murat jashari

Nëntori i sukseve t‘mëdha

N‘lumin e shpejt t‘lajmeve të mediat tona, s‘asht leht me dallu t‘randsishmen. Lajmi ma i mirë që kurorzoj festat e Nëntorit „100 vjet shtet“ asht se Murat Jashari doktoroj në Universitetin e Prishtinës me fokus tematik t‘juridikut.

Me vite shteti jugosllav, e vazhduar nga ai serb, shqiptarin nuk donte me shkollë - sepse „dija asht fuqi“. Serbia nuk e donte shqiptarin as t‘shkollun, as t‘fort. Po n‘Drenicë Serbia ja ndaloj zhvillim intelektual babgjyshit t‘Murat Jasharit, e n‘vijim edhe djemve t‘tij. Shpirti intelektual i babgjyshit autodidakt u transferu me besnikëri te Murati. Sot jemi dëshmitar t‘gjallë se Murati doktoroj, duke marrë titullin jo vetem n‘emnin e vet, por edhe për babgjyshin, i cili kishte meritu titull si ky!

Jashari: S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

Murat Jashari

Në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë kullës së familjes së tij. Ndryshe, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, mbrëmë ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Subscribe to RSS - murat jashari