Krasniqi vs. Cleverly me 28 Prill në Londër

Quelle: AlbanianBoxing.com

Organizata botërorë e boksit WBO i ka dhënë lejen boksierit shqiptarë Haxhi Krasniqi për të sfiduar kampionin WBO të botës Nathan Cleverly me 28 Prill 2012 në Londër. Promotorët e Cleverly dhe Krasniqit kishin nënshkruar marveshje për këtë duel me 20 Mars, por fillimisht WBO-ja ishte kundër këti duelit.

WBO faktikisht nuk ishte kundër Krasniqit si kundërshtarë, por ata e rrespektonin të drejten e numrit 1 të botës Dmitry Sukhotsky (Rusi). Për fatë të mirë Sukhotsky nuk ishte i gatshëm të luftoi me datë 28 Prill, gjithashtu edhe numri 2 dhe 3 të botës e kanë refuzuar një luftë me kampionin e botës në këtë datë për shkak se nuk ka qenë të pregatitur, andaj i erdhi radha numrit 4 të botës i cili quhet Haxhi Krasniqi dhe ky i fundit donte ta shfrytëzonte këtë mundësi patjetër.

"Jam shumë i lumtur për këtë mundësi, ka kohë që jam duke u pregatitur për një duel i cili duhet të zhvillohej në mes të Prillit, tani është akoma më mirë për mua, kam edhe dy javë më shumë kohë dhe do të luftoj direkt për titullin e botës. Jam i bindur në fitore ndaj Cleverly edhe se është kundërshtari më i vështirë që e kam pas ndonjëherë dhe boksieri më i mirë i kategorisë gjysmë të rëndë " u shpreh kështu Haxhi Krasniqi për AlbanianBoxing.com

Krasniqi dhe Cleverly janë të moshës së njejtë (24/25), gjithashtu nga gjatësia janë të ngjajshëm (186cm / 187cm), ndërsa sa i përket luftave profesioniste Kransiqi është me 39 duele më i avansuar se Cleverly me 24 duele.

Por Cleverly i ka zhvilluar edhe 36 duele amatore prej të cilave i ka fituar 32, ndërsa Haxhi Krasniqi ka hyrë në boksin profesionist si rrallë ndonjë boksier tjetër, pa asnjë duel amatorë.

Dueli Krasniqi vs. Cleverly do të zhvillohet në Royal Albert Hall të Londrës, kjo është një përparësi për rivalin Cleverly, por Krasniqi nuk sheh problem përse lufton në vëndin e huaj, ai e ka për qëllim të fiton titullin e botës pavarsisht se ku do të luftohet, këtë e ka shprehur disa herë.

Data 28 Prill mund të jetë një datë historike për boksin shqiptarë, pas Luan Krasniqit dhe Shpend Abazit është Haxhi Krasniqi vetëm boksieri i tretë shqiptarë i cili e merë një shansë të tillë dhe nëse e fiton titullin e botës, atëherë do të jetë boksieri i parë shqiptarë që do të bëhet kampion bote.

AlbanianBoxing.com
29.03.2012