Deutsche Welle

Subscribe to Deutsche Welle Feed Deutsche Welle
Albanian Homepage
Aktualisiert: vor 1 Stunde 23 Minuten

Merkeli e Macroni kërkojnë në Bruksel që shtetet e BE ta ndihmojnë njëra-tjetrën

So, 24/06/2018 - 16:42
Kancelarja Merkel kërkon në Bruksel që shtete të veçanta ta ndihmojnë njëra-tjetrën, pa pritur gjithë bashkësinë. Spanja dhe Franca duan t'i strehojnë refugjatët në kampe të mbyllura.
Kategorien: Deutsch Welle

Ushtarë në kufijtë e jashtëm të BE?

So, 24/06/2018 - 13:05
Para takimit të jashtëzakonshëm për politikën ndaj refugjatëve disa shtete kërkojnë një izolim më të madh të shteteve të tyre. Në takimin e Brukselit nuk marrin pjesë shtetet e Vishegradit.
Kategorien: Deutsch Welle

Zgjedhje në Turqi: Ka ende shans demokracia?

So, 24/06/2018 - 10:35
Votimet të dielës në Turqi (24.06) janë ndoshta më të rëndësishmet në historinë e Turqisë moderne. Nëse fiton presidenti turk, Erdogan konsolidohet pushteti i një njeriu të vetëm. Por as opozita turke nuk duhet injoruar.
Kategorien: Deutsch Welle

Kosovë-Serbi: Askush nuk lëviz nga llogoret

Sa, 23/06/2018 - 14:43
Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen të dielën (24.06) në Bruksel. Ka shanse për marrëveshje?
Kategorien: Deutsch Welle

Shaqiri-Xhaka: Kritika për simbolin e shqiponjës

Sa, 23/06/2018 - 13:55
Valë reagimesh pas golave të shënuar nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e simbolit të shqiponjës në stadium: Nëse ka shqiptarë të entuziazmuar, dy futbollistët ndeshen me kritika të përzierjes së futbollit me politikën.
Kategorien: Deutsch Welle

Qendra pritëse për refugjatë në Shqipëri? Ç'mendojnë ekspertët?

Sa, 23/06/2018 - 12:56
Ka kohë që në media qarkullojnë spekulime për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Ç'mendojnë ekspertët?
Kategorien: Deutsch Welle

Dunja Mijatović: Shqipëria duhet të rrisë mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Sa, 23/06/2018 - 11:08
Afrimi i Shqipërisë me BE - me rëndësi të jashtëzakonshme, thotë për DW Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës
Kategorien: Deutsch Welle

Antonio Tajani: Përfytyroj kampe refugjatësh në Shqipëri

Sa, 23/06/2018 - 10:57
Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.
Kategorien: Deutsch Welle

A po shpërbëhet qeveria në Berlin?

Sa, 23/06/2018 - 08:07
Grindjet për çështjen e azilit janë transferuar në Evropë. Në Berlin është në pikëpyetje vëllazëria e dy partive konservatore. Thikat janë mprehur, frontet janë të qarta, rezultati i paqartë.
Kategorien: Deutsch Welle

Opinion: Zgjedhjet turke duhet të sjellin rilindjen e kombit

Sa, 23/06/2018 - 08:07
Zgjedhjet e të dielës në Turqi përbëjnë një moment historik. Këto zgjedhje duhet të çojnë në rilindjen e kombit, që është i gatshëm të shërojë plagët e veta, shkruan Seda Serdar.
Kategorien: Deutsch Welle

Projektrezoluta e grupeve CDU/CSU e SPD: Mbështeje me kushte hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE

Fr, 22/06/2018 - 18:44
Grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Nisja e negociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh.
Kategorien: Deutsch Welle

A mund ta shpëtojë Shqipëria Merkelin si kancelare?

Fr, 22/06/2018 - 15:25
Askush nuk i konfirmon fjalët në qarkullim: Shqipëria mund të bëhet një vend kyç për pritjen e përkohshme të refugjatëve në Europë, por jo në BE. Një zgjidhje e artë kjo për Merkelin dhe për BE-në.
Kategorien: Deutsch Welle

Shtetet e Vishegradit refuzojnë takimin për migracionin

Fr, 22/06/2018 - 09:05
Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia e vlerësojnë takimin e planifkikuar vetëm si aksion ndihme në favor të Merkelit. Ato refuzojnë të marrin pjesë në takim.
Kategorien: Deutsch Welle

Lojërat e Kadyrovit

Fr, 22/06/2018 - 08:56
Futbolli dhe politika? Ato janë të pandara kur bëhet fjalë për KB të Futbollit. Kush shtron pyetjen nëse është e drejtë të organizosh një kampionat botëror në Rusi, duhet të hedhë një sy mbi Ramsan Kadyrovin.
Kategorien: Deutsch Welle

Knut Fleckenstein: "Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave"

Do, 21/06/2018 - 11:47
Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein.
Kategorien: Deutsch Welle

Orbán duke ecur përpara në Evropë

Do, 21/06/2018 - 08:55
Me ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e ligjit për azilin dhe imigracionin, por edhe me kufizimin e lirive demokratike Orban, hap një front të ri kundër Evropës dhe kritikëve të tij.
Kategorien: Deutsch Welle

Thaçi dhe Vuçiq takohen të dielën në Bruksel

Mi, 20/06/2018 - 16:15
Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Thaçi dhe Vuçiq, takohen një ditë para takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE, në Luksemburg. Këto vende presin vendime pozitive për të ardhmen e tyre.
Kategorien: Deutsch Welle

Thaçi dhe Vuçiq takohet të dielën në Bruksel

Mi, 20/06/2018 - 16:15
Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Thaçi dhe Vuçiq, takohen një ditë para takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE, në Luksemburg. Këto vende presin vendime pozitive për të ardhmen e tyre.
Kategorien: Deutsch Welle

Harta politike e ndryshuar e Evropës

Mi, 20/06/2018 - 15:17
Në gjithnjë e më shumë shtete të BE populistët e djathtë korrin frytet e problemeve të pazgjidhura të migrimit. Një zgjidhje evropiane është gjithnjë e më e vështirë. Tendenca është në veprime të veçuara nacionale.
Kategorien: Deutsch Welle

Kuvendi maqedonas ratifikoi marrëveshjen për emrin

Mi, 20/06/2018 - 14:47
Me 69 vota për asnjë kundër asnjë të përmbajtur dhe pa prezencën e opozitën, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emrin.
Kategorien: Deutsch Welle

Seiten