademik Rexhep Qosja edhe nė kėtė kuptim u dha fund dilemave dhe propagandės sė atyre tė cilėt kulturėn dhe Fenė islame deshėn ta identifikojnė me terrorizėm, me dekadencėn, varfėrinė, primitivizmin, bile edhe me “tė keqėn mė tė madhe qė ka goditur kombin shqiptar nė historinė e tij..” siē ka deklaruar para shumė viteve vetė Kadareja!?.
Rexhep Qosja po ashtu u tha; Jo, gjithė tė pavėrtetave dhe shpifjeve qė iu imputuan kulturės fetare islame tek shqiptarėt, duke sjellė argumente tė pa mohuara shkencore dhe historike mbi gjithė pėrbėrėsit veē e veē tė identitetit tonė kombėtar, ndėr tė cilėt identiteti islam zė vend kyē si nė aspektin kombėtar ashtu dhe atė kulturor. Kėshtu qė ata tė cilėt nuk iu binden fakteve historike, atėherė le ta shfletojnė dhe lexojnė historinė tonė kombėtare qė nga ardhja e Islamit tek shqiptarėt para shekullit tė 10-tė, pra dy-tre shekuj para ardhjes sė perandorisė osmane nė Ballkan dhe deri nė Mbledhjen e dytė tė Prizrenit (16 shtator 1943), qė ta kuptojnė mė mirė tė vėrtetėn mbi rolin e ideologėve islamė shqiptarė nė ndėrtimin e identitetit kombėtar shqiptar deri nė pavarėsinė e tij tė cunguar me 1912, jo pėr fajin e Fesė islame, por pikėrisht pėr shkak tė xhelozive qė kishte shfaqur bota perėndimore kundrejt kombit shqiptar i cili rolin urėlidhės midis dy kulturave e kryente me pėrgjegjėsi dhe kulturė tė lartė politike. Mjerisht, duket se kėtu e ka zanafillėn i gjithė hezitimi dhe kundėrshtimi i cili ėshtė shfaqur gjithnjė tek islamofobėt kundėr kėtij roli tė natyrshėm qė Zoti ua kishte dhėnė shqiptarėve si njė dhuratė tė veēantė, fobi e cila me lehtėsi ka mundur tė zė vend nė kokat intelektuale tė rangut tė mesėm, por ėshtė vėshtirė tė kuptohet se si ajo e ka robėruar shpirtin dhe mendjen e njė shkrimtari tė kalibrit tė Kadaresė, islamofobia e tė cilit e ka dėmtuar rėndė veprimtarinė dhe imazhin e tij prej shkrimtari tė madh shqiptar. Me kėtė rast dėshirojmė tė theksojmė njė fakt tė pamohueshėm, gjithnjė sipas mendimit tonė; se shkrimtari I. Kadare nuk e njehė mirė realitetin politik dhe kulturor shqiptar, sidomos atė nė Kosovė, sepse po tė kishte lindur, fjala vjen diku nė Rrafsh tė Dukagjinit, po tė ishte rritur nė Drenicė, po ta kishte kryer shkollėn fillore nė LLap, atė tė mesmėn nė Medresenė “Alaudin” nė Prishtinė, fakultetin nė Mitrovicė dhe doktoranturėn nė Beograd, sigurisht se profili i tij prej shkrimtarit nuk do tė ishte ky qė ka sot, por krejtėsisht njė profil tjetėr, ngase rrethanat e zhvillimit tė kombit shqiptar nė Kosovė me vise tė robėruara kanė qenė tėrėsisht tjera krahasuar me ato nė tė cilat ėshtė rritur dhe kalitur I. Kadareja. Kėtė qė themi mund ta ilustrojmė vetėm me njė fakt, pa pėrmendur shumė tė tjerė; se pėr shembull nė vitet 1945 – 1968, tė cilat nė Kosovė njihen si periudha mė e rėnd e okupimit tė Kosovės dhe e diskriminimit tė shqiptarėve nga regjimi kriminal i Beogradit (koha e Rankoviēit), ishin pikėrisht xhamitė dhe organizimi i jetės sė shqiptarėve mbi baza fetare islame strehimoret e vetme ku ata gjenin shpėtimin nga masat represive tė UDB-sė sė Rankoviēit, e cila edhe nėpėr xhami dhe bashkėsi islame kishte futur spiunėt e vetė pėr t’i vėzhguar ata politikisht, ngase ana fetare nuk iu interesonte fare, por edhe pėr t’i penguar qė tė mos mblidhen rreth boshtit fe, i cili pėr kohėn dhe rrethanat ishte litari i vetėm qė shqiptarėt i mbante afėr njėri tjetrit tė mobilizuar politikisht, duke i dėrguar fėmijėt e tyre ta mėsojnė gjuhėn dhe shkronjat shqip nėpėr Mejtepe dhe xhami si vendi i vetėm ku me ligjet ish jugosllave ishin tė garantuara tė drejtat minimale fetare tė shqiptarėve, sepse siē dihet nė tė gjitha shkollat fillore dhe tė mesme asokohe mėsimet zhvilloheshin nė gjuhėn serbokroate e cila u ishte imponuar me dhunė shqiptarėve..!? Po tė rritej I. Kadare nė kėto rrethana politike dhe diskriminuese, me siguri se sot do tė kishte qenė mė i liruar nga islamofobia e tij e pa kuptimtė, sepse do ta kishte pasur mė tė qartė rolin qė ka luajtur Feja islame nė mobilizimin e shqiptarėve politikisht, kombėtarisht dhe kulturalisht tė cilėt me pjekuri dhe vetėdije tė lartė kombėtare iu bėn ballė represaljeve dhe krimeve tė shumta tė cilat ushtroheshin ndaj tyre dhe tė cilat ngulfatnin ēdo gjė nė jetėn e shqiptarėve nė Kosovėn e robėruar me vise. Pra, falė pjekurisė sė tyre politike shqiptarėt e besimit islam vunė nė funksion tė ruajtjes sė tyre nga asimilimi sllav fenė islame, roli i sė cilės pėr ato rrethana ishte i pa zėvendėsuar. Kėtė si dhe qindra fakte tjera do duhej t’i kishte tė njohura shkrimtari I. Kadare, e jo tė deklaronte duke i fyer shqiptarėt se “fatkeqėsia mė e madhe e kombit tonė ishte kalimi i shqiptarėve nė Islam”!? Kėtu po citojmė z. Pandeli Majko, sekretar i pėrgjithshėm i PS tė Shqipėrisė i cili nė njė emision televiziv nė ALSAT (22. 05.2006) decidivisht tha: “xhamitė shqiptare kanė marrė shumė, por edhe kanė dhėnė shumė pėr kombin, ndaj na takon ne tė besimit jo islam tė flasim mė shumė pėr meritat e saj..” Prandaj, duke e ndjerė kyējen tonė nė debatin Qosje-Kadare si obligim intelektual, kuptohet jo pėr ta pėrkrahur Rexhep Qosjen, sepse atij nuk i nevojitet ndihma jonė, por me qėllim tė vetėm pėr t’ia heq “pites” sė gatuar nga Kadareja, alias esesė sė tij (kvazi)politike “Identiteti evropian i shqiptarėve” petėt qė ai (qėllimisht) i kishte djegur dhe bėrė shkrum, meqė si e tillė kjo “pite” nuk mund tė hahej me apetit tė njėjtė nga tė gjithė lexuesit(!?), dėshirojmė qė rreth temės bosht qė e pėrshkon polemikėn midis akademik R. Qosjes dhe shkrimtarit I. Kadare t’i shfaqim disa mendime rreth esesė sė tij; “Identiteti evropian i shqiptarėve”, pėrmbajtja e sė cilės nuk na ka lėnė tė qetė, sidomos ato ēėshtje qė kanė qenė objekt kontestues nė kėtė polemikė, ku akademik Qosja i ėshtė pėrgjigjur Kadaresė me fakte tė pamohuara historike, shkencore dhe fetare, kur ėshtė fjala posaēėrisht pėr pėrbėrėsit e identitet tonė kombėtar, si pika mė kryesore qė ka nxitė kėtė polemikė midis dy figurave aktualisht mė shquara nė letėrsinė shqiptare. Dhe, vėrtetė nė bazė tė “fakteve” qė Kadareja ia ka prezantuar lexuesit shqiptar rreth identitetit “evropian” tė shqiptarėve, deklarata e dikurshme e R. Qosjes pėr Kadarenė; “se ai ėshtė gjeneral nė fushėn e romanit, ndėrsa ushtar nė fushėn e kritikės letrare” (mė mirė tė thuhet ushtar nė politikė, v. j.), del se ka qenė mjaft e sakėt, dhe kjo bindje tė forcohet edhe mė shumė kur e lexon esenė e fundit politike tė Kadaresė nga e cila shihet qartė se ka bėrė “rrėshqitje intelektuale”, siē thotė Qosja, tė pa falshme pėr njė shkrimtar tė rangut tė tij.
Ndaj, mė poshtė po sjellim vetėm disa fakte historike qė flasin se R. Qosja ka shumė tė drejt kur i kundėrvihet Kadaresė rreth ēėshtjes sė identitetit tonė kombėtar, duke u pėrpjekur qė mos t’i pėrsėrisim argumentet qė ka pėrdorė Qosja nė kėtė polemikė:
- Sė pari, nga vetė fjala IDENTITET, qė donė tė thotė; ngjashmėri e plotė e njė sendi (qenie) me vetveten, tė qenit identik – qė ėshtė po ai. Tė qenėt i veēantė nga tė tjerėt, dhe i njėjtė vetėm me vetveten nė disa veēori e tipare qė shėrbejnė pėr t’u njohur pa vėshtirėsi si i tillė, pra tė qenėt po ai,
hiq kėtu identitetin gjeografik tė shqiptarėve si evropian pėr nga ngjyra e bardhė e racės sė tyre njerėzore, tė cilin nuk mund t’ua mohoi askush, dihet mirėfilli se shqiptarėt gjatė shekujve nuk kanė pasur kurrė identitet evropian tė tipit qė na e sugjeron sot Kadareja - krisitano-perėndimor, por vetėm identitet autokton shqiptar iliro-dardan qė i dallonte nga tė tjerėt, dhe pėr kėtė flasin qindra kundėr argumente historike tė cilat pamėshirshėm i rrėzojnė idetė dhe pikėpamjet e Kadaresė;
a.), shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė pjesė e Evropės perėndimore, as shpirtėrisht, as kulturalisht, as fetarisht, as sipas zakoneve popullore, as traditave kanunore, as besimeve fetare, as sipas prejardhjes sė tyre gjenetike, as sipas kulturės dhe artit fetar, etj, sepse paraardhėsit tanė iliro-thrakasit kanė jetuar kryesisht nė juglindje dhe jugperėndim tė Evropės e jo nė perėndim tė saj, se fetarisht i pėrkisnin miteve fetare tė paganizmit (fe e cila edhe sot i ka ithtarėt e vetė nė Evropė dhe botė, v. j.), derisa popujt e Evropės perėndimore u takonin miteve dhe riteve tjera fetare politeiste. Pastaj, derisa nė Lindjen e Mesme dhe tė Largėt filozofia dhe shkenca kishin arritur rezultate tė mėdha nė fushat e ndryshme tė zhvillimit njerėzor, nė Evropėn perėndimore nuk kishte shenja tė qytetėrimit dhe civilizimit tė sotėm evropian, sepse atje siē dėshmon historia ende jetohej nė mėnyrė shumė primitive deri nė kohėn e neolitit (6000 – 3000 vjet p. K.), pas sė cilės periudhė do filloi ndėrtimi i bashkėsive tė para tė popujve evropian tė ardhur nga stepat e Lindjes nė grupe tė reja popullatash blegtorale qė u pėrzien me banorėt vendas dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indoevropiane. Prandaj, nuk e kemi tė qartė se nga e nxjerr Kadare identitetin kristian tė shqiptarėve, kur evropianėt perėndimorė premisėn e tyre kombėtare kristiane e kanė krijuar shumė shekuj mė vonė gjatė ndėrtimit tė kulturės dhe civilizimit tė tyre, duke marrė identitetin e tyre fetar-kristian pikėrisht nga Lindja e Mesme pėrmes Jehudizmit dhe Krishterizmit, siē i kanė marrė nga Orienti edhe njohurit e shumta mbi shkencat e ndryshme ekzakte, natyrore, tė medicinės dhe astronomisė, etj, nga grekėt, arabėt, babilonasit, faraonėt, etj.?! Kėshtu qė, qytetėrimi dhe civilizimi evropian identitetin e vetė e ka ndėrtuar mbi identitetin fetar dhe kulturor tė Lindjes, e jo vetėm mbi atė gjeografik dhe etnik si element i pastėr evropian qė sot karakterizohet me identitetin fetar kristian, por i cili nuk hyri nė projekt-kushtetutėn e BE-sė. Nisur nga kėto fakte lirisht mund tė thuhet se identiteti kombėtar i shqiptarėve ėshtė formuar shumė mė pėrpara se sa ai i popujve tė Evropės sė sotme tė cilės dėshirojmė t’i bashkohemi, kėshtu qė do tė ishte shumė mė e drejt sikur Kadare tė thoshte; se identiteti evropian i shqiptarėve ėshtė mė i vjetėr nė Evropė sipas kohės sė formimit tė tij nė kuptimin civilizues perėndimor, sepse janė pikėrisht para ardhėsit e shqiptarėve ata tė cilėt nga kultura e tyre e lashtė pagano-ilire i kanė dhėnė Evropės vlerat e para tė civilizimit pagan tė cilat i kishin kultivuar shumė mė herėt se sa popujt e Evropės perėndimore.
Kėshtu qė ndėrrimi i tezave qė bėn I. Kadare rreth identitetit evropian tė shqiptarėve ėshtė sa i pa sakėt, po aq i pa qėndrueshėm historikisht, mbase dihet se shqiptarėt si paganė e mė vonė edhe si tė krishterė kishin “eksportuar” drejt Evropės (si urė lidhėse midis dy kontinenteve) vlera tė mėdha civilizuese tė cilat e kanė ndihmuar ndėrtimin e kulturave tė popujve tė Evropės e qė sot njihet si civilizim perėndimor. Sepse ilirėt, para ardhėsit tanė kishin kultivuar kulturė dhe zhvillim shumė mė tė pėrparuar se popujt tjerė nė Evropė dhe kėtė e argumenton njėri ndėr faktet mė tė forta historike siē ėshtė e dhėna e pamohuar se nga Ilirėt kishin marrė dije dhe kulturė tė gjithė popujt tė cilėt ishin vendosur pranė tyre gjatė shekujve para dhe pas e.. r., sidomos nė fushėn e bujqėsisė e cila nė atė periudhė konsiderohej shumė e zhvilluar tek Ilirėt, derisa nė qendėr tė Evropės ende nuk kishte toka tė punuara, dhe
b), se identitetin e vetė kombėtar shqiptarėt e kanė ndėrtuar mbi filozofinė dhe vlerat e kulturės islame dėshmojnė me qindra fakte siē janė xhamitė, medresetė, festat fetare islame, higjiena trupore, etj, tė cilat janė veēori dalluese tė tyre nga kulturat tjera, duke krijuar kėshtu identitet tė ri kombėtar. Pastaj, nė aspektin e besimit nė njė Zot si Krijues i gjithėsisė pa i veshur Atij cilėsi biologjike se nga Ai ka lindur ndokush, gjė e cila do ta shndėrronte Atė nė qenie tė prekshme, d. m. th. tė krijuar nga ndonjė Krijues-Zot tjetėr, e qė sipas kėsaj teorie absurde numri i Zotave-krijues tė njėri tjetrit nuk do tė pėrfundonte kurrė. Pra, edhe pėr nga mėnyra e tė besuarit nė Zot shqiptarėt si shumicė qė i pėrkasin besimit islam dėshironin tė dallonin nga tė tjerėt si eveniment shpirtėror nė kuptimin e krijimit tė identitetit tė tyre fetar dhe kulturor, dhe kjo sipas shumė analistėve ka qenė pika thelbėsore qė i ka dalluar ata nga besimet dhe ritet fetare tė fqinjėve tė tyre uzurpator, piratė dhe zullumqar siē ishin serbėt dhe grekėt.
Sė dyti, lidhur me kritikėn e Kadaresė ndaj poezive tė Bejtexhinjve, do t’ia shtronim vetėm njė pyetje: a i ka lexuar shkrimtari ynė i madh poetėt e famshėm arab, persian dhe islam, apo vetėm ata evropian dhe rus, a ka dėgjuar Kadareja pėr poetin mė tė famshėm arab tė te gjitha kohėrave qė ka jetuar dhe vepruar para Islamizmit Imrul Kais, poezitė e tė cilit pėr kohėn e mesjetės e cila nė histori njihet si koha e injorancės (xhahilietit), pra afėr njė shekull para ardhjes sė profetit Muhamed a.s. ishin tė pakonkurencė, kur krijimtaria letrare nė poezi tek arabėt kishte arritur shkallėn mė tė lartė tė artit krijues nė tė gjitha fushat si nė gramatikė, metaforė, stilistikė, metrikė, etj, nė kohėn kur poetėt arabė shkruanin nė gjuhėn amtare tė standardizuar dhe tė konsoliduar plotėsisht nė aspektin e alfabetit, morfologjisė, sintaksės, gramatikės, etj, tė cilėt nė vendin e sotėm ku gjendet ndėrtesa e Qabės mbanin mitingje tė rregullta tė poezisė, meqė rast zgjidhnin poezitė mė tė mira si dhe shpėrblenin poetėt mė tė mirė pėr pėrdorimin fantastik tė figurave stilistike qė ishte kriteri kryesor pėr vlerėsimin e poezive nė atė kohė. Pra, pikėrisht nė ambiente tė mrekullushme tė vlerave artistike nė poezinė dhe kulturėn arabe nė pėrgjithėsi do tė paraqitet mė pas Profeti Muhamed a.s., tė cilin Zoti i Madhėrishėm do e pajis me Kur’anin famalartė, gjuha dhe stili i tė cilit do i tejkaloi tė gjitha nivelet letrare dhe artistike tė asaj kohe nė poezinė dhe leterėsinė arabe, si dėshmi dhe argument se fjala e Zotit nė Kur’an nuk ėshtė prodhim i kokės sė profetit Muhamed a.s., por ėshtė fjalė e Krijuesit tė gjithėsisė e cila nė Islam quhet si Mrekulli hyjnore, i cili (Kur’ani) kombit arab ia ruajti gjuhėn e unifikuar pėr mė shumė se 14 shekuj nė mėnyrė qė nga dialektet e shumta tė mos formoheshin gjuhė tė reja. Ėshtė Kur’ani pra ai i cili arabėve ua ruajti identitetin e tyre kombėtar, gjuhėsor, kulturor, fetar dhe politik nga pėsimet dhe ndryshimet e mundshme tė kohės dhe shekujve nė vijim. A ka dėgjuar z. I. Kadare pėr popullin Lut (qindra vjet para profetit Ibrahim), i njohur pėr dukurinė e pedofilizmit, i cili pėr shkak tė veprimeve tė tilla tė shėmtuara u asimilua nė popuj tjerė tė siujdhesės arabike, ndonėse pra kėsaj dukurie i janė kushtuar poezi me mijėra vjet para ardhjes sė Islamit nga poetė dhe shkrimtarė arabė, persian, etj, e jo vetėm nga Bejtexhinjtė shqiptar tė cilėt si gjithė poetėt tjerė e kanė “rrahur” kėtė dukuri nė aspektin letrar, gjė qė nuk paraqet kurrfarė pėrjashtimi dhe asgjė tė keqe nė letėrsi, mbase kėsaj dukurie nuk i kanė thurur “Kėngė arshikie” vetėm bejtexhinjtė shqiptar, por edhe qindra poetė tjerė jo shqiptar, pėr ta shėnuar kohėn dhe ngjarjet me tė cilat janė ballafaquar tė gjitha kulturat njerėzore gjatė historisė. Pse I. Kadare nuk e ka vu deri mė sot nė thumb tė fjalės dhe kritikės sė tij dukurinė e pedofilisė aktuale brenda qytetėrimit modern evropian, bile edhe nė qarqe kishtare, e cila nė shumė shtete tė Evropės perėndimore ėshtė e garantuar me ligj siē janė martesat midis tė njėjtės gjini, pra martesat midis meshkujve?! Dhe shembulli i prefektit tė Berlinit z. Klaus Wowereit ėshtė njėri ndėr rastet mė tė freskėta qė dėshmon pėr dukurinė e pedofilisė dhe homoseksualizmit nė botėn perėndimore si dukuri e zakonshme dhe e mbrojtur me ligj, i cili i fitoi zgjedhjet e fundit pėr kryetar tė bashkisė sė Berlinit (2004), pikėrisht pėr shkak tė transparencės sė tij gjatė fushatės zgjedhore i cili publikisht pati deklaruar: “Unė jam peder, dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė kėshtu..” (nė gjuhėn gjermane: Ich bin schwul, und dass ist gut so)!?.
Tė gjitha dukuritė negative qė sot e kanė kapluar kulturėn evroperėndimore tė popujve tė Evropės shkrimtarin tonė I. Kadare nuk e pengojnė aspak (droga, alkooli, prostitucioni, korrupsioni, pedofilia, etj,), por e pengojnė shumė poezitė e bejtexhinjve shqiptar tė cilėt vetėm se i kishin kushtuar pak vjersha homoseksualizmit, ata duhej kritikuar, sepse sipas Kadaresė nė poezitė e tyre ka pasur diēka qė kishte tė bėnte me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam, apo jo zoti Kadare...!?
Pastaj, le t’i kthemi kohės dhe ngjarjeve tė sotme nė botė rreth tė cilave shkrimtari ynė ka qėndrime tė dyfishta, si p. sh. rreth luftėrave ēlirimtare nė botė, rreth terrorizmit, rreth konfliktit midis dy kulturave mė tė mėdha nė botė, asaj islame dhe tė krishterė, etj, pėr tė parė se ēka e karakterizon moralin dhe qėndrimin e tij politik dhe njerėzor:
- rreth luftės sė popullit palestinez I. Kadare asnjėherė nuk ėshtė deklaruar se e pėrkrah apo jo rezistencėn e tyre tė gjatė 58 vjeēare, qėkur ata bėjnė luftė pėr t’i ēliruar territoret e tyre nga okupimi izraelit.
- rreth luftės dhe invazionit tė fundit anglo-amerikan nė Irak I. Kadare haptazi e ka pėrkrahur agresionin ushtarak ndaj njė shteti sovran dhe anėtar i OKB-sė siē ishte Iraku me tė drejta tė barabarta me vendet tjera anėtare tė kėsaj organizate mė tė madhe nė botė. Pra, Kadare ishte radhitur nė anėn e forcave tė koalicionit perėndimor qė kishin hyrė ushtarakisht nė Irak pėr ta rrėzuar regjimin e diktatorit Sadam Hysein, siē thuhej nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, derisa ato ditė nė tėrė botėn mbaheshin me qindra protesta masovike kundėr kėsaj ndėrhyrje ushtarake nė Irak, kurse shkrimtari ynė i madh i gėzohej gjakderdhjeve tė reja dhe mijėra viktimave tė pafajshme muslimane qė do tė binin deri nė ditėt e sotme, pikėrisht pėr shkak tė ndėrhyrjes ushtarake anglo-amerikane nė Irak, mbase ai po ndiente edhe gėzim nė vete se njė popull i lirė i botės arabe-islame po robėrohej pa asnjė alibi, me faktin e vetėm se po “kėrcnonte” ekzistencėn e shtetit tė Izraelit, se gjoja po pėrkrahte terrorizmin ndėrkombėtar, se gjoja posedonte me armė kimike pėr shkatėrrime masive, etj, gjėra tė cilat nuk u vėrtetuan kurrė nga ekspertėt e OKB-sė tė dėrguar pėr verifikim tė armėve kimike..!? Ndėrsa ne, vetėm sa pėr t’ia rikujtuar I. Kadaresė qėndrimin e tij tė mbrapsht ndaj luftės nė Irak po sjellim si ilustrim (mėsim) fjalėn e shkrimtarit anglez z. Harold Pinter, i cili pėr shkak tė sėmundjes nuk mori pjesė nė ceremoninė kur iu nda ēmimi Nobel nė letėrsi, por e xhiroi fjalimin e tij, i cili mė pas u emetua nė Akademinė Suedeze nė Stokholm meqė rast kishte thėnė se Bushi dhe Bleri duhet tė dėrgohen nė Hagė, duke i akuzuar ata se janė pėrgjegjės pėr vrasjen e mijėra njerėzve nė Irak. “Edhe sa njerėz do t’i vrisni, para se tė pėrshkruheni si vrasės masiv dhe kriminelė tė luftės, 100 mijė?”, kishte pyetur shkrimtari Pinter, fituesi i ēmimit Nobel pėr letėrsi nė dhjetor 2005. Pra, dramaturgu britanik, H. Pinter, kishte vlerėsuar se “invadimi nė kėtė vend ka qenė akt bandit, akt terrorizmi tė pamohueshėm shtetėror, i cili dėshmon pėr urrejtjen ndaj konceptit tė sė drejtės ndėrkombėtare”.
“I kemi dėrguar popullit irakian torturė, bomba kasetore, uranium tė varfėruar, vrasje tė panumėrta, vuajtje, poshtėrim dhe vdekje, dhe kėtė ne (perėndimorėt, v. j.) e cilėsojmė si vendosje tė paqes dhe tė demokracisė nė Lindjen e Afėrt”, kishte thėnė Pinter.
Pinter me kėtė rast ka akuzuar amerikanėt se pas Luftės sė Dytė Botėrore kanė mbėshtetur tė gjitha diktaturat e djathta nė botė, duke filluar nga Kili e deri nė Filipinė. “Krimet qė ka kryer SHBA-ja kanė qenė sistematike, konstante, tė ashpra, tė pandjeshme, por tė pakėt janė ata njerėz qė kanė folur pėr kėto krime”, ndėrsa Sekretari i Pėrgjithshėm i Akademisė Suedeze, Horas Engdal, theksoi se fjalimi i Pinterit ishte shprehje e fjalės sė lirė, fjalė kėto tė cilat ky shkrimtar ka tė drejtė t’i thotė.
(Gazeta ditore “ZĖRI I DITĖS”, i datės 9 Dhjetor, 2005, faqe 13.)
Shtrohet pyetja e pashmangshme: atėherė ēka fshehėt pas qėndrimeve koniukturale politike tė Kadaresė, pėr ēfarė konjukturash ėshtė pėrcaktuar ai, pėr ato tė mirėfillta humane, njerėzore, intelektuale, krijuese letrare, apo pėr konjuktura tė leverdishme politike (R. Qosja) tė pėrshtatshme me kohėn dhe ngjarjet nė arenėn ndėrkombėtare tė cilat nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar po rrėnojnė lidhjet natyrore midis dy civilizimeve mė tė mėdha nė botė, luftė tė cilėn Kadareja do duhej tė bėnte pėrpjekje qė ta ndalojė, e jo t’i frynė zjarrit tė saj me penėn e tij prej shkrimtari..!!

/ 24 05 2006/F.F.
www.lajmet.com (http://www.lajmet.com)

kombi
27.05.2006, 19:21:00
Flerti i Kadares pėr “indetitetin evropian tė shqiptarėve” (!)

BAROMETRI DIPLOMATIK
PROF.DR.MEHDI HYSENI

• Nuk ėshtė nė krizė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian”, por identiteti kombėtar, shtetėror dhe territorial i shqiptarėve nė Ballkan.

• Meqė, Ismail Kadare e ka mirė me Evropėn, ai duhet tė ndikojė pozitivisht qė atė ta bindė, se ka ardhur koha qė shqiptarėt (me identitet evropian) tė ēlirohen nga sundimi 100-vjeēar kolonial serbo-sllav, e tė pavarėsohen dhe tė ribashkohen nė kuadrin e kufijve natyrorė indigjenė tė Shqipėrisė Etnike, ashtu sikurse u ribashkua Gjermania mė 1989, pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit, si rrjedhim i kapitullimit tė sundimit neokolonial evro-ndėrkombėtar komunist tė ish-Bashkimit Sovjetik.



Kjo “temė” e vjetėr sa vetė shqiptarėt dhe Evropa, nuk ėshtė e diskutueshme, as aktuale, sepse Evropa qysh nga koha Perandorisė Romake, ėshtė nė dijeni pėr identitetin evropian tė shqiptarėve. Gjithashtu, edhe shqiptarėt e kanė tė qartė se i pėrkasin idenitetit tė Evropės. Nė kėtė kuptim, nuk ekzison asnjė mosmarrėveshje pėrbrenda shqiptare, as me Evropėn e vjetėr, as me Evropėn e re. Prandaj, as Ismail Kadare nuk ka pse tė ndalet nė kėtė “temė” pėr t’i rikujtuar shqiptarėt se janė me prejardhje tė identitetit evropian. Ia veln tė theksojmė se, edhe para se tė lindet Ismail Kadare, e dijnė shqiptarėt se janė stėrnipėr tė ilirėve tė lashtė. Kėshtu qė, sot, fare nuk ėshtė aktuale, as nė “rend dite” tė shkencės, tė politikės, as tė diplomacisė shqiptare e as tė asaj evro-ndėrkombėtare “identiteti evropian i shqiptarėve” sipas agjendės sė Ismail Kadares, sepse sforcimi i “identiteti evropian tė shqiptarėve” nga ana e tij, ka vetėm karakter politik dhe propagandistik, qė ėshtė nė funksion tė pėrfitimit personal, e jo nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm shqiptar, nė asnjė mėnyrė.

Historikisht, shqiptarėt nuk kanė pasur ndonjė problem me Evropėn lidhur me ēėshtjen e “identitetit evropian” tė tyre, por kanė pasur dhe, ende, edhe sot, kanė mosmarrėveshje serioze nė sfondin politik dhe juridik ndėrkombėtar me Evropėn. Edhe pse i pėrkasin identitetit evropian, Evropa e dikushme dhe e sotshme shqiptarėt i ka trajtuar dhe, i trajton (sipas standardeve tė dyfishta) ndryshe nga popujt e tjerė nė Ballkan. Evropa, vetėm shqiptarėve nuk ua ka njohur, as nuk ua njeh as sot, nė fillimshekullin XXI, tė drejtėn historike dhe tė vetėvendosjes mbi territorin e Shqipėrisė Etnike, por qė nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Amabasadorėve tė Londrės (1913), i ka copėtuar nė dysh (50%), duke ia aneksuar Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. Prandaj, kjo ėshtė mosmarrėveshja e dikurshme dhe ekzistuese e shqiptarėve me Evropėn, e jo urrejtja dhe antidashuria e Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės (1945-1990) ndaj Evropės, siē flerton Ismail Kadare nga ekuidistanca e sotme historiko-politike, duke i bėrė elozhe tė panevojshme dhe tė tepruara Evropės sė sotme integruese nė favor tė “identitetit evropian tė shqiptarėve”. Pra, shqiptarėt janė me identitet evropian qė nga Iliria dhe ilirėt e moēėm, por qe mė se 100 vjet janė tė sakrifikuar nga Evropa dikurshme imeprialiste dhe, Evropa e sotshme demokratike. Kjo ėshtė tema boshtore me tė cilėn duhet tė merret edhe Ismail Kadare, edhe e gjithė shkenca, e gjithė politika dhe e gjithė diplomacia shqiptare, e jo tė bėjmė gara tė pafund, duke dalė nė terren tė gabueshėm, se kush prej nesh ėshtė mė “papė se papa”, e kush mė “sulltan se sulltani”. Temat e kėtilla jo vetėm se janė tė tejkaluara pėr shqiptarėt, por madje, edhe pėr popujt e tjerė tė Afrikės, tė Azisė etj,, sepse tanimė nuk merren me ēėshtje tė “identitetit evropian” tė Ismail Kadares, por me ndėrtimin e identitetit tė tyre ekonomik, kulturor, politik, kombėtar dhe shtetėror, si popuj dhe si shtete tė pavarura nga identiteti kolonial dhe neokolonial i Evropės sė dikurshme.

Natyrisht, as shkenca, as politika e as diplomacia e mirėfillt shqiptare nė Ballkan, nuk kanė arsye qė tė harxhojnė kohėn e ēmuar, duke polemizuar dhe pohuar nė mėnyrė retorike dhe flertuese (sabah e aksham) se identiteti ynė ėshtė me pėrmbajtje evropiane. Fenomenologjia e identitetit evropian tė shqiptarėve nė Ballkan, ėshtė e kontestueshme vetėm nga amalgama serbo-malazeze,maqedone, bullgare dhe greke sllave, si dhe nga aleatėt e tyre tradicionalė, siē ėshtė Rusia, e jo nga shqiptarėt, as nga Shqipėria .

Duhet tė pėrkujtojmė miqtė dhe armiqtė e dikurshėm dhe tė sotshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike se, asnjėra Shqipėri, e personifikuar me rendet shoqėrore tė derisotme (mbretėrore, socialiste) nė asnjė mėnyrė nuk e ka mohuar, as nuk e ka heshtur gjenealogjinė e identitetit evropian tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, shkenca shqiptare, posaēėrisht gjatė periudhės 50-vjeēare tė shtetit socialist (1945-1990) ka dhėnė frytet mė tė suksesshme nė ndriēimin e identit kombėtar shqiptar me bazament tė identitetit evropian, duke filluar nga gjuha (e cila rastėsisht nuk quhet gjuhė indo-evropiane), kultura, historia, qytetėrimi etj. Pra, ēėshtja e identitetit evropian tė shqiptarėve nuk ka qenė e kontestuar, as mohuar as nga politika e Ahmet Zogut, e as nga politika e Enver Hoxhės, tė cilin Ismail Kadare, duke ndėrruar tezat “sipas motit” tė leverdishėm tregtar-ekonomik si “substitut” i lirisė, i demokracisė dhe i integrimeve evropiane, e fajėson pa tė drejtė Enver Hoxhėn, se ai paskėsha mohuar identitetin evropian tė shqiptarėve ngase nė vend tė “marrėveshjes”, ai ka zbatuar “mosmarrėveshjen” me Evropėn...pėrdorimi i fjalės marrėveshje me Evropėn ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra mosmarrėveshja. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.”(Ismail Kadare, Identiteti evropian i shqiptarėve, artikull, i publikuar nė “Liria Kombėtare”, 27.03.2006).
Ky konkluzion i shprehur nė formė flerti politiko-propagandistik pėr t’i “bindur” evropianėt, se shqiptarėt janė mė “evropianė” se evropianėt, nuk ka tė bėjė fare me subjektin e temės pėr ēfarė debaton I. Kadare ngase politika e brendshme , as e jashtme e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės as mbi bazėn doktrinare, as mbi atė praktike, asnjėherė nuk e ka vėnė nė shėnjestėr tė mohimit ose tė kontestimit prejardhjen e identitetit evropian tė shqiptarėve, duke krijuar “mosmarrėveshje” nė vend tė “marrėveshjes” me Evropėn, ashtu siē ėshtė shprehur gabimisht I.Kadare. Natyrisht, gjatė periudhės sė viteve 1945-1990, Shqipėria ka pasur “mosmarrjveshje” ideologjiko-politike me Evropėn, e jo “mosmarrėveshje tė pėrjetshme” tė identitetit evropian tė shqiptarėve, ashtu siē i ka ngatėrruar naivisht dhe me qėllim kėto dy koncepte diametralisht tė ndryshme pėr nga pėrmbajtja e tyre. Mirėpo, pėr “mosmarrėveshjen” politiko-ideologjike me Evropėn gjatė periudhės sė theksuar, nuk ka qenė fajtore gjysmė Shqipėria (50%) e pavarur, por vetė Evropa dhe aleatėt e saj sllavė, tė cilėt e kanė copėtuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė dysh nė favor tė interesave tė tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kėtė e ka provuar edhe Konferenca e Jaltės (1945), e cila pėr fat tė keq tė shqiptarėve, fatin e Shqipėrisė, e vulosi nėn sferėn ndikuese lindore tė Rusisė, pėrkatėsisht tė Bashkimit Sovjetik. Pas kėtij verdikti tė kobshėm historik nė disfavor tė shqiptarėve, Shqipėria e re socialiste ka qenė e izoluar jo me dėshirėn, as me vullnetin e saj, por me imponimin dhe me diktatin e detyrueshėm tė fuqive tė mėdha evropiane dhe botėrore. Kėtė e di shumė mirė edhe flertuesi Ismail Kadare, por kėtė tė vėrtetė historike e heshtė jo pa qėllim nė favorin e armiqve tradicionalė tė identitetit kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Njė veprim dhe qėndrim i kėtillė nuk ėshtė i moralshėm, as i drejtė nga ana I. Kadares, sepse nuk pėrputhet me historinė e realitetit tė dikurshėm dhe tė sotshėm tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, ēfarė tė bėjmė kur ai nė plan tė parė e ka vėnė “altarin evropian”, kurse identitetin kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė plan terciar. E drejtė personale e tij kjo, por e gabueshme nė kuptimin e interesit tė pėrgjithshėm kombėtar shqiptar.

Duhet ta pėrkujtojmė I. Kadaren se krejtėsisht ka dalė prej temės, qė e trajton ai, me qėllim qė ta shpėrfytyrojė tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė socialiste, sepse kuptohet (edhe pas 17 vjetėsh tė ndryshimit tė sistemit politiko-shoqėror nė Shqipėri, nė vend tė reformave demokratike, sundon anarkia dhe mjerimi i pafund i popullit mbi 50% tė papunė, tė varfėr buzė greminės, mbi 1 milion tė shpėrngulur pėr tė gjetur bukė dhe strehė nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės dhe tė botės), koha po kėrkon viktima tė reja pėr “altarin e Evropės” tė Ismail Kadares, jo pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve dhe tė rikthimit tė identitetit tė tyre kombėtar dhe shtetėror nė kuadrin e Shqipėrisė sė ribashkuar etnike. Ja, kjo ėshtė “marrėveshja historike” e regjimeve demokratike-socialiste tė Shqipėrisė (1990-2006) me Evropėn. Ja, ky ėshtė “identiteti evropian” i sotshėm i shqiptarėve, i cili nuk ka asnjė lidhje tė gjenezės historike tė shqiptarėve, por ka karakter politik, ekonomik dhe strategjik, tė shfrytėzimit tė shqiptarėve, pavarėsisht se nė esencė janė me prejardhje tė identitetit evropian.

Sa mė shumė tė shtohen zhurmat e propagandas ditore pėr identitetin evorpian tė shqiptarėve aq mė shumė do tė shtohet dyshimi tek evropianėt dhe tek Evropa se shqiptarėt janė vetėm njė recidiv me bazė tė identitetit evropian, qė i pėrket sė kaluarės historike tė Evropės. Prandaj, nuk kemi nevojė tė shterohemi nė kėtė temė, duke u orvatur qė nė forma tė ndryshme politiko-propagandistike revanshiste pėrbrendashqiptare, ta bindim vetėveten dhe, ta rikujtojmė Evropėn se cili ėshtė identeti ynė, sepse ajo e di mė sė miri gjenealogjinė e shqiptarėve, tė cilėt i pėrkasėn bazės sė saj tė lashtė tė identitetit evroperėndimor. Pra, nė kėtė vėshtrim, nuk ekzison asnjė arsye, qė zhvillojmė “gjimnastika” politiko-propagandistike nė sfondin kombėtar dhe fetar se cili shqiptar ėshtė “ mė papė se papa”, e cili “ mė sulltan se sulltani” (!?) – Kjo “devizė” ėshtė sa komike, aq edhe absurde si pėr Evropėn, ashtu edhe pėr tė tėrė botėn e civilizuar mbase indentiteti kombėtar dhe shtetėror i shqiptarėve nuk ka filluar me shembjen e komunizmit tė Evropės Lindore (1989), as me pėrmbysjen e sistemit tė Shqipėrisė Socialiste mė 1990, por disa shekuj mė parė qysh nga periudha historike e ilirisė.

S’ka dyshim se historia e shekujve tė kaluar ka provuar origjinėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike janė tė vjetėr sa edhe Evropa e lashtė dhe e sotme. Nė kėtė kontekst, Evropa, as shqiptarėt nuk kanė asnjė mosmarrėveshje, sepse vetė historiografia, shkenca dhe shkencėtarėt (historianė, antropologė, gjeografė, gjeologė, gjuhėtarė, etnologė, paleoantropologet..., etj.) e Evropės (bile, mė shumė, edhe se sa vetė shkenca e derisotme shqiptare) kanė dėshmuar me shekuj se shqiptarėt i pėrkasin identitetit evropian me bazė ilire, jo kursesi me “bazė helene” siē ka dėshmuar alabanologu Milan Shufflai nė studimin e tij “ Serbėt dhe shqiptarėt”, Tiranė, 2002. Vepra e M. Shufflait pėr origjinėn e shqiptarėve kursesi nuk mund tė quhet “vepėr monumentale”, ashtu siē e quan Ismail Kadare, sepse pikėrisht nė kėtė vepėr, M. Shufflai shqiptarėt i pasqyron hiq mė pak se “njė simbiozė helenike-serbe”. Kjo ėshtė e meta kryesore e “veprės monumentale” tė M.Shuflait, tė cilėn, mjerisht shkrimtari ynė i shquar Ismail Kadare ende nuk e paska ndeshur nė brendinė e saj (!)

Pėr ta bindur I. Kadaren dhe bashkėmendimtarėt e tij se vepra e M. Shufflait nuk ėshtė monumentale nė kuptimin e prerė dhe objektiv tė ndriēimit tė historisė sė prejardhjes sė identitetit tė shqiptarėrve dhe tė Shqipėrisė nė Gadishullin Ballkanik, po japim kėto argumente: “ nė kohėn e Perandorisė Romake vjen deri te pakėsimi i ngadalshėm, por i vijueshėm i popullsisė ilirie, gati donte tė gatuante tokėn e vėrshimit sllav; na paraqet popullsinė shqiptare shumė tė pėrzierė me elemente tė huaj, si nė Shqipėrinė Veriore si nė atė Jugore. {Ndėr shekjuut XIV-XV} gjithkund popullsia ishte e pėrzier me qytetarė tė vjetėr romakė e me qytetarė tė rinj sllavė e shqiptarėt. Sipas Shufflait fiset shqiptare tė sotshme nuk rrjedhin nga ilirėt, pse thotė se pushtimi romak shkatėrroi fiset e para ilire... e nė kohėt e turbullta e tė errta tė dyndjes sė popujve u bėnė ndėrmjet Matit e Vjosės formimet e reja e tė fuqishme tė fiseve, tė cilat duke marrė parasysh formimet e para ilire, qenė formime tė dyta. Fillimi i shumė fiseve tė sotme shqiptare daton qysh prej shekujve XIV dhe XV, prandaj fiset e tashme janė formime e shtresa tė treta!!!”(Citat i cituar nė “Tė Drejtat e Shqipėrisė Etnike”, Tiranė, 2001, f.71).

Dua tė ritheksoj se, (pavarėsisht nga qėllimet dhe tendencat e politikės ditore tė Ismail Kadares dhe bashkėmendimtarėve e bashkėmbėshtetėsve tė tij nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar) nuk ėshtė nė rrezik, as i nėpėrkėmbur nė asnjė mėnyrė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian i shqiptarėve”, por identiteti kombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike, i cili, me gjithė prejardhjen e tij evropiane, edhe sot nė fillimshekullin XXI(viti 2006) po rrezikohet nga vetė Evropa e Bashkuar, e cila me draftet e saj proserbe, pėrkatėsisht prosllave, po iu kanoset shqiptarėve se nuk mund tė ketė rikthim, as ribashkim tė tyre brenda kufijve historikė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike(!)

Pra, logjikisht, realisht dhe moralisht kjo ėshtė tema parėsore me tė cilėn duhet tė preokupohet pėrjetėsisht Ismail Kadare dhe tė gjithė shqiptarėt akademikėt e tjerė shqiptarė, tė cilėt ia duan tė mirėn kombit dhe atdheut tė vet shqiptar. Si Kadarea, ashtu edhe evropianėt e tjerė shqiptarė, duhet ta kenė tė qartė (pavarėsisht nga gjeneza evropiane) se interesi dhe dashuria e shqiptarėve pėr Evropėn, do ta arrijnė shkallėn e duhur kulminante, vetėm atėherė, pasi Evropa, t’ua ketė njohur tė drejtat e tyre legjitime historike si njė komb dhe shtet i vetėm nė Ballkan, ashtu siē i ka njohur kombet dhe shtetet e tjera nė Ballkan (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria etj.). Ndryshe, po qe se shqiptarėt dhe gjysmė Shqipėria etnike mbetet koloni serbosllave (prapė me bekimin e Bashkimit Evropian, duke mos lejuar ndryshimin e kufijve kolonialė nė Ballkan) edhe nė shekullin XXI, atėherė, “identiteti evropian i shqiptarėve”, i trajtuar sipas autorit Ismail Kadare, nuk ka kurrfarė rėndėsie, as peshe aktuale pėr qenien kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve nė Ballkan./ 03 04 2006

emiri
27.05.2006, 20:22:00
kombi afishoj me 2006-05-27 19:21 :

Flerti i Kadares pėr “indetitetin evropian tė shqiptarėve” (!)

BAROMETRI DIPLOMATIK
PROF.DR.MEHDI HYSENI

• Nuk ėshtė nė krizė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian”, por identiteti kombėtar, shtetėror dhe territorial i shqiptarėve nė Ballkan.

• Meqė, Ismail Kadare e ka mirė me Evropėn, ai duhet tė ndikojė pozitivisht qė atė ta bindė, se ka ardhur koha qė shqiptarėt (me identitet evropian) tė ēlirohen nga sundimi 100-vjeēar kolonial serbo-sllav, e tė pavarėsohen dhe tė ribashkohen nė kuadrin e kufijve natyrorė indigjenė tė Shqipėrisė Etnike, ashtu sikurse u ribashkua Gjermania mė 1989, pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit, si rrjedhim i kapitullimit tė sundimit neokolonial evro-ndėrkombėtar komunist tė ish-Bashkimit Sovjetik.



Kjo “temė” e vjetėr sa vetė shqiptarėt dhe Evropa, nuk ėshtė e diskutueshme, as aktuale, sepse Evropa qysh nga koha Perandorisė Romake, ėshtė nė dijeni pėr identitetin evropian tė shqiptarėve. Gjithashtu, edhe shqiptarėt e kanė tė qartė se i pėrkasin idenitetit tė Evropės. Nė kėtė kuptim, nuk ekzison asnjė mosmarrėveshje pėrbrenda shqiptare, as me Evropėn e vjetėr, as me Evropėn e re. Prandaj, as Ismail Kadare nuk ka pse tė ndalet nė kėtė “temė” pėr t’i rikujtuar shqiptarėt se janė me prejardhje tė identitetit evropian. Ia veln tė theksojmė se, edhe para se tė lindet Ismail Kadare, e dijnė shqiptarėt se janė stėrnipėr tė ilirėve tė lashtė. Kėshtu qė, sot, fare nuk ėshtė aktuale, as nė “rend dite” tė shkencės, tė politikės, as tė diplomacisė shqiptare e as tė asaj evro-ndėrkombėtare “identiteti evropian i shqiptarėve” sipas agjendės sė Ismail Kadares, sepse sforcimi i “identiteti evropian tė shqiptarėve” nga ana e tij, ka vetėm karakter politik dhe propagandistik, qė ėshtė nė funksion tė pėrfitimit personal, e jo nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm shqiptar, nė asnjė mėnyrė.

Historikisht, shqiptarėt nuk kanė pasur ndonjė problem me Evropėn lidhur me ēėshtjen e “identitetit evropian” tė tyre, por kanė pasur dhe, ende, edhe sot, kanė mosmarrėveshje serioze nė sfondin politik dhe juridik ndėrkombėtar me Evropėn. Edhe pse i pėrkasin identitetit evropian, Evropa e dikushme dhe e sotshme shqiptarėt i ka trajtuar dhe, i trajton (sipas standardeve tė dyfishta) ndryshe nga popujt e tjerė nė Ballkan. Evropa, vetėm shqiptarėve nuk ua ka njohur, as nuk ua njeh as sot, nė fillimshekullin XXI, tė drejtėn historike dhe tė vetėvendosjes mbi territorin e Shqipėrisė Etnike, por qė nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Amabasadorėve tė Londrės (1913), i ka copėtuar nė dysh (50%), duke ia aneksuar Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. Prandaj, kjo ėshtė mosmarrėveshja e dikurshme dhe ekzistuese e shqiptarėve me Evropėn, e jo urrejtja dhe antidashuria e Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės (1945-1990) ndaj Evropės, siē flerton Ismail Kadare nga ekuidistanca e sotme historiko-politike, duke i bėrė elozhe tė panevojshme dhe tė tepruara Evropės sė sotme integruese nė favor tė “identitetit evropian tė shqiptarėve”. Pra, shqiptarėt janė me identitet evropian qė nga Iliria dhe ilirėt e moēėm, por qe mė se 100 vjet janė tė sakrifikuar nga Evropa dikurshme imeprialiste dhe, Evropa e sotshme demokratike. Kjo ėshtė tema boshtore me tė cilėn duhet tė merret edhe Ismail Kadare, edhe e gjithė shkenca, e gjithė politika dhe e gjithė diplomacia shqiptare, e jo tė bėjmė gara tė pafund, duke dalė nė terren tė gabueshėm, se kush prej nesh ėshtė mė “papė se papa”, e kush mė “sulltan se sulltani”. Temat e kėtilla jo vetėm se janė tė tejkaluara pėr shqiptarėt, por madje, edhe pėr popujt e tjerė tė Afrikės, tė Azisė etj,, sepse tanimė nuk merren me ēėshtje tė “identitetit evropian” tė Ismail Kadares, por me ndėrtimin e identitetit tė tyre ekonomik, kulturor, politik, kombėtar dhe shtetėror, si popuj dhe si shtete tė pavarura nga identiteti kolonial dhe neokolonial i Evropės sė dikurshme.

Natyrisht, as shkenca, as politika e as diplomacia e mirėfillt shqiptare nė Ballkan, nuk kanė arsye qė tė harxhojnė kohėn e ēmuar, duke polemizuar dhe pohuar nė mėnyrė retorike dhe flertuese (sabah e aksham) se identiteti ynė ėshtė me pėrmbajtje evropiane. Fenomenologjia e identitetit evropian tė shqiptarėve nė Ballkan, ėshtė e kontestueshme vetėm nga amalgama serbo-malazeze,maqedone, bullgare dhe greke sllave, si dhe nga aleatėt e tyre tradicionalė, siē ėshtė Rusia, e jo nga shqiptarėt, as nga Shqipėria .

Duhet tė pėrkujtojmė miqtė dhe armiqtė e dikurshėm dhe tė sotshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike se, asnjėra Shqipėri, e personifikuar me rendet shoqėrore tė derisotme (mbretėrore, socialiste) nė asnjė mėnyrė nuk e ka mohuar, as nuk e ka heshtur gjenealogjinė e identitetit evropian tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, shkenca shqiptare, posaēėrisht gjatė periudhės 50-vjeēare tė shtetit socialist (1945-1990) ka dhėnė frytet mė tė suksesshme nė ndriēimin e identit kombėtar shqiptar me bazament tė identitetit evropian, duke filluar nga gjuha (e cila rastėsisht nuk quhet gjuhė indo-evropiane), kultura, historia, qytetėrimi etj. Pra, ēėshtja e identitetit evropian tė shqiptarėve nuk ka qenė e kontestuar, as mohuar as nga politika e Ahmet Zogut, e as nga politika e Enver Hoxhės, tė cilin Ismail Kadare, duke ndėrruar tezat “sipas motit” tė leverdishėm tregtar-ekonomik si “substitut” i lirisė, i demokracisė dhe i integrimeve evropiane, e fajėson pa tė drejtė Enver Hoxhėn, se ai paskėsha mohuar identitetin evropian tė shqiptarėve ngase nė vend tė “marrėveshjes”, ai ka zbatuar “mosmarrėveshjen” me Evropėn...pėrdorimi i fjalės marrėveshje me Evropėn ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra mosmarrėveshja. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.”(Ismail Kadare, Identiteti evropian i shqiptarėve, artikull, i publikuar nė “Liria Kombėtare”, 27.03.2006).
Ky konkluzion i shprehur nė formė flerti politiko-propagandistik pėr t’i “bindur” evropianėt, se shqiptarėt janė mė “evropianė” se evropianėt, nuk ka tė bėjė fare me subjektin e temės pėr ēfarė debaton I. Kadare ngase politika e brendshme , as e jashtme e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės as mbi bazėn doktrinare, as mbi atė praktike, asnjėherė nuk e ka vėnė nė shėnjestėr tė mohimit ose tė kontestimit prejardhjen e identitetit evropian tė shqiptarėve, duke krijuar “mosmarrėveshje” nė vend tė “marrėveshjes” me Evropėn, ashtu siē ėshtė shprehur gabimisht I.Kadare. Natyrisht, gjatė periudhės sė viteve 1945-1990, Shqipėria ka pasur “mosmarrjveshje” ideologjiko-politike me Evropėn, e jo “mosmarrėveshje tė pėrjetshme” tė identitetit evropian tė shqiptarėve, ashtu siē i ka ngatėrruar naivisht dhe me qėllim kėto dy koncepte diametralisht tė ndryshme pėr nga pėrmbajtja e tyre. Mirėpo, pėr “mosmarrėveshjen” politiko-ideologjike me Evropėn gjatė periudhės sė theksuar, nuk ka qenė fajtore gjysmė Shqipėria (50%) e pavarur, por vetė Evropa dhe aleatėt e saj sllavė, tė cilėt e kanė copėtuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė dysh nė favor tė interesave tė tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Kėtė e ka provuar edhe Konferenca e Jaltės (1945), e cila pėr fat tė keq tė shqiptarėve, fatin e Shqipėrisė, e vulosi nėn sferėn ndikuese lindore tė Rusisė, pėrkatėsisht tė Bashkimit Sovjetik. Pas kėtij verdikti tė kobshėm historik nė disfavor tė shqiptarėve, Shqipėria e re socialiste ka qenė e izoluar jo me dėshirėn, as me vullnetin e saj, por me imponimin dhe me diktatin e detyrueshėm tė fuqive tė mėdha evropiane dhe botėrore. Kėtė e di shumė mirė edhe flertuesi Ismail Kadare, por kėtė tė vėrtetė historike e heshtė jo pa qėllim nė favorin e armiqve tradicionalė tė identitetit kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Njė veprim dhe qėndrim i kėtillė nuk ėshtė i moralshėm, as i drejtė nga ana I. Kadares, sepse nuk pėrputhet me historinė e realitetit tė dikurshėm dhe tė sotshėm tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, ēfarė tė bėjmė kur ai nė plan tė parė e ka vėnė “altarin evropian”, kurse identitetin kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė plan terciar. E drejtė personale e tij kjo, por e gabueshme nė kuptimin e interesit tė pėrgjithshėm kombėtar shqiptar.

Duhet ta pėrkujtojmė I. Kadaren se krejtėsisht ka dalė prej temės, qė e trajton ai, me qėllim qė ta shpėrfytyrojė tė vėrtetėn mbi Shqipėrinė socialiste, sepse kuptohet (edhe pas 17 vjetėsh tė ndryshimit tė sistemit politiko-shoqėror nė Shqipėri, nė vend tė reformave demokratike, sundon anarkia dhe mjerimi i pafund i popullit mbi 50% tė papunė, tė varfėr buzė greminės, mbi 1 milion tė shpėrngulur pėr tė gjetur bukė dhe strehė nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės dhe tė botės), koha po kėrkon viktima tė reja pėr “altarin e Evropės” tė Ismail Kadares, jo pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve dhe tė rikthimit tė identitetit tė tyre kombėtar dhe shtetėror nė kuadrin e Shqipėrisė sė ribashkuar etnike. Ja, kjo ėshtė “marrėveshja historike” e regjimeve demokratike-socialiste tė Shqipėrisė (1990-2006) me Evropėn. Ja, ky ėshtė “identiteti evropian” i sotshėm i shqiptarėve, i cili nuk ka asnjė lidhje tė gjenezės historike tė shqiptarėve, por ka karakter politik, ekonomik dhe strategjik, tė shfrytėzimit tė shqiptarėve, pavarėsisht se nė esencė janė me prejardhje tė identitetit evropian.

Sa mė shumė tė shtohen zhurmat e propagandas ditore pėr identitetin evorpian tė shqiptarėve aq mė shumė do tė shtohet dyshimi tek evropianėt dhe tek Evropa se shqiptarėt janė vetėm njė recidiv me bazė tė identitetit evropian, qė i pėrket sė kaluarės historike tė Evropės. Prandaj, nuk kemi nevojė tė shterohemi nė kėtė temė, duke u orvatur qė nė forma tė ndryshme politiko-propagandistike revanshiste pėrbrendashqiptare, ta bindim vetėveten dhe, ta rikujtojmė Evropėn se cili ėshtė identeti ynė, sepse ajo e di mė sė miri gjenealogjinė e shqiptarėve, tė cilėt i pėrkasėn bazės sė saj tė lashtė tė identitetit evroperėndimor. Pra, nė kėtė vėshtrim, nuk ekzison asnjė arsye, qė zhvillojmė “gjimnastika” politiko-propagandistike nė sfondin kombėtar dhe fetar se cili shqiptar ėshtė “ mė papė se papa”, e cili “ mė sulltan se sulltani” (!?) – Kjo “devizė” ėshtė sa komike, aq edhe absurde si pėr Evropėn, ashtu edhe pėr tė tėrė botėn e civilizuar mbase indentiteti kombėtar dhe shtetėror i shqiptarėve nuk ka filluar me shembjen e komunizmit tė Evropės Lindore (1989), as me pėrmbysjen e sistemit tė Shqipėrisė Socialiste mė 1990, por disa shekuj mė parė qysh nga periudha historike e ilirisė.

S’ka dyshim se historia e shekujve tė kaluar ka provuar origjinėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, shqiptarėt dhe Shqipėria Etnike janė tė vjetėr sa edhe Evropa e lashtė dhe e sotme. Nė kėtė kontekst, Evropa, as shqiptarėt nuk kanė asnjė mosmarrėveshje, sepse vetė historiografia, shkenca dhe shkencėtarėt (historianė, antropologė, gjeografė, gjeologė, gjuhėtarė, etnologė, paleoantropologet..., etj.) e Evropės (bile, mė shumė, edhe se sa vetė shkenca e derisotme shqiptare) kanė dėshmuar me shekuj se shqiptarėt i pėrkasin identitetit evropian me bazė ilire, jo kursesi me “bazė helene” siē ka dėshmuar alabanologu Milan Shufflai nė studimin e tij “ Serbėt dhe shqiptarėt”, Tiranė, 2002. Vepra e M. Shufflait pėr origjinėn e shqiptarėve kursesi nuk mund tė quhet “vepėr monumentale”, ashtu siē e quan Ismail Kadare, sepse pikėrisht nė kėtė vepėr, M. Shufflai shqiptarėt i pasqyron hiq mė pak se “njė simbiozė helenike-serbe”. Kjo ėshtė e meta kryesore e “veprės monumentale” tė M.Shuflait, tė cilėn, mjerisht shkrimtari ynė i shquar Ismail Kadare ende nuk e paska ndeshur nė brendinė e saj (!)

Pėr ta bindur I. Kadaren dhe bashkėmendimtarėt e tij se vepra e M. Shufflait nuk ėshtė monumentale nė kuptimin e prerė dhe objektiv tė ndriēimit tė historisė sė prejardhjes sė identitetit tė shqiptarėrve dhe tė Shqipėrisė nė Gadishullin Ballkanik, po japim kėto argumente: “ nė kohėn e Perandorisė Romake vjen deri te pakėsimi i ngadalshėm, por i vijueshėm i popullsisė ilirie, gati donte tė gatuante tokėn e vėrshimit sllav; na paraqet popullsinė shqiptare shumė tė pėrzierė me elemente tė huaj, si nė Shqipėrinė Veriore si nė atė Jugore. {Ndėr shekjuut XIV-XV} gjithkund popullsia ishte e pėrzier me qytetarė tė vjetėr romakė e me qytetarė tė rinj sllavė e shqiptarėt. Sipas Shufflait fiset shqiptare tė sotshme nuk rrjedhin nga ilirėt, pse thotė se pushtimi romak shkatėrroi fiset e para ilire... e nė kohėt e turbullta e tė errta tė dyndjes sė popujve u bėnė ndėrmjet Matit e Vjosės formimet e reja e tė fuqishme tė fiseve, tė cilat duke marrė parasysh formimet e para ilire, qenė formime tė dyta. Fillimi i shumė fiseve tė sotme shqiptare daton qysh prej shekujve XIV dhe XV, prandaj fiset e tashme janė formime e shtresa tė treta!!!”(Citat i cituar nė “Tė Drejtat e Shqipėrisė Etnike”, Tiranė, 2001, f.71).

Dua tė ritheksoj se, (pavarėsisht nga qėllimet dhe tendencat e politikės ditore tė Ismail Kadares dhe bashkėmendimtarėve e bashkėmbėshtetėsve tė tij nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar) nuk ėshtė nė rrezik, as i nėpėrkėmbur nė asnjė mėnyrė “identiteti fetar”, as “identiteti evropian i shqiptarėve”, por identiteti kombėtar shqiptar dhe i Shqipėrisė Etnike, i cili, me gjithė prejardhjen e tij evropiane, edhe sot nė fillimshekullin XXI(viti 2006) po rrezikohet nga vetė Evropa e Bashkuar, e cila me draftet e saj proserbe, pėrkatėsisht prosllave, po iu kanoset shqiptarėve se nuk mund tė ketė rikthim, as ribashkim tė tyre brenda kufijve historikė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike(!)

Pra, logjikisht, realisht dhe moralisht kjo ėshtė tema parėsore me tė cilėn duhet tė preokupohet pėrjetėsisht Ismail Kadare dhe tė gjithė shqiptarėt akademikėt e tjerė shqiptarė, tė cilėt ia duan tė mirėn kombit dhe atdheut tė vet shqiptar. Si Kadarea, ashtu edhe evropianėt e tjerė shqiptarė, duhet ta kenė tė qartė (pavarėsisht nga gjeneza evropiane) se interesi dhe dashuria e shqiptarėve pėr Evropėn, do ta arrijnė shkallėn e duhur kulminante, vetėm atėherė, pasi Evropa, t’ua ketė njohur tė drejtat e tyre legjitime historike si njė komb dhe shtet i vetėm nė Ballkan, ashtu siē i ka njohur kombet dhe shtetet e tjera nė Ballkan (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria etj.). Ndryshe, po qe se shqiptarėt dhe gjysmė Shqipėria etnike mbetet koloni serbosllave (prapė me bekimin e Bashkimit Evropian, duke mos lejuar ndryshimin e kufijve kolonialė nė Ballkan) edhe nė shekullin XXI, atėherė, “identiteti evropian i shqiptarėve”, i trajtuar sipas autorit Ismail Kadare, nuk ka kurrfarė rėndėsie, as peshe aktuale pėr qenien kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve nė Ballkan./ 03 04 2006

===============================================
Me duket se cdo koment tjeter eshte i teperte .

zoguizi
27.05.2006, 22:23:00
KRUSHQIT NĖ SHTĖPINĖ PUBLIKE


Kasėm Trebeshina


Kapitulli i Parė

Njė zhurmė e madhe pėr tė mbuluar njė turp

Kufoma e Ismail Kadaresė po kalon nė disa shtete tė Europės e pėrcjellė me tamtamet e disa pushtetarėve shqiptarė zelltarė tė realizimit socialist dhe e mbėshtetur me tė hollat e nxjerra nga lėkurat e shqiptarėve mė tė varfėr. Megjithatė edhe njė zhurmė kaq e madhe edhe mali i ngritur me tė holla duket nuk po mjaftojnė pėr tė mbuluar turpet dhe krimet e Kadaresė!… Dhe ka shumė tė ngjarė qė pėr njė gjė tė tillė tė ishin tė vetėdijshėm qė nė fillim zyrtarėt e lartė komunistė, vetė Kadareja dhe disa francezė qė besojnė akoma se, po ta mbajnė gojėn hapur, mund t’iu bjenė dardhat e pjekura drejt dhe nė gurmaz!…
Por si nisi gurguleja?!…
Duket Kadarenė e thirrėn andej lart nga Komiteti Qėndror dhe ai nisi tė shkruante disa artikuj qė mė vonė do ta klasifikonin si disident!… Puna herė-herė dukej sikur shkonte mirė, por kishte edhe raste qė dyshimet pėr punėn e tij mahiseshin aq shumė, sa mund tė vidhisej e gjithė ngrehina kadareane si tė mos kishte qėnė kurrė!
Atėherė ai vendosi tė vepronte ndryshe!…
E gjeti atė kuturisje vetė, apo ia shtinė nė vesh tė tjerė, kjo nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe! Puna ėshtė se qė nga gjysma e dytė e vitit 1990 Kadareja filloi tė shkruante hapur, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, kundėr tė burgosurve politikė tė periudhės hoxhiane. Qė njė gjė e atillė ndodhi nė Shqipėri nuk ēudit as edhe hunjėt e gardhit, por qė ajo tė ndodhte nė Kosovė nuk kishte ndonjė arsye pėr tė qėnė dhe nuk mund tė kuptohet as edhe tashi… Ose mė mirė, tashi mund tė shpjegohet me logjikėn e klaneve qė prodhon klima dhe mikroklima shqiptare.
Kosovarit qė kėrkon tė verifikojė njė gjė tė tillė do t’i rekomandoja tė lexonte gazetėn “Rilindja” 6 dhjetor 1993, pėr takimin me Ismail Kadarenė nė Bernė. Kurse shqiptarin nga Shqipėria e Konferencės sė Londrės do ta ftoja tė lexonte “Ftesė nė studio” tė Ismail Kadaresė tė botuar dhe tė pėrcjellė me zhurmė.
Pėr francezin e urtė rruga do tė ishte akoma mė e shkurtėr: atij do t’i mjaftonte tė lexonte “Nėndorin” e janarit 1990.
Kuptohet, nė Muzeun e Falsiteteve Shqiptare duhej tė hynte edhe disidenca tipike shqiptare qė profesorė tė ndryshėm do ta shpjegonin me ‘ambivalencė’, me ‘hiatus’, me ‘eterodosi’, me kamaleonizėm heroik… Dhe tė gjitha kėto, pėr studonjėsit e mėsipėrm, kishin sjellė atė demokraci qė kishte lindur nė zyrat e Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme tė periudhės hoxhiane.
E ēuditėshme, zotrinj!… Hedhin njė cinxami nė peshoren e madhe dhe pastaj bėrrtasin, ulėrijnė gjer nė kupė tė qiellit pėr t’iu mbushur mėndjen tė tjerėve se peshorja lėvizi!… Dhe kur binden se njerėzit largohen me mosbesim dhe qesėndi, e shtyjnė kufomėn e qelbur tutje tėhu nėpėr disa vende tė Europės duke i hedhur parfume nga mė tė ndryshmet!…
Kur adhuronjėsit e Kadaresė gjejnė me se tė merren dhe mundohen tė nxjerrin ndonjė pėrfitim pėr veten e ture, politikanėt e parėndėsishėm kėtu edhe atje mundohen ta vendosin herė pas here nė vitrinat e partive tė tyre atė qė ka mbetur nga kufoma e kėngėtarit hoxhian duke u kujdesur qė ta mbyllin shumė mirė… Dhe njeriu i thjeshtė nuk arrin tė kuptojė pse bėhen tė gjitha kėto pėrpjekje tė mėdha kur loja e ndyrė nuk vlen as parfumet qė paguan populli shqiptar qė era e qelbur tė mos ndihet nė Europė. Aty kėtu dėgjon ndonjė shkrimtar qė, pėr tė shetitur me tren gratis pėrmes kontinentit tonė, thotė pa asnjė mėdyshje se erėn e qelbur tė Kadaresė e pėlqejnė shumė nė Europė!…
Gjer nė ēfarė pike mund tė jetė e vėrtetė kjo?

Kapitulli i Dytė
Pėrrallat me Luftėn e Trojės

Njė njeri qė aty mė parė sillej rreth oborrit tė Enver Hoxhės dhe nganjėherė hynte nė tė pėr tė kėnduar ndonjė kėngė tė lehtė regjistruar nė vėllimet hoxhiane, e ka krahasuar luftėn e Kosovės me luftėn e Trojės!…
Domosdo!… Atij i duhet krahasimi pėr tė ndihmuar ēėshtjen e mikut tė tij qė po qelbet mbi tokė!…
Sikur ky menestrel komunist ta bėnte njė gjė tė tillė me ndėrgjegje tė plotė, nuk do tė duhej tė merreshin me tė!… Mirėpo, duke pasur bindjen se akoma vuan e digjet nga kujtimet e dashurisė sė parė, ka tė ngjarė se duhet t’i thuhet tė mos e kėrkojė krahasimin me Luftėn e Trojės!… Do tė ishte mė mirė pėr tė sikur tė kujtohej se Europa e tanishme ėshtė aq e paaftė dhe e lodhur sa ishte edhe Greqija e Lashtė pas Luftėrave tė Peleponezit!… Se sot nė botė ka vetėm njė Superfuqi gjithnjė nė rritje dhe kjo Superfuqi mund tė krahasohet vetėm me Romėn e Lashtė pas Luftės sė Dytė Punike!…
Menestreli komunist dhe tė gjithė shokėt e tij duhet tė heqin dorė nga prrofkat politike dhe nga pėrsheshi politiko- letrar me Luftėra Trojash e tjerė e tjera!… Mė mirė le tė kujtojnė pėrrallėn e La Fontenit pėr bretkosėn qė donte tė bėhej sa kau duke pirė ujė!… Nė vėnd qė tė merren me prrofkat pėr Luftėra Trojash, mė mirė le tė mundohen tė kuptojnė pse disa fuqi europiane donin tė krijonin nė Shqipėri njė Havel tė vogėl tė mbėshtetur nga disa intelektualė si ministra, mė lart ose mė poshtė!…
Nė vėndet e prapambetura njė njeri qė ka pasur mundėsinė tė arsimohet shikohet si intelektual, pėr tė mos thėnė si gjysėmperėndi!… Dhe atyre fuqive europiane aq iu duhej!… Se me anė tė atij njeriu, tė mbėshtetur nga njė grup shqytarėsh dhe sherbetorėsh, ato fuqi do tė kishin njė ndikim tė drejtėpėrdrejtė, ose tė tėrthortė, nė jetėn e vėndit!… Me anė tė atij njeriu ato fuqi jo vetėm qė do tė ndikonin nė zgjedhjen e ndonjė deputeti tė rėndėsishėm, por mund tė arrinin edhe gjer te ēfarė duhej tė bėnte Presidenti i Republikės!…
Llogari tė bėra jo keq. Por… Kėtu puna ngeci dhe tė hollat e papaguara dolėn mangut!… Se populli shqiptar i fundit tė shekullit ishte i arsimuar!… Nuk ishte si nė fillim tė shekullit!… Dhe njė popull i arsimuar nuk mund t’i respektonte sa i kėrkohej as Ismail Kadarenė dhe as shqytarėt dhe sherbetorėt e tij!…
Kur pėr ata andej jashtė u bė e qartė njė gjė e tillė, vendosėn tė luanin me kartėn e letėrsisė tė ngarkuar me disidencė dhe mė pas lojėn e vazhduan duke e kthyer nė disidencė tė ngarkuar me letėrsi!… Dhe punėt u shtytėn mė tej me… Jo me ēmime Gonkur por me ēmime Nobel!… Se, domosdo, ėshtė gjithmonė mė mirė kur tė hollat i paguajnė tė tjerėt!
Njė punė e nisur nė kėtė mėnyrė kėshtu edhe do tė pėrfundonte!… Me kėta njerėz, ose edhe me tė tjerėt si kėta!… Ajo qė e ngatėrron studonjėsin joshqiptar qėndron nė faktin se pse Kadareja dhe jo njė tjetėr u zgjodh nga francezėt pėr ta tundur kėmborėn!…
Duket njė gjė e ngatėrruar, por nuk ėshtė aq sa duket po ta marrim problemim lidhur me studentin me moral tė dyshimtė, me Enver Hoxhėn, qė shkoi nė Francė dhe nuk pa asnjė nga universitetet e saj!…

VAZHDON

zoguizi
27.05.2006, 22:52:00
Kapitulli i Tretė

Kėrcimi lart me shkop dhe pa shkop

… Dhe studenti me moral tė dyshimtė, Enver Hoxha, u bė diktatori i Shqipėrisė… Dhe Franca nxitoi tė ishte shteti i parė perėndimor qė e njohur pushtetin e tij!… Njė gjė e tillė ishte tėrthorazi njė mbėshtetje tejet e fuqishme pėr shtytjen mė tej tė punėve tė Enver Hoxhės!… Sigurisht kaq nuk ishte e mjaftueshme pėr tė, por duke pėrfituar nga ngjarjet historike qė u krijuan pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfituar nga pėrmbytja klanore e politikės shqiptare dhe sidomos nga servilizmi shqiptar i ngulitur nė shekuj, ai arriti hap pas hapi tė bėnte ato qė bėri dhe ta shkatėrronte ‘Shqipėrinė e tij’ ashtu si e shkatėrroi!… Pėrfundimet janė fare nė shesh!… Franca, duke qėnė vazhdimisht e pranishme, i ka parė gjėrat mė mirė se shtetet e tjera europiane!… Pėr rrjedhojė dinte t’i zgjidhte mė mirė kadarenjtė qė prisnin tė punėsoheshin nė pazarin e saj!
Kur ishte Enver Hoxha gjallė nė Shqipėri, zelltarėt e tij trumbetonin me mburrje se nė pikėpamje teknologjike Shqipėria kishte se ēfarė tė mėsonte nga vėndet e zhvilluara perėndimore, kurse nė ideologji Vėndi i Shqiponjave ishte i pari dhe i vetmi nė botė dhe tė gjithė duhej tė vinin pėr tė mėsuar shkencėn e revolucionit nė Shkollėn e Partisė nė Tiranė!… Domosdo, shoku Enver nuk do tė shkonte vetė qė tė mbante leksione nė atė shkollė!… Atje do tė shkonin disa instruktorė qė, edhe pse do t’i mbanin nė mėnyrė tė shkėlqyer leksionet, pėrsėri do tė mbeteshin qė do tė mbeteshin instruktorė… Edhe pse fjala e tyre, pėr rrjedhojė, do tė ishte mė e pėrparuara nė botė!…
Mirėpo, duke u shtytur pėrpara nė kohė, puna po bėhej gjithnjė edhe mė e vėshtirė dhe, pėr ta nxjerrė nė bregun qė nuk dukej, duhej tė gjendeshin disa instruktorė mė tė mirė. Kėshtu, nė vitet gjashtėdhjetė nevoja nxori te disa shkrimtarė qė sollėn nė Shqipėri njė futurizėm italian tė rusifikuar.
Ishin me tė vėrtetė tė zotėt ata lloj shkrimtarėsh!… Se ata i kėndonin betonit dhe asfaltit, i kėndonin shkatėrrimit tė blerimit dhe hymnizonin shtyllat e ēelikta tė tensionit tė lartė!… Pale pėr shqiponjat qė fluturonin… Sigurisht nė lartėsi!…
Punė me tė vėrtetė tė lavdishme dhe Enver Hoxha nuk kishte pse tė mos mbetej i kėnaqur!…Me tė vėrtetė qė ata shkrimtarėt e viteve gjashtėdhjetė vidhnin disa nga format e mallkuara tė shkrimtarėve perėndimorė, por me ēfarė shkathtėsie!… Dhe me ēfarė loj zelli mosmirėnjohės i mallkonin pasi iu vidhnin format!… Dhe me ēfarė mjeshtėrie socialkomuniste e mbėshtesnin punėn ideologjike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, gjė qė nuk e bėnte dot as Zėri i Popullit!…
Por si arriti Enver Hoxha gjer te letėrsia e viteve gjashtėdhjetė?
Mė kujtohet, gjatė procesit tė parė 1953-1954, nė burg erdhėn emisarėt nga Ministria e Punėve tė Brėndėshme dhe mė propozuan qė tė heshtja dhe partia, si shpėrblim, do tė mė pėrkthente dhe do tė mė botonte nė tė gjithė botėn.
Kuptohet, nuk pranova!… Por ky fakt tregon se Enver Hoxha e kishte pėrvetėsuar shumė mirė mėsimin e sovjektikėve rreth pėrkthimeve nė gjuhė tė huaja tė tė pėrkėdhelurve, ose tė atyre qė i duheshin dhe nė vitet pesėdhjetė mė konsideronte edhe mua si njė kandidat tė pėrshtatshėm pasi isha dalluar nė mėnyrė tė ēuditėshme nė mes tė shkrimtarėve tė tjerė. Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj suksesi i arritur nga unė t’i ketė prishur punė njė tjetri!… Por fjala nuk ėshtė pėr kėtė!… Fakti i mėsipėrm tregon se Enver Hoxhės i duhej njė shkrimtar i njohur jashtė… Dhe ai shkrimtar duhej tė ishte nga tė rinjtė, tė njihej me pėlqimin e tij dhe tė ishte mirėnjohės ndaj diktatorit!… Se tė vjetėrit e njihnin praktikėn europiano-perėndimore dhe nuk i besonin gjer nė fund pėrrallat sovjetike!
Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė Enver Hoxha e vendosi qė tė bėnte zgjedhjen pėrfundimtare: njeriu i zgjedhur duhej tė kėrcente mė lart se tė tjerėt me shkop dhe pa shkop!… Sigurisht do tė kishte nga nėnbishtja shtytjen e saktė dhe tė fshehtė tė Enver Hoxhės!… Njė gisht pėrposh qė tė ngrihej sipėr… Dhe tė hollat do t’i paguante populli shqiptar!

Kapitulli i Katėrt
Njė kopje nė shkallė mė tė vogėl

Diktatori nga Gjirokastra e njihte shumė mirė servilizmin shqiptar dhe ishte plotėsisht i vetėdijshėm se pa Miladin Popoviēin nuk do tė kishte arritur kurrė aty ku arriti. Nė kuptimin hoxhian zvarritja duke ndjekur hijen e njė tjetri ishte njė meritė shumė e madhe. Prandaj Enver Hoxha i zgjidhte me kujdes zvarranikėt qė do tė krijonin pafundėsisht figurėn e tij. Pėrpara se tė vendoste pėr zgjedhjen, ai siguronte materiale nga mė komprometonjėset pėr jetėn e tė zgjedhurit dhe, pas vendimit, grumbullonte edhe njė numur tė domosdoshėm gomarėsh qė i duhesh pėr dru dhe pėr ujė!
Duke u nisur nga kritere tė tilla, diktatori nuk e patė tė vėshtirė qė tė gjente njeriun qė i duhej nė vitet gjashtėdhjetė.
Dikujt qė niset nga vlerėsime tė pastra letrare mund t’i duket zgjedhja e Enver Hoxhės si njė rastėsi!… Se nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė u shquan, secili sipas mėnyrės sė tij, tre shkrimtarė… Dhe ata dihen kush ishin! Mirėpo zgjedhja nuk mund tė binte mbi Fatos Arapin, se ishte tepėr personal nė krijimtarinė e tij… Nuk mund tė binte as mbi Dritėro Agollin, se ai i merte tepėr seriozisht tė gjitha gjėrat!… Pėr mė tepėr qė tė dy nuk ishin nga Gjirokastra!… Eshtė e qartė se i vetmi qė mund tė krijonte pafundėsisht figurėn e Enver Hoxhės, i vetmi qė mund tė ndiqte me pėruljen e njė skllavi plenumet e partisė hoxhiane, ishte Ismail Kadareja!
Ta quash Ismail Kadarenė zvarranik ėshtė pak! Ta quash eklektik ėshtė shumė!… Se Ismail Kadaresė, megjithėse mundohej ta mbante tė fshehtė, i bėnin hije edhe tė vdekurit!… Enver Hoxha, me shkathtėsinė e tij tė ēuditėshme, kėtė gjė e kuptoi qė me tė parėn!… Dhe njė njeriu qė i bėnin hije tė vdekurit, tė gjallėt i kishin ardhur nė majė tė hundės!… Pastaj Ismail Kadaresė-nxėnės i ishte thyer nota nė sjellje pėr njė “budallallėk”!… Po, po!… Nuk mund tė gjendej njė njeri mė i bindur se Ismail Kadareja!…
Kėshtu u krijua njė dyshe e re dhe kėsaj here tė dy njerėzit ishin nga Gjirokastra!… Enveri do tė luante rolin e Miladin Popoviēit, duke i vėnė tjetrit dorėn poshtė pėr ta ngritur lart, kurse Ismaili, si nė Pėrrallat Arabe, nė ndjekje tė hijes sė udhėheqėsit, do tė transformohej herė nė kulpėr rreth trupit hoxhian, duke u munduar tė ngjitej sa mė lart nė sy tė bashkėshokėve, kurse herė tė tjera do tė kthehej nė kameleont pėr t’i gabuar dhe pėr t’i gėlltitur tė gjitha ata qė mund t’i bėnin hije nė mendimet e tija tė sėmura!
E tillė ishte gjėndja dhe mė kot tashti hidhen e pėrdridhen pushtetarėt paskomunistė pėr tė vėrtetuar disidencėn e fshehtė tė Kadaresė!… Gėnjejnė veten edhe profesorėt pushakė duke u munduar tė gjejnė nė fall “alternativat” kadareane!… Gėnjen veten me qėndrime “paqėsore” edhe ndonjė miku im si Mehmet Myftiu qė tė kujton “mirėsinė” e sekretarėve hoxhianė tė rretheve!… Tė zhgėnjyer gjer ku nuk thuhet do tė mbeten edhe adhuronjėsit e tij pas njė mundimi tė gjatė pėr ta paraqitur kameleonizmin heroizėm!… Kėtyre njerėzve unė dua t’iu kujtoj vetėm 7 korrikun 1978 kur, fill pas prishjes pėrfundimtare me kinezėt, emisarėt e Tiranės u shpėrndanė nė kryeqytet e disa vėnde tė botės!… Tė gjithė e dinė emrin e “disidentit” qė u dėrgua nė Paris me materialet propagandistike tė P P Sh.
Historia ėshtė e bukur se pėrpara shtyhen ngjarjet me ata qė luajnė nė to dhe mė pas vijnė tė tjerėt qė i shkruajnė. Diktatori nuk i ndryshon dot ato qė kanė ndodhur. Por duke qėnė se kėtu nuk e kemi fjalėn pėr Historinė e Shqipėrisė nė vitet gjashtėdhjetė, nuk mbetet veē tė themi se tė dy njerėzit nga Gjirokastra ishin bėrė pėr njėri tjetrin dhe do tė shkelnin nė faqet e historisė sė tyre tė baltosur dhe gjakosur tė dy bashkė!
Kėshtu u krijua kopja e saktė e Enver Hoxhės, sigurisht nė shkallė shumė mė tė zvogėluar!… Dhe Enveri i vogėl do tė vazhdonte t’i shkruante prrallat historike nė disa variante… Sipas urdhėrave dhe interesave tė partive tė ndryshme, sipas diktatit tė njerėzve nė pushtet brėnda dhe jashtė!… Edhe tashti Kadareja po vazhdon t’i shkruajė veprat e tija nė disa variante: me demokratėt si disident, kurse me socialistėt i hedh alkoolit pas ujė qė tė dalė pas mė i lehtė nė tė pirė!… Kujtoni Fluturimin e shtėrgut!…
Edhe bujqit, edhe shėrbėtorėt e Kadaresė po mundohen ta shtyjnė pafundėsisht komedinė qė ka mbaruar prej kohėsh!…

VAZHDON

zoguizi
27.05.2006, 23:16:00
Kapitulli i Gjashtė
Kritika zvarriset pas shqytarit nga Gjirokastra

Realizmi socialist, qė nė lindje asmatik, e ka pasur gjithnjė dhe kudo jetėn tė vėshtirė, por mė tė padurueshme e ka pasur nė Shqipėri… Dhe dihet pse!
Autorėt e kėsaj shkolle, tė lindur nė skllavėri, kanė kaluar gati nė tė gjithė rrathėt e poshtėrimit njerėzor, prej kontrollit tė dhjetra cenzorėve tė padeklaruar dhe gjer tė metoda e punimit kolektiv.
Megjithatė, mė tė pėrkėdhelurit nė mes tė atyre autorėve, pa pyetur pėr ligjet ndėrkombėtare tė autorėsisė, pėrktheheshin gratis nė gjuhė tė ndryshme nga vetė shtetet komuniste dhe autorėt e pėrkthyer gėzonin privilegjet feudale qė iu siguronte socializmi real. Nė kėto privilegje poshtėruese nė kuptim tė dyfishtė hynte edhe e drejta e denoncimit pėr burgosjen dhe zhdukjen e rivalėve tė shkrimtarėves mė tė zellshėm tė realizmit asmatik socialist.
Kėtė gjė jo se nuk e kishin kuptuar me kohė ata nga Kosova, por, tė sėmurė nga dashuria idilike pėr Enver Hoxhėn, bėnin sikur nuk e vinin re dhe shtynin mė tej provincializmin e tyre drejt njė pėrsheshi modernist dhe shtiheshin sikur nuk dinin gjė pėr fyerjet qė shqytari Kadare nga Gjirokastra hidhte pa kursyer kundėr shumė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė dhe, nė masė akoma mė tė madhe, kundėr shkrimtarėve mė nė zė botėrorė tė Shekullit tė Njėzetė!…
Mirėpo, me pėrmbysjen e socializmit real si sistem botėror, si pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ashtu edhe pėr Kosovėn, erdhi ora e provės sė madhe!… Dhe, kur mbytet anija, mijtė lėvizin tė parėt pėr tė shpėtuar!…
Dihet kush ia mbathi nė atė kohė!… Megjithatė duhej gjetur ēasti edhe pėr tė sharė, edhe pėr tė mburrur!… Dhe feudalėt e vegjėl tė kohės sė kaluar social-komuniste sikur u ndanė pakėz nė mendimet e tyre! Bujqit e Shqipėrisė sė trembėdhjetės e kishin si tepėr tė shtrenjtė tė kaluarėn dhe nuk iu bėnte zėmra qė t’i flaknin qershitė e ndytura!… Kurse provincialo-modernistėt nga Kosova e ndanė mėndjen qė t’i flaknin qershitė e pabėra, ndėrsa tė tjerat i quajtėn tė paflliqura!… Dhe shpallė pa mėdyshje se dokumentat tė mirėfillta ishin vetėm artikujt qė ishin botuar nė shtypin e censuarar tė Enver Hoxhės!… Pėr studjonjėsit kosovarė veprat e pabotuara nuk ekzistonin dhe nuk mund tė studjoheshin!
Nė kėtė mėnyrė lindi, brenda dhe jashtė Shqipėrisė sė trembėdhjetės dhe Kosovės, ‘studimi biblografik’ i mbushur me Kadare dhe me ca pakė shkrimtarė hedhur nė librat e Historisė sė Letėrsisė Shqipe nė formė turshish.
Kėshtu lindėn nė Shqipėrinė e trembėdhjetės dhe nė Kosovė trimat e letėrsisė dhe nderet e turpet!… Dhe patrullat e reparteve tė propagandės komuniste nxitonin tė zbulonin kundėrshtarėt e pėrhershėm tė realizmit socialist dhe merrnin nga ata intervista qė nuk do tė botoheshin kurrė!… Kurse mendimet e atyre kundėrshtarėve i jepnin, sipas nevojės, tė kthyer dhe tė pėrkthyer nė mėnyrėn mė poshtėronjėse!…
Dhe pasi i kryen kėto punė nė pėrputhje tė plotė me stilin feudal lapurak shqiptar, trimat e letėrsisė sė realizmit socialist u ndjenė mė tė sigurtė dhe kujtuan se mund tė preheshin bukur mire nė hijen e shqytit tė Kadaresė!…
Mendim i bukur dhe kalorės tė atillė e meritonin atė prehje!… Por ē’e do!… Shqytari nga Gjirokastra dridhej e pėrdridhej sipas urdhėresave qė merrte dhe shkonte tė mblidhte qindarkat nėpėr vėnde tė ndryshme tė Europės… Dhe ndonjėherė delte nė televizionin shqiptar pėr tė ēbėrė ato qė kishte bėrė, pėr tė deklaruar se s’kishte marrė honorare dhe pėr tė shpallur se nuk e donte ēmimin Nobel!
Tė gjitha kėto ishin shumė tė bukura, por nė tė njėjtėn kohė tė gjitha kėto po i ngatėrronin keq kritikėn e pėrdhunuar social-komuniste!… Kurse letėrsia e pėrbuzur po lundronte e sigurtė nėpėr Oqeanin e Artit drejt tė ardhmes sido qė tė vinte!

Kapitulli i Shtatė
Qershitė e flliqura dhe qershitė e pabėra

Nuk ka asnjė rėndėsi kush qe i pari qė hodhi mendimin pėr ndarjen e qershive tė flliqura nga ato tė pabėra!… Edhe sikur tė ketė qėnė kėtejas, edhe sikur tė ketė qėnė pėrtejas i lindur dhe i rritur atje dhe pa shkelur kurrė nė Shqipėrinė e trembėdhjetės, puna nuk ndryshon.
Megjithatė duhet pranuar se shqiptarit kėtejas nuk do t’i bėnte zėmra qė t’i ndante mė dysh shkrimtarėt e Enver Hoxhės!… Tė linte nė njėrėn anė shoferat me kurse tė shkurtuara dhe nė anėn tjetėr tė mėdhenjtė, sidomos nderi i turpit tė kombit!…
Mirėpo ata pėrtejasit e bėnė zemrėn gur dhe e ndanė realizmin socialist nė dy pjesė… Bajraktarėt e letėrsisė nuk ishin tė realizmit socialist, se kishin ambivalencė, disidencė…
Disidencė?!… Po, more, po!… Nė fund tė fundit, qė disidenca tė mos mbetej e fyer, do t’i jepej edhe asaj njė vėnd andej nga fundi i sallės!… Do t’i jepej edhe Fishtės njė dekoratė pune, nga qė dikur, nė rinis, kishte ēarė disa dru plepi!…
Dhe puna u duk se u mbyll nė mėnyrė tė pėrsosur duke i lėnė bagėtitė aq sa ishin dhe ujqit tė ngopur!…
Sigurisht shpikėsit e kėsaj teorie shkonin me shpresė se, pasi tė hidhnin hendekun, do tė ktheheshin sėrish pėr tė njėsuar nė mėnyrėn mė revolucionare realizmin socialist hoxhian!
Mendime tejet tė mrekullishme, por qė nuk dhanė asnjė pėrfundim tė saktė!… Se nuk mund tė ndahen shoferėt romancierė nga spiunėt romancierė!… Se qė tė dy palėt kėrcėnonin njėri-tjetrin dhe Enver Hoxha flinte i qetė pa e ndėrruar krahun!…
Si i bėhej punės?!… Pėrsėri njerėzit e zgjuar kėtejas dhe pėrtejas e gjetėn zgjidhjen!… Realizmi social-komuniste le tė mbetej ashtu siē ishte dhe tė gjitha gjėrat le tė binin mbi kritikėn letrare! Ai, Dhimtri i Simon Shuteriqit, me Koēo Bihikun dhe me disa tė tjerė e kishin tė gjithė fajin… Se kishin kritikuar, diku mė lart dhe diku mė poshtė, Ismail Kadarenė!… Mė vonė u kujtuan se kritika kishte fyer edhe Konicėn bashkė me disa shkrimtarė tė vdekur tė tjerė, qė tė gjithė tė rėndėsishėm!…
Bre, bre, bre!… Ēfarė paskeshin bėrė ata kritikė!… Dhe e gjithė ajo punė e keqe dokumentohej nė librat shkollore tė nxitura dhe tė kontrolluara me jo mė pas se shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė mėnyra nga udhėheqja e lartė!…
Kuptohet, ata e kanė bėrė njė punė shumė tė keqe qė nuk mund tė lejohet as nga ndėrgjegja njerėzore dhe as nga dinjiteti shkencor!… Por mė thoni, zotrinj, alternativat qė shkruani ju tashi a janė tė ndėrgjegjėshme dhe a kanė ndonjė fije dinjiteti shkencor?!… A kishte ndėrgjegje njerėzore dhe dinjitet artistik shkrimtari kur e mernin me benc pėr tė shkruar ‘dimrat e mėdhenj’ dhe kur i vinin pėrpara vėllimin e 19-tė tė veprave tė Enver Hoxhės?!… Apo dinjitetin dhe ndėrgjegjen e tij kishin ku i fusnin kur ai lloj shkrimtari fyente ndyras Prustin, Xhojsin, Kafkėn dhe shumė tė tjerė qė nuk i kishin faj?!…
Mos tregoni prralla, zotrinj!… Dhe mos u pėrdridhni si gjarpėri i varė nė tė perėnduar tė diellit!…
Ju nuk kishit asnjė nevojė qė tė dėgjonit deklaratėn qė bėri ish shefi i Sigurimit tė Shtetit nė gjyq! Ju i kishit vetė shkrimet e Kadaresė qė dėshmonin katėrcipėrisht ato qė tha ish-zyrtari i larė!… Por kėty hyn ajo ēėshtja e epokės qė duhet patjetėr ta pėrfaqsoni ju, dikur pa mjekrra dhe tashti me mjekrra!… Duket e keni fituar kėtė tė drejtė nga mjekrrat qė keni lėnė!… Sikur mjekrrat, duke qėnė se Enver Hoxha nuk ju lejonte qė t’i mbanit, tashti janė kthyer nė njė dėshmi demokratizimi!…
Del pyetja, a janė me tė vėrtetė pėrfaqėsonjės tė epokės sundimtarėt qė kanė mbushur jetėn e vėndit tė tyre me krime tė pashėmbullta? A mund tė flitet pėr njė njeri si pėrfaqėsonjės epoke kur ai hyn nė qymezin e pulave dhe i lė gratė dhe kalamajtė pa asnjė vezė?!… Dhe shqiptarėt e dinė se nė qymezin e pulave nuk ka guxuar tė hyjė as edhe njė okupator

Kapitulli i Tetė
Dokumenta dhe ‘dokumenta’

Shkrimtarėt dhe studjuesit e kėtejėm e pranuan censurėn enveriste me njė ndjenjė tė dyfishtė. Nga njėra anė nuk iu vinte mirė qė i censuronin, kurse nga ana tjetėr lumturoheshin se Enver Hoxha, me anė tė censurės, zhdukte rivalėt e tyre. Kėshtu shkrimtarėt dhe studjuesite kėtejėm jo vetėm u mėsuan me censurėn, por u shtynė mė tek duke e pranuar vetėcensurimin me njė kėnaqėsi tejet tė madhe.
Ndryshe ishin punėt me pėrtejasit. Ata gėzonin njė lloj lirije dhe mirėqėnijeje mė tė madhe nė anėn tjetėr dhe kėrkonin akoma mė shumė duke u mbėshtetur nė njė nacionalizėm karafilash nė Atdheun Mėmė dhe harronin se ashtu po dėmtoheshin tė dyja palėt.
Nuk ishte puna pėr tė mbajtur, apo pėr tė mos mbajtur mjekrra!… E keqja vinte nga ndryshimi nė mirėqėnie dhe nga ai i llojit tė lirisė pėr t’u shprehur. Modernizmi provincial nuk do tė sillte asnjė tė keqe, se, nė fund tė fundit, do tė kalohej pa dhėmbje historike dhe do tė sillte diēka mė tė qėndruarshme. E keqja mė e madhe pėr njė popull qėndron te mungesa e lirisė dhe e pavarėsisė… Dhe e keqja njė letėrsie i vjen nga censura dhe nga vetėcensurimi!…
Duke qėnė punėt kėshtu, historia pėr Kosovėn po rridhte nė mėnyrė tė pandalėshme brėnda brigjeve tė saj tė natyrėshme. Por nuk mund tė thuhej njė gjė e tillė edhe pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ku varfėria u zvarrit nėpėr qytete dhe fshatra, gjersa arriti tė pushtonte edhe qymezet e pulave!… Prandaj pikėrisht nė kėtė kohė unė pėrsėrita me tė madhe rrezikun qė vinte nga pabarazia nė mirėqėnie dhe nė fusha tė tjera dhe qė po copėtonte nė mėnyrė tė pandalėshme gjithė botėn shqiptare!… tė gjitha kėto do t’i lexoni nė procesin tim gjyqėsor tė 1980-tės.
Zotrinjve pėrtejas qė kėrkojnė vėrtetime pėr gjėra tė tilla do t’iu thosha tė shikonin shkrimet e shkrimtarėve kundėr meje si dhe proceset gjyqėsore!… Apo mos vallė zotrinjtė pushakė nuk pėrfillin dokumentat gjyqėsore?!…
Mbaj mėnd nė burgun e Ballshit m’u zėmruan keq miqt e mi nga qė iu thash se nė botė kishte vetėm njė supėrfuqi. Kjo ka ndodhur mė 1982. Atėherė iu thash se nuk do tė kishte forca paralele nė botė dhe as revolucion botėror komunist!… Se Shqipėria duhej t’i mbante sytė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės!…
Zotrinj pėrtejas!… A mos doni edhe pėr kėtė njė dokument?!… A mos doni ndonjė dokument pėr atė shkrimin te “Kėmbėkryq tė rrapi i fshatit” ku, mė 1990, ju thosha se liria do t’ju vinte nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?!…
Kuptohet!… Dokumenta tė tillė ju nuk do t’i pranoni!… Si skllevėr qė jeni, mund tė pranoni pėr tė vėrteta vetėm ato qė shkruheshin nė shtypin hoxhian!… Ju nuk mund tė pranoni se nga fundi i viteve pesėdhjetė njė grup historianėsh tė rinj iu pėrveshėn punės qė ta rishikonin periudhėn e pavarėsisė dhe figurėn e Haxhi Qamilit, por ndėrhynė nga lart dhe i bėnė qė tė heshtin!… Ju nuk doni tė dini qė nė Universitetin e Tiranės dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve kishte njerėz qė mendonin tė shkruanin njė monografi pėr Gjergj Fishtėn, monografi qė u ndalua po ashtu nga udhėheqja e lartėsishme komuniste!… Ju nuk doni tė dini qė Dhimitėr Simon Shuteriqi hidhej nė drejtim tė reabilitimit tė Fishtės dhe pastaj tėrhiqej!… Ju nuk doni tė dini se, mė 1953, pasi mbaroi njė nga mbledhjet e lidhjes me zhurmė dhe sharje nga mė tė rėndat, Dhimitėr Simon Shuteriqi psherėtin thellė dhe tha me zė tė mbytur:
-Tė gjitha kėto ndodhin nga qė nuk kemi kėtu Nolin dhe tė tjerėt!
Del pyetja:
-A e donin Nolin Ismail Kadareja dhe tė tjerėt?!…
Enver Hoxha i dinte mirė punėt e tija. Fuste tė ziheshin tė vjetėrit me tė rinjtė, ‘modernėt’ me ‘klasikėt’, qė nė fund ai vetė tė ndėrhynte dhe tė deklaronte se tė vjetėrit dhe tė rinjtė partia i donte njėlloj dhe qė tė gjithė bashkė bėnin punėn e partisė.
Ja ēfarė dokumentash vlerėsohen nga pushakėt si tė vėrteta!…
Dhe e gjithė kjo ėshtė lavdia e viteve gjashtėdhjetė e dokumentuar nga shtypi hoxhian dhe e mbushur me luftė klasash, me shqiponja qė fluturonin lart, me zhdukjen e blerimit, me uzina tė zhurmėshme qė shkonin gjer nė ato pėr remontin e sonetave!… Me nacionalizėm primitiv, me denoncime pėr Dhora Lekėn, Bilal Xhaferrin dhe shumė tė tjerė… Se nė vitet gjashtėdhjetė lavdi tė tilla nuk kanė tė mbaruar!… Dhe nuk kishin tė mbaruar as fyerjet pėr popujt e tjerė!…
Mbajini, zotrinj pushakė, dokumentat tuaja dhe shtyhuni me to nėpėr Europė ku, sė bashku me disa ambasadorė, mundohuni tė gėnjeni ndonjė profesor universiteti, se politikanėt europianė e gėnjejnė vetė veten!
Kėshtu, me siguri, do tė siguroni edhe diēka pėr kuletėn!…

VAZHDON

zoguizi
27.05.2006, 23:21:00
Kapitulli i Nėntė
Edhe njė herė pėr kritikėn letrare

Popuj tė ndryshėm, sipas nisjes historike, kanė treguar prirje tė dalluarshme nė mes tyre.
Izraelitėt janė vėrtitur mė shumė nė mes tokės dhe tė qiellit, kurse grekėt e lashtė u pėrpoqėn tė zbulonin ēdo gjė!… Romakėt u munduarn tė pėrsosnin ligjshmėrinė… Vėndet e Ulta anuan mė shumė nga artet figurative… Dhe kėshtu me radhė!… Secili popull e ka pasur mė tė lehtė tė pinte ujė qė delta nga toka ku ishte vendosur pėrgjithmonė!…
Populli shqiptar, nga sa del prej dokumentave historikė, ėshtė marrė fillimisht mė shumė me prralla dhe mė vonė edhe me letėrsi. Ndofta nga qė u argėtua pakėz si shumė duke treguar prralla nė pasdarkat e ‘netėve tė mėdha dhe tė vogla’, nė festat e besimeve tė ndryshme sipas feve qė ndėrronte… Dhe nuk e gjeti dot kohėn qė tė merrej me kritikėn letrare dhe me mendimin pėr botėn dhe qiellin. Prandaj edhe sot e kėtė ditė nė Shqipėrinė e kėtejme dhe tė pėrtejme dalin profesorė pushakė qė shesin pėrēartjen e tyre pėr kritikė letrare.
Por a do ta vlente qė tė pėrmendeshin kėto gjėra?!… Them se po!… Se populli shqiptar nuk e ka vendosur tė dėgjojė pėrfundimisht dėrdėllitjet e rrakatakeve dhe tė kritikėve tė tyre!…Prandaj nuk do tė ishte keq sikur tė fillonin tė fliteshin fjalėt e para mbi kėtė temė.
Dihet qė nga kohėt e lashta se mė parė punohet, mbillet, korret, shihet nė lėmė dhe mė pas vjen mulliri pėr tė bluar drithin. Kėshtu ndodh edhe nė letėrsi! Krijimtaria paraprin, mė pas vijnė studjuesit dhe mendimtarėt qė zbėrthejnė veprat dhe nxjerrin ligjmėritė e krijimit duke u shtytur mė tej nė paraqitjen e gjinive dhe tė vlerave.
Tė gjithė profesorushėt pushakė njė gjė tė tillė e dinė shumė mirė, por, pėr arsye kadareane, bėjnė sikur nuk e dinė dhe nxjerrin si pėrfundim se shkrimtarėt e shquar, shkrimtarėt e mėdhenj dhe kėshtu me radhė nuk ishin tė realizmit socialist!…
Njė shaka shumė e trashė!… Zotrinj, atėhere kush ishte i realizmit socialist?!… Shoferat?!… Mos ishin artikujt bajatė me polemikė gazetash social-komuniste?!… Apo ishin ata njerėz qė kėrkonin tė reabilitonin Fishtėn duke tentuar tė shkruanin edhe njė monografi pėr tė?!…
Pėr kėta lloj profesorushėt pushakė, sipas urdhėzimeve tė partisė mėmė, kritika letrare i parapriu krijimtarisė letrare duke e ndriēuar dhe pasuruar ideologjikisht atė lloj krimjimtarie. Pėr kėtė lloj profesorushėsh pushakė Ismail Kadareja ėshtė shkėputur nga realizmi socialist nga qė ka sharė tom mė top gjithė letėrsinė shqipe dhe botėrore! Ka sharė nė mėnyrėn mė tė ndyrė Fishtėn, Konicėn, Nolin, Koliqin… Ka sharė edhe shumė tė tjerė!… Dhe tė gjithė kėta tė sharė duhen dėnuar…
Pse?!
Se i ka sharė Kadareja!… Dhe Kadareja, sipas Mehmet Myftiut, ėshtė njė artist i brishtė!… Dhe kujt iu bė vonė pėr njė gjė tė tillė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė sharė tė gjithė botėn?!… Pėr tė marrė nėpėr kėmbė njerėz tė pambrojtur si Janulla dhe shumė tė tjerė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė bėrė spiunllėket qė ka bėrė Kadareja?!…
Pėr njerėz si Agim Vinca me shokė Ismail Kadareja ėshtė disident dhe kaluar disidenti, se ka denoncuar tė gjithė shokėt e tij tė Sigurimit tė Shtetit dhe, pasi ka kryer njė punė tė tillė shumė tė lavdėrueshme, ka ngulur mirė tė dy kėmbėt nė oborrin e Enver Hoxhės dhe ka lėshuar mallimit kundėr Prustit, Xhojsit, Kafkės… Dhe tė gjitha kėto mrekullira i ka paguar populli shqiptar… Megjithėse oborrin e Hoxhės e kishte tė tijin!…
De, more, de!… Nga Gjirokastra dhe sa bukur dinte dhe di tė shajė!… Tashi sikur dridhet pakėz, po atėherė… Bre, bre, bre!… Si i lėshonte bubullimat kundėr Biblės, gjithnjė nė vazhdėn e Enver Hoxhės!… Sikur ngjallej Marksi vetė kur trumbetonte nė mėnyrė tė madhėrishme revolucionin komunist dhe luftėn e klasave!…
Tashti mė thoni, zotrinj, pėr kėtė lloj disidence tė Kadaresė keni grumbulluar gjithė harbutėrinė tuaj duke valėvitur me zhurmė dokumentat e botuara nė shtypin hoxhian?!… Pėr kėtė lloj disidence i bini mė qafė Dhimitėr Simon Shuteriqit dhe gjithė tė tjerėve?!…
Ndofta ppr tė gjitha kėto do tė mund tė pėrgjigjej Mehmet Myftiu! Le tė provojė!…
Zotrinj!… Po tė mendoheshit, qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm, tė gjitha do tė mund tė ndryshoheshin… Dhe pėr mirė!…

Kapitulli i Dhjetė
Mesia dhe vunderkindėt

Por ju nuk u menduat!… Se, duke i shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė diktatorit nga Gjirokastra, harruat qė njė njėsi matjeje, me ēfarė metode qė tė caktohej, do tė ishte njė gjė e mirė!… Se ashtu njerėzimi do tė dėmtohej mė pas dhe do tė prėfitonte mė shumė nė marrėdhėniet jetėsore!… Ashtu si ishit mėsuar ji me njėsitė matėse qė diktatori i ndėrronte sipas rastit, nuk mund tė mendoheshit!…
Diktatori nga Gjirokastra, pėr rreth gjysėm shekulli, e shkatėrroi gjithė botėn shqiptare tė shkallmuar dhe la vetėm vete dhe rrotull pak njerėz qė nuk i bėnin hije. Nga ji tė gjithė u pranua pas asnjė kusht qė Hoxha dhe partia solėn dritėn, historinė, gjeografinė, letėrsinė… Edhe ujin e pakėt e solli ai dhe partia e tij! Tė gjitha lindėn me tė dhe vetėm nė njė datė!…
Dhe ku kujtonit se prrallat komuniste do tė ishin tė pėrjetėshme! Prandaj duronit me ngazėllim kur hidhte njė fjalė pėr tė burgosurit, kur ju fuste qė tė guduliseshit lehtazi tė rinj dhe tė vjetėr… Kur pėrkėdhelte hapur disa romancierė shoferė, qė romancierėt e rėndėsishėm spiunė ta kuptonin ku e kishin vėndin!…
Jetuat me tė vėrtetė kohė tė bukura dhe u trishtuat ca si shumė kur ato kohė perėnduan pėrfundimisht!… Ndaj nė ēastet e para u hutuat aq shumė, sa i flliqėt mbarė e prapė qershitė qė kishin mbetur.
Mirėpo, fill pas hutimit tė parė dhe dėshpėrimit duket tė kotė, filloi tė bėhej e qartė pėr ju se, me mjete tė tjera, mund t’i mbanit mė gjatė lavdinė dhe qelepiret!… Se andej nga Europa dinin shumė gjėra, por ndyrėsirat tuaja nuk i kishin njohur akoma!… Dhe u vutė me njė zell tė patregueshėm qė epoka e lavdisė tuaj tė flliqur tė mos vidhisej kurrė!… Shqipėrinė e shtytėt gjer ku nuk mund tė shtyhej… E bėtė vėndin e mrekullirave!… Nė vėndin e shqiponjave vunderkindėt nuk kishin tė mbaruar!… Dhe, kryesorja, pasi i thatė Enver Hoxhės qė tė kolovitej pėrkohėsisht nė dhomėn tjetėr, ku mund tė pinte me qetėsi cigarėt e tij tė zgjedhur, nė murin kryesor tė Shtėpisė Publike vutė portretin e shqytarit tė tij!…
Punė tė bukura sa mė nuk bėhet!… Ndaj tė gjitha ditėt e vitit tashti shėnohen me emrin e shenjtorit tė vetėm!… Dhe ju, me daulle dhe borie, po shtyni tutje britmat tuaja!… Onufri ishte njė parakadarean!… Kadareja po niste Luftėn e Trojės!… Gjeniu i letrave dhe i kartonit!… Mbreti i letėrsisė shqipe…
Gjėra shumė tė ndyra!… Po tė jenė tė vėrteta tė gjitha ato qė trumbetoni, ēfarė kombi ėshtė ky?!…
Megjithatė, po qe se dikush ju paguan pėr tė tilla gjėra, punėt i keni nė vijė dhe me tė hollat qė siguroni ashtu mundohuni ta shtyni jetėn sa mė gjatė dhe sa mė mirė!… Por artin harrojeni!… Pėr tė mirėn e kuletės tuaj!… Se vunderkindėt nuk mund t’i takosh, edhe sikur me magji tė futėsh nė tė njėjtin kosh disa shekuj bashkė!… Mocarti adhurohet se ėshtė njė i vetėm dhe mund tė delte nė vėndin e muzikės qė quhet Austri!… Kurse nė letėrsi nuk do tė takosh asnjė vunderkind, edhe sikur me njė mrekulli tė kishte fatin tė bashkoje disa dhjetra mijė vite!… Se letėrsia dhe filozofia janė shumė tė vėshtira pėr tė gjithė llojet e fėmijėve, qofshin ata tė ministrave, ose edhe mė lart!… Po, po!… Qoftė edhe mė poshtė!… Filozofia me letėrsinė, nga qė nisen nė drejtim tė arsyes me anė tė arsyetimit, kėrkojnė njė moshė disi tė pjekur nė jetėn e njeriut. Nė filozofi puna ėshtė shumė e vėshtirė se shkohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė te arsyeja e pastėr duke u mbėshtetur nė arsyetimin e pastėr. Mund qė nė letėrsi gjėrat tė paraqiten mė tė lehta, se shkrimtari shkon te arsyeja e flliqur me anė tė arsyetimit tė flliqur tė personazheve… Por ndryshimi ėshtė shumė i vogėl!…
Si?!… Akoma shpreson te vunderkindėt nė letėrsi?!… Duket qė i je futur tepėr seriozisht punės kadareane… Dhe i pafsh tė mirėn nė tė holla!… Po qe se je i vendosur fort pėr njė gjė tė tillė, atėherė mos i hidh parfume kufomės sė Kadaresė, lėre tė qelbet mirė e gjithė Europa! Ndofta ashtu do tė binden ata profesorėt jashtė se nė Shqipėri nuk ka letėrsi… Nuk ka as teatėr!… Ashtu Kadareja do tė mbetet i vetmi shkrimtar nga Vėndi i Shqiponjave dhe, qė tė mos prishet fare, ata europianėt do tė gjejnė ndonjė parfum shumė tė fortė dhe do t’ia hedhin!…
Kush e di?!… Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj parfumi europian tė bėjė tė mundur qė Enver Hoxha tė shfaqet pėrsėri nė dhomėn e parė dhe t’i pijė cigaret me duhanin e zgjedhur partizani para dashamirėsve tė tij!… Atėherė edhe ju tė gjithė do tė mund tė flisni shkoqur pėr disidencat tuaja dhe mund ta vlerėsoni pėrsėri letėrsinė me mjete jo letrare. Padyshim, po t’i puthni kėmbėt, do ta keni edhe bekimin e Mesisė tuaj!

VAZHDON

zoguizi
27.05.2006, 23:27:00
Kapitulli i Njėmbėdhjetė
Gjithēka fillon te fjala dhe mbaron po aty

Edhe pse shenjat janė se Shqipėria nuk jeton dot pa rrakataket e panaireve, edhe pse Shqipėria vazhdon njėlloj tė mos i kurseje tė hollat pėr parfumet hedhur mbi kufomat e qelbura, edhe pse frika nga kadarenjtė akoma nuk ka vdekur nė Shqipėri, pėrsėri nuk do tė ishte keq sikur t’iu kujtohej shqiptarėve ai Shekulli i Katėrmbėdhjetė!…
Po, po!… Duhet t’iu kujtohet ai shekull… Dhe ata t’ia pėrsėrisin pafund njėri tjetrit qė nė atė shekull pėr herė tė parė hynė nė faqet e historisė si njerėz qė nuk donin tė kishin nė administratė tė tyren!… Tė gjitha ato qė kishin bėrė mė parė i kishte mbuluar pluhuri i historisė, kurse ftesa e tė huajve pėr tė nxjerrė priftėrinjtė nga burgjet ku i kishin futur vetė vėllezėrit shqiptarė nuk mund tė mbulohej mė nga asnjė lloj pluhuri!…
Shekulli tjetėr ėshtė i mbushur me prralla tė bukura qė mund tė lexohen me ėndje pas njė darke tė mirė dhe duke pirė verė tė vjetėr! Kurse te Shekulli i Gjashtėmbėdhjetė duhet tė pėrqendrohet seriozisht e gjithė vėmėndja e shqiptarėve!… Se nė atė shekull, me ėndėn e patokut, disa priftėrinj shqiptarė shkruan gjuhėn shqipe, hodhėn bazat e letėrsisė shqipe dhe siguruan pėrfundimisht cilėt kishin qėnė shqiptarėt, cilėt ishin dhe cilėt duhej tė bėheshin!… Nuk duhen harruar as ata fshatarėt shqiptarė nė jugė dhe nė veri qė, me kryengritjet e tyre gjatė dy shekujve tė fundit i bėnė tė dashura pėr njerėzit e vėndit tė tyre fjalėt Shqipėri dhe shqiptar!…
Nuk duhen harruar kėngėt qė kėndoi populli shqiptar pėr jetėn dhe luftėn e tij nė dy shekujt e fundit!… Populli shqiptar nuk duhet tė harrojė as autorėt shqiptarė qė, krahas kėngėve tė popullit, shkruan veprat e tyre duke i dhėnė gjuhės shqipe njė lakueshmėri tė mahnitėshme… Aq sa sot ēdo lloj rrakatakeje dhe nxėnės shkolle mund tė bėjė letėrsi sipas dėshirės para dhe pas tė ngrėnit dhe duke u hequr si vunderkind!
Tė hedhėsh poshtė gjithė historinė e Shqipėrisė pėr njė gjysėm shekulli tė dyshimtė dhe pėr njė Mesia tė rremė ėshtė krim! Tė hedhėsh posht gjithė Letėrsinė Shqipe pėr njė Rrakatake qė nuk i vlen parfumet ėshtė ēmėnduri!…
Ndofta ju keni vendosur qė ta prishni Shqipėrinė!…
E keni kot!… Se nuk ju lėnė Fuqitė e Mėdha qė ta prishni… Dhe pėr shkakun e vetėm se ėshtė shėnuar nė hartė!…
Kaq!… Dhe mblidheni mėndjen!… Se Gjon Buzuku e nisi me fjalėn dhe po aty do tė mbarojnė tė gjitha!

Kasėm Trebeshina
Ankara, 23.07.1999

kreksi
28.05.2006, 02:16:00
Po te analizojmi hapat e Qosjes qe ndoqi nene regjimin e okupuesit serbė, kjo del se serbet e paskan ditur fare mire se e kan Qosjen si pike mbeshtetje, si nje Antidote kunder Kdares i cili tenton t'iu japi shkolle e mesime shqiptarve duke i orjentuar kah europa...
Pra tani e kuptuam se si ky kolosi i vonuar i ka shpetuar pushtuesit te eger serbe ne mes te prishtines, pa there ne kembe ....
Serbet e menēur kane ditur diēka....se po te ishte aqe i rrezikshem e shpetimtare i kombit se besoje se do dilte si kimja prej tlynit...

emiri
28.05.2006, 15:13:00
kreksi afishoj me 2006-05-28 02:16 :
Po te analizojmi hapat e Qosjes qe ndoqi nene regjimin e okupuesit serbė, kjo del se serbet e paskan ditur fare mire se e kan Qosjen si pike mbeshtetje, si nje Antidote kunder Kdares i cili tenton t'iu japi shkolle e mesime shqiptarve duke i orjentuar kah europa...
Pra tani e kuptuam se si ky kolosi i vonuar i ka shpetuar pushtuesit te eger serbe ne mes te prishtines, pa there ne kembe ....
Serbet e menēur kane ditur diēka....se po te ishte aqe i rrezikshem e shpetimtare i kombit se besoje se do dilte si kimja prej tlynit...
===============================================


Tung kreksi!
PO i "madhi " kadare , si i shpetoje ky regjimit te Enver hoxhes , mbi 30 vite te veprimtarise se tij i kaloje duke e ngiture portretin e xhaxit ,pasi qe ra regjimi ne shqiperi pasuan sharjet ,edhe bariu e ka marre vesh se qfare fiskulltura ka bere kadare, mosni ju lutem keni parasysh se cka plasoni ketu se ndodhe qe miliona shqipetare t'i lexojne shkrimet e juaja .

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: emiri mė 2006-05-28 15:20 ]</font>

Lui
28.05.2006, 15:19:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
kreksi afishoj me 2006-05-28 02:16 :
Po te analizojmi hapat e Qosjes qe ndoqi nene regjimin e okupuesit serbė, kjo del se serbet e paskan ditur fare mire se e kan Qosjen si pike mbeshtetje, si nje Antidote kunder Kdares i cili tenton t'iu japi shkolle e mesime shqiptarve duke i orjentuar kah europa...
Pra tani e kuptuam se si ky kolosi i vonuar i ka shpetuar pushtuesit te eger serbe ne mes te prishtines, pa there ne kembe ....
Serbet e menēur kane ditur diēka....se po te ishte aqe i rrezikshem e shpetimtare i kombit se besoje se do dilte si kimja prej tlynit...
</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

kreksi ėshtė njė demagog, qė ndoshta as vet nuk din gjė pėr pėrkatėsinė e vet.
prandaj mos ia zini pėr t' madhe ēka llomotitė apo dėrdellisė ky qatip i ambasadave jugosllave!

Tifozi
28.05.2006, 16:15:00
-Shqipetaret ata gjarperinje vllangrenes, te filloshe keshtu eshte shume e veshtire, por shekulli pis dhe i rrembuar nuk te le rruge tjeter apo shteg te hapur nga do te kaloje pa i pergjakure kembet neper gjakune e thikave qe kemi ngriture per njeri tjetrine...


-i instrumentalizuar si kurr ndonjeher me pare nje "kolos i fjales shqipe" Ismail kadare ka bere orvatjet dhe perplaset e tija te fundite per te zhbere e peshtyre mbi te kaluaren e dhimbshme Shqipetare

dy njerze te "medhenje" te Historis tone te re dhe te dhimbshme kadare dhe qosja ne vend se te bejne projkete dhe krijime per te idealizuar rinin drejt nje bashkimi te tokes arberore, ne vend se per te nxjerru strategji te perbashketa ata kane zgjedhure rrugen per te mohuar e neperkembure njeri tjetrin..

-Qosja ka qene fanar dhe drite tregues i Liris Shqipetare me veprat e tija ai ka qene frymezimi i vertet i idealite te Lirise qe eshte bartura nga lufta Ilegale qe nga 81-shi e deri te Lufta e fundit e UCK-se nje motivim te pamohushem tek keta breza ka qene vepra e madhe e Rexhep Qosjes...

-Kadare ne anen tjeter eshte nje kalores dhe mjesheter i artit te shkruar por vepra e tij humbe peshen sepse ai i nderron kemishat shpesh dhe behet apo lehte instrumentalizohet nga politikat ditore e deri te rreshqitja ne tradheti kombetare, Kadare i fyen Shqipetaret Mysliman Rilindasit e rralle e te shquar si Naim Frasherin e ca te tjere duke ngritur flamurin e zi te Kryqezimit dhe te luftes nder fetare ai lavderone Romen ndersa hedh gur mbi ordotokdin kristiane dhe myslimanizmin Shqipetare, duke lavderuar per se shumti identitetin evropian ai ngul dhe nje here thika ne shpirtin shqipetare pahezituar fare,
ndersa vetem para ca muaj ai deklaronte se Shqipetaret me mire e kishin ne Perandorin Osmane se ne Evropen e sotme se ne Perandorin Osmane ata ishine te lire te veprojn e te shkojne nga donin, Ndersa ne Evropen e sotme ata per te dal ne Itali mbyten ne dete duke ikur si skllever pa te drejte vize...

-Vetem mbrenda nje intervali kohore prej 7 a 8 muajve Kadare lepin ate cfare ka pshtyer dhe per te gjithe ata qe percjellin shkrimin e tij ky njeri humbe vleren real Kombetare
Kadares ne pleqeri ndoshta i ka shkue mendja te behet kryqezati shqipetar apo jesuzi i ri, por mendoj se do te kete pak perkrahes...

-edhe Kadareja duhet te ndrroje emrin nga Ismail te beje fare Kristiani apo fare koqo topi se me kete do tiu rriteshin shume shanset per cmimin nobel...



Selam

zoguizi
28.05.2006, 18:49:00
ISMAIL KADARE PĖRBINDĖSH NĖ LETĖRSINĖ SHQIPTARE

Ali Eltari / Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit

“Ėshtė mė mirė t’i meritoni nderet dhe tė mos i gėzoni, sesa t’i gėzoni dhe tė mos i meritoni”.
Mark Tuen
________


Ende fėmijė ėndėrroja tė botoja njė roman. Por fati mė hodhi, si i thonė, degė mė degė. Ndonėse kam shkruar dy, ende nuk kam arritur tė botojė asnjė. Nė vitet e para tė rinisė shėrbeva mėsues nė fshatra tė ndryshme, ku nuk gjeja vend pėr tė zhvilluar prirjet e mija. E vetmja mėnyrė ishte tė futesha nė ndonjė klasė, ku nuk mė gjente njeri dhe shkruaja fshehurazi. Por nuk isha aspak i kėnaqur nga fantazia ime. Atėherė, askush nuk dinte pėr ėndėrrimet e mija. Njė ditė Bilal Xhaferri mė gjeti duke shkruar dhe lexoi njė pjesėz nga tregimi. Ai kishte botuar tregimin “Ringjallja” dhe fituar ēmim tė parė, nė njė konkurs kombėtar. Si e lexoi mė tha:

-Kam shumė shokė qė shkruajnė. Ti dallon nga tė tjerėt.
Tė them tė drejtėn nuk i vura shumė rėndėsi fjalėve tė tij dhe pėrreth disa vjet, qė takoheshim me tė, asnjėherė nuk folėm pėr aftėsitė e mija artistike.
Mbas pak vjetėsh, shkova ushtar. Prej andej dėrgova ca reportazhe nga jeta e ushtrisė, nė gazetėn “Luftėtari”. Ato u botuan, shumica nė faqe tė parė dhe me gėrma tė mėdha. Kėshtu, kur u ktheva nga ushtria, mendova tė filloj punė si gazetar, ndaj trokita nė zyrat e Radio- Tiranės. Ata mė angazhuan nė rubrikėn “Muziko- letrare”. Mė jepnin disa tema qė ishte shumė vėshtirė tė konceptoheshin, ndaj nuk qullosa diēka tė bukur. Nė kushte tė atilla mendova tė mbėshtetesha nė krijimtarinė e poetėve mė tė mirė shqiptarė. Atė kohė emrin mė tė madh e kishte Ismail Kadareja. Pata mendimin se duke pėrfituar nga aftėsitė e tij do ta kaloja provėn me sukses. Mora vjersha tė ndryshme tė kėtij autori, por asgjėkundi nuk u inkurajova. Pėrkundrazi, ato mė krijuan mendimin se ishin krijimtaritė e para, ndaj kėrkoja vjersha tė tjera. Edhe nė to gjeja tė njėjtat vlera. Teksa lexoja vargjet e tij vija re se imitonte Majakovskin. Ky, Ismail Kadareja, kishte marrė daullen e poetit rus, atė daulle qė autori i binte shumė fort pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve, dhe i binte. Pėr fat tė keq shkrimtari ynė nuk kishte atė aftėsi pėr t’i hutuar dhe trullosur lexuesit, siē bėnte rusi. Poezia e tij kishte shumė zhurmė pėr asgjė. Duke mos njohur si duhet prapaskenėn e kohės mendova se kėtė njeri e ngre nė qiell Enver Hoxha vetėm e vetėm se ishte nga qyteti i tij dhe e mbylla gojėn.
Kaluan vite. Unė vazhdoja tė punoja nė heshtje e fshehtas edhe nga njerėzit e familjes sime. Lexoja dhe shkruaja me dėshirėn pėr t’u bėrė njė ditė shkimtarė i shquar. Nga librat e shumtė lexova edhe ”Lamtumirė armė” tė Ernest Heminguej. Atė kohė flisnin pėr njė vepėr tė madhe tė Ismail Kadaresė, pėr romanin “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Kur lexova atė dukej hapur qė ky, nė kėtė libėr, kopjonte Heminguejin. Dhe ndjeva tė njejtėn gjė si dhe pėr poezitė. Te ky njeri vura re njeriun pa ndjenja, kėshtu qė u binda pėrfundimisht se nuk mund tė bėnte vepra tė arrira artistike. Dhe, sipas mendjes sime, koha e ka vėrtetuar kėtė gjė.
Ismail Kadareja bėri numėr pa fund romanesh, njeri mė “madhor” se tjetri. Dhe me tė gjitha ato, pa pėrjashtim, u realizuan filma astistikė. Por… Filmat “I teti nė bronz” dhe “Njeriu me top” tė Dritėro Agollit janė shfaqur aq shumė sa u janė mėrzitur spektatorėve, ndėrsa filmat e realizuar nga romanet e Ismail Kadaresė, nuk janė shfaqur kurrė dy herė. Arsyeja? Nuk ka nevoja pėr koment… “Simpatizantėt” e Kadaresė ia vinin fajin regjisorėve, por ata ishin mė tė mirėt e kohės dhe kishin arritur suksese tė mėdha nė filmat e tjerė. Madje kur u shfaq filmi “Pėrse bien kėto daulle”, tė realizuar sipas njė romani tė Kadaresė, ngaqė atė kohė pati pak liberalizėm, nisėn kritikat ndaj filmit. Njė person, pėr atė film, mė tha:
-Shigjetat i drejtohen ekranit, por ato godisin Ismail Kadarenė, qė ndodhet pas.
Dhe vėrtetė. Tė gjithė ata persona qė kritikuan filmin nuk botuan mė. Asnjėherė nuk mėsova asgjė pėr kritikėt e guximshėm, qė u fikėn pėrfundimisht, vetėm se nuk i pėlqyen Kadaresė.
Isha nxėnės nė shkollėn e mesme kur u botua novela “Vajza me vėth tė kuq” nga Gazmend Kongoli (kėrkoj ndjesė nėse nuk e kam shkruajtur drejt emrin e atij shkrimtarit aq tė dashur pėr rininė e asaj kohe, mbasi nga ajo kohė nuk e kam hasur mė). Libri u prit me kėnaqėsi dhe kaloi dorė mė dorė. Vėshtirė se mund tė ketė mbetur i ri apo e re pa e lexuar. Ky shkrimtar nuk botoj mė libra tė rinj. E njejta gjė ndodhi edhe me Reshat Nepravishtėn. Po kėshtu edhe me shumė shkrimtarė tė tjerė tė talentuar. Kush duhet tė ishte shkaku? Vėshtirė ta gjeja me mend, por duke u nisur nga ato qė ndodhėn me mua, mendoj se kėtyre krijuesve iu mbyllėn dyert e botimit dhe u shuan ose, dhe mė keq, u dėnuan, pėr tė vetmin “faj”, se patėn sukses nė kohėn e tyre.
Atėherė, ndodhi diēka qė mė ka tronditur. Bilal Xhaferri kishte dėrguar pėr shtyp njė vėllim me vjersha, qė i kishte titulluar “Filizat e kuqe”. Libri u botua, por nuk doli nė shitje. Atė kohė ishte 500 vjetori i vdekjes sė Skėnderbeut dhe Balil Xhaferri dėrgoi nė konkurs romanin “Krasna Kraus”. Libri, siē dėgjova tė flitej, “Tronditi shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, megjitatė nuk u fut pėr konkurs. Atė kohė Luan Qafėzezi e lavdėroi Bilalin para njė grupi njerėzish. Kėtė ia thashė atij, por ai m’a priti:
-Nuk i merr kush pėr bazė mendimet e Luanit. Janė tė tjerė ata qė mė pengojnė…
Cilėt qenė ata “tė tjerė” qė e pengonin? Nuk e mėsova kurrė. Megjithatė, pas ca kohe dėgjova pėr njė ngjarje, qė nuk mund tė mbetej pa lėnė mbresa tek unė.
Ismail Kadareja, nė numrin pafund tė romaneve qė botonte, ishte edhe ajo pėr klasėn punėtore. Nė mos gaboj, quhej “Dasma”. Thonė se u shtyp nė 100 000 kopje. Mesa duket, iu dha “me dėshirė” klasės punėtore, pėr “t’ja rritur krenarinė ”. U quajt romani mė i madh jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nga mė tė mėdhenjtė e botės. Dhe nisėn fanfarat t’i ngrejnė hymne kėtij “gjeniu” tė botės. Kulmin e arriti te takimi nė Pallatin e Madh tė Kulturės Tiranė. Atje u mblodhėn tė gjithė ata qė i thurrnin hymne.
Mbledhjen e drejtoi Fadil Paērami, atėherė, Sekretar i Tiranės pėr Kulturėn. Ai e orientoi takimin pėr ngritjen e asaj vepre nė shkallėn mė tė lartė tė letėrsisė botėrore. Kuptohet, fjalėmarrėsit nuk lanė bombė pa hedhur, qė kumbimi tė arrijė nė qiellin e lavdisė sė kėtij shkrimtari, qė do tė trondiste botėn me aftėsitė e tij tė paarritshme. Ndėrmjet turmės sė egzaltuar e mori fjalėn edhe Bilal Xhaferri. Tė pranishmit, qė kishin admiruar kėtė shkrimtarė nga klasa punėtore e qė atė kohė punonte pėr ndreqje rrugėsh, e mbajtėn frymėn pezull tė dėgjonin fjalimin e tij. Por, ndėrsa deri atė kohė u thanė fjalėt mė llamburitėse pėr romanin, pėrkundrazi, Bilali nisi tė tregojė se nga njėra faqe deri te tjetra Ismail Kadareja kishte kopjuar kėtė dhe atė shkrimtar tė madh. Dhe nėse do ta kishin lėnė tė mbaronte deri nė fund ai do tė kishte zbuluar se Ismaili “i ndritshėm ” na kishte kopjuar nė vetėm njė roman tė gjithė shkrimtarėt, qė kishte lexuar deri atėherė. Por uturima oshėtitėse e Partisė, me zėrin gjėmėmadh tė Paēramit, e detyroi tė heshtė Bilal Xhaferrin. Ai iu drejtua sallės dhe tha:
-E dini kush ėshtė ky? Ėshtė biri i armikut tė Popullit, tė cilin e vramė ne!…
Unė e dija se i ati i Bilal Xhaferrit, kushėriri i afėrt i rektorit tė parė tė Universitetit tė parė tė Turqisė, Hoxha Tahsimit, ishte njė nga luftėtarėt e lirisė nė mbrojtje tė jetės sė ēamėrve tė pafajshėm, qė u vranė dhe u dėbuan nga vendi i tyre, prej shovinistėve grekė. Nga ato fjalė, qė dolėn nė zėmėrim e sipėr prej Fadil Paēramit, mėsojmė se qeveria komuniste, pėr tė marrė dhe mbajtur pushtetin, nuk tradhėtoi vetėm kosovarėt, por edhe ēamėt. Ishin kėto arsye pėrse vite mė vonė, pas vrasjes sė babait patriot tė Bilal Xhaferrit, do tė dėnoshin ashpėr edhe krerė tė tjerė ēamė, qė kishin arritur nė disa shkallė nė shtetin e asaj kohe, duke i dhėnė goditje edhe tėrė popullatės ēame, qė jetonte si refugjate te vėllezrit e tyre te gjakut shqiptarė.
Nė atė kohė nė sallė u krijua njė mjedis mbytės. Gjendja ishte bėrė e rėndė pėr Bilalin, drejt tė cilit ishin pėrqėndruar sytė e tė gjithėve. Fadil Paēami dhe Ismail Kadareja menduan se do ta humbte toruan. Sidomos kur Fadil Paērami sokolliti:
-Dil jashtė!
Bilali Xhaferri qėndrojė pėr njė hop aty, si njė shkėmb i palėvizshėm. Pastaj hapi gojėn dhe tha:
-Ismail Kadareja ėshtė kaposh i pėrkėdhelur.- Dhe doli qetė nga salla.
Mbledhja vazhdoi, por fanfarat ishin zbehur. Ndėrsa Bilali, pas disa vjetėsh, iku nė Amerikė ku nxori revistėn “Krahu i shqiponjės”, nė mbrojtje tė Ēamėrisė.
Aty nga viti 1968 botova librin “Udhėtime imagjinare”, tė pėrkthyer nga anglishtja, me tė cilėn fėmijtė mėsonin me gjuhė tė thjeshtė koncepte tė sakta pėr gjeografinė. Mbas kėsaj, fillova punė nė revistėn pėr fėmijė “Pionieri” me kryeredaktorin e nderuar Bekim Gaēe. Ajo ishte koha mė e lumtur e jetės sime. Punova atje me shumė kėnaqėsi. Pėr t’i bėrė mė tė kuptueshme dukuritė shkencore, shkruaja tregime me to. Ato u pėlqyen nga fėmijėt, ndaj i mblodha nė vėllimin “Fotografia blu”. Si vėllim i parė me tregime, prisja mendime nga shkrimtarė tė afirmuar. Ata, nė vend tė mė inkurajonin, i quajtėn ato “kuriozitete tė veshura me petk letrar”. Nga kėto fjalė, unė duhet tė hiqja dorė nga ėndėrrat pėr t’u bėrė shkrimtar, por pėrkundrazi ata mė shtuan sendrėn pėr t’u treguar, se ato janė vepra artstike, por nė njė mėnyrė, qė nuk i ka shkruar dikush mė parė. Kėshtu iu futa punės dhe shkruajta novelėn “Kėshtjella Beszana”. Nuk mund tė gjeja kohė, ndaj shfrytėzova kohėn e lejes vjetore, qė atėherė e quanim “pesėmbėdhjetė ditėsh”. Libri, me tirazh 10 000 kopje, u shit brenda dy ditėve nė Tiranė. Atė arrita ta blejė nė njė fshat tė Pogradecit, kur vajta pėr tė parė monumentin e madh ilir, nė shkėmbin e Selcės sė Poshtme. Me atė novelė guxova dhe mora pjesė pėr herė tė parė e tė fundit nė konkurs. Njerėz tė ndryshėm, qė me sa dukej merrnin pjesė nė juri, njė ditė mė thoshin se kishin propozuar pėr t’i dhėnė ēmim dhe njė ditė tjetėr mė thonin tė kundėrtėn. Madje Luan Dibra, kryeredaktor i asaj kohe i revistės shumė tė pėlqyer “Shkenca dhe Jeta”, qė mesa dukej ishte nė atė bord, mė thotė:
-Novela “Kėshtjella Beszana” ėshtė pėlqyer se ka stil shkencor”.
-Jo,-ia prita unė.- Nė letėrsi nuk ka stil shkencor. Nė se vėrtetė ėshtė arritur diēka, kjo vjen ngaqė novelėn e kam punuar plot 27 herė. Shkrimtarėt tanė, tė paktėn siē shprehen vetė, e shkruajnė njė vepėr dhe e dėrgojnė menjėherė nė shtyp, pa e pėrpunuar.
Nė fund, novelės sime, iu dha ēmimi i tretė. Kur m’u pėrmend emri nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, Dritėro Agolli, atėherė Kryetar e Lidhjes, u ngrit nė kėmbė. Nė kėmbė ishin tė gjithė pjesėmarrėsit qė mė brohoritėn fuqishėm. Dritėroi dhe pjesėmarrėsit donin tė shihnin shkrimtarin e panjohur. Vetėm atė ditė mėsova se mėnyra e tė shkruajturit tim pėlqehej nga tė tjerėt. Kjo mė bėri tė mendoja pėr tė shkruar libra mė tė mirė.
Pak vite mė parė mė kishin larguar nga revista “Pionieri”. Shkak u bėnė shkurtimet, ku nga nėntė punonjės qė kishte revista mbetėn vetėm pesė. Dikush tha se Enver Hoxha, kur kishte mėsuar se revista pėr fėmijė botonte pėr 37 500 abonentė, kishte thėnė me xhelozi: “Si ėshtė e mundur qė kjo revistė pėr kalamaj tė ketė mė shumė lexues se revista e partisė “ Ylli”! Dhe mbas asaj ishte marrė vendimi tė shkurtohet numri i redaktorėve tė revistės. Kur nisa punėn nė revistė ajo e kishte tirazhin 7 000 kopje, ndėrsa kur u largova kishte arritur nė 37 500.
Pas botimit tė novelės “Kėshtjella Beszana”, nė librin e leximit letrar tė klasės sė katėr botohej edhe njė tregimi im.
Mbasi kisha marrė pjesė nė marrjen e ēmimit shoh njė qėndrim tė ēuditshėm tė Shtėpisė Botuese. Ata, jo vetėm qė nuk mė botuan mė libėr tė ri, por mė bėnin disa vėrejtje qė nuk ishin nė shkrimet e mija. Kuptohet, ndjeja revoltė, por atėherė ishte vetėm njė shtėpi botuese, ndaj nuk duhej ta shprehja. Kėshtu qė i merrja librat dhe dėrmohesha tė shkruaja njė tjetėr edhe mė tė mirė. Por gjithnjė i njejti refren; “Megjithėse keni stil tė veēantė…” dhe mbas kėsaj kėpusnin shprehje qė kush e di nga i merrnin. Megjithatė, e ndrydhje thellė nė zemrėn time atė zėmėrin, qė duhej tė shpėrthente.
Atė kohė nisėn tė botohen, kryesisht nė gazetėn “Drita”, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, artikuj qė donin t’i mbushnin mendjen shkrimtarėve se unė shkruaja shumė keq. Ndonėse, Shtėpia Botuese m’i kthente tė gjitha librat e mija, gjithnjė ata vazhdonin tė mė lavdėronin “stilin interesant”. Autorėt e zgjedhur, pėr tė mė shkatėrruar moralisht, ēuditėrisht tė panjohur nga unė dhe tė tillė qė nuk kanė pasur kurrė sukses, por qė nė atė kohė kishin zėnė vende tė dukshme nė atė shoqėri. I vetmi qė njihja ishte Sokol Jakova. Kur e pyeta pse veproi ashtu kundėr meje, mė tha:
-Unė kam shkruajtur me shumė simpati, por redaktori i gazetės “Drita” mė kėshilloi tė gjej edhe ndonjė tė metė. Pasi e pėrpunova me atė mendim dhe gjeta tė meta tė vogėla, ai hoqi tė gjitha mendimet pozitive dhe la vetėm tė metat, duke shtuar edhe tė tjera nga vetja.
Unė krijova mendimin se ndonjė redaktor i asaj gazete vepron ashtu se ishte xheloz ndaj meje. Mirėpo, nė atė kohė, si njė ēudi, Ismail Kadareja, me tė cilin nuk jam prezantuar kurrė dhe as qė kam qėnė ndonjėherė nė ndonjė mbledhje, dhomė apo qoftė edhe nė largėsi me ndonjė shokun e tij, nisi tė mė flasė nė rrugė. I vetmi rast qė kam qėnė pranė tij ishte nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri” kur ai erdhi si veriu dhe kėrkojė njė redaktor. Redaktori, atė kohė, nuk ndodhej atje. Ismaili, me njė ton, qė nuk ma merr mendja ta pėrdorte edhe vet Enver Hoxha, i tha baskėbiseduesit:
-Sapo tė vijė nė zyrė, nise menjėherė nė shtėpinė time…
Kėshtuqė, kur ai mė pėrshėndeti pėr herė tė parė nė rrugė, unė u habita, megjithatė ia ktheva me mirėsjellje. Zemra ime nuk ndjeu asgjė tė mirė nga pėrshėndetjet e tij nė rrugė.
Ai vazhdoi tė mė pėrshėndesi deri nė maj tė 1982, kur botoi nė gazetėn e partisė sė tij komuniste “Zėri i Popullit”, duke treguar hipokrizinė qė fshihej pas pėrshėndetjeve. (Ju e dini se po tė kritikoheshe nė gazetėn “Zėri i Popullit”, nė atė kohė, duhet tė pėrgatiteshe pėr burg, internim ose dhe zhdukje fizike papritur. Prandaj ai zgjodhi atė gazetė pėr tė mė shkatėrruar mua, siē duhet tė ketė vepruar edhe me krijues tė tjerė, qė ua kishte frikėn). Pra ajo pėrshėndėrje nuk ishte dashamirėse, siē edhe ma parandjeu zemra, por paralajmėrim pėr helmin qė po gatuante kundėr meje. Nė gazetėn e partisė mė fyeu rėndė, duke mė vėnė nė lojė, se gjoja pėrkrah figurave tė mėdha tė historisė, shkencės dhe udhėheqėsave shqiptarė duhet tė ishte vetėm Ai, Ismail Kadareja. Duke mos gjetur asgjė nė biografinė time pėr tė mė shkatėrruar si Bilal Xhaferrin, kapi si pretekst, se te libri i leximit tė klasės sė katėrt, tregimi im ndodhej pėrballė atij tė Sami Frashėrit tė Madh dhe mė vuri nė lojė. Me ato fraza tė papėrshtatshme pėr njė njeri tė njohur nė publik, ai u zhvlerėsua si njeri me karakter tė dobėt, pėrpara njerėzve seriozė. Pati edhe nga ata qė u pėrpoqen, me frazat e tij, tė mė fyejnė nė mjedise shoqėrore. Kuptohet ata morėn pėrgjigjen nė kohė. Dėrgova edhe pėrgjigjen time nė shtypin e kohės, por asnjė gazetė nuk e botoi. Megjithatė koha vėrteton ose zhvlerėson “profecitė” e njerėzve. Nė mars tė vitit 2003 mė njoftojnė se jam bėrė anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit. A mund tė zgjidhesh anėtar akademie me mik jashtė atdheut? Nėse Sami Frashėri do tė ishte gjallė, a do t’i vinte turp apo do tė ndjehej krenar, qė pėrkrah tij ishte botuar tregimi i njė tė riu, qė mė pas do tė bėhej anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit? Po e lėmė edhe kėtė fakt, nė shtator tė vitit 2005 botova studimin tim “Europa ka folur Pellazgjisht (Shqip)”, ku vėrtetoj se gjuha ka lindur pėr herė tė parė nė shpellat tona, nė juglindje. Mbas akullnajės sė fundit (13 500 vjet mė parė), njeriu i Kromanjonit (kėshtu quhet nė shkencė njeriu i Europės i asaj kohe), sipas tė gjithė shkencėtarėve tė Europės vdiqėn nga akullnaja. Por ky njeri mbijetoi nė shpellat tona. Nevoja e nxiti atė tė vėrė nė veprim laringun dhe nisi tė flasė. Njeriu i shpellave tona doli mė i zhvilluar mbas akullnajės dhe u shtua shumė mė shpejt. Kur akullnaja nisi tė shkrihej, njeriu i shpellave tona, qė u quajt pellazg, mbushi pak nga pak Europėn, por u pėrhap edhe nė Indi dhe Afrikėn Veriore (faktet e shumta si kėshtjellat pellazgjike nė tė gjithė Europėn dhe vendet e pėrmendura mė sipėr) e vėrtetojnė kėtė zbulim. Kjo bėri qė nė kėto 13 000 vjet njerėzimi tė arrijė zhvillimin qė nuk mund tė mendohej tė arrinte nėse nuk do tė niste tė fliste.
Ismail Kadareja ma mbylli rrugėn e botimeve nė fushėn e letėrsisė. Duke parė se ishte krejt e pa mundur tė botoja vepra letrare kalova nė fushėn e shkencės. Atje hyra nė fusha krejt tė panjohura dhe pa rivalė, por tregova se, kur bashkohet fantazia e shkrimtarit me kulturėn dhe studimet shkencore, arrihen nė pėrfundime tė papėrfytyrueshme deri mė sot nga tė tjerėt. Pėr kėtė Sami Frashėri, nėse do tė ishtė gjallė do tė ishte krenar, qė ishte pasardhės i kėtij populli, qė pasi u shtua, krijoi Europėn. Dhe do tė ishte miku im mė i afėrt. Pėr tė gjitha kėto Ismail Kadareja duhej tė mė kėrkonte tė falur. I kam bėrė thirrje dy here nė shtyp. Jam i bindur se ia kanė thėnė dhe ai i ka lexuar ato shkrime. Ai e di se ėshtė fajtor me paramendim, ndaj i shmanget ballafaqimit, se nuk e vret ndėrgjegjia.
Nė vitin 1986, me ndihmėn e Ismet Cibajt, nga fshati im i origjinės, Smokthinės, atėherė nėndrejtor i Shtėpisė Botuese “Naim Frashėrit” doli nga shtypi novela ime fantastiko- shkencore “Shpella e thesarit”. Vetėm pak kohė mė vonė, ai pati shqetėsime nė parti dhe vdiq pa pritur. Duke mos ditur se mė ishte ndaluar tė botoja vepra artistike, mendova se mund tė ketė bėrė ndonjė gabim dhe komunistėt e dėnuan. Ai, duke patur shpirt artisti u lėndua rėndė dhe vdiq nga dėshpėrimi. Nė vitin 1994, vajza ime e tezes, Myryban Mezini (Kallapodhi), mė tha se isha dėnuar tė mos botoja mė. Shkak ishte, se nė njė anketė, nė vitet ’70, isha vlerėsuar shkrimtari mė i pėlqyer i Shqipėrisė. Atė kohė mendova gjatė pėr tė ndjerin Ismet. Tė vėrtetėn qė mėsova nė 1994, mė bindi se vdekja e parakohshme e Ismet Cibajt duhet tė kishte lidhje me botimin e noveles sime. Kjo hamendje mė ka vrarė shumė shpirtėrisht. Pra, vetėm se unė u ēmova nė njė anketė, e bėrė fshehtas nė tė gjithė Shqipėrinė, si shkrimtari mė i mirė i asaj kohe, u dėnova tė mos botoja mė tėrė jetėn!!! Kjo pėr arsye se nė Shqipėri duhet tė botonin vetėm dy persona; Ismail Kadareja dhe Dritėro Agolli, dy letėrsishkruesit me porosi nga Enver Hoxha (kėtė e ka pranuar Dritėro Agolli nė njė intervistė pak muaj mė parė). Edhe pse punova 15 vjet pėr romanin “Dalėngadalė po vjen behari” redaktorja e Shtėpisė Botuese “Naim Frashėri” Natasha Dulaku, e shoqja e Skifter Kėlliēit, mė thotė: “Komunikon nė mėnyrė tė ēuditshme me lexuesin, por ėshtė e dobėt artistikisht, se nuk shkruan si Ismail Kadareja”.
Janė kėto arsye pse u dėnuan tė mos botonin mė, duke i bėrė dėme tė pallogaritshme kulturės shqiptare, gjithė letrarėt e rinj, qė e kapėrxenin artistikisht Ismail Kadarenė. Nė vitet e pas pavarėsisė, ndonėse shkrimtarėt vinin me pėrvojė tė pakėt artistike dhe kur gjuha shqipe ishte pak e lėvruar, dolėn shumė shkrimtarė tė shquar, ndėrsa nė vitit e sundimit komunistė u njohėn pėr tė mėdhenj vetėm shkrimtarėt qė shkruanin me porosi!!!
A duhet tė falim tė kaluarėn e hidhur dhe kėtė shkrimtar, i cili varrosi tėrė ato talente, qė sot i mungojnė Shqipėrisė, pėr hir tė egoizmit tė tij? Po, kur njeriu e kupton gabimin dhe bėn gjithēka pėr t’u ndrequr. Njė gjė tė tillė nuk e shoh te Ismail Kadareja. Ai vazhdon tė pėrfitojė ende nė mėnyra tė padrejta. Herė bėhet politikan, herė bėn sikur kėrkon tė shuajė zjarret mes partive, tė pėrfitojė toka dhe tė ndėrtojė vila nė tokat e tė tjerėve... Herė kėrkon tė shfaqet si figura me pėrmasa tė mėdha, duke dashur tė japė kėshilla dhe udhėzime sa nga njėra parti nė pushtet te tjera. Kėshtu ai kėrkon vetėm tė pėrfitojė gjithēka, duke thelluar fajet e tij. Ndaj pėrbindėshit, qė ka dėmtuar me ndėrgjegje letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, mendoj se fjala falje nuk duhet tė pėrmendet.
Edhe tani Ismail Kadareja vazhdon tė mbajė nėn presion tė vazhdueshėm lexuesit me pėrrallėn e vjetėr tė ēmimit “Nobel”. Pėrralla ka nisur, qė nė rininė e tij. Ky, pa asnjė vrarje ndėrgjegje, nxit miqtė e tij tė shkruajnė nė gazeta tė huaja dhe i pėrkthen t’i lexojnė shqiptarėt. Ata i shpėrblen me paratė e marra nė mėnyrė tė pandershme nga fondi i shtetit shqiptar. Nga dėshira e ethshme pėr ta marrė atė ēmim, qė edhe ai vetė e di se nuk do ta marrė kurrė, kėrkon tė gjejė fajtor popullin shqiptar. Ky njeri pa ndėrgjegje shkruan me pseudonime kur do ta quaj veten shkrimtarin mė tė madh tė Shqipėrisė. Pyetjes nė se ėshtė ky shkrimtari mė i madh i Shqipėrisė i ėshtė dhėnė njė pėrgjigje nė vitėt ’70, kur nė anketė u ēmua shumė mbrapa meje. Por para meje ėshtė Mitrush Kuteli i madh, Bilal Xhaferri, Jakov Xoxe, Gazment Kongoli e shumė e shumė tė tjerė, pa llogaritur ato talente qė ky i korri pa arritur ende pjekurinė e tyre artistike. Kush do tė vlerėsohet mė i miri? Atė do ta thotė koha, kur nuk do tė jenė mė gjallė puthadorasit. Nėse ai shkruan dhe boton sepse e ndjen tė nevojshme, nuk ka pse tė shkruajė me pseudonime nėse ėshtė ose jo shkrimtari mė i madh i Shqipėrisė. Por atij i duhet fama tė pėrfitojė sa mė shumė dhe tė bėjė jetė luksoze, se kėshtu ėshtė mėsuar qė nė kohėn e Partisė, kur ishte i pėrkėdheluri i saj. (Ai studionte nė Moskė, nė Universitetin mė luksoz, ndėrsa unė e merrja shkollėn mė shumė me korrespondencė sesa ditėn. Atė e caktuan tė punojė nė gazetėn “Drita” dhe ka jetuar nė dy hyrje bashkė me nga dy dhoma e njė guzhinė secila, nė mes tė Tiranės, ndėrsa mua mė ēonin “mish pėr top”, “atje kishte nėvojė atdheu” dhe kur erdha, pas 13 vjetėsh nė Tiranė, falė aftėsive tė mija, nė Tiranė unė punoja me kontribut vullnetarė dhe mezi mora, mbas 27 vjet pune njė dhomė e njė guzhinė, ku jetoj edhe sot dhe po shkoj drejt qorrimit nga mungesa e dritės). Edhe tani bėn gjithēka pėr tė shtuar paratė tė bėjė jetė sa mė luksoze, nė vilat e “tij” sa nė Shqipėri sa edhe jashtė shtetit. Poqese gabimet e kėtij njeriu do tė qėndronin vetėm sepse ėshtė mėsuar me jetė paraziti, dėmi qė do t’i shkaktonte kombit tonė do tė ishte mė i pakėt. Pėr fat tė keq, nga zhdukja e personaliteteve tė vėrteta shqiptare (qė do tė krijoheshin pak nga pak nė kohėn e sundimit komunist si kudo nė botė), vendi ynė nuk do tė kishte mbetur pa mbėshtetjen e tyre tė vėrtetė, kur nisi rruga e demokracisė. Ėshtė kjo arsyeja pse populli ynė ka mbetur mbas tė tjerėve. Dhe “faji” pėr gjendjen e vėshtirė tė kombit tonė, i cili po shfrytėzohet ende egėrsisht nga ish komunistėt (kėtu hynė edhe Ismail Kadareja) nuk e ka populli, i cili “kėtė udhėhėqje meriton”, siē kėrkojnė tė justifikohen ata. Nė kohėn mė tė pėrshtatshme pėr rrėzimin e diktaturės nuk kishte intelektual tė aftė ta nxirrte nga gjendja e vėshtirė nė tė cilin ndodhej Shqipėria, se i kishte korrur Ismail Kadareja me shokė. Ndaj zhvillimin e demokracisė e kanė marrė pėrsipėr ta sjellin intelektualėt komunistė nė Shqipėri, nėpėrmjet viteve ‘97, i cili pėrsėritet herė pas harė, nė pėrmasa tė ndryshme, duke i zhveshur njerėzit moralisht, nga pronat dhe nga dinjitetit e duke i zhytur gjithnjė e mė thellė nė varfėri dhe mjerim.
Ismail Kadareja, pasi u bė mjeshtėr pėr tė zhdukur talentet e fuqishme shqiptare, si dhe pėr autolavdėrime, herė duke i shkruar vetė me pseudonime e herė duke ia shkruar miqtė e tij, kohėt e fundit i po kėrkon tė shkatėrrojė edhe gjenitė e letėrsisė shqiptare si Naim Frashėrin dhe Gjergj Fishtėn, tė cilėt i quan tė dobėt artistikisht (e ka thėnė para ekranit nė datėn 17 mars 2006). E gėnjen mendja qyqarin se do tė mbetet shkrimtari i vetėm i shquar i Shqipėrisė. Ai, dhe tė gjithė atė qė gėnjehen nga ky presion i vazhdueshėn psikologjik, le t’u kujtojmė vjershėn e Bilal Xhaferrit pėr Ismail Kadaren, ku, ndėrmjet tė tjerave, shkruan: se, ndėrsa ai “kthehej i pėrbaltuar nga varrimi i tė atit (qė ia kishin vrarė xhelatėt komunistė), (Ismail Kadareja) shkėlqente me xhela, ēizmet e xhelatėve… (komunistėve)”. Fjalėt nė kllapa janė tė mijat.
Meqė po mbyll me idenė e vjershės “Poetit Ismail Kadaresė” tė Bilal Xhaferrit, kujtoj se atė e vranė njerėz tė paidentifikuar, nė prag tė shėmbjes sė komunizmit nė Shqipėri. Atė natė nė shtėpinė e tij u zhdukėn tė gjitha dorėshkrimet, qė ishin thesarė tė ēmuar pėr kulturėn shqiptare. Kjo lė tė dyshosh se vrasėsi ishte paguar nga ndonjė qė I trembej botimit tė tyre, pas vdekjes sė shkrimtarit tepėr tė talentuar.
Sipas teje, Ismail Kadare, kush mund tė ketė paguar pėr vrasjen e Bilal Xhaferrit?

AlbanianPolitics
29.05.2006, 16:23:00
Marr nga Tribuna Shqiptare :
http://tribunashqiptare.albemigrant.com/index.php?action=fullnews&amp;showcomments=1&amp;id=359
Kadare-Qosja. Perestrojka (Rindėrtimi) Kulturore e Qoses dhe Agollit: dėshtim.
28 May, 2006 nga admin

Nga Albert Nikolla
Pedagog Bioetike.
Doktorand nė Antropologji Kulturore
dhe Etike – Itali

Mendoj se ėshtė njė fat i mirė dhe njėkohėsisht impenjim i kėndshėm tė merresh me njė debat qė mirėfilli i intereson ēdo shqiptari tė ndershėm dhe qė me tė vėrtetė e do vėndin e tij, por qė para sė gjithash do qėnjen njerėzore si tė tillė dhe nuk reduktohet vetėm nė njė atdhedashuri tė thatė qė nganjėherė tingėllon me ca ngjyra paksa diktatoriale. A nuk ishte p.sh Hitleri qė fliste pėr sakrificėn pėr Gjermaninė, Musolini pėr “La Grande Italia”, Stalini pėr Bashkimin e Madh Sovjetik duke lėnė mėnjanė secili syresh qėnjen njerėzore si tė tillė matanė ēdo kufiri gjeografik.
Pra “koncepti i personit njerėzor”, si bazė e pashmangshme pėr matur ēdo lloj identiteti (pasi nė fund tė fundit ėshtė ai bartėsi i identitetit, identiteti nuk rri nė ajėr) mė shtyn tė marr pjesė nė debatin Kadare – Qosja, pasi e kam parė kėtė debat paksa tė mbyllur brenda njė korrnize ku gjithēka mbetet brėnda kontureve tė Shqipėrise e duke harruar se dinjiteti e secilit shqiptar ėshtė dhe duhet tė jetė i barazvlefshėm me atė tė ēdo qėnje njerėzore nė botė pavarėsisht nga botėkuptimi i tij ideologjik, fetar, artistik, shkencor, filozofik, etik, estetik etj. Mbi kėtė argument do tė kthehem sėrish nga fundi i kėtij reflektimi.
Edhe vetė debati midis kėtyre personazheve quhet, me jo fort tė drejtė Kadere – Qosja, ndėrkohė qė mund tė quhet fare qartė Qosja – Qosja, pasi nė fakt debatin e ka bėrė Qosja me vetveten. Duke analizuar tė dy esetė del qartė se Kadare e ka pėrmendur Qosen vetėm njėherė, madje edhe aty kalimthi, ndėrkohė qė ky i fundit ka filluar njė breshėri argumentimesh qė mjerisht nganjėherė mė bėjnė tė mendoj se kėndvėshtrimi Freud-ian ( prej Z. Freud) do tė ishte mė i godituri nė analizė.
Para dy muajsh isha pėr njė konferencė mbi antropologjinė kulturale nė Livorno (Itali) dhe teksa afroheshim pranė njė kafeneje pamė se njė grup marinarėsh kishin bėrė njė rrėmujė jo tė zakontė aty duke pėrplasur shishe e pėrmbysur tavolina. Mbetėm fort tė hutuar nga ajo skenė dhe, krejt papritur, profesori italian mė tha: “Mos u habit, a e di qė marinarėt kur dalin nė tokė u fillon dhimbja e kokės pasi kanė atė qė quhet Marramėndje prej Tokės, pra kur largohen nga dallgėt e detit, toka e qetė u jep bezdi”. Natyrisht qė pėr momentin nuk e vrava shumė mėndjen se sa e vėrtetė ishte diēka e tillė nga ana shkencore por tani tek analizoj debatin nė fjalė mė vjen ndėrmend njė analogji e ēuditshme. Qosja, Agolli e shumė tė tjerė tė mėsuar nė dallgėt e komunizmit nganjėherė shfaqin shenjat e sindromės sė “Marramėndje prej Perėndimit”. Peėrėndimi, pėr vetė atė ēka thellėsisht pėrfaqėson sot nė ecurinė e tij historike, u jep pėshtjellim mendor atyre, botėkuptimi i tė cilėve ėshtė nisur nga embrioni e deri mė sot nė njė kulturė tė mirėfilltė komuniste. Pra kategoritė mendore tė kėtyre analistėve mbeten, pėr fat tė keq thellėsisht komuniste. Kur pėrdor fjalėn “komuniste” e ndjej tė nevojshme tė bėj njė qartėsim: nuk e pėrdor atė me asnjėfarė tendence ofenduese por thjesht nė ngarkesėn e saj kulturore pėrsa i pėrket kontekstit tė reflektimit qė, me mjaft modesti, i kam ngarkuar vetes tė realizoj.
Gjej rastin tė bėj edhe njė krahasim tjetėr qė pėr analogji mė duket vėrtetė i afėrt. Mendoj se Qosja, Agolli e mjaft mbėshtetė tė tyre bėjnė njė gjė qė ėshtė fort e ngjashme me aktivitetin e Gorbaēovit dhe me Perestrojkėn (Rindėrtimin) e tij. Por tani Perestrojka ėshtė kulturore dhe mendoj se do tė ketė tė njėjtin fat si ajo sovjetike. Pse? Sepse ashtu si Gorbaēovi qė nuk donte ta pranonte fundin e rregjimit sovjetik, shpiku Perestrojkėn qė tė shpėtonte komunizmin nė Ish Bashkimin Sovjetik, dhe nuk donte tė pranonte nė asnjė mėnyrė se komunizmi ishte i drejtuar pakthyeshmėrisht drejt varrit. E njėjta gjė ndodh me Qosen dhe Agollin, por tani nuk ėshtė nė lojė komunizmi por pėrzierja e tij kulturore komunisto – lindore qė duket se ėshtė drejt perėndimit tė saj si pėrzierje kulturore qė nuk ka prekur pjesėn mė intime tė popullit shqiptar. Do tė pėrpiqem ta mbėshtes kėtė tezė mbi argumente shkencore por qė natyrisht edhe unė, si ēdo njeri, kam kufizimet e mija subjektive dhe mbase do tė kem edhe ato qė Qosja i quan “rrėshqitje” dhe qė ēuditėsisht edhe ai ka patur shumė nė esenė e tij.
Gjatė kėtij refletimi do ti pėrmbahem paksa mė shumė asaj ēka shkruan Qosja pasi ėshtė ai qė mė tepėr se Kadare i ka mėshuar debatit. Kadaresė do ti pėrmbahem nė atė ēka ai me njė intuitė intelektuale gati hyjnore arrin tė kapė mė mirė se askush nė kėto anė tė gadishullit ballkanik. Ka njė veti qė e tėrheq atė vetė gati gati si me magji drejt sė vėrtetės dhe drejt sė mirės saqė shumė intelektualtė tė tjerė shqiptarė i habit pa masė. Mė habit dhe mė mrekullon edhe mua qė nuk jam inelektual (preferoj tė quaj veten aspirant intelektual pasi nė Shqipėri ka njė ide hajvane qė mjafton qė njė person tė ketė mbaruar njė shkollė tė lartė edhe me korrispondencė e pa pikė turpi i thotė vetes intelektual).
Tani po futem nė brėndėsi tė shkrimeve pėrkatėse pėr tė mbrojtur tezat qė i kam parashtruar reflektimit tim. Qosja bėn njė gabim tė pakuptimtė qė nė fillim tė shkrimit tė tij duke nxjerrė nga “Identititeti Europian i Shqiptarėve” tė Kadaresė atė ēka realisht aty nuk gjėndet. Ato qė ai nxjerr janė thjesht nė trurin e tij. Konkretisht unė nė anazlizėn qė i kam bėrė jo vetėm sprovės sė fundit tė Kadaresė por mjaft tė tjerave pararendėse nuk kam mundur tė shikoj asnjė islamofobi siē thekson pa tė drejtė Qosja. Kadareja ka njė preferencė filokristiane por kjo nuk pėrkthehet domosdoshmėrisht nė islamofobi. Do tė ishte absurditet tė arrihej njė konkluzion i tillė. Ėshtė si tė thuash qė nėse jam i dashuruar marrėzisht pas letėrsisė francese, unė urrej pa masė atė atė ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Njė njeri qė dashuron letėrsine e ndjen atė nga ēdo cep i botės qė vjen. Pra preferenca filokristiane nuk ėshtė aspak islamofobe.
Tė lė pa mėnd edhe anashkalimi qė bėn (nuk e di nėse qėllimisht apo jo) Qosja kur flet pėr problemet kulturore qė lidhen me arkitekturėn. Me njė mendjelehtėsi tė ēuditshme arrin e thotė, citoj: “ ...objektet e kulturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilta arkitektura Europiane paraqitet vonė , kryesisht pas Luftės sė Dytė Botėrore”. Ėshtė e pabesueshme! Njė pyetje del krejt e qartė. A mos ėshtė Venecia njė qytet lindor? A mos ndėrtetsat e portat shkodrane janė Veneciane-Lindore? A mos vallė Berati, qytet 2400 vjeēar ėshtė ndėrtuar me shije islamike orientale, pavarėsisht se qytetėrimi i famshėm islamik lind bashkė me profetin e tij Muhamed (lind nė vitin 570 pas Krishtit)?
Njė moment tjetėr ku mund tė shihet njė “rrėshqitje” e Qoses ėshtė aty ku ai flet pėr “fatin historik qė Shqipėrisė ja ka paracaktuar historia”. Mendoj se ėshtė e pasaktė tė kumtosh nė kėtė formė, pasi popujt vital nuk duhet tė bien pre e fatit apo fatalitetit historik, ato duhet tė bėhen vetė fat i vetes sė tyre dhe tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė shqiptarėt. Ata do tė duhej tė hiqnin petkun joreal tė pėrzierjes komunisto-orientale qė i ka mbėrthyer prej kohėsh dhe pikėrisht pėr kėtė bie kumbona tingullkthjellėt e Kadaresė. Shqiptarėt nuk e duan kėtė pėrzierje kulturore qė ndjell krupė kulturore dhe qė nuk i pėrfaqėon. Kur them pėrzierje kulturore mendja nuk mė shkon apask tek islami si fe tė cilėn e adhuroj pėr prurjet interesante kulturore qė ka sjellė nė kulturėn perėndimore si njė ndėr pėrbėrėsit e saj themelor (do tė ndalem mė poshtė nė kėtė aspekt pėr tė shtjelluar rolin pozitiv islamit nė Ballkan, Siēili dhe sidomos nė Spanjė) por kryesisht mendoj qė tė keqėn nė kėtė kulturė e pėrfaqėson ajo ēka mbetet prej komunizmit.
Qosja, me njė rrėshqitje tė rėndė thotė se: “Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes me Perėndimin, ėshtė arritur bashkimi i qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman...”. Gabim fatal pėr njė personazh tė kulturuar si Qosja. Kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė historike dhe njė person qė njeh sadopak historinė e krishtėrimit dhe tė islamit e di qė kjo ėshtė njė shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės historike. Takimi midis dy qytetėrimeve nuk ka ndodhur nė Shqipėri por pikė sė pari nė Turqi, nė Afrikėn e Veriut, nė Siēili, nė Ballkan nė pėrgjithėsi, dhe sidomos nė Spanjė. Pra roli i Shqipėrisė ka qėnė tejet modest nė takimin e kėtyre kulturave. Ky ėshtė njė pohim i gabuar i Qoses pasi nuk arrin tė kuptojė se nė Shqipėri nuk ka patur lulėzime tė mirėfillta kulturore filozofike, artistike, shkencore etj islamike qė na qėnkan ballafaquar me qytetėrimin tjetėr kristian. Nė Shqipėri ka patur vetėm takime konkrete zbatuese tė tė dy feve por jo nė nivel kulturor. Nė nivel kulturash kjo gjė ndosh aty ku pėrmėenda mė sipėr dhe sidomos nė Spanjė. Takimi i kėtyre dy feve ėshtė pikėsėpari doktrinal: Krishtėrimi dhe Islami, do apo nuk do Qosja, janė fe motra, janė shumė tė afėrta me njėra tjetėrn. Origjina e tyre ėshtė Hebraizmi dhe si tė tilla janė fe motra dhe mjaft afėr njėra tjetrės. Abrahami ėshtė babai i pėrbashkėt. Nė Kuran (mė ka mahnitur pėrherė kjo fjalė bukur, magjike njeherėsh dhe poetike pasi nė arabisht do tė thotė “recitim” – “kur’han”, pra sikur tė donte tė transmetonte mesazhin hyjnor tė Profetit Muhamed nėpėrmjet poezisė, bukur) flitet me mjaft simpati e adhurim pėr Marinė Nėnėn e Krishtit dhe pėr vetė Krishtin. Jo vetėm kaq por kam patur rastin e mirė tė lexoj (Rivista Internazionale di Teologia – CONCILIUM) njė pėrmbledhje me poezi tė traditės islamike pėr Jezu Krishtin qė janė me tė vėrtetė tejet tė bukura. (mendoni pėr njė ēast poetė islamikė qė i shkruajnė poezi Krishtit, premisė mė tė gjetur nuk ka pėr njė dialog ndėrfetar frutdhėnės).
Dhe tani do tė futem jo mė nė rrėshqitjet e Qoses por nė njė gabim tė rrezikshėm tė tij. Citoj: “Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka sesi tė pėrjetohet ndryshe, pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė islame me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese...”. Kjo pėrqasje e Qoses mendoj se ėshtė e rrezikshme, pasi nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn. Jam i bindur se myslimanėt shqiptare do tė bėnin veprimin mė tė bukur e fisnik po tė sillinin nė skenėn e evolucionit kulturor shqiptar drejt Europės kėto vlerq shpirtėrore tė islamit. Askush nuk e ndalon kėtė, as Karta e tė Drejtave tė Njeriut. Aq mė pak Kadareja qė as qė e ka shprehur njė gjė tė tillė. Kadareja nuk mohon ekzistencėn e vlerave islamike nė kulturėn shqiptare. Ky i Qoses ėshtė njė deduksion nga truri i tij. Nuk ka asnjė aludim pėr ofendim tė Kadaresė ndaj vlerave kulturore myslimane. Mirėpo pse e bėn Qosja kėtė gjė? Pėr mendimin tim bėn njė gjė tejet tė rrezikshme, pa e ditur as vetė se sa e rrezikshme ėshtė tė akuzosh Kadarenė pėr ofendim ndaj myslimanėve shqiptarė. Po ta bėjė kėtė gjė njė injorant apo hajvan klubesh shqiptare, mund tė merret me mend se nuk do tė kishte jehonė, por kur e bėn Qosja kjo nuk mbetet pa jehonė. Pra, pikėrisht pėr rolin jo tė vogėl qė pėrfaqėson Qosja, duhet tė jetė tepėr i kujdesshėm kur bėn pohime tė tilla.
Gabimi tjetėr historik dhe studimor i Qoses ėshtė problemi i emrit te Kadaresė: Ismail. Sa pėr dijeni zotit Qosja dhe atyre qė e mbėshtesin, emri Ismail nuk ėshtė emėr me zanafillė myslimane. Ai ėshtė emėr i mirėfilltė hebraik, mė vonė kristian dhe akoma mė vonė pėrdoret edhe nga myslimanėt. Ismail do tė thotė “Zoti mė dėgjon” dhe kjo gjė shpjegohet nga konteksti historik pasi Ismaili ėshtė i biri i Abrahamit me shėrbyesen, qė gruaja e tij Sara mbante pranė vetes. Sipas shkrimeve biblike, Sara, meqėnėse po vononte tė kishtė fėmijė i thotė Abrahamit qė tė bashkohet me Agharin (shėrbėtoren) dhe ashtu ndodh. Pra Zoti e dėgjoi dėshirėn e tyre pėr tė patur fėmijė. Nga bashkimi i tyre vjen nė jetė Ismaili qė i jep origjinė ismaelitėve, qė nga ana e tyre themelojnė etninė arabe. Veē kėtij fakti, kemi njė tė dhėnė histotike tė vlefshme mbi Shėn Ismailin – Ipeshkv Kristian qė ka jetuar nė shek. IV pas Krishtit dhe qė festa e tij kremtohet mė datė 17 qershor. Pra 400 vjet para se Profeti Muhamed tė lindė. Pra tė merresh me kėtė gjė pa e ditur kontekstin historik tė tyre ėshtė thjeshtė qesharake.
Njė pikė ku jam plotėsisht dakord me Qosen ėshtė problemi i shfronėsimit tė gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popoujve, por edhe kėtu ai i redukton gjėrat dhe thotė se gjeografia ka filluar tė shfronėsohet kryesisht prej 400 vjetėsh e kėtej. Citoj: “ Mund tė thuhet se dikur para, fjala vjen, katėr – pesė shekujsh, gjeografia, vėrtetė e pėrcaktontė plotėsisht ose pėrafėrsisht plotėsisht, identitetin e popujve dhe tė grupeve tė ndryshme, por mė vonė ky ndikim i saj do tė vijė duke u pakėsuar gjithnjė e mė dukshėm”. Kėtu qėndron pika e njė luhatje tė vogėl te Qoses. Asnjėherė gjeografia nuk ka pėrcaktuar plotėsisht identitetin e popujve. Dihet fare qartė se atropologjia na tregon me prova bindėse se historia e njerezimit nuk ėshtė tjetėr veēse histori e lėvizjeve tė pandėrprera tė popujve. Ėshtė njė e dhėnė e pakontestueshme antropologjike se i gjithė njerėzimi e ka origjinėn nga kontinenti afrikan por askush nuk guxon tė thotė sot se jemi tė gjithė afrikanė. Dihen tashmė spostimet e vazhdueshmė tė popujve qė nga periudha e neolitikut e duke vazhduar me qyterimet egjyptiane dhe kineze, lėvizjet barbare drejt Romės etj. Pra popujt kanė lindur qė tė lėvizin dhe identitetin mė shumė se nė gjeografi e kanė nė gjeografinė e shpirtit, e marrin me vete atė.
Pse e ka shkrimi i Qoses njė rrjedhė politike? Mendoj se kompleksi komunist nuk shqitet lehtė nga ai e shumė mbrojtės tė tij. Arrin nė njė pikė tė caktuar tė rreshtave tė tij dhe thotė se misioni i grevave dhe demonstratave shqiptare nė Kosovė, ishte kėrkimi i rrėnjėve marksiste-leniniste. Po si shpjegohet qė njė intelektual me kaq influencė nė ato vite ne Kosovė si Qosja tė mos e kishte vrarė mėndjen pėr kėtė njollė tė madhe tė lėvizjeve studentore kosovare? Si shpjegohet qė gjente paqe nė njė lėvizje tė tillė? Mendoj se arsyeja ėshtė tek shtrirja kohore e kulturave pasi kėto tė fundit nuk i pėrfillin kapėrcimet e shpejta tė formacioneve ekonomiko-shoqėrore por duan shumė mė tepėr kohė pėr tu shndėrruar dhe Qosja nuk mbetet veēse njė komunist kulturor me njė aftėsi tė habitshme denigruese pėr tjetrin, pėr tė aftin, pėr atė qė kombit i bėn nder dhe nuk e pėrdhos atė.
Ky qėndron gabimi fenomenologjik i Qoses nė gjitha analizėn e tij? Nė konceptimin e gabuar tė qytetėrimit perėndimor pa e kuptuar qartė se qytetėrimi mysliman ka patur njė ndikim tė vetin tė pamohueshėm na atė qė ne quajmė sot qytetėrim perėndimor. Ai kėrkon tė dėshmojė se shqiptarėt duhet tė sjellin vlerat morale tė fesė islame ne Europė, me tė drejtė, por nuk e ka kuptuar, mbase, se ato ishin ne Europė para se shqiptarėt tė njiheshin me fenė islame. Bota islamike ka qėnė pjesė e kulturės perėndimore qė nga formimi i kėsaj tė fundit, qoftė pėr arsye gjeografike, qoftė pėr arsye historike. Feja islame ka qėnė e pranishme nė Siēili, Spanjė dhe nė Ballkan. Jo vetėm kaq por vetė origjina e afėrt e kėsaj feje me fenė kristiane, qė ėshtė njė ndėr themelueset e kulturės perėndimore, ka bėrė qė tė dyja kėto fe tė jenė bashkėvepruese nė ndėrtimin e kėtij qytetėrimi megjithėse me pesha specifike tė ndryshme nė kėtė rol.
Europa e ka njohur takimin me qytetėrimin islamik qė nė vitin 710 pas Krishtit, nė Spanjėn e sotme, dhe kjo pėrballje qytetėrimesh zgjati pėr mė tepėr se 800 vjet. (Qosja thotė se pėrballja mė kuptimplotė ka ndoshur nė Shqipėri!!!). nuk ka dyshim se gjatė dominimit arabo-islamik nė Spanjė, shumė qytete tė saj patėn njė pėriudhė lulėzimi tė vėrtetė. Granada p.sh. ka qėnė njė ndėr qytetet mė tė bukura tė Spanjės asokohe. Madje edhe sot vihet re gjurma e madhe e arkitektonike nė disa qytete spanjolle.
Jo vetėm kaq por edhe bashkėpunimi i mirėfilltė kulturor midis qyteterimit islam dhe kristian pati zanafillėn e vet kuptimplotė me mjaft pėrkthime nga arabishtja nė latinisht. Nuk mund tė lihet pa pėrmendur kėtu edhe plotėsimi i pėrkthimit tė Aristotelit nė latinisht, pasi kultura islamike kishte tashmė ndihmuar nė pėrkthimin e tyre nga greqishtja nė arabisht.
Europa ka nė bazėn e vet rrėnjėt kulturore kristiane, por nė kėtė kulturė kanė dhėnė kontribut tė ēmuar: kultura greke, kultura romake, feja islame, popujt gjermanik dhe sllavė. (Gėte (1749-1832): “Gjuha nėnė e Europės ėshtė krishtėrimi”, Kant (1724-1804): “Ungjilli ėshtė burimi nga i cili ka ardhur qytetėrimi ynė”). Fakti qė Kadare i mėshon kėtij aspekti nuk duhet marrė si atislamizėm apo antiarabizėm apo anti ku di se ēfarė mund tė shpikė mendja e Qoses, (pasi forma mentis e tij ėshtė ndėrtuar me “anti”).
Nuk mund tė lė pa pėrmendur nė kėtė kontekst njė pėrqasje interesante tė disa intelektualėve shqiptarė rreth kėtij debati. D. Agolli duket se me tė vėrtetė ka humbur ēokat e referimit pėr tė arsyetuar. Mjafton qė dikush tė shpallet anti-Kadare dhe ai i bashkėngjitet sikur tė ishte njė magnet me ngarkesė tė kundėrt, menjėherė. Nė fakt nė intervistėn e tij tė datės 16 maj nė gazetėn “Shqip” jep njė intervistė tė me njė sfond kulturor tė mirėfilltė komunist. Citoj: ” Gjithė Ballkani ėshtė mes Lindjes dhe Perėndimit dhe ne bėjmė pjesė nė Ballkan. Mentaliteti ynė (vė re i Qoses dhe i tij. Shėnimi ėshtė i imi) ėshtė ateist, sepse ne nuk besojmė nė Zotin dhe jemi tė emancipuar nga kjo anė. Ne cilėsohemi si vend pagan qė nuk besojmė dhe ja kemi kaluar nė kėtė anė Europės. Sepse nė Europė ka shumė besimtarė”. E pabesueshme! E paimagjinueshme! Tė duket si njė diskutim nė “rrethim nė gojė tė ujkut, ja kalojmė Europės, Shqipėria shkėmb graniti nė Adriatik”. Z. Agolli nuk e ka idenė se ēfarė do tė thotė “pagan” (pasi e ai e barazvleftėson me jo besimtar!) nuk e ka idenė se ēfarė do tė thotė “ateist” pasi nė Shqipėri nuk ka patur e nuk ka pėr momentin ateizėm pasi ky ėshtė njė reflektim i mirėfilltė filozofik dhe kjo gjė, mjerisht, nė Shqipėri ka munguar. Nė Shqipėri ka mosbesues (it: non credente; eng. Unbeliever) por jo ateistė, pasi kėta tė fundit janė studjues filozofie dhe teologjie dhe jo banorė tė apasionuar kafenesh qė flasin broēkulla. Edhe kur, jo shumė shpesh, personave qė kanė njė peshė nė fatet e kombit u jepet muindėsia tė “lajnė mėkatet shpirtėrore” tė se kaluarės sė tyre, nuk arrijnė ta bėjnė atė kapėrcim kulturor e intelektual qė me mjaft mjeshtėri Kadreja e ka bėrė dhe e bėn vazhdimisht.
Jo mė mbrapa mbetet Z. Pėllumb Xhufi, pėr tė cilin kam respekt, por qė edhe ai bėn njė gabim historik (me duket se ėshtė edhe historian!?) kur thotė nė gazetėn Tirana Observer se Urdhėrat Fetare Benedektinė dhe Franceskanė janė grupime heretike!!!??? Me njė afirmim tė tillė nė shkollat 8-vjeēare nė Itali nuk mund tė marrėsh notė kaluese nė Histori. Pra nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė heretizmi dhe nuk ka as njohjen mė minimale se ēfarė ėshtė struktura hierarkike e Kishės Katolike dhe ēfarė janė Urdhėrat e saj. Urdhėrat e mėsipėrm janė pjesė e pandashme e Kishės Katolike dhe njėherėsh janė shfaqje tė karizmave tė ndryshme brėnda saj dhe absolutisht jo heretike dhe jo kundėr saj.
Duke pėrfunduar kėtė reflektim modest, doja tė kėrkoja ndjesė nėse ndonjėrit nga lexuesit e kėtyre faqeve ėshtė ndjerė i prekur nė sedrėn e tij, pasi nga ana e autorit qė shkruan kėto rreshta nuk ka asnjė qėllim tė vetėdisjshėm ofendimi apo diskriminimi.

Tiranė, 19.05.06
Albert P. Nikolla
Pedagog Bioetike.
Doktorand nė Antropologji Kulturore
dhe Etike – Itali
http://tribunashqiptare.albemigrant.com/index.php?action=fullnews&amp;showcomments=1&amp;id=359

zoguizi
29.05.2006, 16:57:00
KADARE DHE RRYMA E TIJ KATOLIKOCENTRIKE

Shkruan:Sabri Selmani

Kadareja duket se nuk lexon libra te autoreve perendimore qe ne pėrgjithėsi i trajtojne me objektivitet problemet e historisė, te marredhenieve Lindje-Perėndim, te Perandorise Osmane, te pozites se shqiptareve ne kėtė Perandori, te karakterit te luftrave qe ka bėrė Skenderbeu, te kryqzatave, te ndarjeve fetare, ideologjike, politike etj. Kadareja pėr tė gjitha kėto perdor vetėm te drejtėn e pakufizuar qe i njihet shkrimtarit pėr te bėrė letersi dhe qe ai e kupton si liri pėr te trilluar bukur, edhe kur vuan e vėrteta historike dhe shtrembėrohet realiteti politik ,shoqėror etj.
Pushtimi osman njė pjesė te madhe te Ballkanit e ka gjetur te shkeputur nga Perėndimi. Kurse trojet shqiptare ishin vetėm pika ku ndeshej Lindja me Perendimin. Skenderbeu ishte po aq aleat me lindoret ortodokse, sllavet, rumunet sa me perendimoret katolike, mbretin e Napolit, ishte madje shpesh armik me Venedikun dhe i pakenaqur me Vatikanin.

Po tė nisesh nga pozitat e goditjeve qe mori shovinizmi e ekspansionizmi serb nga pushtimi osman i duhet dhėnė plotėsisht te drejtė Predrag Simiēit kur shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atėherė u be e fortė “diga shqiptare” pėr te ndaluar vershimet sllave me tej. Pėr serbet e keqe pėr Ballkanin quhet ajo qe ėshtė e keqe pėr qėllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjė janė perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe pėr kėta ka qenė sundimi osman e myslimanizmi. Ata shqiptare qe vazhdojnė te perhapin kėtė perralltari serbe mendojnė si serbe e jo si shqiptare, bėjnė punėn e serbeve e jo te shqiptareve.

Edhe tek Kadare me sa duket ka ngjitur hija e “mitit te viktimizimit” qe kanė perhapur serbet ne Ballkan pėrderisa shkruan “popujt ballkanas qendrojne pėrpara portave te Europes pa mundur te fshehin dot shenjen qe u ka lėnė ne trup e ne ndėrgjegje Perandoria Osmane” (“Korrieri” 25.8.2001). Mirė shqiptarėt e boshnjaket qe u myslimanizuan ne masė, po grekeve, serbeve, bullgareve, kroateve, slloveneve, rumuneve, ēfare shenjė u la ne trup Perandoria Osmane qe s’i pranon Europa? Ruset, ukrainasit, bielloruset, sllovaket nuk ishin nėn Perandorine Osmane. Greket tashmė Europa i ka pranuar, megjithėse ata mbeten “lindore” e nuk bėhen dot “perendimore”.

Prandaj Kadareja dhe te tjerė qe ndjekin idetė e tij i bėjnė vetėm sherbim te keq kombit shqiptar qe perserisin pa pushim fjalėt urrejtje pėr osmanet ne histori dhe myslimanet sot, dhe ua pėrshkruajnė Ballkanin si njė gjymtyre te Europes te amputuar nga xherahet e dikurshem osmane qe tani e paskan marrė pėrsipėr ta ngjisin e ta bėjnė funksionale kirurget e sotėm nga Europa Perendimore. Autorja angleze Viktoria Klark ne faqen e fundit te librit te saj (414) ka bėrė njė konstatim qe i shkon si pėrgjigje me e pėrshtatshme propagandės se Kadarese pėr integrimin e Ballkanit ne Europe: “Ėshtė vėshtirė te merret me mend se si Ballkani e Rusia ne Lindje mund te integrohen me pjesen tjetėr te Europes nėse te dy anet e kontinentit nuk i shtrohen punės pėr te ndryshuar, pėr t’u marrė vesh. Pa njė njohje te ndersjelle me te madhe te asaj qe Perėndimi e Lindja humben nga njeri-tjetri me “Shizmen e madhe”, pa pėrpjekje pėr te rivendosur barazpeshen, duhet tė kemi shumė frikė”.

Nderhyrja e NATO-s ne Kosovė ishte prova e pare se bombat e te krishtereve mund te hidhen edhe mbi te krishteret, se Ballkani nuk ėshtė njesi uniforme me vete, se integrimi ballkanik nuk ėshtė lehtesisht i arritshem ne kuadrin e perspektives se Europes se Bashkuar.

Donik
29.05.2006, 20:47:00
Njė pjesė shkrimi nga Sabri Selmani
Kiel-Gjermani


Kadaretė mund tė jenė nga ēifutėt
spanjollė qė ikėn nga inkuizicioni nė vitin 1492, u
vendosėn nė Selanik me dashamirėsinė e Sulltanit dhe atje
njė pjesė, nė shenjė nderimi pėr Baba Dovletin, u
myslimanizuan dhe u shpėrndanė si nėpunės besnikė nė tėrė
Perandorinė.

Kruja
29.05.2006, 22:08:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
Fatesta afishoj me 2006-05-26 21:14 :

Kruja pos tjerash tha :




"....kjo eshte nje genjeshter e kulluar qe nuk ka nevoje te komentohet. Mendoj se Xhebraili nuk ka ekzistuar kurre vecse ne psiqiken e Muhametit

....

Serizisht ju them, ulja me gjunje dhe ngritja e prapanices perpjete nuk eshte e hijeshme. Nje pyetje: kur falesh ti z. Emir a e di ti se ne c'fare drejtimi ndodhet Zoti?! Une mendoj se Zoti ndodhet ne cdo drejtim. Atehere prapanica e ngritur lart a nuk eshte nje ofendim ndaj Qiellit?! "

Nuk do tė merresha me fjalėt e njė niveli kaq tė ulėt tė shkruesit me emrin Kruja ,po mos ti kisha lexuar edhe shkrimet e para tė tij qė i ēmoj si serioze dhe tė sinēerta .Edhe kėto mund tė jenė tė sinqerta por janė nė radhė tė parė tė pa matura a mė nirė tė them , fjalė rrugaqe.Prej se ekzistojnė fetė ka pasur besimtarė e jobesimtarė ,ka edhe sot .I pari nė botė shteti komunist shiptar bėri eksperimentin fatkeq dhe mbylli xhamitė e kishat dhe ndaloi fetė me ligj duke shpallur mosekzistimin e zotit e shpelljen e partisė dhe liderit tė saj pėr zot tė ri .Kjo ka ndodhur nė tė gjitha vendet komuniste ,edhe nė Jugosllavi por ashtu ashpėr si nė shtetin tonė qė pėr ironi e udhėheqte njė njeri me mbiemrin Hoxhė ,nuk ka ndodhur kund nė botė.Dhe kjo paska lėnė pasojė edhe te ti zotri Kruja
Duhet tė respektohet besimtari i ēdo feje por edhe jobesimtari derisa nuk pėrpiqen tė ia imponojnė bindjet njėri tjetrit .
Ti thua se je muslimanė por unė dyshoj se n i takon ndonjė feje ,pėrndryshe nuk mund ti fyesh aq keq besimtėt muslimanė qė njė pjesė janė edhe bashkatdhetarėt e tu e tė mi .
Sot nė tėrė botėn ėsht pranuar teoria e Darvinit pėr njeriun dhe qenjet e gjalla por askush nuk thotė se ėshtė rrenė ajo qė shkruan nė Bibėl e mė vonė nga Bibla edhe nė Kuran pėr prejardhen e njerėzimit nga Adami,gjegjsisht Ademi dhe Eva ,gjegjsisht Hava .Ti nxit diskutime dhe hy atje ku nuk mund tė dalėsh. Ēdo kush i lutet zotit nė mėnyrėn e vet tradicionale qoftė musliman e i krishter qė janė fe tė afėrta apo edhe budist .
Ēėshtja e jote e edhe e imja ėshtė tė besojmė apo jo nė ritet e ndryshme fetare po tu thuash njerėzve tė pėrkushtuar sinqerisht ndaj fesė fjalėt qė i thua ti, nė radhtė tė parė fyen dhe e poshtron veten .
Unė e ti jemi shumė tė vegjėl ti mėsojmė milionat a miliard muslimanėt se ēka ėshtė gėnjeshtėr e ēka ofendim si thua ti ndaj qiellit .Kjo edhe nuk ėshtė fare tema pėr tė cilėn po flasim .
Edhe Kadare ka plotėsisht tė drejt tė mendoj ashtu si mendon por jo ti ndrroj qėndrimet e veta siē ndrrohen rrobet pėr verė e dimėr e tė na tregojė i hypur mbi kalin franēez se ēka jemi e tė jemi ata qė nuk jemi .


</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

Fatesta,

Shkrimi juaj eshte moralizues dhe si i tille qendron sidomos nese do te ishte bere nga nje fanatik islamik i cili ne mesazhet e mija gjen te verteten tronditese te fallsitetit fetar.

Shembulli i Kadarese mbi ligjin e Zogut per faljen shqiptarce te myslimaneve shqiptare nuk eshte dhene nga ana ime per 'te aresyetuar historine' e islamit por per te treguar hapur, direkt te verteten e fallsisteti dhe renes fetare.

Ju mbani mendimet tuaja si shqiptar mysliman vecse mos harro se shqiptaret me pare dhe permbi qenien mysliman vendosin qenien shqiptare. Qielli nuk ofendohet nga shqiptaret por 'me dashje apo pa dashje' nga fetaret /forum/images/smiles/icon_wink.gif Une thjesht dhashe mendimin tim te lire te nje myslimani shqiptar edhe per aspektin e sallates islame gje e cila juve ju ka prekur shume si shqiptar mysliman. Duket se kuti moral ndryshon shume midis nesh si individe - une mysliman shqiptar safi, ju shqiptar mysliman me sallate.

Identiteti eshte ceshtje Vetedije!

emiri
29.05.2006, 22:10:00
Donik afishoj me 2006-05-29 20:47 :
Njė pjesė shkrimi nga Sabri Selmani
Kiel-Gjermani


Kadaretė mund tė jenė nga ēifutėt
spanjollė qė ikėn nga inkuizicioni nė vitin 1492, u
vendosėn nė Selanik me dashamirėsinė e Sulltanit dhe atje
njė pjesė, nė shenjė nderimi pėr Baba Dovletin, u
myslimanizuan dhe u shpėrndanė si nėpunės besnikė nė tėrė
Perandorinė.
============================================
Kur t'i analizone krejte dredhite e tije gjate tere kohes , ndodhe qe te jete prej qifutve , kur dijme se qifutet kane emra e mbiemra te njejte sikurese edhe popujte te tjere qe jetojne ne mesin e tyre .Nje oretare me pate tregue se kur kishte mesue zejen per oretare ne zagreb te nje fare branko ,me vone kishte kuptue se ishte qifut ,po si e pyet ju jeni qifut kurse emrin e keni branko ,e shpervjeli kemishene e tha : a mos e kam shpinen varre qe e mbaje kete emer ?,,..

mo
29.05.2006, 22:11:00
Fatos Lubonja

“..... Mė kujtohet se nė leximet e mija kam hasur mes tjerash nė shėnimet e njė koloneli gjerman tė Luftės sė Dytė qė ka jetuar nė Shqipėri asokohe e qė ka shkruar se kėta shqiptarėt mburren e na thonė me tė madhe se janė arjanė dhe perėndimorė, por po t’i vesh
re janė lindorė tipikė.

Si shpjegohet ky pasqyrim kaq i shtrembėruar i vetes sonė nė pasqyrėn e tjetrit, ky dallim midis thelbit dhe shfaqjes (qė pėr hir tė sė vėrtetės edhe ne e ajgėtojmė hera herės sepse, kur vjen puna, e themi edhe ne se “jemi prapa” se “kemi shumė tė meta”, por ama thelbin tonė shqiptar e kemi si gur diamanti)? Pėrgjigja mund tė jepet vetėm duke shtruar pyetjen: me ēfarė kemi tė bėjmė nė fakt kur flasim pėr “esencėn evropiane tė identitetit shqiptar” me njė “esencė” qė ekziston apo me njė krijim/dėshirė/ideal, njė “komunitet tė imagjinuar”, sikurse do tė thoshte Benedict Anderson? Ata qė kanė bėrė njė shkollė tė mesme normale nė Perėndim, ku midis tė tjerave kanė mėsuar edhe elementet bazė tė romantizmit tė shekullit XIX e disa koncepte bazė tė mitologjisė e tė logjkės moderne do tė pėrgjigjeshin menjėherė, sikur tė ndiqnin debatin tonė, se nė kėtė kėrkim/gjetje esence nė shekujt e shkuar kemi tė bėjmė me atė qė mitologėt e quajnė “miti i kthimit nė origjinė” i cili ka qenė njė nga mitet themeltare tė nacional romantikės sė shekullit tė XIX nė luftrat pėr ēlirim kombėtar (e pėr tė zhveshur njė identitet e pėr tė krijuar njė identitet tjetėr)......”



njė shkrim real pėr mendimin tim, thjesht mė pėlqeu!





Albert P. Nikolla

“Krishtėrimi dhe Islami, do apo nuk do Qosja, janė fe motra, janė shumė tė afėrta me njėra tjetėrn. Origjina e tyre ėshtė Hebraizmi dhe si tė tilla janė fe motra dhe mjaft afėr njėra tjetrės. Abrahami ėshtė babai i pėrbashkėt.....”


ky zotnia i ishte vėrsulur z.qosja si mos mė keq dhe aty kah mesi i elaborimit tė vet kisht ardhur nė pėrfundimin e sipėrm, nuk e kam tė qartė nėse pėrfundidmi i tij ėshtė binjde e tij e sinqertė apo vetėm se tingėllon pak si mirė....





z.Kruja,

falemnderit pėr shkresėn me tė cilen mė jeni drejtuar, nuk e shoh tė arsyeshme tė vazhdoj debatin rreth kėsaj qėshtje tė pafundme ngase edhe ashtu e tėra gjendet shumėfish nė shkrimet e sjellura nė ketė temė por po e pėrsėris, plotėsisht pajtohem me konstatimin e z.qosja dhe tė gjitha shkrimet oponente, inkl tuajat, gjėjn pėrgjegjėjen nė titullin e kėsaj teme realiteti i shpėrfillur....
jashtzakonisht real mė duket edhe shkrimi i z.fatos lubonja. pa u humbur nė detale mendoj se poqese i lėshojm njė sy real shqiptarisė vėrejm se teoria e z.kadare &amp; co. shpėrfill realitetin, jo pėr inatin apo dėshiren time e besoj edhe as tė vetė z.qosja. mendoj se nuk ėshtė nė dėmin tonė nėse e shofim realitetin ashtu si ėshtė. nuk ėshtė puna kėtu ke pro apo anti, por ke teoritė e gjata e tė thata dhe realiteti faktik tė cilin pėrshkruan pėr mrekulli edhe z.lubonja. neve nuk bėhemi dot “europian”me shkresat e ismail kadaresė nga parisi e assesi me kėto metoda pėrkundrazi metodat e tilla ngadalėsojn apo edhe pengojn nė ketė drejtim... ngase nxisin pėrqarje, dhe ke njė pjesė ndoshta edhe anti-europianizem etj..etj..

me njė fjalė neve nuk bėhemi europian me fraza llaskuce ashtu siq nuk u ēliruan trevat e pushtuara me fraza llaskuce demokratiko-formaliste, pėrkundrazi vėshtėrsuan dhe ishin pengesė edhe pėr ēlirimin edhe pėr demokracinė vetėm e vetėm pėr namin vetjak tė frazo-formalistave demokrato-djathtisto-llaskuc....

nė ketė kontest z.rexhep qosja pėr mendimin tim ėshtė mė europian, nė kuptimin civilizues e qytetėrues, se krejt kritikėt e tij e mos tė flasim pėr hijenat e shumėta pseudo-demokrat, europian, djathtist etj..etj.. europėrendimorėt janė pikėrisht tė tillė ngase me kohė dalluan realitetin nga romantizmi e vetėkėnaqėisa e pakuptimtė...


njatjeta


p.s. edhe njėher falemnderit juve qė keni sjell kėto shkrime nė ketė temė.

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: mo mė 2006-05-29 22:13 ]</font>

Kruja
29.05.2006, 22:21:00
<TABLE BORDER=0 ALIGN=CENTER WIDTH=85%><TR><TD><font class=postbody>Quote:</font><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR><TR><TD><FONT class=quote><BLOCKQUOTE>
emiri afishoj me 2006-05-26 22:54 :

Kruja afishoj me 2006-05-26 18:28 :


.... Une deklaroj se jam mysliman shqiptar me identitet shqiptar. Po ju?
==============================================
Pershendetje Kruja !
Nuk e shoh te domosdoshme te pergjigjem ne kete pyetje,jam ai qe jam , cka perfitoni ose humbni nga ajo se qfare feje une i takoje , a nuk mjafton qe foli-shkruaje ne gjuhen shqipe. Nese hapet nje teme me karakter te tille atehere do te pergjigjem .
z.Kruja permisoje veten tende mos e lejo veten tende t'i biesh ne at nivel te ulet , edhe njehere e bene nje veshtrim shkrimeve tuaja .



</BLOCKQUOTE></FONT></TD></TR><TR><TD><HR width=100% color=#333333 SIZE=1></TD></TR></TABLE>

z. Emiri,

Mendoj se gjuha shqipe eshte ajo qe na bashkon. Qofshin Fale Rilindasit e Kombit Shqiptar te cilet e mbrojten gjuhen shqipe nga kercenimi kryesor qe i kanosej ne ate kohe nga arabishtja. Kongresi i Manastirit vendosi perdorimin e shkronjave Latine, shkronja me te cilat ne menyre dermuese shkruhen gjuhet e evropianeve. Dyshoj se po te kishim jetuar ne te dy kohen e Rilindjes Kombetare do te ishim ne kampe kundershtare - ata qe kishin vetedije europiane dhe kerkonin shkronja latine dhe ata te cilet donin arabishten per te lexuar Kuranin e Kuresheve [emri i fisit te Muhametit i paska dhene emrin edhe rregullores islame - "Kuran", rastesi /forum/images/smiles/icon_wink.gif]

Ne Kohen e Sotme nuk mjafton te flasesh shqip dhe shkruash shqip. Ajo i perket nje arritje te Kohes se Rilindjes Kombetare. Sot nga une dhe nga ju kerkohet shume me teper, kerkohet Vetedija Europiane si Vetedije Shqiptare me parametra te avancuar ne menyren e te menduarit, sjelljes, pragmatizmit europian. Me popullorce po ju pyes: A kini lexuar ju qofte edhe nje pjeseze nga Aktet Europiane? Po Kuranin sa here e kini lexuar? Une i di pak a shume pergjigjet e ketyre pyetjeve. Po ashtu e di qe keto jane ceshtjet tuaja personale. Vecse ketu ne kete tematike ju paraqiteni si shume prapa bote megjithese kini miresjellje te cilen e vleresoj dhe jua shperblej me miresjellje shqiptare.

Ne kete perspektive shpresoj qe ju te kuptoni se me mentalitetin tuaj, te cilin e kini personal dhe legjitim si te tille, nuk duket se kontriboni modestisht sikurse une per Avancimin e metejshem te Projektit Europian te Rilindjes KOmbetare Shqiptare.

Me respekt,

<font class=editedby>[ Ky afishim u ndryshua nga: Kruja mė 2006-05-29 22:29 ]</font>

Donik
29.05.2006, 22:36:00
U kėrkoj ndjesė lexuesve tė gazetės “Bota Sot” qė kanė
shprehur pakėnaqėsi se gjatė muajit prill 2006 nuk kam
ndjekur ritmikėn e zakonshme shumėvjeēare pėr tė plotėsuar
me shkrime rubrikėn “Kronikė kohe”. Kjo ka ndodhur pėr
shkak tė punės intensive qė mė ėshtė dashur tė bėj nė fazėn
pėrmbyllėse tė pėrgatitjes sė njė libri polemizues mbi
ndeshjet me islamofobinė nė Shqipėri. Njė paraqitje e
sistemuar e kėtyre polemikave tė bėra nė vite, duke e
pasuruar me vlerėsime tė reja, mė duket e nevojshme sidomos
pa ligjėratės qė mbajti Presidenti i Shqipėrisė Alfred
Moisiu nė Universitetin Okfsord nė nėntor tė vitit 2005 mbi
“harmoninė fetare tek shqiptarėt” dhe pas disa fushatash me
frymė tė theksuar krishterizuese qė u ndėrmorėn nė
Shqipėri, nė zbatim tė njė platformė tė paraqitur nga
Ismail Kadareja gjatė njė takimi me Ramiz Alinė qysh nė
shkurt tė vitit 1990 pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nga vend
ateist nė vend tė krisheterė, pa myslimanizėm.
Pas vizitave qė bėnė nė Shqipėri gjatė muajve tė parė tė
kėtij viti ministri i jashtėm i Spanjės, kryetari i
Komisionit tė BE, zėvendės ministri i jashtėm i Israelit,
qė pohuan se e njohin Shqipėrinė si vend me 80% tė
pupullsisė myslimane, anėtare normale tė Konferencės sė
Vendeve Islamike, se kėto fakte i trajtojnė si vlera
europiane dhe dėshirojnė qė Shqipėria tė luajė rol pėr
komunikim mė tė mirė midis Pėrėndimit e botės myslimane
(mesazhe tė njėjta erdhėn dhe nga diplomacia e SHBA),
lindėn shpresa se vala e islamofobisė do tė qetėsohej nė
Shqipėri, se individėt e grupimet islamofobe do tė shikonin
mė qartė marrėdhėniet ndėrfetare dhe dobinė qė ka Islami
pėr shqiptarėt.
Por edhe njė herė shpresa tė tilla nuk u vėrtetuan. Edhe
njė herė personi qė zhgėnjen mė shumė me qėndrimet e tij
sektare, radikale katolike antimyslimane po paraqitet
Ismail Kadareja. Kohėt e fundit ka hapur polemika tė reja
tė panevojshme nė frymė tė theksuar islamofobe. Pėr mė
tepėr ka shpallur mė sfidueshėm se kurrė synimin e tij pėr
ta prishur harmoniė fetare tė trashėguar tek shqiptarėt
duke hedhur me cinizėm njė parrullė hileqare se “ndėrtesa e
harmonisė fetare nė Shqipėrti paska nevojė pėr meremetim.
Kėshtu Kadareja e ka bėrė mė tė qartė synimin qė kishte
ligjėrata mbi fetė nė Shqipėri qė mbajti Alfred Moisiu nė
Angli. Ka vite qė Moisiu e Kadareja janė tė angazhuar shumė
bashkėrisht pėr tė ndryshuar fizionominė fetare tė
Shqipėrisė.
Mė 27-28 mars 2006 nė gazetėn e Tiranės ”Shekulli” u shfaq
njė shkrim shumė pėrēart dhe sfidues i Ismail Kadaresė
“Identiteti europian i shqiptarėve”. Dukej qartė se shkrimi
kishte nisur si njė reagim inatēor e xheloz nga Ismail
Kadareja ndaj njė trajtese tė akademikut nga Kosova, Rexhep
Qosja, nė tė cilėn ky shtjellonte shqetėsimet e tij
intelektuale pėr “ideologjinė e shpėrbėrjes kombėtare”. Kjo
ideologji vėrtetėė po pėrhapet kėrcėnueshėm pėr interesat
kombėtare shqiptare. Sado vėretje tė keshė pėr shkrimin e
Qosjes nė tė nuk gjen ngacmime qė tė pėrligjin njė reagim
si ai qė bėri Kadareja. Pra ka vend tė mendohet se Kadareja
donte njė shkas pėr tė shpėrthyer mllefin qė ishte krijuar
tek islamofobia shqiptare pėr goditjet qė mori nga
vlerėsimet qė bėnė diplomacitė pėrėndimore pėr vlerat
europiane tė Islamit nė Shqipėri.
Edhe Rexhep Qosja kėsaj herė e kapi pa rėnė ende nė tokė
dorashkėn e bardhė me tė cilėn Kadareja e ftoi pėr dyluftim
polemizues dhe tani po ndjekim shkrimin e Qosjes
“Identiteti shqiptar dhe kultura”, qė po e boton gazeta
“Shqip” nė Tiranė. Ende pa e lexuar deri nė fund kėtė
shkrim mund tė themi se akademiku nga Kosova ėshtė pėr t’u
falėnderuar pėr ndihmesėn qė po jep me kėtė shkrim jo vetėm
pėr vendosjen e rregullit e tė baraspeshės intektuale e
shkencore nė kėtė debat tė prishur nga Kadareja, por edhe
pėr faktin se po dėshmon qė tashmė nuk bėn tė qėndrojė
indiferent asnjė intelektual qė shqetėsohet seriozisht pėr
rrugėt qė mund tė marrė ”programi kadarean“ pėr
“meremetimin” (lexo rrėnimin) e godinės shqiptare tė
harmonisė fetare. Planet meremetuese qė ka Kadareja synojnė
ta zgjerojnė e mobilojnė rehatshėm pėr katolikėt dhe ta
ngushtojė e varfėrojnė pėr myslimanėt kėtė godinė.
Aktivizmi i madh i diplomacisė sė Vatikanit ndaj
Shqipėrisė kohėt e fundit dhe sidomos premtimi se Vatikani
do ta marrė pėr dorė Shqipėrinė ta fusė nė Europė, duket se
janė inkurajim pėr shpėrthimet kadareane dhe njė shprehje
pakėnaqėsie ndaj diplomacisė pėrėndimore pse ajo e vlerėsoi
mylsimanizmin nė Shqipėri si vlerė europiane.
Nė shkrimin e datės 4 maj 2006 mė ka tėrhequr veēanėrisht
vėmendjen fjalia e Qosjes: ““Pėrpos gjeografisė, Ismail
Kadareja do ta vėrė edhe kulturėn nė shėrbim tė pėrpjekjeve
tė tij pėr tė qėruar hesapet njėherė e pėrgjithmonė me
pėrbėrėsin mysliman tė identitetit tė shqiptarėve”. E quaj
kėtė fjali njė provė autoritare se tashmė po kuptohen mirė
alarmet e dhėna deri tani pėr punėn e mbrapshtė tė
Kadaresė.

Fjalėt e mėsipėrme tė akademikut nga Kosova erdhėn nė kohėn
kur puna redaktuese pėr librin tim ėshtė pothuajse e
pėrfunduar plotėsisht. Por ato fjalė erdhėn bash kur
duheshin shumė, sepse janė thėnė nė kuadėr tė njė polemike
midis Qosjes e Kadaresė pėr problemet qė qėndrojnė nė
qendėr tė shqetėsimeve pėr tė cilat bėhet ky libėr.
Rexhep Qosja dhe Ismail Kadareja prej shumė dekadash kanė
marrė namin e dy patriarkėve tė letrave shqipe, janė
shpallur tė dy “Nderi i Kombit”, nga dy presidentė
politikisht tė ndryshėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha e
Rexhep Meidani. Tė dy, Qosja dhe Kadareja, edhe pse janė
pėrbetuar se i pėkasin vetėm letėrsisė kurrė nuk i janė
ndarė mendimit politik dhe angazhimit praktik nė politikė.
Tė dy kanė njė mbėshtetje tė fuqishme nga sektet pėrkatėse
tė ndjekėsve e adhuruesve, nga rryma e forca politike dhe
nga mekanizma e mjete tė fuqishme propagandistike. Tė dy
kanė pasur debate dhe polemika tė shumta, Tė dy kanė
mospėrfillur raste kur duhej tė kishin bėrė polemika tė
forta e serioze. Qosja dhe Kadareja kanė pasur njėherė e
njė kohė polemika tė forta letrare midis tyre, qė ndoshta
dhe padrejtėsisht kanė qenė interpretuar si pėrlasje
xhelozishė tė gjigandėve tė letėrsisė. Tė dy nuk janė
penguar nga modestia pėr tė shijuar e gėzuar kėnaqėsitė qė
tė jep fama dhe pėrkėdhelja publike, apo politike pėr hirė
tė talentit krijues.
Tė dy pėr shumė kohė kanė dhėnė shembullin e njė
vetėpėrmbajtje pragmatiste tė skajshme nė qėndrimet kritikė
tė ndėrsjella. Por ja qė nė prill-maj tė vitit 2006, vit
tejet i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe pėr ēėshtjen shqiptare
nė tėrėsi, kur nė horizontin politiko-diplomatik ka
ndėrrimė tė shpeshta tė reve tė zeza me ndriēime tė forta
rrezesh tė ngohta dielli pėr shqiptarėt, Qosja e Kadareja,
pėr shkak tė ndryshimve nė personalitetet e tyre
intelektuale e politike, nė konstitucionin e tyre
shpirtėror dhe sidomos nė botėkuptimin e tyre kombėtar, nuk
mundėn mė t’i mbanin koburet e mendimit politik nė brez dhe
shpatat e polemikės nė kėllėf kur zhvillimet e ngjarjeve i
shtynė tė ndodheshin pėrballė shoqi-shoqit nė mejdanin e
debatit edhe pėr probleme politiko-fetare dhe
fetaro-kulturore.
Pėr tė qenė tė sinqertė duhet tė themi se shumėkush e ka
dėshiruar kėtė “dyluftim”, sepse debati politik ka kohė qė
ka hyrė nė njė rutinė stereotipesh klisheshė pėr shkak tė
pjesėmarrėsve shabllonistė, sidmos nga disa taborre tė
rinjsh qė kanė si armė kryesore pretendimet boshe ”jemi
arsimuar e kemi marrė grada shkencore nė Pėrėndim”. Madje
nganjėherė tė vjen pėr tė qeshur kur nė gazetat e Tiranės
sheh qė poshtė emrit tė nėshkruesit tė ndonjė analize janė
fjalėt “i arsimuar nė SHBA”. I “diplomuar nė ...” pėr t’i
dhėnė shkrimit peshėn e mendimit qė i mungon.
Qosja e Kadareja po i kryqzojnė shptatat pikėrisht pėr
ēėshtje ku nuk kanė munguar polemikat, pėr ēėshtje tė
mėdha, pėr tė cilat edhe ne tė tjerėt pa atributet e tyre
kemi qenė tė detyruar dhe tė gatshėm tė ndesheshim edhe me
“gjigandėt”. Kėshtu qė dalja e Qosjes pėrballė Kadaresė nė
polemika pėr ēėshtjen e identitetit shqiptar, pėr
pėrbėrėsin mysliman tė identitetit shqiptar, pėr
keqpėrdorimi e figurės sė Nėnė Terezės pėr politikanizėm tė
mbrapshtė katolik ėshtė njė zhvillmi shumė pozitiv, i
mirėpritur dhe pėr t’u pėrshėndetur. Nuk ka si tė mos na
vijė mirė qė vėrejmė nė shkrimet polemizuese tė Qosjes me
Kadarenė njė konfirmim siguridhėnės tė njė sėrė qėndrimesh
qė kemi mbrojtur dhe jemi munduar t’i argumentojmė nė
polemikat tona gjatė viteve nė interes tė mbrojtjes sė
kėtij identiteti qė kanė shqiptarėt dhe qė ėshtė formuar
historikisht nė polemikat tona gjatė shumė viteve.
Angazhime si ky i Rexhep Qosjes nė polemikė me
antimyslimanizmin e Kadaresė besojmė se do tė rrisė
ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr tė angazhuar edhe tek
intelektualė tė tjerė.

4 maj 2006
Abdi Baleta

Kruja
29.05.2006, 22:41:00
z. Mo,

Me duket se ju kini nevoje per te ri-lexuar "Shqiperia C'ka Qene, C'eshte, dhe C'do te Behet" te Sami Frasherit.

Megjithe Sami Frasheri jetonte ne mesin e Turqise dhe dy shekuj pas jush, ai e kishte pare vetedijen europiane tek shqiptaret sepse shikoni titullin ju: C'ka Qene, C'eshte.... Ju nuk 'lexoni' C'ka Qene, as C'do te Behet. Ju 'lexoni' sikurse Qosja, C'eshte. Si shpjegohet qe Samiu dy shekuj te kaluar ne ajo C'eshte shikonte europen?! A ishin shqiptaret me pak apo me shume te molepsur me ndikimin oriental te perandorise otomane ne ate kohe. Nese ishin me shume te pleksur, bile shume e shume me teper se sot, lind pyetja:

Po ju kush ju pengon te shikoni realitetin europian te shoqerise shqiptare?!

Kam perseri dyshim nese do t'i lexosh dot rreshtat e mesazhit dhe titullin e vepres se Sami Frasherit pa dale nga realiteti i shperfillur me Qosen ne krye.

Donik
29.05.2006, 22:53:00
Sa Kadare Ka Mbrenda Kadaresė ?


Nga Klajd Kapinova, New York

E vėrteta ėshtė e pėrshtatshme dhe e bukur, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend
Frederick Dauglass

“…Pas pasurisė borgjezia kėrkon pushtet dhe pas pushtetit kėrkon lavdi. Njė shekull mė parė Marksi e ka parashikuar edhe kėtė. …Shoqėria e sėmurė amerikane e tregon veten e saj sidomos natėn… Broduej ėshtė njė lloj ekspozite e Nju Jorkut. Kėtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, menēuria dhe degjenerimi, tė ndriēuara nė mėnyrė tė ethshme, rrinė pranė e pranė…

Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithė vulgaritetin e vet, i babėzitur, i paturpshėm… Nė Broduej, nė sfondin e shkėlqimit tė ēmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janė bėrė vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pėrgatitja e atentateve ka arritur kėtu pėrfeksionimin mė tė lartė… Statuja e lirisė ėshtė monumenti qė borgjezia i ka ngritur lirisė sė saj, lirisė pėr tė sunduar. …Ka disa muaj qė nė ekranet mund tė shikosh gjėra mė tė shthurura qė mund tė sajojė imagjinata mė e sėmurė e maniakėve seksualė… Ky mit ėshtė njė nga shfaqjet e shkallėzimit tė degjenerimit tė shoqėrisė sė sėmurė amerikane… Asnjėherė dhe asgjėkundi nuk mund tė jetė poshtėruar femra nė kėtė mėnyrė. …Rinia amerikane ėshtė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Ajo kėrkon rrugėt e protestės. Dyqanet e letėrsisė politike janė tė mbushura ditė e natė me tė rinj… Ata kėrkojnė librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Ēe Guevarės. Po sidoqoftė, autori qė kėrkonin mbi tė gjithė ėshtė Lenini!”

(Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Njė botė nė rėnie”, vėll. 12, f.271 – 294)

Pėr Che (Guevaren) mė 1997, u botuan 5 biografi me rastin e 30 vjetorit tė vdekjes sė tij, dhe u gjetėn eshtrat afėr njė piste nė aeroportin bolovian tė Vallegrandes. Pėrvjetori tėrhoqi vėmendjen mbi fotografinė e bėrė nga Freddy Alborta trupit tė vdekur tė Che tė shtrirė nė njė tavolinė, romantik si Krishti i pikturuar nga Mantegna. Ėshtė normale, qė besnikėt e njė kulti nuk njohin tė vertetėn historike mbi heroin e tyre. Nuk habit fakti qė ndjekėsit aktualė tė Che, admiruesit e tij tė rinj postkomunistė, vetėgėnjehen duke u kapur fort mbas njė miti-me pėrjashtim tė tė rinjve argjentinas qė pėrdorin shprehjen: “Tengo una remera del Che y no sé por qué”, “Kam njė bluzė tė Che dhe nuk e di pėrsenė”. Deri tani shumica e kanė konsideruar Che si ikonė tė drejtėsisė, rebelimit ndaj abuzimeve tė pushtetit. Nė Liban, protestuesit qė protestonin kundėr Sirisė mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri (vrarė nė vitin 2005) mbanin imazhin e Che. Thierry Henry, futbollisti francez qė luan me Arsenalin, nė Angli, u prezantua nė njė gala tė organizuar nga FIFA, me njė t-shirt tė Che. Nė njė reēension tė kohėve tė fundit tė publikuar tek “The Neė York Times”, pėr filmin: “Toka e tė vdekurve qė jetojnė” (Living dead man land), Manohla Dargis ka shkruar: “Shoku mė i madh ėshtė transformimi i njė zombie tė zi nė njė lider tė drejtė revolucionar. E pas tė gjithash mendoj qė Che jeton.” Mė i famshmi pėrdorim i figurės sė Che-sė, ishte nė ceremoninė e Academy Aėards tė kėtij viti, ku Carlos Santana e Antonio Banderas interpretuan temėn muzikore tė “Ditaret e motoēikletės” dhe Santana kishte veshur njė t-shirt me Che dhe njė kryq. Shfaqje tė kultit tė ri tė Che gjenden kudo. Edhe njė herė miti tėrheq persona qė luftojnė pėr tė kundėrtėn e asaj qė Che ishte. Nė janar 1957, si shkruhet nė ditarin e Sierra Maestra, Guevara i qėlloi Eutimio Guerra, i dyshuara, qė kishte dhėnė informacione: “E zgjidha problemin me njė kalibėr 32, nė anėn e djathtė tė trurit...ajo qė i takonte atij, tani ishte e imja”. Mė vonė i qėlloi Aristidit, njė fshatari qė kishte shprehur dėshirėn tė largohej sapo rebelėt tė zhvendoseshin. E ndėrsa pyeste veten “nėse viktima ishte aq fajtore sa tė meritonte tė vdiste”, urdhėroi vrasjen e Echevarrķas, vėllait tė njė shoku pėr krime tė papėrcaktuara: “Duhej tė paguante”. Nė raste tė tjera simulonte ekzekutimet pa i ēuar deri nė fund, njė formė torture psikologjike. Luis Guardia e Pedro Corzo, 2 studiues nga Florida, kanė marrė dėshminė e Jaime Costa Vįzquez, njė ish komandant i ushtrisė revolucionare, i njohur si “El Catalįn”, sipas tė cilit shumė nga ekzekutimet qė i atribuohen Ramiro Valdes, Ministėr i ardhshėm i Brendshėm, janė nė fakt tė Guevarės, sepse mbi male Valdes zbatonte urdhrat. “Nė rast dyshimi, vrisni” ishte urdhėri i Che. Nė prag tė fitores, sipas Costa, Che ka urdhėruar vrasjen e 20 personave nė Santa Clara, nė qendėr tė Kubės. E megjithatė “makina qė vriste me gjak tė ftohtė” nuk e tregoi tė plotė egėrsinė e saj deri sa pas rėnies sė regjimit tė Batistės, Kastro i besoi drejtimin e burgut tė La Cabańa (Kastro kishte njė talent tė lindur nė zgjedhjen e personave tė pėrshtatshėm pėr mbrojtjen e revolucionit nga infeksionet). San Carlos e La Cabańas ishte njė kėshtjellė guri e pėrdorur nė shek. 18 pėr tė mbrojtur Havanėn nga piratėt anglezė; mė vonė u bė kazermė ushtarake. Che u bė drejtor i saj nė mesin e 1959, njė periudhat mė tė errta tė revolucionit. Javier Arzuaga, prifti bask qė ngushėllonte tė dėnuarit me vdekje ka qėnė dėshmitar i dhjetra ekzekutimeve. Ai kujton: “Ishin rreth 800 tė burgosur nė njė hapėsirė qė mund tė mbante vetėm 300: ish ushtarakė dhe policė tė kohės sė Batistės, gazetarė, ndonjė biznesmen dhe disa tregtarė. Trupi gjykues revolucionar ishte i formuar nga ushatarakė. Guevara drejtonte gjykatėn e apelit. Nuk ka anulluar kurrė asnjė vendim. Vizitonte krahun e vdekjes nė Galera de la muerte. U pėrhap lajmi se unė hipnotizoja tė burgosurit sepse shumė qėndronin tė qetė, prandaj Che dha urdhėrin qė tė isha prezent gjatė ekzekutimeve. Pashė 55 tė tilla. Ishte njė amerikan Herman Marks, ish i burgosur. E thėrrisnin “kasapi” sepse ndiente kėnaqėsi kur jepte urdhrin pėr tė qėlluar. Mbrojta shumė tė burgosur para Che. Mbaj mend rastin e njė djali, Ariel Lima. Che nuk devijoi nga vendimi i tij. Ndėrroi ide Fideli, tė cilit i bėra vizitė. Mbeta aq i tronditur sa nė fillim tė majit 1959 mu urdherua tė largohesh nga La Cabańa. Shkova tė kurohesha nė Meksikė. Ditėn qė u nisa, Che mė tha qė secili nga ne kishte tentuar ta tėrhiqte tjetrin nga ana e vet pa ia dalė dot mbanė. Fjalėt e tij tė fundit ishin: “Kur tė heqim maskat, do tė gjendemi armiq.” Dhe kjo ėshtė ana e vėrtetė e medaljes Che, qė shumė veta evitojnė t’a shikojnė. Eshtė ndoshta vendi mė i pėrshtatshėm tė vendosim sėrisht pėrshtatjen qė shkrimtari Petraq Kolevica, i bėn vargjeve tė A.Z.Ēajupit me titull: “Klubi i Selanikut”, ku fjalėn beu e zėvendėson me komunist:

ARMIQTĖ

“Si s’na u ndanė – armiqtė.
Tė neveritshmit, barbarėt – armiqtė.
Agresorėt, tė dobtit – armiqtė.
Tė pabesėt, provokonjėsit – armiqtė.
Shekullorėt, tė munduarit – armiqtė
Edhe njėherė t’i goditim –

ARMIQTĖ
(Ismail Kadare, nė librin: “Shekulli im”, f. /forum/images/smiles/icon_cool.gif

“Ka gati gjysmė shekulli qė populli shqiptar ushqehet me letėrsinė socialiste shqiptare. NEVOJA e tij pėr tė ėshtė e madhe… Kjo NEVOJĖ e nėnvizon pėrgjegjėsinė tonė pėrpara socializmit pėr tė cilin kemi dyzet e pesė vjet qė punojmė e luftojmė papushim.”
(Ismail Kadare, “Letėrsia e sotme dhe koha e sotme”, revista: “Nėntori”, Tiranė, Nr. 1, 1990, f. 56, 67)

“Tė afirmosh qė unė isha njė shkrimtar shumė i dashur i regjimit ėshtė spekullim i mirėfilltė.” (Ismail Kadare, Gazeta, “Zėri i Rinisė”, 24. 12. 1994)

Zoti M. A. Plantey, President i Akademise Franceze tė Shkencave Morale dhe Politike, me servilizėm, lėshon deklaratėn gėnjeshtėr e tė pabesueshme nga shqiptarėt, ku, pėrpara tė gjithėve i thotė Zotit Kadare:

"Vendi i shqiponjave" ishte ai i diktatures se fundit marksiste retrograde. Kete ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Vepėr tėrėsisht e drejtuar kundėr totalitarizmit"
(Gazeta “RD”, Tiranė, 03. 11. 1996)

“Ē’rėndėsi ka fakti se njė shkrimtar i ka pranuar pėr vite me radhė privilegjet e regjimit, nga makina personale e deri te liria pėr tė udhėtuar jashtė shtetit, nėqoftėse nė fund tė fundit, ka shkruar pėrherė atė qė ndjente?”
(Ismail Kadare, Gazeta, “Gazeta Shqiptare”, 30. 11. 1993)

“Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu kulturėn e tyre, si tė thuash njė simnol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė.”
(Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca”, Tiranė, 20.08. 1994)

“Kadare duket qartė qė ėshtė veēanėrisht nga mė tė privilegjuarit se, sipas fjalėve tė tij, ēdo vit mund tė shkojė lirisht nė Francė si dhe nė vende tė tjera tė perėndimit.

Nga tė 421 anėtarėt e seksionit tė shkrimtarėve (tė Lidhjes…), vetėm pak mund tė udhėtojnė jashtė vendit kaq shpesh dhe kaq lirė si Kadare.”
(Paul LENDVAI, nė librin: “DAS EINSAME ALBANIEN”, 1985, (“Shqipėria e vetmuar”), f. 89)

“Kadareja ishte jo vetėm fėmija e pėrkdhelur e diktaturės nė Shqipėri, por nė tė njėjtėn kohė njė anėtar mjaft i nderuar i partisė, qė mund tė udhėtonte jashtė shtetit sa herė tė kishte dėshirė, t’i botonte librat e tij nė Francė dhe gjetiu dhe tė gėzonte tė gjitha privilegjet qė gėzonin bosėt e partisė.”
(Prof. Arshi Pipa, Gazeta, “Sindikalisti”, 23. 09. 1991, f. /forum/images/smiles/icon_cool.gif

Shqipėria kishte talente. I tillė ishte Lasgush Poradeci, i cili nuk la asnjė rresht pėr lavdi tė partisė, qė i kishte zhdukur me plumb, litar, gjyq e pa gjyq, miq e kolegė shkrimtarė dhe patriot. “E pra edhe ai, mund t’i bante lak plumbit e pėrsekutimit, pėr tė fitue nder e lavdi, nė emėr tė realizmit socialist e tė diktaturės gjatakare, pėr tė jetue mirė e jo me u ushqye me njė kothere buke tė thatė, nė njė dhomė t’errėt e tė varfėn. Por Lasgushit, nuk i shkonte kafshata teposht, kur shikonte tmerrin rreth tij. Ndėrsa Ismaili, e kishte stomakun e fortė dhe gėlltiste e bluante gjithēka: servilizmin, konformizmin, mospėrfilljen, pėrbuzjen, vetėm pėr tė arritė nė podiumin e lavdisė, pa ēka, se ajo lavdi, ishte e njomun me gjakun e lotėt e vllazėnve dhe motrave shqiptare (e nuk begenis t’i kėrkojė tė fala popullit tė tij!.)
(Lek Pervizi, “Krahas genocidit njerėzor u krye edhe genocid kulturor”, Revista: “Kuq e Zi”, Belgjikė, “KUVENDI”, Viti IV, Michigan, USA, Dhjetor 2004, f. 102 – 113)

Kadaresė, i bėhet pompozitet me zor nė tė gjitha llojet e medias sė shkruar, televizive dhe internet, pėr veprat e vjetra, duke na i ofruar si arritje tė reja tė “desidencės” sė tij pa kufi, pėrkthime si identitet i regjimit. Ata ishin e mbetėn turpi i letėrsisė dje e sot, pėr tė krijuar dhe mbajtur tė zgjuar si gogol Perandorinė e Holokaustit tė Kuq gjatė viteve 1944 – 1990 e ndonjė edhe pas vitit 1991. Pėr kėtė, na sqaron, dituraku i urtė me origjinė italiane Prof. Injac Zampputi, kur shkruan se:
Politika, ishte dhe ėshtė njė gurė i rėndė, i varur nė qafėn e hollė e tė lodhur tė letėrsisė martire shqiptare, qė tash 61 vjet, ia ka marrė dhe merr frymėn asaj.

Ju lutėm, duhet tė keni mirėsinė, tė sqaroni, sesa popuj ka nė Shqipėri, se njė herė e njė kohė deri nė vitin 1990, Enveri, na jepej pėrmes librave, poezive, dramave, filmave, romave etj., si “babai i kombit”, ku poetėt ishin gati t’i jepnin jetė nga jeta e tyre… Po sot ēfarė ka ndodhur!? Mos ka dyndje masive tė emigrantėve perėdimorė, qė kėrkojnė azil politik e ekonomik, si: amerikanė, francezė, italianė, anglezė, gjermanė, grekė, etj., dhe janė konvertuar nė shqiptarė, qė tė mahnitur nga pėrkthimet e Ik, pėr komunizmin, mė sėfundi e kanė “kuptuar”, se duhet shijuar e jetuar “lumturia socialiste” nė tokėn e djegur, qė erdhi nga “fanari i Parajsės” sė Spaēit, Burrelit, Bedenit, Kuqit, Tarovicės, Shkodrės, Tėrbufit, Kavajės, Kalaja e Gjirokastrės, Maliqit, etj., Miku i tij i ngushtė i Kadaresė z. Ramiz Alia, qė ka lėnė kėto shėnime tė pėrzemėrta, nė librin e Ik: "Nga njeri dhjetor ne tjetrin" (f. 135)

Ja njė pjesė e tekstit:

“Vepra jote (i thotė Ramiz Alia Zotit Kadare), i ėshtė kushtuar luftės heroike tė Partisė sonė e tė shokut Enver Hoxha.... (kujtoj "Gjeneralin", "Kėshtjellėn", "Dimrin e madh", "Perse mendohen kėto male", "Shqiponjat flutorojnė lart", "Koncert..."). Kjo tė nderon, jo vetėm si shkrimtar, por mbi tė gjitha si luftėtar, si patriot, si komunist. Veprėn tėnde... e ka vlerėsuar gjithnjė Partia. Mos harro, as atė ē'ka bėrė Enveri pėr ty, as pėr anėsinė time nė favor tėnd. Bile nėse tė shkruaj kėshtu hapur, pa shumė "diplomaci", kjo ka lidhje me ato marrėdhėnie miqėsore qė ekzistojnė mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes, qė Partia vazhdimisht ka treguar pėr Ismail Kadarenė, tė cilin e kemi dashur dhe e duam." Ky ėshtė edhe motivacioni me tė cilin Ik u shpėrblye si “Nderi i Kombit” (alias …) nga nxėnėsit e z. R. Alia.

Kjo tė kujton "vepren": "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" dhe gjithė librat e botuar deri nė vitin 1990. Ēdo njeri, ka njė mendim tė kristalizuar mbi autorin e "vlerat", me tė cilat e ka ngopur leterėsinė e socialrealizmit komunist. Kėshtu p.sh. libri "Nėntori i njė kryeqyteti", mund ta krahasojmė me ngjarjet qė lidhen me rrethimin e Stalingradit, njė epokė, ndoshta e lavdishme pėr Luftėn II Botėrore, por qė dafinat e saj, nuk mund ta zbukuronin nė asnjė mėnyrė kokėn idhullit tė tij beniaminit Enver Hoxhės. Libri tjetėr "Kronikė nė gur", me sjell ndėr mend Rezistencėn Franceze, ndėrsa "Dimri i vetmisė se madhe", qė me pas u botua me titullin "Dimri i madh", me jepte pėrshtypjen, se Shqipėria ishte njė vend edhe ajo njė supėrfuqi ushtarake vetėm nė sajė tė Hoxhės. Me fjalė tė tjera, tė gjitha librat e Kadaresė nė pėrgjithėsi, nuk ishin veēse njė hyjnizim i figurės personale tė E. Hoxhės, njė kontribut i ēmuar, pėr pėrjetėsimin e pushtetit tė tij personal nė Shqipėri. Ai ka mbajt njė qėndrimim deri nė fund nė favor tė komunizmit, kur ne djemtė tė rinj, qė ndiēnim ēdo lajm, qė kishte lidhje me rėnien e sistemit, prisnim qė tė bėnte vete ai njė levizje, qė tė pėrshpejtonte ardhjen e demokracisė. Si pėrfundim, ai e bėri kėtė lėvizje nė Tetor tė vitit 1990, atėherė, kur nuk ia kishte njeri nevojėn. i vetmi, qė pėrfitoi nga kjo gjė ishte Ik e askush tjetėr... Qė nga ajo kohė kanė kaluar 16 vjet, e Ik pompohet e pozohet pa teklif, saqė objekti frymorė, i entuziazmuar, ia kalon fjalės “modesti”. Propaganda nė favor tė Ik, ėshtė sot e shumėzuar nė progresion gjeometrik nga meskinėt e servilėt jargavitės e tij kudo tė mveshur me pushtet politik e ekonomik. Edhe heshtjen e shqiptarėve, e merr si vlerėsim pozitiv, kur nė fakt rinia nuk do t’ia dijė pėr “veprat” e tij mbushur me kundėrvlerė dhe “lumturi” pėr ballaballarėt e tyre. Por Ik, si mospėrfillės, zhvlerėson ēdo fjalė tė zgjedhur nė favor tė tij, kur me mendjemadhėsi shprehet: “Shqiptarėt e kanė kuptuar qė unė pėrfaqėsoj kėtu kulturėn e tyre, si tė thuash njė simnol mė tepėr mbi flamurin e Shqipėrisė.” (Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca” organ i Partisė Aleanca Demokratike, Tiranė, 20.08. 1994)

Mund tė lexoni, mendoni e gjykoni, tė gjithė pa dallim, dashamirėt ose jo, kuriozėt, shkrimtarėt, historianėt, renegatėt, “reaksionarėt”, servilėt dhe kundėrkonformistėt etj. etj. Kush kėrkon shpjegime pėr fatkeqėsitė personale, do tė gjej informacion tė mbledhur nė vite, pėr njerėzit dhe ngjarjet e kohės, qė veja e diktatorit Nexhmije (Xhunglini) Hoxha, i ka kaluar mė pranė burrit Enver Hoxha.
Ajo hedh dritė mbi shumēka, tė folur e pėrfolur. Ja sesi e shpreh habinė dhe zemėrimin e saj:

“Siē dihet, Ismaili iku me nxitim nga Shqipėria. Pse?! Nuk e ndjente veten tė sigurtė kėtu?! Nga kush?! Motivet qė e nxiten, i di ai vetė. Por njė nga ato ishte: Ēmimi Nobel. Ka shumė nė Stokholm e nė botė, qė vlerėsojnė lart krijimtarinė letrare tė Kadaresė, por ka edhe tė tjerė qė bėjnė, me logjikė tė ftohtė, pyetjen: Pėrderisa Enver Hoxha paska qenė "diktator" dhe regjimi i tij "diktatorial", atėherė si ka mundur Kadare tė shkruajė veprat e tij mė tė mira, pa qenė nė asnjėren "disident", madje as nė "oponencė" tė hapur nė fushėn e letėrsisė? Nė drekė, kur u mblodhėm nė shtėpi, Enveri mė tha, se kishte porositur Ramizin t'ia thoshte copė Ismailit se "kjo vjershė ish