Deutsch Welle

Vendim i gjykatës gjermane: Arrat lejohet të bien nga pema

Deutsche Welle - So, 28/01/2018 - 08:12
Gjykata e qarkut në Frankfurt vendosi se arrat lejohen të bien nga pemët, duke konkluduar se ky fenomen vjeshtor që përsëritet çdo vit mund të konsiderohet si "fakt natyror".
Kategorien: Deutsch Welle

Tiranë - Protesta test për mbështetjen e qytetarëve ndaj opozitës

Deutsche Welle - Sa, 27/01/2018 - 20:11
Dy partitë kryesore në opozitë PD dhe LSI drejtuan në bulevardin kryesor të Tiranës mijra mbështetës dhe simpatizantë të tyre nga e gjithë Shqipëria në një protestë kundër qeverisë Rama 2 dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Kategorien: Deutsch Welle

Koment i FAZ: Brexiti gabim mjaft i rëndë

Deutsche Welle - Sa, 27/01/2018 - 10:28
Ai që me vendimin e tij për referendumin e Brexitit shkaktoi daljen e Britanisë së Madhe nga BE, ish-kryeministri britanik David Cameron e pranon pjesërisht gabimin.
Kategorien: Deutsch Welle

Lutje për luftën në xhami në Gjermani?

Deutsche Welle - Sa, 27/01/2018 - 10:17
A kanë bërë thirrje imamët e xhamive të shoqatës DiTiB në Gjermani që besimtarët të luten për fitoren e trupave turke në Siri?
Kategorien: Deutsch Welle

Erdogani synon ofensivë në Lindje të Sirisë

Deutsche Welle - Sa, 27/01/2018 - 09:39
Presidenti turk Erdogan synon ta zgjerojë ofensivën e trupave në Sirinë e veriut me qindra kilometra drejt Lindjes. Njëkohësisht ai ankohet për qëndrimin e SHBA.
Kategorien: Deutsch Welle

Familja shqiptare e rrezikuar nga dëbimi strehohet në kishë

Deutsche Welle - Fr, 26/01/2018 - 10:41
Një familje migrantësh shqiptarë e strehuar një javë më parë në një kishe metodiste në Detroit është në qendër të vëmendjes mediatike në SHBA.
Kategorien: Deutsch Welle

Maltë: Hetuesit në shënjestër

Deutsche Welle - Fr, 26/01/2018 - 08:21
Kush ka dijeni për afera korrupsioni në radhët e anëtarëve të qeverisë në Maltë është në rrezik. Pas vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia tani jeton me frikë një ish-hetues.
Kategorien: Deutsch Welle

Koment i FAZ: E pandershme - ndërhyrja e Turqisë në Siri

Deutsche Welle - Fr, 26/01/2018 - 07:43
Turqia nuk rrezikohet nga rajoni kurd i Afrinit, ndaj sulmi i saj ndaj kurdëve nuk është i justifikuar. Problemin Turqia si duket e ka tek ekzistenca e autonomisë së kurdëve.
Kategorien: Deutsch Welle

Zaevi dhe Tsiprasi takohen në Davos: Koha për zgjidhje

Deutsche Welle - Fr, 26/01/2018 - 07:42
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras tentojnë hapjen e një epoke të re - përmirësimin e klimës mes dy vendeve. Por sa do të tejkalohen kontestimet për çështjen e emrit?
Kategorien: Deutsch Welle

Së shpejti konfrontim mes ushtarëve turq e amerikanë?

Deutsche Welle - Do, 25/01/2018 - 14:03
Pas telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij turk, Erdogan tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ankaraja hedh poshtë prononcimet e fundit nga Shtëpia e Bardhë.
Kategorien: Deutsch Welle

Deputeti gjerman për negociatat me Shqipërinë: Jo fjalë, por fakte

Deutsche Welle - Do, 25/01/2018 - 10:55
Politikani kristiandemokrat, (CDU) Stephan Albani, në bisedë me DW thekson se imuniteti i parlamentarit është një e mirë e rëndësishme, por nga ana tjetër ai nuk është mbrojtje para një procedure ligjore.
Kategorien: Deutsch Welle

Merkel kërkon kurs të përbashkët të BE-së në politikën e jashtme

Deutsche Welle - Do, 25/01/2018 - 07:51
Kancelarja Merkel bën thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë të shteteve të BE-së në politikën e jashtme. Pa një rakordim më të fortë nuk është e mundur përballja në konkurrencën ndërkombëtare, tha ajo në Davos.
Kategorien: Deutsch Welle

Qeveria ruse ndalon komedinë britanike mbi Stalinin

Deutsche Welle - Do, 25/01/2018 - 07:47
Rusi: Ndalohet komedia mbi Stalinin. Me këtë qytetarët dekurajohen dhe i pritet rruga zbardhjes së të kaluarës, mendon Miodrag Soric.
Kategorien: Deutsch Welle

Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor

Deutsche Welle - Do, 25/01/2018 - 07:43
Sipas qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor vazhdon të ketë potencial rreziku nga skena islamiste. Më shumë udhëtime drejt Sirisë dhe Irakut ka nga fshatrat e Bosnjes me përqëndrim të salafizmit.
Kategorien: Deutsch Welle

Eurodeputetët ndaj SHBA: mos i prekni të dhënat personale në Evropë

Deutsche Welle - Mi, 24/01/2018 - 15:52
Gjykata e Lartë e SHBA mund t'u lejojë autoriteteve të SHBA qasje në qendrat kompjuterike në botën e jashtme. Kjo shkel Kartën e të Drejtave Bazë të Komunitetit Evropian, thonë parlamentarët.
Kategorien: Deutsch Welle

Mediet: Hetuesit në Gjermani intensifikojnë përgjimin e celularëve

Deutsche Welle - Mi, 24/01/2018 - 13:46
Autoritetet e sigurisë njoftohet se po i përdorin më dendur të dhënat e celularëve për të konstatuar fshehtas vendndodhjen e të dyshuarve. Edhe të dhënat e lidhjes me shtyllat e telefonisë celulare kontrollohen më shumë.
Kategorien: Deutsch Welle

Abaz kërkon njohjen dhe ndërmjetësimin e BE-së

Deutsche Welle - Mi, 24/01/2018 - 08:12
Presidenti palestinez Mahmud Abaz kërkon njohjen e territorit të tij si shtet nga Brukseli dhe ndërmjetësimin e BE-së. Ndërsa BE-ja kërkon që presidenti të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë të negociojë me Izraelin.
Kategorien: Deutsch Welle

Ofensiva kundër kurdëve: Tanket gjermane në rrugë të gabuar?

Deutsche Welle - Mi, 24/01/2018 - 08:10
Me më shumë se 750 tanke ka furnizuar Gjermania Turqinë. Tani po qarkullojnë fotografi, që tregojnë se disa prej tyre po përdoren kundër kurdëve në Siri.
Kategorien: Deutsch Welle

Rumani: Protesta kundër korrupsionit

Deutsche Welle - Mi, 24/01/2018 - 08:04
Dhjetëra-mijëra vetë po protestojnë në Rumani kundër korrupsionit në qarqet qeveritare. Protestuesit kanë frikë se Kodi Penal mund të zbutet dhe se qeveria mund të vërë nën kontroll gjyqësorin.
Kategorien: Deutsch Welle

Koment: Dikur gjithçka ka qenë më mirë - Ankesa e Sergej Lavrovit për Perëndimin

Deutsche Welle - Di, 23/01/2018 - 15:15
As në kohën e Luftës së Ftohtë Perëndimi nuk ka qenë kaq armiqësor ndaj Rusisë sa sot, ankohet ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ka diçka të vërtetë në këtë, mendon Miodrag Soric.
Kategorien: Deutsch Welle

Seiten

Subscribe to Kosova Info Server Aggregator – Deutsch Welle