kosova

Die Gründung: Union der kosovarischen und deutschen Unternehmen in Deutschland

Am 13. Oktober 2014 in Köln wurde die Union der kosovarischen und deutschen Unternehmen in Deutschland gegründet. Die Wichtigkeit der Gründung wurde von Regierungsvertreter aus dem Kosova, Investitionsagentur, Industrie- und Handelskammer sowie Botschafter Skender Xhakaliu gewürdigt.

Turne futbollistik i të rinjve kosovarë në Gjermani

Të rinjë gjermanë dhe kosovarë fotografohen së bashku pas ndeshjes

36 djelmosha kosovarë, talentë të rinj të futbollit, mes moshës 14 dhe 16 vjeç, kishin ardhur të shtunën (06.10.) të përballeshin me bashkëmoshatarët e tyre të SSV Bornheim.

E shtunë 6 Tetor në Bornheim, lagjja Brenig. Fusha e futbollit të SSV Bornheim, por edhe vetë qyteti i bukur mes Kölnit dhe Bonit me rreth 49 mijë banorë, kishte në këtë ditë mysafirë të veçantë. 30 djelmosha kosovarë, talente të reja në futboll, mes moshës 14 dhe 16 vjeç, të ndarë në dy ekipe U 14 dhe U 15, kishin ardhur të përballeshin me bashkëmoshatarët e tyre të SSV Bornheim, B2 dhe B1. Në pushimin e shkurtër pas ndeshjes së parë organizatori i këtij turni, zotin Dieter Paffrath nga Qendra për Këshillim, Ndërmjetësim dhe përkujdesje të lojtarëve „HPSC Deutschland“, na rrëfen.

Ranking Turizmit Shqiptar

Ranking Turizmit Shqiptar

Në rast se jeni të (pa)knaqur me akomodim gjatë pushimeve tuaja në plazhet shqiptare, por edhe më tej, këtë mund ta reflektoni menjëherë në platformen e re (aktualisht në Beta-Version) duke klikuar në këtë link: http://adria.kosova.de

- Hotelet aktuale në këtë sistem janë fiktive, për të demostruar mundësin e vleresimit tuaj me yje. Objektet do të largohen posa të pasurohet platforma me hotele autentike.
- Platforma mundëson regjistrimin e një accountit të ri dhe përmes tij futjen e hoteleve të reja për vlersime.
- Qëllimi i këtij sistemi është transparenca e kualitetit të shërbimeve turistike në trevat shqiptare.
- Platforma është programim vetiak i firmës AlbamatriX në bazën PHP/MySQL. Resonanca dhe udhëzimet për optimim të sistemit janë të mirëseardhura!

Diploma me vagona - dije margjinale!

Sir Francis Bacon pat thanë „Dija asht fuqi“. Kjo fjali e shkurtë asht udhrrefyese e mirë për shtetin tonë të ri. Tue pas parasysh se jemi n‘gojë t‘ukut, duhet me pas fuqi me e u matë me kojshi. A po e ndjekim kët udhë si e predikon Bacon?

Dija asht edhe baza e nji shoqnije të përparune. Ksaj vere isha prap në Kosovë e Shqipni për vizitë të dashtunve e trollit tonë t‘bekuen. Na që rrnojmë jasht atdheut, prej mallit e qefit t‘shfrenuem me e pa Kosoven si shtet t‘perparuem, kemi edhe shumë sy kritik për dukurit negative. Duke i lan anash ma t‘pa-randsishmet, ra n‘sy, se shkollimi n‘Kosovë asht drejtu edhe po vazhdon udhen e gabune. Kjo u kurorëzu kto ditë edhe me zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi (s‘kam lexu merita shkencore nga ky).

Jashari: S’është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

Murat Jashari

Në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë kullës së familjes së tij. Ndryshe, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, mbrëmë ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Pacientët kërkojnë shërim jashtë vendit

Pacientët nga Kosova shpenzojnë rreth 80 milionë euro brenda vitit, për trajtim jashtë vendit, thotë Avdyl Krasniqi, Kryetar i Komisionit për Shëndetësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas tij, kjo është një humbje e madhe edhe në aspektin e ekonomisë.

Subscribe to RSS - kosova