Nëntori i sukseve t‘mëdha

Quelle: Kosova Info Server / Genthios

N‘lumin e shpejt t‘lajmeve të mediat tona, s‘asht leht me dallu t‘randsishmen. Lajmi ma i mirë që kurorzoj festat e Nëntorit „100 vjet shtet“ asht se Murat Jashari doktoroj në Universitetin e Prishtinës me fokus tematik t‘juridikut.

Me vite shteti jugosllav, e vazhduar nga ai serb, shqiptarin nuk donte me shkollë - sepse „dija asht fuqi“. Serbia nuk e donte shqiptarin as t‘shkollun, as t‘fort. Po n‘Drenicë Serbia ja ndaloj zhvillim intelektual babgjyshit t‘Murat Jasharit, e n‘vijim edhe djemve t‘tij. Shpirti intelektual i babgjyshit autodidakt u transferu me besnikëri te Murati. Sot jemi dëshmitar t‘gjallë se Murati doktoroj, duke marrë titullin jo vetem n‘emnin e vet, por edhe për babgjyshin, i cili kishte meritu titull si ky!

Ky akt n‘shikim t‘par jo edhe aq mediatik, ka randësi simbolike t‘madhe, sepse pasqyron zhvillim gjithshqiptar dhe asht udhrrëfyes për ne me cak final dijen, avansimin, vlerat - kushte këto për zhvillim t‘qëndrushem t‘kombit tonë.

Si t‘ishte mrekulli - doktoratura vjen n‘nëntorin e „100 vjet shtet“. Na ka beku perendia me fatin? Vjen fati nga qielli? Jo - duhet përkushtim, sikur familia Jashari! Sikurse e filloj babgjyshi dhe e finalizoj nipi Murati. Nëper kto gjurmë duhet të ndjekim udhen, sepse asht ardhmeria jonë më e mirë.

Urime Murat Jasharit - urime Kosovës dhe shqiptarve!