Spektakli ,, Miss Diaspora Germany 2012'' rikthehet serisht

Quelle: Arbnora Halili

Evenimenti më i madh në diasporë që po vjen , është “Miss Diaspora 2012 dhe mbahet në Gjermani” me 23 qershor. Nje organizatë e tillë njeh mirë rrugën e modës dhe sfilatave, ndërsa tregon se ka gjetur bashkëpunëtorët me të mirë të mundshëm, që me datën 23 Qershor të gjithë të përcjellin një spektakël të madh. Për më tej idea i lindi organizatores kryesore Malbora Gurra sepse këtë vitë Shqipëria feston 100 Vjetorin e Pavarësisë, dhe njëkohësisht ka vite që Kosova tashmë është vend i lirë, kështu që ka ardhur koha t’i kushtojmë paksa vëmendje të bukurës dhe pjesës së bukur të jetës.

Në “Miss Diaspora Germany 2012’’ këtë vitë do të konkurojnë 20 vajza, të cilat do të vijnë kryesisht nga, Gjermania , Zvicra, por edhe shumë aplikime në internet nga, Italia, Suedia dhe Austria.
Zoti Fatbardh Haxhiu nga agjencioni “Pik AS Madia” dhe Z. Ilir Balija nga “IB Events”, janë ata që i ndihmojnë zonjes Gurra më shumë për organizimin paraprakë.

“Pik AS Media” është kristalizuar si agjenci profesionale dhe përkushtuar rreth termit e mediave. Mbështetja e marketingut nga Fatbardh Haxhiu ka arritur suksese dhe shpërblime të mëdha, të cilët marrin për evenimentin e “Miss Diaspora Germany” një rëndësi dhe vlerë specifike. Madje Enver Idrizi pronari i lokalit GoldenTime paraqitet nje mike i mire gjate organizimit dhe ofron ndihm ne gjdo aspekt. Prezantuesi i spektaklit, i cili do te shfaqet ne telivizione shqiptare si RTL dhe TvSh, do të jetë një emër i njohur i gazetarisë dhë spektakleve shqiptare, është Maksim Gjokaj, që njihet shkurt Maksi. Në një intervistë Malbora Gurra falenderon të gjithë sponsorët për mbështetjen që kanë dhënë pasi pa ata ky projekt nuk do të kishte qenë i mundur, njëkohësisht edhe të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin që kanë dhënë dhe ende po japin. Me kaq stafi i Miss Diaspores 2012 ju mirë pret të gjithëve më datë 23 Qershor në Düsseldorf, në një spektakël gjigand që do të mbahet mend për shumë kohë.