Box: Krasniqi vs. Sahin

Quelle: AlbanianBoxing / Luan Dreshaj

Supertalenti shqiptarë Haxhi (Robin) Krasniqi do të lufton me 25 Gusht 2012 për titullin Internacional të WBO-së kundër turkut të pamposhtur Serdar Sahin. Krasniqi dhe Sahin do të luftojnë për titullin vakant "WBO International" në kategorinë gjysmë të rëndë.

Nga 7 Janari, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel, sepse ishte planifikuar të luftonte për titullin e botës në fund të muajit Prill, por kampioni Nathan Cleverly e anuloj atë duel për shkak të një lëndimi, pastaj Cleverly tentoi të lufton 2 muaj më vonë me Krasniqin, por serish nuk u bë e mundur që Cleverly të ngjitet në ring.

Menaxhmeti i boksierit shqiptarë tani ka vendosur që Krasniqi të lufton për një titull tjetër të rëndësishëm i cili do ta ngrit akoma më lartë në ranglisten e WBO-së, pasi që Krasniqi e kishte dorëzuar titullin e Europës. Për momentin Krasniqi e zë vëndin e 5 në ranglisten botërore.

Kundërshtari i Krasniqit kësaj radhe do të jetë më i vështirë se kurrë, ai është Serdar Sahin, një turk i cili jeton në Berlin të Gjermanisë, Sahin e ka filluar karrieren profesioniste para 7 viteve, pasi doli si fitimtar në një Casting-Show në televizionin sportiv gjerman të atëhershëm DSF. Sahin i ka zhvilluar gjithsejt 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me KO), ai deri tani ka lufutar në një kategori më të rëndë, në Cruiserweight, për këtë faktë ai do të jetë kundërshtarë edhe më i vështirë për boksierin shqiptarë.

Dueli Krasniqi vs. Sahin do të zhvillohet mu në qytetin e Sahin, në Berlin, në arenën gjigande "O2 World Arena" ku zëjnë vënd më shumë se 15.000 shikues. Duelin kryesor të 25 Gushtit e ka kolegu i Haxhiut, Robert Stieglitz, i cili poashtu e ka një detyrë tejet të vështirë. Stieglitz do të mbron titullin WBO të botës kundër ish-kampionit Arthur Abraham në kategorinë super të mesme.

Krasniqi gati për luftë që tani: "Mezi po e pres të ngjitem në ring dhe të fitoj titullin e radhës, ka kohë që nuk kam boksuar, mirëpo jam i pregatitur shumë mirë dhe i gatshëm që tani të ngjitëm në ring. Shpresoj se do të ketë sa më shumë shikues shqiptarë në sallë dhe do ta tregoj një luftë të shkelqyeshme me një rezultat poaq të mirë" kështu u shpreh Haxhi Krasniqi.

Deri në prag të duelit me Sahin, Krasniqi do të kalon mbi 20 javë stërvitje të pandërprera, stërvitjet kryesore i ka bërë më trajnierin e boksit Dirk Dzemski në Magdeburg të Gjermanisë si dhe në Slloveni, kurse stërvitjet kondicionale me trajnierin Alferd Segerer në Gjermani dhe në Itali.

Tags: