Francesco Pianeta: Një boksier italian me paraardhës shqiptarë!

Francesco Pianeta

Quelle: AlbanianBoxing.com

Boksieri i peshave të rënda nga Italia Francesco Pianeta i cili jeton dhe vepron në Gjermani shpalos për AlbanianBoxing.com biografinë e tij! Ai është ndoshta njëri ndër boksierët më të qëndrueshëm në botë. Pianeta në ring akoma është i pamposhtur, por ai ia ka ndal mbanë edhe një sëmundje të vështirë, me të cilën nuk janë konfrontuar shumë boksier deri tani.

Francesco Pianeta, një emër tipik italian, një djalosh i cili sapo mbushi 27 vjetë, është mbi 1,90 m i gjatë dhe 110 kg i rëndë. Pianeta vjen nga një qytet i vogël Italian i quajtur Cosenza, njëherit kryeqytet i provicës së Kalabrisë me rreth 70.000 banorë. Boksieri Pianeta në një bisedë me Kryeredaktorin e AlbanianBoxing.com Luan Dreshaj ka shpalosur biografinë e tij!

Luan Dreshaj tregon: " Francesco është pjesë e klubit gjerman SES-BOXING dhe tani një mikë shumë i mirë i Haxhiut, e takova javën e kaluar në Frankfurt (Oder) për herë të dytë, së pari ishim njoftuar në vitin 2008 në Berlin, por nuk e njifsha mirë biografinë e tij. Tani duke e parë se ati i pëlqente tej mase gjuha shqipe kur flisnim unë dhe Haxhiu, u çudita për tërheqjen e një italianit për gjuhën shqipe. Francesco brenda ditës theksoj qartë disa herë se i pëlqen shumë gjuha shqipe dhe e adhuron tej mase atë gjuhë, dikur e pyeta unë se nga vjenë ai, pasi me tregojë se është nga Kalabirja doja të dija edhe më shumë, pastaj më tregoj se gjyshi i tij ka qenë me prejardhje shqipëtare dhe vazhdoj të tregon se në Kalabri ka vëndbanime të stërmbushura me popullatë shqiptare, ai ishte shumë krenar deri sa po fliste për paraardhësit e tij, në praninë tonë ishte edhe Haxhiu (boksieri Haxhi Krasniqi) i cili poashtu e ndëgjonte më vëmendje biografinë e mikut të tij ".

Biografia e boksierit Francesco Pianeta është tejet mbresëlënse, kështu mësuam se edhe një boksier i famshëm ka prejardhje shqiptare. Francesco Pianeta është një boksier i famshëm në botën e boksit, jo vetëm për sukseset e tij në ring!

Me 2 Korrik 2005 Pianeta e filloj karrierën e tij të boksit profesionist me sukses dhe i shënoi brenda 4 viteve 20 fitore të njëpasnjëshme duke fituar kështu titullin junior të botës dhe titullin EBU të bashkimit Europian në peshat e rënda. Ndërsa në fund të vitit 2009 Pianeta u njoftua nga një mjek me diagnostifikimin e sëmundjes së kancerit që e kishte në trup, ai ishte momenti më shokues në jetën e tij, për familjen dhe miqët e tij, një djalosh në moshën 25 vjeçare, sportist i dalluar duhej të mendonte për vdekje, ai në ditët e para pasi është njoftuar për këtë kishte menduar se jeta e tij nuk do të kishte më kuptim, por pas një kohe të shkurtër vëndosi që të mos i nënshtrohet sëmundjes, i braktisi stërvitjet dhe i kushtoj çdo moment luftës kundër kancerit të cilin pas vetëm 12 muajve e mposhti, 15 muaj më vonë boksieri Pianeta u gjind sërish në ring, ai u rikthye me fitore (KO në raundin 1 ndaj Mike Middleton) dhe i tregoj botës se është një luftëtarë i vërtetë.

Shembuj të tillë nuk ka shumë, ndaj e shohim të arsyeshme të shkruajmë për boksierin italian me prejardhje (sado pak) shqiptare.

Drejtuesit e klubit gjerman Sauerland Event në Maj të këti viti u treguan shumë të papërgjegjshëm duke vendosur kundër një bashkëpunimi të matutjem me boksierin italian, Pianeta pastaj kishte mbetur pa mbështetje financiare, edhe këto ishin momente shumë të vështira për të, por në Shtator 2011 arriti një kontratë me klubin SES-BOXING për të cilët e zhvilloj të Premtën e kaluar duelin e parë të tij dhe e mposhti bindshëm amerikanin Robert Hawkins, me këtë fitore fillon një epokë e re për talentin 27 vjeçar i cili bokson në krahun e djathtë.

AlbanianBoxing.com
24.10.2011

Tags: