Merkel të hënën në Kosovë

Quelle: TV Klan

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë ditën e hënë Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga Klan Kosova nga burime brenda qeverisë së Kosovës.

Kancelarja gjermane do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kontigjentin gjerman të KFOR-it.

Merkel vjen në Kosovë pasi ditë më parë ka deklaruar se Serbia nuk e meriton dhe nuk është në gjendje të marrë statusin kandidat nëse nuk rregullon marrëdhëniet me Kosovën.

Ushtarët gjermanë të KFOR-it janë sulmuar javë më parë nga serbët lokalë me mjete të forta teksa tentonin të largonin paqëruajtësit nga barrikadat.
Angela Merkel është një prej zërave më të fortë që vjen nga vendet anëtare të BE-së të cilat janë aleate të Kosovës dhe mbrojtës së pavarësisë së saj.