Diploma me vagona - dije margjinale!

Quelle: Kosova Info Server / Genthios

Sir Francis Bacon pat thanë „Dija asht fuqi“. Kjo fjali e shkurtë asht udhrrefyese e mirë për shtetin tonë të ri. Tue pas parasysh se jemi n‘gojë t‘ukut, duhet me pas fuqi me e u matë me kojshi. A po e ndjekim kët udhë si e predikon Bacon?

Dija asht edhe baza e nji shoqnije të përparune. Ksaj vere isha prap në Kosovë e Shqipni për vizitë të dashtunve e trollit tonë t‘bekuen. Na që rrnojmë jasht atdheut, prej mallit e qefit t‘shfrenuem me e pa Kosoven si shtet t‘perparuem, kemi edhe shumë sy kritik për dukurit negative. Duke i lan anash ma t‘pa-randsishmet, ra n‘sy, se shkollimi n‘Kosovë asht drejtu edhe po vazhdon udhen e gabune. Kjo u kurorëzu kto ditë edhe me zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi (s‘kam lexu merita shkencore nga ky).

Ku po e gjuj grepin? Sigurisht se n‘tan ata vllazni e motra që po studjojnë n‘Kosovën tonë. Te ata n‘llaf t‘parë shihet se janë shumë sipërfaqsor n‘profesion - veq jo me fajin e tyne, po t‘shtetit. A ka sen ma keq, se mos me ditë: komercialisti për likuiditet, bankieri për kamaten nominale, doktori për intubacion, etj. Kjo ke poenta, kah erdhe gjithë ky idhnim.

„Si nuk e kam një grusht të fortë t`i bij mu në zemër malit“, tha Migjeni. Apel për parin e shtetit tonë të ri, për rregullimin e kualitetit n‘shkollat tona. Lulzone kët tokë si e meriton, si e dashten ata që ranë për liri, si Adem Jashari & Co.

Për evitim keqkuptimesh: qellim final i ksaj shkrese asht me pa Kosoven t'zhvillune mirë.
N'vijim një varg i mirë i Ndre Mjedes, që i përshtatet gurbetqarit që ka mall për vend t'vet!


Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.